themelet e kosoves se pavarur Archives - Albeu.com

Osmani: Referendumi i shtatorit të vitit 1991 vuri themelet e para të shtetit të Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur se referendumi i vitit 1991 vuri themelet e para të shtetit të Kosovës.

Osmani ka shtuar se me referendumin e datave 26-30 shtator të vitit 1991 Kosova e shprehu me referendum vullnetin politik të qytetarëve të saj për një shtet të pavarur në një situatë të pazakontë në atë kohë.

Gjithashtu qytetarët rikonfirmuan vullnetin e qytetarëve të saj për liri dhe demokraci.

“Referendumi i vuri themelet e para të shtetit të Kosovës. Ai qe një deklarim plebishitar jo vetëm për pavarësinë e vendit, por edhe për përcaktimin e Kosovës për demokraci përfaqësuese. Ai e vulosi dëshirën e qytetarëve të vendit për të jetuar të mosvarmë dhe u hapi udhë proceseve të pandalshme drejt jetësimit të shtetit, nën udhëheqjen e prijësit të saj historik, Presidentit Rugova”, ka thënë Osmani.

Postimi i plotë:

Më 26-30 shtator 1991 Kosova e shprehu me referendum vullnetin politik të qytetarëve të saj për shtet të pavarur, në një organizim të pashoq për rrethanat e atëhershme, duke rikonfirmuar vullnetin e pakthyeshëm të qytetarëve të saj për liri e demokraci, të shprehur paraprakisht në Deklaratën e 2 Korrikut dhe të kodifikuar juridikisht në Kushtetutën e Kaçanikut.

Referendumi i vuri themelet e para të shtetit të Kosovës. Ai qe një deklarim plebishitar jo vetëm për pavarësinë e vendit, por edhe për përcaktimin e Kosovës për demokraci përfaqësuese. Ai e vulosi dëshirën e qytetarëve të vendit për të jetuar të mosvarmë dhe u hapi udhë proceseve të pandalshme drejt jetësimit të shtetit, nën udhëheqjen e prijësit të saj historik, Presidentit Rugova.

Në këtë përvjetor, ne i kujtojmë me respekt të gjithë ata që organizuan ose iu përgjigjën thirrjes për referendum. Ata u kujdesën që zanafilla e shtetit të ri të mbajë vulën e deklarimit të lirë të qytetarëve të saj. Vullneti i tyre qe përcaktues për të ardhmen e vendit tonë./albeu.com/

The post Osmani: Referendumi i shtatorit të vitit 1991 vuri themelet e para të shtetit të Kosovës appeared first on Albeu.com.