testamenti Archives - Albeu.com

Hapet testamenti sekret i Giorgio Armanit, misteri i dy dokumenteve të shkruara me dorën e tij, amanetet e fundit të stilistit të famshëm
Giorgio Armani kishte lënë dy testamente, të shkruara me dorë dhe të vulosura në një zarf të mbyllur.

Këto dy dokumente sekrete do të përcaktojnë ndarjen e pasurisë së tij, e cila vlerësohet mes 11 dhe 13 miliardë eurove, si dhe të ardhmen e kompanisë Giorgio Armani SpA – themeluar nga vetë stilisti në Piacenza, rreth 50 vjet më parë.

Të dy dokumentet janë të kohëve të fundit, testamenti i parë mban datën 15 mars 2025, ndërsa i dyti datën 5 prill. Ato u hapën zyrtarisht më 9 shtator nga noteria Elena Terrenghi. Ndërkohë, familja ka pranuar që emri i stilistit të regjistrohet në kapelën përkujtimore të Milanos.

Pasuria e Giorgio Armanit përfshin një rrjet të gjerë pronash të paluajtshme dhe asete të tjera luksoze. Ndër to janë supervilat në destinacione prestigjioze si Antigua, Nju Jork, Paris, Shën Moritz, Pantelleria dhe Saint-Tropez, një apartament i vlefshëm në Nju Jork, si dhe vila historike në Forte dei Marmi. Ai ishte gjithashtu pronari i La Capannina, një nga lokalet më të famshme të Forte dei Marmi.

Pasuria përfshin gjithashtu jahte luksoze, vepra arti dhe mbi të gjitha, një pjesë prej 99.9% të aksioneve në Giorgio Armani SpA (me 0.1% në pronësi të Fondacionit Armani). Ai kishte gjithashtu aksione në kompani të tjera italiane dhe ndërkombëtare, përfshirë gjigandin e syzeve EssilorLuxottica dhe kantieret e luksit The Italian Sea Group.

Dy testamentet dhe ndarja e pasurisë

Të dy testamentet ishin shkruar me dorë dhe të ruajtura në mënyrë të sigurt në një zarf të mbyllur. Duke qenë dy dokumente të veçanta, mund të supozohet se testamenti i dytë e plotëson ose e ndryshon pjesërisht të parin. Giorgio Armani ndërroi jetë më 4 shtator, në moshën 91-vjeçare, si një nga njerëzit më të pasur në Itali.

Giorgio Armani nuk kishte fëmijë dhe për këtë arsye nuk kishte trashëgimtarë të drejtpërdrejtë. Kjo i dha atij mundësinë që të caktonte lirisht ndarjen e pasurisë, pa u kufizuar nga “pjesët legjitime” që ligji rezervon për bashkëshortin dhe fëmijët.

Familja e tij përfshin motrën Rosanna Armani, nipin Andrea Camerana (djali i Rosannës), si dhe mbesat Silvana dhe Roberta Armani, vajzat e vëllait të ndjerë Sergio. Ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të stilistit përmendet Leo Dell’Orco, krahu i djathtë i Armanit për shumë vite dhe menaxher me rol kyç në grup.

Në vitet e fundit, Giorgio Armani kishte menduar me shumë kujdes për të ardhmen e kompanisë së tij, e cila është private dhe e palistuar në bursë. Në testament, ai kishte theksuar nevojën për ruajtjen e stilit, mesazhit dhe identitetit të markës, si dhe për qëndrimin e selisë qendrore në Itali. Ai kishte rekomanduar gjithashtu që kompania të mos listojë në bursë për të paktën pesë vitet e para pas ndarjes së tij nga jeta.

Sipas zërave të para, një rol qendror në të ardhmen e kompanisë mund t’i caktohet Fondacionit Armani, një institucion i krijuar nga vetë stilisti mbi një dekadë më parë. Fondacioni, themeluar së bashku me Leo Dell’Orco dhe bankierin Irving Bellotti nga Rothschild Italia, mund të marrë përsipër drejtimin dhe kontrollin e përgjithshëm të grupit.

Në vitin 2023, Armani kishte përditësuar statutin e kompanisë, duke futur gjashtë klasa aksionesh me të drejta të ndryshme votimi. Aksionet e kategorive A dhe F – ato me fuqinë më të madhe vendimmarrëse – sipas të gjitha gjasave i janë ndarë Fondacionit Armani, për të garantuar stabilitet dhe vazhdimësi, si dhe për të shmangur fragmentimin e kontrollit të kompanisë. Pavarësia e markës ishte një nga parimet më të rëndësishme për stilistin.

Ndërkohë, Milano po përgatitet për Javën e Modës që do të mbahet më 23–29 shtator – e para pa praninë e Giorgio Armanit. Ngjarja do t’i kushtohet plotësisht kujtimit të tij. Carlo Capasa, presidenti i Dhomës Italiane të Modës, deklaroi:

“Ne e festojmë Javën e Modës në Milano në nder të një prej themeluesve të saj Giorgio Armanit. Trashëgimia e tij krijuese, sipërmarrëse dhe humane është e paçmueshme, sidomos në këtë kohë transformimi për industrinë e modës, ku vizioni, cilësia dhe qëndrueshmëria janë thelbësore.”

Kryebashkiaku Giuseppe Sala konfirmoi gjithashtu se emri i stilistit do të regjistrohet në Famedio, ndër emrat që kanë bërë Milanon të madhe përmes kreativitetit, elegancës dhe stilit të tyre të veçantë.

The post Hapet testamenti sekret i Giorgio Armanit, misteri i dy dokumenteve të shkruara me dorën e tij, amanetet e fundit të stilistit të famshëm appeared first on Albeu.com.

Trupi i Papa Françeskut nuk do të prehet në Vatikan/ Zbulohet testamenti i tij, ja çfarë shkroi 3 vite më parë
Ditën e hënë (21 prill), u nda nga jeta Papa Françesku nga një goditje në tru, gjë e cila u konfirmua edhe nga Vatikani, ndërkohë është zbuluar edhe testamenti i tij.

Papa Françesku, ka lënë edhe amanetin e tij, ku është shprehur se dëshironte të varrosej në një varr “të thjeshtë” në Bazilikën e Romës.

“Varri duhet të jetë në tokë, i thjeshtë, pa dekorim të veçantë dhe me mbishkrimin e vetëm: Francisco”, ka thënë Papa në testamentin e tij, i cili u publikua nga Vatikani.

Ai do të jetë Papa i parë në më shumë se një shekull, që do të varroset jashtë Vatikanit.

Testamenti i tij Papa e shkroi më 29 qershor 2022.

Papa vuante nga probleme shëndetësore dhe para se të kthehej në rezidencën e tij, ai kishte qëndruar për 38 ditë në një spital, pasi mjekët e kishin diagnostikuar me pneumoni të dyfishtë.

Ai ishte zgjedhur Papë në vitin 2013, pas dorëheqjes së Papa Benediktit XVI, dhe e kishte zgjedhur emrin Françesk, si nderim ndaj Shën Françeskut të Asizit dhe veprave të tij ndaj të varfërve.

Papa Françesku ishte Papa i 266-të i Kishës Katolike Romane, dhe i pari Papë nga Amerika Latine i njohur për qëndrimet e tij të forta kundër luftës, për kujdesinë ndaj të varfërve dhe grupeve të margjinalizuara dhe përulësinë ndaj të ndikuarve nga konfliktet.

The post Trupi i Papa Françeskut nuk do të prehet në Vatikan/ Zbulohet testamenti i tij, ja çfarë shkroi 3 vite më parë appeared first on Albeu.com.

Hapet testamenti i Janullatosit: Depozitat e mia financiare i përkasin Kishës së Shqipërisë
Këtë të shtunë, mbushen plot 40 ditë nga ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas, është lexuar edhe testamenti i lënë nga Fortlumturia e Tij.

“Falenderoj Kishën e Shqipërisë për dashurinë dhe përkushtimin e tyre të përzemërt.

Nuk ka as pasuri të luajtshme, as të paluajtshme; çdo gjë që është fituar ndër vite është vënë në shërbim të veprave të dashurisë.

Depozitat e mia financiare si kryepeshkop i përkasin Kishës së Shqipërisë.

I lutem ekzekutuesve të testamentit tim që gjysma e shumës së këtyre depozitave të përdoret për përfundimin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.

Ndërsa gjysma tjetër të ruhet dhe të përdoret në mënyrë të përshtatshme, duke siguruar që të ardhurat nga këto investime të përdoren në mbështetje të pagave të klerikëve dhe për zhvillimin e programeve rinore të Kishës së Shqipërisë.

Të drejtat e autorit nga shitja e librave të mi të depozitohen në Qendrën Ndërortodokse.

Ekzekutues të këtij testamenti caktoj kryepeshkopin që do të më pasojë.

Ato pak sende që kam përdorur t’u ndahen bashkëpunëtorëve të mi të përzgjedhur.

Librat e mi të dorëzohen Bibliotekës Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”.

I fal të gjithë ata që e bënë udhëtimin tim më të vështirë e të mundimshëm”, thuhet mes të tjerash në testament.

The post Hapet testamenti i Janullatosit: Depozitat e mia financiare i përkasin Kishës së Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

Hapet testamenti i Vasilis Karras, kush do të trashëgojë pasuritë marramendëse të këngëtarit grek
Avokati i artstit të ndjerë grek, Vasilis Karras, i cili ndërroi jetë në dhjetor të vitit të kaluar, lexoi dje testamentin e këngëtarit të njohur. Testamenti u hap rreth gjashtë muaj pas vdekjes së artistit të madh.

Mediat greke, bëjnë me dije se bëhet fjalë për një pasuri me vlerë 10 milionë euro, të cilën artisti kishte vendosur që t’ia trashëgonte vajzës së tij dhe bashkëshortes, sipas testamentit.

50% e pasurisë së këngëtarit do të trashëgohet nga gruaja e tij dhe 50% e mbetur nga vajza e tij.

Sa i përket autorësisë së këngëve të tij për 50 vitet e ardhshme, ato do t’i përkasin bashkëshortes së tij Christina.

Çfarë përfshin trashëgimia që Vassilis Karras i la familjes së tij

-Shtëpia private në qendër të Selanikut

-Restorant “Fshati i paqes”

-Fermë në Kokkinohor Kavala

-Vilë buzë detit

-Një apartament luksoz në Athinë

-Depozitat bankare

-E drejta e autorit për këngët e tij, të cilat për 50 vitet e ardhshme i takojnë gruas së tij

Këngëtari popullor laik grek Vasilis Karras, i njohur për zërin e tij të dallueshëm, vdiq pas një beteje të gjatë me kancerin. Ai ishte 70-vjeç.

Ai ishte trajtuar në Qendrën Mjekësore Evropiane Ndërballkanike dhe së fundmi ishte infektuar me Covid-19.

Karras (mbiemri Kesoglidis), lindi më 12 nëntor 1953 në Kokkinohori, afër Kavalës, Greqia veriore dhe u shpërngul me familjen në Selanik kur ishte 10-vjeç.

Në vitin 1969, teksa punonte në një servis makinash, dhe nisi një paraqitje mjaft të suksesshme në klubin “Prosfygas” në Selanik.

Në vitin 1980 ai regjistroi albumin e tij të parë, Alismonites Ores, i cili e nisi Karrasin në rrugën e gjatë drejt famës dhe njohjes.

Albumi i tij më i shitur ishte ”M’echis kani aliti” (1997). Gjatë karrierës së tij prej dekadash, ai ka punuar me disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës laiko dhe ka kënduar në klubet e natës në Athinë dhe Selanik.

The post Hapet testamenti i Vasilis Karras, kush do të trashëgojë pasuritë marramendëse të këngëtarit grek appeared first on Albeu.com.

Hapet testamenti i Matthew Perry, ja kë përjashton nga trashëgimia
Pothuajse pesë muaj pas vdekjes së papritur të aktorit të njohur Matthew Perry, është bërë e ditur përmbajtja e testamentit të tij, të cilin ai e kishte hartuar në vitin 2009. Perry, sipas dokumenteve ligjore të siguruara nga Daily Mail, pjesën më të madhe të pasurisë së tij e ka lënë në një amanet, pra një grup parash dhe asetesh të tjera, të cilat do të përdoren nga persona të caktuar, të cilët ai i ka quajtur ekzekutues të testamentit.

Aktori, i cili nuk e humbi humorin as kur mendonte për vdekjen, e quajti këtë trashëgimi ‘Alvy Singer’, frymëzuar nga një personazh i luajtur nga Woody Allen në filmin e famshëm të vitit 1977 Annie Hall.

Në testament përfshihet një vlerë prej më shumë se një milion dollarësh, në të cilin janë numëruar të gjitha elementet e luajtshme dhe të paluajtshme të pasurisë së tij. Marka personale vlente rreth 120 milionë dollarë, por ajo që ka rëndësi në rastet e verifikimit është se cila është vlera aktuale e aseteve në momentin e vdekjes. Ekzekutuesit e testamentit janë Lisa Ferguson dhe ish-bashkëshortja e aktorit Mike Myers, Robin Ruzan, me të cilin Perry kishte punuar në televizion në vitin 2010.

Deri më tani nuk ka asgjë të pazakontë në lidhje me testamentin e Perry-t, megjithatë dokumenti ligjor thotë në mënyrë specifike se nëse ka pasardhës, ata nuk kanë të drejtë për asnjë nga pasuritë që ai lë pas. Perry nuk ka pasur kurrë fëmijë, të paktën me sa dimë ne, dhe vërtet jemi të befasuar nga një term i tillë, i cili madje është vendosur në një kohë të padyshimtë.

A dyshonte aktori se dikush do të përpiqej të kërkonte para që nuk i përkasin, me justifikimin e lidhjes farefisnore të shkallës së parë? Dhe nëse po, kush mund të jetë ai person?

Ylli 54-vjeçar u gjet i vdekur në vaskën e nxehtë të shtëpisë së tij në Los Anxhelos më 28 tetor. Rezultatet e autopsisë konfirmuan se ai ndërroi jetë nga efektet akute të ketaminës dhe mbytja

The post Hapet testamenti i Matthew Perry, ja kë përjashton nga trashëgimia appeared first on Albeu.com.

Prigozhin ishte i sigurt se do të vdiste, testamenti që la pas
Yevgeny Prigozhin ishte i sigurt se ai do të vdiste herët. Ai kishte përgatitur prej kohësh një plan veprimi për ta realizuar në momentin e zhdukjes së tij. Një lloj testamenti: biznesin e  tij do ia linte djalit Pavel, komandën e mercenarëve të Wagner, Dmitry Utkin. Ai madje kishte menduar për një “plan C” në rast se, siç ndodhi më vonë, vdiq edhe Utkin, njeriu që e kishte pagëzuar kompaninë me emrin e tij të betejës.

Në këtë rast, komanda e “muzikantëve” do t’i kalonte Këshillit të Komandantëve nën drejtimin, përflitet, të Anton Elizarov, me emrin e koduar “Lotos”, një ish-kolonel i forcave ajrore që kishte udhëhequr pushtimin e Soledar. Sipas burimeve të ndryshme, Lotos aktualisht ndodhet në Afrikë. Nga kjo, duket, heshtja e gjatë e Këshillit, i cili duhet të kishte lëshuar një deklaratë pas rrëzimit të avionit që i preu kokat drejtuesve të Brigadës.

“Një sistem i ndërtuar mirë pret liderin e tij të ri. Ose njoftimi i shpërbërjes”, komentojnë tani Wagneritët në një kanal gjysmë zyrtar Telegram.

“Plani i veprimit i Wagnerit në rast të vdekjes së liderit ishte i një natyre të përkohshme. Ai në asnjë mënyrë nuk nënkuptonte një regjim funksionimi plotësisht autonom. Pa Prigozhin është e pamundur të operosh një biznes që është në kundërshtim me vetë strukturat shtetërore që krijuan këtë biznes”.

Për më tepër, për dy muaj, Wagner nuk ka qenë veçse hija e asaj që ishte. Po, trashëgimia e saj mbetet: një model i shoqërisë paraushtarake, i lidhur indirekt me shtetin rus, i cili po vendos standardet, si dhe rekrutimi me kontratë dhe rekrutimi i të burgosurve. Por, në fakt kompania e “muzikantëve” vdiq së bashku me drejtuesit e saj, trupat e të cilëve u gjetën bashkë me kutitë e zeza në vendin e rrëzimit të avionit, konfirmoi dje Komiteti Hetimor. Midis tyre, jo vetëm Prigozhin dhe Utkin, por edhe kreu i logjistikës Valery Chekalov.

Vdekja e tyre e shpallur tani e lë fushën e hapur për Vladimir Putin. Nëse në Afrikë ai i besoi zëvendësshefit të inteligjencës ushtarake Gru Andrej Averjanov detyrën për të zëvendësuar Wagnerin me trupa të rregullta, nga brenda ai filloi të rimendonte strukturën e kësaj perandorie paralele dhe gjithashtu si të ripërcaktonte sektorin e kompanive private ushtarake. Lëvizja e parë erdhi dje: një dekret presidencial që detyron mijëra mercenarë të betohen siç bëjnë ushtarët e rregullt të ushtrisë. Ata do të duhet të betohen për “besnikëri” ndaj Rusisë, “të zbatojnë rreptësisht urdhrat e komandantëve dhe eprorëve të tyre” dhe “respektojnë të shenjtë Kushtetutën ruse”.

Një parashtrim i mëtejshëm që i shtohet kontratës së nënshtrimit ndaj Mbrojtjes që të gjithë drejtuesit e milicisë duhej të nënshkruanin deri më 1 korrik. Por kjo nuk mjafton. Në gazetat pro-qeveritare, shumë prej tyre kanë mbrojtur edhe një herë legalizimin e kompanive private ushtarake, Chastnje Voennye Kompaniji (ChVK), ose, si alternativë, shpërbërjen e tyre dhe transferimin përfundimtar nën kontrollin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm. Për momentin, në fakt, ChVK-të operojnë në një zonë gri ligjore: kodi penal i ndalon ato në mënyrë eksplicite, por lejon kompanitë shtetërore dhe private të punësojnë forca të armatosura të sigurisë.

Nuk është rastësi që dje zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov kujtoi se Wagner “nuk ekziston, ligjërisht”. I etur për të shpëtuar fytyrën pasi negocioi marrëveshjen që i garantoi Prigozhin dhe liderët e tjerë rebelë imunitet në këmbim të mërgimit në vendin e tij, diktatori bjellorus Aleksandr Lukashenko këmbënguli që “Ëagner jetoi, është gjallë dhe do të jetojë në Bjellorusi” pa specifikuar megjithatë se për cilin mision dhe për sa kohë. “Dikush shkoi me pushime, dikush vendosi të jetojë mënjanë, por brenda pak ditësh të gjithë do të jenë këtu, deri në 10 mijë njerëz”.

Lukashenko gjithashtu u shpejtua për të kënaqur Putinin, duke deklaruar se ai “nuk mund ta imagjinojë atë” si nxitësin e vdekjes së Prigozhin. E njëjta linjë si Kremlini. Spekulimet se Putini ka dhënë urdhër për të vrarë liderin e Wagner, tha Peskov, janë “një gënjeshtër absolute”.

The post Prigozhin ishte i sigurt se do të vdiste, testamenti që la pas appeared first on Albeu.com.

Kur e gjen veten tek testamenti i Rrapush Xhaferrit!
Nga Lutfi Dervishi

Të flasësh për forcim të lekut dhe dobësim të euros, mbase është njësoj si të thuash se sot është një ditë e hënë. Përpjekja ime modeste për të shpjeguar në fundjavë këtë shpartallim të monedhës europiane përballë ekonomisë shqiptare, fillimisht më bëri të paguar nga opozita, pastaj nga qeveria, bankat, Soros, Rrapush Xhaferri, Sudja, etj….

Komenti #1: “Padyshim që të ka paguar opozita!”.

Ah, po, akuza klasike e teorisë konspirative. Nuk e dija që një postim fundjave në Facebook do të më sillte nën radarin e patronazhistëve që kanë jo vetëm opinionet e veta, por edhe faktet e veta në fabrikën e vet.  Me sa duket, shpjegimi im së pari si qytetar mbi fuqinë e lekut, ka lidhje me forcat e errëta që nuk ja duan të mirën Shqipërisë. Opozita më ka paguar paradhënie pas shitjes së hekurishteve që la pas beteja e 8 Janarit.

Komenti #2: “Kjo nuk është gjë tjetër veçse propagandë e sofistikuar e qeverisë!”

Këtu akuza vjen nga krahu tjetër: Po bën propagandë qeveritare, për të shpërlarë trutë e miletit. Në fillim mendova se komentuesi po bënte shaka. Por jo, sipas komentatorit mendjemprehtë, mendimet e mia për fuqinë e lekut janë pjesë e një skeme të mirëmenduar për të shpëlarë trurin e masave.

Mazhoranca më ka paguar me një pikturë mbi protokollin e prishjes së Teatrit Kombëtar.

Komenti #3: “Po i shërben bankave!”

Sigurisht, është e pamundur të shkruash për lekun dhe euro pa qenë i lidhur me bankat. Ky komentues tejet i zgjuar ka nxjerrë përfundimin se ekspertiza ime financiare dhe njohuria për treguesit ekonomikë mund të rrjedhin vetëm nga një lidhje e rrënjosur thellë me industrinë bankare. Duket se historia ime ime si një përdorues i zakonshëm i Facebook-ut ka qenë një koperturë për të fshehur misionin tim të vërtetë- fuqizimin e bankave.

Bankat më kanë paguar me një lokal dasmash të sekuestruar nga OFL dhe të nxjerrë në ankand.

Komenti #4: “Po bën lojën e Sorosit!”

Kur ka një gjë të madhe që po ndodh dhe ajo nuk arrin të shpjegohet, kur njerëzit sot nuk kanë kohë që të lexojnë shpjegime të gjata apo analiza të thella, pse të mos marrim një litar dhe të lidhim gjithë pyllin? Eureka! Sorosss! Ai ka interes të dobësojë Euron se e ka bërë njëherë në fillim të viteve 90-të me monedhën britanike.

Sorosi më ka pagua me një palë tespie pleqërie që mi ka nisur.

Komenti #5 “Të kanë paguar arkitektët e firmave piramidale!”

Mes komenteve të tjera ishte edhe kjo marrëzi po aq e ngjashme sa të tjerat. Ashtu si në 4 komentet e para, edhe këtu një mendje e zgjuar ishte përpjekur të zgjonte të vdekurit për të vallëzuar mbi varrezën e ekonomisë.

Rrapushi ma ka lënë në testament oqeanin “Atlantik”, por po pres të thahet për të përfituar.albeu

Komenti #6: “I paguar nga restorantet. Tava e Elbasanit shpjegon gjithçka.”

Tava Elbasanit është një nga ushqimet tona me të cilët krenohemi. Shumica e atyre që refuzuan vaksinën e bënë për faktin se me anë të një microchip Bill Gates do të vidhte recetën e tavës së Elbasanit. Në kushtet kur sekretin e tavës së Elbasanit e kemi vetëm ne, turistët po vërshojnë në Shqipëri për të provuar këtë pjatë të veçantë. Ardhja e turistëve, rrit kërkesën për monedhën vendase dhe dobëson euron.

Përfundimi

Në tastierë nuk qëndrojnë më vetëm dijetarë, por edhe luftëtarë të gatshëm për t’u hedhur në sulm sa herë cënohet partia/qeveria/kauza/ apo edhe mendimi ndryshe i konsoliduar. Përballë tastierës “trimat” e komenteve me apo pa emër, me apo pa fytyrë edhe kur e kanë vizualisht një të tillë, thonë gjëra që kurrë nuk do të guxonin t’i thonin përballë. Luanët e tastierës në jetën virtuale si rregull janë kone në jetën reale. Le t’i lemë të lehin dhe të rrotullohen rreth bishtit të tyre pasi edhe atë nuk kanë guxim ta hanë dot.

The post Kur e gjen veten tek testamenti i Rrapush Xhaferrit! appeared first on Albeu.com.

I përlotur, Arjan Konomi zbulon testamentin e Hueydës: Çfarë po ndodh me Gabrielin (FOTO LAJM)
Artistja e njohur shqiptare, Hueyda El Saied ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë, dy javë më parë.

Miku i saj, Arjan Konomi, analisti i njohur, zbuloi mes lotëve në emisionin “Rudina” se ajo ka lënë pas një tjetër copëz nga vetja.

“Unë nuk kisha mundësi prej punës të qëndroja më tepër në Luksemburg, por do të shkoj së shpejti përsëri. Dua të them diçka që po e them këtu për herë të parë dhe e preka në fillim të emisionit. Hueyda ka shkruar shumë gjatë kësaj kohe. Thierry i ka ato dhe do shkoj t’i shohim bashkë, mbase do të arrijmë t’i publikojmë. Ka mbajtur shumë shënime, ka treguar, ka rrëfyer. Nuk ka treguar gjatë kohës që ishte sëmurë sepse nuk donte dhembshurinë e njerëzve, ama ka lënë një testament që më tepër do të jetë një mesazh për femrat, për gratë, për jetën, për kujdesin që duhet të kemi ndaj shëndetit dhe sidomos ndaj tumorit të gjirit. Folëm pak me Thierry, por nuk ishte momenti”, tregoi ai.

Më tej, i pyetur rreth djalit të Hueydës, Arjani tregoi se vogëlushi po jeton me Thierry, babain adoptues, madje ky i fundit e ka dërguar në Disneyland.

“Gabrieli është me Thierry. E ka dërguar në Disnleyland ku do të kalonin disa ditë për t’i dhënë një sens tjetër për të vazhduar jetën me normalitetin pavarësisht se mungesën nuk ka për ta përmbushur asgjë”, shtoi Konomi.

The post I përlotur, Arjan Konomi zbulon testamentin e Hueydës: Çfarë po ndodh me Gabrielin (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

“Shkrova testamentin”, Pink rrëfen betejën e frikshme me Covid-19
Ka kaluar më shumë se 1 vit nga koha kur Pink dhe djali i saj, Jameson, rezultuan pozitiv me Covid-19 dhe këngëtarja duket se nuk e ka harruar ende atë eksperiencë të frikshme. Në një intervistë për “Heart Radio” Pink ka treguar se asokohe mendonte se ajo dhe djali do të ndaheshin nga jeta, sepse simptomat e tyre ishin shumë të rënda.

“Duket çmenduri, por ne kishim Covid vitin e shkuar, në fillim të Marsit, dhe ishte shumë keq, aq sa unë shkrova sërish testamentin tim. Në atë moment mendoja se çdo gjë kishte marrë fund për ne”,  ka thënë këngëtarja.

Më pas ajo ka treguar se ka telefonuar mikeshën e saj të ngushtë për t’i kërkuar kujdes për bashkëshortin dhe vajzën në rast se do të ndahej nga jeta.

“I thashë, ‘Thjesht dua t’i thuash Willow se sa shumë e desha’. Ishte shumë, shumë e frikshme dhe e keqe. Si prind, mendon çfarë do të lë pas për fëmijën tim? Çfarë po ju mësoj atyre? A do ja dalin ata mbanë në këtë botë, në këtë botë të çmendur që ne po jetojmë tani? Dhe çfarë duhet t’ju them nëse kjo është hera e fundit që duhet t’ju them diçka?”, është shprehur Pink.

Më herët në një intervistë për  The Ellen DeGeneres Show këngëtarja ka treguar se kjo ka qenë ekspeirnca më e frikshme që ka kaluar në jetë.

“Erdhi një moment, aty nga 18, 19, 20 marsi që temperatura e tij po rritej dhe nuk i zbriste për orë të tëra. Unë çohesha në mes të natës dhe shihja që nuk merrja dot frymë. Ndjeja që më duhej një aparat për frymëmarrjen për herë të parë në 30 vite. Aty nisa të frikësohem”, tha ylli i muzikës.

The post “Shkrova testamentin”, Pink rrëfen betejën e frikshme me Covid-19 appeared first on Albeu.com.