teori konspirative Archives - Albeu.com

Pse njerëzit u besojnë teorive konspirative?
Prej frikës se vaksinat përmbajnë pajisje të vogla elektronike (mikroqarqe elektrike), deri tek manipulimi i zgjedhjeve, teoritë e konspirative po shfaqen kudo.

Megjithatë sondazhet ndër dekada kanë treguar se besimi në teoritë e konspiracionit nuk është diçka e re, por një fenomen mjaft i zakonshëm.

Psikologët thonë se teoritë e konspiracionit mbijetojnë sepse njerëzit kanë një nevojë bazike për të shpjeguar botën përreth tyre.

Kur diçka sfidon aftësinë e tyre për të kuptuar, ata ndonjëherë plotësojnë boshllëqet me atë çka supozojnë se do të ishte përgjigja më e mirë mbi rastin. Ose në kohë pasigurie, ata dëgjojnë dhe janë në kërkim të atyre zërave që pretendojnë se dinë diçka rreth asaj që po ndodh, e kjo duket sikur u ofron njëfarë qetësie.

Kjo gjë vlen dhe në rastin e vaksinave dhe teorive të konspiracionit të përhapura rreth tyre. Ata fituan shumë tërheqje në një kohë veçanërisht të pasigurt dhe të frikshme, gjatë bllokimeve për shkak të pandemisë së COVID-19.

Këto teori mund t’i bëjnë ata që i besojnë ato, të ndihen sikur kanë informacion të brendshëm rreth asaj që po ndodh realisht, edhe nëse kjo gjë nuk mbështetet në fakte.

Interneti e ka bërë shumë më të lehtë gjetjen dhe përhapjen e këtyre gënjeshtrave. Shumë faqe online dhe njerëz të njohur kanë përqafuar teoritë e konspiracionit me synimin për të tërhequr audiencë.

Dhe në kushtet kur në internet ka shumë informacion është e vështirë të dish se çfarë dhe kujt t’i besosh.

The post Pse njerëzit u besojnë teorive konspirative? appeared first on Albeu.com.

Bill Gates zbuloi se për cilën teori konspirative njerëzit e ndaluan atë në rrugë dhe e akuzuan ashpër
Bill Gates ka qenë në qendër të teorive të shumta konspirative të çuditshme vitet e fundit.

Nëse nuk jeni në dijeni, individët besojnë se ai “organizoi pandeminë e COVID-19” për përfitime financiare, pastaj se “iu ka vendosur çipa njerëzve përmes vaksinave”, por edhe se ai bleu gjithë tokën bujqësore pasi dëshiron “të vdisnin shumë amerikanë nga uria”.

Themeluesi i Microsoftit tani po zbulon një teori konspirative që ia kishte pohuar një qytetarë në rrugë, raporton LadBible.

Ai ishte i ftuar në podcast, “The Rest Is Politics” dhe përmendi disa situata të pakëndshme.

“Duhet të qeshësh me gjithë këtë. Dikush më ndali në rrugë, e cila gjë ndodhi më shumë se një herë, dhe më tha se ‘e kam çipuar dhe se po e ndiqja’. Zonjë, pse dua të di se ku po lëvizni? A besoni vërtet se kështu e kaloj kohën time?”, pyeti Gates.

Miliarderi përmendi edhe pretendime të tjera që qarkullojnë në rrjete sociale.

“Kur thonë se unë përfitoj nga vaksinat apo se vaksinat janë të këqija për fëmijët”, shtoi ai dhe zbuloi se ka njerëz që ndjekin teoritë e konspiracionit dhe vlerësojnë nëse janë “jashtë kontrollit”.

“Nëse ato bëhen shumë të përhapura, atëherë ju dëshironi të përgjigjeni”, tha ai.

Teoria e çuditshme se Gates “iu vendos njerëzve në trup çipa” u aktualizua gjatë pandemisë së coronavirusit.

The post Bill Gates zbuloi se për cilën teori konspirative njerëzit e ndaluan atë në rrugë dhe e akuzuan ashpër appeared first on Albeu.com.

Zyrtari turk që pretendon se e di shkakun e tërmetit: Satelitët ushtarakë hedhin shufra metani nga hapësira
Dy tërmete shkatërruese goditën Turqinë dhe Sirinë të hënën e 6 shkurtit.

Të shumta kanë qenë teoritë konspirative në lidhje me shkakun e tërmeteve.

Së fundmi një zyrtar qeveritar ka paraqitur një teori rreth asaj që shkaktoi tërmetet shkatërruese në Turqi, një teori që ndoshta pritej nga një mbrojtës i faqeve konspirative në internet.

Serdar Hossein Yildirim, i cili është president i Agjencisë Turke të Hapësirës, ​​jo vetëm që fajësoi të huajt për tërmetet, por edhe pretendon se “e di”  si ndodhi.

Yildirim shpjegoi se tërmetet shkaktohen nga satelitët në hapësirë ​​që hedhin shufra titani në tokë.

“Ka satelitë lufte që mund të dërgojnë shufra titani 10 metra nga Hapësira  në çdo objektiv! Këto shufra depërtojnë në një thellësi prej 5 kilometrash në tokë, duke krijuar një tërmet me magnitudë 7-8 të shkallës Rihter. Nuk është e mundur të gjurmohen”, tha ai.

Birkaç gündür sosyal medyada dolaşan video hakkında çok soru geliyor. Bu kısa video benim çok önce bir strateji enstitüsünde verdiğim konferanstan alıntı. Dünya yörüngesinde konuşlanıp kullanıldığında küçük bir şehri haritadan silebilecek silah sistemini anlatmıştım+

— Serdar Huseyin Y (@serdarhuseyiny) February 15, 2023

Edhe pas mijëra komenteve në Tëitter që nuk e merrnin seriozisht “teorinë”, Yildirim sqaroi se ajo që ai thotë nuk është aq e pamundur.

Ai pretendon se bëhet fjalë për një sistem armësh që mund të fshijë një qytet të vogël nga harta.

“Ky sistem nuk ka asnjë funksion si aktivizimi i linjave të thyerjes apo gjenerimi i tërmeteve tektonike. Prandaj, nuk ka asnjë lidhje me fatkeqësinë e Kahramanmaras, i cili është një tërmet tektonik që ndodhi në një vijë të thyer të njohur. Nuk dua që të keqkuptohet”./Albeu.com/

The post Zyrtari turk që pretendon se e di shkakun e tërmetit: Satelitët ushtarakë hedhin shufra metani nga hapësira appeared first on Albeu.com.

Rama batuta në 65-vjetorin e “UT”: Nëse votoni Veliajn, do të ketë më pak njerëz që besojnë se Toka është e sheshtë
Kryeministri Edi Rama ndodhet në takimin e organizuar në kuadër të 65-vjetorit të Universitetit të Tiranës.

Gjatë fjalës së tij u ndal te njerëzit që besojnë në Teoritë Konspirative, ndërsa tha me shaka se nëse votohet Erion Veliaj për bashkinë e Tiranës, numri i njerëzve që besojnë se toka është e sheshtë do të ulet.

“Mirëmbrëma të gjithëve, mua më kanë lënë në fund sepse flas shkurt. Ju siguroj që e ndjej dhimbjen e atyre që janë në këmbë. Do bëj çmos për të mos iu përmbajtur fjalëve të shkruara, pa hyrë në brengat e Erionit mbi botën e sheshtë apo cipet në vaksinë, sepse për fat të jeq dhe për gat të mirë nuk jemi vetë,. E mban Amerika flamurin e njerëzve që besojnë në budallallëqe. Numri i njerëzve që sot besojnë në teoritë konspirative është rritur që kur është rritur aksesi në  botën e informacionit. Por është një temë që besoj se bashkia do ta zgjidhi dhe kam besim që me votën që do t’i japin Erionit do të ketë më pak njerëz që besojnë se toka është e sheshtë. Së pari, urime për këtë përvjetor. Jetojmë në një botë të cuditshme dhe ky është universiteti i parë i Tiranës dhe i Shqipërisë dhe pak ditë më parë isha në 70-vjetorin e Universitetit të Mjekësisë. Dhe nuk është i vetmi që feston 70-vjetorin”, tha Rama.

Rama mes të tjerash u shpreh se me këtë proces synohet që të vlerësohen më shumë financiarisht ata pedagogë që japin më shumë për Universitetin.

Kreu i qeverisë u shpreh se për rritjen e pagave të pedagogëve të dalluar do të kontribuojë edhe qeveria, por edhe vetë Universiteti.

“Një nga elementët që po përgatisim është që të diferencojmë pagat, pra kontributet nga ana e qeverisë nga buxheti, për të vlerësuar cilësinë për ata që japin më shumë. Për t’i dhënë fund uniformalitetit financiar.

Që nga viti i ardhshëm do japim një shembull. Do kemi një kontribut nga ana jonë për rritje të pagave. Kjo rritje nuk do të jetë uniformë. Do i lëmë hapsirë UT dhe Universitetit të Mjekësisë, për të përdorur më shumë nga fondi i tyre nëse do të duan të rrisin pagat”, tha Rama./albeu.com

The post Rama batuta në 65-vjetorin e “UT”: Nëse votoni Veliajn, do të ketë më pak njerëz që besojnë se Toka është e sheshtë appeared first on Albeu.com.

Ambasadori i Southampton jep dorëheqjen pas teorive konspirative në lidhje me luftën në Ukrainë
Ish-futbollisti i Southampton, Matt Le Tissier, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij si ambasador i klubit pasi sugjeroi se mediat gënjejnë për vrasjet masive të civilëve në Bucha.

53-vjeçari ka tërhequr polemika për postimet e tij në mediat sociale vitet e fundit, duke ndarë skepticizmin për vaksinat e COVID dhe kufizimet e qeverisë.

Por pika e fundit duket se ka qenë një ripërtëritje e një teorie konspiracioni që sugjeron se “media” po gënjen për vrasjet e civilëve në Bucha.

Ai më vonë e fshiu postimin në Twitter, duke thënë: “Më lejoni të bëj diçka shumë të qartë, unë nuk mbroj luftën në asnjë formë, efekte shkatërruese për familjet e viktimave dhe ne të gjithë ne”.

Duke njoftuar largimin e tij, Le Tissier tha se “pikëpamjet e mia janë personale dhe kanë qenë gjithmonë të tilla”./ h.ll/albeu.com

The post Ambasadori i Southampton jep dorëheqjen pas teorive konspirative në lidhje me luftën në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

5 teori konspirative që shkenca tregoi se ishin të gabuara
Ed Brownie, The Newsweek

Teoritë e konspiracionit ekzistojnë prej dekadash. Disa kanë tendencën të rezistojnë për vite më shumë se të tjerat. Vitet e fundit, sidomos pas pandemisë së Covid-19, janë shfaqur edhe teoritë të reja.

“Newsweek“ ka përpiluar një listë të teorive të reja konspirative, të cilat janë hedhur poshtë nga argumentet shkencore.

1-A shkaktojnë magnetizëm vaksinat anti-Covid?

Një nga teoritë konspirative më të përhapura që nga fillimi i pandemisë, është se njëri nga efektet anësore të vaksinave kundër Covid-19 është magnetizimi i trupave të njerëzve. Kjo teori është përhapur pjesërisht në mediat sociale, ku disa njerëz që ishin të vaksinuar, ngjitën në krahë sende metalike si monedhat, duke pretenduar se këtë efekt e kishte shkaktuar vaksina.

Një version i teorisë pretendon se magnetizmi iu shtua vaksinave në mënyrë që përbërësit e saj të lëvizin nëpër trup. Por kjo teori konspirative u hodh poshtë. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ekspertët në SHBA, deklaroi se vaksinat ndaj Covid-19 nuk përmbajnë metale apo ndonjë përbërës që do të prodhonte një fushë magnetike.

Dr. Karl Fihtenbaum, specialist i sëmundjeve infektive në Kolegjin e Mjekësisë të Universitetit të Sinsinatit, tha se nëse vaksinat do të kishin një efekt magnetizues, kjo do të ishte vënë re që në testet e hershme klinike.

2-A e shkakton Covid-in rrjeti 5G?

Thelbi i kësaj teorie është se sinjalet 5G të dërguara nga antenat përkatëse janë në fakt shkaku i pandemisë aktuale. Sipas kësaj teorie antenat me valët 5G, mund të shkaktojnë Covid-19 duke dobësuar sistemin imunitar ose duke e përhapur SARS-CoV-2 nëpërmjet valëve të radios.

Por sipas asaj që ka raportuar portali i njohur i kontrollit të fakteve “Full Fact”, asnjë pretendim i tillë nuk mbështetet mbi prova reale, dhe se pandemia  po prek edhe vendet që nuk kanë asnjë infrastrukturë të rrjetit 5G. Dr.Simon Klark, profesor i asociuar i mikrobiologjisë qelizore në Universitetin e Ridingut në Britani përgënjeshtroi këtë teori.

Përveç kësaj, valët 5G renditen në fundin e spektrit elektromagnetik, dhe janë më pak të fuqishme sesa drita ose rrezet e diellit. Ato nuk janë aq të forta sa të dëmtojnë qelizat.

3-A shkaktojnë kancer turbinat?

Kjo teori është propaganduar pjesërisht edhe nga ish-presidenti amerikan Donald Trump. Duke folur në një tubim për mbledhjen e fondeve të fushatës në vitin 2019, ai u tha të pranishmëve:“Nëse keni një turbinë të erës diku afër shtëpisë tuaj, vlera e shtëpisë tuaj do bjerë automatikisht me 75 për qind. Dhe ata thonë se zhurma e tyre shkakton kancer”.

Por po atë vit Shoqata Amerikane e Kancerit tha për “New York Times” se nuk ishte në dijeni të ndonjë prove  që lidhte zhurmën e turbinave me kancerin. Termi jozyrtar “Sindromi i Turbinës së Erës” i referohet simptomave si mungesa e gjumit dhe lodhja mendore për ata që jetojnë më pak se 2 kilometra larg turbinave të erës. Po kjo sindromë nuk njihet si një gjendje aktuale nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në SHBA.

4-A po zhvillon Pentagoni një mikroçip që gjurmon Covid-in?

Në fillim të këtij viti u pretendua se Departamenti Amerikan i Mbrojtjes po prodhonte një çip që gjurmonte praninë e Covid-it dhe që mund të injektohej në trup. Këto pretendime lidheshin me komentet e bëra nga Met Hepbwrn, një mjek ushtarak që ka punuar më herët për DARPA-n, Agjencinë Amerikane të Projekteve të Avancuara në Fushën e Mbrojtjes.

Por Hepbwrn tha më pas për “Newsweek”se intervista e tij ishte keqkuptuar dhe sipas tij nuk ka asnjë mikroçip apo gjëra të ngjashme.  Sipas Hepbërn, teknologjia është në fakt  një hidroxhel që rrit ndjeshmërinë ndaj laktatit të indeve nën lëkurë, gjë që mund të tregojë nëse dikush do të sëmuret.

5-A jetuan njerëzit dikur në Mars dhe e shkatërruan atë?

Kjo teori u parashtrua nëpërmes një video të postuar të TikTok.  Kjo teori pretendon se Marsi është i kuq për shkak të pluhurit nga shpërthimet bërthamore, dhe se ka prova që dikur në këtë planet ka pasur ujë, i cili është tharë nga  njerëzit që kanë banuar dikur atje.

Por edhe kjo teori është hedhur poshtë për shkak të afateve kohore. Fosilet e njerëzve të hershëm në Afrikë datojnë nga 6 milionë deri në 2 milionë vite më parë, ndërsa nga studimet rezulton se Marsi ka pasur ujë miliarda vite më parë.

Për më tepër, Marsi është i kuq pasi sipërfaqja është e mbuluar me oksid hekuri, i njohur zakonisht si ndryshk, dhe jo me pluhur bërthamor./abcnews.al

The post 5 teori konspirative që shkenca tregoi se ishin të gabuara appeared first on Albeu.com.