tensionet ne veri Archives - Albeu.com

Situata e tensionuar Kosovë-Serbi, Bolton: Kërcënimi i vërtetë nga Moska
John Bolton, ish-këshilltar i sigurisë kombëtare të SHBA, ka folur në lidhje me situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë.

I ftuar në Euronews Albania, ai tha se kërcënimi i vërtetë me të cilin përballemi të gjithë, është nga qeveria në Moskë.

Më tej, ai shtoi se mosmarrëveshjet që kanë duhet të vihen nën kontroll në mënyrë që SHBA e BE por dhe shtetet e tjera të fokusohen te lufta në Ukrainë.

“Nga jashtë, duket sikur kemi humbur mundësi për të zgjidhur me diplomaci fërkimet e dukshme mes Serbisë dhe Kosovës. Shumë njerëz janë përpjekur për disa kohë në këtë drejtim. Nuk e di se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin e fundit. Jam i sigurt që arsyet janë komplekse, por mendoj se në perspektivën e Evropës si një e tërë dhe të Shteteve të Bashkuara, duke pasur parasysh luftën në Ukrainë, nuk është momenti ku tensionet tjetërkund në kontinentin evropian, në Ballkan apo kudo gjetkë, duhen lejuar të shpërthejnë”.

“Së paku, duhet të kemi parasysh që kërcënimi i vërtetë me të cilin përballemi të gjithë, është nga qeveria në Moskë, fërkimet dhe mosmarrëveshjet që kemi, që janë të shumta, duhet të vihen nen kontroll së afërmi që të gjithë të përqendrohemi në një fund të kënaqshëm të luftës në Ukrainë”. tha ai.

Bolton, komentoi propozimi e kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama për konferencë të nivelit te lartë të thirrur nga Franca dhe Gjermania, mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për situatën e tensionuar Kosovë-Serbi.

Ai shtoi se sa më shumë palë të përfshihen në negociata, aq më e vështirë do të jetë arritja e marrëveshjes.

“Mendoj se sa më shumë palë të përfshihen në negociata, aq më e vështirë do të jetë arritja e marrëveshjes, por ka një traditë në Shtetet e Bashkuara, kryebashkiaku Mer Daley i Çikagos, kur u përball me një grevë të mundshme të mësuesve, mbyllte Bordin e Arsimit në një dhomë me sindikatat e mësuesve dhe thoshte: “Nuk do të dilni pa arritur një marrëveshje””.

“Zakonisht ia arrinin. Por, unë mendoj se nëse ka shumë të jashtëm që po komentojnë sikur të ishte një ngjarje sportive për ecurinë e negociatave, nuk do të ketë një rezultat të dëshirueshëm, do të ishte më mirë që Kosova dhe Serbia të përfaqësoheshin në një ishull ndoshta në Egje, pa shumë spektatorë përreth”, tha ai.

The post Situata e tensionuar Kosovë-Serbi, Bolton: Kërcënimi i vërtetë nga Moska appeared first on Albeu.com.

Tensionet në Veri, Kosova pranon të tërheqë policinë dhe të mbajë zgjedhje të reja në 4 komunat
Qeveria e Kosovës njoftoi se është pajtuar që të zvogëlojë praninë policore në veri dhe të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën.

Të gjitha hapat, sipas Qeverisë së Kosovës, do të “finalizohen brenda një periudhe dyjavore”.

Ky pajtim u arrit gjatë një takimi joformal që u mbajt në Bratisllavë midis zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Sipas njoftimit të Qeverisë, prania policore në dhe rreth ndërtesave komunale në veri do të zvogëlohet menjëherë për 25 për qind.

Po ashtu, Kosova dhe BE-ja janë pajtuar edhe për ndërmarrjen e disa hapave të tjerë.

“Qeveria e Kosovës përmes një deklarate publike mbështet mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të vendit dhe atë pas stinës së verës”, tha Qeveria, duke shtuar se institucionet në Prishtinë shprehin përkushtim që të sigurohet baza e nevojshme ligjore për organizimin e këtyre zgjedhjeve.

Po ashtu, Policia e Kosovës, së bashku me misonin e BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX) dhe misionin paqeruajtës në NATO-s në Kosovë, KFOR, sipas nevojës do të bëjnë vlerësimin e gjendjes së sigurisë “në veçanti për të shikuar mundësinë për zvogëlimin e mëtejmë të pranisë policore në dhe rreth ndërtesave komunale”, njoftoi ekzekutivi.

“BE-ja do të ftojë dy kryenegociatorët në Bruksel me synim të finalizimit të planit të sekuencimit për Marrëveshjen drejt normalizimit, pas të cilit do të fillojë zbatimi i të gjitha neneve të marrëveshjes”, tha Qeveria e Kosovës.

Burime të Radios Evropa e Lirë thanë se takimi mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë do të mbahet javën e ardhshme.

Bashkimi Evropian kishte paraqitur disa kërkesa për uljen e tensioneve në veri, që nisën në fund të majit, pasi kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut hynë në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

The post Tensionet në Veri, Kosova pranon të tërheqë policinë dhe të mbajë zgjedhje të reja në 4 komunat appeared first on Albeu.com.

Kush do ta bëjë hapin e parë për uljen e tensioneve në veri?
Mosarritja e uljes së tensioneve në veri të Kosovës vazhdon të mbajnë peng raportet e Qeverisë së Kosovës me partnerët perëndimorë, BE-në dhe SHBA-në.

Autoritetet e Kosovës janë shprehur të gatshme t’iu përgjigjen kërkesave të këtyre partnerëve, si dhe kanë dhënë propozimet se si të arrihet dalja nga kriza. Por, deri më tash, nuk është arritur ndonjë rezultat.

Tensionet në veri të vendit, të banuar me shumicë serbe, nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, hynë në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Kjo u kundërshtua nga serbët lokalë, të cilët që atëherë po zhvillojnë protesta, duke kërkuar tërheqjen e kryetarëve të rinj dhe të njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Kërkesat e serbëve të veriut të Kosovës, të cilët bojkotuan zgjedhjet lokale të 23 prillit, u mbështetën nga Beogradi zyrtar.

Tensionet përshkallëzuan më 29 maj, kur pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, u përleshën me protestuesit serbë. Për pasojë pati dhjetëra të lënduar nga të dyja palët.

Serbia ngriti gatishmërinë ushtarake në nivel të lartë dhe dërgoi njësitë e saj në afërsi të kufirit me Kosovën.

Bashkimi Evropian u bëri thirrje të dyja palëve, Kosovës dhe Serbisë, që të ulin tensionet.

Kërkesat e BE-së për Kosovën dhe Serbinë

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, më 22 qershor ka paraqitur kërkesat e bllokut evropian për Kosovën dhe Serbinë, lidhur me shtensionimin e situatës në veri:

Kosovës i kërkohet që menjëherë të pezullojë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri dhe që katër kryetarët komunalë përkohësisht të ushtrojnë detyrat e tyre në objekte alternative

Serbisë i kërkohet të sigurojë që protestuesit të tërhiqen nga ndërtesat komunale paralelisht me tërheqjen e Policisë së Kosovës

Të dyja shteteve u kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme lokale, sa më shpejt që të jetë e mundur, në katër komunat në veri të Kosovës, me pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve të Kosovës në to

Në të kaluarën, Beogradi ka luajtur rol kyç në pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet e organizuara në Kosovë.

Përplasje kërkesash

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 13 qershor, ua prezantoi ambasadorëve të QUINT-it (SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia) një propozim prej pesë pikash për uljen e tensioneve në veri.

Të njëjtin propozim ia kishte dërguar edhe shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, por propozimi nuk gjeti mbështetjen e BE-së.

Më 22 qershor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, patën takime të ndara me shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Po atë ditë, BE-ja, sërish i kërkoi Qeverisë së Kosovës që të ulë tensionet në veri.

Kryeministri Kurti, më 5 korrik, komentoi lidhur me kërkesat që BE-ja ia parashtroi atij për uljen e tensioneve në veri të Kosovës.

“Për këto tri pika, unë praktikisht u kam thënë që në masë të konsiderueshme Qeveria ka shprehur gatishmërinë, sepse për zgjedhjet e parakohshme ne jemi dakord”, tha Kurti.

Ai shtoi se duhet të bëhen përgatitje që të ketë një fushatë fer e të hapur “në mënyrë që të mos ketë kërcënime dhe në fund bojkot sërish, e dalje të ulët”.

Kushte për kushtet

Më 29 qershor, kryeministri Kurti bëri publik propozimin tjetër prej tetë pikash, të cilin tha se ia kishte dërguar shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Ky propozim, sipas Kurtit, ndër të tjera, nënkupton faktin se Kosova është e gatshme ta bëjë reduktimin e pranisë së policisë në ndërtesat komunale në veri, si dhe përreth tyre. Por, siç thuhet, kjo mund të bëhej “vetëm nëse reduktohet dhuna në atë pjesë”.

Propozimi përfshin edhe zgjedhjet e parakohshme në katër komunat në veri (Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan), përmes peticionit për tërheqje të kryetarëve aktualë, i cili duhet të përkrahet nga të paktën 20 për qind e elektoratit në atë pjesë të vendit.

Gjithashtu, propozimi thotë që duhet bërë dorëzimi i autoritetit nga kryetarët aktualë te kryetarët e rinj, pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.

Kurti tha se për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në veri, duhet të sigurohet ambient i sigurt, në mënyrë që zgjedhjet të jenë të lira dhe fushata zgjedhore të zhvillohet pa probleme. Në këtë kontekst ai kërkoi edhe largimin e elementëve kriminalë nga veriu i Kosovës.

Këto deklarata janë parë nga autoritetet e Beogradit si kërcënim për serbët në veri të Kosovës.

Më herët, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës, kishte kërkuar tërheqjen e njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga veriu, amnistinë për të gjithë serbët e arrestuar në dy-tre vjetët e fundit – qoftë për pjesëmarrje në barrikada apo në protesta të ndryshme kundër vendimeve të Qeverisë së Kosovës, si dhe “fillimin” e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Palët nuk po e bëjnë hapin e parë”

Njohësi i proceseve politike, Rrahman Paçarizi, profesor në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, vlerëson se kërkesat e BE-së ndaj palëve, nuk janë të pazgjidhshme, në rast se palët nuk e kanë për qëllim konfliktin e hapur.

“Tani jemi në një situatë ku asnjëra palë nuk po arrin të vendosë ta bëjë hapin e parë për t’u tërhequr. Mendoj që pala përfituese do të jetë ajo që do ta bëjë hapin e parë për t’u tërhequr, pasi që do t’ia lërë të gjithë përgjegjësinë, por edhe fajin, palës tjetër nëse nuk vepron njëjtë”, thotë Paçarizi për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se tetë pikat e propozuar nga Kurti për uljen e tensioneve, mund të shihen edhe si kushte për kushtet e BE-së, por, sipas tij, disa nga pikat kanë bazë të qëndrueshme.

“Kërkesa të shumta”

Ognjen Gogiq, politolog në Beograd, vlerëson se jo vetëm propozimi i Kurtit, por edhe kërkesat që vijnë nga Beogradi ose Lista Serbe, janë kushte ndaj kërkesave të palëve, Prishtinës dhe BE-së.

Sipas tij, qasja e Bashkimit Evropian për t’i bindur palët për të ulur tensionet në veri të Kosovës është e gabuar.

Sipas tij, BE-ja u ka drejtuar palëve pako me shumë kërkesa dhe palët i rreken çështjes që u konvenon ose jo.

“Mendoj se gabimi qëndron në negocim, për faktin se menjëherë flitet se zgjidhja përfundimtare politike e kësaj krize janë zgjedhjet. Është dashur që kushti për shtensionim të jetë në kuptimin e tërheqjes së të gjithëve. Pra, të tërhiqen njësitë speciale të policisë nga objektet (komunale në veri) dhe të tërhiqen serbët që po protestojnë. Vetëm kur të qetësohen tensionet, atëherë të bisedohet për hapat e mëtejmë”, thotë Gogiq.

Ai thekson se edhe propozimi prej tetë pikash i Kurtit është pako me kushte, të cilat nuk e zgjidhin situatën, për shkak se siç thotë ai, e pengojnë njëra-tjetrën.

BE-ja me masa ndëshkuese për Kosovën, kërcënon edhe Serbinë

Për shkak të mospërmbushjes së kërkesave nga ana e Qeverisë së Kosovës për uljen e tensioneve në veri, BE-ja nisi së zbatuari disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës.

Masat ndëshkuese, BE-ja ia komunikoi Kosovës më 28 qershor.

Kryeministri Kurti i cilësoi këto masa si “të padrejta”.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë Serbi, Mirosllav Lajçak, gjatë qëndrimit në Prishtinë, më 4 korrik, nuk i komentoi masat ndëshkuese që BE-ja i vendosi ndaj Kosovës.

Por, ai bëri të ditur se BE-ja i ka gati masat edhe për Serbinë dhe se “ato do të zbatohen nëse vendet anëtare vendosin që Serbia nuk i bindet BE-së”.

“Dëshira ime është që të mos ketë sanksione për Kosovën dhe Serbinë, por që t’i kemi të dyja palët duke u takuar në Bruksel dhe të negociojnë se si të zbatohet marrëveshja e muajit shkurt [Marrëveshja e Ohrit]”, tha Lajçak, i cili paralajmëroi se më 5 korrik do të vizitojë Beogradin.

Në takim me Lajçakun, kryeministri Kurti tha se “ka shprehur përkushtimin dhe angazhimin e tij për de-eskalim dhe normalizim”.

Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, më 27 shkurt, në Bruksel, Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen drejt normalizimit. Më 18 mars, në Ohër, të dy palët u pajtuan për Aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

A ka gatishmëri për zgjidhje të krizës?

Profesor Paçarizi vlerëson se mungesa e vullnetit nga palët për të bërë hapin e parë për uljen e tensioneve në veri, gjenezën e ka te mungesa e gatishmërisë së tyre për të marrë përgjegjësitë që u takojnë në rast të një marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Unë mendoj se ngecja kryesore është te mungesa e vullnetit të mirë për ta shtendosur situatën dhe për të shkuar drejt dialogut dhe zgjidhjes përfundimtare. Kjo për faktin se Serbia do të detyrohet ta njohë de-facto pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që Kosova do të duhet ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Mendoj se këtu ka ngecur ‘sharra në gozhdë’”, thotë Paçarizi.

Me këtë vlerësim pajtohet edhe politologu Gogiq, i cili shpreh mendimin se e gjithë kriza në veri është pasojë e mungesës së vullnetit të palëve për ta zbatuar Marrëveshjen e Ohrit.

“Për këtë arsye ka shpërthyer kriza, sipas mendimit tim. Prishtina dëshiron të shmangë formimin e Asociacionit, në rast se nuk ka garanci se më pas do të ketë njohje të pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Beogradi frikësohet se zbatimi i marrëveshjes do të ndikonte që pesë vendet e BE-së (që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës) ta njohin Kosovën”, thotë Gogiq.

Gatishmëri për ulje tensionesh apo “ofensivë e re”

Autoritetet e Kosovës, së fundmi, kanë ripërsëritur gatishmërinë për uljen e tensioneve në veri të vendit.

Presidentja Vjosa Osmani, më 4 korrik, pas takimit në Prishtinë me kryeministri holandez, Mark Rutte, dhe atë të Luksemburgut, Xavier Bettel, ka theksuar se Kosova ka demonstruar vullnet për uljen e tensioneve “duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit”.

Kryeministri Kurti, në takim me homologët nga Holanda dhe Luksemburgu, theksoi se Kosova dëshiron raporte të mira fqinjësore me Serbinë.

Por, ai theksoi se për këtë kërkohet që të zbatohet Marrëveshja drejt normalizimit.

Nga ana tjetër, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, gjatë një vizite në Bruksel, më 4 korrik, ku u takua me zyrtarët e BE-së, deklaroi se për sa i përket shtensionimit të situatës në veri të Kosovës, “topi është në oborrin e Prishtinës”.

Ajo theksoi se “para së gjithash, është e domosdoshme të ndërpriten ngacmimet dhe persekutimet e serbëve në Kosovë” .

Në anën tjetër, presidenti serb Vuçiq, më 2 korrik, tha për një media në Serbi se pret një “ofensivë të re” nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke pretenduar se kjo “ofensivë” do të përkojë me ofensivën e forcave ukrainase në luftën kundër Rusisë./REL

The post Kush do ta bëjë hapin e parë për uljen e tensioneve në veri? appeared first on Albeu.com.

Tensionet në veri/ BE-ja konfirmon hyrjen në fuqi të masave ndëshkuese për Kosovën
Një zëdhënës i Bashkimit Evropian ka konfirmuar se Bashkimi Evropian ka marrë disa masa për Kosovën për shkak të mos marrjes së veprime për depërshkallëzimin e situatës në Veri të Kosovës.

Siç është konfirmuar, është pezulluar përkohësisht puna në organet punuese në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, gjithashtu Kosova nuk do të ftohet në takimet të nivelit të lartë dhe vizitat dypalëshe do të pezullohen.

Ndërkohë takimet që s’do të pezullohen janë ato që janë të fokusuara në adresimin e Kosovës në veri të Kosovës në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Kemi pezulluar përkohësisht punën e organeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Kosova gjithashtu nuk do të ftohet në ngjarje të nivelit të lartë dhe vizitat dypalëshe do të pezullohen, përveç atyre të fokusuara në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë ky zëdhënës i BE-së.

Gjithashtu ka konfirmuar se program i fondeve për Kosovën në kuadër të IPA 2024 janë suspenduar. Propozimet e paraqitura nga Kosova në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (ËBIF), siç ka konfirmuar ky zëdhënës i BE-së, s’janë dorëzuar fare për shqyrtim në Bordin e ËBIF në takimin e mbajtur më 29 dhe 30 qershor.

“Programimi i fondeve për Kosovën në kuadër të ushtrimit programor IPA 2024 është vënë gjithashtu në pritje. Propozimet e paraqitura nga Kosova në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (ËBIF) nuk janë dorëzuar për shqyrtim në Bordin e ËBIF më 29-30 qershor”, ka thënë ky zëdhënës.

Për këto masa BE-ja ka njoftuar institucionet e Republikës së Kosovës më 28 qershor, ka konfirmuar ky zëdhënës i BE-së për Express.

Hyrjen në fuqi të këtyre masave e ka konfirmuar dje menjëherë Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhiley, kur ka treguar se Kosova s’është përfshirë në ndarjen e një fondi 2.1 miliardë euro që është mirtaur dje nga Bordi Operativ i Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (ËBIF).

Ky zëdhënës i BE-së, ka sqaruar se masat e vendosura ndaj Kosovës janë të përkohshme dhe të kthyeshme në varësi të zhvillimeve në terren dhe vendimet për de-eskalim që mund të merren nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,

“Këto masa janë të përkohshme dhe plotësisht të kthyeshme në varësi të zhvillimeve në terren dhe vendimeve për deeskalim të marra nga kryeministri Kurti”, kanë thënë nga Brukseli.

Ndërkohë thuhet se Bashkimi Evropian është duke monitoruar nga afër edhe përmbushjen e kërkesave të Brukselit zyrtar nag Serbia, dhe se janë të gatshëm që të marrin masa nëse s’do të ndodh një gjë e tillë.

“BE-ja po monitoron gjithashtu nga afër përmbushjen e kërkesave tona nga Serbia dhe është e gatshme të marrë masa në rast të mospërputhjes”.

Ky zëdhëns i BE-së ka thënë se ituata në veri të Kosovës është duke e shqetësuar në mënyrë serioze BE-në, siç është shprehur edhe nga Përfaqësuesi i Lartë Josep Borell më 3 qershor në emër të 27 shteteve anëtare.

Nga Brukseli zyrtar për Express kanë thënë se s’mund të përballojnë paqëndrueshmëri, tensione dhe dhunë.

“Ne kemi dënuar dhunën dhe vazhdojmë thirrjet për de-përshkallëzimin e menjëhershëm nga të dyja palët. Përfaqësuesi i Lartë Borell në emër të vendeve anëtare të BE-së ishte shumë e qartë për hapat e pritshëm për de-përshkallëzimin e menjëhershëm”, ka thënë tutje ky zëdhënës i BE-së.

Bashkimi Evropian pret nga Kosova që të veprojë për de-përshkallëzim dhe të pezullojë operacione policore në afërsi të objekteve komunale në veri të Kosovës, që kryetarët e e komunave duhet të kryejnë përkohësisht detyrat e tyre nga objekte të ndryshme dhe zgjedhjet e parakohshme të shpallen sa më shpejt në katër komunat dhe të organizohen në mënyrë plotësisht gjithpërfshirëse.

“Kjo do të thotë me pjesëmarrjen e plotë dhe të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës”, ka thënë ky zëdhënës i BE-së.

Këtu përmendet që është thelbësore që të bëhet zbatimi i shpejt i Marrëveshjes së Ohrit, përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

Nga Brukseli thonë se Kosova fatkeqësisht nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm, prandaj Josep Borell siç ka treguar në emër të shteteve anëtare, ka vendosur të zbatojë një sërë masazh.

“Kosova fatkeqësisht ende nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm. Prandaj BE-ja – siç tregohet në deklaratën e HRVP-së në emër të shteteve anëtare të 3 qershorit – ka vendosur të zbatojë një masat ndaj Kosovës”, përfundon ky zëdhënës i BE-së. /express.

The post Tensionet në veri/ BE-ja konfirmon hyrjen në fuqi të masave ndëshkuese për Kosovën appeared first on Albeu.com.

Policia e Kosovës hedh poshtë pretendimet se ka rrahur dy serbë në veri
Policia e Kosovës ka hedhur poshtë pretendimet se ka rrahur dy persona gjatë një ndalimi në rrugën Izvor-Banjska, përkatësisht në komunën e Zveçanit, në veri të Kosovës.

“Deklarimet e ndryshme se kinse policia i ka rrahur dy prej këtyre personave nuk qëndrojnë dhe janë të pavërteta”, u tha në reagim, duke shtuar se gjatë këtij ndalimi nuk ka pasur sjellje joprofesionale policore.

Reagimi i Policisë së Kosovës vjen pasi Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – akuzoi policinë e Kosovës se ka keqtrajtuar dy minoren, të identifikuar me iniciale K.R dhe D.R, që tha se ishin vëlla e motër.

“Ata u rrahën brutalisht sonte në fshatin Zhitkovac, në komunën e Zveçanit, teksa po ngisnin një motor”, pretendoi Lista Serbe, duke akuzuar Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, se po “bën gjithçka për të dëbuar popullin serb”, dhe se komuniteti ndërkombëtar “nuk po bën asgjë për të mbajtur përgjegjës Kurtin”.

Policia tha se ngjarja ka ndodhur pasditen e 17 qershorit, kur një njësi patrulluese ka hasur në pesë persona të cilët po qarkullonin në rrugën Izvor Banjska me dy motër katërrotësh. Sipas policisë, dy persona nuk kanë respektuar sinjalizimin e tyre për t’u ndalur dhe kanë ikur në një rrugë malore, por më pas policia ka hasur në ta.

“Kurse në një distancë prej rreth 350 metra, zyrtarët tjerë policorë kanë hasur personin e tretë, i cili kishte ikur në këmbë. Në atë lokacion është paraqitur edhe një femër, e cila ka deklaruar se është nëna e dy personave të ndaluar nga policia. Pas kontrollimit të personave dhe të mjetit [motorit], si dhe pas realizimit të procedurave policore, të tre personat janë liruar”, shpjegoi policia.

Lidhur me këtë ngjarje, mediat lokale në veri thanë se mjeku Boban Mitroviq në spitalin në këtë komunë, ka deklaruar se “sonte [e shtunë, 17 qershor] dy pacientë me inicialet D.R [2005] dhe K.R [2007] kanë ardhur në departamentin e kirurgjisë. Sipas tyre, ata kanë marrë lëndime nga Policia e Kosovës”.

Ky zhvillim vjen në kohën kur tensionet në veri të Kosovës – të banuar me shumicë serbe – janë të rritura. Serbët në këtë zonë po protestojnë që nga 26 maji, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, hynë në ndërtesat komunale me asistimin e Policisë së Kosovës.

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan, protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet janë lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët. Po ashtu, më 13 qershor, Policia e Kosovës kreu një aksion në Mitrovicë të Veriut, ku arrestoi Millun Millenkoviq. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se i arrestuari dyshohet se ka qenë një prej organizatorëve të ngjarjeve në Zveçan më 29 maj.

Një ditë pas këtij arrestimi, tre policë të Kosovës u arrestuan në vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Beogradi thotë se policët u arrestuan “thellë” në territorin serb, por Kosova thotë se ata u rrëmbyen brenda territorit të saj. Ndaj tre policëve të Kosovës, një gjykatë në Kralevë ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Departamenti amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Serbisë që të lirojë menjëherë policët e Kosovës, që sipas Uashingtonit, po mbahen në paraburgim nën akuza të pabaza./REL

The post Policia e Kosovës hedh poshtë pretendimet se ka rrahur dy serbë në veri appeared first on Albeu.com.

Ç’pasoja mund të kenë masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës?
Masat që Bashkimi Evropian i ka marrë kundër Kosovës, për shkak të mospërfilljes së kërkesave për shtensionimin e situatës në pjesën veriore, rrezikojnë projekte milionëshe sipas disave, por nuk pritet të ndikojnë në procesin e integrimit evropian.

“Efektet e këtyre masave janë proporcionale, pasi që përçojnë mesazhin e rëndësishëm të pakënaqësisë nga ana e BE-së, por nuk shkaktojnë dëm thelbësor në rrugën tonë evropiane”, thotë për Radion Evropa e Lirë Demush Shasha, nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane.

Masat e BE-së përfshijnë pezullimin e ftesave për pjesëmarrjen e Kosovës në ngjarje të nivelit të lartë, si dhe të vizitave dypalëshe nga BE-ja dhe vendet anëtare. Po ashtu janë paralajmëruar pasoja financiare, përkatësisht pezullimi i financimit të disa projekteve të propozuara nga Kosova në kuadër të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor.

“Unë shpresoj që këto projekte, jashtëzakonisht të rëndësishme, në asnjë formë të mos anulohen, por pezullimi i tyre të arrijë efektin e nevojshëm të dakordimit të qëndrimeve mes Kosovës dhe BE-së”, thotë Shasha.

Korniza Investuese e Ballkanit Perëndimor është një iniciativë e përbashkët e BE-së, institucioneve financiare dhe donatorëve, që synon zhvillimin socio-ekonomik dhe të perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kosova mbështetet nga ky mekanizëm që nga viti 2009. Në një dokument të tij thuhet se në Kosovë janë mbështetur 30 projekte në vlerë prej 1.8 miliard eurosh deri në shtator të vitit 2021.

Projektet përfshijnë ndërtimin e rrugëve, rehabilitimin e hekurudhave, sistemet e ngrohjes qendrore dhe përmirësimin e sistemit të ujërave të zeza.

Shasha thotë se për vitet 2023-2030, në kuadër të këtij mekanizimi, në Kosovë janë paraparë edhe projekte të tjera, si: Autostrada e Paqes Prishtinë – Nish, rruga hekurudhore Beograd – Prishtinë, ngrohja diellore për Prishtinën, impianti për trajtimin e ujërave të zeza për Prishtinën e të tjera.

Qeveria e Kosovës ka konfirmuar në muajin mars se Kosova, vitin e kaluar, ka përfituar nga ky instrument grante investuese për energjinë diellore në vlerë prej 53 milionë eurosh, të cilat kombinohen me hua nga bankat zhvillimore dhe arrijnë vlerën e 180 milionë eurove.

Në shkurt, Qeveria ka informuar, po ashtu, se ka aplikuar edhe për 2 grante investuese dhe 4 grante të asistencës teknike në Kornizën Investuese, por nuk ka specifikuar më shumë në lidhje me to.

“Ne po shkojmë mbrapa”

Kosova ka aplikuar në dhjetor të vitit të kaluar për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Një nga masat ndëshkuese të BE-së përfshin edhe anulimin e disa takimeve mes Kosovës dhe bllokut evropian, që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA).

Kjo marrëveshje, e nënshkruar në vitin 2015, është hapi i parë drejt anëtarësimit në BE.

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane në Kuvendin e Kosovës, Rrezarta Krasniqi, thotë për Radion Evropa e Lirë se mosmbajtja e takimeve në kuadër të MSA-së – qëllim i të cilave është t’i udhëzojnë institucionet e Kosovës në lidhje me reformat – paraqet ngecje në procesin integrues të vendit.

“Shumë shqetësuese mosmbajtja e këtyre takimeve. Shqetësues është edhe nëse merret vendimi për anulimin e fondeve. Këto fonde kanë ndihmuar ndër vite zhvillimin e vendit dhe pa to nuk mund të ketë zhvillim. Ne po shkojmë mbrapa, nuk ka progres – vetëm regres në proceset integruese”, thotë Krasniqi.

Sipas saj, në një nga takimet e anuluara tashmë nga BE-ja është dashur të marrë pjesë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

REL-i kontaktoi zyrtarë të kësaj ministrie, por ata thanë se nuk kanë informacione për këtë.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i tha REL-it se nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për masat që BE-ja ka marrë ndaj Kosovës.

“Vazhdojmë të besojmë se çfarëdo mase ndaj Kosovës, do të ishte e padrejtë dhe jofer”, tha ai.

Pavarësisht kësaj, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha të mërkurën se blloku nuk e përjashton mundësinë që Kosova të përballet edhe me masa të tjera, nëse Qeveria e këtij vendi nuk i përmbush kërkesat ndërkombëtare.

Këto kërkesa përfshijnë tërheqjen e policisë speciale nga veriu i Kosovës, i banuar me shumicë serbe, si dhe të kryetarëve shqiptarë të komunave atje.

Hyrja e këtyre kryetarëve në objektet komunale në veri, të cilat shfrytëzohen edhe nga autoritetet paralele serbe, i ka rritur tensionet në këtë zonë, të cilat kanë kulmuar në përleshje të dhunshme mes protestuesve serbë dhe ushtarëve të NATO-s.

Komuniteti ndërkombëtar kërkon po ashtu nga Kosova të organizojë zgjedhje të reja në veri, si dhe t’i kthehet dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë./REL/

The post Ç’pasoja mund të kenë masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës? appeared first on Albeu.com.

Sulmohet një ekip mediatik në Zveçan
Ekipi i televizionit lokal në Kosovë, ATV, është sulmuar gjatë raportimit nga Zveçani, komunë në veri të Kosovës e banuar me shumicë serbe, bëri të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Sipas AGK-së, disa persona të maskuar nga sulmuar me gurë veturën me të cilën po udhëtonin tre pjesëtarë të ekipit të ATV-së, “e që si pasojë lëndime të lehta trupore kanë marrë gazetari Fatlum Jashari dhe kameramani Blend Thaçi, si dhe u janë thyer xhamat veturës”.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës vazhdon të jetë i shqetësuar për ekipet e medieve që po raportojnë nga veriu i vendit, andaj i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare atje të krijojnë kushte më të mira për ta”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Në veri të Kosovës tensionet janë rritur që nga 26 maji, kur kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, hynë në objektet komunale për të marrë detyrën, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

Që nga 29 maji, në këto tri komuna, serbët lokalë kanë protestuar vazhdimisht.

Që kur janë rritur tensionet, AGK ka raportuar për dhjetëra raste të sulmeve ndaj gazetarëve, të cilët kanë përcjellë ngjarjet nga veriu i Kosovës.

The post Sulmohet një ekip mediatik në Zveçan appeared first on Albeu.com.

“Asfalt, shtëpi e ndriçim”, kryetarët në veri të Kosovës flasin për kërkesat e para që kanë marrë nga qytetarët
Deri në momentin kur të njoftohet  opsioni i zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, kryetarët shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe atje thonë se janë duke kryer detyrat që ua kërkon mandati.

Këta kryetarë kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, por me më pak se 4% mbështetje nga votuesit. Popullata shumicë serbe, pas thirrjeve të përfaqësuesve të saj politikë, i ka bojkotuar ato zgjedhje.

Hyrja e kryetarëve shqiptarë në objektet komunale më 26 maj, përkundër rezistencës së banorëve lokalë, ka shkaktuar tensione në këtë zonë, që vazhdojnë edhe sot.

Situata ka qenë më e qetë vetëm në Mitrovicë të Veriut, ku objekti i komunës është i ndarë fizikisht sipas sistemit të Kosovës dhe atij të Serbisë. Në tri komunat e tjera, ato objekte janë shfrytëzuar nga kryetarët e mëparshëm serbë.

Për shtensionimin e situatës, komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar tërheqjen e kryetarëve shqiptarë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale – për çka nuk ka marrë ende përgjigje në praktikë nga institucionet e Kosovës.

Zeqiri nga fshati Çabër: Jemi duke kompletuar kabinetin

I kontaktuar nga REL, kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, thotë se si pasojë e situatës së krijuar, aktualisht, është duke ushtruar detyrën e tij nga Zyra për Komunitete në fshatin Çabër të kësaj komune.

Ai tregon se është në përfundim e sipër të kompletimit të kabinetit, i cili, siç thotë, do t’i ketë 14 drejtori – nga arsimi deri te shëndetësia.

“Do të nisim me prioritetet që kanë qytetarët e kësaj komune. Do të fillojmë me punë të vogla, por që janë të rëndësishme”, thotë Zeqiri.

Ai thotë se, deri më tani, nuk ka marrë ndonjë kërkesë nga qytetarët për ndonjë shërbim komunal. Por, siç shprehet, janë disa kërkesa të mëparshme që kanë qenë në proces, e që janë duke u shqyrtuar – mes tyre, asfaltimi i disa rrugëve dhe ndriçimi në disa lagje të fshatrave.

Zeqiri thotë, po ashtu, se ka pasur takime me disa kryetarë të komunave të tjera, si Mitrovicë e Veriut, Vushtrri dhe Drenas, dhe se ata janë në proces të nënshkrimit të disa marrëveshjeve mirëkuptimi në fusha të ndryshme.

Peci nga fshati Lipë: Kemi kërkesa nga banorët

Për të njëjtat arsye, kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, thotë se është duke punuar nga Zyra për Komunitete në fshatin Lipë të kësaj komune.

Edhe ai thotë se është në kompletim e sipër të kabinetit dhe se, në të njëjtë kohë, është duke pranuar kërkesa nga banorët shqiptarë të disa fshatrave.

“Kemi vizituar fshatin Zhazhë dhe aty kemi pasur kërkesa për ndërtimin e dy shtëpive për dy familje shqiptare. Kemi parë se ato kanë nevojë për këto shtëpi dhe po shohim se cilat janë procedurat që duhet ndjekur ne si komunë për ndërtimin e tyre”, thotë Peci.

Një tjetër kërkesë e bërë nga qytetarët, shton ai, është edhe pastrimi i rrugëve të disa fshatrave.

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, nuk iu përgjigj interesimit për të biseduar për aktivitetet e tij.

Ngjashëm as kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq. Megjithatë, ai ka postuar në llogarinë e tij në Facebook disa nga aktivitetet e veta, që përfshijnë emërimin e “disa drejtorëve të drejtorive komunale”.

Në një tjetër postim të tijin thuhet se Komuna e Mitrovicës së Veriut ka funksionalizuar E-Kioskun – platformë që u mundëson qytetarëve të pajisen më lehtë dhe më shpejt me dokumente civile.

Sipas Atiqit, ky shërbim ka ekzistuar edhe në të kaluarën, por nuk ka qenë funksional.

Atiq ka thënë më herët se në fokus të punës së tij do të jenë: zhvillimi ekonomik lokal dhe ofrimi i shërbimeve efikase për qytetarët.

Çfarë thotë shoqëria civile?

Bekim Salihu, hulumtues i lartë në Institutin për Hulumtime të Avancuara GAP dhe njohës i pushtetit lokal, thotë se kryetarët e komunave në veri, në aspektin legjislativ, janë të plotfuqishëm, por, në aspektin praktik, kanë vështirësi për kryerjen e detyrave.

“Për rrjedhojë nuk mund të pritet që kryetarët e komunave ta kenë fuqinë e plotë në terren, sidomos sa u përket investimeve kapitale, pasi që atje ka banorë që i rezistojnë autoritetit të kryetarëve aktualë dhe kjo, padyshim, do të shkaktojë kufizime dhe mungesë të rezultateve në terren”, thotë Salihu për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, ushtrimi i detyrave jashtë ndërtesave komunale nuk parqet ndonjë problem.

Ligji për vetëqeverisje, sqaron Salihu, e specifikon që kryetarët duhet të jenë banorë të atyre komunave, por nuk e thotë askund se duhet të jenë patjetër në objektet përkatëse publike.

“Madje, rekomandimet e qeverisjes së mirë thonë që kryetarët e komunës duhet të jenë më shumë në terren sesa në zyra dhe, për rrjedhojë, mandati i tyre dhe funksioni i tyre nuk lidhen për objektin përkatës për të ushtruar detyrën”, thotë Salihu.

Kryeministri Kurti këmbëngul që kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, duhet t’i ushtrojnë detyrat e tyre nga objektet komunale, duke argumentuar se ato janë prona të Republikës së Kosovës.

Katër komunat në veri kanë qenë pa kryetarë qysh në fillim të nëntorit, kur udhëheqësit e deriatëhershëm serbë kanë dhënë dorëheqje, në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe.

Përfaqësuesit politikë serbë i kanë kërkuar më pas popullatës shumicë atje t’i bojkotojë zgjedhjet e 23 prillit, me arsyetimin se pushteti qendror nuk i ka plotësuar kërkesat e tyre për më shumë autonomi./Express/

The post “Asfalt, shtëpi e ndriçim”, kryetarët në veri të Kosovës flasin për kërkesat e para që kanë marrë nga qytetarët appeared first on Albeu.com.

Kurti takoi ambasadorin britanik: Vendosja e ligjit në veri është e domosdoshme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vendosja e plotë e sundimit të ligjit në katër komunat veriore është e domosdoshme për largimin e elementeve kriminale por edhe për mbajtje të zgjedhjeve.

Për këtë ai ka biseduar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

“Së bashku diskutuan për zhvillimet aktuale, me theks situatën e fundit në veri të vendit, rëndësinë për deeskalim të plotë dhe rrugën përpara. Në lidhje me këtë, kryeministri Kurti, theksoi se sundimi i ligjit duhet të jetë parimi bazë për të ecur përpara. Vendosja e plotë e sundimit të ligjit në katër komunat në veri të Kosovës është e domosdoshme si për largimin e elementeve kriminale, ashtu edhe për një fushatë të hapur dhe fer para zgjedhjeve të lira e demokratike në të ardhmen”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

Në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, serbët po protestojnë duke kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale, si dhe praninë e Policisë së Kosovës.

Si pasojë e veprimeve të protestuesve kanë mbetur të lënduar disa policë dhe pjesëtarë të KFOR-it. Gjithashtu, janë djegur dhe dëmtuar vetura të Policisë së Kosovës dhe të mediave.

Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë.

Ky veprim i institucioneve të Kosovës është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian derisa kanë kërkuar shtensionim të menjëhershëm të situatës në veri.

Javën që shkoi, u bë e ditur kërkesa e ndërkombëtarëve për  zgjedhje të reja në katër komunat veriore të Kosovës.

/KosovaPress/

The post Kurti takoi ambasadorin britanik: Vendosja e ligjit në veri është e domosdoshme appeared first on Albeu.com.

Tensionet në veri, REL: Pezullimi i liberalizimit të vizave për Kosovën, nuk është opsion
Burimet e Bashkimit Evropian, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se, pezullimi i liberalizimit të vizave për Kosovën – që është përmendur si mundësi në media, pas rritjes së tensioneve në veri të vendit – nuk është opsion.

Por, të njëjtat burime, kanë pranuar se edhe në BE po shqyrtohet mundësia e marrjes së masave ndaj Kosovës, në rast se vazhdojnë të mos përfillen kërkesat për uljen e tensioneve në veri, dhe gjetjen e një zgjidhjeje për t’i kthyer serbët në institucionet lokale të asaj pjese.

Serbët lokalë janë duke vazhduar protestat në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, edhe më 9 qershor.

Ata po protestojnë rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.

“Ekzistojnë një varg masash që po shqyrtohen dhe diskutohen. Por, shumica e madhe e shteteve anëtare në disa takime, e kanë bërë të qartë se suspendimi i liberalizimit të vizave për Kosovën nuk është opsion“, ka thënë një zyrtar për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, shumica e shteteve anëtare mendojnë se një hap i tillë do të ishte i ekzagjeruar dhe kundërproduktiv, që do të shkonte kundër qytetarëve të Kosovës, e jo kundër atyre, veprimet e të cilëve nuk janë në përputhje me pritjet e BE-së.

Disa burime tjera diplomatike në BE, kanë thënë se pezullimi i liberalizimit të vizave, do të ishte proces i komplikuar edhe për shkaqe procedurale, sepse për këtë do të duhej të sigurohej shumica e kualifikuar në Këshill.

Sipas tyre, pezullimi i liberalizimit të vizave bëhet më shumë për shkaqe tjera, siç janë çështjet e migracionit apo sigurisë, dhe jo aq arsyet politike.

Por, megjithatë, këto burime nuk e përjashtojnë mundësinë që në rast të përshkallëzimit të mëtejmë të situatës, dhe paraqitjes së kërcënimeve për siguri, apo edhe rreziku për migrim masiv, kjo çështje të mos paraqitet në rend dite në BE.

Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën është miratuar nga BE-ja më herët gjatë këtij viti.

Vendimi është zyrtar dhe përfundimtar, i botuar në Gazetën Zyrtare, dhe pritet të hyjë në fuqi prej 1 janarit të vitit 2024.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk e gëzon lëvizjen e lirë në vendet e Zonës Schengen./rel

The post Tensionet në veri, REL: Pezullimi i liberalizimit të vizave për Kosovën, nuk është opsion appeared first on Albeu.com.