territori i vendit Archives - Albeu.com

Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: Si paraqitet situata në vend
Foti ilustruese

Forcat e emergjencës kanë bërë të mundur që të fikin disa vatra të zjarreve që u aktivizuan ditën e djeshme në Shqipëri.

Disa banesa të cilat paraqiteshin në rrezik tashmë është shmangur pjesërisht rreziku nga pëfshirja e flakëve.

Edhe pse është bërë ndërhyrja nga Forcat e emergjencës ende vatrat janë të aktivizuara, në Lezhë, Mirditë, Klos dhe në zonën e Krastës në Krujë ndërkohë po punohet për shuarjen e tyre.

Njoftimi

Forcat e emergjencave civile kanë mundur të fikin një pjesë të madhe të vatrave të zjarrit që u aktivizuan gjatë ditës së djeshme në territorin e vendit.

Është izoluar rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme vatra në shpatin e malit, në kthesën e Balldrenit, në Lezhë, duke shmangur tërësisht rrezikun për banesat dhe bizneset në zonë.

Aktualisht po vijon puna për shuarjen e zjarrit në fshatin Lgjin në Orosh të bashkisë Mirditë, ku flakët po zhvillohen me intensitet të ulët.

Gjithashtu është shmangur rreziku për banesat në fshatin Qesarat në bashkinë e Finiqit, ku puna po vijon për shuarjen e plotë të vatrës së zjarrit.

Në fshatin Patin, njësia administrative Klos, ku dje ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pyll dushku është bërë e mundur të shuhet një pjesë e vatrës dhe nuk paraqet rrezik për banesat. Në terren kanë shkuar edhe 20 forca nga shërbimi zjarrfikës dhe shërbimi pyjor për të mundësuar izolimin e plotë gjatë ditës së sotme.

Pa rrezik për zonat e banuara është edhe situata në zonën e quajtur “Makaresh”, në zonën e Krastës në Krujë, si dhe në fshatin Bizë në Ishëm të Durrësit, ku po punohet pa ndërprerje për të shuar vatrat e zjarrit./albeu.com

The post Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: Si paraqitet situata në vend appeared first on Albeu.com.