The New York Times Archives - Albeu.com

The New York Times padit kompanitë OpenAI dhe Microsoft
The New York Times ka dorëzuar një padi federale kundër OpenAI dhe Microsoft, duke kërkuar që të ndalë praktikën e këtyre kompanive që përdorin përmbajtjen e tij për të trajnuar “chatbot-ët”.

Në padinë e dorëzuar më 27 dhjetor në një gjykatë në Manhatan të Nju Jorkut, gazeta The New York Times tha se OpenAI dhe Microsoft po avancojnë teknologjinë e tyre “përmes përdorimit të paligjshëm të punës së gazetës për të krijuar me të produkte të inteligjencës artificiale”, gjë që “kërcënon aftësinë e The Times për të ofruar atë shërbim”.

OpenAI dhe Microsoft ende nuk kanë reaguar për këtë çështje.

Organizatat mediale janë goditur nga lëvizja e lexuesve në platformat online dhe përderisa shumë publikime janë krijuar në hapësirën digjitale online, inteligjenca artificiale ka kërcënuar përmbysjen e shumë industrive, përfshirë mediat.

Kompanitë e inteligjencës artificiale marrin informacione që janë të qasshme online, përfshirë edhe artikuj të publikuar nga organizatat mediale dhe përdorin këto informacione për të trajnuar “chatbot-ët” gjenerues të inteligjencës artificiale. Këto kompani kanë tërhequr miliarda dollarë investime për një periudhë të shkurtër kohore.

The Times nuk listoi se çfarë kompensimi kërkon, por tha se veprimi ligjor “për t’i mbajtur ato [kompanitë] përgjegjëse për miliarda dollarë dëme ligjore dhe dëme të tjera për shkak të kopjimit dhe përdorimit të paligjshëm të punës unike dhe të çmuar të The Times”.

Në padi, The Times tha se Microsoft dhe OpenAi “kërkojnë që të përdorin pa para investimet masive të The Times në fushën e gazetarisë”, duke i përdorur ato për të ndërtuar produkte pa marr leje ose pa paguar.

Në korrik, Open AI dhe The Associated Press njoftuan për një marrëveshje, sipas së cilës, kompania e inteligjencës artificiale do të merrte licencën për të përdorur arkivin e lajmeve të AP-së.

Megjithatë, The New York Times tha se asnjëherë nuk i ka dhënë leje askujt që të përdorë përmbajtjen e tij për qëllime të përmbajtjes së prodhuar nga inteligjenca artificiale.

Padia po ashtu vjen pas ndërprerjes së bisedimeve midis gazetës dhe këtyre dy kompanive.

The Times tha se në prill kishte kontaktuar Microsoft dhe OpenAI për t’iu shprehur shqetësimin lidhur me përdorimin e pronës së tij intelektuale dhe bisedimet synonin ta zgjidhnin këtë çështje. Gjatë bisedimeve, gazeta tha se ka synuar që të “pranojë një çmim fer” për përdorimin e përmbajtjes së saj.

“Këto negociata nuk çuan në një zgjidhje”, u tha në padi./rel

The post The New York Times padit kompanitë OpenAI dhe Microsoft appeared first on Albeu.com.

Protesta më e madhe në 4 dekada, gazetarët e “The New York Times” kërkojnë rritje pagash
New York Times po përgatitet për protestën më të madhe të punonjësve që nga fundi i viteve 1970, ndërsa më shumë se 1,100 gazetarë po përgatiten të mbyllin zyrat dhe të mos punojnë.

Greva do të fillojë në mesnatën e 8 dhjetorit dhe do të zgjasë për 24 orë. Sipas sindikatës NewsGuild of New York, e cila përfaqëson reporterë, teknikë dhe anëtarë të tjerë të stafit të New York Times, mbi 1100 punëtorë përfaqësojnë rreth nëntë të dhjetat e totalit.

Greva po planifikohet pasi menaxhmenti i New York Times dhe sindikata NewsGuild nuk kanë rënë dakord për një sërë çështjesh, veçanërisht mbi pagat.

Të dy palët po përpiqen të arrijnë një marrëveshje të minutës së fundit për të shmangur protestën, por një zëdhënës i Neë York Times tha se “asnjë vendim nuk është marrë” mbi negociatat të mërkurën, gjë që një zëdhënës i NeësGuild konfirmoi. “Ka shumë të ngjarë që greva do të ndodhë përfundimisht,” tha Wen.

NY Times union says over 1,000 journalists will walk out next week https://t.co/4Qd0yfKwfN pic.twitter.com/fAFuA56G2o

— New York Post (@nypost) December 2, 2022

The post Protesta më e madhe në 4 dekada, gazetarët e “The New York Times” kërkojnë rritje pagash appeared first on Albeu.com.

NYT: Si mund të përfundojë lufta në Ukrainë?
Nga Yana Dlugu, The New York Times

Ndërsa luftimet po zhvillohen në Ukrainën lindore, fokusi global është përqendruar në mënyrën se si mund të përfundojë lufta.

Udhëheqësit botërorë janë të dyzuar për përgjigjen. Disa zyrtarë dhe udhëheqës ukrainas në Europën Lindore janë zotuar se lufta do të përfundojë vetëm kur e gjithë Ukraina të çlirohet nga trupat ruse.

Disa të tjerë në Perëndim mendojnë se lufta mund të marrë fund falë një kompromisi që do t’i sillte të dyja palët në tryezën e bisedimeve dhe ka të ngjarë të detyronte Ukrainën t’i jepte një pjesë të territorit Rusisë si pjesë e një marrëveshjeje paqeje.

Kryeministri letonez Christian Karins tha këtë javë se “zgjidhja e vetme për këtë luftë është fitorja e Ukrainës dhe humbja e Rusisë”. Presidenti polak Andrzej Duda ka hedhur poshtë “zërat shqetësues” që sugjerojnë se Ukraina duhet të përmbushë kërkesat e Rusisë.

Personat që mbështesin kompromisin midis vendeve përfshijnë liderët perëndimorë si presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri italian Mario Draghi, të cilët po bëjnë thirrje për negociata për t’i dhënë fund konfliktit shpejt dhe janë të shqetësuar se lufta mund të zgjasë.

Macron nga ana tjetër ka paralajmëruar se Rusia nuk duhet të poshtërohet.

Henry Kissinger, 98-vjeçari, ish-sekretari amerikan i Shtetit, sugjeroi me pafytyrësi gjatë një fjalimi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të hënën se Ukraina duhet ti japë një pjesë të territorit Rusisë për të vendosur paqen.

“Negociatat duhet të fillojnë në dy muajt e ardhshëm, para trazirave dhe tensioneve që nuk do të marrin fund lehtë”, tha ai.

Pika e fillimit për bisedimet, tha ai, duhet të jetë tërheqja e Rusisë nga territoret që ajo kontrollonte përpara pushtimit, duke sugjeruar që Krimea dhe pjesë të Donbasit do të mbeten nën udhëheqjen e Moskës.

“Vazhdimi i luftës përtej kësaj pike nuk do të kishte të bënte me lirinë e Ukrainës, por një luftë të re kundër vetë Rusisë,” tha ai.

Presidenti Zelensky ka zgjedhur një vijë të hollë diku mes dy palëve.

Në një intervistë me një kanal televiziv ukrainas javën e kaluar, ai tha se përpjekja për të larguar të gjithë forcartruse nga e gjithë Ukraina mund të shkaktojë dhjetëra mijëra viktima. Ai shtoi se statusi i territorit të pushtuar nga Rusia para 24 shkurtit duhet të vendoset përmes negociatave.

“Lufta është shumë e ndërlikuar dhe fitorja do të jetë shumë e ndërlikuar. Do të jetë e përgjakshme, por në fund do të zgjidhet përmes diplomacisë”.

Megjithatë, ai dukej se kishte një qëndrim shumë më të ashpër kur e kritikoi Kissingerin, duke e krahasuar atë me liderët e Gjermanisë naziste në konferencën e Mynihut në 1938. Ai gjithashtu veçoi bordin editorial të New York Times, i cili paralajmëroi javën e kaluar se Ukraina do të duhet të marrë vendime të dhimbshme territoriale” për t’i dhënë fund luftës.

Pozicioni i SHBA-së, i cili i ka dhënë Ukrainës 54 miliardë dollarë që nga fillimi i luftës, është zhvendosur nga  mbrojtja e Ukrainës në sigurimin që ushtria ruse nuk mund të kërcënojë më fqinjët e saj.

Disa kanë frikë se ky ndryshim rrezikon përshkallëzimin e konfliktit globalisht.

Mbetet e paqartë se çfarë do të pranonte Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës. Bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës ngecën këtë muaj, me të dyja palët që ashpërsuan qëndrimin e tyre ndërsa kërkojnë të korrin suksese ushtarake.

Putin ishte i paqartë nëse do të pranonte ndonjë gjë tjetër përveç kontrollit të plotë të Ukrainës. Autoritetet pushtuese ruse në Ukrainën lindore dhe jugore kanë sinjalizuar se Kremlini planifikon të marrë kontrollin e plotë e territoreve të pushtuara./abcnews.al

The post NYT: Si mund të përfundojë lufta në Ukrainë? appeared first on Albeu.com.

Shkruan Paul Krugman: Pushtimi rus ka shkatërruar ëndrrat e vendasve, si do dukeshin sot Odesa dhe Ukraina?
Nga Paul Krugman, The New York Times

Lufta në Ukraina ka shkaktuar rritjen e çmimeve të mallrave, dhe nuk bëhet fjalë vetëm për naftën apo gazin. Nga pikëpamja humanitare, rritja e çmimit të ushqimeve, veçanërisht e grurit, mund të jetë një problem shumë më i madh.

Para luftës, Rusia dhe Ukraina prodhonin pothuajse një të katërtën e grurit në botë, shumica e të cilave eksportohej. Si efektet e drejtpërdrejta të luftës ashtu edhe sanksionet e vendosura ndaj Rusisë kanë ndërprerë furnizimet.

Askush nuk e di se sa mund të zgjasë kjo situatë dhe si do të ndikojë rritja e çmimeve kryesisht në vendet e varfra.

Por si bota u bë e varur nga vendet e ish Bashkimit Sovjetik?

(Departamenti i Bujqësisë i SHBA-së i referohet eksportuesve kryesorë të grurit si KRU, për Kazakistanin, Rusinë dhe Ukrainën.) Kjo është një histori më interesante sesa shumica mund ta mendojnë, sepse KRU u bë “shporta e bukës” në botë jo një herë, por disa herë.

Komunizmi kishte shumë gjëra negative dhe një nga gjërat që nuk bëri si duhej ishte prodhimi i ushqimit. Kolektivizimi i bujqësisë nga Joseph Stalin, shkaktoi miliona viktima në vitet 1932-33 në Ukrainë.

Megjithatë, pas rënies se Bashkimit Sovjetik, gjithçka ndryshoi. Rreth 20 vite më parë, KRU filloi të eksportojë sasi gjithnjë e më të mëdha drithërash. Në fakt globalizimi filloi në shekullin e 19-të, i mundësuar nga teknologjitë më revolucionare të hekurudhave dhe anijeve me avull.

Nëse e mendojmë globalizimin si diçka të re, kjo është për arsye se tregtia botërore lulëzoi vetëm rreth vitit 1980. Dhe KRU fillimisht u bë një nga prodhuesit më të mëdhenj të grurit gjatë epokës së parë të globalizimit, raporton abcnews.al

Por cila ishte qëndra e këtij kompleksi të madh bujqësor?.

Odesa, i cili u themelua në vitin 1794, u bë qyteti i katërt më i madh në Perandorinë Ruse, pas Shën Petersburgut, Moskës dhe Varshavës. Dhe Odesa e vitit 1913 dukej se ishte në rrugë të mbarë për t’u bërë një nga qytetet më të mëdha të botës, dhe jo vetëm ekonomikisht. Si pjesë e Pale of Settlement – pjesa e perandorisë ruse në të cilën hebrenjtë nuk ishin të paragjykuar, qyteti ishte veçanërisht tërheqës për mijëra të rinj që kërkonin të shpëtonin nga regjimet e ashpra të qeverive.

Hebrenjtë përbënin afërsisht një të tretën e popullsisë së saj. Ky përzierjeve e kombësive që ishin në kërkim të lirisë dhe mundësive të reja çoi në lulëzimin e kulturës..

Odessa ishte e famshme për kafenetë, letërsinë dhe muzikën.

Nuk mendoj se është marrëzi apo anakronike të theksojmë se gjërat që e bënë të veçantë Odesën, ishin pikërisht gjërat që etnonacionalistët, atëherë dhe tani, i urrejnë: diversiteti etnik dhe fetar, intelektuali. kurioziteti, liria ndaj botës.

Në prag të pushtimit rus, dukej sikur Ukraina më në fund po rifitonte disa nga ato veçori, gjë që nga ana tjetër bëri që Vladimir Putin ta pushtonte papritur vendin. Dhe duke menduar se si mund të ishte shndërruar Odesa, kjo mbase do të na ndihmojë të kuptojmë se sa e rëndësishme është që pushtimi rus të dështojë.

The post Shkruan Paul Krugman: Pushtimi rus ka shkatërruar ëndrrat e vendasve, si do dukeshin sot Odesa dhe Ukraina? appeared first on Albeu.com.

Plani i madh i Putinit pas pushtimit të Ukrainës
Nga Jane Burbank, The New York Times

Sulmi i përgjakshëm i Presidentit Vladimir Putin në Ukrainë është ende i pashpjegueshëm. Raketat që bien në ndërtesat e banimit dhe familjet që po i largohen agresionit rus kanë treguar fytyrën e vërtetë të Rusisë në botë.

Çfarë e ka shtyrë Rusinë të ndërmarrë një vendim kaq fatal, duke zgjedhur në mënyrë efektive të bëhet një shtet i “urryer” nga të gjithë?

Përpjekjet për të kuptuar pushtimin e Putin ndahen në dy pika:

E para fokusohet tek vetë Putin – gjendja e tij shpirtërore, historia e vendit apo e kaluara e K.G.B.

E dyta përqëndrohet te zhvillimet e jashtme të Rusisë, kryesisht në zgjerimin e NATO-s drejt lindjes pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991, si burimi kryesor i konfliktit.

Por për të kuptuar luftën në Ukrainë, ne duhet të shkojmë përtej projekteve politike të liderëve perëndimorë dhe psikikës së Putin. Deklaratat e Putin nuk janë diçka e re apo unike. Që nga vitet 1990, në Rusi po përgatiten planet për të ribashkuar Ukrainën dhe shtetet e tjera post-sovjetike në një superfuqi transkontinentale.

Në vitet pas 1991, komunizmi e humbi fuqinë e tij, por intelektualët po kërkonin një tjetër parim mbi të cilin mund të organizohej shteti rus. Por shteti ishte i ashpër për sa i përket politikës demokratike në vitet 1990.

Një nga konceptet më tërheqëse ishte euroazianizmi. Duke dalë nga kolapsi i Perandorisë Ruse në 1917, Rusia cilësohej si një shtet euroaziatik i formuar nga një histori e thellë e shkëmbimeve kulturore midis njerëzve me origjinë turke, sllave, mongole dhe vende të tjera aziatike.

Në vitin 1920, gjuhëtari Nikolai Trubetzkoy – një nga disa intelektualë emigrantë rusë që zhvilloi konceptin botoi “Europa dhe njerëzimi”, një kritikë e ashpër ndaj kolonializmit perëndimor dhe eurocentrizmit.

Ai u bëri thirrje intelektualëve rusë që të heqin dorë nga fiksimi i tyre me Europën dhe të ndërtojnë “trashëgiminë e Xhengis Kan” për të krijuar një shtet të madh ruso-euroaziatik.

Euroazianizmi i Trubetzkoy ishte një recetë për rimëkëmbjen perandorake, pa komunizmin. Teoritë e Gumilyov u mbështetën nga shumica e njerëzve që po përballeshin me kaosin e viteve 1990. Por euroazianizmi u injektua drejtpërdrejt në gjakun e fuqisë ruse në një variant të ri nga filozofi Aleksandr Dugin. Pas ndërhyrjeve të pasuksesshme në politikën e partisë post-sovjetike, Dugin u përqendrua në ushtrinë dhe politikëbërësit.

Me botimin e vitit 1997 të librit të tij prej 600 faqesh, të titulluar, “Themelet e gjeopolitikës: e ardhmja gjeopolitike e Rusisë”, euroazianizmi u zhvendos në qendër të imagjinatës politike të strategëve.

Në përshtatjen e euroazianizmit nga Dugin, Rusia kishte një kundërshtar të ri – jo vetëm Europën, por të gjithë botën “atlantike” të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Dhe euroazianizmi nuk ishte anti-imperial, por e kundërta: Rusia kishte qenë gjithmonë një perandori. Dugin theksoi lidhjen afatgjatë midis Ortodoksisë Lindore dhe Perandorisë Ruse. Lufta e ortodoksisë kundër krishterimit perëndimor dhe dekadencës perëndimore mund të shfrytëzohet në luftën gjeopolitike që do të vijë.

Gjeopolitika euroaziatike, ortodoksia ruse dhe vlerat tradicionale – këto synime formësuan vetë-imazhin e Rusisë nën udhëheqjen e Putin. Temat e lavdisë perandorake dhe viktimizimit perëndimor u përhapën në të gjithë vendin.

Por cili është roli i Ukrainës?

Si pengesë, që në fillim. Trubetzkoy tha se kultura ukrainase ishte pjesë e kulturës së Ukrainës. Dugin i bëri gjërat edhe më të qarta në 1997: sovraniteti ukrainas paraqiste një “rrezik të madh për të gjithë Euroazinë”.

Kontrolli total ushtarak dhe politik i të gjithë bregut verior të Detit të Zi ishte një “imperativ absolut” i gjeopolitikës ruse. Ukraina duhej të shdërrohej në “një sektor administrativ të shtetit të centralizuar rus”.

Në vitin 2013, ai deklaroi se Euroazia ishte një zonë e madhe gjeopolitike ku “kodi gjenetik” i Rusisë dhe popujve të saj të shumtë ishte të mbroheshin kundër “liberalizmit ekstrem të stilit perëndimor”.

Në korrik të vitit të kaluar ai njoftoi se “rusët dhe ukrainasit janë një popull” dhe në zhurmën e furishme në prag të pushtimit, ai e përshkroi Ukrainën si një “koloni me një regjim kukull”, ku Kisha Ortodokse po sulmohet dhe NATO po përgatitet për një sulm ndaj Rusisë.

Këto deklarata, përfshirë ankesat për agresionin perëndimor, ekzaltimin e vlerave tradicionale mbi dekadencën e të drejtave individuale, apo detyra e Rusisë për të bashkuar Euroazinë dhe Ukrainën u zhvilluan në kazanin e pakënaqësisë post-perandorake.

Tani ata po plotësojnë botëkuptimin e Putin dhe po frymëzojnë luftën e tij brutale. Qëllimi është i qartë, krijimi i perandorisë, është perandoria. Dhe ai nuk do të tërhiqet vetëm me luftën në Ukrainë.

The post Plani i madh i Putinit pas pushtimit të Ukrainës appeared first on Albeu.com.

Thomas L.Friedman: Në Ukrainë po zbatohet Plani B i Putinit kundër Planit A të Biden
Nga Thomas L. Friedman, The New York Times

Pas një muaji që kur filloi lufta, tani është shumë e qartë se cilat strategji po zhvillohen në Ukrainë: Plani B i Vladimir Putin kundrejt planit A të Joe Biden dhe Volodymyr Zelensky. Le të shpresojmë që Biden dhe Zelensky do të triumfojnë, sepse plani C i mundshëm i Putinit është me të vërtetë i frikshëm dhe as nuk dua ta mendoj se çfarë përfshin Plani D.

Nuk kam asnjë burim sekret në lidhje me këtë gjë, por vetëm përvojën se si ka vepruar Putin në Lindjen e Mesme për shumë vite. Si i tillë, më duket e qartë se Putin, pasi e kuptoi se plani i tij A nuk funksionoi ka kaluar në planin B.

Plani B është që ushtria ruse qëllon qëllimisht kundër civilëve ukrainas, blloqeve të apartamenteve, spitaleve, bizneseve dhe madje edhe strehimoreve të gjitha këto kanë ndodhur gjatë javëve të fundit me qëllim që të inkurajojë ukrainasit të largohen nga shtëpitë e tyre, duke krijuar një eksod masiv refugjatësh brenda Ukrainës dhe, akoma më e rëndësishme, një krizë masive refugjatësh brenda vendeve fqinje të NATO-s, raporton abcnews.al

Nëse Putin nuk mund të pushtojë të gjithë Ukrainën me mjete ushtarake dhe të imponojë kushtet e tij të paqes, gjëja më e mirë do të ishte të “dërgonte” pesë ose 10 milionë refugjatë ukrainas, veçanërisht gra, fëmijë dhe të moshuar në Poloni, Hungari dhe Europën Perëndimore me qëllim ngarkesën sociale dhe ekonomike, në vendet e NATO-s.

Kjo do të bënte që vendet e NATO-s ti bëjnë presion Putinit të pranojë të gjitha kushtet për të ndaluar luftën.

Putin ndoshta shpreson se megjithëse ky plan ka shumë të ngjarë të përfshijë krimet e luftës pavarësisht sanksioneve të Perëndimit. Plani B i Putinit duket se po zbatohet ashtu siç ishte planifikuar, pasi më shumë se 3.3 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës – kriza e më e shpejtë e refugjatëve në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore, shumica dërrmuese e tyre gra dhe fëmijë.

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë tha se Ukraina po vazhdonte të mbronte në mënyrë efektive hapësirën e saj ajrore, duke e detyruar Rusinë të mbështetej në armët ajrore. Ajo tha se Rusia ishte e detyruar të ndryshonte qasjen e saj operacionale.

Kjo ka të ngjarë të përfshijë përdorimin pa dallim të armëve të zjarrit duke çuar në rritjen e numrit të viktimave, duke shkatërruar infrastrukturën ukrainase dhe duke rritur krizën humanitare. Megjithatë, plani B i Putinit po i afrohet planit të Bidenit dhe Zelenskit.

Plani A i Zelenskit është të luftojë me ushtrinë ruse në terren dhe ta detyrojë Putinin të pranojë kushtet e tij për një marrëveshje paqeje. Zelensky është ende duke mbajtur shpresa te një zgjidhje diplomatike, madje ka deklaruar se është i gatshëm të takohet me Putin.

Sipas analistëve dhe zyrtarëve amerikanë, forcat ukrainase kanë treguar rezistencë. Rusët nuk kanë ushtarë apo mjete ushtarake për të rrethuar Kievin apo qytete të tjera të mëdha si Kharkiv dhe Odessa.

Plani A i Bidenit, për të cilin ai e paralajmëroi Putinin përpara fillimit të luftës, në përpjekje për ta penguar atë, ishte vendosja e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë, të ngjashme me të cilat nuk janë vendosur kurrë më parë nga Perëndimi me synimin për të shtypur ekonominë ruse.

Strategjia e Biden-it, e cila përfshinte gjithashtu dërgimin e armëve në Ukrainë për të bërë presion ushtarak ndaj Rusisë po ndodh pikërisht tani. Fabrikat ruse tani duhet të mbyllen sepse nuk mund të marrin mikroçipe dhe lëndë të tjera të para që u nevojiten nga Perëndimi; Udhëtimet ajrore drejt dhe rreth Rusisë janë kufizuar.

“Në një fjalim televiziv të enjten, presidenti Vladimir Putin dukej se po pranonte sfidat e vendit. Ai tha se sanksionet do të shkaktonin “ndryshime të mëedha strukturore në ekonominë e vendit”, por u zotua se Rusia do të kapërcejë “përpjekjet për të organizuar një sulm ekonomik”.

Putin shtoi: “Situata është e vështirë për momentin. Kompanitë financiare ruse, ndërmarrjet e mëdha, bizneset e vogla dhe të mesme po përballen me presion të paprecedentë”.

A do të mundet që kriza e shkaktuar nga mbërritja e refugjatëve të shkaktojë presion te vendet e NATO-s?

Për tiu përgjigjur kësaj pyetje fillimisht duhet të dimë kur dhe si përfundon kjo luftë. Putin nuk do të pranojë që ka humbur sepse kjo do të ishte një poshtërim për të që do të minonte kontrollin e tij autoritar. Në këtë rast, ai mund të zgjidhte planin C – i cili do të përfshinte sulme ajrore ose me raketa në linjat e furnizimit përtej kufirit në Poloni.

Polonia është një anëtare e NATO-s dhe çdo sulm në territorin e saj do të kërkonte që çdo anëtar tjetër i NATO-s të mbronte këtë të fundit. Putin mund të supozojë se nëse disa anëtarë të NATO-s kundërshtojnë mbrojtjen e Polonisë, NATO mund të shkatërrohet. Sigurisht që do të shkaktonte debate të mëdha brenda çdo vendi të NATO-s – veçanërisht tek Shtetet e Bashkuara për përfshirjen e drejtpërdrejtë në një Luftë të Tretë Botërore me Rusinë.

Pavarësisht se çfarë ndodh në Ukrainë, nëse Putin do të mund ta përçajë NATO-n, kjo do të ishte një arritje për të pasi do të “zhdukte” të gjitha humbjet e tjera të tij. Megjithatë, nëse planet A, B dhe C të Putinit dështojnë të gjitha, unë kam frikë se ai do të zgjidhte planin D – përdorimin e armëve kimike

The post Thomas L.Friedman: Në Ukrainë po zbatohet Plani B i Putinit kundër Planit A të Biden appeared first on Albeu.com.

Në luftën Rusi-Ukrainë, përgatituni për të papritura
Nga Thomas L. Friedman, The New York Times

Çdo luftë sjell surpriza, por ajo që është më e habitshme në luftën e Vladimir Putin kundër Ukrainës dhe indirekt kundër gjithë Perëndimit është se sa nga surprizat deri më tani, kanë qenë për Putinin dhe sa kanë qenë për Ukrainën dhe aleatët e saj në mbarë botën.

Kur Putin po planifikonte këtë luftë, ai kishte supozuar se pas tre javësh do të mbante fjalimin e fitores në Parlamentin e Ukrainës, duke e mirëpritur atë në gjirin e Nënës Rusi. Ai ndoshta supozoi gjithashtu se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të ishte larguar kur forcat të pushtonin vendin.

Në vend të kësaj, ukrainasit u kanë dhënë rusëve një mësim mbi luftën dhe vdekjen për liri dhe vetëvendosje. Zelensky do t’i drejtohet Kongresit të SHBA-së virtualisht. Dhe, në vend që globalizimi të marrë fund, individët në të gjithë botën po përdorin rrjetet globale për të monitoruar dhe influencuar luftën në mënyra krejtësisht të ndryshme, raporton abcnews.al

Ata po dërgojnë para për të mbështetur ukrainasit dhe shumë kompani nga McDonald’s te Goldman Sachs thanë se do të tërhiqen nga Rusia derisa ushtarët rusë të tërhiqen nga Ukraina. Këtu është një tjetër surprizë që shumë pak e prisnin– veçanërisht Kina dhe Rusia. Kina u mbështet në vaksinat e prodhuara vetë për të luftuar Covid-19, së bashku me një politikë të tolerancës zero dhe karantinim për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Por vaksinat kineze duket se janë më pak efektive se vaksinat e tjera kundër Covid. Por strategjia e Kinës nuk duket se funksionoi. Siç raportoi The Times të martën: “Dhjetëra miliona banorë në provincat dhe qytetet kineze, përfshirë Pekinin, Shangain dhe Shenzhenin, janë nën izolim për shkak të Omicron.

Udhëtimet midis qyteteve janë pezulluar, linjat e prodhimit dhe qendrat tregtare janë mbyllur.” Por pse? Kina po ul çmimin e naftës së papërpunuar – e cila, ishte 130 dollarë për fuçi për shkak të luftës në Ukrainë, dhe ra nën 100 dollarë të martën.

Dhe cili vend ka nevojë dëshpërimisht që çmimet e naftës të rriten, kur ka shumë pak naftë dhe për të financuar luftën e tij?

Rusia e Putinit. Pra, strategjia e Kinës për zero- Covid po pengon strategjinë e çmimit të naftës të Putinit ndoshta duke e dëmtuar atë po aq sa çdo gjë që po bën SHBA-ja.

Tre suprizat më të mëdha janë aktet e jashtëzakonshme të mizorisë, guximit dhe mirësisë që kjo luftë po zbulon dhe po frymëzon.

Në harkun kohor të tre javëve, Putin ka kaluar nga deklarimi se ai erdhi për të çliruar Ukrainën nga lidershipi i saj “nazist” dhe për të rikthyer Kievin pranë gjirit rus deri te shtypja e qyteteve të saj dhe granatimeve pa dallim për të thyer rezistencën e popullit ukrainas.

Si mund të ndryshojë një lider nga një ditë duke thënë se Ukraina dhe njerëzit e saj janë pjesë integrale e shpirtit dhe strukturës së Rusisë – me gjuhë, kulturë dhe fe të përbashkëta, duke e shndërruar Ukrainën në rrënoja tani?

Ari Wegner: Një kinematograf që njeh aktorët deri në detaje

Kjo është çmenduaria që shihni nga një person i refuzuar ose në një “vrasje nderi”. Dhe është tronditëse ta shohësh një manifestim të tillë nga lideri i një superfuqie me rreth 6000 koka bërthamore. Unë jam gjithmonë i mahnitur nga guximi që njerëzit në dukje mesatarë shfaqin në luftë – në këtë rast, jo vetëm nga ukrainasit.

Kështu që mrekullohem me guximin e Marina Ovsyannikova, një gazetare në Channel 1 të Rusisë, një kanal televiziv shtetëror, e cila shpërtheu në një transmetim të drejtpërdrejtë të emisionit më të ndjekur të lajmeve në Rusi, duke bërtitur: “Ndalo luftën! “Ata po na gënjejnë.”

Ajo u mor në pyetje dhe, për momentin është liruar ndoshta sepse Putinikishte frikë ta bënte atë martire. Dhe së fundmi, luftërat zbulojnë gjithashtu akte të jashtëzakonshme dashamirësie. Në këtë luftë, disa erdhën në mënyrë spontane dhe duke shfrytëzuar një platformë në mënyra që askush nuk e priste – Airbnb.

Ekzekutivët në Airbnb thanë se anëtarët e komunitetit të tyre po përdornin platformën në një mënyrë të re, duke e transformuar teknologjinë e saj të rezervimit në një sistem ndihme të huaj, të krijuar nga njerëzit për njerëzit, raporton abcnews.al

Përafërsisht gjatë dy javëve të fundit, sipas kompanisë, njerëz nga 165 vende kanë bërë më shumë se 430,000 rezervime në Airbnb pa asnjë qëllim për të përdorur dhomat por thjesht për të dhuruar para për këta mikpritës ukrainas, shumica e të cilëve as që i kishin dëgjuar kurrë.

Airbnb ka hequr përkohësisht të gjitha tarifat për prenotimet në Ukrainë, kështu që nga këto rezervime u mblodhën 17 milionë dollarë. Qytetarët nga SHBA-ja, Britania dhe Kanadaja janë prenotuesit më të mëdhenj. Australia, Gjermania dhe disa vende të tjera europiane janë në top 10-shen.

Përveç kësaj, që nga e diela, rreth 36,000 njerëz nga 160 vende u regjistruan përmes filialit jofitimprurës të Airbnb, Airbnb.org, për të mirëpritur refugjatët që po i largoheshin agresionit rus.

Shumë ukrainas kanë komunikuar me donatorët duke krijuar miqësi dhe duke u mundësuar të huajve të kuptojnë se ndikimi i kësaj lufte është më i thellë. Nuk ka asgjë si komunikimi me njerëzit në Ukrainë që fshihen në bodrumin e tyre.

Krijon një komunitet mirësie që nuk mund t’i mposhtë tanket e Putinit, por mund t’i ndihmojë ata që janë të vendosur t’i rezistojnë duke u kujtuar se nuk janë vetëm – por ai që është vetëm në fakt është Putin.

Nuk më duket befasuese asnjë nga këto. Unë gjithmonë kam argumentuar se globalizimi nuk ka të bëjë vetëm me tregtinë. Bëhet fjalë për aftësinë e vendeve, kompanive dhe tani, gjithnjë e më shumë, individëve për të vepruar globalisht.

Duhet të kemi diçka parasysh se në këtë luftë do të këtë shumë surpriza por jo të gjitha do të jenë pozitive.

The post Në luftën Rusi-Ukrainë, përgatituni për të papritura appeared first on Albeu.com.

Rusia sulmoi në kufijtë e NATO-s, po tani?
The New York Times

Rusia nisi një breshëri sulmesh kundër një baze ushtarake në Ukrainë, vetëm 11 milje larg kufirit me Poloninë. Rreth 1000 vullnetarë që kishin mbërritur për të ndihmuar Ukrainën besohet se po trajnoheshin në bazë.

“I gjithë qielli ishte mbuluar nga tymi,” tha një dëshmitar.

Zyrtarët perëndimorë thanë se sulmi nuk ishte thjesht një shtrirje më e madhe gjeografike e pushtimit rus, por edhe një ndryshim taktikash në një luftë që mund të shndërrohet në një konflikt më të madh europian.

Zyrtarët e Pentagonit dhe NATO-s përsëritën edhe njëherë faktin se nuk kishin ndërmend të përballeshin drejtpërdrejt me forcat ruse në Ukrainë. Por ata po dërgojnë furnizime ushtarake ndërsa Rusia nga ana tjetër i ka konsideruar ato autokolona si objektiva legjitime.

Baza ushtarake që u godit nga forcat ruse ishte një qendër për trupat ushtarake perëndimore për të trajnuar forcat ukrainase që nga viti 2015. Deri dje, Rusia ka sulmuar pa dallim zonat civile. Por kur bombardoi bazën ushtarake në perëndim, Rusia vazhdoi të ndëshkonte ukrainasit e zakonshëm, duke përfshirë edhe sulmin në një tren në Ukrainën lindore në të cilin ndodheshin më shumë se 100 fëmijë që po përpiqeshin ti shpëtonit agresionit rus.

Bisedimet e paqes pritet të vazhdojnë gjatë ditës së sotme.

Të paktën 596 civilë kanë vdekur, përfshirë 43 fëmijë, dhe 1,067 civilë të tjerë kanë mbetur të plagosur, sipas OKB-së, ndërsa numri i vdekjeve nga zyrtarët ukrainas është shumë më i lartë, me rreth 2,187 viktima në qytetin e Mariupolit që nga fillimi i luftës.

Zyrtarët perëndimorë vazhdojnë të refuzojnë kërkesat e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të bllokuar hapësirën ajrore. Një zonë ndalim-fluturimi, sipas një zëdhënësi tëPentagonit, do të thotë “luftë” ju duhet të jeni të gatshëm për të qëlluar dhe të përgatitur për t’u qëlluar”.

The post Rusia sulmoi në kufijtë e NATO-s, po tani? appeared first on Albeu.com.

Putin u izolua për dy vjet nga pandemia, sot po bën të njëjtën gjë me Rusinë
Nga  Mikhail Zygar, The New York Times

Falë vendimit të Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën, Rusia tani është më e izoluar se kurrë. Bota ka vendosur sanksione të ashpra kundër ekonomisë ruse dhe bizneset ndërkombëtare kanë pezulluar aktivitetet e tyre.

Mediat kanë kufizuar informacionet. Njerëzit nuk do të kenë shumë mundësi për të komunikuar përtej kufijve të tyre. Dhe në gjithë këtë që po ndodh, kam frikë se Rusia po i ngjason gjithnjë e më shumë me presidentit të saj.

Unë kam vite që flas me biznesmenë të nivelit të lartë dhe të brendshëm të Kremlinit. Në vitin 2016 botova një libër, “Njerëzit e Kremlinit”, për rrethin e ngushtë të Putin. Që atëherë, unë kam mbledhur raportime të shumta. Ndërsa zhvillimet rreth presidentit janë të errëta, Putin, kjo pasi një ish oficer i K.G.B-së ka qenë gjithmonë i fshehtë dhe konspirativ.

Ajo që kam dëgjuar për sjelljen e presidentit gjatë dy viteve të fundit është alarmante. Besimi i tij i thellë se dominimi rus mbi Ukrainën duhet të rivendoset dhe vendimi i tij për t’u rrethuar me ideologë, të gjitha këto kanë çuar Europën në momentin e saj më të rrezikshëm që nga Lufta e Dytë Botërore.

Putin kaloi pranverën dhe verën e vitit 2020 në rezidencën e tij në Valdai, një vend midis Moskës dhe Shën Petersburgut. Sipas burimeve, ai ka qënë i shoqëruar nga Kovalchuk. Kovalchuk, i cili është aksioneri më i madh në Bankën Rossiya dhe kontrollon disa media të shtetit, ka qenë miku i ngushtë dhe këshilltari i besuar i Putin që nga vitet 1990.

Por deri në vitin 2020, ai e kishte cilësuar veten si njeriu i dytë de facto në Rusi, më me ndikim në rrethin e presidentit. Kovalchuk ka një doktoraturë në fizikë dhe dikur ka qënë i punësuar në një institut të drejtuar nga nobelisti Zhores Alferov, raporton abcnews.al

Por ai nuk është thjesht një njeri i shkencës. Ai është gjithashtu një ideolog, me një botëkuptim që ndërthur misticizmin e krishterë ortodoks, teoritë konspirative anti-amerikane dhe hedonizmin.

Ky duket të jetë gjithashtu botëkuptimi i Putin.

Që nga vera e vitit 2020, Putin dhe Kovalchuk kanë qenë thuajse të pandarë dhe të dy kanë bërë plane së bashku për të rikthyer madhështinë e Rusisë. Sipas personave që kanë njohuri për bisedat e Putin me këshilltarët e tij gjatë dy viteve të fundit, presidenti ka humbur plotësisht interesin për të tashmen: ekonomia, çështjet sociale, pandemia e koronavirusit.

Në vend të kësaj, ai dhe Kovalchuk janë të fiksuar pas së kaluarës. Një diplomat francez më tha se Presidenti Emmanuel Macron u habit kur Putin i dha atij leksione historie në një prej bisedimeve të tyre muajin e kaluar. Në vitet 1990, kur Putin dhe Kovalchuk u takuan për herë të parë, ata të dy po përpiqeshin të gjenin bazën e tyre pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Rusia po përballej me pasojat e rënies së Bashkimit Sovjetik. Perëndimi, besojnë ata, përfitoi nga dobësia e Rusisë për ta shtyrë NATO-n sa më afër kufijve të vendit. Sipas Putin, situata sot tregon të kundërtën: Perëndimi është i dobët.

I vetmi lider perëndimor që Putin e mori seriozisht ishte kancelarja Angela Merkel.

Tani ajo nuk është më në krye të Gjermanisë dhe është koha që Rusia të hakmerret për poshtërimet e viteve 1990. Duket se nuk Putin nuk ka asnjë njeri pranë që t’i thotë të kundërtën. Putin nuk takohet më me miqtë e tij.

Gjatë viteve të fundit dhe veçanërisht që nga fillimi i pandemisë, ai ka ndërprerë shumicën e kontakteve me këshilltarët dhe miqtë e tij. Ndërsa dikur dukej si një perandor që i pëlqente të luante me polemikat e nënshtetasve të tij, duke i dëgjuar ata të denonconin njëri-tjetrin dhe t’i vendoste kundër njëri-tjetrit, ai tani është i izoluar, madje edhe nga pjesa më e madhe e miqve të tij të vjetër.

Ai ka vendosur një protokoll të rreptë: Askush nuk mund ta shohë presidentin pa u karantinuar një javë, madje as Igor Sechin, dikur sekretari i tij personal, tani kreu i kompanisë shtetërore të naftës Rosneft.

Në “Rrethin i Kremlinit” unë përshkrova fenomenin e “Putinit kolektiv”, mënyrën se si njerëzit pranë tij gjithmonë përpiqeshin të parashikonin me padurim atë që do të dëshironte presidenti.

Këta miq do t’i tregonin Putin saktësisht atë që ai dëshironte të dëgjonte. “Putin kolektiv” ekziston ende: E gjithë bota e pa këtë në prag të pushtimit, kur ai thirri zyrtarët e lartë dhe i pyeti pikëpamjet e tyre për luftën e ardhshme.

Të gjithë ata e kuptuan detyrën e tyre dhe u përpoqën të përshkruanin mendimet e presidentit me fjalët e tyre.

Kjo nxori në pah se Putin është ngopur plotësisht me gardën e tij të vjetër: përbuzja e tij për ta ishte e qartë. Ai dukej se e shijonte situatën në të cilën ata ndodheshin, ashtu kur poshtëroi publikisht Sergey Naryshkin, kreun e Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme, i cili filloi të fliste jashtë kontekstit dhe u përpoq ta korigjonte shpejt gabimin, duke rënë dakord me gjithçka që thoshte Putin.

Këta nuk janë gjë tjetër veçse burra, tha presidenti. Disa anëtarë të rrethit të ngushtë të Putin prej kohësh po e bindin atë se ai është i vetmi person që mund ta shpëtojë Rusinë. Ky ishte mesazhi që presidenti ka dëgjuar që në vitin 2003, kur ai mendoi se duhej të largohej derisa u bind nga këshilltarët e tij që të qëndronte, raporton abcnews.al

Disa vite më vonë, Putin dhe njeriu më i afërt i tij po diskutonin për “Operacionin Pasardhës” dhe Dmitri Medvedev u bë president. Por pas katër vitesh, Putin u bë president. Tani ai me të vërtetë ka arritur të besojë se vetëm ai mund ta shpëtojë Rusinë.

Në fakt, ai e beson atë aq shumë sa mendon se njerëzit rreth tij ka të ngjarë të prishin planet e tij dhe se nuk mund tu besojë kurrsësi atyre. Dhe tani ja ku jemi.

E izoluar dhe nën sanksione, e vetme kundër botës, Rusia duket sikur po riformohet nën imazhin e presidentit të saj.

Ndërsa numri i viktimave vazhdon të rritet në Ukrainë, presidenti ka deklaruar se vendosja e sanksioneve janë “shpallje lufte”. Megjithatë, në të njëjtën kohë ai duket se beson se izolimi i plotë do të bëjë që një pjesë e madhe të largohen nga Rusia.

Gjatë dy javëve të fundit, drejtues, aktorë, artistë, gazetarë janë larguar nga vendi; disa braktisën çdo gjë vetëm për tu larguar nga Rusia.

Kam frikë se nga këndvështrimi i Putin dhe Kovalchuk, kjo vetëm do ta bëjë Rusinë më të fortë.

The post Putin u izolua për dy vjet nga pandemia, sot po bën të njëjtën gjë me Rusinë appeared first on Albeu.com.

Shkruan Paul Krugman: Si do ta ndikojë ekonominë botërore çmenduria e Putinit
Paul Krugman – The New York Times

Kur Vladimir Putin filloi pushtimin e Ukrainës, shumica menduan se ai do të merrte kontrollin e vendit shumë shpejt. Sigurisht që ushtria e madhe ruse do të pushtonte Kievin dhe qytetet e tjera të mëdha brenda pak ditësh dhe me siguri përgjigjia e Perëndimit do të ishte e zbehtë.

Në vend të kësaj, ja ku jemi, pas 14 ditësh, me Kievin dhe Kharkivin ende në këmbë dhe forcat pushtuese të bllokuara nga rezistenca e ashpër ukrainase (e ndihmuar nga një fluks i shpejtë i armëve perëndimore) dhe problemet katastrofike logjistike.

Në të njëjtën kohë, sanksionet perëndimore kanë goditur ekonominë ruse dhe sigurisht sanksionet e ardhshme mund të jenë edhe më të ashpra. Natyrisht e gjithë kjo mund të ndryshojë: forcat ruse mund të rigrupohen dhe të rifillojnë ofensivën, dhe gjithashtu qeveritë perëndimore mund të fillojnë të heqin sanksionet, shkruan abcnews.al

Tani për tani, megjithatë, Putin po përballet me pasoja shumë më të rënda nga sa mund ta kishte imagjinuar.

Ngjarjet në Ukrainë dhe Rusi, në veçanti, do të shkaktojnë kosto të mëdha për ekonominë botërore. Por lind pyetja sa serioze do të jenë pasojat?

Pasojat do të jenë të këqija por jo katastrofike. Në mënyrë të veçantë, sanksionet ndaj Putinit duket se nuk ka gjasa të jetë aq të këqija sa sanksionet ndaj naftës që tronditën ekonominë botërore në vitet 1970.

Ashtu si në vitet 1970, goditja për ekonominë botërore po vjen nga çmimet e mallrave. Rusia është një eksportues kryesor i naftës dhe gazit natyror; si Rusia ashtu edhe Ukraina janë ose ishin -eksportuesit kryesorë të grurit.

Pra, lufta ka ndikuar si në çmimet e energjisë ashtu edhe në çmimet e ushqimeve.

Le tia nisim nga energjia. Deri më tani, sanksionet e vendosura nga Europa kundër Rusisë nuk prekin eksportet e naftës dhe gazit; Shtetet e Bashkuara kanë ndaluar importet e naftës nga Rusia, por kjo nuk do të ketë shumë rëndësi, sepse Amerika mund të blejë dhe Rusia mund të shesë diku tjetër.

Megjithatë, tregjet janë tronditur sikur furnizimet do të ndërpriten, ose nga sanksionet e ardhshme ose sepse kompanitë globale të energjisë. Si rezultat, çmimi i naftës është rritur pothuajse në të njejtin nivel gjatë revolucionit iranian në 1979.

Dhe shumica e ekspertëve janë të habitur nga rritja e madhe e çmimit të naftës. Po, Rusia është një prodhues i madh i naftës. Vendi përbën vetëm rreth 11 për qind të prodhimit botëror, ndërsa Gjiri Persik prodhoi një të tretën e naftës botërore në vitet 1970.

Sigurisht që një vend si Rusia do të gjejë mënyra të tjera për të shitur naftën e saj pavarësisht sanksioneve perëndimore. Për më tepër, ekonomia botërore është shumë më pak e varur nga nafta seç ka qenë dikur.

Numri i fuçive të naftës që përdoren sot janë sa gjysma në vitet 1970.

Po gazi natyror? Europa është e varur nga Rusia për furnzimin me gaz. Por konsumi i gazit është sezonal.

Pra, ndikimi i bllokimit të gazit rus nuk do të jetë aq i madh deri në fund të këtij viti, duke i dhënë Europës më shumë kohë për të marrë masat e nevojshme. Në përgjithësi, kriza energjetike e shkaktuar nga Putini do të jetë serioze, por ndoshta jo katastrofike.

Shqetësimi më i madh për Shtetet e Bashkuara, të paktën, është politik. Duke lënë menjëanë politikën, furnzimi me ushqime mund të jetë në fakt një çështje më shqetësuese se energjia, raporton abcnews.al

Para luftës së Putinit, Rusia dhe Ukraina së bashku përbënin më shumë se një të katërtën e eksporteve botërore të grurit. Tani Rusia është e sanksionuar dhe Ukraina është një zonë lufte. Nuk është për t’u habitur që çmimet e grurit janë rritur nga më pak se 8 dollarë në 13 dollarë përpara se Rusia të fillonte të vendoste forcat e saj rreth Ukrainës.

Në rajone të pasura si Amerika e Veriut dhe Europa, kjo rritje e çmimeve do të jetë e dhimbshme, por në pjesën më të madhe e tolerueshme, sepse konsumatorët e vendeve të përparuara shpenzojnë një përqindje shumë të vogël të të ardhurave të tyre për ushqim.

Për vendet më të varfra, ku ushqimi përbën shumicën e buxhetit familjar, tronditja do të jetë shumë më e madhe.

Së fundmi, çfarë ndikimi do të ketë lufta në Ukrainë në politikën ekonomike?

Rritja e çmimeve të naftës dhe ushqimeve do të rrisë normën e inflacionit, i cili tashmë është jashtëzakonisht i lartë. Në përgjithësi, goditja që ka marrë Rusia sigurisht do të ndikojë në ekoniminë ruse por jo aq sa shumica kanë menduar.

Nëse Putin imagjinon se ai mund të “blejë” botën, ky është ndoshta një nga llogaritë e gabuara të tij.

The post Shkruan Paul Krugman: Si do ta ndikojë ekonominë botërore çmenduria e Putinit appeared first on Albeu.com.