teleskopi james webb Archives - Albeu.com

Dy vjet pas arritjes në hapësirë, teleskopi “James Webb” dërgon imazhe të jashtëzakonshme në Tokë
Më 24 janar u mbushën dy vjet nga arritja e teleskopit hapësinor “James Webb” në destinacionin e parashikuar, 1.6 milionë milje larg tokës. Që nga ajo kohë, teleskopi më i madh dhe më i fuqishëm në botë i ka dërguar tokës disa imazhe mahnitëse të hapësirës, të cilat po analizohen nga shkencëtarë dhe studiues të hapësirës.

Teleskopi Hapësinor i NASA-s, “James Webb”, observatori astronomik më i madh dhe më i fuqishëm i lëshuar ndonjëherë në hapësirë, ka bërë fotografi të bukurisë hapësinore gjatë dy viteve të fundit.

Teleskopi u lëshua në hapësirë nga Guiana Franceze në bregun verilindor të Amerikës së Jugut mëngjesin e Krishtlindjeve më 25 dhjetor 2021.

Observatori, prodhimi i të cilit kushtoi 10 miliardë dollarësh u dërgua në një destinacion prej 1.6 milionë kilometrash, ose mbi katër herë më larg se distanca mes tokës dhe hënës.

Më 8 janar të vitit 2022, teleskopi “James Webb” hapi pasqyrën e tij të madhe.

Pjesa e fundit e pasqyrës me diametër 6.5 metra u hap me komandën e kontrollorëve të fluturimit në tokë, duke përfunduar shpalosjen e teleskopit hapësinor “James Webb”.

“Unë jam i emocionuar për këtë. Ky është një moment historik i mahnitshëm. Ne e shohim këtë model të bukur atje në qiell tani”, tha Thomas Zurbuchen, shef i misioneve shkencore të NASA-s.

“James Webb” është më i fuqishëm se teleskopi hapësinor “Hubble” dhe do të skanojë hapësirën në kërkim të lëvizjes së dritës nga yjet dhe galaktikat e para të formuara 13.7 miliardë vjet më parë.

Për ta arritur këtë, NASA e pajisi teleskopin “James Webb” me pasqyrën më të madhe dhe më të sofistikuar të lëshuar ndonjëherë në hapësirë, që shkencëtarët e quajnë “syri i artë”.

“James Webb” është aq i madh sa duhej të palosej në stilin japonez origami për t’u futur në raketën, që u lëshua nga Amerika e Jugut.

Operacioni më i rrezikshëm ndodhi në javën e parë në hapësirë, kur mburoja e diellit në madhësinë e një fushe tenisi u shpalos, duke siguruar hije për pasqyrën dhe detektorët e dritës infra të kuqe.

Kjo pasqyrë është bërë nga beriliumi, një metal i lehtë por i fortë dhe rezistent ndaj të ftohtit.

Secili nga 18 segmentet e pasqyrës është i veshur me një shtresë ultra të hollë ari, shumë reflektuese e dritës infra të kuqe.

Teleskopi hapësinor më i madh dhe më i fuqishëm në botë mbërriti në pikën e tij të vëzhgimit 1.6 milionë kilometra nga Toka më 24 janar 2022.

Që nga ajo kohë, teleskopi “James Webb” ka dërguar në tokë disa imazhe mahnitëse të hapësirës, të cilat po analizohen nga shkencëtarë dhe studiues të hapësirës.

The post Dy vjet pas arritjes në hapësirë, teleskopi “James Webb” dërgon imazhe të jashtëzakonshme në Tokë appeared first on Albeu.com.

Teleskopi më i madh në botë zbulon një planet të ri të ngjashëm me Tokën
Teleskopi James Webb ka bërë një sërë zbulimesh të reja që kur u lançua pak më shumë se një vit më parë, dhe tani ai mund të shtojë një tjetër arritje në këtë listë.

Për herë të parë teleskopi më i madh në botë ka zbuluar një planet.

Jo vetëm kaq, por duket se është shumë e ngjashme me Tokën.

Shkencëtarët po planifikojnë vëzhgime të mëtejshme në muajt e ardhshëm për të mësuar më shumë rreth planetit të ri.

Çfarë zbuluan shkencëtarët?

Planeti shkëmbor quhet LHS 475b dhe ndodhet 41 vite dritë larg në yjësinë Octantus.

Ai u pa për herë të parë nga një nga satelitët e NASA-s, por ishte teleskopi James Webb ai që ishte në gjendje ta shihte atë dhe të konfirmonte praninë e tij.

Për shkak se planeti është shumë i ri, ka ende shumë për të mësuar rreth LHS 475b, megjithatë, shkencëtarët deri më tani kanë qenë në gjendje të konfirmojnë disa detaje fillestare.

Është një planet i vogël shkëmbor që është pothuajse identik në madhësi me Tokën.

Ata gjithashtu zbuluan se është disa qindra gradë më e ngrohtë se planeti ynë.

Ekipet janë ende duke u përpjekur të kuptojnë nëse ka një atmosferë, megjithatë, ata janë të sigurt se nuk ka një atmosferë të trashë metani siç ka një nga hënat e Saturnit, Titan.

Shkencëtarët janë të ngazëllyer për këtë zbulim të ri dhe presin që teleskopi i madh të zbulojë shumë planetë të tjerë në të ardhmen.

Drejtori i NASA-s Mark Klempin tha: “Këto rezultate të para vëzhgimi nga një planet shkëmbor me madhësinë e Tokës hapin derën për shumë mundësi të ardhshme për studimin e atmosferave të planetëve shkëmborë me ndihmën e Webb.

Shkencëtarët shpresojnë të mësojnë më shumë rreth planetit të ri gjatë vëzhgimeve të ardhshme të planifikuara për këtë verë./albeu.com

The post Teleskopi më i madh në botë zbulon një planet të ri të ngjashëm me Tokën appeared first on Albeu.com.