tendera Archives - Albeu.com

Tendera të kontestuar në vlerën e qindra milionë eurove, BIRN: Nga AKSHI te Posta, institucionet më problematike në fushën e prokurimeve publike
Raporti i Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2025, evidenton institucionet më problematike në fushën e prokurimeve publike me tendera të kontestuar në vlerën e qindra milionë eurove.

Dy ish-drejtueset e Agjencisë Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit, AKSHI, janë në hetim prej muajsh nga Prokuroria e Posaçme, të dyshuara si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kishte për qëllim përvetësimin e tenderave të agjencisë.

Hetimet e prokurorisë nisën pas pengmarrjes në gusht 2025 të biznesmenit Gerond Meçe, e cila sipas hetimeve pati për qëllim shtrëngimin e këtij të fundit që të hiqte dorë nga ankimet pranë Komisionit të Prokurimit Publik, KPP për tenderat e zhvilluara nga AKSHI.

Dosja hetimore për tenderët e AKSHI nuk është episodike.

Sipas një raporti që Komisioni i Prokurimit Publik ka dorëzuar në Kuvend, AKSHI është një nga institucionet me numrin më të lartë të tenderave problematikë në korpusin e institucioneve publike.

Nga 94 tendera të zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për vitin 2025, 43 prej tyre ose pothuajse gjysma janë ankimuar në KPP.

Për më tepër, në shumicën dërrmuese të ankimeve ndaj AKSHI, 62.7%, KPP u ka dhënë të drejtë kompanive ankuese plotësisht ose pjesërisht, duke e gjetur institucionin në shkelje. Tenderat e ankimuar në AKSHI kapin vlerën e 10.7 miliardë lekëve ose 111 milionë euro.

Por AKSHI nuk është i vetmi institucion me probleme.

Raporti i KPP-së për Kuvendin e Shqipërisë, përpos numrit të ankesave në rritje nga bizneset, zbulon mangësi institucionale në zhvillimin e tenderave nga institucionet publike.

Raporti vë në dukje se rreth 52% e ankesave të bëra në KPP nga kompani pjesëmarrëse në tendera, janë gjetur të bazuara dhe autoritetet publike janë gjetur në shkelje për tendera me vlerë totale mbi 33 miliardë lekë ose 343 milionë euro.

Institucionet me më shumë ankesa

Përveç AKSHI-t, në listën e 10 institucioneve me numrin më të lartë të ankesave për procedura janë edhe Posta Shqiptare, Qendra Spitalore Univeristare Nënë Tereza, Sh.A Albpetrol, Ujesjellës Kanalizime Tiranë, Bashkia Kamëz, Bashkia Durrës, Spitali Rajonal Durrës, Bashkia Tiranë dhe Operatori i Blerjeve të Përqëndruara, i cili ka numrin më të madh të procedurave tenderuese.

Në këtë listë, Postës Shqiptare i janë ankuar 47.7% e tenderave dhe ka humbur në KPP në 62% të rasteve, duke mbajtur gjithashtu një raport negativ për numrin e ankimeve në raport me procedurat e zhvilluara.

Në shumicë dërrmuese, ankimet për të dy institucionet janë kryesisht për fazën e përcaktimit të kushteve të tenderimit apo plotësimit të dokumenteve standarde të tenderit. Kjo fazë tenderimi është kryesisht e dyshuar për kritere “të qepura” që synojnë të përjashtojnë konkurrencën.

Por ndërsa AKSHI dhe Posta prodhojnë numrin më të madh të ankesave në raport me procedurat, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, QSUT, ka numrin më të lartë të vendimmarrjeve të gabuara të konfirmuara me vendim të KPP.

QSUT ka zhvilluar sipas të dhënave publike nga APP 292 procedura. Ndonëse vetëm 8.5% e këtyre tenderave janë ankimuar në KPP, sipas raportit vjetor, atëherë kur kompanitë ankohen ato pothuajse gjithmonë fitojnë.

Shifrat tregojnë se KPP, i ka dhënë të drejtë biznesit në 19 nga 25 ankesa ndaj procedurave të QSUT-së, me një normë “humbjeje” prej 76%.

Në nivelin e pushtetit vendor, Bashkia Durrës dhe Bashkia Kamëz shfaqen si vatrat më problematike. Ndaj tyre, KPP ka pranuar përkatësisht 61.9% dhe 58.3% të ankesave të bëra nga bizneset.

Bashkia Tiranë dhe Spitali Rajonal Durrës, kanë norma më të ulëta ankimimi, rreth 11% dhe po ashtu edhe norma më të ulëta të humbjes, por janë po ashtu në 10 institucionet me më shumë probleme sëbashku me Ujësjellës Kanalizime Tiranë.

Operatori i Blerjeve të Përqendruara, OBP, qarkullon volumin më të madh të parave publike, me 707 tendera. Ky institucion mban numrin absolut më të lartë të ankesave, 149 të tilla, por shkalla e ankimimit është 21% për shkak të volumit të lartë. OBP u gjet sipas KPP-së në 45% të rasteve të ankimuara.

Në shumicën dërrmuese të autoriteteve, OBP, QSUT, Albpetrol, Bashkitë, ankesat përqendrohen në fazën e vlerësimit të ofertave. Për shembull, te OBP, 113 ankesa janë për vlerësimin dhe vetëm 36 për DST.

Kjo tregon se operatorët ekonomikë nuk kanë aq shumë problem me kriteret e vendosura në fillim, por me mënyrën se si autoriteti po i gjykon dhe skualifikon ofertat e tyre.

Të dhënat e raportit

Viti 2025 vizatoi një panoramë problematike të asaj që mund të quhet “lufta” për paratë publike. Edhe pse në raport, KPP e paraqet rritjen e numrit të ankesave si sukses, në thelb numri më i lartë i ankimeve bllokoi përkohësisht fonde me vlerë 101.3 miliardë lekësh. Vetëm procedurat unike që përfunduan në KPP, kishin një faturë prej 76 miliardë lekëve pa TVSH.

Shumica dërrmuese e ankesave, 62.5 për qind janë për pjesën e vlerësimit të ofertave, kur institucionet vendosin se kush e fiton kontratën dhe kush humbet. Ndërkohë ankimet për për rregullat e lojës, kriteret e tenderit, përbëjnë 37% të shkaqeve të ankimimit.

Ndryshe nga tenderat, ankandet dhe lejet minerare duken fusha ku nuk ka kontestim apo garë. “Gjatë periudhës 1 janar 2025 – 31 dhjetor 2025, janë regjistruar pranë Komisionit të Prokurimit Publik 1197 ankesa në total, prej të cilave 1188 ankesa janë paraqitur për procedurat e prokurimit publik, 8 ankesa për procedurat e ankandit publik, 1 ankesë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe 0 ankesa për leje minerare”, thuhet në raport.

Ankimet ndahen në tre kategori të mëdha, ato për procedura për blerje mallrash, për procedura shërbimesh dhe punët publike.

Sipas raportit, “zhurma” më e madhe bëhet për blerjet e mallrave, për të cilat u bënë 483 ankesa, por nga ana tjetër këto përfaqësojnë një vlerë financiare relativisht modeste prej vetëm 19.9 miliardë lekësh nga totali prej 101 miliardë i kontestuar në KPP.

Ndërkohë, aty ku ndahet “pjesa e luanit” e buxhetit, në sektorin e punëve publike dhe infrastrukturës, ka vetëm 95 ankesa, por këto janë për procedura me vlerë 56.3 miliardë lekë. Pjesa tjetër, ajo e ankesave për procedura për shërbime ka një vlerë prej 25.1 miliard lekë.

Nga 361 operatorë ekonomikë që u ankuan në vitin 2025, plot 350 prej tyre ishin të regjistruar si biznese të mëdha. Vetëm 10 ankues i përkisnin biznesit të vogël. Në raport, KPP ka përfshirë edhe të dhëna gjinore të ankuesve duke llogaritur se shumica dërrmuese e kompanive që ankohen, 80% kanë administratorë meshkuj./BIRN

The post Tendera të kontestuar në vlerën e qindra milionë eurove, BIRN: Nga AKSHI te Posta, institucionet më problematike në fushën e prokurimeve publike appeared first on Albeu.com.

GJKKO e pezulloi nga detyra, Gjykata Kushtetuese merr sot vendimin për Ballukun, SPAK kërkon ta arrestojë për abuzimet me tenderat
Ditën e sotme, në Gjykatën Kushtetuese zhvillohet seancë në lidhje me masën e sigurisë të vendosur ndaj zëvendës kryeministres Belinda Balluku, “pezullimi i ushtrimit të detyrës publike”, vendim i marrë nga Gjykata e Posaçme Anitkorrupsion.

Seanca nis në orën 10:00 dhe mbahet pas ankimimit të kryeministrit Edi Rama, i cili pretendon se me vendimin e pezullimit të Ballukut, gjykata ka shkelur kompetencat e tij si kryeministër.

“Nëse pezullimi i një ministri nga një prokuror dhe gjykatës sot do të legjitimohej si një e drejtë e ligjshme e drejtësisë, atëherë shtrirja e krahut të gjyqësorit përtej kufirit ndarës me ekzekutivin dhe me vetë jetën politike do krijonte precedent unikal, të rrezikshëm dhe kërcënues, sepse duke i hapur rrugë presioneve politike ndaj qeverisë, destabilizimit institucional dhe manipulimit të ekzekutivit nëpërmjet procesve penale, do ndodhte diçka që është e panjohur në Europë”, ëhstë shprehur më parë kreu i qeverisë.

Rama e ka justifikuar ankimin në Kushtetuese, si një betejë për pavarësinë e pushtetit ekzekutiv dhe mbrojtjen e kompetencave kryeministrore.

Gjykata e Posaçme, vendosi që ta pezullonte Ballukun nga detyra dhe të ndalonte udhëtimin jashtë vendit, duke i bllokuar pasaportën, pasi ajo u mor e pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

Ndërkohë vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese, do të vijë në një kohë kur SPAK ka dorëzuar në Kuvend edhe kërkesën për autorizim për arrestimin e Ballukut.

Kjo lëvizje e SPAK erdhi menjëherë pasi Kushtetuesja e ktheu Ballukun në detyrë, ndërsa mbledhja e radhës e Këshillit të Mandateve është më datë 28 janar.

Balluku akuzohet se ka manipuluar dy tendera me vlerë 210 milionë euro, së bashku me vartësit e saj më të ngushtë, Evis Berberi, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, duke favorizuar kompanitë fituese, ndërsa akuzave u është shtuar edhe shkelje e barazisë me tendera në Unazën e Madhe.

The post GJKKO e pezulloi nga detyra, Gjykata Kushtetuese merr sot vendimin për Ballukun, SPAK kërkon ta arrestojë për abuzimet me tenderat appeared first on Albeu.com.

Miliona euro shkelje në tendera/ Bardhi: Balluku nën hetim, por vijon të jetë numri dy i qeverisë
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka deklaruar se zëvendës kryeministrja Belinda Balluku, vijon të mbetet numri 2 i qeverisë “Rama” edhe pse është zyrtarisht person nën hetim nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera.

Në vijim të Takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri – Bashkimi Europian, ku po zhvillohen punimet e Sesionit të II-të, Bardhi ka kujtuar edhe takimet në Aruba dhe lidhjet e krimit me mazhorancën në pushtet.

“Në 23 shtator një investigim i media italiane përshkruan takime të fshehta në ishullin Aruba ku sipas dokumenteve të antimafias italiane kanë marrë pjesë biznesmenë, eksponentë të krimit dhe përfaqësues të qeverisë shqiptare. Është folur në lidhje me ndërtimin e kullave në Tiranë dhe ndërtime strategjike.

Në qendër të lidhjes së krimit të organizuar me qeverinë ishte Artur Shehu. Në 2022, vetëm 2 vite pas takimit në Aruba, rezulton se në Shqipëri kompania e tij ka marrë me firmën të Ramës disa leje ndërtimi në Vlorë.

Sot qeveria shqiptare ka nr. 2 të saj, zv kryeministrja Belinda Balluku një person nën hetim për milionë euro shkelje të barazisë në tendera. Edhe pse është nën hetim vijon të jetë në krahë të Ramës dhe numri 2 i qeverisë”, tha ai.

The post Miliona euro shkelje në tendera/ Bardhi: Balluku nën hetim, por vijon të jetë numri dy i qeverisë appeared first on Albeu.com.

“Bujqësia”, miliona abuzime/ Zbardhen shkeljet e zyrtarëve të Ministrisë, miliona lekë motorë e veshje për veterinerët
Abuzimi në dosjen që ka çuar 20 zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë në gjyq për shpërdorim detyre shkon përtej blerjes së preparateve veterinare për shfarosjen e karkalecit, dhe të miut e arave.

Në periudhën 2016-2017  ministria e bujqësisë me anë të procedurës së tenderimit ka blerë 70 motoçikleta, tender i cili ka qenë pjesë e dosjes hetimore nga Prokuroria e Tiranes.

Ky motor që shihni në ekran i përket markës japoneze “Lifan” i tipit 100\A, Top Channel ka siguruar një faturë dore se motoçikleta që i shpëtoi jetën bagëtive para vitesh ka kushtuar 330.808 mln lekë të reja.

I njëjti motor sot kushton 110.00 mijë lekë dhe merret nga tregtare 86.000 lekë. Por përveç motorit mjekëve veterinar iu dhe edhe veshje, të cilat i bënin të dukeshin si motoristë profesionistë.

Vlera e të cilave sëbashku qytetarëve shqiptarë u kushtoi 372.204 lekë. Sipas këtij mandati, kaska shkon në 480 lekë, veshja xhaketë 30.000 lekë, doreza, 2400 lekë dhe çanta 4200 lekë.

Nëse bëjmë një llogari e gjitha flota e bluzave të bardha ka kushtuar 26.054.280 lekë.

Por sipas mjekut veteriner Ymer Elezi në vend të motorëve të shtrenjtë, Ministria e Bujqësisë me ato para mund ta ndihmonte ndryshe shërbimin veterinar, ku në vend të papaqëve të blinte makina.

“Fatura është 4 mln e 300 mijë të vjetra në 70 motorë, nëse kjo vlerë prej 300 mln lekësh të vjetra do të blihej makinë do të ishte më mirë, sepse me makinë nuk të lëvizin dhe 5 persona dhe puna bëhet në ekip se sa me motor ku në shumë rrugë ai nuk hyn dot”, tha Ymer Elezi-mjek veterinar.

Në vitin 2016-2017 ministria e bujqësisë ka realizuar 7 tendera të ndryshëm me objekt nga blerja e preparateve veterinare për luftimin e karkalecit të fushave, deri te luftimi i miut të arave e më pas blerja e pajisjeve për mjekët veterinarë, apo zëvendësimi i lopëve të sëmura nga dermatozë modulare, me kafshë të shëndetshme.

Dyshimet për abuzime me këto tendera kanë dërguar para gjykatës 20 punonjësit e Ministrisë së Bujqësisë. Hetimet ishin kryer më herët nga SPAK që shpalli mos-kompetencën dhe ja kaloi Prokurorisë së Tiranës dhe përgjatë shtatë muajve të fundit Prokuroria doli në rezultatin se bëhet fjalë për tenderë me një vlerë 525 milionë lekëve.

The post “Bujqësia”, miliona abuzime/ Zbardhen shkeljet e zyrtarëve të Ministrisë, miliona lekë motorë e veshje për veterinerët appeared first on Albeu.com.

Dosja në SPAK/ Nga AlbControl te ARRSH, si Balluku “fryu” me tendera Alko Impex të Arbër Abazit, zbulohen lidhjet
Më 27 dhjetor 2017, kompania shtetërore “AlbControl” do të lidhte kontratën për “Rehabilitimi i Kullës së Kontigjencës” me kompaninë fituese “ALKO-IMPEX General Construction” sh.p.k me vlerë 371 mijë euro.

Lidhja e marrëveshjes vazhdoi më tej, duke akorduar edhe një shtesë kontrate në 2018 me vlerë 4.7 milionë lekë.

Nga dokumentet zyrtare rezulton se, ky tender është firmosur vetë personalisht në kundërshtim me ligjin asokohe nga zv.kryeministrja Balluku, me numër protokolli 2317/4, në 27 dhjetor 2017.

Në kontratë parashikohet se “ALKO-IMPEX General Construction” e administruar nga Arbër Abazi dhe në pronësi të Imer Ademit do të merrte pagesën paraprake për 70% të vlerës totale të kontratës.

Në informacionet e siguruara nga “Vetting” rezulton se në ditën që është firmosur kontrara, AlbControl-i ka bërë një urdhër transferte me faturë tatimore nr. 117 me seri 51770495, duke realizuar paradhënie në shumën 31,3 milionë lekë për kompaninë “ALKO-IMPEX General Construction”, gjë e cila është në shkelje të ligjit të Prokurimeve Publike sipas Dokumenteve Standarte të këtij tenderi.

Ka qenë Kontrolli i Lartë i Shtetit që do të zbulonte shkelje të tjera te kjo kontratë, pasi ka patur probleme me zbatimin, të cilat konfirmojnë indiciet për favorizim nga ministrja Belinda Balluku.

Konkretisht në kontratën e firmosur midis palëve, ka patur punime me vlerë 2.3 milionë lekë ose 23 mijë euro, të cilat bien në kundërshtim me kushtet e kontratës.

Pra, të tjera gjëra deklarohen në marrëveshje dhe të tjera gjëra janë realizuar nga kompania.

Këto shifra janë të ulëta në krahasim me ato që do të siguronte kompania e klonuar, e cila është në pronësi të Arbër Abazit, nipi i ish-deputetit socialist Sadri Abazi.

Sipas burimeve mediatike, Arbër Abazi aksioneri i “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” dhe administratori i kompanisë “ALK0-IMPEX General Construction” rezulton të ketë lidhje të afërta me ministren e Infrastrukturës, njëkohësisht zv/kryeministren Belinda Balluku, të cilat hedhin dyshime për konflikte interesi.

Kompanitë e Abazit kanë marrë dhjetëra miliona euro tendera nga buxheti i shtetit, duke shkelur Ligjin e Prokurimeve Publike dhe Ligjin “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”.

Sipas avokatit Arben Llangozi, rastet e denoncuara në media duhet të verifikohen nga Prokuroria e Posaçme për të hedhur dritë mbi këto ngjarje.

“Kontrolli i Lartë i Shtetit realizon auditim të gjithanshëm dhe rastet e evidentuara nga ky institucion duhet të jenë objekt i hetimeve nga SPAK-u”, tha për “Vetting” avokati Llangozi.

Në listën e institucioneve që kanë furnizuar me para publike këto kompani, kryeson Autoriteti Rrugor Shqiptar, i ndjekur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, institucione të cilat kanë varësi nga ministrja dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, ku drejtuesi i ARRSH-së propozohet nga vetë Balluku.

Lidhjet e dyshimta financiare të Arbër Abazit me favorizime nga zv/kryeministrja e kanë zanafillën që nga koha e AlbControlit, periudhë në të cilën u rrit ndikimi i Ballukut brenda Partisë Socialiste.

Sipas kryetarit të lëvizjes Politike “Nisma Thurje” Endrit Shabani, sot që flasim disa nga kompanitë që operojnë në fushën e prokurimeve publike kanë monopolizuar të gjithë kapitalin shtetëror me favorizime nga segmente të caktuara të klasës politike.

Alko Impex dhe Balluku, një sukses paralel

Historia e kompanisë Alko e ka fillesën në nëntor të vitit 2012, kur pronari i “KLEDOR ALBANIA-09”, Tabir Hysa, sot e quajtur “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” do të pezullonte aktivitetin e kompanisë, e cila kishte vetëm 3 vite që operonte në tregun shqiptar. Disa muaj pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste, në dhjetor 2013, Arbër Abazi do ta blinte këtë kompani me vlerë 100 mijë lekë.

Duhet theksuar se gjenialiteti i biznesmenit të ri do të qëndronte në ndryshimin e emrit të kompanisë, duke e quajtur “ALKO IMPEX CONSTRUCTION”.

Pra, kompania e re me emër do të ishte një klon i kompanisë “ALKO-IMPEX General Construction”, duke krijuar një rrëmujë informative, si në institucionet publike, por edhe në hapësirën mediatike.

Ka qenë kjo ngjashmëri me emrat, e cila ka tërhequr vëmendjen për të kontrolluar tenderat që janë fituar nga këto kompani, për të verifikuar nëse kemi shkelje ligjore.

Në janar 2018, Bashkia Devoll do të finalizonte tenderin pa garë për pastrimin e zonave të Bashkisë me ofertë fituese 98 milionë lekë ose rreth 1 milion euro. Sipas Buletinit të Prokurimeve Publike, ky tender është fituar nga “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” sh.p.k me numër nipti “K91628013D”.

Pra, kompania që nuk ka qenë aktive ka fituar tenderin për pastrimin.

Por a kemi të bëjmë me një gabim njerëzor apo të qëllimshëm?

Dy indicie, përbëjnë një provë thonë italianët. Bashkia Devoll nuk është e vetmja, që ka shpallur fituese një kompani, e cila ka qenë e pezulluar, por kësaj liste i bashkohet edhe Ministria e Mirëqënies dhe Sipërmarrjes së Lirë.

Në maj 2017, kjo Ministri do të shpallte fitues për tenderin “Rikonstruksion i shkollës “Ali Myftiu Elbasan” me ofertë 81 milionë lekë “ALKO IMPEX” sh.p.k, pa specifikuar numrin e niptit.

Gara u shënua me flamur të kuq sepse dy kompanitë e tjera, që kishin bërë ofertë më të ulët u skualifikuan nga institucioni, duke shfaqur indicie për favorizim fituesi. Dy muaj më pas në buletinin zyrtar, kompania që kishte lidhur kontratën do të shfaqej përsëri “ALKO IMPEX” shpk, me numrin e niptit të “ALKO IMPEX CONSTRUCTION”.

Në të paktën, dy raste kompania e cila ka qenë me status të pezulluar, ka fituar dy tendera nga dy institucione të ndryshme. Sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania do të rifillonte aktivitetin në 14 korrik 2018.

Sipas avokatit Llangozi, nëse këto raste janë të vërteta, edhe titullarët e institucioneve duhet të hetohen dhe të ndiqen penalisht.

“Sipas Ligjit të Prokurimeve Publike, ekstraktet e kompanive duhet të verifikohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe është e habitshme se si mund të shpallen fituese kompani që nuk janë funksionale”, u shpreh avokati Llangozi./ Emisioni investigativ Vetting, News24

The post Dosja në SPAK/ Nga AlbControl te ARRSH, si Balluku “fryu” me tendera Alko Impex të Arbër Abazit, zbulohen lidhjet appeared first on Albeu.com.

SPEKTAKËL me tenderin e kamerave në dogana, AKSHI nuk pyet për KPP, urdhërohet ANULIMI i tenderit për herë të dytë: A është “paketuar” për AlbaScan?
Një spektakël i vërtetë, është duke ndodhur me tenderin e kamerave në dogana, ku prej disa muajsh një kompani e quajtur CSP, vijon të ankohet në KPP për favorizim nga AKSHI të kompanisë AlbaScan përmes kushteve teknike. KPP, ka urdhëruar dy herë ndryshimin e kushteve teknike, por AKSHI bën sikur nuk kupton.

Nga; Skyweb.al

Komisioni i Prokurimit Publik ka urdhëruar sërish ndalimin e tenderit për instalimin e kamerave të sigurisë në dogana, duke konstatuar se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionitnuk ka zbatuar vendimin e mëparshëm të datës 27 maj 2025. Sipas verifikimeve të kryera nga KPP, ndryshimet në dokumentet e tenderit janë sipërfaqësore dhe nuk përmbushin kërkesën kryesore për unifikimin e specifikimeve teknike, veçanërisht për kamerat “Outdoor Bullet”.

Ky është vendimi i dytë i KPP për këtë tender, duke e detyruar AKSHI-n të ndryshojë dokumentacionin teknik dhe të ndalojë menjëherë vijimin e procedurës aktuale, me pasoja të drejtpërdrejta në kohën dhe zhvillimin e projektit.

Ankesa e parë e CSP dhe paralajmërimi për favorizime

Skandali nisi kur kompania CSP SHPK, në pronësi të Klevis Xhagollit, paraqiti një ankesë pranë KPP-së duke akuzuar AKSHI-n për hartimin e një dokumentacioni që favorizonte pajisjet e një prodhuesi specifik: kompania kineze Uniview, përmes modelit IPC6858ER-X40-VF. Sipas CSP-së, specifikimet teknike ishin “qepur si kostum” vetëm për këtë pajisje, duke përjashtuar çdo alternativë tjetër në treg dhe shkatërruar garën e lirë mes operatorëve.

Kapitali.al dhe Skyweb.al raportuan më herët se Uniview është një kompani e sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkelje të të drejtave të njeriut, pasi teknologjia e saj është përdorur për survejimin masiv të minoriteteve si ujgurët.

Pavarësisht kësaj, produktet e Uniview u përfshinë në tenderin e AKSHI-t, ndërkohë që kërkohej që punonjësit që do të instalonin kamerat të kishin certifikata sigurie nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (AKSIK).

Anulimi i parë: AKSHI (bën sikur) tërhiqet përballë urdhrit të KPP

Pas shqyrtimit të ankesës së CSP-së dhe rritjes së presionit publik, KPP më 27 maj 2025 pranoi pjesërisht ankesën dhe urdhëroi AKSHI-n që të modifikonte specifikimet teknike dhe të eliminonte çdo element që kufizonte konkurrencën.

AKSHI reagoi duke anuluar tenderin dhe e rishpalli procedurën, duke pretenduar se kishte përmirësuar dokumentacionin sipas urdhrit të Komisionit.

Megjithatë, shqetësimet nuk u zgjidhën.

Ankesa e dytë: CSP akuzon për riciklim të të njëjtave kritere diskriminuese

Menjëherë pas rishpalljes së tenderit, CSP paraqiti një ankesë të dytë, me argumentin se ndryshimet ishin minimale, ndërsa specifikimet teknike mbeteshin të njëjta në thelb dhe vijonin të favorizonin të njëjtën markë.

Në këtë ankesë, CSP denoncoi se tenderi vazhdon të jetë i ndërtuar për të imponuar një zgjidhje të caktuar dhe të mbyllë garën për operatorë të tjerë, duke sjellë rritje të pajustifikuar të kostove dhe shkelje të Ligjit për Prokurimet Publike.

Përfaqësia shqiptare e Uniview dhe lidhjet me AlbaScan

Një detaj tjetër që rëndon situatën është se Uniview nuk ka përfaqësi të drejtpërdrejtë në Shqipëri. Produktet e saj ofrohen përmes ndërmjetësit AlbaScan, e listuar zyrtarisht si partner i Uniview. Në këtë mënyrë, përmes një strukture të tërthortë, teknologjia e një kompanie të sanksionuar tenton të depërtojë në sistemin e sigurisë doganore të Shqipërisë, duke krijuar rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare dhe përputhshmërinë me standardet euroatlantike.

Vendimi i fundit i KPP: AKSHI të ndryshojë kushtet dhe të rishpallë tenderin

Në vendimin e datës 9 qershor 2025, KPP vlerëson se AKSHI ka shkelur vendimin e mëparshëm, duke mos bërë unifikimin e kërkuar mes certifikimeve në tabelat teknike dhe dokumentit “TORs”. Komisioni vëren se kjo mospërputhje sjell paqartësi për operatorët ekonomikë dhe dëmton transparencën e procesit duke lënë të kuptohet se tenderi është “paketuar” për AlbaScan.

Si pasojë, KPP ndalon vijimin e procedurës dhe i kërkon AKSHI-t të korrigjojë dokumentacionin për herë të dytë, duke respektuar tërësisht vendimet e mëparshme.

Kjo duhet të çojë në një rishpallje të tretë të tenderit, me kushtet e korrigjuara dhe të harmonizuara teknikisht, në mënyrë që të garantohet konkurrencë reale dhe mosfavorizim. /skyweb.al

The post SPEKTAKËL me tenderin e kamerave në dogana, AKSHI nuk pyet për KPP, urdhërohet ANULIMI i tenderit për herë të dytë: A është “paketuar” për AlbaScan? appeared first on Albeu.com.

SPAK zbulon komunikimet e kreut të ARRSH me drejtorin e rëndësishëm në Bashki: Evis Berberi tendera edhe nga Bashkia e Erion Veliajt
Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, kishte krijuar lidhje edhe në bashkinë e Tiranës me qëllim marrjen e tenderave publik.

Prokuroria e Posaçme, ka zbuluar një komunikim të bërë në vitin 2020, mes shtetasve Evis Berberi, Valter Begaj dhe Erindi Bejko, ky i fundit Drejtor i Përgjithshëm në Bashkinë Tiranë, në kohën e komunikimit.

Në këto biseda, shtetasi Evis Berberi, e quan ortak të tij shtetasin Valter Begaj.

Në datën 02.03.2020, në orën 11:35, shtetasi Valter Begaj, i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet:

“Erind Bejko ka marrë studimin e godinave private, domethënë si instituti por për kompani private

Sh….yt”.

Në orën 11:39, shtetasi Evis Berberi, i dërgon mesazh shtetasit Erindi Bejko: “Po shyqyr bre të vi të takoj ortaku im për një punë? Se jam në Londër dhe kthehem të shtunën”.

Në orën 11:41, shtetasi Evis Berberi i dërgon sms shtetasit Valter Begaj: “I shkruajta! I thashë ta takosh ti. Pres përgjigje”.

Në orën 19:00, shtetasi Erindi Bejko i kthen përgjigje shtetasit Evis Berberi: “Ti më çmende me këta ortakët e tu”.

Në orën 19:00, Evis Berberi: “Një kam”!

Në orën 19:00, Erindi Bejko: “Shkruhemi nesër edhe e takojmë”.

Në orën 19:00, Evis Berberi: “Ok ti jap nr tënd?”.

Në orën 19:07, Erindi Bejko: “Yes”.

Në orën 19:08 shtetasi Evis Berberi i dërgon me sms shtetasit Valter Begaj, numrin e shtetasit Erindi Bejko, si dhe i shkruan: “Merre nesër dhe takoje më tha”.

Në orën 21:41, shtetasi Evis Berberi i dërgon me sms shtetasit Erindi Bejko, numrin celular te shtetasit Valter Begaj dhe i shkruan: “Ky është ortaku”.

I pyetur për këto komunikime shtetasi Erindi Bejko, ka deklaruar se shtetasi Evis Berberi, i ka kërkuar të takojë shtetasin Valter Begaj, të cilin shtetasi Evis Berberi ia ka prezantuar si ortakun e tij.

Ai deklaron se shtetasin Valter Begaj, e ka takuar dhe kanë diskutuar në lidhje me dokumentet që duhet të paraqiteshin, për të marrë pjesë në këtë procesin e ekspertizës që kërkonte Bashkia Tiranë, për pallatet dhe godinat e tjera të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019.

Ai deklaron se doli një akt normativ që normonte procesin e përzgjedhjes se shoqërive nga ana e Bashkisë Tiranë, si dhe masën e shpërblimit te tyre.

Kujton që për përzgjedhjen e këtyre shoqërive, u mor sektori i prokurimeve në Bashkinë e Tiranës./ Oranews

The post SPAK zbulon komunikimet e kreut të ARRSH me drejtorin e rëndësishëm në Bashki: Evis Berberi tendera edhe nga Bashkia e Erion Veliajt appeared first on Albeu.com.

Favorizoi Gjon Radovanin për të përfituar tendera, zbardhet akuza e SPAK ndaj Plarent Ndrecës, çfarë thuhet në e-mailet mes tyre
Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, aktualisht deputet i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, i cili është marrë i pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera, akuzohet se në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të Ministrisë, kanë favorizuar Gjon Radovanin si përfitues i tenderit për rikonstruksionin e 4 komisariateve.

Sipas SPAK, Ndreca dhe zyrtarët e Ministrisë e kanë privilegjuar Radovanin në të gjitha fazat e procedurës së prokurimit dhe në përfundim e kanë shpallur fitues, lidhur kontratë me me bashkimin e Operatorëve ekonomikë, Derbi-E shpk, ndërkohë që nuk përmbushte kriteret ligjore.

Radovani sikurse rezulton në dosjen e SPAK, rezulton të jetë mik me ish-ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, me të cilin ka shkëmbyer dhe mesazhe.

E duket se për shkak të njohjeve dhe lidhjeve me titullarin e institucionit, kompania e tij ka fituar dhe tendera pranë ministrisë së Brendshme.

Nga hetimet rezulton se mes Radovanit, i cili ka qenë konsulent në Ministrinë e Brendshme për këtë tender dhe të pandehurit Plarent Ndreca, janë shkëmbyer emaile që përmbajnë të dhëna lidhur me ambientet e komisariateve Vlorë, Pogradec dhe Mirditë, të cilët do të rikonstruktoheshin.

Sipas SPAK, të dhënat i janë përcjellë paraprakisht shtetasit Gjon Radovani, i cili është ortak i APE shpk që u shpall fitues si bashkim operatorësh me Derbi-E shpk, në procedurën e prokurimit.

Në dosje thuhet se mes Ndrecës dhe Radovanit, por edhe zyrtarëve të tjerë të ministrisë janë zhvilluar takime dhe kanë diskutuar lidhur me gjendjen e objekteve policore.

“Nga ky komunikim provohet se i pandehuri Plarent Ndreca ka patur dijeni paraprakisht lidhur me angazhimin dhe pjesëmarrjen e shtetasit Gjon Radovanit në hartimin e projekteve tip për objekte të policisë së shtetit për të cilat do të zhvillohej më pas dhe procedura e prokurimit”, thekson SPAK.

Për të pandehurin Plarent Ndreca, me detyrë në atë kohë Sekretar i Përgjithshëm dhe Titullari i Autoritetit Kontraktor në procedurën e prokurimit, objekt hetimi evidentohet qartësisht sjellja e tij e kundërligjshme, duke dokumentuar një sërë shkelje ligjore gjatë fazave të ndryshme të procedurës së prokurimin publik objekt hetimi.

SPAK thekson se ai në bashkëpunim me punonjësit e tjerë, si specialistët e prokurimeve, anëtarët e KVO, anëtar KSHA, drejtoreshën e kabinetit të Ministrit dhe drejtoreshën e Shërbimeve Mbështetëse në Ministri, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte BOE Derbi-E dhe APE shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit.

Pavarësisht se ish-zv.ministri Gjon Radovani, rezulton se ka fituar tendera nga institucioni që drejtonte një prej miqve të tij, as ai dhe as Sandër Lleshaj nuk janë vënë nën akuzë nga SPAK./BW

The post Favorizoi Gjon Radovanin për të përfituar tendera, zbardhet akuza e SPAK ndaj Plarent Ndrecës, çfarë thuhet në e-mailet mes tyre appeared first on Albeu.com.

“BASHKITË BËJNË QEJF ME TENDERAT”/ Raportimi i KPP tek Ligjet për buxhetin, opozita akuza për tenderat korruptivë
Raportimi i Prokurimit Publik për buxhetin e vitit 2025 u prit me akuza nga radhët e opozitës.

Me raste si dosja 5D apo tenderat e fituar nga familjarët e ish-kryebashkiakut të Tropojës Rexhë Byberi, kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi përpara përgjegjësisë vuri institucionin, që sipas tij nuk ka kryer kontrollet e duhura.

“Krijojnë vetë kompani, më pas ndjekin vetë procedurat e prokurimit dhe në fund shpallin veten apo njerëz të lidhur me ta si përfitues të fondeve publike.”

Në përgjigje të akuzave të Bardhit, kryetari Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri u shpreh se ka një sistem funksional të dorëzimit të ankesave dhe sipas tij në këto raste nuk janë evidentuar parregullsi.

“Në website-in e Komisionit Prokurimit Publik publikohet e gjithë vendimmarrja dhe gjithë ankesat e paraqitura në kohë reale. Nuk na rezulton të jenë ankesa të lidhura me këto procedura, megjithatë bëhet një verifikim dhe për çdo infromacion…”

Madje duke vlerësuar sistemin e KPP u shpreh se shpejt do të merret një certifikim që deri më tani nuk e ka asnjë shtet në Ballkan.

“E para, shpejtësia në vendimmarrje e Komisionit të Prokurimit Publik…”

Në krahë të kreut të KPP doli dhe mazhoranca. Deputeti socialist Toni Gogu u shpreh se dosjet e korrupsionit po zbulohen pasi po funksionin drejtësia.

“Po atëhere s’kishte SPAK dhe bubërronin, ndërkohë sot duke ngritur një strukturë të posaçme ku një nga veprat që shënjestrohet është korrupsioni, natyrisht që ka dalë në dukje korrupsioni.”

Pikërisht për këto çështje, shefi i deputetëve të PD i bëri thirrje SPAK për të hetuar edhe më tej tenderat e dyshuar si korruptivë në bashkitë e vendit.

The post “BASHKITË BËJNË QEJF ME TENDERAT”/ Raportimi i KPP tek Ligjet për buxhetin, opozita akuza për tenderat korruptivë appeared first on Albeu.com.

Ishte shpallur në kërkim për abuzim me tendera, arrestohet ish-zyrtari i Bashkisë së Gramshit, Alban Rrodhe
Këtë të shtunë, Policia e Elbasanit ka arrestuar 41-vjeçarin Alban Rrodhe, i dënuar me 6 muaj burg nga GJKKO për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera, apo ankande publike” e kryer në bashkëpunim.

“Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për veprimtari kriminale të ndryshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, të mbështetura nga inteligjenca policore, bënë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim dhe ekzekutuan urdhrin e Prokurorit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për ndalimin e shtetasit A. Rr., 41-vjeç, banues në Gramsh.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka dënuar 41-vjeçarin me 6 muaj burgim, për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike” e kryer në bashkëpunim”,– njofton policia.

Rodhe dhe 9 ish-zyrtarë të Bashkisë së Gramshit abuzuan me këto tendera:

“Rehabilitimi i kanalit vaditës të Otomisë Njësia Aministartive Poroçan”,

“Ndërtimi i urës tip BAILEY, përroi Gurrës, fshati Poroçan”,

“Rikonstruksion i rrugës automobilistike nga fshati Shemrizë deri tek ura Skënderbegas”,

“Rehabilitimi i rrugës Kodër Zgjupe – Sult, Njësia Administrative Sult”,

“Rehabilitimi i rrugës Devoll”,

“Rikonstruksion i objektit shkollë 9 – vjeçare “Këshilltarët e Galigatit”, Njësia Administrative Pishaj”,

“Rikonstruksion i shkollës 9- vjeçare Koli Baba”

“Sistemim asfaltim i lagjes 85”

Rikonstruksioni i rrugës lagjja “Axhensia”, Gramsh”

Rehabilitimi i kanalit vaditës të Otomisë Njësia Aministartive Poroçan”

Abuzimet me këto tendera u konstatuan në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit në vitin 2022, ku rezultonte se Bashkia e Gramshit i kishte shkaktuar 11.9 miliardë lekë dëme buxhetit të shtetit.

The post Ishte shpallur në kërkim për abuzim me tendera, arrestohet ish-zyrtari i Bashkisë së Gramshit, Alban Rrodhe appeared first on Albeu.com.