Termeti shkaterrues ne Afganistan Archives - Albeu.com

Afganistani pranon ndihma pas tërmetit shkatërrues
Tenda, ushqim dhe ilaçe kanë arritur në lindje të Afganistanit, pas tërmetit vdekjeprurës të 22 qershorit.

Si pasojë e tërmetit kanë vdekur mbi 1,500 njerëz, kanë thënë talibanët për agjencitë afgane të lajmeve.

Sipas tyre, të paktën 1,600 persona janë plagosur kur tërmeti ka goditur tri rajone malore afër kufirit me Pakistanin.

Një tjetër tërmet më i vogël më 24 qershor, ka lënë të vdekur pesë persona, pak pasi talibanët kanë bërë të ditur se ka përfunduar operacioni i kërkim-shpëtimit.

Tërmeti i 22 qershorit, i cili është thënë se ka qenë 6.1 shkallë të Rihterit, përbën katastrofën më të keqe natyrore në Afganistan në dy dekadat e fundit.

Një aeroplan i ushtrisë pakistaneze ka dërguar ndihmën më 25 qershor në Provincën Khost, një prej tri rajoneve të goditura nga tërmeti.

Kjo katastrofë përbën sfidë për Qeverinë e udhëhequr nga talibanët, e cila nuk njihet nga asnjë shtet.

Mohammad Nassim Haqqani, zëdhënës i Ministrisë së talibanëve për Menaxhim të Katastrofave, ka thënë për mediat se rreth 10,000 shtëpi janë shkatërruar pjesërisht apo plotësisht si pasojë e tërmetit.

Haqqani ka thënë për Radion Evropa e Lirë më 23 qershor se ende është e vështirë që të sigurohen informacione të sakta për dëmin, për shkak të lidhjeve të dobëta telefonike në disa zona.

Organizatat për ndihma, sikurse Kryqi i Kuq dhe Programi Botëror për Ushqim, u kanë ndihmuar menjëherë familjeve më të cenueshme në provincat, Paktika dhe Khost.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, ka thënë përmes një postimi në Twitter se tetë kamionë me ushqim dhe furnizime tjera kanë arritur në Afganistan nga Pakistani.

Sipas tij, ndihma kanë dërguar edhe Irani dhe Katari.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se kriza mund të rrisë rrezikun për kolerë në këtë shtet./REL

The post Afganistani pranon ndihma pas tërmetit shkatërrues appeared first on Albeu.com.

Tërmeti shkatërrues në Afganistan, Talibanët bëjnë thirrje për ndihmë ndërkombëtare
Udhëheqësi suprem i qeverisë afgane të udhëhequr nga talibanët i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bëjë donacione për të ndihmuar vendin pas një tërmeti që goditi më 22 qershor, duke vrarë të paktën 1,000 njerëz. Haibatullah Akhundzada, lideri suprem i talibanëve në pushtet, në një deklaratë i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar, dhe të gjitha organizatave humanitare “të ndihmojnë popullin afgan në këtë tragjedi të madhe”.

Afganistani është në mes të një krize humanitare dhe ekonomike, dhe Abdul Qahar Balkhi, një zyrtar i lartë i talebanëve, tha se qeveria ishte “e paaftë financiarisht të ndihmojë njerëzit në masën që është e nevojshme”.

Agjencitë e ndihmës, vendet fqinje dhe fuqitë botërore po ndihmojnë, tha ai, por “ndihma duhet të rritet në një masë shumë të madhe, sepse ky është një tërmet shkatërrues që nuk është përjetuar në dekada”

Kreu i Kombeve të Bashkuara, António Guterres tha se agjencia ishte mobilizuar plotësisht për katastrofën. Ekipet shëndetësore, furnizimet mjekësore, ushqimi dhe strehimoret e urgjencës ishin rrugës për në zonën e tërmetit, thanë zyrtarët e OKB-së.

Provinca juglindore Paktika është goditur më së shumti dhe OKB-ja po përpiqet të sigurojë strehim emergjent dhe ndihmë ushqimore. Përpjekjet e shpëtimit po pengohen nga reshjet e dendura të shiut dhe mungesa e burimeve..

Tërmeti më vdekjeprurës që goditi vendin në dy dekada është një sfidë e madhe për talibanët, lëvizjen islamike e cila rifitoi pushtetin vitin e kaluar pas rënies së qeverisë së mbështetur nga perëndimi./REL

The post Tërmeti shkatërrues në Afganistan, Talibanët bëjnë thirrje për ndihmë ndërkombëtare appeared first on Albeu.com.