The Telegraph Archives - Albeu.com

The Telegraph: Militantët serbë po luftojnë për Putinin dhe po përgatiten për një luftë të re ballkanike
Një gjeneratë e re e nacionalistëve serbë po përgatitet për një luftë në Bosnjë, zbulon mediumi britanik “The Telegraph”.

Qindra militantë kanë udhëtuar për në Ukrainë për të luftuar përkrah trupave ruse me besimin se “Nënë Rusia” do t’i shpërblejë duke i ndihmuar të rimarrin territoret e humbura, si Kosovën.

Nacionalistët, përfshirë veteranë nga Lufta e Bosnjës, po i përdorin mediat sociale për t’i inkurajuar të rinjtë serbë që t’u bashkohen atyre në Rusi.

Disa ofrojnë deri 23 mijë funte për ata që të regjistrohen dhe të luftojnë në Ukrainë.

Ka drojë se sapo të kthehen në shtëpi në Bosnjë, ata do të nxisin një konflikt paramilitar, 30 vjet pas përfundimit të luftës në Bosnjë.

Dario Ristiq ishte një rast i tillë. Nacionalist serb, duke çaluar në një këmbë protezë dhe duke mbajtur provë për shtetësinë e tij të sapo fituar, u kthye në Bosnjë.

Ai ishte plagosur ndërsa luftonte në Ukrainë me njësitin rus të njohur si “Arinjtë nga Permi”.

Ndërsa ndodhej në Ukrainë, Ristiq njihen me nofkën inkonike të luftës “i shpejti” dhe për kryerjen e sulmeve me snajper dhe me dron në qytete si Avdiivka.

Ai i përsosi aftësitë e tij të rrjeteve sociale në faqe si TikTok dhe një rrjet social rus Vkontakte, duke siguruar mbështetje nga të rinjtë serbë të pakënaqur politikisht në vendlindje, duke iu dhënë shkëlqim luftimeve në vijën e frontit e duke përhapur mesazhe nacionaliste.

Njësia e tij ruse madje i dërgoi një kartolinë për ditëlindje Ratko Mlladiqit, kriminelit të luftës që po merr kujdes paliativ në Hagë, ku u dënua me burgim të përjetshëm për mizoritë e kryera ndaj boshnjakëve myslimanë.

Në një video të postuar në Telegram, Ristiq, pozoi pranë një bashkëkombasi serb i cili e informoi audiencën e tij në vendlindje: “Sapo të mbarojmë me këta fashistë të NATO-s këtu, do të kthehemi për të rifituar atë që është e jona.

Lavdi Zotit, lavdi ‘Nënës Rusi’ – drejt fitores”.

Me t’u kthyer në vendlindje, Ristiq u arrestua në Aeroportin e Sarajevës, për bashkimin e një njësie paraushtarake të huaj, por që atëherë është liruar nga burgu dhe është vendosur në arrest shtëpiak në pritje të përfundimit të gjyqit ndaj tij.

I kontaktuar nga “The Telegraph” në shtëpinë e tij në Modrica, ai tha nga pragu i derës: “Do të doja të flisja me ju. Por, ligji më ndalon të flas me ju, por ndoshta në të ardhmen”.

Edhe tash larg frontit, ai ende konsiderohet një rrezik i madh për rekrutim pasi ka mbi 10 mijë përcjellës në internet.

Dhe atij i bashkohen në internet nacionalistë të tjerë që po përpiqen ta përhapin mesazhyin e tyre.

Kryesisht është një grup veteranësh nacionalistë që luftuan në Bosnjë, të cilët vazhdojnë të ngulisin ideologji përçarëse tek të rinjtë.

“Është një mësim i zakonisht mes këtyre ekstremistëve se ‘Nënë Rusia’ një ditë do t’ua shlyejë borxhin e tyre me gjak duke i ndihmuar në rivendosjen e Serbisë së Madhe”, tha Sreçko Latal, një analist politik në rajon.

“Numri i tyre është i vogël, por ata ndihmojnë në tërheqjen e të rinjve të pakënaqur serbë që mund të jenë të prekshëm nga mesazhet nacionaliste.

Ashtu si IRA në Irlandën e Veriut, nuk keni nevojë për shumë individë të armatosur për ta kërcënuar ekuilibrin e paqes”.

Një tjetër person që po ka ndikim mbi të rinjtë është Davor Saviçiq, i njohur si “ujku” nga ndjekësit e tij në internet.

Gjatë luftërave në ish-Jugosllavi në vitet ’90, ai luftoi në njësitin paramilitar të njohur si “Tigrat e Arkanit”, që është përgjegjës për shumë mizori të kryera kundër civilëve.

Kur Rusia hyri në luftë, Saviçiq nxitoi t’i bashkohej. Ai ka luftuar në Krime dhe Siri dhe ishte pjesë e Grupit Wagner, tani të shpërbërë.

Pasi u trajtua së fundi për një plagë të marrë nga shrapneli të shkaktuar nga forcat ukrainase, raportet mjekësore të rrjedhura zbuluan se ai ishte gjithashtu kolonel në GRU e frikshme, e njëjta njësi e inteligjencës ruse përgjegjëse për sulmin me Novichok të kryer në Britani në vitin 2018 ndaj Sergei Skripalit.

Nën drejtimin e tij, GRU ka krijuar një sërë kompanish fasadë në sektorë të tillë si ndërtimtari, me qëllim që t’i ndihmojë serbët dhe vullnetarët e tjerë ta shmangin zbulimin nga autoritetet e tyre, duke lëshuar leje pune dhe duke rregulluar itinerare udhëtimi përmes vendeve të treta.

“Ne infiltruam disa nga shërbimet e tyre të mesazheve duke u paraqitur si vullnetarë”, thotë Nino Bilajac, gazetar hulumtues nga Sarajeva.

“Paratë e ofruara janë rritur, pasi humbjet në fushëbetejë e bëjnë Rusinë më të dëshpëruar për luftëtarë të rinj, dhe kohët e fundit më është ofruar një pagesë avans rreth 23 mijë funte, dhe një pagë mujore gati 2500 funte”.

Për të rinjtë e rritur në familje nacionaliste dhe që jetojnë në qytete si Modrica me papunësi të madhe dhe paga ekuivalente rreth 500 funte, joshja është shumë e qartë.

Ligjet si në Serbi ashtu edhe në Bosnjë e ndalojnë luftën për një shtet të huaj, dhe dënimet mund të shkojnë deri në 5 vjet burgim, por zbatimi i tyre është i rrallë.

Kur u kontaktua nëpërmjet rrjeteve sociale nga “The Telegraph”, Zheljko Tomiq, një shok i Ristiqit, i cili ende gjendet në vijën e frontit në Ukrainë, tha se do të jepte intervistë vetëm për një tarifë prej 100 mijë funte.

Në Modrica, ku punëdhënësi më i madh është një rafineri nafte në pronësi ruse që po përballet tash me vështirësi për shkak të sanksioneve, një banor vendas që e njihte Ristiqin tha se ai ishte mburrur me pensionin e tij invalidor që merr nga Moska si veteran lufte dhe po planifikonte t’i përdorte një pjesë të parave për të hapur një qendër trajnimi dhe punishte për riparim të dronëve, duke përdorur njohuritë e tij të fituara në front.

Megjithatë, kthimi i Ristiqit në jetën civile do t’u japë pak ngushëllim pakicës boshnjake myslimane në qytetin Modrica. Jo shumë larg shtëpisë së tij, gjendet një xhami që është rindërtuar pasi ishte shkatërruar gjatë luftës së përgjakshme në Bosnjë.

Edib Ziliq, që gjendet pranë xhamisë, tregon për shumë nga mizoritë që kishte përjetuar si fëmijë.

“Isha vetëm 10 vjeç kur tanket hynë dhe baba im u zvarrit me forcë, dhe vëllai im gati sa nuk u vra kur shtëpia e fqinjit tonët u shkatërrua”, tha Ziliq 43-vjeçra, duke treguar me gisht në një zonë banimi përballë xhamisë.

“Në disa vende, viktimat ende duhet të takohen me autorët e krimit, dhe madje edhe sot, pavarësisht të gjitha miqësive të rivendosura, ende ekziston një pakicë ekstremistësh që duan të na frikësojnë dhe duan të na kthejnë në ato kohë të liga, por ne refuzojmë të jetojmë me frikë”.

Shqetësuese, duke se ka shenja të bashkëfajësisë së shtetit.

Milorad Dodik, ish-president i entitetit Republika Srpska, i cili ende ushtron pushtet efektiv, u fotografua me “ujkun” Davor Saviçiq, përpara një takimi me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë në fillim të këtij viti.

Ekziston gjithashtu frikë se stërvitjet paraushtarake në këtë zonë të mbështetur nga Rusia mund të ndikojnë në sigurinë edhe të Britanisë.

Ashtu si ishte Gjermania Lindore e dikurshme një vend stërvitje për IRA-n dhe Fraksionin e Ushtrisë së Kuqe, ka frikë se Republika Srpska mund ta ndjekë një rrugë të ngjashme.

Deklaratat e dëshmitarëve nga një gjyq së fundi kundër sabotuesve në Moldavi kanë zbuluar se është përdorur së fundi si një bazë stërvitjeve për luftën hibride të mbështetur nga Rusia kundër Perëndimit.

Trajnimi përfshinte metoda për t’i shndërruar protestat paqësore në trazira të dhunshme, dhe trajnim për të përdorur dronë – si me eksplozivë ashtu edhe pa eksplozivë – për të prishur infrastrukturën civile dhe ushtarake.

Të njëjtat metoda janë përdorur tashmë në aeroporte dhe vende të ndjeshme në Mbretërinë të Bashkuar dhe në të gjithë Evropën, disa prej të cilave përfshinin sabotues moldavë ndoshta të trajnuar në Republika Srpska.

The post The Telegraph: Militantët serbë po luftojnë për Putinin dhe po përgatiten për një luftë të re ballkanike appeared first on Albeu.com.

“Mos flirtoni me shqiptaret”/ The Telegraph: Udhëzime surreale për gardianët italianë! Ky operacion po bëhet një komedi, por askush nuk po qesh
Nga Josephine McKenna, THE TELEGRAPH

Gardianët italianë që do punojnë në qendrat e emigrantëve në Shqipëri janë paralajmëruar që të shmangin flirtet me gratë vendase.

Dyzet e pesë roje meshkuj janë përzgjedhur deri më tani për të punuar në një bazë të re për emigrantët në Gjadër, një nga dy objektet që do të hapen së shpejti në veri të Shqipërisë.

Qendrat janë pjesë e një marrëveshjeje dypalëshe të diskutueshme për të strehuar njerëzit e shpëtuar me anije në Detin Mesdhe.

Gjatë kursit të tyre të trajnimit, oficerëve italianë iu dha një manual me 14 udhëzime që i këshillonte për sjelljet si duhet të vishen, të hanë dhe ku të pinë kafe.

Por një paralajmërim më i qartë në lidhje me seksin e kundërt ka provokuar një protestë politike dhe ka rindezur debatin për vlerën e të gjithë skemës së emigrantëve në det të hapur.

“Shmangni shoqërimin me femrat shqiptare në mjedise të ndryshme apo në mënyrë spontane”, thuhej në manual.

“Kjo është një shoqëri më konservatore, veçanërisht në veri të vendit. Një burrë që e di ose e sheh gruan e tij duke u ndjekur nga një burrë tjetër, mund të reagojë keq.”

Udhëzimet theksonin gjithashtu se shqiptarët janë “një popull modest, kështu që lakuriqësia apo veshja më pak konservatore nuk është e mirëpritur”.

Paralajmërimet u kritikuan si “surreale” nga sindikata e rojeve të burgut, ndërsa kundërshtarët e qeverisë thanë se demonstronin natyrën farsë të kësaj skeme të veçantë të emigrantëve.

“Ne menduam se ishte lajm i rremë, por më pas mësuam se manuali ishte hartuar dhe shpërndarë në të vërtetë”, tha Gennarino De Fazio, sekretari i përgjithshëm i sindikatës së rojeve të burgut.

“Ne nuk besojmë se ishte qëllimisht seksiste, intolerante apo anti-etnike. Ndoshta është punë e ndonjë zyrtari të zellshëm, por ajo që është e habitshme është se kjo mund të trajtohet në mënyrë të jashtëzakonshme dhe pa verifikim paraprak nga drejtuesit e lartë.”

Planet për qendrat e propozuara të emigrantëve në Shqipërinë veriore u njoftuan nga Giorgia Meloni, kryeministrja italiane, në nëntor të vitit të kaluar.

Duke punuar me Edi Ramën, homologun e saj shqiptar, ajo premtoi që qendrat të funksionojnë duke nisur nga maji, por ato ende nuk janë funksionale.

Matteo Renzi, një ish-kryeministër që kryeson partinë Italia Viva, e përshkroi manualin si “gafën e radhës ndërkombëtare” në lidhje me qendrat e emigrantëve.

“Më shumë se një tragjedi, ky operacion po bëhet një komedi, por askush nuk po qesh,” tha ai.

Filiberto Zaratti, një deputet nga partia Europa e Gjelbër, e akuzoi qeverinë për “racizëm kulturor”.

Oficerëve u kërkohet të mos i ndjekin gratë sepse ‘shqiptarët janë konservatorë’ dhe të mos vrapojnë lakuriq sepse ‘shqiptarët janë modeste’”, tha ai. “Ata nuk mund ta bënin më keq se kaq”.

Qendrat shqiptare të emigrantëve janë një zotim i zonjës Meloni për të reduktuar anijet që mbërrijnë në Itali nga Afrika e Veriut.

Më shumë se 156.000 migrantë arritën në Itali përmes detit vitin e kaluar, krahasuar me 105.000 në 2022.

Ashtu si propozimi i qeverisë britanike për të dërguar emigrantë në Ruanda, plani i Italisë iu nënshtrua një sfide ligjore nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, e cila përfundimisht e miratoi atë.

Sipas planit italian, objektet e emigrantëve pritet të kushtojnë deri në 688 milionë paund dhe do të strehojnë deri në 3,000 emigrantë çdo muaj.

Qendrat do të strehojnë emigrantët e kapur në ujërat ndërkombëtare – duke përjashtuar gratë, fëmijët ose ata që konsiderohen të pambrojtur.

Personat të cilëve u miratohet kërkesa për azil pritet të dërgohen në Itali, ndërsa emigrantët e refuzuar do të kthehen në vendet e tyre të origjinës.

Pavarësisht se ndërtimi po pengohet nga vonesat, qendra e parë – në Gjadër – pritet të funksionojë nga 20 gushti.

The post “Mos flirtoni me shqiptaret”/ The Telegraph: Udhëzime surreale për gardianët italianë! Ky operacion po bëhet një komedi, por askush nuk po qesh appeared first on Albeu.com.

The Telegraph: Shqipëria, sekreti i vendit mesdhetar në zhvillim!
Shqipëria një nga perlat e fshehura të Europës, po shfaqet si një destinacion unik dhe për turistët në prag të sezonit të ri, të cilët preferojnë të vizitojnë vende mahnitëse.

“Ky destinacion i ri po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar në mesin e udhëtarëve britanikë. Bëhet fjalë për Shqipërinë e bukur, perlën e panjohur të Ballkanit”, shkruan Elise Morton në të përditshmen britanike “The Telegraph”.

“Me një vijë bregdetare që shtrihet përgjatë deteve Adriatik dhe detit Jon, Shqipëria ka filluar të tërheqë vizitorë ndërkombëtarë falë peizazheve të saj magjepsëse, kuzhinës së shkëlqyer e historisë intriguese.

Vizitorët mund të eksplorojne një mozaik me pasuri kulturore dhe bukuri natyrore: nga shtëpitë e gurta osmane të Gjirokastrës e rëra e bardhë e Rivierës Shqiptare, te kultura moderne e kuzhinës në Tiranë dhe ndikimet e qytetërimeve të lashta në Parkun Arkeologjik të Butrintit të listuar në UNESCO. Shqipëria është e përgatitur si për pushime në qytet në fundjavë, ashtu edhe për aventura më të mëdha.

Gjithçka që ju nevojitet është pak frymëzim, kështu që ne kemi zgjedhur 10 mënyra emocionuese për të kaluar pushimet në destinacionin e Europës në zhvillim, përpara se kjo perlë ballkanike të preket nga turizmi masiv.

Tirana

Tirana, kryeqyteti dinamik i Shqipërisë po bën emër si një arratisje urbane e pazakontë. Ky është një qytet ku historia e pasur konvergjon me një energji të dukshme rinore. Kthehuni në epokën komuniste nëpërmjet muzeut Bunk’art 1 dhe Bunk’art 2, të shndërruar në muze nëntokësor e galeri arti.

Vizitoni Shtëpinë me Gjethe, Muzeun e Mbikëqyrjes Sekrete të vendosur në ish-selinë e shërbimit inteligjent shtetëror, përpara se të zbuloni kafenetë plot gjallëri. Një shëtitje pranë malit të Dajtit me teleferikun më të gjatë në Ballkan, ju jep një ide të topografisë mbresëlënëse të zonës.

Përjetoni “Galapagosin europian”

Një nga liqenët më të vjetër e më të thellë të Europës, Liqeni i Ohrit, përshkon Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut e shpesh është konsideruar si “Galapagosi Europian”, falë biodiversitetit të tij mbresëlënës.

Shëtisni shëtitoren ose bëni një zhytje në ujë të ëmbël në Pogradec dhe shijoni një shëtitje me varkë në Drilon, përpara se të shikoni kufirin me Maqedoninë e Veriut e të shkoni në Manastirin Bizantin të Shën Naumit. Nëse koha ju lejon, ndiqni rrugën për në qytetin e Ohrit të mbrojtur nga UNESCO.

Zbuloni kuzhinën shqiptare

Duke u mbështetur në peizazhin e larmishëm të vendit, mendoni për ushqimin vendas, të shijshëm në malet veriore dhe shijet mesdhetare përgjatë rivierës. Po ashtu, historinë e saj nën drejtimin e perandorive të shumta (ndoshta më e dukshme në atë otomane), kultura e kuzhinës së Shqipërisë do t’ju befasojë dhe kenaqë me çdo kafshatë.

Shijoni pjatën tradicionale tavë kosi (qengj i pjekur dhe oriz me kos), bukë misri pispili me presh dhe fërgesë, përpara se të shijoni frutat vendase në një nga vreshtat e shumta në rritje të Shqipërisë.

Ujëvara në kanionet e Osumit dhe lumi Vjosë

Shqipëria është një parajsë emocionesh veçanërisht kur bëhet fjalë për aktivitetet ujore. Përtej sporteve ujore të disponueshme në plazhet e pacënuara në Rivierën Shqiptare, ju mund të bëni rafting në kanionin e Osumit, një grykë e thellë lumi 16 milje, e mbushur me ujëvara, si dhe kajak në lumin Vjosë, “lumi i fundit i egër i Europës”. Nëse doni të eksploroni më shpejt shtratin e lumit Osum në këmbë sesa me varkë, vizitojeni në sezonin e thatë midis korrikut dhe tetorit.

Ecni në Alpet Shqiptare

Alpet Shqiptare ndodhen në veriun e thyer të vendit. Shtëpia e ecjes më të bukur në Shqipëri, ky varg malor ofron pamje mahnitese të pyjeve e luginave të thella, të mbushura me lule të egra. Mos u shqetësoni nga emri tjetër i zonës “Bjeshkët e Nemuna”: peizazhi epik përshkohet nga shtigje të ndryshme, duke siguruar pushime të bukura për të gjithë udhëtarët që preferojnë të ecin. Shtigjet më të njohura kalojnë në qafën e Valbonës për në fshatin Theth, i quajtur fshati më i bukur në Shqipëri.

Ndërthurje e historisë me relaksin

Të pushosh në jugun e largët të Shqipërisë do të thotë të ndërthurësh aventurat në histori me ditët e relaksit në plazh. Filloni duke eksploruar sitin arkeologjik të Shqipërisë, Butrintin, duke u mrekulluar me mënyrën si rrënojat dëshmojnë evolucionin e vendbanimit ndërsa banorët e rinj lanë gjurmët e tyre në qytet.

Me gjurmët e grekëve, romakëve, bizantinëve, venecianëve dhe osmanëve, të gjithë të evidentuar, është e lehtë të kuptohet pse Butrinti shpesh quhet mikrokozmosi i përsosur i historisë së Mesdheut. Shijoni diellin në rërën e bardhë e të pastër të Ishujve të Ksamilit: i rrethuar nga ujëra tërheqës dhe të pastër kristal. Hipni në traget për të arritur në qytetin bregdetar shqiptar të Sarandës dhe eksploroni Syrin e Kaltër.

Zbuloni historinë osmane në Berat dhe Gjirokastër

Gjatë epokës komuniste, pjesa më e madhe e trashëgimisë arkitekturore osmane të Shqipërisë u shpërbë në favor të dizajnit funksional, shpesh më të ashpër të ndërtesave.

Qytetet e Beratit e Gjirokastrës, të mbrojtura nga UNESCO, i shpëtuan këtij fati: Berati njihet si “qyteti i një mijë dritareve” për shtëpitë e tij të ruajtura bukur në kodra të epokës osmane, ndërsa Gjirokastra kurorëzohet nga kalaja e shekullit të XII dhe quhet “qyteti i gurtë” falë shtëpive të saj prej guri të mbuluara me rrasa.

Udhëtimi mes dy qyteteve me makinë zakonisht zgjat më pak se tre orë.

Udhëtim në Rivierën Shqiptare

Vizitoni Rivierën Shqiptare në jugperëndim: një varg në dukje i pafund gjiresh që të lënë pa frymë midis Vlorës dhe Ksamilit.

Të përmendura shpesh si disa nga pikat më të mira të notit në vend, plazhet në Dhërmi dhe Gjipe janë mjedisi i përsosur për të vozitur Jonin.

Këtu, guralecët e bardhë gati rrezatues mbulohen nga ujërat bruz ndërsa plazhi i Gjipesë ofron një shije të bukurisë më të egër shqiptare. Dhërmiu është i pajisur me shezllonë të rehatshëm dhe vende për të drekuar buzë detit. Për më tepër, Dhërmiu konsiderohet si destinacioni i preferuar i pushimeve.

Ndërsa jeni në zonën e Sarandës, shkoni në brendësi për të vizituar Syrin e Kaltër, një burim befasues dhe zbuloni legjendat lokale e shpellën e tij të thellë nënujore.

Kombinoni qytetin dhe natyrën në Shkodër

Kalaja e pasur me legjendën e Rozafës mund të jetë atraksioni i Shkodrës, por shijimi i kulturës së kafeneve në rrugën “Kolë Idromeno” dhe eksplorimi i Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” duhet të jenë tërheqës për qytetin.

Përveç atmosferës së tij relaksuese, një tipar i jashtëzakonshëm është numri i madh i xhamive dhe kishave që plotësojnë peizazhin e qytetit.

Këto ndërtesa dhe afërsia e tyre flasin për nivelin e lartë të diversitetit fetar të qytetit (Shkodra është qendra e katolicizmit në vendin me shumicë myslimane) ndoshta më së miri me përvojë duke vizituar Katedralen e Shën Stefanit të shekullit të XIX, e ndjekur nga xhamia moderne Ebu Bekër. Nga këtu, shkoni në fshatin e afërt të Shirokës për të vozitur në liqenin me të njëjtin emër ose për të shijuar një peshk të freskët buzë ujit.

Pedaloni nëpër Shqipëri

Të tërhequr nga pamjet mbresëlënëse bregdetare të Rivierës Shqiptare, çiklistët po mbërrijnë në Shqipëri çdo vit. Shumë vendpushime kanë në dispozicion biçikleta me qira, por për ekspedita më të gjera ia vlen të eksploroni opsionet e turneut të organizuar.

The post The Telegraph: Shqipëria, sekreti i vendit mesdhetar në zhvillim! appeared first on Albeu.com.

The Telegraph: 20 perla të fshehura të Europës, mes tyre një shqiptare (FOTO LAJM)
Teksa kufizimet në udhëtime po hiqen gradualisht nëpër Europë, media britanike ‘The Telegraph’ ka renditur 20 perla të fshehura Europës që duhet t’i vizitoni patjetër gjatë 2021.

Njëra prej tyre ndodhet në Shqipëri dhe është pikërisht liqeni i Komanit, që krahasohet me fjordet e Norvegjisë.

Ndiqni fotot më poshtë për tu njohur me të gjitha vendet.

The post The Telegraph: 20 perla të fshehura të Europës, mes tyre një shqiptare (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.