terheqja e trupave amerikane Archives - Albeu.com

Veterani amerikan: Misioni në Afganistan mori fund pa u realizuar (VIDEO)
Në vitin 2002, korrespondenti i Zërit të Amerikës Kane Farabaugh, në atë kohë gazetar për ushtrinë amerikane, vizitoi Afganistanin në fazat e hershme të luftës 20-vjeçare amerikane në këtë vend. Pak javë më parë, kur vazhdonte tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani, ai kontaktoi një ushtarakë që e kishte njohur 20 vjet më parë për të diskutuar domethënien e konfliktit më të gjatë ushtarak të Amerikës.

Ushtria amerikane kishte ndërhyrë pak muaj më parë në Afganistan kur gazetari Farabaugh mbërriti në aerodromin e Bagramit në 2002, si gazetar për rrjetin e transmetimeve të forcave të armatosura.

“Jam Major Brian Cole me Forcat Rezervë të ushtrisë amerikane, bataljoni i 489-të,” prezantohet ushtaraku me të cilin gazetari u takua kur ai po shpërndante materiale mësimore për një shkollë që ishte rihapur pas rrëzimit të talebanëve në një fshat që, siç e informuan, sapo ishte pastruar nga minat.

“E shikoj misionin tonë si pjesë e politikës së jashtme amerikane, pasi njerëzit po kthehen nga Pakistani e Irani. Nëse vërtetë duam që ata të kthehen, duhet t’i ndihmojmë të sistemohen,” thotë Majori Cole.

Po atë ditë, ai shpërndau ndihma me ushqime në një tjetër fshat të largët, në kuadër të strategjisë së ushtrisë “për t’u fituar zemrat” afganëve.

“Duke sjellë furnizime me ushqime e pajisje mësimore po shërbejmë si masë stabilizuese deri kur të mbërrijnë organizatat joqeveritare të cilat do të vazhdojnë punën që filluam ne,” thotë majori.

Gazetari Kane Farabough u takua me Majorin Cole më shumë se 19 vjet më parë. Nuk ishte e lehtë ta gjente ku ndodhej pas afro dy dekadash. Pas disa përpjekjesh, ai mësoi se ushtaraku ndodhej në një komunitet pranë qytetit Leksington në Kentaki.

“Jam një ndër rojet e këtij parku shtetëror. Më është bërë fiksim që nuk i duroj dot mbeturinat, pasi në Afganistan shpesh ato që dukeshin si mbeturina kishin të fshehura brenda pajisje eksplozive,” tregon ai.

Ai kujton se megjithë rreziqet, misioni i tyre ishte i qartë.

“Ishim atje për dy qëllime: të siguronim mbështetje për praninë tonë ushtarake duke ndihmuar në projekte për hapjen e puseve të ujit, etj, por edhe për misionin më të madh: që të ndihmonim për të shtuar mbështetjen për qeverinë e re afgane,” tregon ish-majori.

Ai beson se ky pikësynim strategjik filloi të zbehej e të dilte nga fokusi, kur Shtetet e Bashkuara ndërhynë në Irak në 2003.

“Mund të realizosh vetëm një mision madhor. Por ne tentuam të kryejmë dy misione të tilla dhe në këtë mënyrë u shpërqëndruam”.

Lufta në Afganistan pati kosto personale për zotin Cole. Vajza e tij ishte një-muajshe kur bataljoni i tij u dërgua në luftë. Familja nuk e kaloi lehtë mungesën e tij.

“Bashkëshortja kurrë nuk e shihte si të pranueshëm largimin tim. Nuk arritëm ta kapërcejmë këtë problem dhe u divorcuam”.

Ai thotë se bëri sakrifica për të ndërtuar një Afganistan më të mirë, por misioni nuk u realizua kurrë.

“Ndoshta duhet të themi se misioni mori fund,” thotë ai.

Ish-majori thotë se suksesi i ndërhyrjes amerikane në Afganistan ndoshta duhet matur me ato që nuk ndodhën:

“Arritëm t’u presim rrugën sulmeve terroriste të ngjashme me ato të 11 shtatorit 2001. Penguam një përhapje të mëtejshme të kampeve stërvitore të ekstremistëve”.

Për këtë arsye, ai beson se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ishin tërhequr nga Afganistani, duke përmendur forcat amerikane në Japoni apo Gjermani që ndodhen atje që pas Luftës së Dytë Botërore.

Brian Cole është tani veteran në pension. Ai thotë se i kanë mbetur peng disa gjëra, ndër to fakti që nuk ka ruajtur kontaktet me përkthyesin e tij afgan.

“Shpresoj ta gjej ku ndodhet dhe ndoshta mund ta ndihmoj duke u bërë sponsorizues nëse arrin të vijë në Shtetet e Bashkuara”.

“E doja fort. Ai na ruante jetën,” shprehet i emocionuar ish-majori.

Zoti Cole tregon se falë tij ai dhe amerikanët e tjerë në njësinë e tij kishin shpëtuar gjallë.

“Nëse vjen këtu, do t’i ofroj një vend për të jetuar,” thotë zoti Cole.

“Do t’i pëlqente shumë. E patëm diskutuar mundësinë që ai të vinte në Shtetet e Bashkuara,” kujton zoti Cole.

Ish-majori Brian Cole nuk kishte ndonjë informacion për statusin e ish-përkthyesit të tij në Afganistan, ndërkohë që kishte filluar tërheqja dhe në vend kishte pllakosur kaosi e konfuzioni që nxiti dhjetëra mijëra afganë të vërsulen të dëshpëruar drejt aeroportit të Kabulit për të ikur./ VOA

The post Veterani amerikan: Misioni në Afganistan mori fund pa u realizuar (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Historike! Fotografia e ushtarit të fundit amerikan që larhohet nga Afganistani (FOTO LAJM)
Mbrëmjen e djeshme është larguar avioni i fundit ushtarak nga Afganistani.

Një fotografi e ushtarit të fundit amerikan të larguar është bërë virale në rrjet.

Chris Donahue, me gradë gjeneral dhe major, komandant i Divizionit të 82-të Ajror, është fotografuar duke hipur në fluturimin e fundit për t’u kthyer në shtëpi pas përfundimit të shërbimit.

Fotografia e gjeneralmajorit Chris Donahue ka hyrë në histori! Poza e shkrepur me dylbinj nate shënon fundin e luftës 20-vjeçare në Afganistan, njëkohësisht më e gjata amerikane.

Chris Donahue, me gradë gjeneral dhe major, komandant i Divizionit të 82-të Ajror, është fotografuar duke hipur në fluturimin e fundit për t’u kthyernë Shtetet e Bashkuara pas përfundimit të misionit të tij.

Kujtojmë se nga sot nis një epokë e re në Afganistan, ajo e talebanëve./albeu.com

The post Historike! Fotografia e ushtarit të fundit amerikan që larhohet nga Afganistani (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Bush: Tërheqja e trupave nga Afganistani, e gabuar
Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George W. Bush, i cili mori vendimin për të dërguar trupat amerikane në Afganistan në vitin 2001 për të luftuar al-Kaidën pas sulmeve të 11 shtatorit, thotë se mendon se është e gabuar që trupat amerikane të tërhiqen tani ndërsa kryengritësit talebanë marrin kontrollin e një pjese gjithnjë e më të madhe territori në vend.

Zoti Bush, që nga largimi nga detyra në 2009, ka komentuar rrallë për veprimet e tre presidentëve të mëpasshëm – Barack Obama, Donald Trump dhe Joe Biden.

Por pas vendimit të zotit Biden për të tërhequr me shpejtësi forcat amerikane nga Afganistani, duke thënë se të gjitha trupat do të jenë kthyer deri në fund të gushtit, zoti Bush thotë se është i shqetësuar për trajtimin e grave dhe fëmijëve dhe të tjerëve që kanë mbështetur forcat e SHBA-së dhe NATO-s, nga Talebanët nëse ata marrin pushtetin përsëri pasi forcat Amerikane i dëbuan dy dekada më parë.

Në një intervistë të bërë publike të mërkurën, ish-presidenti Bush, i tha radio-televizionit gjerman Deutsche Welle, se druhet se ” gratë dhe vajzat afgane do të pësojnë pasoja të papërshkrueshme.”

I pyetur nëse është gabim që zoti Biden të tërheqë trupat nga Afganistani, Bush tha, “Unë mendoj se po, sepse mendoj se pasojat do të jenë tepër të rënda dhe kjo më trishton.”

Talebanët pretendojnë se tashmë kontrollojnë 85% të vendit, një shifër të cilën SHBA e konteston megjithëse zyrtarët e Pentagonit kanë shprehur shqetësimin për marrjen e shpejtë të territorit nga grupi militant dhe përparimin e tij drejt kryeqytetit, Kabul. Më shumë afganë aktualisht thuhet se jetojnë në territorin e kontrolluar nga talebanët sesa ai i mbikëqyrur nga qeveria afgane.

Lufta në Afganistan është më e gjata e Amerikës.

Zoti Bush tha se gratë afgane, të cilat janë terrorizuar nga talebanët, janë “të frikësuara” nga perspektiva se mund të jetojnë përsëri nën sundimin e e tyre. Zoti Bush tha se ai është gjithashtu i shqetësuar për fatin e mijëra afganëve që shërbejnë përkthyes për trupat amerikane dhe të NATO-s gjatë 20 viteve të fundit.

“Shqetësohem për të gjithë përkthyesit dhe njerëzit që ndihmuan jo vetëm trupat amerikane, por trupat e NATO-s se duket sikur ata do të lihen pas për t’u vrarë nga këta njerëz shumë brutalë, dhe jam shumë i trishtuar “, tha ai Bush.

Presidenti Biden është zotuar t’u japë përkthyesve dhe familjeve të tyre viza për të ardhur në Shtetet e Bashkuara dhe thotë se përpunimi i vizave të tyre është “përshpejtuar në mënyrë dramatike”, por nuk është i plotë.

Një zyrtar i lartë i administratës, i cili nuk ishte i autorizuar të komentonte publikisht rreth kësaj çështjeje tha se administrata e Presidentit Biden pritet të fillojë evakuimin e afganëve që kanë shërbyer si përkthyes për forcat amerikane gjatë luftës gati 20 vjeçare.

Zyrtari tha se në kuadër të ashtuquajturit “Operacioni për Strehimin e Aleatëve” nga Afganistani do të nisen gjatë javës së fundit të korrikut fillimisht aplikantët për viza të posaçme emigrimi, të cilët ndodhen aktualisht në proces aplikimi për të siguruar qëndrim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara.

Edhe pse disa republikanë të opozitës kanë kritikuar tërheqjen e trupave nga zoti Biden, sondazhet tregojnë se publiku amerikan e mbështet një gjë të tillë.

Presidenti amerikan e mbrojti me vendosmëri kthimin e trupave javën e kaluar, duke thënë se SHBA nuk shkuan në Afganistan për “shtet-ndërtim”.

“Është vetëm e drejta dhe përgjegjësia e popullit afgan që të vendosë për të ardhmen e vet dhe si do ta drejtojë vendin,” tha ai.

Ish-presidenti Trump, kishte thënë se do të kishte tërhequr të gjitha trupat deri më 1 maj, por zoti Biden arriti në përfundimin se një tërheqje deri në atë date do të ishte shumë e nxituar.

The post Bush: Tërheqja e trupave nga Afganistani, e gabuar appeared first on Albeu.com.