temperatura rekord Archives - Albeu.com

Vietnami regjistron temperatura rekord, shkencëtarët alarmohen
Vietnami e ka regjistruar të dielën temperaturën më të lartë ndonjëherë, 44 gradë Celsius.

Por, shkencëtarët kanë thënë se qyteti mund ta tejkalojë shpejt këtë temperaturë, për shkak të kushteve klimatike.

Ky rekord i temperaturës është regjistruar në provincën veriore Tanh Hoa, ku zyrtarët u kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë brenda, gjatë periudhës më të nxehtë të ditës.

Edhe qytetet tjera në rajon kanë regjistruar mot ekstrem.

Tajlanda ka regjistruar temperaturën prej 44.6 gradësh Celsius në provincën e saj Mak.

Edhe mediat në Mianmar – shtet i njohur edhe si Burma – kanë raportuar për një temperaturë prej 43.8 gradësh Celsius, njëherësh temperaturën më të lartë në dekadë.

Në Hanoi, eksperti për ndryshime klimatike, Nguyen Ngoc Huy, i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP, se rekordi i ri në Vietnam është “shqetësues”, marrë parasysh “kontekstin e ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes globale”.

“Besoj që ky rekord do të përsëritet disa herë”, ka thënë ai.

“Kjo konfirmon se modelet ekstreme klimatike janë kthyer në realitet”.

Temperatura e planetit Tokë është ngrohur për 1.1 gradë Celsius, prej nisjes së epokës industriale.

Shkencëtarët kanë thënë se temperaturat do të vazhdojnë të rriten, nëse qeveritë nuk marrin masa për të ndalur emetimet e karbonit./REL

The post Vietnami regjistron temperatura rekord, shkencëtarët alarmohen appeared first on Albeu.com.

OKB: Bota të përgatitet për El Ninjon dhe temperatura të reja rekorde
Agjencia meteorologjike e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar për rritjen e gjasave për zhvillimin e fenomenit të motit, El Ninjo, në muajt e ardhshëm, duke nxitur temperatura më të larta globale dhe mbase edhe rekorde të reja nxehtësie.

Organizata Botërore Meteorologjike ka thënë të mërkurën se tani vlerëson që gjasat për zhvillimin e El Ninjos para fundit të korrikut qëndrojnë në 60 për qind, ndërsa para fundit të shtatorit në 80 për qind, raporton AFP.

“Kjo do t’i ndryshojë tendencat e motit dhe të klimës në mbarë botën”, ka thënë Wilfran Moufouma Okia, shef i shërbimit për parashikimin e klimës në OBM.

El Ninjo, një fenomen që ndodh natyrshëm, dhe që shoqërohet zakonisht me rritje të nxehtësisë në mbarë botën, por edhe me thatësirë në disa pjesë të botës dhe me shira të rrëmbyeshëm në zona tjera, për herë të fundit ka ndodhur më 2018-19.

Që nga viti 2020, bota është goditur nga e kundërta e ftohtë e El Ninjos, një La Ninja jashtëzakonisht e gjatë, e cila ka përfunduar më herët këtë vit, duke i hapur rrugën kushteve aktuale neutrale.

Megjithatë, OKB-ja ka thënë se tetë vitet e fundit kanë qenë më të ngrohtit të regjistruar ndonjëherë, pavarësisht efektit ftohës të La Ninjas gjatë gjysmës së periudhës.

Pa atë fenomen moti, situata me ngrohjen mund të ketë qenë edhe më e keqe.

La Ninja “ka vepruar si fre i përkohshëm ndaj rritjes globale të temperaturave”, ka thënë shefi i OBM-së, Petteri Taalas.

Tani, “bota duhet të përgatitet për zhvillimin e El Ninjos”, ka paralajmëruar ai.

Në këtë fazë, nuk ka indikacione për fuqinë apo kohëzgjatjen e El Ninjos në ardhje./rel/

The post OKB: Bota të përgatitet për El Ninjon dhe temperatura të reja rekorde appeared first on Albeu.com.

Rekord temperaturash në Spanjë për muajin prill, termometri shënon 38.7 C
Prishtina Weather tregon se është regjistruar temperatura më e lartë për muajin prill në Europë, në Spanjë, ku termometri tregoi 38.7C.

27.04.2023 – Temperatura rekorde për muajin prill u regjistrua sot në Spanjë.  Sipas Agjensionit Meteorologjik të Spanjës (AEMET) në aeroportin e Cordobës temperatura sot arriti deri në 38.7C, një temperaturë kjo tipike për fillim të muajit korrik.  Kjo temperaturë edhe është më e larta e regjistruar ndonjëherë në kontinentin europian përgjatë muajit prill.  Së paku në 11 stacione në Spanjë temperaturat ishin të larta mbi 37C.  Edhe në Sevilë me 37.1C, për të dytën ditë rradhazi u kalua temperatura e mëhershme rekorde regjistruar më 30 prill të vitit 1997, prej 35.4C.

Temperatura më e lartë e mëhershme për muajin prill në Spanjë ishte regjistruar në vitin 2011 prej 37.4C.  Temperatura rekorde mbi 36C janë regjistruar edhe në Portugali, por që mbeten të publikohen zyrtarisht nga shërbimi meteorologjik i këtij shteti.

The post Rekord temperaturash në Spanjë për muajin prill, termometri shënon 38.7 C appeared first on Albeu.com.

Temperatura rekord, shënohet tetori më i nxehtë në Evropë
Këtë vit, muaji tetor në Evropë theu rekord për temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë, duke arritur pothuajse dy gradë Celsius mbi periudhën krahasuese 1991-2020. Këtë e ka bërë të ditur Shërbimi Kopernik për Ndryshime Klimatike (C3S) i Bashkimit Evropian.

Monitoruesi i klimës, C3S, tha se kjo valë e nxehtësisë “solli temperatura rekorde në baza ditore në Evropën perëndimore dhe një tetor që theu rekord për nxehtësi në Austri, Zvicër dhe Francë”.

Rekorde u thyen edhe në shumë pjesë të Italisë dhe Spanjës për muajin e kaluar.

“Kanadaja përjetoi nxehtësi rekorde dhe kushte shumë më të ngrohta se zakonisht u regjistruan edhe në Grenlandë dhe Siberi”, thanë nga C3S.

Ata theksuan se temperatura më të ftohta se zakonisht u regjistruan në Australi, në pjesët më lindore në Rusi dhe në disa zona në perëndim në Antarktikut.

Ky lajm vjen përderisa liderë botërorë janë grumbulluar në Egjipt për të diskutuar për klimën, të përballur me thirrje për t’i ulur urgjentisht emetimet e karbonit në mënyrë që të shmangen fatkeqësitë e mëtejshme klimatike.

“Pasojat e rënda të ndryshimit klimatik janë shumë të dukshme sot dhe neve na duhen veprime ambicioze klimatike në COP27 për t’u siguruar që reduktimi i emetimeve do t’i stabilizojë temperaturat afër cakut të vendosur nga Marrëveshja e Parisit prej 1.5 gradëve”, tha zëvendësdrejtoresha e C3S, Samantha Burgess, duke iu referuar bisedimeve aktuale për klimën që po zhvillohen në Egjipt, në kuadër të OKB-së.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, paralajmëroi se vendet duhet të bashkëpunojnë ose do të përballen me “vetëvrasje kolektive” në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

“Njerëzimi ka një zgjedhje: bashkëpunim ose zhdukje”, tha Guterres në Samitin COP27 të OKB-së.

Nga C3S gjithashtu thanë të martën se tetori i këtij viti solli kushte më të thata se zakonisht në Evropën jugore dhe në Kaukaz.

“Ishte gjithashtu më thatë se zakonisht në pjesën më të madhe të Amerikës Veriore qendrore, në Bririn e Afrikës, në pjesë të mëdha të Rusisë, në Azinë qendrore dhe Kinë, dhe në disa rajone të Amerikës jugore”, thuhet në raportin e publikuar.

Ndërkohë, në disa pjesë të Gadishullit Iberik, Francës dhe Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Irlandës, Skandinavisë Veriperëndimore, një pjese të madhe të Evropës lindore dhe Turqisë qendrore, moti ishte “më i lagësht se mesatarja”.

Jashtë Evropës, kushte të tilla klimatike u regjistruan edhe në disa pjesë të Amerikës Veriore, Azisë qendrore dhe jugore. Ndërsa, në Australi, reshjet e mëdha të shiut shkaktuan edhe vërshime në disa zona.

Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) e OKB-së tha të dielën se, nëse parashikimet për këtë vit rezultojnë të jenë të sakta, tetë vjetë e ardhshëm do të jenë secili më i nxehtë se ai paraprak dhe më të nxehtë se para 2015-tës, përderisa theksoi një ngritje dramatike në ritmin e ngrohjes globale.

WMO shtoi se ngritja e nivelit të detit, shkrirja e akullnajave, reshjet tokësore dhe valët e nxehtësisë janë përshpejtuar shkaku i ngrohjes globale.

Toka është ngrohur më shumë se 1.1 gradë Celsius që nga fundi i shekullit të 19-të. Por, rreth gjysma e kësaj ngritjeje ka ndodhur gjatë 30 vjetëve të fundit.

Sipas parashikimeve, ky vit do të jetë i pesti ose i gjashti më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë, përkundër ndikimit që ka pasur fenomeni La Nina që nga viti 2020 – fenomen periodik dhe natyror në Paqësor që ftoh atmosferën./REL/

The post Temperatura rekord, shënohet tetori më i nxehtë në Evropë appeared first on Albeu.com.

Franca regjistron temperatura rekord në disa qytete
Disa qytete në mbarë Francën shënuan temperatura rekord të hënën, ndërsa vendi është kapluar nga një valë e rrezikshme të nxehti.

Zyra kombëtare meteorologjike në Francë bëri të ditur se termometri shënoi 39.3 gradë Celsius në qytetin e Brestit në veriperëndim të vendit krahasuar me një rekord të mëparshëm prej 35.1 gradë Celsius nga viti 2002.

Qyteti i Saint-Brieuc shënoi në 39,5 gradë Celcius krahasuar me një rekord të mëparshëm prej 38,1 gradësh, ndërsa Nantes, në perëndim regjistroi 42 gradë, duke kaluar kështu temperaturën rekord të mëparshme prej 40,3 gradësh të regjistruar në vitin 1949.

Temperatura më e lartë e të gjitha kohërave e regjistruar në Francë daton në vitin 2019-të kur fshati jugor Verargues, në veri-lindje të Montpellier, shënoi 46 gradë Celsius.

Kushtet e thatësirës dhe i nxehti ekstrem që nga fillimi i verës kanë lënë pjesë të mëdha të Francës në mungesë të ujit, duke shkaktuar probleme për fermerët dhe duke shkaktuar zjarre në pyje.

Temperaturat mund të arrijnë nivele rekord në 15 rajone në jugperëndim të Francës. Zjarret në Francë në ditët e fundit kanë detyruar mbi 24.000 njerëz të evakuohen.

Në Gironde, një rajon turistik popullor në jugperëndim të vendit, zjarret kanë shkatërruar mbi 14.000 hektarë pyje që nga e marta e kaluar.

The post Franca regjistron temperatura rekord në disa qytete appeared first on Albeu.com.

Evropa “përvëlohet”, temperatura rekord më 17 korrik në këto vende
Evropa perëndimore po përgatitet për valën e dytë të rrezikshme të të nxehtit të verës. Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, Spanja dhe Franca po përballen me temperatura rekorde këtë javë, raporton CNN.

I nxehti do të vazhdojë të përkeqësojë zjarret në Evropën jugperëndimore. Alarmet për nxehtësi të nivelit të tretë, niveli më i lartë i mundshëm, janë në fuqi për 14 shtete përfshirë Portugalinë dhe Spanjën përgjatë fundit të javës.

Të hënën, Zyra Meteorologjike e Britanisë lëshoi një paralajmërim “të rrallë” për të Nxehtin Ekstrem Amber për të dielën, 17 korrik, temperatura të larta që duket të jenë këtë javë edhe në Angli dhe Uells.

Temperatura rekorde në Britani është 38.7 gradë celsius, e që mund të kalojë këtë shifër këtë fundjavë.

Britania mund të përjetojë edhe mbyllje të rrugëve për shkak të shkrirjes së sipërfaqeve, po ashtu mund të ketë vonesa në qarkullim tokësor dhe atë ajror./albeu.com

The post Evropa “përvëlohet”, temperatura rekord më 17 korrik në këto vende appeared first on Albeu.com.