Tensionet në veri të Koosvës Archives - Albeu.com

Tensionet në veri të Kosovës/ BE-ja kërkon de-përshkallëzim të menjëhershëm të situatës
Qytetarët serbë  vazhdojnë sot për të dytën ditë radhazi protestat kundër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

BE-ja ka bërë sërish thirrje për çtensionim të situatës.

Bashkimi Evropian dënoi dhunën në Zveçan – komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës – “në termat më të fuqishëm të mundshëm”.

“Aktet e dhunshme, të kryera ndaj trupave të KFOR-it, mediave, civilëve dhe policisë janë absolutisht të papranueshme. BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve që menjëherë dhe pa kushte të de-përshkallëzojnë situatën. Ne presim që palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të gjejnë menjëherë një zgjidhje politike përmes Dialogut”, kjo është thirrja që shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell bëri nëpërmjet një postimi në Twitter.

The EU urges Kosovo authorities and the protesters to immediately and unconditionally de-escalate the situation.

We expect the Parties to act responsibly and find a political solution through the Dialogue immediately.

2/2

— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) May 29, 2023

Rreth 25 ushtarë të forcave paqeruajtëse të KFOR-it u plagosën gjatë një përplasje me grupe protestuesish serbë pasditën e së hënës (29.05). Të lënduar në veri të Kosovës ka edhe nga radhët e protestuesve, por akoma nuk dihet numri i saktë.

QUINT dënon ashpër dhunën e protestuesve serbë

Ambasadorët në Prishtinë të vendeve të QUINT-tit dënuan ashpër dhunën e protestuesve serbë ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve, ndërsa, bëjnë thirrje për shtensionim të situatës.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se “BE-ja dënon fuqishëm veprimet e dhunshme të protestuesve në Zveçan”, duke përsëritur thirrjen “për ndalimin e menjëhershëm të dhunës dhe uljen e tensioneve”.

Më 26 maj, kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, me asistimin e Policisë së Kosovës hynë në ndërtesat komunale, për të nisur punën, pasi një ditë më parë bënë betimin në shkolla dhe ndërtesa të tjera komunale. Hyrja e tyre në zyrat e komunave u kundërshtua nga grupe të serbëve lokalë.

Serbët lokalë të këtyre komunave kundërshtojne ryetarët e rinj shqiptarë, të zgjedhur në zgjedhjet lokale të 23 prillit.

Policia e Kosovës ndërhyri duke përdorur gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërkaq serbët lokalë hodhën gurë në drejtim të tyre. Të paktën pesë policë pësuan lëndime. Faktori ndërkombëtar, në krye me Shtetet e Bashkuara, dënuan veprimet e Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar që menjëherë të ulen tensione

/albeu.com/

The post Tensionet në veri të Kosovës/ BE-ja kërkon de-përshkallëzim të menjëhershëm të situatës appeared first on Albeu.com.