terheqja nga Afganistani Archives - Albeu.com

Ish-komandantët amerikanë: SHBA nuk janë më të sigurta pas tërheqjes nga Afganistani
Shtetet e Bashkuara nuk janë më të sigurta pas tërheqjes së forcave amerikane nga Afganistani dhe vendimi i ish-Presidentit Donald Trump dhe Presidentit Joe Biden për të tërhequr të gjitha forcat amerikane solli rënien e qeverisë në Kabul, thonë dy komandantët e fundit amerikanë që drejtuan forcat ushtarake në Afganistan dhe Lindjen e Mesme.

Gjenerali në pension Frank McKenzie, kreu i Komandës Qendrore amerikane (CENTCOM) në periudhën 2019-2022, dhe Gjenerali në pension Joseph Votel, drejtuesi i CENTCOM-it në periudhën 2016-2019, folën ekskluzivisht të hënën për Zërin e Amerikës rreth luftës pothuajse 20-vjeçare të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s në Afganistan.

“Nuk mendoj se jemi më të sigurt si rezultat i tërheqjes tonë nga Afganistani”, i tha Zërit të Amerikës zoti McKenzie, i cili këshilloi presidentët amerikanë që të mbanin një minimum prej 2500 forcash amerikane në Afganistan.

“Ka shumë më tepër gjëra që nuk i dimë për organizatat terroriste që lamë në terren”, shtoi zoti Votel. “Nuk mendoj se jemi më të qëndrueshëm apo më të sigurt. Mendoj se Afganistani është më i paqëndrueshëm, dhe si rezultat, ky rajon është më i paqëndrueshëm”.

Zoti McKenzie ka thënë në mënyrë të përsëritur se mbledhja e të dhënave nga shërbimet amerikane të zbulimit në Afganistan ka rënë në një nivel shumë më të vogël krahasuar me përmasat që kishin përpara tërheqjes. Zoti Votel i tha Zërit të Amerikës se megjithëse goditja e fundit ajrore ndaj udhëheqësit të Al Kaidas, Ayman al-Zawahri tregon se Shtetet e Bashkuara kanë ruajtur disa kapacitete të zbulimit, fakti se kjo goditje e këtij muaji ishte e para e këtij lloji që kur Shtetet e Bashkuara u larguan vitin e kaluar, tregon se Shtetet e Bashkuara kanë ende shumë punë për të bërë.

Të dy gjeneralët thonë se vendimi për të hequr të gjitha trupat amerikane nga Afganistani përfundimisht çoi në rënien e Kabulit, një vendim që u shtri në kohë gjatë dy presidencave amerikane. Presidentët shërbejnë si komandantë të përgjithshëm të ushtrisë gjatë kohës që janë në detyrë, dhe oficerët e lartë ushtarakë ofrojnë opsione për udhëheqësit e tyre civilë dhe zbatojnë vendimet e tyre.

Presidenti Biden e ka mbrojtur vendimin e tij si “të projektuar për të shpëtuar jetë amerikane”, duke thënë në ditën e fundit të tërheqjes vitin e kaluar se ai “nuk do ta zgjaste këtë luftë pa fund” dhe se nuk do të zgjaste “një dalje pa fund” nga Afganistani.

Por zoti Votel i tha Zërit të Amerikës të hënën se kishte frikë se portretizimi politik i “luftës së përhershme”, “mbizotëroi mbi vendimmarrjen e zgjuar dhe strategjike” në Uashington.

“Unë thjesht nuk e pranoj idenë se duhej t’i tërhiqnim të gjithë”, i tha zoti Votel Zërit të Amerikës, duke e quajtur praninë ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s në Afganistan një “siguracion” të nevojshëm për të mundësuar që Shtetet e Bashkuara të mund të “mbështesnin afganët” dhe “të vazhdonim të kujdeseshim për interesat tona të sigurisë kombëtare që janë të pranishme në atë vend”.

“Ajo që ne donim ishte një zgjidhje elegante që nuk ishte e arritshme. Ne donim të shkonim në nivelin zero ushtarakisht, por të ruanim një prani të vogël diplomatike në Afganistan që do të mbrohej”, tha zoti McKenzie.

Në vend të kësaj, diplomatët amerikanë evakuan ambasadën me helikopterë, një pamje që shumë do ta krahasonin me evakuimin amerikan nga Saigoni, në Vietnam, në vitin 1975. Shtetet e Bashkuara u dukën të zëna në befasi ndërsa talebanët morën Kabulin, dhe afganët e dëshpëruar kapeshin në pjesën e jashtme të avionëve amerikanë të evakuimit përpara se Shtetet e Bashkuara të ishin në gjendje të siguronin plotësisht aeroportin e Kabulit.

Zoti McKenzie përcaktoi marrëveshjen e Dohas, të negociuar mes Shteteve të Bashkuara dhe talebanëve gjatë administratës së ish-Presidentit Trump, si “mekanizmin e humbjes” për fushatën ushtarake dhe një “përvojë zhvlerësimi” për qeverinë afgane.

Por, qeveria afgane është qartësisht bashkëfajtore me paaftësinë e saj për të ndalur korrupsionin dhe hezitimin e saj për ta sjellë këtë luftë në një përfundim politik, pasi Ish-Presidenti Trump dhe Presidenti Biden kishin vendosur për largimin, shtoi zoti Votel.

Presidenti Biden ka thënë se negociatat që administrata e ish-Presidentit Trump bëri me talebanët i lanë atij vetëm dy zgjedhje: largimin, ose përshkallëzimin e konfliktit duke “angazhuar dhjetëra mijëra forca të tjera në luftë”.

Por zoti McKenzie i tha Zërit të Amerikës se nuk besonte se ishte i nevojshëm një numër i madh i forcave amerikane dhe se nëse presidenti do të kishte zgjedhur të linte 2500 forca amerikane në Afganistan, ai besonte se Shtetet e Bashkuara mund të ishin bërë një objektiv më i vogël dhe më i vështirë për talebanët, ndërkohë që do të ishte ruajtur aftësia për të këshilluar dhe ndihmuar ushtrinë afgane.

“Me 2500, do të kishim mbajtur avionë në Bagram dhe në HKIA [Aeroporti Ndërkombëtar Hamid Karzai] dhe një bazë të kontraktuar për ta mbështetur këtë”, së bashku me kontraktorët amerikanë që do të mbikëqyrnin “ritmin e përditshëm [të] gjërave që e bëjnë funksional një operacion të madh ushtarak”, të tilla si sigurimi që municionet dhe furnizimet të shkojnë tek “njësitë që kanë nevojë, jo në pazar apo tek talebanët”.

Gjatë evakuimit të vitit të kaluar në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai, kur Shtetet e Bashkuara transportuan mbi 120 mijë persona drejt vendeve të sigurta, qëllimi përfundimtar i Shtetit Islamik ishte të përpiqej të vendoste një bombë në një aeroplan, thotë zoti McKenzie. Ai tha se Shtetet e Bashkuara me guxim parandaluan disa skema sulmi që po zhvilloheshin, përfshirë sulme me raketa dhe mjete shpërthyese të improvizuara për automjetet, por nuk arritën të pengonin sulmin vetëvrasës me bombë që vrau 13 anëtarë të forcave amerikane dhe të paktën 170 persona të tjerë.

The post Ish-komandantët amerikanë: SHBA nuk janë më të sigurta pas tërheqjes nga Afganistani appeared first on Albeu.com.

Afgano-amerikanët të trazuar shpirtërisht nga tërheqja e forcave amerikane: Më keq se Vietnami
Afgano-amerikanëtnë Shtetet e Bashkuara ndihen të tradhëtuar nga administrata amerikanë pas tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani brenda një kohe të shkurtër.

Ata shprehen se SHBA-të lanë njërëzit në baltë dhë kanë sjell shumë kaos e vdekje me tërheqjen e trupave amerikane në një kohë që nuk pritej.

Shtëpia e Bardhë thotë se po përgatiten plane emergjence për të tërhequr qytetarët me shtetësi të dyfishtë afgane dhe amerikane që mund të kenë mbetur në vend edhe pas datës 31 gusht.

Që kur talebanët pushtuan kryeqytetin afgan më 14 gusht, më shumë se 82 mijë njerëz janë evakuuar nga Afganistani në një nga operacionet më të mëdha të transportit ajror në historinë amerikane.

Megjithëse ritmi është rritur ditët e fundit, është ende një situatë kaotike ndërsa njerëzit kërkojnë të ikin.

“Data e 31 gushtit u vendos në mënyrë arbitrare pa planifikim, por talebanët e kanë bërë edhe më të vështirë arritjen e saj. Do të ketë dhjetëra mijëra afganë që nuk do të arrijnë të largohen”, thotë Mizgon Zahir Darby, aktiviste afgano-amerikane në Kaliforni.

Presidenti Biden caktoi afatin e 31 gushtit për të përfunduar evakuimin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, por presidenti gjithashtu ka kërkuar hartimin e planeve të emergjencës nëse do të duhet të evakuohen njerëzit përtej kësaj date.

“Nëse do të qëndrojnë, duhej të kishin arritur një lloj marrëveshjeje. Përndryshe ka për të patur një luftë të hidhur në rajon”, thotë afgano-amerikani Farhad Farzon, pronar restoranti.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha të mërkurën se administrata po punon për opsionet për njerëzit që ende dëshirojnë të largohen nga Afganistani pas 31 gushtit, kur ushtria amerikane pritet të tërhiqet nga Kabuli.

Zonja Psaki tha se administrata e Presidentit Bidenit mendon se shumë prej 1 mijë amerikanëve të mbetur brenda vendit janë me shtetësi të dyfishtë afgane dhe amerikane.

Pentagoni thotë se do të vazhdojë të evakuojë njerëzit nga Afganistani derisa Shtetet e Bashkuara të largohen të martën, por gjatë ditëve të fundit do të duhet të ketë prioritet nxjerrja e forcave amerikane dhe pajisjeve ushtarake nga vendi.

Çdo vendim i Presidentit Biden për të qëndruar më gjatë mund të rindezë luftimet mes talebanëve dhe forcave perëndimore që menaxhojnë transportin ajror.

“Ka njerëz që janë lënë pas. Jemi të dëshpëruar, si afganë, si amerikanë, si qenie njerëzore. Jam shumë i hidhëruar për këtë situatë. Bota nuk ka parë diçka të tillë më parë. Kjo është më keq se Vietnami”, thotë Mohammad Mehdavi, udhëheqës i komunitetit afgano-amerikan.

Pamjet satelitore të marra në kufirin Afganistan-Pakistan para dhe pas marrjes së kontrollit nga talebanët tregojnë aktivitetin e shtuar ndërsa njerëzit kërkojnë me dëshpërim të largohen nga vendi. Që nga 24 gushti, shihet se rrugët pranë kufirit janë të mbushura me njerëz që kërkojnë të shkojnë drejt Pakistanit apo Iranit./albeu.com

The post Afgano-amerikanët të trazuar shpirtërisht nga tërheqja e forcave amerikane: Më keq se Vietnami appeared first on Albeu.com.

Tërheqja e forcave amerikane nga Afganistani, SHBA dërgon aeroplanë luftarakë për mbrojtjen e tyre
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur burime shtesë ushtarake për të mbrojtur forcat amerikane dhe të koalicionit që po tërhiqen nga Afganistani.

Bomba dhe aeroplanë luftarakë do të vendosen për të mbrojtur trupat dhe kontraktorët civilë.

SHBA dhe NATO kanë pasur një prani në Afganistan për gati 20 vjet.

Presidenti i SHBA Joe Biden ka caktuar afatin e tërheqjes për 11 shtator, në 20 vjetorin e sulmit të kullave binjake që nxiti luftën.

Por tërheqja vjen në mes të përshkallëzimit të dhunës, me forcat afgane të sigurisë në gatishmëri të lartë për sulme hakmarrje.

Talibanët kanë paralajmëruar se ata nuk janë më të lidhur me një marrëveshje për të mos synuar trupat ndërkombëtare.

Sipas një marrëveshjeje të nënshkruar vitin e kaluar midis militantëve dhe presidentit të atëhershëm Donald Trump, forcat e huaja do të ishin larguar më1 maj ndërsa Talibanët ndaluan sulmet ndaj trupave ndërkombëtare./albeu.com

The post Tërheqja e forcave amerikane nga Afganistani, SHBA dërgon aeroplanë luftarakë për mbrojtjen e tyre appeared first on Albeu.com.