territorialja Archives - Albeu.com

Reforma Territoriale/ Berisha: Rama e urren Veriun e vendit, po grabit pasuritë
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, tha sot nga takimi dhe tryeza e opozitës për Reformën Territoriale se qëllimi i mazhorancës dhe qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, është shpopullimi i vendit dhe grabitja e pasurive publike.

Ai akuzoi kreun e ekzekutivit se jo vetëm kur ishte kryebashkiak, por edhe tani si kryeministër qëllim ka vetëm grabitjen dhe plaçkitjen, si dhe urrejtjen për zonat e Veriut duke mos u dhënë investime dhe braktisur totalisht sepse nuk votojnë për të.

Ai përmendi një shembull-akuzë ku deklaroi se, “vetëm motra e Tërmet Peçit (deputet socialist) fiton në Tepelenë më shumë sesa investimet e bëra nga Fushë-Kruja në Vermosh”.

Berisha tha se Shqipëria është i vetmi vend në botë me një Kadastër.

“Vendi unik në Botë me një zyrë të vetme Kadastrale në të gjithë vendin. E merrni vesh ju sepse grabitja dhe plaçkitja e pasurive publike të popullit është përparësi absolute e këtij regjimi. Ndaj dhe u ndala në këtë hyrje jo për të bërë politikë por për të theksuar se si u braktisën qytetarët nga kjo reformë. Cila qe një nga sukseset më të mëdha që arriti qeveria e PD-së në zhvillimin e Shqipërisë rurale në të cilën janë investuar mbi 3 miliardë euro me Thesar? Ishte prania e qeverive vendore kudo. Parimi ishte: Ju projektet, Qeveria fondet! Kjo është një çështje shumë themelore, nuk është paraja kryesore, jo absolutisht, më kryesore për një qeveri janë projektet. Dhe një qeveri s’i përballon dot, në asnjë vend të botës, nuk ka qeveri në botë që përballon projektet, por ndryshe nuk zhvillohet”, u shpreh kreu i selisë blu.

Dhe për të përforcuar diskursin e tij të akuzave dhe precedentëve solli një shembull investimesh dhe braktisjeje të zonave rurale:

“Agim Xhafa shtroi 49 km rrugë në komunë për një mandat, kurse Rama në Tiranë 12 km rrugë, sepse Xhafa nuk i vidhte paratë, kurse Rama kishte qëllim grabitjen e parave. Shkoni në komuna, nuk ka më investime. Kanë përfunduar projektet vetëm që ishin të nisura dhe projektet e investimet në Shqipërinë rurale nuk ekzistojnë. Nuk ekzistonte për Erjon Veliajn Tirana Rurale, vetëm se të Shpella e Pëllumbave se ku është një vend turistik andej”, tha Berisha.

Ai shtoi se Rama është bërë më keq se serbi Pashiq me projektet dhe tezat e tij antikombëtare, duke u bërë “kryeministri më i mirë i Serbisë”.

Teksa tha se ka disporpocion investimesh, ku motra e ish-kryebashkiakut Peçi, aktualisht deputet i PS në Kuvend, fiton më shumë se të gjithë investimet e bëra për veriun.

“Iu dha goditje fatale procesit të zhvillimit të vendit, përveç kësaj, ky, që është kryeministri më i mirë i Serbisë pas Pashicit, e trajtoi Veriun më keq se çdo pushtues tjetër në histori. Po, dispoporcioni i investimeve nga Fushë-Kruja gjer në Vermosh të marra së bashku investime totale janë të barabrata me ato që ka fituar motra e Tërmet Peçit në Tepelenë”, vijoi kryedemokrati.

Ai theksoi se Rama, ka urrejtje për popullatën e veriut. Ndaj ofroi edhe zgjidhje nga PD-ja nëpërmjet reformës Territoriale, për të kapur standardin e BE-së me modelin e rajoneve.

“Imagjinoni ju se me çfarë urrejtje e trajtoi ky popullatën që nuk votonte për të. Nuk e fshehu, fushata ishte e hapur, po s’më votuat mua, investime nuk do keni u tha. Urrejtje, braktisje nga qeveria pas kësaj pseudoreforme që ka kryer këto vite ai. Ku qëndrojmë ne? Duhet t’i japim përgjigjen e shkëlqyer dy çështjeve themelore: Interesave dhe shërbimeve të qytetarëve shqiptarë. Së dyti përsshtatja me të gjitha kriteret e BE-së. pasi siç dihet Evropa e Bashkuar është edhe Evropa e Rajoneve, pikërisht është projekti që BE synon që t ëketë zhvillim në të gjitha rajonet e hapësirës evropiane”, u shpreh Berisha.

The post Reforma Territoriale/ Berisha: Rama e urren Veriun e vendit, po grabit pasuritë appeared first on Albeu.com.

Territorialja, PD dhe PS debate për zhvillimin e dëgjesave publike. Nesër pritet miratimi axhendës nga bashkëkryetarët
Debate të gjata kanë shoqëruar mbledhjen e radhës të Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, ku përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës u fokusuan te mënyra se si duhet të zhvillohen dëgjesat me aktorët e përfshirë në këtë proces.

Axhenda e takimeve e propozuar nga mazhoranca, që parashikon zhvillimin e dëgjesave në terren me të zgjedhur vendorë, këshilltarë bashkiakë dhe specialistë të administratës lokale, u kundërshtua nga anëtarët e opozitës. Sipas tyre, dëgjesat duhet të zhvillohen në ambientet e Kuvendit dhe jo nëpër qarqe.

Pas një ndërprerje të kërkuar nga opozita, bashkëkryetari Luçiano Boçi dhe anëtarë e opozitës, unanim argumentuan se dëgjesat e shpërndara në disa takime nuk janë zgjidhja më e mirë për diskutimin e një reforme kaq të rëndësishme. Sipas tij, do të ishte më e dobishme që diskutimet të zhvilloheshin në Kuvend, në një debat të zgjeruar ku të përfshiheshin të gjithë deputetët.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e mazhorancës këmbëngulën se procesi duhet të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe të dëgjojë drejtpërdrejt njerëzit që punojnë në nivel vendor.

Arbian Mazniku, theksoi se qëllimi i dëgjesave në terren është pikërisht rritja e numrit të personave që japin mendim për reformën. Ai argumentoi se komisioni duhet të dëgjojë jo vetëm kryetarët e bashkive, por edhe profesionistët që punojnë çdo ditë me ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Sipas tij, është e domosdoshme që komisioni të dëgjojë specialistë të fushave të ndryshme, si strehimi, pastrimi apo shërbimet sociale, pasi janë pikërisht ata që kanë një pasqyrë të qartë të problemeve që hasen në praktikë.

Unë kërkoj që të dëgjojmë më shumë njerëz, jo më pak. Ky është takimi i tretë sipas dokumentit që kemi prezantuar dhe nuk mund t’i trajtojmë të gjitha çështjet me të njëjtën vëmendje nëse nuk zgjerojmë rrethin e dëgjimeve. Është shumë e rëndësishme që ky komision të dëgjojë edhe njerëzit që punojnë çdo ditë me strehimin, pastrimin apo shërbimet sociale. Përveç kryetarëve të bashkive, duhet patjetër të dëgjojmë edhe opinionin e atyre që merren drejtpërdrejt me ofrimin e shërbimeve për qytetarët

Mazhoranca propozoi gjithashtu një formulë të ndërmjetme, ku përveç dëgjesave në terren, të organizohen edhe dëgjesa publike në nivel qarku me pjesëmarrjen e qytetarëve, këshilltarëve bashkiakë dhe përfaqësuesve të institucioneve lokale.

Mazhorancës u tregua e hapur që në respekt të kërkesës së opozitës mund të zhvillohen edhe dëgjesa në Kuvend, por paralelisht komisioni do të vijojë edhe me takimet në territor. Në përfundim të mbledhjes dhe diskutimeve, u ra dakord që dy bashkëkryetarët të mblidhen ditën e nesërme për të miratuar një axhende mujore të qartë për dëgjesat, në mënyrë që të gjithë aktorët e interesuar të kenë kohë të përgatiten dhe të marrin pjesë në procesin e konsultimit për Reformën Territoriale.

The post Territorialja, PD dhe PS debate për zhvillimin e dëgjesave publike. Nesër pritet miratimi axhendës nga bashkëkryetarët appeared first on Albeu.com.