terheqja e Rusise pas vitit 2024 Archives - Albeu.com

Rusia do të tërhiqet nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor pas vitit 2024
Rusia tha se do të largohet nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) pas vitit 2024 për t’u fokusuar në ndërtimin e projektit të saj hapësinor, në kohën e tensioneve të rritura midis Kremlinit dhe Perëndimit pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Gjatë takimit me Presidentin rus, Vladimir Putin më 26 korrik, Yuri Borisov, të cilin Putini e emëroi në fillim të këtij muaji në krye të agjencisë ruse të hapësirës Roskosmos, tha se Moska do të përmbushë të gjitha detyrimet e saj në ISS përpara se të largohet.

Por, NASA tha se Moska nuk e ka treguar qëllimin e saj për tu tërhequr nga ISS.

Robyn Gatens, drejtor i stacionit hapësinor për NASA-n, tha në një konferencë në Uashington se NASA e kishte parë njoftimin e Borisovit, por “nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar”.

SHBA-ja tha se dalja “e papritur”” e Rusisë nga Stacioni Hapësinor është “fatkeqe”.

“Është një zhvillim fatkeq duke pasur parasysh punën shkencore të kryer në ISS, bashkëpunimin e vlefshëm profesional që agjencitë tona hapësinore kanë pasur gjatë viteve, dhe veçanërisht marrëveshjen tonë të rinovuar për bashkëpunim”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.

Ky njoftim erdhi një javë pasi Shtetet e Bashkuara bënë të ditur se do të rifillojnë fluturimet drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor me Rusinë.

“Për të siguruar funksionimin e vazhdueshëm dhe të sigurt të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, për të mbrojtur jetën e astronautëve dhe për të siguruar praninë e vazhdueshme të SHBA-së në hapësirë, NASA do të rifillojë misionet me ekuipazhet e integruara në anijen kozmike të ekuipazhit amerikan dhe “Soyuz-it” rus”, tha NASA në një deklaratë më 15 korrik.

NASA bëri të ditur se astronauti Frank Rubio do të fluturojë me dy kozmonautë rusë në një anije hapësinore “Soyuz”, e programuar për t’u lëshuar nga Kazakistani më 21 shtator.

Ekspertët thanë se do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për që ISS-ja të funksionojë pa rusët.

Më herët NASA e ka quajtur vendimtare pjesëmarrjen ruse për funksionimin e stacionit hapësinor, duke shtuar se ISS-ja ishte krijuar për të operuar së bashku me pjesëmarrjen e agjencive hapësinore të Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Evropës, Japonisë dhe Kanadasë.

“Stacioni është projektuar për të qenë i ndërvarur dhe mbështetet në kontributet e çdo agjencie hapësinore për të funksionuar. Asnjë agjenci nuk ka aftësinë të funksionojë e pavarur nga të tjerat,” thuhej në deklaratë./REL

The post Rusia do të tërhiqet nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor pas vitit 2024 appeared first on Albeu.com.