televizionet shqiptare Archives - Albeu.com

Programet më të lira dhe më të shtrenjta në ekranet shqiptare
Më thuaj ku do të reklamosh, të të them sesa kushton! Këtë sezon, ekranet shqiptare, teksa kanë mbajtur emisionet bazë në programacionin e tyre, kanë shtuar edhe një seri të rinjsh ku koha televizive paguhet sipas perceptimit të suksesit në audiencë.

“Monitor” përpunoi edhe këtë vit tarifat e reklamimit në tre prej televizioneve kryesore në vend, për të nxjerrë emisionet më të shtrenjta dhe ato më të lira.

Në Top Channel, vitin e shkuar, rekordin e më të shtrenjtit e mbante “Big Brother VIP”, me 5700 lekë/sekondë para programi dhe 11 lekë/sekondë gjatë transmetimit. Për këtë vit, duke qenë se fillimi është programuar më vonë ende nuk ka një çmim të finalizuar për shtator-dhjetor.

Për momentin, “Portokalli” mban fronin, ku reklama që transmetohen para spektaklit kushton 4300 lekë në sekondë, kurse gjatë transmetimit, 8500 lekë në sekondë.

Në vendin e dytë vijnë përkatësisht “Më lër të flas” dhe “Dancing with the Stars”, ku çdo sekondë para fillimit kushton 4300 lekë, kurse gjatë transmetimit 7300 lekë. “Top Story”, për çdo sekondë para nisjes ka çmim me 4300 lekë dhe gjatë transmetimit 6150 lekë.

Oraret e mëngjesit dhe kryesisht të emisioneve të paradites janë edhe ato më të lirat ku “Wake Up” për çdo sekondë ka tarifë 610 lekë para fillimit dhe 1220 gjatë transmetimit edhe pse filmat vizatimorë janë edhe më lirë.

Në TV Klan, “Opinion” dhe “Klanifornia” vijojnë sikurse dhe vitin e kaluar të mbajnë çmimin më të lartë për reklamat që transmetohen gjatë ndërprerjes së emisionit me 6750 lekë/sekondë, ndërsa para emisionit, çmimi është 3400 lekë/sekondë.

Po kaq do të paguhet edhe për “hyrjen” e re në programacion me Luana Vjollcën “Zemër Luana”. “E Diela Shqiptare”, është i dyti më i shtrenjtë me 5400 lekë/sekondë për transmetimin gjatë programit, ndërkohë që para tij është përkatësisht 1400 lekë/sekonda.

“Stop” dhe serialet në “prime time” mbajnë vendin e tretë me 4400 lekë për reklamat gjatë transmetimit. Programi më i lirë për reklamim është “Shije Shtëpie me 500 lekë sekonda para fillimit dhe 650 lekë gjatë transmetimit ndërkohë që më pas vjen “Aldo Morning Show” me 550 lekë/sekondë para programit dhe 950 lekë/sekondë gjatë programit.

Vizion Plus në listën e programeve më të shtrenjta për reklamim ka “Al Pazar” me 6600 lekë/sekondë për transmetimin gjatë emisionit, ndërsa para emisionit, çmimi është 3000 lekë/sekondë. Në emisionin “Spotlight”, nga Alban Dudushi, çmimi është 5000 lekë/sekondë, për reklama gjatë emisionit dhe 2500 lekë para tij.

“Quo Vadis” dhe “Fake Off”, për çdo sekondë reklamë para emisionit kanë një tarifë 2000 lekë, ndërsa gjatë transmetimit, 3500 lekë. Emisionet me çmimet më të lira të reklamimit në ekranin e Vizion Plus janë “7 pa 5”, në mëngjes, me 600 lekë/sekondë gjatë transmetimit, dhe “Next” në orën 16:00, me 600 lekë/sekondë gjatë transmetimit./Monitor

The post Programet më të lira dhe më të shtrenjta në ekranet shqiptare appeared first on Albeu.com.

“Gjej ngushëllim te dashuria e parë”, Saimir Kodra bëhet nostalgjik dhe kujton fillesat në radio: Merrja zero lekë
Gazetari Saimir Kodra ka treguar fillesat e punës së tij në radio, duke treguar në mënyrë të detajuar disa nga momentet më epike të asaj kohe.

“Mbaj mend ca kohë që nuk e di si u ndodha por u bëra edhe drejtor në radio. Mbaj mend që ditën e rrogës nuk e merrja asnjëherë se i kisha harxhuar të gjitha për radion. Pastaj u bashkua dhe Bojken Lako si bashkëvuajtës (qesh). Kohët e “Radio Mania”-s kanë qenë shumë të bukura, po nuk ka ngelur asnjë regjistrim tani”, u shpreh Kodra.

Kodra tregon se ka ende nostaligji për kohën kur ka qenë pjesë e radios.

“Çdo moment ka nostalgji, në ditët e mia të lodhshme, stresuese, e gjej ngushëllimin tek ‘dashnorja’ e parë, radioja. Atëherë radio mbizotëronte kudo, në makinë, në çdo ambient. Sot radio është pak më e vështirë për të dominuar tregun”, tregon gazetari.

Gazetari përmend edhe disa nga frazat që i kanë mbetur në memorie.

“Kur duhej të flisja si fëmijë, dhe të nesërmen vinin bluza, çorape, etj, kur ndërkohë ishte thjesht një procesor (qesh).”, tregoi ai./albeu.com/

The post “Gjej ngushëllim te dashuria e parë”, Saimir Kodra bëhet nostalgjik dhe kujton fillesat në radio: Merrja zero lekë appeared first on Albeu.com.