tensionet ne lindje Archives - Albeu.com

E konfirmon Zelensky: Flamuri ukrainas valvitet në Lyman, i mundëm rusët
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, konfirmoi tërheqjen e forcave ruse nga qyteti strategjik i Donetskut, Lyman.

Komentet Zelensky i bëri në fjalimin e tij të natës të shtunën, ku theksoi se tashmë flamuri ukrainas është në Lyman.

“Flamuri ukrainas është tashmë në Lyman, rajoni Donetsk. Luftimet vazhdojnë ende atje. Por nuk ka asnjë gjurmë të ndonjë ‘pseudo-referendumi’ atje”, tha Zelensky.

Zelensky gjithashtu theksoi se edhe më shumë zëra në botë janë bashkuar në dënimin e pseudo-referendumeve dhe përpjekjes së Rusisë për të aneksuar territorin e Ukrainës.

Presidenti vuri në dukje një deklaratë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, shkruan CNN.

Zelensky tha se ai pa mëdyshje ishte dakord me Guterresin se Rusia shkel qëllimet dhe parimet e OKB-së, Kartën e OKB-së dhe se “pseudo-referendumet” dhe tentativa për aneksim nuk do të kenë asnjë forcë ligjore.

“Kur fjalë të tilla dëgjohen në nivelin më të lartë në OKB, të gjithë në botë kuptojnë gjithçka”, shtoi Zelensky.“Dhe nuk ka një të drejtë të tillë vetoje në Rusi që mund të ndalojë ose anulojë këtë kuptim të botës.”

“Bota nuk do të lejojë që kohët e pushtimeve koloniale, aneksimeve kriminale dhe arbitraritetit total të kthehen në vend të ligjit ndërkombëtar”, përfundoi Zelensky.

The post E konfirmon Zelensky: Flamuri ukrainas valvitet në Lyman, i mundëm rusët appeared first on Albeu.com.

Retorikat e ashpra të Turqisë për Greqinë nxisin tensionet në Egje
Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Greqisë kanë arritur pikën e tyre më të keqe në dekada.

Kjo, pasi Erdogan ka bërë një sërë kërcënimesh të fshehta për të pushtuar fqinjin e tij – tjetër anëtar të NATO-s.

Bisedat e ashpra kanë ngritur kërcënimin e një konflikti të drejtpërdrejtë ushtarak – megjithëse të kufizuar.

Sakaq, ato kanë shkaktuar alarm në NATO në një kohë që aleanca po kërkon të paraqesë një front të bashkuar në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës.

Greqia dhe Turqia kanë qenë në mosmarrëveshje për dekada mbi një sërë mosmarrëveshjesh.

Kjo, duke përfshirë kufijtë detarë, përcaktimin e rafteve të tyre kontinentale dhe statusin e ishullit të ndarë të Qipros.

Acarimi është rritur që kur kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis përdori një vizitë në SHBA në maj për të lobuar në mënyrë efektive kundër përpjekjeve të Ankarasë për të blerë avionë luftarakë F-16 nga Washington-i.

Mitsotakis pretendoi se forcat ajrore turke po shkelnin hapësirën ajrore greke në baza ditore.

Kjo e shtyu Erdogan-in të thoshte se nuk e njeh më ekzistencën e kryeministrit grek.

Që prej asaj periudhe, udhëheqësi turk është përfshirë në disa nga retorikat më të ashpra ndaj Athinës të dëgjuar ndonjëherë, sipas analistëve.

Presidenti turk, i cili po përballet me votuesit nacionalistë në prag të zgjedhjeve sfiduese të vitit të ardhshëm, paralajmëroi Greqinë në fillim të këtij muaji se “mund të vijmë papritur një natë”.

Ai tha gjithashtu se ishujt e Egjeut që iu dhanë Greqisë nga traktatet ndërkombëtare më shumë se një shekull më parë po “pushtoheshin”.

Kjo gjuhë ka shkaktuar alarm të thellë në Greqi.

Athina i ka bërë vazhdimisht presion BE-së, OKB-së dhe NATO-s që të dënojnë qëndrimin e Erdoganit dhe ka dërguar letra duke informuar partnerët e saj për deklaratat “të paprovokuara dhe haptazi kërcënuese” të bëra nga Erdogan.

Këtë javë, Komisioni Evropian tha se kërcënimet turke ishin “të papranueshme” dhe “BE përsëriti pritjen e saj nga Turqia që të punonte seriozisht për uljen e tensionit” – një deklaratë që u mirëprit nga Athina.

Mitsotakis përdori fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork javën e kaluar për të akuzuar Turqinë për “ndërtimin e një narrative gjithëpërfshirëse të pretendimeve të rreme në Egje” që nga mesi i viteve 1990 dhe për ndjekjen e një “agjende revizioniste gjithnjë e më agresive” ndaj Greqisë.

Zyrtarët turq, nga ana e tyre, janë alarmuar nga rritja e bashkëpunimit të mbrojtjes dhe sigurisë midis Greqisë dhe SHBA-ve në vitet e fundit.

Ky është pjesërisht produkt i marrëdhënieve të tensionuara të Turqisë me Washington-in pas vendimit të Erdoganit për të blerë një sistem ajror rus S-400.

Greqia i dha SHBA-ve akses në disa baza ushtarake dhe përditësoi bashkëpunimin e tyre të ndërsjellë të mbrojtjes në vitin 2021.

Ajo gjithashtu nënshkroi një pakt mbrojtës me Francën në të njëjtin vit, duke bërë që Ankaraja të akuzonte Paris-in për ndërtimin e “një aleance ushtarake dypalëshe kundër Turqisë”.

Në të njëjtën kohë, zyrtarët turq kanë akuzuar Greqinë për armatosjen e ishujve të Egjeut, të cilët, sipas ligjit ndërkombëtar, duhet të çmilitarizohen.

Këtë javë, media shtetërore turke publikoi imazhe që ata thanë se tregonin dërgimin e disa dhjetëra automjeteve të prodhuara nga SHBA-të në ishujt Samos dhe Lesbos.

Një burim i qeverisë greke tha se akuzat “janë pjesë e propagandës turke, e cila po shtrembëron realitetin duke e paraqitur Greqinë si agresore”.

The post Retorikat e ashpra të Turqisë për Greqinë nxisin tensionet në Egje appeared first on Albeu.com.

Konflikti me Armeninë, Turqia me Azerbajxhanin: Nuk i lëmë kurrë vetëm
Teksa duket se është rindezur sërish konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, duket se Turqia do të vijojë të mbajë krahun e aleatit tradicional, Azerbajxhanit.

“Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë Azerbajxhanit dhe nuk do ta lërë kurrë vetëm”, tha ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, pas përleshjeve që rifilluan midis trupave të Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Duke folur në një konferencë, Çavusoglu shtoi se marrëdhëniet e Ankarasë me Armeninë nuk janë të pavarura nga marrëdhëniet Jerevan-Baku.

Si Armenia ashtu edhe Azerbajxhani fajësojnë njëri-tjetrin për përleshjet gjatë natës përgjatë kufirit, në një përsëritje të dekadave të armiqësive të lidhura me territorin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut.

The post Konflikti me Armeninë, Turqia me Azerbajxhanin: Nuk i lëmë kurrë vetëm appeared first on Albeu.com.

Këshilli i Sigurimit diskuton sot situatën në Ukrainë
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Kombet e Bashkuara kanë verifikuar vrasjen e 5,718 civilëve, duke përfshirë 372 fëmijë, por shifrat aktuale ka të ngjarë të jenë dukshëm më të larta, i tha Këshillit të Sigurimit drejtuesja e Çështjeve Politike të OKB-së.

Duke informuar Këshillin, Nënsekretarja e Përgjithshme për Çështjet Politike dhe Ndërtimin e Paqes, Rosemary A. DiCarlo, tha se “të gjitha këto shifra dhe fakte, megjithëse tronditëse, nuk mund të transmetojnë shkallën e plotë të tragjedisë”.

Zonja DiCarlo vuri në dukje se “përballë paaftësisë së komunitetit ndërkombëtar për të ndalur këtë luftë të pakuptimtë, ne duhet të vazhdojmë të regjistrojmë pasojat e saj të tmerrshme sa më me besnikëri dhe saktësi që të jetë e mundur”. “Është përgjegjësia jonë, dhe në të vërtetë, më e pakta që mund të bëjmë – të ndihmojmë në parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të luftës dhe për të penguar konflikte të tjera të mundshme të dhunshme”, vazhdoi ajo.

Duke bërë thirrje për paqen “tbazuar në respektimin e Kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare”, zonja DiCarlo tha gjithashtu se “të gjitha luftërat janë tragjike, por jo më shumë se luftërat që mund të shmangen”.

Ndihmës Sekretarja e Përgjithshme e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Ilze Brands Kehris, informoi se rreth 7 milionë njerëz janë të zhvendosur brenda vendit në Ukrainë dhe miliona të tjerë kanë kërkuar strehim jashtë vendit. Sipas zonjës Kehris, “armiqësitë intensive, duke përfshirë shkatërrimin në shkallë të gjerë të infrastrukturës kritike civile dhe banesave, kanë detyruar shumë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre” dhe “shkeljet e të drejtave të njeriut në territorin e pushtuar nga Federata Ruse, ose të kontrolluar nga grupet e armatosura të lidhura, kanë bërë gjithashtu që njerëzit të largohen”.

Ndihmës Sekretarja e Përgjithshme theksoi gjithashtu “akuzat e besueshme për transferime të detyruara të fëmijëve të pashoqëruar në territorin e pushtuar nga Rusia ose në vetë Federatën Ruse”. Sipas saj, OKB-ja “është e shqetësuar se autoritetet ruse kanë miratuar një procedurë të thjeshtuar për t’u dhënë nënshtetësinë ruse fëmijëve pa kujdes prindëror dhe se këta fëmijë do të kenë të drejtë për birësim nga familjet ruse”.

Vasily Nebenzya, Përfaqësuesi i Përhershëm në Kombet e Bashkuara i Federatës Ruse, tha se takimi i sotëm, i cili u thirr me kërkesën e Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, kishte “çdo mundësi për t’u bërë një moment historik i ri në fushatën e dezinformimit të nisur nga Ukraina dhe mbështetësit e saj perëndimorë kundër vendit tonë”.

Taktika e perëndimit, vazhdoi zoti Nebenzya, është të zhvillojë “një luftë hibride në Ukrainë, deri në ukrainasin e fundit”. Ai tha gjithashtu, “metodat e fëlliqura të propagandistëve perëndimorë janë gjithashtu shumë të njohura për ne”.

Khrystyna Hayovyshyn, Zëvendës Përfaqësuesja e Përhershme nga Ukraina, u tha anëtarëve të Këshillit se “si pjesë e agresionit të saj Rusia vazhdon deportimin me forcë të qytetarëve ukrainas në territorin e saj”. “Njerëzit tanë po transferohen në rajone të izoluara dhe depresive të Siberisë dhe Lindjes së Largët”, tha zonja Hayovyshyn. Sipas saj, “shkalla e këtij krimi është skandaloze – sipas të dhënave në dispozicion, afro 2.5 milionë ukrainas, përfshirë rreth 38 mijë fëmijë, janë transferuar nga rajonet jugore dhe lindore të Ukrainës”.

Para takimit, përfaqësuesja e përhershme e SHBA-së, Linda Thomas-Greenfield, foli para gazetarëve në Këshillin e Sigurimit. Ambasadorja tha se Shtetet e Bashkuara kanë “prova se qindra mijëra qytetarë ukrainas – përfshirë fëmijë – janë marrë në pyetje, janë ndaluar dhe janë dëbuar me forcë, dhe disa prej tyre janë dërguar në zona shumë të largëta”. “Disa lejohen të qëndrojnë në pjesët e pushtuara nga Rusia të Ukrainës. Disa janë deportuar me forcë në Rusi. Dhe disa dërgohen në burgje. Dhe disa thjesht zhduken”, përfundoi ambasadorja Thomas-Greenfield./VOA

The post Këshilli i Sigurimit diskuton sot situatën në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

“Kush do ta japë goditjen përfundimtare?” Pesë skenarët e gazetarit britanik për luftën në Ukrainë
Teksa konflikti në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të këtij viti, gazetari i gazetës britanike “Guardian”, Dan Sabbagh prezantoi pesë skenarë të mundshëm për zhvillimin e luftës në Ukrainë në gjashtë muajt e ardhshëm.

Parashikimi i parë sipas tij është se konflikti do të zgjasë pothuajse edhe për një vit, por nuk do të jetë aq intensiv sa pranverën e kaluar. Për më tepër, nuk do të ketë negociata mes Moskës dhe Kievit në gjashtë muajt e ardhshëm.

Sipas skenarit të dytë, Ukraina nuk do të kryejë kundërsulm dhe do të fillojë të zbatojë taktikat e sulmeve partizane, si dhe të kryejë sulme me sisteme raketore me rreze të gjatë.

Në parashikimin e tretë, autori beson se Rusia do të vazhdojë ofensivën, por qëllimi i saj do të jetë të mbajë territoret e Ukrainës.

Ndërkohë varianti i katërt është se kriza e refugjatëve me ardhjen e dimrit do të ofrojë mundësi shtesë për ata që arrijnë të përgatiten më mirë për të.

Përveç kësaj, Moska e sheh fillimin e dimrit si një mundësi për të bërë paqe me Kievin, por sipas kushteve të saj, thuhet në artikull.

Në parashikimin e pestë, Perëndimi do të duhet të vendosë nëse dëshiron që Ukraina të fitojë apo thjesht të qëndrojë, sepse pa ndihmën ushtarake perëndimore, Kievi do të pësonte disfatë.

Në të njëjtën kohë, Ukraina ka një deficit buxhetor prej pesë miliardë dollarësh në muaj dhe ndihma e mëtejshme nga evropianët do të kushtojë shumë më tepër. Pyetja, siç shprehet autori, është nëse vendet perëndimore janë gati për këto sakrifica?

The post “Kush do ta japë goditjen përfundimtare?” Pesë skenarët e gazetarit britanik për luftën në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

Kina do të dërgojë trupa në Rusi
Pekini ka thënë se do të dërgojë një kontigjent të trupave ushtarake në Rusi për të marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta, në të cilat do të përfshihen edhe shtete tjera, përfshirë Indinë, Bjellorusinë, Mongolinë dhe Taxhikistanin.

Ministria e Mbrojtjes në Kinë ka thënë më 17 Gusht se pjesëmarrja në stërvitje të përbashkëta “nuk lidhet me situatën aktuale në rajon dhe botë”.

Ky qëndrim është parë si referencë për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Stërvitjet janë pjesë e “marrëveshjes për bashkëpunim vjetor”, është thënë në deklaratë.

Stërvitje të ngjashme ushtarake mes dy vendeve – të cilat udhëhiqen nga Rusia – janë mbajtur edhe në të kaluarën.

“Synimi është që të thellohet bashkëpunimi pragmatik mes ushtrive të vendeve pjesëmarrëse, të rritet niveli i bashkëpunimit strategjik në mesin e palëve pjesëmarrëse, dhe të thellohet aftësia për t’u përgjigjur ndaj kërcënimeve të ndryshme ndaj sigurisë”, është thënë me tjerash në deklaratë.

Kina është në mesin e shteteve që nuk i kanë vënë sanksione Rusisë për sulmin e paprovokuar të Moskës në Ukrainë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka thënë homologut të tij kinez muajin e kaluar se nuk pranon pretendimet e Kinës se është neutrale në konfliktin në Ukrainë.

Ai ka thënë po ashtu se Uashingtoni “është i shqetësuar për përafrimin e Kinës me Rusinë”.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 Shkurt. Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra./REL

The post Kina do të dërgojë trupa në Rusi appeared first on Albeu.com.

Dolën për të protestuar, talebanët godasin drejt turmës së grave
Duket se me ardhjen në pushtet të talebanëve, gratë dhe vajzat në Afganistan po I humbasin pak nga pak të gjitha të drejtat.

Së fundmi, luftëtarët talebanë goditën gratë dhe vajzat që kishin dalë për të protestuar.

Ky ishte një tubim i rrallë në kryeqytetin afgan, disa ditë përpara përvjetorit të parë të kthimit në pushtet të islamistëve të linjës së ashpër.

Që nga marrja e pushtetit më 15 gusht të vitit të kaluar, talebanët kanë zhdukur përfitimet  të arritura nga gratë gjatë dy dekadave.

Rreth 40 gra – duke brohoritur “Bukë, punë dhe liri” – marshuan para ndërtesës së ministrisë së arsimit në Kabul, përpara se luftëtarët t’i shpërndanin duke qëlluar me armë në ajër.

Disa gazetarë që mbulonin protestën – u goditën  po ashtu nga luftëtarët talebanë.

Pas marrjes së pushtetit, talebanët premtuan një version më të butë të sundimit të ashpër islamik. Realiteti tregon të kundërtën. Dhjetëra mijëra vajza nuk lejohet të shkojnë në shkollat e mesme, grave u është ndaluar të udhëtojnë vetëm në udhëtime të gjata.

Kujtojmë se në muajin maj, udhëheqësi suprem i vendit i urdhëroi gratë që të mbuloheshin plotësisht në publik, duke përfshirë edhe fytyrën.

The post Dolën për të protestuar, talebanët godasin drejt turmës së grave appeared first on Albeu.com.

“Fuçia e barutit” gati të shpërthejë! Kinezët rrethojnë ishullin, përballë kanë flotën amerikane
Tensionet mes Kinës dhe Tajvanit janë në pikën më të keqe historike.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, ishulli është I rrethuar nga avionët kinezë.

Nga ana tjetër, pas shfaqjes së 49 avionëve kinezë, edhe Tajvani ka ngritur avionët e tij, për t’ju kundërpërgjigjur një agresioni të mundshëm.

Në një reagim për mediat, autoritetet e Tajvanit theksuan se kinezët kishin kaluar vijën ndarëse mes dy shteteve në ngushticë duke u futur në hapësirën ajrore të ishullit.

Kina po zhvillon një stërvitje të madhe përreth ishullit të Tajvanit këto ditë, si një përgjigje ndaj vizitës së zyrtares së lartë amerikane Nensi Pelosi si edhe ndihmës së madhe që SHBA-të i ofrojnë Tajvanit prej disa dekadash.

Kina e konsideron Tajvanin si pjesë të veten duke mos pranuar ndarjen e ishullit që prej luftës civile të shtatë dekadave më parë. Partia Komuniste Kineze ka në doktrinën e saj detyrimin që ta bashkojë Kinën deri në fillim të dekadës së ardhshme duke synuar kështu futjen e Tajvanit nën administrimin e tyre.

The post “Fuçia e barutit” gati të shpërthejë! Kinezët rrethojnë ishullin, përballë kanë flotën amerikane appeared first on Albeu.com.

“Piku” i tensioneve, Kina ndalon dialogun me SHBA pas vizitës së zonjës Pelosi në Tajvan
Kina njoftoi të premten se po ndalonte dialogun me Shtetet e Bashkuara në një numër fushash, përfshirë midis komandantëve ushtarakë të nivelit strategjik dhe bisedimet për mjedisin, duke e përshkallëzuar kështu situatën edhe më tej pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi në Tajvan.

Ministria e Jashtme e Kinës tha se po pezullonte gjithashtu bashkëpunimin me Uashingtonin për parandalimin e krimit ndërkufitar dhe trafikut të drogës, fusha këto ku krahas ndryshimeve mjedisore zyrtarët amerikanë shohin mundësi për bashkëpunim.

Kina ka reaguar me zemërim pasi zonja Pelosi e vizitoi ishullin e vetëqeverisur që Pekini e konsideron si territorin e tij sovran, duke shënuar kështu vizitën e nivelit më të lartë nga zyrtarë e Shteteve të Bashkuara, në 25 vjetët e fundit. Në kuadër të reagimit të ashpër, Kina nisi të enjten stërvitje ushtarake në detet dhe hapësirën ajrore rreth Tajvanit. Stërvitjet, më të mëdhatë të kryera ndonjëherë nga Kina në ngushticën e Tajvanit, janë planifikuar të vazhdojnë deri në mesditën e së dielës.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha të premten se gjithsej 68 avionë ushtarakë dhe 13 anije të marinës kineze po kryenin stërvitje në ngushticën e ndjeshme të Tajvanit. Disa prej tyre, thanë ata, kaluan edhe një pjesë të zonës jozyrtare neutrale që ndan të dy palët, një lëvizje që ministria e përshkroi si “dëmtim të status quo-së”.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se Uashingtoni i ka bërë të qartë në mënyrë të përsëritur Pekinit se nuk kërkon një krizë për vizitën e zonjës Pelosi në Tajvan, e cila u zhvillua të mërkurën gjatë një turneu të delegacionit të Kongresit amerikan në Azi.

“Nuk ka asnjë justifikim për këtë reagim ushtarak ekstrem dhe përshkallëzues,” tha zoti Blinken në një konferencë shtypi ndërsa po merrte pjesë të Forumit Rajonal ASEAN në Kamboxhia. Ai shtoi, “tani, ata i kanë çuar aktet e rrezikshme në një nivel të ri.”

Zoti Blinken theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndërmarrin veprime për të provokuar krizë, por do të vazhdojnë të mbështesin aleatët rajonalë dhe të kryejnë lëvizje standarde ajror dhe detare përmes ngushticës së Tajvanit.

“Ne do të fluturojmë, lundrojmë dhe operojmë kudo që e lejon ligji ndërkombëtar”, tha ai.

FRONTI DIPLOMATIK

Shtëpia e Bardhë thirri ambasadorin kinez Qin Gang të enjten për të dënuar veprimet e qeverisë kineze. Kjo pasoi thirrjen nga Pekini të ambasadorit amerikan, Nicholas Burns, në fillim të kësaj jave, për vizitën e zonjës Pelosi në Tajvan.

Përfaqësuesit e Departamentit të Shtetit nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për të komentuar mbi ndalimin e bisedimeve dhe bashkëpunimit nga ana e Kinës në disa fusha.

Deklarata kineze nuk e thotë nëse do të pezullojë bisedimet ushtarake në nivelet më të larta, të tilla si me Sekretarin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara, Lloyd Austin dhe Kryetarin e Shefave të Shtabit të Përbashkët, Gjeneral Mark Milley.

Ndonëse këto bisedime kanë qenë të rralla, zyrtarët kanë thënë se është e rëndësishme që të ketë bisedime në rast urgjence ose aksidenti.

Pekini njoftoi veçmas se do të vendoste personalisht sanksione ndaj zonjës Pelosi dhe familjes së saj në kuadër të reagimit kinez ndaj vizitës së saj në Tajvan që Pekingu e cilësoi si veprim “të mbrapsht” dhe “provokues”.

Gjatë vizitës në Japoni, zonja Pelosi tha se udhëtimi i saj në Azi asnjëherë nuk e ka pasur për qëllim të ndryshojë status-quon e rajonit.

“FQINJ I KEQ”

Ministria e mbrojtjes e Tajvanit tha se ushtria e ishullit kishte dërguar avionë dhe anije dhe kishte vendosur sisteme raketore me bazë tokësore për të monitoruar anijet dhe avionët që kaluan për një kohë të shkurtër vijën mesatare të ngushticës së Tajvanit.

Të enjten, Kina lëshoi disa raketa në ujërat përreth Tajvanit.

Ministria e mbrojtjes e Japonisë, e cila po ndjek stërvitjet, fillimisht raportoi se katër nga raketat fluturuan mbi kryeqytetin e Tajvanit, gjë që është e paprecedentë.

Më vonë, ministria e mbrojtjes e Tajvanit tha se raketat ishin lartë në atmosferë dhe nuk përbënin kërcënim.

SHQETËSIMET E JAPONISË

Duke iu përgjigjur stërvitjeve kineze, presidenti Tsai Ing-ëen tha se Tajvani nuk do të provokonte konflikte, por do të mbronte me vendosmëri sovranitetin dhe sigurinë e tij kombëtare.

Tajvani është vetëqeverisur që nga viti 1949, kur komunistët e Mao Ce Dunit morën pushtetin në Pekin pasi mposhtën nacionalistët Kuomintang (KMT) të Chiang Kai-shek në një luftë civile, duke bërë që qeveria e udhëhequr nga Kuomintang të vendosej në Tajvan.

Duke folur pas takimit me Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, kryeministri japonez deklaroi se e ka “informuar zonjën Pelosi se fakti që raketat balistike të Kinës kishin rënë pranë ujërave japoneze, kërcënon sigurinë tonë kombëtare dhe se Japonia i kishte dënuar ashpër veprime të tilla,” tha Kishida.

Ministria e Jashtme e Kinës tha se kishte thirrur ambasadorin për Japoninë dhe një diplomat kanadez në Pekin të enjten lidhur me një deklaratë që ata e quajtën “të gabuar” të vendeve të Grupit të Shtatë (G7) për Tajvanin, dhe gjithashtu kishte bërë ankesa te të dërguarit e BE-së./VOA

The post “Piku” i tensioneve, Kina ndalon dialogun me SHBA pas vizitës së zonjës Pelosi në Tajvan appeared first on Albeu.com.

“Tërbimi” kinez largon Pelosin nga Tajvani
Kryetarja e SHBA-së, Nancy Pelosi është larguar nga Tajvani pas një vizite të shkurtër por që ngjalli diskutime të shumta. Pelosi, politikania më e lartë amerikane që ka vizituar në 25 vjet Taivanin, u largua të mërkurën pas takimit me liderët në kryeqytetin Taipei.

Por vizita e saj, si pjesë e një turneu më të gjerë aziatik, ndezi zemërim në Pekin pasi ajo injoroi paralajmërimet për të mos udhëtuar në ishull.

Tajvani është i vetëqeverisur – por Kina e sheh atë si një provincë të shkëputur që përfundimisht do të bashkohet me të.

Duke akuzuar SHBA-në për “shkeljen e sovranitetit të Kinës nën maskën e të ashtuquajturës demokraci”, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi tha: “Ata që luajnë me zjarrin nuk do të kenë një fund të mirë dhe ata që ofendojnë Kinën do të ndëshkohen”.

Në një deklaratë pas vizitës, zonja Pelosi tha se Kina nuk mund të “parandalojë liderët botërorë që të udhëtojë në Tajvan për të respektuar demokracinë e saj në lulëzim, për të theksuar sukseset e saj të shumta dhe për të riafirmuar angazhimin tonë për bashkëpunim të vazhdueshëm”.

Vizita e demokrates së lartë amerikane nuk u miratua nga presidenti Joe Biden, i cili kishte thënë se ushtria amerikane mendonte se “nuk ishte një ide e mirë tani” mes tensioneve të rritura midis dy vendeve.

SHBA ecën në një litar të ngushtë diplomatik me politikën e saj në Tajvan. Nga njëra anë, ajo i përmbahet politikës “Një Kinë”, e cila njeh vetëm një qeveri kineze, duke i dhënë asaj lidhje formale me Pekinin dhe jo me Tajvanin.

Nga ana tjetër, ajo mban një marrëdhënie “të fortë jozyrtare” me ishullin, e cila përfshin shitjen e armëve për Tajvanin për t’u mbrojtur.

Si kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, zonja Pelosi është e dyta në radhë pas presidencës amerikane, pas Zëvendës Presidentes Kamala Harris.

Në përgjigje të udhëtimit, Kina njoftoi ato që i quajti stërvitje ushtarake “të nevojshme dhe të drejta” në dete rreth 10 milje (16 km) nga Tajvani.

Stërvitjet – të cilat do të fillojnë të enjten dhe do të zgjasin për pesë ditë – do të zhvillohen në disa nga rrugët ujore më të ngarkuara në botë dhe do të përfshijnë “qitje me municion të drejtpërdrejtë me rreze të gjatë”.

Ministria e Mbrojtjes e Kinës ka pranuar se disa stërvitje mund të shkelin ujërat territoriale të Tajvanit. Ditët e fundit, avionët luftarakë kinezë dolën deri në vijën mesatare, ndarja jozyrtare që ndan Kinën dhe Tajvanin në ujërat mes tyre.

Tajvani u ka kërkuar anijeve të gjejnë rrugë alternative për të shmangur stërvitjet dhe po negocion me Japoninë dhe Filipinet fqinje për të gjetur rrugë alternative të aviacionit.

Presidenti Tsai Ing-wen tha se vendi po përballej me “kërcënime të shtuara qëllimisht ushtarake”.

Në një përpjekje për të qetësuar situatën, ministrat e jashtëm nga vendet e G7 – Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe SHBA – lëshuan një deklaratë të përbashkët duke thënë se përshkallëzimi i Kinës rrezikonte destabilizimin e rajonit./Abcnews.al/

The post “Tërbimi” kinez largon Pelosin nga Tajvani appeared first on Albeu.com.