tensionet rusi ukraine Archives - Albeu.com

Të gjithë kundër Rusisë edhe në futboll: 3 shtetet thonë se nuk udhëtojnë në këtë vend për ndeshjet e Kupës së Botës
Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, kanë filluar reagimet edhe nga bota e futbollit. Federatat e futbollit polake, suedeze dhe çeke bënë një deklaratë të përbashkët dhe i kërkuan UEFA-s dhe FIFA-s të gjejnë një zgjidhje për ndeshjet e Play-Off të Kupës së Botës që do të luhen në Rusi.

Kriza politike dhe ushtarake mes Rusisë dhe Ukrainës preku edhe komunitetin botëror të futbollit. Federatat e futbollit të Polonisë, Suedisë dhe Republikës Çeke ftuan UEFA dhe FIFA me një deklaratë të përbashkët.

“Bazuar në zhvillimet aktuale alarmante midis Rusisë dhe Ukrainës, duhet të merren vendime përfundimtare në lidhje me Play-Off të Kupës së Botës të planifikuar për 24 dhe 29 mars në Rusi”, thuhet në deklaratë.

Të tre federatat e vendeve deklaruan se nuk planifikojnë të udhëtojnë në Rusi dhe të luajnë një ndeshje futbolli atje.Në deklaratë thuhet se UEFA dhe FIFA duhet të marrin një vendim urgjent për këtë çështje dhe u komentua, “Për këtë arsye presim që FIFA dhe UEFA të reagojnë sa më shpejt dhe të ofrojnë zgjidhje alternative për ndeshjet e play-off-it”.

The post Të gjithë kundër Rusisë edhe në futboll: 3 shtetet thonë se nuk udhëtojnë në këtë vend për ndeshjet e Kupës së Botës appeared first on Albeu.com.

Tensionet në Ukrainë, Meta pret në takim Peleshin dhe shefin e FA: Të forcojmë kapacitetet mbrojtëse
Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim Ministrin e Mbrojtjes, z.Niko Peleshi dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Bajram Begaj.

Në Facebook, Meta shkruan se me ta ka ndarë shqetësimin e përbashkët me të gjithë partnerët tanë të NATO-s për kërcënimin e një agresioni të mundshëm rus ndaj Ukrainës.

Më tej Presidenti shkruan se, u ka nënvizuar rëndësinë e koordinimit sa më të efektshëm me Aleancën, si dhe marrjen e masave për vijimin e reformave në funksion të forcimit të mëtejshëm të kapaciteteve tona mbrojtëse.

Postimi i Metës:

Prita sot në një takim Ministrin e Mbrojtjes, z.Niko Peleshi dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Bajram Begaj.

Ndamë shqetësimin e përbashkët me të gjithë partnerët tanë të NATO-s për kërcënimin e një agresioni të mundshëm rus ndaj Ukrainës, që do të ishte një shkelje flagrante e të drejtës ndërkombëtare.

Nënvizova rëndësinë e koordinimit sa më të efektshëm me Aleancën, si dhe marrjen e masave për vijimin e reformave në funksion të forcimit të mëtejshëm të kapaciteteve tona mbrojtëse.

Në këtë kontekst, u vlerësua edhe plotësimi dhe fuqizimi i gjithë zinxhirit komandues në Forcat e Armatosura, në përputhje me sistemin gradë-funksion./albeu.com

The post Tensionet në Ukrainë, Meta pret në takim Peleshin dhe shefin e FA: Të forcojmë kapacitetet mbrojtëse appeared first on Albeu.com.

Tensionet Rusi – Ukrainë, Rama: Kemi marrë konfirmim nga SHBA për rolin tonë, Shqipëria njihet për promovimin e paqes dhe sigurisë
Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp së bashku me ministren e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka për të folur në lidhje me konfliktin Ukrainë – Rusi.

Rama u shpreh se kanë marrë konfirmimin përfundimtar nga departamenti amerikan i shtetit se SHBA dhe Shqipëria do të jenë bashkëpenëmbajtesë në Këshillin e Sigurimit në OKB për çështjen e Ukrainës.

Më tej Rama tha se Shqipëria vlerësohet shumë jo vetëm për karakterin e qëndrueshme por edhe për promovimin e paqes dhe sigurisë.

“Kemi marrë konfirmimin përfundimtar nga departamenti amerikan i shtetit se SHBA dhe Shqipëria do të jenë bashkëpenëmbajtesë në Këshillin e Sigurimit në OKB për çështjen e Ukrainës. Në arenën ndërkombëtare Shqipëria vlerësohet për karakterin qëndrueshmërinë por vlerësohet edhe për aftësinë në luajtjen e rolit që i takon si një vend që promovon paqen, promovon sigurinë, si një vend që është anëtar i NATO-s dhe në anën tjetër është një vend me pozicion të spikatur në rajonin tonë. Anëtarësimi i Shqipërisë në këshillin e sigurimit në çështjen e Ukrainës. Krijimi i këtij çifti SHBA – Shqipëri në këshillin e sigurisë për të qenë penë-mbajtës është ndërmarrë për të garantuar nj angazhim aktiv dhe të vazhdueshëm me nisma konkrete nga dy vende partnere të ngushta me këtë proces, gjë që konfirmon qartësisht pozicionin e vendit tonë. Duke qenë aktiv ndaj një çështje kaq akute si kjo e Ukrainës, por edhe të gatshëm për punë konkrete në arenën e marrëdhënieve ndërkombëtare, ne përkufizojmë në sytë e të gjithëve atë që dëshirojmë të jetë roli ynë një forcë që kontribuon për të mirën. Jemi shumë të emocionuar nga ky zhvillim sepse është kurorëzim i një përpjekjeje dhe jo fundi por kurorëzim në vazhdën e mundimit për të bërë që Shqipëria të qëndrojë në nivel krejt tjetër në nivelin ndërkombëtar”,tha Rama.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Ministri i jashtëm rus i dërgoi një ketër ministres Olta Xhaçka ku i kërkonte se nëse Shqipëria ishin pro zgjerimit të NATO-s apo kundër. Më deklaratat e fundit të kryeministrit dhe Xhaçkës, vendi ynë konfirmon pozicionimin SHBA dhe Ukrainës./albeu.com

The post Tensionet Rusi – Ukrainë, Rama: Kemi marrë konfirmim nga SHBA për rolin tonë, Shqipëria njihet për promovimin e paqes dhe sigurisë appeared first on Albeu.com.

“Ditë jo e zakonshme”, gazetari i “VOA” tregon situatën në Kiev: Qetësi dhe nervozitet në rrugët e kryeqytetit të Ukrainës
Udhëheqësit e Ukrainës janë përpjekur të qetësojnë ankthin mes popullatës, ndërsa kërcënimi i një pushtimi rus është kudo i pranishëm. Ukrainasit kanë shfrytëzuar mediat sociale për të ndarë këshilla se si të përgatiten për luftë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ricardo Marquina ndodhet në Kiev dhe thotë se në rrugët e kryeqytetit jeta vazhdon si normalisht ndërsa shumë njerëz ngurrojnë të flasin hapur rreth tensioneve.

Është një mëngjes i qetë në kryeqytetin ukrainas. Asnjë shenjë nuk të sugjeron se kjo është qendra e një vendi nën presion në rritje nga Rusia dhe se Moska po grumbullon trupa në kufirin e saj.

Banorët vazhdojnë rutinën e tyre të përditshme, por duket qartë se kjo nuk është një ditë e zakonshme.

Valentina, banore e kryeqytetit, thotë për Zërin e Amerikës se ka bindjen se gjërat do të shkojnë mirë, por ajo nuk mund ta fshehë faktin se është nervoze.

“Padyshim që situata po ndikon shumë tek ne, por kam besim të madh tek e drejta e kauzës së Ukrainës; për forcën e saj, për të ardhmen e saj. E dua vendin tim aq shumë sa besoj se gjithçka do të shkojë mirë.”

Shumë prej atyre që folën me Zërin e Amerikës mendojnë se nuk ka gjasa për një pushtim të plotë rus të Ukrainës. Një banor, që thotë se quhet Vladimir, beson se Rusia nuk do të veprojë.

“Nuk do të ketë luftë, sepse ka dallim të madh mes dëshirës për luftë dhe aftësisë për ta realizuar atë. Ata e kanë kapacitetin e madh ekonomik të nevojshëm.”

Një tjetër banor i kryeqytetit, Igori, thotë për Zërin e Amerikës se Moska po bën bllof.

“Rusia i bën të gjitha këto për t’ju detyruar të negocioni me ta.”

Por optimizmi në këto rrugë errësohet shpejt nga shqetësimet për rifillimin e luftës në rajonet lindore të vendit.

Në një bisedë me Zërin e Amerikës, Yulia përpiqet të shprehë optimizëm pavarësisht nga ato që dëgjon se po ndodhin në lindje të vendit.

“Besoj tek një e ardhme pa luftë, por situata është e komplikuar. Përpiqem të mos mendoj për luftën dhe të mos shikoj lajmet, por brenda vetes jam e shqetësuar.”

Një tjetër banore e kryeqytetit, Irina, thotë se kërcënimi është i menjëhershëm.

“Jam e shqetësuar për prindërit që jetojnë në rajonin e Luhansk-ut afër Donbas-it”.

Zhvillimet në Kiev, pavarësisht përpjekjeve për të vazhduar jetën si zakonisht, po ndiqen nga mbarë bota, një situatë nga e cila banorët duan të shpëtojnë sa më parë që të jetë e mundur./VOA

The post “Ditë jo e zakonshme”, gazetari i “VOA” tregon situatën në Kiev: Qetësi dhe nervozitet në rrugët e kryeqytetit të Ukrainës appeared first on Albeu.com.

Tensionet Rusi-Ukrainë: NATO dërgon përforcime në Evropën lindore, SHBA vë 8,500 trupa në gatishmëri
NATO-ja tha të hënën se ka vënë në gjendje gatishmërie trupat e saj dhe po dërgon anije dhe avionë luftarakë në Evropën Lindore, ndërkohë që Pentagoni tha se ka vënë deri në 8,500 trupa në gatishmëri për dislokim të mundshëm në Evropë, nëse aleanca e NATO-s aktivizon një forcë të reagimit të shpejtë.

Njoftimi nga Pentagoni, i bërë i ditur nga zëdhënësi John Kirby, është sinjali më i fundit i vendosmërisë së Shteteve të Bashkuara në kushtet e grumbullimit të trupave ruse në kufi me Ukrainën.

Zoti Kirby qartësoi se ende nuk ishte marrë një vendim nëse do të dërgoheshin trupat.

NATO-ja denoncoi Rusinë për përshkallëzim të tensioneve në lidhje me krizën në Ukrainë. Zyrtarët e NATO-s gjithashtu thanë se aleanca mund të dërgonte trupa shtesë në krahun e saj juglindor.

Duke përshëndetur një sërë dislokimesh të njoftuara nga anëtarët e aleancës ditët e fundit, Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg tha se aleanca e NATO-s do të marrë “të gjitha masat e nevojshme”.

Vendimi është një shenjë e mëtejshme se Perëndimi po përgatitet për një sulm të Rusisë mbi fqinjin e saj, pasi Moska grumbulloi rreth 100,000 trupa në kufirin me Ukrainën.

“Ne gjithmonë do t’i përgjigjemi çdo përkeqësimi të mjedisit tonë të sigurisë, duke përfshirë forcimin e mbrojtjes sonë kolektive”, tha zoti Stoltenberg përmes një deklarate.

Ai më vonë tha në një konferencë shtypi se aleanca e NATO-s mund të dërgojë përforcime shtesë në rajon.

“Ne po shqyrtojmë gjithashtu dërgimin e njësive të tjera luftarake… në juglindje të aleancës”, tha zoti Stoltenberg.

NATO-ja tani ka rreth 4,000 trupa në batalione shumëkombëshe të dislokuara në Estoni, Lituani, Letoni dhe Poloni, të mbështetura me tanke, njësi të mbrojtjes ajrore dhe njësi të inteligjencës dhe survejimit.

Rusia ka mohuar akuzat se po planifikon pushtimin e Ukrainës. Por, pasi shkaktoi krizën duke e rrethuar Ukrainën me forca nga veriu, lindja dhe jugu, Moska tani po përdor reagimin e Perëndimit si provë për të mbështetur argumentin e saj se Rusia është vënë në shënjestër dhe nuk është ajo që nxit agresionin.

Zyrtarët amerikanë thanë se Pentagoni po përfundonte përpjekjet për të identifikuar njësi specifike që mund të dislokonte në krahun lindor të NATO-s.

Një zyrtar amerikanë tha se deri në 5,000 trupa mund të dislokohen, ndërsa një diplomat i NATO-s tha se Uashingtoni po shqyrtonte transferimin gradual të një pjese të trupave amerikane nga Evropa Perëndimore në atë Lindore në javët e ardhshme.

Presidenti amerikan Joe Biden do të zhvillojë një video-konferencë me udhëheqësit evropianë më vonë të hënën, si pjesë e koordinimit me aleatët për t’iu përgjigjur grumbullimit të forcave të Rusisë në kufijtë e Ukrainës, tha Shtëpia e Bardhë.

TENSIONET NE RRITJE

Danimarka, Spanja, Franca dhe Holanda po planifikojnë ose po shqyrtojnë dërgimin e trupave, avionëve dhe anijeve ushtarake në Evropën Lindore, tha NATO-ja. Ukraina ndan kufijtë me katër vende të NATO-s: Poloninë, Sllovakinë, Hungarinë dhe Rumaninë.

Një zyrtar polak tha se Varshava nuk do të dërgonte trupa në Ukrainë.

E shqetësuar për situatën, Britania tha se po tërhiqte një pjesë të personelit nga ambasada e saj në Ukrainë, një ditë pasi Shtetet e Bashkuara thanë se kishin urdhëruar anëtarët e familjeve të diplomatëve të largoheshin. Diplomatët amerikanë po lejohen gjithashtu të largohen vullnetarisht.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov akuzoi Perëndimin për “histeri” dhe nxjerrje të informacioneve “të mbushura me gënjeshtra”.

“Sa i përket veprimeve specifike, ne shohim deklarata të Aleancës së Atlantikut të Veriut rreth përforcimit, tërheqjes së forcave dhe burimeve në krahun lindor. E gjithë kjo çon në faktin se tensionet po rriten,” tha ai.

“Kjo nuk po ndodh për shkak të asaj që po bëjmë ne. E gjithë kjo po ndodh për shkak të asaj që NATO-ja dhe SHBA-ja po bëjnë dhe për shkak të informacionit që po përhapin”, tha Dmitry Peskov.

Tregjet globale të aksioneve ranë nga perspektiva e një sulmi rus. Rubla arriti nivelin më të ulët në 14 muaj kundrejt dollarit dhe aksionet ruse ranë gjithashtu.

Rusia ka përdorur grumbullimin e trupave të saj për të tërhequr Perëndimin në diskutime pasi ka paraqitur kërkesat për të riformatuar hartën e sigurisë së Evropës. Ajo dëshiron që NATO-ja të mos pranojë kurrë Ukrainën si anëtare të saj dhe të tërheqë trupat dhe armët nga vendet ish-komuniste të Evropës Lindore që iu bashkuan pas Luftës së Ftohtë.

Uashingtoni thotë se këto kërkesa nuk janë pikënisje për bisedime, por është gati të diskutojë ide të tjera mbi kontrollin e armëve, vendosjen e raketave dhe masat e ndërtimit të besimit.

Rusia po pret një përgjigje me shkrim këtë javë nga Shtetet e Bashkuara pasi bisedimet të premten e kaluar – raundi i katërt këtë muaj – nuk dhanë ndonjë përparim.

“E DHIMBSHME, E DHUNSHME DHE E PËRGJAKSHME”

I pyetur nëse mendonte se një pushtim ishte i pashmangshëm, kryeministri britanik Boris Johnson u tha gazetarëve se inteligjenca ishte “shumë e zymtë në këtë pikë” por se “logjika ende mund të mbizotërojë”.

Ai përsëriti paralajmërimet perëndimore se pushtimi i Ukrainës do të ishte “i dhimbshëm, i dhunshëm dhe i përgjakshëm” për Rusinë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, të kujdesshëm ndaj synimeve të Rusisë që kur ajo pushtoi Krimenë dhe mbështeti separatistët në Ukrainën lindore në vitin 2014, i kanë thënë Rusisë se do të përballet me pasoja të forta nëse sulmon sërisht.

Në takimin e tyre në Bruksel, ministrat e jashtëm të BE-së paralajmëruan Rusinë se do të përballej me pasoja “të rënda” nëse sulmon Ukrainën, por janë të ndarë rreth asaj se sa të ashpra do të jenë masat ndaj Moskës dhe nuk dhanë hollësi në lidhje me ato.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy i tha presidentit të BE-së Charles Michel me telefon se ishte e rëndësishme për Kievin që BE-ja të tregojë unitet.

“Ukraina nuk do të bjerë në provokime dhe së bashku me partnerët e saj do të qëndrojë e qetë dhe e përmbajtur”, tha zyra e presidentit.

Komisioni Evropian, propozoi një paketë ndihmash financiare prej 1.36 miliardë dollarësh për të ndihmuar Ukrainën të zbusë efektet e konfliktit me Rusinë.

Një burim i delegacionit rus tha se këshilltarët politikë nga Rusia, Ukraina, Franca dhe Gjermania do të takohen në Paris të mërkurën për bisedime mbi zgjidhjen e konfliktit në Ukrainën lindore, ku që nga viti 2014 janë vrarë rreth 15,000 njerëz. Përpjekjet e mëparshme nuk kanë arritur të japin ndonjë përparim.

Disa vende, duke përfshirë Francën, Norvegjinë dhe Letoninë, kanë paralajmëruar qytetarët e tyre kundër udhëtimeve jo thelbësore në Ukrainë.

The post Tensionet Rusi-Ukrainë: NATO dërgon përforcime në Evropën lindore, SHBA vë 8,500 trupa në gatishmëri appeared first on Albeu.com.

Moska liston kërkesat për zbutjen e tensioneve me Ukrainën
Rusia ka kërkuar kufizime të rrepta për aktivitetet e aleancës ushtarake të NATO-s të udhëhequr nga SHBA në vendet fqinje me kufijtë e saj.

Tensioni është rritur midis Rusisë dhe vendeve perëndimore, të cilët kanë frikë se Rusia planifikon të pushtojë fqinjin e saj Ukrainën.

Rusia e mohon këtë, por thotë se NATO duhet të përjashtojë mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës dhe të tjerëve në NATO për të qetësuar situatën.

Moska dëshiron bisedime urgjente me SHBA-në, por propozimet e saj po shihen si jo-fillestare në Uashington.

Duke iu përgjigjur thirrjes së Moskës për negociata të drejtpërdrejta me SHBA-në, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha për gazetarët: “Nuk do të ketë bisedime për sigurinë evropiane pa aleatët dhe partnerët tanë evropianë”.

Zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov tha se Rusia i kishte dhënë SHBA-së dhe NATO-s dy projekt-traktate. Nuk kishte alternativë tjetër, tha ai, pasi “gjendja e marrëdhënieve midis Rusisë dhe Perëndimit kolektiv është një mungesë totale besimi”.

Në propozime, Rusia parashtron një sërë kërkesash radikale, të cilat kërkojnë nga vendet që u bashkuan me NATO-n pas rënies së Bashkimit Sovjetik, të mos vendosin trupa ose armë në zonat ku ato mund të shiheshin si kërcënim për Rusinë.

Bombarduesit e rëndë dhe anijet luftarake nuk do të lejohen në zona jashtë hapësirës ajrore të tyre kombëtare ose ujërave nga të cilat ata mund të kryejnë një sulm.

Kjo do të thotë se NATO nuk do të luajë asnjë rol në asnjë nga tre republikat baltike apo në Poloni. Dhe NATO-s do t’i duhet të heqë dorë nga planet që Ukraina dhe Gjeorgjia t’i bashkohen përfundimisht aleancës perëndimore./albeu.com

The post Moska liston kërkesat për zbutjen e tensioneve me Ukrainën appeared first on Albeu.com.