Tentoi të vriste nipin e Azem Hajdarit në Librazhd Archives - Albeu.com

Tentoi të vriste nipin e Azem Hajdarit në Librazhd, arrestohet Albi Biçaku
Në kërkim për drogë dhe tentativë vrasjeje, arrestohet Albi Biçaku. Albi Biçaku është një emër njohur për policinë, më 21 shkurt, 27-vjeçari Biçaku qëlloi me armë zjarri në drejtim të një lokali në Librazhd ku ndodheshin disa të rinj.

Ai plagosi në këmbë 35-vjeçarin Shpëtim Skura, i cili ndodhej rastësisht në tavolinë bashkë me disa miq. Biçaku synonte të qëllonte 37-vjeçarin Rinor Hajdari (nipi i Azem Hajdarit) me të cilin kishte pasur konflikt më herët.

Albi në qytetin e Librazhdit njihet si djali problematik i doktorit, pasi babai i tij është mjek prej kohësh në disa fshatra të Librazhd. Në zgjedhjet e fundit babai i Albit, u zgjodh këshilltar në Bashkinë e Librazhdit nën siglën e partisë Social Demokrate të Tom Doshit.

Njoftimi policise

Shtimi i shërbimeve në terren dhe kontrollet e mbështetura nga inteligjenca policore, bënë të mundur lokalizimin dhe vënien në pranga të një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

27-vjeçari i ndaluar, me precedent të theksuar kriminal, ishte 2 herë i shpallur në kërkim, për tentativë vrasjeje dhe në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Rrjeti”.

Gjithashtu, ky shtetas posedonte së bashku me vëllanë e tij, 1 kallep lënde plasese të programuar për shperthim në distancë, 1 armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak dhe rreth 560 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Elbasan, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në terren, të mbështetura nga inteligjenca policore, me qëllim mbajtjen në kontroll të plotë të rendit dhe sigurisë në qark, si dhe për kapjen e shtetasve me precedent të theksuar kriminal që përbëjnë rrezik për qytetarët, kanë lokalizuar në Prrenjas dhe kanë ndaluar shtetasin e shpallur 2 herë në kërkim A. B., 27 vjeç, banues në Librazhd.

-Më datë 21.02.2023, në një lokal në Librazhd, shtetasi A. B. ka tentuar të vrasë më armë zjarri, shtetasin R. H., me të cilin ishte konfliktuar më parë vëllai i 27-vjeçarit, shtetasi R. B. (i arrestuar menjëherë pas ngjarjes). Nga të shtënat ka mbetur i plagosur aksidentalisht, në këmbë, një shtetas tjetër. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, në ambientet (banesë dhe dyqan) e përbashkëta të vëllezërve, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 kallep lënde plasese të programuar për shperthim në distancë, 1 armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak dhe rreth 560 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

-Gjithashtu, shtetasi A. B. ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, sepse akuzohet si pjesëtar i një rrjeti kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve, i cili u godit nga Policia e Elbasanit, më datë 29 qershor 2023, si rezultat i megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Rrjeti”. 27-vjeçari i ndaluar është shtetasi i 52-të i vënë në pranga në kuadër të këtij megaoperacioni, për të cilin Policia sekuestroi 1 kilogram e 311 gramë kokainë, 860 gramë heroinë, 1 kilogram e 317 gramë kanabis, mijëra doza kokaine, heroine, kanabisi dhe metadoni, fara kanabisi, armë zjarri, municion luftarak, armë të ftohta dhe shuma të mëdhaja parash të valutave të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/albeu.com/

The post Tentoi të vriste nipin e Azem Hajdarit në Librazhd, arrestohet Albi Biçaku appeared first on Albeu.com.