tensione ne kosove Archives - Albeu.com

Komandanti i KFOR-it, përgëzon ushtarët e lënduar: Parandaluat numër të madh të viktimave civile
Komandantit i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, i vizitoi më 1 qershor ushtarët e lënduar italianë në kampin Villagio Italia në Pejë, ku i përgëzoi ata për punën që kishin bërë gjatë përleshjeve së 29 majit në veri të Kosovës.

“Jini krenarë për atë që keni bërë, keni vepruar në përputhje të plotë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke ndërhyrë mes dy palëve të kundërta dhe duke parandaluar një përplasje që sigurisht do të kishte çuar në një numër të madh të viktimave civile”, u tha Ristuccia ushtarëve të lënduar, sipas njoftimit të KFOR-it.

Ushtarët e lënduar italianë do të kthehen në Itali gjatë ditëve në vijim për rikuperim, sipas edhe njoftimit nga ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto.

Ndërkohë, një ditë më parë, Ristuccia së bashku me admiralin Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, kishin vizituar edhe ushtarët e lënduar hungarezë.

Më 29 maj, KFOR ndërhyri ndaj protestuesve serbë në Zveçan, pasi ata paraprakisht nuk iu bindën thirrjeve që të shpërndaheshin.

Protestuesit u përleshën me trupat e KFOR-it dhe përveç 30 ushtarëve të lënduar, është raportuar edhe për dhjetëra të lënduar nga ana e protestuesve.

Të martën, KFOR bëri të ditur se tre prej ushtarëve morën lëndime nga armët e zjarrit, teksa 27 ushtarët e tjerë kanë lëndime të ndryshme, por që të gjithë nuk kanë plagë vdekjeprurëse.

Gjatë vizitës së tij në KFOR, admirali Munsch takoi ushtarët e lënduar italianë dhe hungarez dhe “i lavdëroi për profesionalizmin, kurajën dhe vetëkontrollin në adresimin e dhunës”.

KFOR tha se ndërhyri në Zveçan “për të shmangur përplasjet mes palëve dhe për të minimizuar rrezikun e përshkallëzimit” dhe se paqeruajtësit “parandaluan kërcënimet ndaj jetës së serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës”.

Që nga 26 maji, në veri të Kosovës janë rritur tensionet, pasi po atë ditë, krerët e rinj të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut – të gjithë shqiptarë – u futën në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

The post Komandanti i KFOR-it, përgëzon ushtarët e lënduar: Parandaluat numër të madh të viktimave civile appeared first on Albeu.com.

“Tensionet në veri të Kosovës show politik”/ Rama “ironizon” ushtrinë serbe: Ka zero fuqi
Kryeministri, Edi Rama, komentoi situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Rama tha se prezenca e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën është një show i politikës së brendshme, ndërsa theksoi se fuqia e ushtrisë serbe në kufi është zero.

Edi Rama: Ushtria serbe në kufi është shfaqja më e pabesueshme e politikës së brendshme, sepse ushtria serbe në kufi të Kosovës ka fuqi të barabartë me zero. Nuk mund të bëjë asgjë. Ka të bëjë vetëm m politikën e brendshme.

Kryeministri i vendit, Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Bratislavë të Sllovakisë. Ai ka marrë pjesë në panelin e diskutimit mbi Ballkanin “Rrugët e Hapura: Ballkanasit sërish në biznes”.

Deri më tani 30 ushtarë të KFOR-it janë lënduar gjatë protetsatve në veri. Që prej 26 majit situata në veri të Kosovës është tensionuar, pasi qytetarët serbë nisën protestat kundër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Si pasojë e tensioneve SHBA-ja, mbështetësja më e madhe e pavarësisë së Kosovës, vendosi të anulojë pjesëmarrjen e Kosovës në një stërvitje ushtarake të NATO-s, pasi Prishtina refuzoi t’i tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat e saj policore nga veriu i vendit.

NATO-ja do të dërgojë 700 trupa shtesë në Kosovë dhe do të vendosë një batalion tjetër në gjendje gatishmërie të lartë. Kjo, pasi trazirat në vend u intensifikuan prej se kryetarët shqiptarë morën detyrën në komunat me shumicë serbe në zonën veriore./albeu.com/

/albeu.com/

The post “Tensionet në veri të Kosovës show politik”/  Rama “ironizon” ushtrinë serbe: Ka zero fuqi appeared first on Albeu.com.

Tensionet në Veri, Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, parashikohen sulme gjatë natës
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thirrur sonte mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Mediat serbe shkruajnë se mbledhja është thirrur pas raportimeve se edhe këë mbrëmje do të ketë sulme në Veri të Kosovës. Në orën 19:00, pritet që Vuçiç të dalë në një komunikim për mediat.

Situata në Kosovë vijon të jetë e tensionuar. Patrulla e EULEX-it në veri të Kosovës është sulmuar me bombë. Mbëmjen e kaluar në veri ka patur një situatë të tensionuar me bomba, sulme me armë zjarri dhe mjete shpërthyese. Ndërkombëtarët kanë dënuar sulmin e paprecedentë të forcave KFOR, EULEX dhe policisë së Kosovës në veri duke shtuar se autorët duhet të thirren përpara drejtësisë për aktet e tyre.

The post Tensionet në Veri, Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, parashikohen sulme gjatë natës appeared first on Albeu.com.

NATO-ja e gatshme të dërgojë më shumë trupa në Kosovë në rast të tensioneve të reja
NATO-ja është e gatshme të rrisë numrin e trupave në Kosovë, nëse ka rritje të tensioneve në mesin e minoritetit serb, lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e makinave me targa RKS – Republika e Kosovës.

“Ne jemi vigjilentë dhe të gatshëm për të vepruar… nëse kemi rritje të tensioneve, mirëpo edhe mund të rrisim numrin e forcave rezervë… mund ta marrim këtë vendim brenda një kohe të shkurtër”, ka thënë zëvendëskomandanti i misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), Luca Piperni.

Ai i ka bërë këto deklarata para gazetarëve në selinë e KFOR-it në Prishtinë. Situata në veri të Kosovës është tensionuar më 31 korrik, një ditë para se Qeveria e Kosovës të niste zbatimin e vendimit për dokumentet për hyrje/dalje dhe regjistrimin e targave të makinave në RKS.

Serbët lokalë kanë vendosur barrikada në rrugët që çojnë në pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë – Jarinjë dhe Bërnjak.

Për shkak të tensioneve, dhe me kërkesë të mekanizmave ndërkombëtarë, Qeveria e Kosovës e pati shtyrë zbatimin e vendimit për një muaj dhe barrikadat më pas janë hequr. Ndërkohë palët janë dakorduar për çështjen e dokumenteve për hyrje/dalje, ndërsa vendimi për regjistrim të makinave, ka hyrë në fuqi më 1 shtator dhe do të zgjasë deri më 31 tetor.

Autoritetet në Kosovë nuk kanë ofruar hollësi se si do të veprojnë pas skadimit të këtij afati. Në Kosovë vlerësohet se janë rreth 10.000 makina me targa të qyteteve të Kosovës – kryesisht KM (Mitrovicë e Kosovës) të cilat i lëshon Serbia. Kosova i konsideron këto targa ilegale, meqë Prishtina dhe Beogradi kanë marrëveshje për liri të lëvizjes prej vitit 2011.

Piperni ka thënë se situata aktualisht është e qetë, mirëpo e brishtë, andaj NATO-ja nuk përjashton mundësinë e tensioneve të reja, apo dhunës, kur të skadojë afati i regjistrimit të makinave më 31 tetor.

“Nëse situata përkeqësohet, ne jemi gati të intervenojmë, ne jemi të gatshëm që të jemi në mes të protestuesve dhe organizatave të sigurisë”, ka thënë ai.

“Ne kemi forca të mjaftueshme për t’u përballur me situatën. Me një numër të tillë trupash, ne mund t’i japim fund secilit lloj të tensionit”, ka thënë Piperni, duke iu referuar trupave jashtë Kosovës, që mund t’i angazhojë NATO-ja si përforcime.

Autoritetet në Serbi kanë thënë se vendimet e tilla të Qeverisë së Kosovës synojnë dëbimin e serbëve nga veriu i Kosovës. Megjithatë, ato nuk kanë paraqitur një provë për pretendime të tilla. Dialogu për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ka nisur më 2011. Palët kanë nënshkruar disa marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar. Kosova insiston që dialogu të finalizohet me njohje të ndërsjellë, derisa Serbia përmend zgjidhje kompromisi./REL/

The post NATO-ja e gatshme të dërgojë më shumë trupa në Kosovë në rast të tensioneve të reja appeared first on Albeu.com.

“Kosova nuk është Serbi”, aktivistë çekë protestojnë para ambasadës së Serbisë
Aktivistë çekë kanë protestuar ditën e sotme para Ambasadës së Serbisë në Pragë, duke e mbështetur Kosovën pas tensioneve në veri.

“Kosova nuk është Serbi”, thuhet në njërën prej pankartave, ndërkaq “Miqtë e Rusisë nuk janë të mirëpritur këtu” thuhet në tjetrën. Po ashtu kërkohet ndërprerja e fondeve të BE-së për Serbinë.

Ish ministrja Meliza Haradinaj-Stublla ajo që e ka shpërndarë një fotografi në Facebook e cila fillimisht ishte plasuar në Twitter.

“Sot disa aktivistë çekë protestuan para Ambasadës së Serbisë në Pragë me mesazhe të qarta në mbështetje të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Ajo ka shpërndarë fotografinë e Jakub Janda.

The post “Kosova nuk është Serbi”, aktivistë çekë protestojnë para ambasadës së Serbisë appeared first on Albeu.com.

Tensionet në veri të Kosovës, Alibeaj: Rusia të ndalë deklaratat provokuese
Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me situatën që është krijuar në veri të Kosovës. Me anë të një postimi në Facebook, Alibeaj shkruan se ata janë në mbështetje të plotë të institucioneve të Kosovës. Po ashtu ai shkruan se reagimet nga Rusia janë provokative dhe se duhet të ndalen.

Njoftimi i Plotë:

Partia Demokratike po ndjek me vëmendje dhe shqetësim situatën në veriun e Mitrovicës. Partia Demokratike mbështet hapat e ndërmarra nga institucionet e Kosovës për zbatimin e regjimit të reciprocitetit me Serbinë. Në të njëjtën kohë përshëndesim bashkërendimin e plotë të institucioneve të Kosovës me partnerët strategjikë dhe KFOR-in. Partia Demokratike e konsideron si provokative dhe luftënxitëse deklaratat e zyrtarëve të lartë të Federatës Ruse. Federata Ruse duhet të ndalë deklaratat dhe qëndrimet konfliktnxitëse në një rajon që e ka të përcaktuar qartë orientimin euroatlantik. Federata Ruse nuk ka asnjë lidhje me Kosovën, një vend i cili është përcaktuar qartë strategjikisht në aleancë me demokracitë euroatlantike. Partia Demokratike u kërkon qytetarëve të Kosovës që me besim të mbeshtesin vullnetin e institucioneve të Republikës së Kosovës në konsolidimin e shtetësisë dhe të pavarësisë. Ne mbeshtesim dialogun Kosovë-Serbi si rruga më e mirë e zgjidhjes paqësore e mosmarrveshjeve reciproke. Partia Demokratike fton Serbinë dhe lidershipin e saj të kuptojnë se procesi i njohjes reciproke Serbi – Kosovë është kontributi i tyre real për një Ballkan në paqe dhe të integruar në familjen europiane.

Veriu i Kosovës është përfshirë nga tensionet pasi qeveria e Kosovës paralajmëroi se duke nisur nga 1 gushti qytetarët serb që kanë makina me targa me akronime të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, do të mund të riregjistrojnë makinat e tyre me targat RKS (Republika e Kosovës).

The post Tensionet në veri të Kosovës, Alibeaj: Rusia të ndalë deklaratat provokuese appeared first on Albeu.com.