Tema Archives - Albeu.com

Njihuni me temën dhe organizatorët e ‘Met Gala 2025’
Vogue ka shpallur tematikën e mbrëmjes më të madhe të modës që do të mbahet më 5 maj 2025 dhe do të quhet “Superfine: Tailoring Black Style.”

Bashkëorganizatorët e ballos VIP do të jenë aktori Colman Domingo, piloti i garave Lewis Hamilton, reperët A$AP Rocky dhe Pharrell Williams e sigurisht, kryeredaktorja e Vogue, Anna Wintour. Ylli i Lakers, LeBron James do të jetë anëtar nderi.

Sipas Vogue, balloja në Muzeun Metropolitan të Artit “do të ketë si subjekt shijen e njerëzve me ngjyrë, duke ekzaminuar rëndësinë e veshjeve dhe stilit në formimin e identiteve të njerëzve me ngjyrë në diasporën e Atlantikut”.

Ekspozita do të përmbajë veshje, piktura, fotografi e plot gjëra të tjera që eksplorojnë stilin e paharrueshëm të njerëzve me ngjyrë, që nga shekulli XVIII e deri sot. Dhe ekipi që do të drejtojë gjithçka mblodhi më të mirët.

Vitin e shkuar, Met Gala u fokusua te delikatesa dhe brishtësia e modës me temën “Sleeping Beauties: Reawakening Fashion.” Në ekspozitë u shfaqën 50 krijime të rëndësishme historike që janë tepër delikate për t’u ripërdorur.

The post Njihuni me temën dhe organizatorët e ‘Met Gala 2025’ appeared first on Albeu.com.

“Bukuroshet e fjetura” në Met Gala 2024, mesazhi i temës për këtë vit
Aktorë, muzikantë dhe manjatë biznesi do të jenë ndër ata që do të vishen për të bërë përshtypje në mbledhjen e fondeve në Muzeun Metropolitan të Artit në New York City. Edicioni i vitit 2024 i ekstravaganzës me kravata të zeza është frymëzuar nga Kopshti i Kohës, një tregim i shkurtër nga autori i fantashkencës shkencore britanike të Valës së Re, JG Ballard, shkruan BBC. Tema e këtij viti është “Bukuroshet e Fjetura: Rizgjimi i modës”, por kodi i veshjes është “Kopshti i kësaj Kohe”. (lexo këtu)

Ngjarja vjetore e mbledhjes së fondeve është shndërruar në një lloj Olimpiade të modës, me një listë të ftuarish të kategorisë A. Shfaqja “nuk ka të bëjë me përrallat e Vëllezërve Grimm apo Disney, por përkundrazi festimin e veshjeve dhe modës aq të brishtë sa nuk mund të vishet më kurrë dhe kështu janë bukuroshet e fjetura në arkivat skrupuloze të Institutit të Kostumeve”.

Inteligjenca artificiale, imazhet e krijuara nga kompjuteri, rrezet X dhe pamjet zanore do të përdoren në “aktivizimet kreative dhe zhytëse të krijuara për të përcjellë erërat, tingujt, teksturat dhe lëvizjet” e këtyre artikujve, sipas faqes së internetit të muzeut.

Sipas opinionit të krijuesve të kësaj teme, s’do të ishte çudi që të shikojmë edhe veshje të frymëzuara si pizhame: këmisha nate, fustane slip dhe ndoshta edhe dantella.”

The post “Bukuroshet e fjetura” në Met Gala 2024, mesazhi i temës për këtë vit appeared first on Albeu.com.

Cila është tema e Met Gala 2024?
Kanë mbetur edhe pak orë deri te ngjarja më e madhe e modës, Met Gala 2024.

Ky event prestigjioz edhe këtë vit mbledh yjet më të mëdhenj të kulturës, artit dhe politikës në vend.

Ngjarja mbahet të hënën e parë të majit të çdo viti. Këtë vit bie më 6 maj.

Tema e Met Gala-s së këtij viti buron nga ekspozita e fundit e Institutit të Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit , “Sleeping Beauties: Reawakening Fashion”.

“Kur një veshje hyn në koleksionin tonë, statusi i saj ndryshohet në mënyrë të pakthyeshme. Ajo që dikur ishte një pjesë jetike e përvojës së jetuar të një personi, tani është një ‘vepër arti’ e palëvizshme që nuk mund të vishet, dëgjohet, preket apo nuhatet më. Ekspozita përpiqet t’i ringjallë këto vepra arti duke rizgjuar kapacitetet e tyre shqisore përmes një game të larmishme teknologjish, duke u ofruar vizitorëve ‘akses ndijor’ në veshjet e rralla historike dhe bashkëkohore”, tha kuratori Andrew Bolton.

“Duke apeluar në gamën më të gjerë të mundshme të shqisave njerëzore, shfaqja synon të rilidhet me veprat e ekspozuara siç ishin menduar fillimisht – me gjallëri, me dinamizëm dhe në fund të fundit me jetën”.

Tema e këtij viti shkon dorë për dore me një kod veshjeje, të quajtur “The Garden of Time” (Kopshti i kohës).

Kodi i veshjes së Met Gala-s zakonisht interpretohet mjaft lirshëm nga të ftuarit, duke krijuar disa momente të paharrueshme në tapetin e kuq.

The post Cila është tema e Met Gala 2024? appeared first on Albeu.com.

​Këto janë 5 temat që duhen të shmangen për diskutim në vendin e punës
Ka shumë gjëra që janë shumë private për tu diskutuar në punë.

Ka gjëra që duhet t’i shmangni për t’i diskutuar në vendet punës, sepse kjo mund të ndikojë në mënyrën sesi kolegët tuaj mendojnë për ju dhe aftësinë tuaj për të bërë punën, pavarësisht se çfarë temash po bëhen.

Bezdia që krijohet në vendet e punës për shkak të këtyre bisedave mund të ndikojë në funksionimin e punës, madje edhe në mënyrën sesi punëdhënësi duhet që ta trajtojë atë çështje dhe askush nuk dëshiron që të jetë shkaktari i gjendjeve të pakëndshme.

Feja

Feja është diçka që diskutohet kudo e po ashtu diçka e cila i preokupon njerëzit gjatë gjithë kohës. Por në vendet e punës kjo temë duhet të “preket” lehtë. Besimi i dikujt është një gjë personale, e ka shumë njerëz të cilët janë të ndjeshëm në lidhje me të.

Kjo nuk do të thotë që ta fshehni besimin tuaj, sepse të gjithë kanë një formë besimi dhe kjo është krejtësisht normale, por një gjë duhet të kuptohet: jo të gjithë adhurojnë dhe duhet të adhurojnë në të njëjtën mënyrë.

Vendet e punës nuk janë mjedise ku duhet të flisni për fenë me ton të zjarrtë. Mbajeni për vete ndonjë mendim negativ për besimet e të tjerëve! E as mos këmbëngulni që t’i ndryshoni bindjet e kolegëve të punës!

Politika

Politika është gjithashtu njëra ndër temat më të paqëndrueshme, sepse arrinë që ta ndryshojë mënyrën e bisedës dhe ndërrimin e disponimit te bashkëbiseduesit. Nuk është e nevojshme që t’i prishni marrëdhëniet me ata të cilët keni krijuar raporte të mira për çështje politike, të cilat në fund të fundit mund edhe të mos i kuptoni edhe aq sa duhet.

Nuk është e nevojshme që t’jua impononi të tjerët pëlqimet dhe bindjet tuaj politike. Secila parti ka programet e saj me të cilat qytetarët pajtohen ose jo.

Problemet me bashkëshortin/en, fëmijët, partnerin/en

Diskutimi i problemeve që mund t’i keni në familje, mund t’i bëjë kolegët, madje edhe shefin të mendojë se ato mund të ndikojnë në mënyrën sesi i kryeni detyrat në punë. Ju mendoni ndryshe, por ata jo. E nëse këtë e bëjnë mbikëqyrësit, punonjësit e tjerë mund ta shohin këtë si një pikë të dobët që ata madje mund edhe ta shfrytëzojnë.

Në këtë rast autoriteti fillon e zbehet. Përveç kësaj, theksimi i problemeve tuaja mund t’ju bëjë që të jeni në qendër të thashethemeve në vendet e punës.

Aspiratat tuaja për karrierën

Në fakt nuk ka asgjë të keqe nëse punën e tanishme e shihni si një mundësi për gjëra më të mëdha në të ardhmen, por mbajini këto mendime dhe ndjenja për vete! Të flisni për ambiciet tuaja, mund ta bëjë shefin që të dyshojë në besnikërinë tuaj si dhe t’i bëjë kolegët t’ju urrejnë.

E nëse jeni të interesuar që të avanconi në atë organizatë, përpiquni ta bëni punën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e lajmëruar shefin që keni synime për radhë më të larta në atë kompani, pastaj puna juaj do të flasë vetë.

Problemet shëndetësore

Edhe pse në çështjet shëndetësore nuk ka asgjë për t’u turpëruar, mos i diskutoni jashtë mase në punë! Mund të zgjidhni të mos flisni fare për to, ose të jeni shumë të hapur, por pavarësisht se çfarë vendosni, mos e ndani edhe detajin e fundit të shëndetit!

Para se të flisni për problemet shëndetësore fizike apo mendore mendoni që kolegët tuaj që nga ai moment e dinë që jeni të sëmurë dhe mbase do të fillojnë ta vënë në dyshim aftësinë tuaj për punë, ashtu si edhe për problemet familjare.

The post ​Këto janë 5 temat që duhen të shmangen për diskutim në vendin e punës appeared first on Albeu.com.