tensione ne mbledhjen e pd Archives - Albeu.com

Vendoset data kur do të mbahen zgjedhjet për kryetar të PD-së
Pas më shumë se 8 orësh debat në mbledhjen e tensionuar, Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme hapjen e menjëhershme të garës dhe mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të PD-së në 29 korrik 2023.

17 anëtarë të kryesisë kanë mbështetur propozimin e Kolegjit të Kryetarëve duke hedhur poshtë paketën e grupit parlamentar për të bërë fillimisht analizën dhe mbajtjen e zgjedhjeve nëpër degë e më pas për kryetarin e partisë.

Dy anëtarë kryesie kanë votuar kundër dhe tre kanë abstenuar.

Sipas vendimit të kryesisë brenda 15 korrikut do të bëhet evidentimi i plotë i anëtarësisë, ndërkohë në brenda muajit shtator do të mbahet kuvendi i jashtëzakonshëm.

VENDIMI

PËR ORGANIZMIN E PROCESIT ZGJEDHOR PËR KRYETAR TË PARTISË DEMOKRATIKE

Në mbështetje të pikës 6, të nenit 10, neneve 24,25,45, 46 dhe 53 të Statutit të PDSH-së, duke vlerësuar situatën e vështirë që kemi kaluar, situatën aktuale të strukturave të partisë dhe vakancat e krijuara ne disa nivele duke filluar nga Kryetari i PDSH e deri në bazë, bazuar në kërkesën e Kolegjit të Kryetarëve për nevojën emergjente për zhvillimin menjëherë të zgjedhjeve për Kryetarin e PDSH si dhe riorganizmit të plotë të partisë, Kryesia e Partisë në mbledhjen e datës 6 Qershor 2023,

VENDOSI:

Fillimin e menjëhershëm të procesit të evidentimit të antarësisë, dhe organizimit të zgjedhjeve për kryetar të PDSH.

Në çdo degë të PD brenda datës 15 korrik kryhet procesi i plotë i evidentimit të antarëve me të drejtë vote sipas përcaktimeve të nenit 25 të statutit.

Kryetari i degës ngre grupin e punës të degës i cili ka për detyrë të kryejë evidentimin e antarëve me të drejtë vote;

Grupi i punës në degë bën evidentimin e antarësisë dhe strukturave në detyrë brenda datës 13 korrik.

Lista e përpiluar sipas formatit në aneksin 2 depozitohet pranë sekretariatit të PDSH.

Komisioni Zgjedhor përpilon listën kombëtare të antarësisë me të drejtë vote sipas përcaktimeve të nenit 25.

Organizimi i procesit për zgjedhjen e kryetarit të PDSH:

Procesi zgjedhor drejtohet nga Komisioni Zgjedhor i Partisë;

Pranë Komisionit Zgjedhor, secili kandidat paraqet kërkesën për kandidim brenda datës 20 Qershor 2023;

Fushata zgjedhore zhvillohet nga data 24 Qershor deri në datën 27 korrik 2023;

Zgjedhjet për kryetar të PDSH zhvillohen në datë 29 korrik 2023.

Kryesia e PDSH brenda datës 12 qershor 2023, cakton grupet e punës në nivel qarku që në bashkëpunim me deget mbikqyrin procesin e evidentimit te antarësisë;

Kuvendi i jashtzakonshëm statutor zhvillohet brenda muaji shtator 2023;

Ngarkohen Sekretari i Përgjithshëm, Sekretariati dhe Komisioni Zgjedhor për njoftimin dhe ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

The post Vendoset data kur do të mbahen zgjedhjet për kryetar të PD-së appeared first on Albeu.com.