tenton të mbysë Archives - Albeu.com

Estetistja tenton të mbysë fqinjen biznesmene pas akuzave për abuzim me fëmijët e partnerit (fotot)
Një estetiste në Britani ka sulmuar fqinjen e saj pasi i hyri me forcë në shtëpi duke besuar gabimisht se ishte e përfshirë në abuzim me fëmijët.

37 veçarja Natalie Shelley, kishte humbur arsyen dhe hyri me forcë në shtëpinë e fqinjes dhe mikes së saj Celine Woodfield, 35 vjeçe.

Shelley kishte njoftuar fillimisht policinë pas informacionit të gabuar se fqinja e saj ishte e përfshirë në abuzim të miturish me pertnerin e saj, por megjithëse oficerët në telefon e këshilluan të mos merrte ligjin në duart e veta, ajo vendosi të konfrontohej me Woodfield.

Shelley, e cila përshkruhej si një grua e butë dhe e dashur, thuajse mbyti fqinjen duke e mbajtur nga fyti pas dhunës së ushtruar, deri sa u ndalua nga një person i tretë.

Woodfield shpëtoi pa plagë serioze por mbeti e traumatizuar dhe është larguar nga shtëpia në Hartford, pranë Northwich në veriperëndim të Anglisë, dhe më pas e shiti shtëpinë.

Ende nuk janë ngritur akuza ndaj saj për supozimet e abuzimit dhe zyrtarët nuk thanë nëse po hetonin për këtë.

Në një deklaratë viktima e sulmit Woodfield, tha: “Jeta ime është transformuar që prej incidentit, barrën më të madhe e ka pësuar shëndeti im mendor.

“Kam nivele ankthi që nuk i kisha provuar më parë, kam frikë për problemet që Natalie mund të më shkaktojë.

Shelley, e cila ka një biznes kozmetike me traktime bukurie, ka pranuar sulmit dhe tentativën e mbytjes.

Ajo u përlot kur u dënua me 12 muaj burg me pas të pezulluara, si dhe 200 orë punë komunitare të papaguar. Ajo është ndaluar të kontaktojë ose t’i afrohet zonjës Woodfield për dhjetë vjet.

Gjykata e Chester tha për incidentin e 29 korrikut se ish-partneri i Woodfield po hetohej për akuza abuzimi ndaj dy të miturve, që kishin shkaktuar sulmin e Shelley. Deri atëherë dy gratë kishin pasur një marrëdhënie të mirë  e të afërt, tha prokurori Jayne Morris.

Duke dhënë dënimin gjykatësi Simon Berkson tha se sulmi ishte i egër dhe i vendosur, edhe pse jashtë karakterit të personit, që kishte humbur arsyen nga pretendimet që kishte mësuar.

The post Estetistja tenton të mbysë fqinjen biznesmene pas akuzave për abuzim me fëmijët e partnerit (fotot) appeared first on Albeu.com.