tensionet ne ukraine Archives - Albeu.com

Tensionet në Ukrainë, Xhaçka: I bashkohemi BE-së për më shumë sanksione ndaj Rusisë
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka , në takimin e 14-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit mes përfaqësuesve nga vendi jonë dhe Bashkimi Europian, foli për qëndrimin e Shqipërisë ndaj Rusisë pas njohjes së pavarësisë së rajoneve të Ukrainës, Donetsk dhe Luhan.

Xhaçka deklaroi se vendi unë është tërësisht i linjëzuar me politikën e Jashtme të Bashkimit Europian.

Ajo  shtoi se Shqipëria i bashkohet deklaratës së BE-së që përcakton sanksione shtesë ndaj Rusisë.

“Në lidhje me vendimin e Rusisë Rusisë për njohjen e Donetsk dhe Luhansk, i bashkohemi deklaratës së BE. Deklarata përcakton se do të ketë sanksione shtesë ndaj Rusisë. Të mos u jepen mundësi aktorëve të tretë që luajnë rol destabilizues në rajon”, tha ministrja.

The post Tensionet në Ukrainë, Xhaçka: I bashkohemi BE-së për më shumë sanksione ndaj Rusisë appeared first on Albeu.com.

Tensionet në Ukrainë, gazetarja e ABC: Vendasit nuk besojnë se do të ketë luftë
Ekipi i ABC ka udhëtuar drejt Ukrainës për të parë nga afër situatën e krijuar mes dy vendeve përballë një përshkallëzimi të mundshëm të agresionit rus.

Gazetarja e ABC Linda Karadaku raportoi për situatën në të cilën ndodhet vendi duke përshkruar edhe kalvarin e gjatë të rrugëtimit të tyre për të mbërritur në destinacion. Karadaku shprehet se ndihet situata që përshkruhet në media jo vetëm në Ukrainë por edhe në vendet fqinje.

“Kemi bërë një itinerar të gjatë. I kemi rënë Ballkanit përmes. Nga Budapesti kemi ardhur këtu. Hymë në Ukrainë. Ndjehet ajo që po ndodh jo vetëm në Ukrainë por edhe në vendet fqinjen. Do të shkojmë në një qytet rreth 90 km nga kufiri me Poloninë. NATO dhe SHBA kanë dërguar përforcime. Jemi në Ukrainën Perëndimore”, shprehet Karadaku.

Destinancioni i radhës i tyre do të jetë Lëvivi dhe më pas Kievi për të mbërritur në portin e Odesës i cili konsiderohet si zonë rreziku nëse Rusia do shkrepte armët.

“Zonat e krizës janë zona lindore. Nga Lviv do shkojmë në Kiev dhe në zonat që mbahen nga pro rusët. Do shkojmë pastaj në Odesa. Odesa është shumë e rëndësishme jo vetëm si port. Por sepse do ishte porti që do rrezikohej nga të parët në rast një sulmi rus. Kemi folur me biznesmenëve që bëjnë biznes në këtë pjesë të Ukrainës. Do të flasim edhe me vullnetarë ukrainas. Do jemi këtu disa ditë për të treguar çfarë do thonë ata.

Jeta vazhdon dhe njerëzit me ata që kemi biseduar deri tani thonë që nuk do të ketë luftë. Por tregojmë atë që ka ndodhur në Krime. Është një lloj dëshire për të mos agresion rus apo një sulm rus. Në fakt jo vetëm në Ukrainë. Kur kaluam kufirin hungarez na thanë se ka luftë atje. Është si një qetësi para furtune”, raporton ajo.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin gjatë një vizite në Poloni këtë të premte ka deklaruar se deri më tani SHBA nuk kanë parë asnjë provë për tërheqjen e ushtrisë ruse nga kufijtë e Ukrainës. Austin ka theksuar se vërtet kanë pohuar se po tërhiqen, por deri më tani nuk ka SHBA snjë shenjë të tillë dhe se rusët vazhdojnë të përgatiten duke bërë gjëra që do të prisnit… nëse do të përgatisnin një sulm. /abcnews.al

The post Tensionet në Ukrainë, gazetarja e ABC: Vendasit nuk besojnë se do të ketë luftë appeared first on Albeu.com.

Tensionet në Ukrainë, kancelari gjerman paralajmëron: Të gatshëm të reagojmë me sanksione ndaj Rusisë
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka folur shkurtimisht për BBC pas një takimi të liderëve të BE-së në Bruksel.

“Nëse ka agresion ushtarak ndaj Ukrainës, do të ketë pasoja dhe ne jemi të gatshëm të reagojmë me sanksione ndaj Rusisë”, tha ai, duke shtuar se liderët duan të përdorin diplomacinë për të zgjidhur krizën.

Më tej, Scholz shtoi se, “Ne e dimë nëse ende ka apo jo ende shumë ushtarë dhe trupa përgjatë kufirit ukrainas. Kjo është kërcënuese dhe mbetet një situatë kërcënuese. Nuk mund të jemi naivë”./albeu.com

The post Tensionet në Ukrainë, kancelari gjerman paralajmëron: Të gatshëm të reagojmë me sanksione ndaj Rusisë appeared first on Albeu.com.

Tensionet në Ukrainë, Rusia merr vendimin e papritur
Ministria ruse e mbrojtjes thotë se disa trupa të pozicionuara në kufirin me Ukrainën po kthehen në bazat e tyre pas përfundimit të stërvitjeve, sipas agjencisë së lajmeve Interfax, raporton BBC.

Por stërvitjet në shkallë të gjerë në të gjithë vendin vazhdojnë, shton Interfax.

Rusia kishte pozicionuar rreth 130,000 trupa pranë kufirit të Ukrainës, duke përfshirë rreth 30,000 trupa që merrnin pjesë në stërvitjet ushtarake në Bjellorusi.

Tregjet janë qetësuar pas këtij lajmi. Ata janë shprehur se sapo kanë dëgjuar se disa trupa ruse po largohen nga kufiri me Ukrainën pas ditëve të paralajmërimeve të tmerrshme për një pushtim të afërt.

Rubla ruse është forcuar gjithashtu kundrejt dollarit dhe euros në përgjigje të lajmeve nga ushtria ruse.

“Mungesa e veprimeve të armatosura në kufirin me Ukrainën dhe indikacionet për gatishmërinë për të biseduar duken të mjaftueshme për të qetësuar nervat e tregut,” tha Michael Leister, kreu i strategjisë së normave të interesit në Commerzbank./albeu.com

The post Tensionet në Ukrainë, Rusia merr vendimin e papritur appeared first on Albeu.com.

Tensionet në Ukrainë, Meta thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare
Zhvillimet e fundit në Ukrainë kanë marrë vëmendjen e të gjithë botës. Nga momenti në moment Ukraina pritet të pushtohet nga Rusia, ndërsa kjo e fundit dhe pse ka grumbulluar më shumë se 100 mijë trupa në kufi,  e mohon ndërhyrjen.

Presidenti Ilir Meta, nisur nga situata e krijuar atje, ka thirrur sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare, që pritet të mblidhet në orën 16:00. Në mbledhje do të mungojë kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në një vizitë zyrtare, 4 ditore, në SHBA.

Kujtojmë se më herët, përmes një postimi në Facebook, Ministria e Jashtme në Shqipëri i ka bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të ulë tensionet në Ukrainë dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet përmes rrugëve diplomatike.

Gjithashtu dy ditë më parë, pas shkak të tensioneve, Ministria e Jashtme e Shqipërisë i bëri thirrje shtetasve shqiptarë të largoheshin nga Ukraina./albeu.com

The post Tensionet në Ukrainë, Meta thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare appeared first on Albeu.com.

“Putinin do ta vrasin ose…”, Spartak Ngjela zbulon planet e nëntokës së errët të Rusisë
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një parashikim mbi karrierën politike, por edhe fatin fizik të Vladimir Putinit nëse ai vendos që të pushtojë Ukrainën.

Në një status në Facebook, Ngjela shkruans e nëse e bën këtë, Putinin ose do ta arrestojnë ose do ta vrasin vetë mbështësit e tij, pasi një luftë me Ukrainën do ta shkatërronte Rusinë.

“Një luftë me Ukrainën, shkatërron Rusinë. Këtë e di tani çdo mendje e kthjellët në politikën e lartë ruse dhe në rangjet e larta të ushtrisë ruse.

Atëherë?

Shumë e qartë: nëse Putini do të shpallë luftë për pushtimin e Ukrainës; ata që duan ta ruajnë Rusinë nga shkatërrim i kësaj lufte, ose do ta rrëzojnë nën arrest, ose do të vrasin Putinin.

Këtë shembull na i kanë dhënë historitë e kësaj forme të vetëshkatërrimit të një kombi, kur është fjala për elitat ushtarake”, shkruan Ngjela.

Postimi i plotë:

Çdo të ndodhë me Ukrainën. Do ta pushtojë Rusia?

l.

Unë, për një gjë jam i sigurt: Vladimir Putini nuk është evropian; dhe e urren qytetërimin Perëndimor. I tillë ka qenë edhe një Vladimir tjetër në Rusi: Vladimir Iliç.

E pra, Rusisë i erdhi sërish në krye një joevropian.

Kjo kuptohet. Por, po të ishte gjallë Cesare Lambroso, ai do ta kapte nga forma e kafkës pathologjinë kriminele të Vladimir Putinit.

Putini kërkon shkatërrim për të ngopur pathologjinë e tij; por do ta shihni që ai do të karfoset nga frika.

Nuk është Putini i pari tiran antiperëndimor i Rusisë të cilit i ka ndodhur kjo.

Por, nëse Putini nuk do të pushtohet nga frika – ndonëse frika e tij është mundësia më e madhe – ai mund të shkojë drejt luftës.

ll.

Një luftë me Ukrainën, shkatërron Rusinë. Këtë e di tani çdo mendje e kthjellët në politikën e lartë ruse dhe në rangjet e larta të ushtrisë ruse.

Atëherë?

Shumë e qartë: nëse Putini do të shpallë luftë për pushtimin e Ukrainës; ata që duan ta ruajnë Rusinë nga shkatërrim i kësaj lufte, ose do ta rrëzojnë nën arrest, ose do të vrasin Putinin.

Këtë shembull na i kanë dhënë historitë e kësaj forme të vetëshkatërrimit të një kombi, kur është fjala për elitat ushtarake.

Megjithatë, duhet të presim. Por gjasat janë që Putini do të tërhiqet, sepse dihet që, psikologjikisht, fuqia e frikës është më e madhe se forca e pasionit.

The post “Putinin do ta vrasin ose…”, Spartak Ngjela zbulon planet e nëntokës së errët të Rusisë appeared first on Albeu.com.

Biseda telefonike, zulohet paralajmërimi i Biden për Putinin në rast se sulmon Ukrainën
Presidenti amerikan Joe Biden dhe Presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan sot (e shtunë) një bisedë telefonike, që zgjati 62 minuta, mes shqetësimeve në rritje për një sulm të afërt rus ndaj Ukrainës.

Në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë, thuhej se Presidenti Joe Biden bisedoi sot me Presidentin Vladimir Putin rreth tensioneve që ka krijuar rritja edhe më tej e pranisë ushtarake ruse në kufi me Ukrainën. Presidenti Biden ishte i qartë se, nëse Rusia ndërmerr një sulm ndaj këtij vendi, Uashingtoni së bashku me aleatët dhe partnerët e tij do të përgjigjen me vendosmëri duke goditur Rusisë me sanksione me kostë të shpejtë e të rëndë. Presidenti Biden përsëriti se një sulm rus do të prodhonte mjerim të gjerë për njerëzit dhe do të dobësonte pozitat e Rusisë. Presidenti Biden ishte i qartë me Presidentin Putin se ndërsa Shtetet e Bashkuara mbeten të përgatitura për t’u angazhuar për një zgjidhje diplomatike të situatës, në koordinim të plotë me aleatët dhe partnerët e saj, mbeten të përgatitura njëkohësisht edhe për skenarë të tjerë.

Uashingtoni thotë se ka marrë njoftime nga agjencitë e zbulimit se pushtimi mund të ndodhë të mërkurën.

Ambasada amerikane në Kiev ka nisur evakuimin e personelit të saj. Krahas kësaj, Departamenti i Shtetit ka lëshuar udhëzime mbi udhëtimet, duke paralajmëruar amerikanët të mos shkojnë në Ukrainë, për shkak të kërcënimeve të shtuara ndërsa ka këshilluar shtetasit amerikanë që ndodhen në këtë vend të largohen menjëherë.

Disa diplomatë amerikanë pritet të zhvendosen në pjesën perëndimore të Ukrainës, një masë që do t’i lejonte SHBA-ve të ruanin një prani diplomatike në këtë vend.

Përpara bisedës me presidentin amerikan, zoti Putin zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin francez Emmanuel Macron, me të cilin u takua në fillim të kësaj jave.

Po sot Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Sergey Lavrov.

Në nje deklaratë për shtyp të Departamentit të Shtetit thuhet se gjatë bisedës sekretari Blinken bëri të qartë se rruga diplomatike për zgjidhjen e krizës mbetet e hapur, por kjo do të kërkonte që Moska të ulte tensionet e të angazhohej në bisedime me mirëbesim. Zoti Blinken përsëriti se nëse Moska ndjek rrugën e agresionit dhe pushton Ukrainën, kjo do të rezultonte në një përgjigje të vendosur, masive dhe të bashkuar, transatlantike.

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare më Shtëpisë e Bardhë Jake Sullivan, tha të premten se pushtimi i Ukrainës nga Rusia mund të nisë gjatë Lojrave Olimpike që mbahen në Pekin ose kur ta vendosë zoti Putin.

Shumë analistë kanë thënë se Moska nuk ka gjasa të kryejë ndonjë pushtim përpara Lojërave Olimpike Dimërore që të përfundojnë më 20 shkurt.

Rusia ka dislokuar tashmë mjaftueshëm forca në kufi me Ukrainën për të kryer një operacion të madh ushtarak tha zoti Sullivan, i cili shtoi se Rusia mund të pushtojë pjesë të rëndësishme të territorit të këtij vendi, duke përfshirë kryeqytetin.

Të premten, Presidenti Biden zhvilloi një video-telefonatë me udhëheqës botërorë për të diskutuar rreth krizës mbi Ukrainën./voa

The post Biseda telefonike, zulohet paralajmërimi i Biden për Putinin në rast se sulmon Ukrainën appeared first on Albeu.com.

Pse Rusia kërkon të pushtojë Ukrainën?
Nga BBC

A po përgatiten forcat ruse për të pushtuar Ukrainën?

Të paktën 100,000 trupa janë pozicionuar përgjatë kufijve të Ukrainës, ndërsa Rusia kërkon garanci nga Perëndimi. SHBA, nga ana tjetër ka theksuar se Rusia i ka të gjitha forcat dhe mjetet e duhura për të pushtuar Ukrainën por Rusia i ka mohuar vazhdimisht akuza të tilla.

Ajo që  mund të ndodhë më pas mund të rrezikojë të gjithë strukturën e sigurisë së Europës.

Pse Rusia kërkon të pushtojë Ukrainën?

Kërkesa thelbësore  e Rusisë është që Perëndimi të sigurojë se Ukraina nuk do të bashkohet me NATO-n. Ukraina kufizohet si me BE-në ashtu edhe me Rusinë, por si një ish-republikë sovjetike ajo ka lidhje të thella sociale dhe kulturore me Rusinë dhe rusishtja flitet gjerësisht atje.

Kërcënimi duhet të meret seriozisht pasi Rusia ka pushtuar dikur Ukrainën. Kur ukrainasit rrëzuan presidentin e tyre pro-rus në fillim të vitit 2014, Rusia aneksoi gadishullin jugor të Krimesë të Ukrainës dhe mbështeti separatistët që pushtuan pjesë të mëdha të Ukrainës lindore.

Rebelët kanë luftuar me ushtrinë ukrainase që atëherë në një konflikt që ka shkaktuar më shumë se 14 mijë viktima.

Por sa e rrezikur është Ukraina nga një pushtim i mundshëm rus?

Rusia ka theksuar se nuk ka plane të pushtojë Ukrainën dhe shefi i inteligjencës së jashtme Sergei Naryshkin i ka cilësuar të rreme këto akuza që janë përhapur  nga SHBA-ja dhe kryeqytetet e tjera përëndimore. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka paralajmëruar se rreziku i konfliktit është shumë real.

Shtetet e Bashkuara thonë se një pushtim rus mund të ndodhë në çdo moment por nuk e dine saktësisht se kur do të ndodhë diçka e tillë. Presidenti Joe Biden u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të largohen nga Ukraina. Mbretëria e Bashkuar, Japonia, Holanda, Letonia dhe Norvegjia kanë ndjekur të njejtin shembull.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson tha: “Ky është ndoshta momenti më i rrezikshëm me te cilin është përballur Europa për dekada dhe ne duhet të gjejmë zgjedhjen.”

Oficeri më i lartë ushtarak i Presidentit Biden, Gjenerali Mark Milley, ka paralajmëruar se shkalla e forcave ruse do të shkaktonte një numër të konsiderueshëm viktimash dhe luftimet në zonat urbane do të ishin katastrofike. Ndërkohë Ukraina i ka kërkuar qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të mos përhapin panik.

Franca beson se qëllimi kryesor i Putinit është të arrijë një marrëveshje më të fortë sigurie.

Megjithatë, presidenti Vladimir Putin ka kërcënuar se do të marrë masa hakmarrëse ushtarako-teknike,  nëse Perëndimi vazhdon me qasjen agresive. Mijëra trupa ruse po marrin pjesë në stërvitjet në Bjellorusi, afër kufirit të saj prej 1,084 km me Ukrainën.

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë kohët e fundit e krahasoi situatën aktuale me krizën e raketave kubane të vitit 1962, kur SHBA dhe Bashkimi Sovjetik ishin në prag të një  konflikti bërthamor.

Çfarë kërkon Rusia nga NATO?

Rusia ka kërkuar nga NATO, që Ukraina të mos bëhet kurrë pjesë e aleancës, tha në një deklaratë, zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov. Presidenti Putin shpjegoi se nëse Ukraina bashkohet me NATO-n, aleanca mund të përpiqet të rimarrë Krimenë.

Moska ka akuzuar vendet e NATO-s se po furnizojnë me armë Ukrainën dhe SHBA-në për nxitjen e tensioneve për të frenuar zhvillimin e Rusisë.

Në realitet, Rusia dëshiron që NATO të kthehet në kufijtë e saj para vitit 1997. Nuk kërkon më zgjerim drejt lindjes dhe përfundimin e aktivitetit ushtarak të NATO-s në Europën Lindore. Kjo do të thotë që njësitë luftarake të tërhiqen nga Polonia dhe republikat baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, dhe të mos vendosin raketa në vende të tilla si Polonia dhe Rumania.

Në sytë e Putin, Perëndimi premtoi në 1990 se NATO nuk do të zgjerohej “asnjë centimetër në lindje”, por gjithsesi e bëri diçka të tillë. Megjithatë, kjo ishte përpara rënies së Bashkimit Sovjetik, kështu që premtimi i presidentit të atëhershëm sovjetik Mikhail Gorbachev i referohej vetëm Gjermanisë Lindore në kontekstin e një Gjermanie të ribashkuar.

Gorbachev tha më vonë se “tema e zgjerimit të NATO-s nuk u diskutua kurrë” në atë kohë.

Rusia ka propozuar gjithashtu një traktat me SHBA-në që ndalon vendosjen e armëve bërthamore përtej territoreve të tyre kombëtare.

Çfarë kërkon Rusia nga Ukraina?

Rusia pushtoi Krimenë në vitin 2014. Ukraina ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik, i cili u shemb në dhjetor 1991 dhe Putin tha se kjo në fakt ishte “shpërbërja e historisë së Rusisë”. Gjatë vitit të kaluar, presidenti Putin i quajti rusët dhe ukrainasit “një komb”.  Ai i etiketoi udhëheqësit aktualë të Ukrainës si drejtues të një “projekti anti-rus”.

Rusia aneksoi Krimenë në 2014

Rusia është gjithashtu e frustruar se marrëveshja e Minskut në vitin 2015 për Ukrainën lindore është larg realizimit. Ende nuk ka një marrëveshje për zgjedhje të monitoruara në rajonet separatiste. Ndërkohë Rusia vazhdon të mohojë akuzat se është pjesë e konfliktit të vazhdueshëm.

A mund të ndalojmë Rusinë?

Emmanuel Macron thotë se udhëheqësi rus i premtoi atij gjatë bisedimeve maratonë se Rusia “nuk do të ishte burimi i një përshkallëzimi”.

Pyetja është se deri ku do të arrijë Rusia?

Shtëpia e Bardhë ka theksuar se çdo lëvizje përtej kufirit  nënkupton një pushtim, por thekson se Rusia ka armë të tjera, duke përfshirë sulmet kibernetike dhe taktika paraushtarake. Kur në janar, 70 website të qeverisë ukrainase u mbyllën, Rusia mohoi akuzat se qëndronte pas sulmit.

Pentagoni ka akuzuar Rusinë se ka publikuar disa video të rreme të një operacioni për të pushtuar Ukrainën, si një pretekst për të sulmuar.

Rusia i ka mohuar akuzat. Rusia gjithashtu ka shpërndarë rreth 700,000 pasaporta në zonat e drejtuara nga rebelët, kështu që nëse nuk merr atë që dëshiron, atëherë mund të justifikojë çdo veprim si mbrojtjen e qytetarëve të saj.

Megjithatë, nëse qëllimi i vetëm i Rusisë është të detyrojë NATO-n të tërheqë trupat, nuk ka asnjë shenjë që do të ketë sukses.

30 anëtarët e NATO-s kanë refuzuar çdo përpjekje të Rusisë.  “Ne nuk do të lejojmë askënd që të mbyllë politikën e dyerve të hapura të NATO-s”, tha Zëvendës Sekretarja Amerikane e Shtetit, Wendy Sherman.

Ukraina po kërkon një afat kohor  për t’u anëtarësuar dhe NATO thotë se Rusia , “nuk ka të drejtë të ndërhyjë në atë proces”. Dhe Suedia dhe Finlanda, të cilat nuk janë anëtare të NATO-s, kanë kundërshtuar gjithashtu përpjekjen e Rusisë për t’i ndaluar ato të forcojnë bashkëpunimin me aleancën.

Deri në çfarë pike do të rrezikojë Perëndimi për Ukrainën?

SHBA dhe aleatët e tjerë të NATO-s e kanë bërë të qartë se nuk kanë plane për të dërguar trupa ushtarakë në Ukrainë, por në vend të kësaj do të mbështesin vendin. Pentagoni ka vënë në gatishmëri 8,500 trupa ushtarakë dhe po dërgon 3,000 trupa shtesë në Gjermani, Rumani dhe Poloni.

Aleatët e tjerë të NATO-s kanë përforcuar mbështetjen e tyre në krahun lindor të aleancës.

Mjetet kryesore në armaturën e Perëndimit duket se janë sanksionet dhe ndihma ushtarake në formën e këshilltarëve dhe armëve. Polonia ka ofruar një sërë dronësh vëzhgimi, bomba dhe sisteme  të mbrojtjes ajrore. Mbretëria e Bashkuar, Danimarka, Kanadaja, Republika Çeke dhe republikat baltike kanë ofruar gjithashtu ndihmë për sigurinë.

Presidenti Biden e ka kërcënuar liderin rus me masa  që “ai nuk i ka parë ndonjëherë” nëse vendos të pushtojë Ukrainën.

Pra, çfarë përfshijnë ato?

Goditja përfundimtare do të ishte shkëputja e sistemit bankar të Rusisë nga sistemi ndërkombëtar i pagesave Swift. Kjo është cilësuar  si masa e  fundit dhe ekziston shqetësimi se diçka e tillë mund të dëmtojë ekonominë e SHBA-së dhe Europës. Një kërcënim tjetër kyç është parandalimi i hapjes së gazsjellësit rus Nord Stream 2 në Gjermani.

Presidenti Biden ka paralajmëruar gjithashtu se nëse Putin vendos të pushtojë Ukrainën, do të vendosë sanksione personale ndaj Vladimir Putin.

Çfarë do të përfshinte një marrëveshje?

Një marrëveshje e mundshme do të duhej të përfshinte si luftën në Ukrainën lindore, ashtu edhe çështjen më të gjerë të sigurisë. Një armëpushim është vendosur, por bisedimet që përfshijnë Rusinë, Ukrainën, Francën dhe Gjermaninë për ringjalljen e marrëveshjeve të Minskut të 2014 dhe 2015 deri më tani nuk kanë arritur të gjejnë një rrugëdalje.

Ukraina është e pakënaqur për kushtet e marrëveshjeve, të cilat ajo thekson se favorizuan më shumë Rusinë dhe sepataristët.

“Të pëlqen ose jo, duhet të durosh”, ishin fjalët e Presidentit Putin drejtuar liderit të Ukrainës, në lidhje më këtë çeshtje.

Një tregues shumë i qartë se deri ku mund të shkojë Perëndimi për një marrëveshje më të gjerë sigurie me Rusinë  rrjedh nga një dokument i dërguar Moskës nga SHBA-ja dhe NATO. Në të, theksohet se SHBA-ja mund të jetë e gatshme të fillojë bisedimet për kufizimin e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme, si dhe të nisë negociatat për një traktat të ri për raketat ndërkontinentale.

Uashingtoni duhet të sigurojë vendin se nuk do të  vendosen raketa balistike në Poloni ose Rumani si pjesë e një “mekanizmi të transparencës”, me Rusinë që nga ana tjetër duhet të ofrojë siguri në dy bazat e saj raketore.

The post Pse Rusia kërkon të pushtojë Ukrainën? appeared first on Albeu.com.

Macron: Putin më ka siguruar se forcat ruse nuk do të rrisin krizën pranë kufijve me Ukrainën
Presidenti francez Emmanuel Macron u ka thënë gazetarëve se Presidenti Vladimir Putin e siguroi atë se, forcat ruse nuk do të rrisin krizën pranë kufijve të Ukrainës.

“Kam siguruar një garanci se nuk do të ketë përkeqësim apo përshkallëzim” tha ai përpara takimit me liderin ukrainas. Megjithatë, Rusia tha se çdo sugjerim për një garanci ishte “i drejtë”.

Rusia ka mohuar çdo plan për të pushtuar Ukrainën, por ka mbledhur më shumë se 100,000 trupa pranë kufijve të saj.

Zyrtarët amerikanë besojnë se Rusia ka mbledhur 70% të forcave ushtarake të nevojshme për një pushtim në shkallë të plotë.

Tensionet midis Rusisë, Ukrainës dhe Perëndimit vijnë gati tetë vjet pasi Rusia aneksoi gadishullin jugor të Krimesë të Ukrainës dhe mbështeti një rebelim në rajonin lindor të Donbasit.

Moska akuzon qeverinë ukrainase për dështimin në zbatimin e marrëveshjes së Minskut, një marrëveshje ndërkombëtare e sponsorizuar nga Gjermania dhe Franca për të rivendosur paqen në lindje, ku rebelët e mbështetur nga Rusia kontrollojnë një pjesë të territorit dhe të paktën 14,000 njerëz janë vrarë që nga viti 2014./albeu.com

The post Macron: Putin më ka siguruar se forcat ruse nuk do të rrisin krizën pranë kufijve me Ukrainën appeared first on Albeu.com.

Tensionet në Ukrainë, Putin: SHBA po përpiqet ta fusë Rusinë në luftë
Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar SHBA-në se po përpiqet ta tërheqë vendin e tij në një luftë në Ukrainë.

Ai tha se qëllimi i Amerikës ishte të përdorte një konfrontim si pretekst për të vendosur më shumë sanksione ndaj Rusisë.

Putin tha gjithashtu se SHBA po injoronte shqetësimet e Rusisë për forcat e aleancës së NATO-s në Evropë.

Nga ana tjetër, SHBA dhe partnerët e saj në aleancën e NATO-s akuzojnë Rusinë për planifikimin e një pushtimi të Ukrainës, diçka që Rusia e ka mohuar vazhdimisht.

Të martën, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shkroi në Tëitter se Shtetet e Bashkuara ishin “të përkushtuara për të parandaluar një konflikt që nuk është në interesin e askujt”.

Në javët e fundit Rusia ka zhvendosur rreth 100,000 trupa, të pajisura me gjithçka, nga tanket dhe artileria te municionet dhe fuqia ajrore, në kufirin me Ukrainën.

Kjo vjen tetë vjet pasi vendi aneksoi gadishullin jugor të Krimesë të Ukrainës dhe mbështeti një rebelim të përgjakshëm në rajonin lindor të Donbasit.

Moska nga ana e saj akuzon qeverinë ukrainase për dështimin në zbatimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare për të rivendosur paqen në lindje, ku të paktën 14,000 njerëz janë vrarë dhe rebelët e mbështetur nga Rusia kontrollojnë një pjesë të territorit.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi të martën se një pushtim rus “nuk do të ishte një luftë midis Ukrainës dhe Rusisë, por një luftë në Evropë, në shkallë të plotë”./albeu.com

The post Tensionet në Ukrainë, Putin: SHBA po përpiqet ta fusë Rusinë në luftë appeared first on Albeu.com.