thelbësor në rrugën drejt BE-së Archives - Albeu.com

Franca dhe Gjermania: Dialogu Kosovë-Serbi, thelbësor në rrugën drejt BE-së
Krerët e Francës dhe Gjermanisë kanë thënë se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, është thelbësor në rrugën e Prishtinës dhe Beogradit drejt bllokut evropian.

Kështu është thënë në letrat e ndara që presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe ai gjerman, Frank Walter-Steinmeier, i kanë dërguar homologes së tyre kosovare, Vjosa Osmani, për 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Në letrën drejtuar Osmanit, Macron theksoi nevojën e rinisjes së bisedimeve në kuadër të dialogut të Brukselit.

“Është thelbësore të rifillojnë diskutimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që është element qendror për perspektivën evropiane të dy vendeve dhe për sigurimin e stabilitetit të rajonit dhe kontinentit evropian. Ne presim që të dy vendet të angazhohen plotësisht në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, shkroi Macron.

Ndërkaq, Steinmeier tha se Gjermania mbështet perspektivën evropiane të Kosovës, por shtoi se dialogu me Serbinë, mbetet “sfidë thelbësore” për Kosovën.

“Dialogu me Serbinë, i udhëhequr nga BE-ja, mbetet një sfidë thelbësore për vendin tuaj referuar normalizimit të marrëdhënieve të të dyjave vendeve dhe promovimit të qëndrueshëm të sigurisë dhe stabilitetit rajonal. Se sa i rëndësishëm është angazhimi i të dyja palëve në bisedime, këtë e kanë treguar rishtazi edhe tensionet e fundit. Gjithashtu, gatishmëria e të dyja palëve për një bashkëpunim konstruktiv dhe një bashkëjetesë paqësore mbetet esenciale për rrugën drejt BE-së”, tha ai.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog për normalizimin e raporteve që nga viti 2011. Së fundmi, palët kanë pranuar propozimin evropian – që njihej fillimisht si propozimi franko-gjerman – për normalizim.

Ky dokument nuk është bërë publik. Por, në një draft në të cilin ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë aty nuk përmendet në mënyrë specifike njohja, por parashihen të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim i integritetit territorial, paprekshmëri e kufijve, njohje e simboleve shtetërore dhe një aranzhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Procesi i dialogut, që ndërmjetësohet nga BE-ja, synon normalizimin e plotë të raporteve përmes një marrëveshjeje përfundimtare. Por, palët kanë qëndrime të ndryshme sa i përket kësaj marrëveshjeje. Kosova insiston se marrëveshja duhet të përfshijë njohjen reciproke, por Serbia insiston në një zgjidhje kompromis, pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë./rel/

The post Franca dhe Gjermania: Dialogu Kosovë-Serbi, thelbësor në rrugën drejt BE-së appeared first on Albeu.com.