Thanas Bako Archives - Albeu.com

Pastronte paratë e trafikantëve ndërkombëtarë, Thanas Bako mohon akuzat: Jam i pafajshëm
Avokatja e shqiptarit nga Saranda, Thanas Bako, i cili u arrestua disa ditë më parë në Greqi për pastrim parash të narkotrafikantëve pretendon se klienti i saj është i pafajshëm dhe se së shpejti do të depozitojë në drejtësinë greke prova për pafajësinë e 52-vjeçarit.

Thanas Bako konsiderohet nga Europoli si një nga “peshqit e mëdhenj” të pastrimit të parave që rrjedhin nga trafiku ndërkombëtar i drogës.

Sakaq 52-vjeçari nuk pranon akuzat. Avokatja e tij, Eleni Kriketou në një deklaratë për mediat është shprehur se Thanas Bako mohon akuzat, dhe se vetë ajo do të vërtetojë pafajësinë e tij.

Ndërkaq sipas aktakuzës Bako përmes një kompanie “Real Estate” bënte pastrimin e parave të pista në Greqi për interes të trafikantëve të drogës që operonin në Holandë dhe Belgjikë. Sipas informacioneve më të fundit të siguruara nga grupi hetimor, rreth 6 muaj më parë autoritetet holandeze kanë zbuluar në aplikacionet e komunikimit të një grupi trafikantësh kokaine, një kontakt me 3 gërma, i cili kryente pastrimin e parave.

Ky kontakt përdorte një metodë alternative të transferimit të parave, me ndërmjetësimin e personave, si sistemi haëala, dhe mënyra tjetër e trajtimit ishte me një “korrier” cashi për të mbledhur dhe dorëzuar paratë, i cili çdo ditë e informonte atë për “bilancin” e arkëtimeve dhe pagesave.

Policia holandeze i kreu këto hetime në kuadër të operacionit të koduar “Klaver”, duke arritur të zbulojë se pas kontaktit me 3 gërma fshihej emri i Thanas Bako alias Athanasios Bako, 52 vjeç me shtetësi shqiptare e kombësi greke, lindur në Sarandë, Shqipëri dhe banues në Glifadha, Greqi. Në bazë të komunikimeve në aplikacionet Encrochat, Sky ECC dhe Anom, u zbulua veprimtaria e Bakos në periudhën Qershor 2020 – Maj 2021, ku përllogaritet të jenë qarkulluar rreth 250 milionë euro.

Policia greke, e cila ka nisur gjithashtu hetim ndaj Bakos, ka zbuluar se kompania e tij Real Estate, në të cilën Bako zotëron 99 % të aksioneve, ka në pronësi të paktën 13 apartamente në zonën e Dafnit dhe Ilioupolit.

Kontrollet në banesë i zbuluar valuta të 9 llojeve të ndryshme me vlerë në total rreth 16.000 euro ndërsa i janë zbuluar llogari bankare në vlerën rreth 70 mijë euro. Në banesë gjithashtu ju sekuestruan edhe 2 ora luksoze me vlerë rreth 100 mijë euro./albeu.com/

The post Pastronte paratë e trafikantëve ndërkombëtarë, Thanas Bako mohon akuzat: Jam i pafajshëm appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Si “pastroi” 250 milionë euro mafia shqiptare e drogës, kush është sarandioti i arrestuar
Thanas Bako alias Athanasios Bako është 52-vjeçari nga Saranda i cili u arrestua në Greqi.

Bako cilësohet si bosi i drogës i cili pastronte paratë e pista të kryekriminelëve në botë.

Operacioni i përbashkët i Europol, policisë holandeze dhe policisë greke, bëri të mundur arrestimin në lagjen “Glifadha” të Athinës të 52-vjeçarit nga Saranda.

Operacioni i zhvilluar më 31 maj është bërë public ditën e djeshme nga mediet greke.

Si “pastroi” 250 milionë euro mafia shqiptare e drogës me kuletat dixhitale të padukshme

Siç njofton Ministria e Financave, organizata kriminale trafikonte çdo ditë, nëpërmjet një sistemi bankar “të nëndheshëm” me përdorimin e komunikimeve të koduara, shuma të mëdha parash dhe llogaritet se për një periudhë rreth 10 mujore, janë trafikuar rreth 250,000,000 euro, ose mesatarisht rreth 25 milionë euro në muaj.

Sipas Europol, arrestimi i Bakos ishte kulmi i një hetimi të gjatë nga policia holandeze për aktivitetet e këtij “bankieri hije” që vepronte në Holandë.

Burri dyshohet se drejtonte një organizatë kriminale që pastronte miliona euro në baza mujore për kriminelët. Europol arriti të mbledhë një mori informacionesh duke depërtuar në sistemet e tre mjeteve të koduara të komunikimit të përdorura zakonisht nga kriminelët, Encrochat, Sky ECC dhe ANOM.

Me metoda elektronike të teknologjisë së lartë

Sipas informacioneve të protothema.gr nga organet e ndjekjes, për transaksionet financiare të unazës, “bankieri” ka përdorur “mashtrime” të teknologjisë së lartë, të cilat po “lulëzojnë” ndërkombëtarisht (dhe disa i kanë rrënjët në metodat e transaksioneve ndërkombëtare të terrorizmit në Lindjen e Mesme).

Ata në mënyrë efektive anashkaluan sistemin bankar, duke shfrytëzuar aplikacionet online dhe kuletat dixhitale nga e gjithë bota, përmes të cilave i dërgonin para njëri-tjetrit, duke përdorur numra telefoni “majmun”  të regjistruar në emrat e personave të vdekur. Pas numrave të telefonit, kishte llogari bankare të lidhura, në të cilat dërgesat shkonin shpejt, pa hyrë në një mjedis bankar elektronik.

Në kontrollin e kryer në banesën e të arrestuarit, janë gjetur dhe sekuestruar shuma parash në kartëmonedha të vendeve të ndryshme, mes të cilave euro, dollarë amerikanë, dollarë kanadezë, dollarë australianë, franga zvicerane, lira turke, dirhemë të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Rand Afrikan.

Gjithashtu janë konfiskuar telefona celularë, përfshirë një celular që përdoret për biseda të koduara përmes aplikacioneve speciale, një tabletë, një disk dixhital dhe karta SIM.

Drejtoria Operative e S.D.O.E. Attica vijon bashkëpunimin me Autoritetet Holandeze përkatëse dhe me Autoritetet Gjyqësore kompetente të vendit, pasi ka dyshime të arsyeshme për pastrim parash në Greqi nga aktivitete kriminale.

Kërcënimi i rrjeteve bankare të fshehta

Lëvizja nëntokësore e parave kriminale është jetike për rrjetet e krimit të organizuar. Ai përfshin sasi të mëdha parash që transferohen, tregtohen ose konvertohen në kriptovaluta përmes një rrjeti bankierësh dhe kontrolluesish të nëndheshëm.

Këto para zakonisht lidhen me tregtinë e drogës dhe përdoren për të investuar në dërgesat e reja të drogës, për të paguar dërgesat e mëparshme ose për t’i transportuar ato në vende të tjera për shpenzime.

Rrjeti i “bankierëve të nëndheshëm” mund të kryejë pagesa në të gjithë botën. Nuk kërkohen para për të udhëtuar në formë fizike përtej kufijve. Një bankier i paligjshëm është një figurë kyçe dhe një lidhje jetike në krimin e organizuar dhe ndihmon në pastrimin e fitimeve që rrjedhin nga aktivitetet kriminale. Banka e fshehtë financon rrjetet e krimit të organizuar në mbarë botën çdo ditë./Albeu.com/

The post EMRI/ Si “pastroi” 250 milionë euro mafia shqiptare e drogës, kush është sarandioti i arrestuar appeared first on Albeu.com.