terheqja e trupave Archives - Albeu.com

Çfarë do të thotë tërheqja e rusëve nga Khersoni për luftën në Ukrainë?
Rusia njoftoi tërheqjen e trupave të saj nga Kherson, një qytet i rëndësishëm strategjik ukrainas dhe e vetmja qendër rajonale që kishte marrë në kontroll që nga fillimi i pushtimit. Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu urdhëroi të mërkurën trupat ruse të tërhiqen nga bregu perëndimor i lumit Dnieper për shkak të sulmeve ukrainase pranë qytetit jugor të Khersonit.

Tërheqja nënkupton se forcat ruse (rreth 40,000 burra) do të tërhiqen tërësisht nga zona në bregun perëndimor të lumit Dnipro.

Kjo është një goditje e rëndësishme pasi Rusia po përballet me kundërsulmin e ukrainasve.

“Në këto rrethana, opsioni më logjik është organizimi i mbrojtjes përgjatë lumit Dnipro,” tha gjenerali Surovikin në një takim të udhëheqësve të lartë ushtarak ditën e djeshme.

Njoftimi erdhi menjëherë pasi media ruse raportoi se zëvendësguvernatori i Khersonit, Kirill Stremusov, një nga mbështetësit kryesorë, vdiq në një aksident automobilistik.

Disa nga arsyet pse rusët u tërhoqën nga Khersoni

Sipas The Guardian, në pamje të parë, njoftimi paradoksal i Rusisë se do të braktisë qytetin Kherson dhe pikat në perëndim të lumit Dnipro përfaqëson një fitore të jashtëzakonshme për Ukrainën dhe një strategji të sofistikuar ushtarake.

Por me Rusinë ende nën kontrollin e një pjese të madhe të territorit të pushtuar, Ukraina mund të përballet me rezistencë të papritur ndërsa përpiqet të shtyjë trupat e Moskës në jug.

Nëse tërheqja e trupave rusë çon në rimarrjen e shpejtë të Khersonit, do të ketë më pak viktima dhe një luftë civile jo shumë të kushtueshme.

Lind pyetja nëse Ukraina tani do të përballet me rezistencë të papritur ndërsa përpiqet të largojë rusët në jug.

Betejat e ashpra duken të pamundura, megjithëse trupat ukrainase duhet të jenë të kujdesshëm ndaj minave tokësore të lëna nga pushtuesit ndërsa ata tërhiqen.

Do të jetë kritike për Ukrainën që të marrë në kontroll digën Nova Kakovka, pranë Khersonit. Zyrtarët rusë dhe ushtarakët vazhdojnë të përsërisin kërcënimin e pamundur se Ukraina synon të shkatërrojë digën 30 metra të lartë.

Rusia mund të ketë përfitime nga shkatërrimi i digës, megjithëse ka të ngjarë të jetë një krim lufte, duke ndikuar më tej në rezervat e energjisë të Ukrainës, megjithëse mund të prishë gjithashtu furnizimin me ujë në Krime.

Strategjia e Rusisë është e qartë, ajo po kërkon të konsolidojë përfitimet e saj territoriale, ndërsa kërkon të dërgojë më shumë se 300,000 rekrutë për të stabilizuar linjat e frontit dhe për ta kthyer digën Dnipro në favor të saj.

Kjo, megjithatë, ka të ngjarë të zhvendosë vëmendjen në zona të tjera të vijës së frontit, siç është fronti juglindor i Zaporizhia, i cili ka qenë i qëndrueshëm për muaj të tërë.

Për momentin, megjithatë, Rusia ruan kontrollin mbi një pjesë të madhe të territoreve të pushtuara. Por ajo që Ukraina ka treguar vazhdimisht gjatë gjithë vjeshtës është se ushtria e saj është në gjendje të përgjigjet në mënyrë fleksibël dhe kreative ndërsa lufta zgjatet.

Sukseset e mëdha të ushtrisë ukrainase

Gjatë javëve të fundit, Kievi ka njoftuar suksese të rëndësishme  në kundërsulmimin e saj për të rimarrë zonat në rajonin e Khersonit. Në të njëjtën kohë, pushtuesit rusë u përpoqën për të dërguar rreth 100,000 banorë në bregun përballë të Dnieper.

Roli i rëndësishëm strategjik i Khersonit

Moska nisi pushtimin e qytetit në shkurt dhe humbja e kontrollit të zonës do të shënonte një pengesë të madhe për presidentin rus Vladimir Putin.

Pse rajoni është i një rëndësie strategjike për rrjedhën e luftës në Ukrainë.

Ura për në Krime

Rajoni Kherson kufizohet me Krimenë dhe i siguron Moskës një urë tokësore në gadishullin e Detit të Zi, të cilin Putin e aneksoi në vitin 2014.Rimarrja e disa zonave të rajonit Kherson nga Ukraina do ta privonte Moskën nga ky korridor tokësor.

Gadishulli, aneksimi i të cilit Putin e sheh si një arritje kyçe të më shumë se dy dekadave të tij në pushtet, është shtëpia e një force masive ushtarake ruse dhe flotës së Detit të Zi, të cilën Moska e përdor për të projektuar fuqinë në Mesdhe dhe Lindjen e Mesme.

Furnizimi me ujë

Furnizimi me ujë i Krimesë do të jetë gjithashtu në rrezik nëse Ukraina rimerr rajonin Kherson. Pasi Moska aneksoi Krimenë, Kievi bllokoi furnizimin me ujë përmes një kanali nga lumi Dnieper.

Rusia ka nevojë për furnizimin me ujë për popullsinë vendase dhe ushtrinë. Rajoni i Khersonit përfshin grykën e lumit Dnieper dhe kryeqyteti Kherson, ndodhet në bregun perëndimor.

Është i vetmi vend ku Rusia ka një prani të trupave në bregun perëndimor të lumit dhe Rusia kishte forcuar ndjeshëm trupat e saj gjatë muajve të fundit. Forcat ukrainase kanë goditur urat në lumenj për të penguar aftësinë e Moskës për t’u rifurnizuar.

Nëse Rusia humbet bazën e saj të vetme në anën perëndimore të lumit, Ukraina do të jetë në një pozicion më të mirë për të sulmuar linjat e tjera të furnizimit ruse dhe për t’u fokusuar në zona të tjera të pushtuara, si rajoni i Zaporizhias, ku trupat ruse kanë marrë në kontroll termocentralin bërthamor.

“Bregu i djathtë (perëndimor) është i rëndësishëm për të dyja palët. Për Rusinë për të siguruar stabilitetin e mbrojtjes në drejtim të Zaporizhia dhe për Ukrainën që të presë tre “arteriet” e rëndësishme: korridorin tokësor për në Krime, furnizimin me ujë për në Krime dhe marrjen në kontroll të Zaporizhia.

Qyteti i Kherson është deri më sot i vetmi kryeqytet rajonal që është pushtuar nga forcat ruse që nga pushtimi i 24 shkurtit. Prandaj, humbja e saj do të ishte një goditje e madhe simbolike për Kremlinin dhe do të tregonte se Rusia ka dështuar.

Është e qartë se humbja e Khersonit do të ketë pasoja për imazhin e Rusisë dhe do të shihet negativisht brenda vendit.

Kontrolli i Detit të Zi

Rajoni i Khersonit, i cili para luftës kishte mbi 1 milionë banorë, ndodhet në Detin e Zi. Rimarrja në kontroll e tij do të ndihmonte Kievin të rimarrte kontrollin e një pjese të vijës bregdetare përgjatë një deti që është një rrugë kritike për eksportet e mallrave në tregjet e huaja.

/albeu.com

The post Çfarë do të thotë tërheqja e rusëve nga Khersoni për luftën në Ukrainë? appeared first on Albeu.com.

Deklaron se po tërheq trupat nga kufiri me Ukrainën, por çfarë po organizon tani Rusia
Ndërsa deklaron se po tërheq një pjesë të trupave të saj nga kufiri me Ukrainën, Rusia sapo ka njoftuar stërvitje të mëdha më 19 shkurt që do të përfshijnë lëshimin e raketave balistike dhe të lundrimit, raporton BBC.

Gjithashtu, sipas agjencisë së lajmeve Ria Novosti, do të përfshihen edhe forcat ruse të trefishtë bërthamore.

Ministria thotë se stërvitjet, të cilat do të mbikëqyren nga Presidenti Vladimir Putin, ishin “të planifikuara paraprakisht”.

Stërvitjet e përbashkëta të Rusisë me Bjellorusinë do të përfundojnë më 20 shkurt, ndërsa stërvitjet e zjarrit në Detin e Zi do të përfundojnë një ditë më parë./albeu.com

The post Deklaron se po tërheq trupat nga kufiri me Ukrainën, por çfarë po organizon tani Rusia appeared first on Albeu.com.

16 shkurti, ukrainasit shpalosin flamurin gjigand në Kiev në ditën e bashkimit kundër pushtimit rus (VIDEO)
Presidenti Volodymyr Zelenskyy deklaroi se e mërkura do të ishte një ditë për t’u bashkuar, duke u bërë thirrje qytetarëve të valvisnin flamurin kombëtar me ngjyrë blu dhe të verdhë si dhë të këndonin himnin kombëtar përballë kërcënimeve.

“Unë e kuptoj se ka shumë patriotë si unë që nuk trembën dhe që qëndruan në Kiev. Ata janë të gatshëm të mbrojnë Ukrainën”, thotë Alyona, banore e Kievit.

“Është shumë mbresëlënëse sepse ne tregojmë se jemi në unitet, jemi të bashkuar”, thotë Petro Donchenko, banor i Kievit.

“Kjo ngjarje i kushtohet unitetit të ukrainasve për të theksuar ndjenjat tona patriotike dhe respektimin e simboleve kombëtare si flamuri kombëtar dhe himni kombëtar pasi 16 shkurti është Dita e Unitetit”, thotë Olga Yeftashuk, nga Ministria e Rinisë dhe Sportit.

Rusia tha të mërkurën se po kthente disa trupa që ishin në kufi me Ukrainën në bazë, një gjest që me sa duket sipas ekspertëve kërkon të tregojë se Moska nuk e do pushtimin e Ukrainës. Megjithatë Shtetet e Bashkuara thanë se kërcënimi për një sulm mbetet i lartë.

Rusia ka grumbulluar rreth 150 mijë trupa në lindje, veri dhe jug të Ukrainës, duke shkaktuar shqetësime për Uashingtonin dhe NATO-n se po planifikon një sulm.

Nuk ka prova të mjaftueshme sipas Perëndimit se Rusia ka tërhequr shumë trupa, por këtë javë ka pasur disa sinjale nga Moska që ofronin shpresë se Evropa mund të shmangte luftën pas javëve të përshkallëzimit të tensioneve Lindje-Perëndim./VOA

Ukrainians unfold 200-meter-long national flag on Unity Day in Kyiv #Ukraine today pic.twitter.com/35jlTJQ9Hl

— Scootercaster (@ScooterCasterNY) February 16, 2022

The post 16 shkurti, ukrainasit shpalosin flamurin gjigand në Kiev në ditën e bashkimit kundër pushtimit rus (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

A po nis sulmi rus në Ukrainë? Shkëmbim zjarri në Luhansk, vritet një person
Mediat ruse bënë me dije se një militant rus u vra gjatë një shkëmbimi zjarri pasditen e kësaj të marte.

Sipas “Open TV” në Moskë, ngjarja ka ndodhur pak më parë në lagjen rusishtfolëse të Luhansk, e cila është një nga dy zonat në Donbassk që “de facto” është e ndarë nga Kievi dhe nuk kontrollohet nga forcat ukrainase.

Gjithashtu një përfaqësues i rajonit rusishtfolës theksoi në deklaratat e tij se militanti u qëllua për vdekje nga një snajper ukrainas.

Forcat e Armatosura të Ukrainës shënjestruan territorin e Luhansk (LPR) të martën (02/15), sipas zyrës së saj përfaqësuese në Qendrën e Përbashkët të Kontrollit dhe Koordinimit (JCCC), duke shtuar se një snajper i LPR u vra. Më herët gjatë ditës, përfaqësuesi i LPR në JCCC tha se Ukraina nuk kishte hapur zjarr që nga 28 janari.

“Në orën 15:00 , forcat e armatosura ukrainase hapën zjarr nga drejtimi i vendbanimit Orehovo me një zjarr snajper në drejtim të vendbanimit Golobovskoye, duke rezultuar në vdekjen e një hopliti të Milicisë Popullore LPR.” tha ai, përfaqësuesi para gazetarëve./albeu.com/

The post A po nis sulmi rus në Ukrainë? Shkëmbim zjarri në Luhansk, vritet një person appeared first on Albeu.com.

Ekspertët e sigurisë: Mos i besoni Rusisë për tërheqjen e trupave! Tjetër thonë tjetër bëjnë
Ekspertët e sigurisë në Perëndim thonë se kanë nevojë për më shumë informacion për të gjykuar nëse rusët vërtetë janë duke u larguar nga kufiri me Ukrainën.

Henry Boyd i Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike në Londër i tha agjencisë së lajmeve Reuters se duhet të tregohemi skeptik dhe të kujdesshëm ndaj veprimeve të Rusisë pasi edhe më herët ka patur një mospërputhje mes njoftimeve zyrtare të saj dhe veprimeve në terren.

Rob Lee, një analist ushtarak i specializuar për çështjet e Rusisë, thotë për Reuters se njoftimi ishte “potencialisht një lajm i mirë”, por ishte e rëndësishme të shihej se ku shkuan ato forca pas stërvitjeve të përbashkëta midis Rusisë dhe Bjellorusisë.

“Për sa kohë ata mbetën pranë kufirit Rusia do të ketë kapacitetin për të kryer një përshkallëzim”, tha ai.

Konrad Muzyka, i tha Reutersit se do të duheshin disa ditë për të verifikuar lëvizjet e fundit nëpërmjet imazheve satelitore.

“Duhet të theksohet gjithashtu se trenat me pajisje nga Rusia qendrore vazhdojnë të mbërrijnë pranë kufirit dhe se forcat ruse vazhdojnë të lëvizin drejt zonave pranë kufirit me Ukrainën. Ka një mospërputhje mes asaj që thuhet dhe veprimeve të Rusisë gjatë ditëve të fundit”, tha ai.

Rusia njoftoi mëngjesin e sotëm se do ka tërhequr një pjesë të forcave të ushtrisë nga kufiri me Ukrainën, megjithatë perëndimi është skeptik ndaj këtij zhvillimi.

Fillimisht reagoi ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss tha se do ta bësonin se Rusia nuk ka qëllime pushtimi ndaj Ukrainës pasi të gjitha trupat të ishin tërhequr prej kufirit.

“Rusët kanë pohuar se nuk kanë plane për një pushtim të Ukrainës, por ne do të duhet të shohim një largim të plotë të trupave për të treguar se kjo është e vërtetë”, tha ajo për radion LBC këtë mëngjes.

Kur u pyet në lidhje me raportet e mediave se disa trupa ruse po ktheheshin në baza nga zona kufitare, Truss tha se duhej të shihte më shumë detaje për të kuptuar dimensionin e vërtetë të këtij veprimi.

Një reagim të ngjashëm patën e ukrainasit, të cilët nuk e besojnë një gjë të tillë. Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës tha se do ta besonin diçka të tillë pasi të shikonin provat.

“Ne kemi një rregull: mos besoni atë që dëgjoni, besoni atë që shihni,” u tha ai gazetarëve pas raporteve që disa trupa ruse po tërhiqeshin. “Kur të shohim një tërheqje, ne do të besojmë te ulja e tensioneve.”

Ndërkohë që të gjithë janë skeptikë ndaj veprimit të rusëve, kryeministri britanik Boris Johson shkoi edhe më tej duke kërcënuar me sanksione të forta Rusinë nëse çon ndërmend të pushtojë Ukrainën.

Deklarata e Johson bëhet vetëm pak orë pas Rusia njoftoi tërheqjen e trupave dhe duket të jetë mesazhi më i fortë i Perëndimit deri më tani, ndërkohë që SHBA-të nuk kanë reaguar ende.

Ndërkohë që ndodh kjo, Duma ruse i dërgoi Putinit një kërkesë për të njohur si Republika të pavarura dy rajonet separatiste të Donbasit dhe Luhanskut.

Nëse Putin miraton diçka të tillë, duke aneksuar edhe një pjesë tjetër të territorit të Ukrainës krahas Krimesë, atehere kjo do të përkthehej në një përshkallëzim tjetër të situatës në rajon. /abcnews.al

The post Ekspertët e sigurisë: Mos i besoni Rusisë për tërheqjen e trupave! Tjetër thonë tjetër bëjnë appeared first on Albeu.com.

Kurth apo tërheqje? Thriller gjatë orëve të fundit në kufirin Ukrainë-Rusi
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi mëngjesin e sotëm se kanë vendosur që të tërheqin një pjesë të trupave nga pozicionet e tyre fillestare, që përkonte me kufirin me Ukrainën, pasi ato përmbushën detyrat stërvitore.

Në pamje të parë ky ishte një mesazh i mirëpritur nga të gjitha kancelaritë perëndimore, megjithatë fillimisht britanikët dhe më pas vetë ukrainasit janë shprehur skeptikë për diçka të tillë.

Ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss tha se do ta besonin se Rusia nuk ka qëllime pushtimi ndaj Ukrainës pasi të gjitha trupat të ishin tërhequr prej kufirit.

“Rusët kanë pohuar se nuk kanë plane për një pushtim të Ukrainës, por ne do të duhet të shohim një largim të plotë të trupave për të treguar se kjo është e vërtetë”, tha ajo për radion LBC këtë mëngjes.

Kur u pyet në lidhje me raportet e mediave se disa trupa ruse po ktheheshin në baza nga zona kufitare, Truss tha se duhej të shihte më shumë detaje për të kuptuar dimensionin e vërtetë të këtij veprimi.

Një reagim të ngjashëm patën e ukrainasit, të cilët nuk e besojnë një gjë të tillë. Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës tha se do ta besonin diçka të tillë pasi të shikonin provat.

“Ne kemi një rregull: mos besoni atë që dëgjoni, besoni atë që shihni,” u tha ai gazetarëve pas raporteve që disa trupa ruse po tërhiqeshin. “Kur të shohim një tërheqje, ne do të besojmë te ulja e tensioneve.”

Ai shton se rruga diplomatike që Ukraina po ndjek me aleatët e saj po punon për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Ndërkohë që kancelari gjerman Olaf Scholz ndodhet tani në Moskë, nuk ka ende asnjë reagim nga SHBA-të apo Franca mbi deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë për një tërheqje të trupave.

Më herët, agjencitë e inteligjencës Perëndimore kishin njoftuar se një pushtim i mundshëm rus do të ndodhte gjatë ditës së sotme ose deri nesër, nisur edhe nga pozicionimi i trupave në kufi si edhe lëvizjet e tyre.

Ndërkohë, mediat pro ruse janë duke publikuar pamje nga terreni, të cilat sipas tyre konfirmojnë se trupat ruse po tërhiqen. /abcnews.al

The post Kurth apo tërheqje? Thriller gjatë orëve të fundit në kufirin Ukrainë-Rusi appeared first on Albeu.com.