tenderi i uniformave Archives - Albeu.com

Tenderi abuziv me uniformat e policisë, çmimi u mbajt i njëjtë por mungonin kapele dhe këpucë
Detaje të reja janë zbuluar nga  skandali me tenderin abuziv për uniformat e policisë së shtetit.  Siç tregohet në dosjen e SPAK, zyrtarët e Ministrisë së Brendshme kanë ndryshuar sasinë e uniformave, që do të merrnin, por nuk kanë ndryshuar çmimin e tenderit prej 2.8 miliardë lekësh, duke shkelur hapur standardet e garës.

Në dosjen e siguruar nga ABC, theksohet se policisë i mungojnë 239 mijë njësi për artikuj. Konkretisht tenderi ishte rënë dakord për një sasi dorëzimi prej 726 mijë artikuj si kapelet, uniforma apo këpucë, por kjo nuk është zbatuar. Sipas rregullave tenderi duhet të ishte i ndarë në tre pjesë të ndryshme, duke filluar më uniformat, këpucët dhe shpërndarja. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Brendshme ka bërë bashkimin e të tre këtyre pjesëve në vetëm një të tillë, çfarë ka çuar deri në rritje të çmimit, ulje të sasisë së materialeve dhe reduktim të cilësisë.

Sipas të dhënave në dokumentet e vëna në dispozicion,  të hetuarit rritën shumën e çmimeve për njësi për objektin kryesor të prokurimit nga 488.141 lekë në 621.011 lekë pa TVSH. Kjo rritje është bërë në shkelje të dispozitave ligjore, të cilat qartësisht përcaktojnë se specifikimet i takojnë Autoritetit Kontraktor në këtë rast Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, e cila nuk ka ndryshuar çmimin duke përcaktuar se ajo është shuma fillestare 488 141 leke me fond limit 2 765 028 820 lekë.

Pas këtyre ndryshimeve, sipas të dhënave në dokumentet, janë ruajtur 123 lloje artikujsh, por është ulur sasia e njësive, gjithsej  nga 72 6643 që ishte, sasia ka shkuar në 487 216 njësi, ose 23 9427 artikuj më pak, pa ndryshuar fondin limit, pra me të njëjtin fond rezulton se do blihen më pak artikuj duke shkaktuar qartësisht një dëm ekonomik.

Sipas SPAK, Edlira Naqellari dhe dy anëtarë të KVO, Fatmir Demneri dhe Mariglen Buzali, ndikuan në mënyrë të drejtpërdrejtë tek anëtarët e tjerë të KVO gjatë procesit të vlerësimit të ofertave nëpërmjet raportit teknik të vënë në dispozicion.

Po ashtu, Firma pjesëmarrëse në prokurim  BOE, “D^E” SHPK, “Summer Conf s.rl”, Lovers s.r.l dhe “Yakupoglu Tesktil Ve Deri San Tic”, u shpall fitues në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik.

The post Tenderi abuziv me uniformat e policisë, çmimi u mbajt i njëjtë por mungonin kapele dhe këpucë appeared first on Albeu.com.

Skandali me tenderin e uniformave, zbardhet dëshmia e Edlira Naqellarit: E pafajshme, askush se dinte sa copë duheshin
ABC ka sigurua dëshminë e dhënë në gjykatë nga ish-drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari e cila është një nga 9 zyrtarët e arrestuar për tenderin abuziv për uniformat e Policisë së Shtetit. Nga dosja e SPAK e siguruar nga gazetari i ABC, Ermal Vija theksohet se Edlira Naqellari ishte në dijeni të problematikave të konstatuara, por megjithatë e ka çuar deri në fund realizimin e këtij prokurimi abuziv.

Ish –drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara Edlira Naqellari, në dëshminë e saj vijon të këmbëngul se është e pafajshme ndërsa shton se ende nuk e ka të qartë se cilin ligj ka shkelur. Në deklaratën e dhënë për llogari të SPAK Naqellari thekson se më në fund me tenderin që ajo po realizonte policia e shteti do të vishej me uniforma siç duhej. Ndër të tjera ajo thekson se edhe vetë Drejtoria e policisë së Shtetit nuk ishte e qartë se sa uniforma i nevojiteshin sepse ka largime çdo vit dhe lëvizje numrash.

Sipas dosjes së SPAK, zyrtarët e Ministrisë së Brendshme kanë ndryshuar sasinë e uniformave, por jo çmimin prej 2.8 miliardë lekësh, duke shkelur hapur standardet e garës. Në këtë tender theksoje më tej se një shtesë për të mos ndryshuar çmimin ishte fakti se 35 milionë lekë do të shkonin për sistemin elektronik të shpërndarjes së uniformave.

Kujtojmë se 9 të dyshuarit Edlira Naqellari, Flutura Cekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kreshnik Bejkaj, Klevis Hasani, Fatmir Demneri, Gëzim Mingaj dhe Mariglen Buzali i janë drejtuar Gjyaktës së Apelit dhe kërkojnë lehtësim të masave të sigurisë. Tetë të dyshuarit janë lënë në burg, ndërsa e dyshuara Anisa Bogdani shkoi nën arrest shtëpiak.

SPAK mësyu në Ministrinë e Brendshme më 10 korrik, ku u arrestuan ish drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar Edlira Naqellari dhe bashkëpunëtorët e saj anëtarët e njësisë së prokurimit, Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleivis Hasani dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingaj.

Dëshmia e Edlira Naqellarit:

Nga gjithë dokumentacioni që më është vënë në dispozicion ditën e kontrollit të banesës dhe arrestit tim nuk arrita të kuptoja që cilin nen të ligjit për prokurim publik kisha shkelur. Edhe sot nuk jam e qartë pse unë dhe ish punonjësit e mi pasi unë nuk jam më drejtore e përgjithshme e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara ndodhen këtu. Ju siguroj dhe ju garantoj që si nga ana ime, por edhe nga ana e punonjësve të mi, profesionalizmi dhe integriteti në zhvillimin e procedurës së prokurimit që është bërë objekt hetimi dhe gjykimi është respektuar nga ligji, është treguar profesionalizëm, integritet dhe është arritur të realizohet me sukses një prioritet shumë i rëndësishëm i qeverisë shqiptare që ishte pajisja e punonjësve të policisë së shtetit me uniforma. Në aktet që më janë vënë në dispozicion ditën e arrestit, mbaj mend që bëhej fjalë për një kohëzgjatje të procedurës. Procedura ka zgjatur, është publikuar në datë 26.07.2019 dhe ka përfunduar me nënshkrimin e marrëveshje kuadër në korrik të 2020 për shkak të komplekseve që vetë ky objekt prokurim paraqet. Uniforma e policisë së shtetit si një e tërë nuk arrihej, nuk arriheshin, nuk janë arritur dot të realizohen si prokurim prej vitesh. Punonjësit e policisë së shtetit janë mbajtur me donacione të dhuruara nga shteti turk apo shtete të tjera. I gjithë qëllimi jonë ka qenë që në respektim të ligjit të arrihej të realizohej me sukses një procedurë prokurim, të nënshkruhej një marrëveshje kuadër dhe ti jepet mundësia Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit si institucioni kërkues për të plotësuar nevojat e veta. E gjithë kjo procedurë ka filluar me kërkesa për prokurim të dërguar nga autoriteti kontraktor Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit pranë Agjencisë së blerjeve të përqendruara në cilësinë e organit qendror blerës, e cila është ngarkuar me VKM me ndryshimet përkatës.

Kjo ka qenë në kompetencën e Agjencisë për të zhvilluar këtë prokurim për uniformën e policisë së shtetit. Kërkesat e DPPSH kanë qenë edhe për uniforma, edhe për këpucë, edhe për mënyrë shpërndarje të tyre tek punonjësit e policisë nëpërmjet një sistemi elektronik shpërndarës. Duke qenë se ishim përpara situatës kur kishim kërkesat nga Autoriteti Kontraktor, mua më vinin kërkesat dhe më tej ja drejtoja strukturave përkatëse, edhe për uniformë këpucë dhe uniforma e policisë së shtetit konsiderohet një dhe e vetme nga koka tek këmbët, nga kapeleja tek këpucët. Ky prokurim është bërë me një procedurë të vetme. Ne nuk na detyron ligji që ta ndajmë këtë procedurë prokurim. Nga ana tjetër, procedura e prokurimit nga Korriku 2019 në Korrik 2020, nga publikimi deri nën nënshkrimin e marrëveshjes kuadër, ajo që ka qenë detyra jonë si organ qendror blerjesh ka zgjatur se janë paraqitur ankesa nga operatorët dhe rezulton se pas publikimit të procedurës në datë 26.07.2019 brenda afatit kohor 7 ditor në dispozicion të operatorëve ekonomik të interesuar për të paraqitur ankesa janë depozituar 4 ankesa që lidheshin me specifikime teknike, sistemin e shpërndarjes me dokumentet e tenderit.Në zbatim të ligjit, me urdhër kam pezulluar procedurën e prokurimit, bazuar në nenin 63 të ligjit për ligjin e prokurimit publik dhe kam caktuar një komision për shqyrtimin dhe marrjen e një vendimi në lidhje me këto ankesa. Komisioni i shqyrtimit të ankesave ka konstatuar se ka një vendim të VKM i vitit 2016, i cili autorizon pikërisht drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit për të miratuar të thënat teknika dhe mënyrat e zbatimit të uniformës.

Në këto kushte, Komisioni i shqyrtimit të ankesave nuk mund të shqyrtonte dhe të merrte një vendim për ndryshimin ose jo, për pranimin pjesërisht apo plotësisht të ankesave të paraqitura nga operatorët ekonomik, pasi dilte jashtë kompetencës. Për këtë arsye, bazuar në një mero, informacion që më është vënë në dispozicion nga ky komision, i kemi dërguar me shkresë kërkese për rishikim drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit të gjitha pretendime dhe argumentat e 4 operatorëve ekonomik në lidhje me dokumentet e tenderave, në mënyrë që ai si autoritet kompetent të vendoste nëse duhet të ndryshoheshin apo jo, nëse duhet të rishikoheshin. Dhe kështu ka ndodhur, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i ka rishikuar specifikimet teknike të artikujve të uniformës të sistemit elektronik të shpërndarjes dhe i ka dërguar pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara.

Gjatë gjithë kësaj kohe, procedura e prokurimit ka qenë e pezulluar. Me marrjen e shkresave të përgjigjeve të specifikimeve teknike të ndryshuara dhe rishikuara atëherë është aktivizuar sërish komisioni i shqyrtimit të ankesave duke marrë vendime përkatëse dhe ua ka komunikuar këto operatorëve ekonomikë që kishin paraqitur ankesa. Është respektuar më tej afati 10 ditor i animimit për komisionin e prokurimit publik në lidhje me këto vendime, njëkohësisht nga njësia e prokurimit bazuar në shkresat, në vendimmarrjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për ndryshimin e këtyre specifikimeve teknike janë bërë dhe shtojcat përkatëse në dokumentat e tenderit që janë bërë publike në sistemin e prokurimit elektronik të Agjencisë së Prokurimit Publik, është respektuar njëkohësisht edhe afati kohor 10 ditor për ankesa të mundshme në komision të prokurimit publik. Ka rezultuar që është paraqitur vetëm një ankesë dhe ankesë të cilën komisioni i prokurimit publik nuk e ka marrë parasysh në lidhje me shtojcat e dokumentave të tenderit. E gjithë kjo që po edhe është për të sqaruar kohëzgjatjen e procedurës.

Me anë të përzgjedhjes së procedurës së kufizuar ne kemi arritur që në datën 10 Janar 2020 që ishte data e hapjes së kërkesave për pjesëmarrje për fazën e parë para kualifikimit të kishim 6 operatorë ekonomik të kualifikuar dhe në përfundim kanë rezultuar tre operatorë ekonomikë të kualifikuar.

Në lidhje me vlerësimin e ofertave ka rezultuar se është paraqitur për fazën e parë, a rezultuar se është paraqitur një ankesë nga një prej 6 operatorëve pjesëmarrës, ankesë e cila nuk u mor parasysh, e pezulloi procedurën që për shkak të afateve që neni 63 dhe neni 78 i rregullave të prokurimit publik parashikon dhe më tej ky operator ekonomik nuk është ankimuar as në komision dhe as në Gjykatë Administrative nuk është bërë ezaurimi administrativ i ankesës dhe as ai gjyqësor në Gjykatë Administrative për zgjedhje të vetë operatorit ekonomik të skualifikuar. Në fazë të dytë të 3 ofertuesit që paraqitën ofertat e tyre, një prej të skualifikuarve paraqiti ankesë në lidhje me vendimmarrjen e komisionit të vlerësimit

Në fazë të dytë të 3 ofruesit që paraqitën ofertat e tyre, një prej tyre paraqiti ankesë në lidhje me vendimmarrjen e komisionit të vlerësimit të ofertave, ankesë e së cilës nga një komision shqyrtim ankese ngritur nga ana ime nuk u mor parasysh, por edhe ai vendim i komisionit të vlerësimit të ofertave të kualifikimit e një prej ofertuesve dhe skualifikimit të dy ofertuesve të tjerë është verifikuar nga një komision shqyrtim ankesë, ky operator ekonomik që u ankimua nuk ezauroi sërish të drejtën për ankimim administrativ në komisionin e prokurimit publik dhe më tej në Gjykatë Administrative.

Në lidhje me ndryshimin e fondit limit, mesa mbaj mend që ishte te pjesa e vendimit, fondi i përgjithshëm i marrëveshjes kuadër ka qenë i publikuar me datë 26.7.2019 në vlerën rreth 2 miliard e 800 milion lekë të reja pa TVSH dhe i tillë ka ngelur i pandryshuar deri në fund të procedurës dhe nënshkrimin e marrëveshjes kuadër. Marrëveshja kuadër nuk ka sasi fikse. Për më tepër vetë dokumenti marrëveshja kuadër e nënshkruar midis Agjencisë së blerjeve të përqendruara dhe operativ ekonomik fitues në një nen të saj parashikon që autoriteti kontraktor Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së shtetit ka të drejtë të kontraktojë, të furnizohet më pak për disa artikuj, më shumë për disa të tjerë ose asnjë nga ato artikuj mallrash që janë të prokuruar. Edhe pretendimi për ndryshimin e sasive apo përshtatjen që ka bërë struktura e njësisë së prokurimit për përshtatjen e sasive është në përputhje të plotë me çfarë marrëveshja kuadër parashikon, sasi të pritshme, sasi orientuese, jo sasi fikse.

Në lidhje me situatën time, dua të sqaroj që kam njohuri shumë të mira në fushën e prokurimit publik që në vitin 2005. Nuk kam pasur asnjëherë asnjë lloj problematike në ushtrimin e detyrave të mia. Kam zbatuar gjithmonë ligjin dhe kështu ka qenë edhe rasti konkret. Situata që më është shkaktuar tani me kërkesën e prokurorit dhe me vendimin tuaj për arrestin me burg, nuk ka shqetësuar vetëm mua, nuk ka cenuar vetëm shëndetin apo gjendjen time psikologjike, por edhe atë të familjes time. Masa që është kërkuar dhe vendosur në rastin konkret është absurde, e paligjshme dhe nuk është e mbështetur në ligj, nuk ka asnjë argument, nuk ka asnjë fjalë apo fjali në ato akte që më janë vënë në dispozicion që unë të ngarkohem me një shkelje të caktuar ligjore. Secila strukturë që është përfshirë në procedurën e prokurimit ka kryer vetëm detyrën e saj në mënyrë të pavarur në zbatim të ligjit. Nga ana e të gjithë punonjësve ju garantoj për këtë, nuk është favorizuar askush, përkundrazi ju është dhënë mundësia për të marrë pjesë dhe për të ofertuar të gjithë. Nëse do të merrni dhe të shikoni statistikat niveli i pjesëmarrjes së operatorëve ekonomik është një procedurë shumë e lartë. Marrëveshja kuadër nuk sjell dëm ekonomik sepse me një afat dhe fond të caktuar, autoritetet kontraktore lidhin kontrata për aq sasi sa kanë nevojë në atë kohë kur kanë nevojë. Fondi i marrëveshjes kuadër nuk i është paguar fituesit. Brenda atij fondi sipas nevojave që do të kenë vetë punonjësit e policisë së shtetit do të lidhen kontrata rast pas rasti sipas nevojave të tyre specifike, brenda kësaj periudhe 4-vjeçare dhe kjo nuk do të thotë që fondi as do të tejkalohet dhe as do të realizohet i gjithi dhe as do të abuzohet me të. /abcnews.al

The post Skandali me tenderin e uniformave, zbardhet dëshmia e Edlira Naqellarit: E pafajshme, askush se dinte sa copë duheshin appeared first on Albeu.com.

Efektivët e Policisë tregojnë peripecitë me uniformat 2800 euroshe: S’i lajmë dot në lavatriçe se u del boja, veshim dy palë çorape
“Plas në verë, ngrin në dimër! S’i fut dot në lavatriçe se u del boja!”.

Gazeta “Si” komunikoi me efektivë të policisë për t’i pyetur ata në lidhje me cilësinë e uniformave që mbajnë veshur, e që janë blerë falë tenderit 25 mln eurosh për të cilin SPAK ka arrestuar disa zyrtarë e ish-zyrtarë në Ministrinë e Brendshme me akuzat e korrupsionit.

Në kushte anonimati, dy efektivë të policisë thonë për Gazetasi.al se cilësia e uniformave që kanë veshur ndër vite dhe veshin ende lë shumë për të dëshiruar dhe që jo vetëm nuk justifikon çmimin sipas të cilit thuhet se janë blerë sipas tenderit në fjalë, por as një çmim normal të veshjeve.

“Besoj që janë material në masë të madhe sintetike”, thotë efektivi A.B., që karrierën në radhët e policisë e ka nisur që në vitin 2007.

“Atë vit përfundova studimet 1-vjeçare te Akademia e Policisë. E nisa si praktikant te Policia Rrugore duke nga korriku me sa mbaj mend. Veshja? E tmerrshme! Bluzat dhe kapelet ishin si magnet për diellin. Përcëlloheshim në rrugë”, vijon ai.

A.B. (iniciale të vendosura nga Gazeta Si) ka ngjitur shkallët e karrierës dhe sot është në një detyrë brenda radhëve të policisë, por pa uniformë.

“Bëj gati katër vite që e kam hequr uniformën. Nuk mund të flas shumë për këto të rejat se nuk e di. Nuk i kam provuar në kurrizin tim, por me sa kam dëgjuar nga kolegët nuk është se kanë ndonjë ndryshim me uniformat e mëparshme”, shton A.

Ndryshimi i vetëm është të dezajni dhe ngjyrat. Por a e justifikojnë çmimin rreth tre herë më të lartë se uniforma e blerë para këtij tenderi? Për B. punonjës policie që ndryshe nga A. është ende nën uniformë.

“As që i afrohet. Nuk i fut dot në lavatriçe se u del boja menjëherë. Janë material sintetik dhe një bluzë me mëngë të shkurtra mezi e mbyll një verë se pastaj i sheh të zbehta, të dala boje. Ke plot policë në rrugë e patrulla që janë me uniformat e zbehta”, tregon B.

“E sheh uniformat blu të patrullave të përgjithshme që janë bërë si të kaltra, apo uniformat e Shqiponjave, që nga të kuqe bëhen të kuqe të shpëlara”, vijon ai.

B. thotë se ka porositur gruan që uniformën ta lajë gjithmonë me dorë dhe me ujë të ftohtë ose të vakët.

“Po ka kolegë të mi që janë beqarë plot dhe për t’i rënë shkurt i fusin në lavatriçe e kur i nxjerrin prej andej uniformat janë të shpëlara”.

Problem janë edhe këpucët.

“Janë të lehta, por pak të rehatshme. Unë personalisht i vesh me dy palë çorape në dimër se me ngrijnë këmbët në ditët e ftohta”, tregon B.

Këto janë problematikat kryesore të uniformave, që sipas akuzës së SPAK janë blerë 2800 euro pala, ndërsa me raste identifikohet edhe mungesa e uniformave rezervë.

SPAK arrestoi 8 zyrtarë e ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme lidhur me abuzimin dhe parregullsitë që ata kanë bënë për tenderin e uniformave të policisë të hedhur në verën e 2020-s për katër vitet e ardhshme.

Gjatë hetimit, sipas SPAK, janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik nga anëtarë të Njësisë së Prokurimit në atë kohë në Ministrinë e Brendshme si Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleviz Hasani dhe anëtarët e komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj./GazetaSi

The post Efektivët e Policisë tregojnë peripecitë me uniformat 2800 euroshe: S’i lajmë dot në lavatriçe se u del boja, veshim dy palë çorape appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Kush e firmosi tenderin abuziv të uniformave të Policisë së Shtetit
Të shtunën SPAK ka arrestuar 9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme për abuzime në tenderin e blerjes së uniformave të Policisë së Shtetit me vlerë 2.8 miliardë lekë.

Në dosjen  e SPAK thuhet se, zyrtarët e Ministrisë së Brendshme kanë ndryshuar sasinë e uniformave, që do të merrnin, por nuk kanë ndryshuar çmimin e tenderit, duke shkelur hapur standardet e garës.

Grupi i punës për tenderin e uniformave, që u krijua në 2019, llogariste nevojat dhe fondin për blerjen e uniformave për punonjësit e Policisë së Shtetit.

Ky grup pune ishte me kryetar Janaq Xhelilin, Drejtor i Drejtorisë së Logjistikës Mbështetëse, Zenel Hyka Shef sektori, Agron Celi shef sektori në drejtorinë e Sektorit Publik dhe Aurora Mulla specialiste për uniformat.

Nga ana tjetër një grup pune në Autoritetin Kontraktor me anëtar, Vojsava Copani, Zenel Hyka, Marsida Gargaj kanë bërë një pasqyrë me çmimet e tregut për uniformat.

Kujtojmë se tenderi nuk është firmosur nga inxhinierja tekstile në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Aurora Mulla, e cila ka ngritur shqetësimin për abuzimin që po bëhej.

“Nuk kam nënshkruar as dokumentet standarte të tenderit tek dokumenti “Sasia dhe grafiku i lëvrimit”, tek tabela “sasia e pritshme e uniformave që kërkohen” e cila përbën faqen 64-67 të dokumenteve standard të tenderit të ndryshuara. Ky shqetësim i saj për përcaktimin e sasive të pritshme të artikujve të uniformës është shfaqur tek anëtarët e tjerë të Njësisë së Prokurorimit, por nuk është dokumentuar me një procesverbal konkret, përveç nënshkrimit të asaj të tabelave të mësipërime”, thuhet po ashtu në dosje./albeu.com

The post EMRAT/ Kush e firmosi tenderin abuziv të uniformave të Policisë së Shtetit appeared first on Albeu.com.

Abuzuan me tenderin e uniformave, çfarë kërkon SPAK për 9 zyrtarët e Ministrisë së Brendshme
Ka nisur në orën 10:00 seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 9 zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme, të cilët janë përfshirë në abuzimin e tenderit të uniformave të policisë së Shtetit, tender i cili kap vlerën e 28 miliard lekëve.

SPAK do kërkojë burg për 8 nga 9 zyrtarët ndërsa për 1 tjetër do kërkohet masa e arrestit të shtëpisë. Gjatë hetimit, sipas Prokurorisë së Posaçme, janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik, bërë nga anëtarë të Njësisë së Prokurimit si Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleviz Hasani dhe anëtarët e komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Femneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me titullarin e Organit Qendror Blerës, dhe si pasojë kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedurë prokurimi.

Sipas dosjes nga hetimet e SPAK ka rezultuar se, shkelja e parë e kryer nga zyrtaret e ministrisë së Brendshme është mënyra e ndjekur mbi procedurat e tenderit. Po kështu të arrestuarit, kanë bashkuar tre objekte të tenderimit në një të vetëm, duke favorizuar kështu mundësinë që një kompani të kualifikohej nëse kryente shërbime për të paktën tre zëra.

Sipas prokurorisë, zyrtarët e ministrisë kanë ndërhyrë edhe në zërat e tenderit në mënyrë që të përshtateshin me ofertën e kompanisë që e ka fituar tenderin. ndërkohë hetimet janë në vijim ku SPAK është duke kryer hetime intensive edhe për persona të tjerë dhe zyrtarë të Ministrisë së Brendshme.

Të arrestuarit dhe masat e sigurisë:

Arrest me burg:

Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Blerjeve të Përqendruara në MPB

Flutura Çekrezi, zyrtare pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara

Fatmir Demneri, anëtar i KVO

Mariglen Buzali, anëtar i KVO

Kreshnik Bejkaj, anëtar i KVO

Ani Omuri, anëtar i KVO.

Gëzim Mingaj, anëtar i KVO.

Arrest shtëpie:

Anisa Bogdani, anëtar i KVO.

The post Abuzuan me tenderin e uniformave, çfarë kërkon SPAK për 9 zyrtarët e Ministrisë së Brendshme appeared first on Albeu.com.

Tenderi i uniformave të Policisë, kush është anëtarja që nuk firmosi
Në dosjen e SPAK për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit thuhet se (për 81 artikuj) është përcaktur fondi limit, i cili është përllogaritur në shumën 2.800.347.570 (dy miliardë e tetëqind milionë e treqind e dyzet e shtatë mijë e pesëqind e shtatëdhjetë) Lekë.

Po ashtu bëhet me dije se anëtarja e Njësisë së Prokurimit, përkatësisht inxhinierja tekstile në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Aurora Mulla, nuk e ka firmosur tenderin, duke ngritur madje shqetësimin për abuzimin që po bëhej.

“Nuk kam nënshkruar as dokumentet standarte të tenderit tek dokumenti “Sasia dhe grafiku i lëvrimit”, tek tabela “sasia e pritshme e uniformave që kërkohen” e cila përbën faqen 64-67 të dokumenteve standard të tenderit të ndryshuara. Ky shqetësim i saj për përcaktimin e sasive të pritshme të artikujve të uniformës është shfaqur tek anëtarët e tjerë të Njësisë së Prokurorimit, por nuk është dokumentuar me një procesverbal konkret, përveç nënshkrimit të asaj të tabelave të mësipërime”, thuhet po ashtu në dosje.

Sikurse bëhet me dije në dosjen e SPAK, zyrtarët e Ministrisë së Brendshme kanë ndryshuar sasinë e uniformave, që do të merrnin, por nuk kanë ndryshuar çmimin e tenderit prej 2.8 miliardë lekësh.

Pjesë nga dosja e SPAK:

Nga ana e Njësisë së Prokurimit në përcaktimin e artikujve të uniformës që kërkohen nga Autoriteti Kontraktor, është vendosur të përshtasë për një pjesë të madhe të sasive të pritshme të artikujve të uniformës (për 81 artikuj) me çmime për njësi të dërguara nga Autoriteti Kontraktor, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe fondin e përgjithshmë të marrëveshjes kundër, me të cilin është publikuar procedura e prokurimit, fond i cili nuk ka ndryshuar nga autoriteti kontraktor. Gjithashtu, nga Njësia e Prokurimit është bërë përllogaritja e fondit limit pas ndryshimit të specifikimeve teknike, datë 15.10.2019, ku është përcaktuar çmimi për njësi, sasitë e pritshme dhe vlera totale pa TVSH, e cila është përllogaritur në shumën 2.800.347.570 (dy miliardë e tetëqind milionë e treqind e dyzet e shtatë mijë e pesëqind e shtatëdhjetë) Lekë. Procesverbali Nr.3, i Hartimit të Shtojës, nuk është nënshkruar në faqet 16 deri 19 nga anëtari i Njësisë së Prokurimit, Aurora Mulla, Inxhiniere tekstile në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe nuk është nënshruar nga anëtari i Njësisë së Prokurimit, Aurora Mulla, as tabela e përllogaritjes së fondit limit pas ndryshimeve të specifikimeve teknike.

E pyetur për këtë fakt, anëtarja e Njësisë së Prokurimit, shtetasja Aurora Mulla, me profesion inxhiniere tekstile, përfaqësuese e Autoritetit Kombëtar, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka deklaruar se fillimisht ajo ka qenë pjesë e grupit të punës për hartimin e specifikimeve teknike të uniformës dhe këpucëve, caktuar me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Pasi nga ana e këtij grupi pune janë hartuar specifikimet teknike, termat e referencës dhe kriteret e veçanta që duhet të plotësohen operatorët ekonomikë, ky dokumentacion është bërë pjesë e dosjes dhe së bashku me dokumentet e tjera teknike janë dërguar për të ndjekur procedurën e prokurimit në Agjencinë për Blerjen e Përqendruar (ABP). Në vijim, ajo ka vepruar si anëtare e Njësisë së Prokurimit, caktuar me urdhër të Titullarit të Organit Qendror Blerës Agjencisë së Blerjes së Përnqedruar nr.47 prot, datë 11.07.2019, si specialiste e fushës inxhiniere tekstile.

Nga Njësia e Prokurimit është hartuar proceseverbali nr.1, datë 24.07.2019 “Mbi hartimin e dokumenteve të tenderit me objekt blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të policisë së shtetit”. Pasi janë hartuar dokumentet standarde të tenderit, i janë dërguar për asistencë Agjencisë së Prokurimit Publik (APP), me qëllim dhënien e një opinioni më të specializuar. APP pasi ka bërë komentet e saj në lidhje me disa cështje, të cilat pasi u reflektuan në dokumentacion, u mbajt procesverbali nr.2 datë 25.07.2019 dhe nga ana e Njësisë së Prokurimit janë hartuar dokumentet e tenderit, të cilat më pas janë ngarkuar në Sistemin Elektronik të Prokurimit (SPE), të APP.

Me shkresën nr.2317/16 prot, datë 27.09.2019, të Autoritetit Kontraktor DPPSH, janë dërguar praktikat për ritestimin e tregut dhe janë hartuar shtojcat në lidhje me DSP dhe është mbajtur procesverbali nr.3, datë 15.10.2019 “I hartimit të shtojcës”. Më pas Njësia e Prokurimit ka proceduar me hartimin e DST, të ndryshuara dhe është bërë publikimi i DST të ndryshuara, në SPE. Ajo ka deklaruar se shumatorja e çmimeve për njësi ka ndryshuar si rezultat i përfshirjes së sistemit elektronik të shpërndarjes në koston e artikujve të uniformës, mënyra e përllogaritjes së testimit të tregut duke marrë prë bazë çmimet mesatare, si dhe për shkak të ndryshimit të specifikimeve teknike. Duke qenë se është bërë rishikimi i specifikimeve teknike dhe ndrysimi i tyre, si dhe ndryshimi në termat e referencave të sistemit të shpërndarjes së uniformave, këto ndryshime kanë bërë që të përllogaritetet edhe njëherë kostoja e shërbimit të prodhimit dhe shpërndarjes së uniformave të policisë, pra lindi i nevojshëm edhe ristestimi i tregut. Në lidhje me kriteret e përcaktuara nga Njësia e Prokurimit në pikën 11 të hartimit të dokumenteve standarde të tenderit, certifikata konformitetit për këpucët, EN ISO 20344-2011 dhe EN ISO 20347-2012 O3 HRO HI CI ER FO SRC ose Ekuivalentet, EN ISO 20347-2012 O2 HRO HI CI ER FO SRC ose Ekuivalentet, EN ISO 20347-2012 të modelit B-O2 CI ER FO SRC ose Ekuivalentet, EN ISO 20347-2012 të modelit A-O2 CI ER FO SRC ose Ekuivalentet, EN ISO 20347-2012 O2 CI ER FO SRC ose Ekuivaletet, mungesa e njërës prej certifikatave të mësiperme, është kusht për skualifikim të operatorëve pjesëmarrës në tender…

Ajo ka deklaruar faktin se në procesverbalin nr.3, datë 15.10.2019 “i hartimit të shtojcës për disa ndryshime në dokumentet e tenderit të procedurës së prokurimit”, ky procesverbal nuk është nënshkruar nga ana e saj nga faqja nr. 16 deri në faqen 19, ku është përshkruar tabela për sasitë e pritshme të artikujve të uniformës, si dhe nuk është nënshkruar nga ana e saj tabela e përllogaritjes së fondit limit pas ndryshimit të specifikimeve teknike, e cila është bashkëlidhur këtij procesverbali. Ajo nuk ka pranuar t’i nënshkruajë këto dy tabela për faktin se ishin bërë ndryshime nga anëtarët e tjerë të Njësisë së Prokurimit në sasitë e pritshme të artikujve dhe ajo nuk ka qenë dakord. Si dhe nuk ka nënshkruar as dokumentet standarde të tenderit te dokumenti “Sasia dhe grafiku i lëvrimit”, te tabela “Sasia e pritshme të uniformave që kërkohen”, e cila përbën faqen 64-67 të dokumenteve standarde të tenderit të ndryshuar. Ky shqetësim i saj për përcaktimin e sasive të pritshme të artikujve të uniformës është shfaqur tek anëtarët e tjerë të Njësisë së Prokurimit, por nuk është dokumentuar me ndonjë procesverbal konkret, përveç mosnënshkrimit të asaj të tabelave të mësipërme.

The post Tenderi i uniformave të Policisë, kush është anëtarja që nuk firmosi appeared first on Albeu.com.

Tenderi i uniformave, Berisha: Në Suedi kapelja e policit kushton 34 euro, në Shqipëri 350
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas aksionit të SPAK në Ministrinë e Brendshme për abuzimin me tenderin e uniformave të Policisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shprehet se në Suedi kapelja me strehë e policit kushton 34 euro ndërsa për policin shqiptar kushton 11-fish, pra 350 euro.

Më tej ai thotë se ata që janë arrestuar padyshim kanë përgjegjësi, por bosët e tyre Lleshaj, Agaçi janë përgjegjësit me kryesor të kësaj vjedhje.

“Kjo është vjedhje me 11 fish! Në Suedi kapelja me strehë e policit kushton 34 € kurse për policin shqiptar ajo kushton 350€. Ata që janë arrestuar padyshim kanë përgjegjësi ligjore të pamohueshme. Por bosët e tyre Lleshaj, Agaçi janë përgjegjësit me kryesor të kësaj vjedhje të 11-fishtë të denoncuar me emër dhe mbiemër disa here nga qytetarët dixhitalë që në fillim të aferës. Por ata i mbron kreu i meduzës sepse ai vjedh më shumë se të gjithë në këtë vend!”shkruan Sali Berisha.

The post Tenderi i uniformave, Berisha: Në Suedi kapelja e policit kushton 34 euro, në Shqipëri 350 appeared first on Albeu.com.

2 800 euro vetëm 1 uniformë polici, abuzimi që çoi në pranga 9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme
8 persona u arrestuan mëngjesin e sotëm me urdhër të SPAK dhe një tjetër është në kërkim për shkak të korrupsionit me tenderin e uniformave të policisë.

Gjithçka nisi dy vjet më parë kur Ministria e Brendshme hapi tenderin me vlerë kolosale prej 25 milion eurosh me qëllim blerjen e uniformave për efektivët e Policisë së Shtetit deri më 2023.

Afati limit për pranimin e ofertave ishte 23 gushti dhe sipas të dhënave të publikuara nga “OpenData” fitues u shpall bashkimi i kompanive “D&E SHPK dhe SUMMER CONF. s.r.l dhe LOVERS s.r.l dhe YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. AS A. VEDAT YAKUPOGLU”.

Këto kompani morën përsipër që t’i ofrojnë uniformat Policisë së Shtetit me një çmim mesatar për njësi prej 319 966 lekësh, raporton abcnews.al. Ndërkohë, dy ofertat e tjera kishin një çmim mesatar për njësi 133 480 lekë dhe  446 667 lekë.

Pasi mori ofertat Agjencia e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme vendosi të skualifikojë dy ofertat e para duke shpallur fituese atë të bashkimit të disa kompanive shqiptare me ato turke prandaj edhe uniformat e Policisë së Shtetit të Shqipërisë, janë të njëjta, përveç logove me ato të Policisë së Turqisë.

Çfarë ndodhi?

Fill pas shpalljes së fituesit, u pa që tenderi kishte probleme dhe ai kategorizohet si me “flamur të kuq” nga “OpenData”, ndërkohë që një ndër kompanitë e skualifikuara ankohet në Agjencinë e Prokurimeve Publike për procedurat e ndjekura.

Bëhet fjalë për kompaninë Marsi-al, e cila  pretendoi se ishin bërë modifikime të dokumenteve të tenderit. Kjo kompani ka fituar tenderin prej 960 mijë eurosh për prodhimin e uniformave të policisë në dhjetor 2015.

Ankesa e kompanisë u hodh poshtë nga Komisioni i Prokurimeve Publike, KPP.

Pas kësaj ankese dhe padisë së dy deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë fillojnë hetimet e SPAK, të cilat çuan sot pas hekurave Edlira Naqellarin, Kreshnik Bejkajn, Ani Omurin, Klevis Hasanin, Anisa Bogdanin, Flutura Çekrezin, Fatmir Demnerin, Gëzim Mingajn dhe Mariglen Buzalin. /abcnews.al

The post 2 800 euro vetëm 1 uniformë polici, abuzimi që çoi në pranga 9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme appeared first on Albeu.com.

DETAJET/ A rrezikon Sandër Lleshaj? Tenderi që fundosi zyrtarët e Ministrisë së Brendshme (FOTO LAJM)
Ditën e sotme SPAK zhvilloi një aksion në Ministrinë e Brendshme ku u lëshuan 9 arreste për zyrtarë të lartë të kësaj ministrie.

Në pranga janë vendosur 8 shtetas dhe një është lënë në “arrest shtëpie”, aksion i cili dyshohet se ka lidhje me tenderin e uniformave të policisë.

Sipas burimeve për albeu.com ky tender ka shkaktuar një dëm të lartë ekonomik për buxhetin e shtetit, 23 milionë euro, si dhe ka shkelur garën e barabartë.

Në lidhje me këtë tender, është akuzuar publikisht nga PD edhe ish ministri Sandër Lleshaj, por ende nuk ka asnjë informacion nesë është përfshirë në këtë aksion të SPAK.

Të arrestuar janë:

Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Blerjeve të Përqëndruara në MPB, e shkarkuar nga ministri Bledi Çuçi 8 ditë më parë.

Flutura Çekrezi, zyrtare pranë Agjencisë së Blerje të Përqëndruara

Fatmir Demneri, anëtar i KVO

Mariglen Buzali, anëtar i KVO

Kreshnik Bejkaj, anëtar i KVO.

Ani Omuri, anëtar i KVO.

Anisa Bogdani, anëtar i KVO.

Gëzim Mingaj, anëtar i KVO.

Kallëzimi në SPAK nga ana e PD:

Në gusht të vitit 2020, Grupi parlamentar demokrat ka kallëzuar në SPAK ish- ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe ministren Olta Xhacka, për skandalin e tenderit të uniformave të Policisë së Shtetit.

Në kallëzimin e bërë të asaj kohe nga ana e grupit parlamentar demokrat thuhet se dy ministrat e qeverisë kanë kryer një sërë veprash penale, që kanë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës apo afera korruptive.

Në kallëzimin e dorëzuar në SPAK, ish- ministri Sandër Lleshaj akuzohet për 5 vepra penale, duke nisur nga korrupsioni i funksionarëve të lartë shtetërorë.

Fituese e tenderit, të zvarritur për gati një vit, është kompania D&E shpk, me një oferte prej 26 milionë dollarësh, 5 milionë dollarë më shumë se kompania turke, Genç Taahhüt Giyim.

Sipas deputetëve të opozitës, në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave ishin 3 anëtarë, të cilëve iu bë presion që të skualifikohej kompania e renditur e para, e cila plotësonte të gjitha kriteret, dhe që ofronte edhe 5 milionë dollarë më pak, miërpo për të shtypur rezistencën e tyre në këtë komision u shtuan papritur edhe dy anëtarë të rinj pa asnjë shpjegim, duke e çuar numrin në pesë persona.

“Nga ana e Drejtoreshës së Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar, Edlira Naqellari, nën bekimin e Sandër Lleshajt, komisionit i janë ofruar para për të skualifikuar firmën e kualifikuar si e para, por pasi një pjesë e tyre kanë vendosur që të mos e shkelin ligjin, Edlira Naqellari bashkë me Sandër Lleshajn kanë vendosur të shkrijnë Komisionin”, shprehen deputetët opozitar.

Më pas gara u zhvillua me një komision prej tre anëtarësh duke shpallur fituese kompaninë D&E shpk e cila kishte dhe vlerën më të lartë të ofruar, çka sipas deputetëve është provë e qartë se fituesi ka qenë i paracaktuar.

Në kallëzimin zbulohet se grabitja e parave për qepjen e uniformave të policisë mund të jetë më shumë se 11 milionë dollarë, pasi nga D&E shpk është ofruar 51,5% të fondit limit pre 28 milionë dollarësh dhe kontrata duhet të lidhej me rreth 14 milionë dollarë.  /albeu.com/

The post DETAJET/ A rrezikon Sandër Lleshaj? Tenderi që fundosi zyrtarët e Ministrisë së Brendshme (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.