Tërmeti në Mianmar/ Archives - Albeu.com

Tërmeti në Mianmar/ “Luftë” me kohën për të shpëtuar të mbijetuarit, mbi 1644 të vdekur dhe 3,408 të plagosur
I dërrmuar nga lufta civile, e tani edhe nga tërmeti shkatërrimtar i magnitudës 7.7, Mianmari numëron të vdekurit. Mbi 1644 është deri tani bilanci paraprak i jetëve të humbura nga lëkundjet e fuqishme të tokës, por frika është se shifra reale mund të mbërrijë në mijëra.

Deri më tani raportohet për 3,408 të plagosur dhe 139 persona të humbur. Mianmari, i njohur më parë si Burma, ishte i përfshirë tashmë nga trazirat të cilat nuk kanë reshtur që kur ushtria mori pushtetin nga qeveria e zgjedhur e Aung San Suu Kyi më 1 shkurt 2021, duke ngjallur një indinjatë opozitë të gjerë popullore.

Pasi demonstratat paqësore u shtypën me dhunë, shumë kundërshtarë të juntës ushtarake rrëmbyen armët, e pjesë të mëdha të vendit tani të përfshira në konflikt. Para se të godiste tërmeti, Kombet e Bashkuara vlerësonin se qindra mijëra civilë ishin zhvendosur nga luftimet e brendshme, dhe rreth 18.6 milionë kishin nevojë për ndihmë humanitare. Liderët ushtarakë lëshuan tani një thirrje të rrallë për ndihmë ndërkombëtare, së cilës iu përgjigjën të parat Kina e India. Në qytetin e dytë më të madh, Mandalay, ku ndodhej dhe epiqendra e tërmetit, punonjësit e shpëtimit po përpiqen me cdo mënyrë të shpëtojnë njerëzit e mbetur nën gërmadha, por nuk e kanë të lehtë.

“Këtu janë 7 njerëz nën rrënoja, të cilët është tentuar gjatë gjithë natës që t`i nxjerrim, por kemi nevojë për makineri të mëdha. Ata thërrasin, ua dëgjojmë zërat, por nuk e dimë se ku janë. Vetëm falë makinerivë të mëdha mund të lëvizen grumbujt e inerteve në mënyrë që të nxjerrim gjallë njerëzit prej andej”, shprehet një punonjës shpëtimi.

Ekipet e ndërhyrjes së shpejtë i thanë BBC-së se janë duke gërrmuar me duar për të shpëtuar të mbijetuarit. Pajisjet e posaçme zanore kanë ndihmuar në mjaft raste për lokalizimin e tyre, por nxjerrja nga gërmadha nuk është një detyrë e lehtë. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, strukturat e paqëndrueshme dhe grumbujt e mëdhenj të interteve, i kanë ngadalësuar ndjeshëm operacionet. Pasojat e katastrofës po i përjeton edhe Tajlanda fqinjë. Në vendin e shembjes së qiellgërvishtëses në ndërtim, pamjet e rrëzimit të të cilës bënë xhiron e botës, janë pikasur të paktën 15 persona ende gjallë nën një shtresë rrënojash prej 5 deri në 10 metra.6 janë të vdekurit e konfirmuar atje, ndërsa 100 punonjës ndërtimi rezultojnë të zhdukur.

Sipas Qendrës Gjeokërkimore Gjermane Helmholtz dhe Observatorit Amerikan të Tërmeteve (USGS), tërmeti të premten ka qenë me magnitudë 7.7 ballë. Një tërmet i dytë dymbëdhjetë minuta më vonë u tha se kishte një magnitudë 6.4. Burimi i tërmetit ishte rreth dhjetë kilometra në thellësi. Lëkundjet u ndjenë edhe në pjesë të Kinës, Indisë e Bangladeshit. Në Kinë, provinca Yunnan, e cila kufizohet me Mianmarin, u prek veçanërisht, siç raportoi televizioni shtetëror kinez.

The post Tërmeti në Mianmar/ “Luftë” me kohën për të shpëtuar të mbijetuarit, mbi 1644 të vdekur dhe 3,408 të plagosur appeared first on Albeu.com.