temperatura te ulta Archives - Albeu.com

Rëndohet bilanci i viktimave në SHBA, 48 persona humbin jetën nga moti ekstrem dhe temperaturat e ulëta
Së paku 48 persona kanë humbur jetën në Shtetet e Bashkuara si pasojë e motit ekstrem që ka përfshirë vendin. Autoritetet thanë se për shkak të temperaturave tejet të ulëta numri i viktimave mund të rritet ndërsa shumë banorë kanë mbetur të bllokuar në shtëpinë e tyre. Dhjetra-mijëra shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike.

Autoritetet thanë se ngricat e shkaktuara nga stuhia vdekjeprurëse që ka rrethuar pjesën më të madhe të vendit do të vazhdojnë edhe këtë javë.

Moti ekstrem shtrihet nga Great Lakes pranë Kanadasë deri në Rio Grande përgjatë kufirit me Meksikën. Rreth 60% e popullsisë së SHBA -së u përball me paralajmërime për motin e ftohtë teksa temperaturat ranë shumë poshtë normales.

Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul u bëri thirrje qytetarëve të dielën të respektojnë urdhrin për ndalim të përdorimit të makinës, ndërsa aeroporti do të vijojë të jetë i mbyllur deri të martën në mëngjes.

Në Bufalo, qyteti i dytë më i madh i shtetit të Nju Jorkut, përballë temperaturave tejet të ulëta, njerëzit përpiqeshin të mbroheshin nga i ftohti duke gjetur ambjente të ngrohta.

Jeremy Manahan, një banor i zonës, tha se në shtëpinë e tij nuk kishte patur energji elektrike për 29 orë. “Ndërkohë, nëse rri jashtë më shumë se 10 minuta, ngrin nga i ftohti”, tha ai.

I ftohti i skajshëm prishi planet e mijëra amerikanëve pasi qindra fluturime u anuluan si pasojë e stuhisë, erërave të forta dhe dëborës./VOA

The post Rëndohet bilanci i viktimave në SHBA, 48 persona humbin jetën nga moti ekstrem dhe temperaturat e ulëta appeared first on Albeu.com.

Pse disa njerëz kanë më shumë ftohtë se të tjerët?
Ju vishni dy pulovra dhe çorape të trasha dhe xhaketën dhe takat tuaja të ngushta! Edhe ju pyesni veten, “pse kam ftohtë” ???? Vërtet, pse e perceptoni të ftohtin ndryshe nga ata që ju rrethojnë dhe pse disa njerëz ftohen më shumë se të tjerët? Jemi në zemër të dimrit dhe veshjet tona të trasha dhe të ngrohta janë të nevojshme për të përballuar temperaturat e ulëta. Por me një vështrim rreth jush kupton se nuk jemi të gjithë njësoj (trashë) të veshur, as nuk jemi të ftohtë në të njëjtën masë. Në fund të fundit, cila është arsyeja që nuk ecni dot pa shall dhe çorape të trasha, ndërkohë që rreth jush ka njerëz që e përballojnë të ftohtin, edhe pse veshin vetëm një pulovër të hollë? Jeni thjesht duke ekzagjeruar apo përgjigja është diku tjetër?

Termostati ynë i brendshëm

Mënyra se si ne e perceptojmë temperaturën lidhet me qendrën termorregulluese të trupit, një “termostat” që ndodhet në trurin tonë. Roli i tij kryesor është të mbajë një temperaturë konstante të brendshme të trupit tonë në mënyrë që të gjitha organet të mund të funksionojnë siç duhet dhe të mund të kryhen të gjitha funksionet e trupit. Një punë e dytë që bën “termostati” është zbulimi i ndryshimeve të temperaturës dhe dërgimi i mesazheve përkatëse. Për shembull, mund t’ju thotë se keni nevojë për më shumë kalori kur është ftohtë dhe ju motivon të hani më shumë. Tani e kuptoni pse me ardhjen e të ftohtit, çokollata bëhet miku juaj i ri më i mirë!

Termostati juaj i brendshëm

Kur ftoheni, dridheni. “Ky dridhje muskulore, siç quhet shkencërisht, është mënyra sesi trupi duhet të rrisë temperaturën e trupit kur është ftohtë”, thotë Anastasia Moschovaki, mjeke specialiste. Përveç dridhjes, temperaturat e ulëta rrisin metabolizmin, rrjedhjen e gjakut dhe presionin e gjakut në arterie dhe ngushtojnë enët e gjakut për të reduktuar humbjen e nxehtësisë nga trupi në mjedis.

Pse femrat ftohen më shumë se meshkujt?

Përqindja e indeve yndyrore dhe muskulore në trupin tonë ndikon në mënyrën se si ne i perceptojmë ndryshimet në temperaturë. Zakonisht femrat kanë norma më të ulëta në të dy llojet e indeve, kështu që po, është një lëndë organike që ftohemi dhe kemi këmbë të akullta! Një arsye e dytë është se gratë zakonisht kanë një indeks të masës trupore (BMI) më të ulët se burrat. Nëse BMI juaj është nën 18.5, do të thotë se nuk keni mjaft inde yndyrore për të “izoluar” trupin tuaj, por edhe se ndoshta nuk hani mjaftueshëm! Në këtë rast, metabolizmi juaj e ka të vështirë të prodhojë nxehtësi të mjaftueshme, duke rezultuar në më shumë ftohtë se të tjerët.

Një ide e mirë për të mbajtur ngrohtë

Supat, pijet e nxehta, ushqimet pikante dhe të yndyrshme janë një mënyrë për të rritur temperaturën e brendshme të trupit tuaj, pasi ato kanë një efekt kalorik.

The post Pse disa njerëz kanë më shumë ftohtë se të tjerët? appeared first on Albeu.com.