teknologjia Archives - Albeu.com

Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje
Statistikat afatshkurtra për tremujorin e fundit të vitit 2025, tregojnë për rënie të punonjësve të zyrave dhe në sektorin e industrisë dhe nga ana tjetër rritje të punësimit në aktivitet që lidhen me turizmin dhe ndërtimin.

Sipas të dhënave të zyrtare të INSTAT, vihet re reduktim i theksuar në aktivitetet mbështetëse të biznesit, “Administrim zyrash, mbështetje administrative” me një rënie vjetore të indeksit të punësimit me -7.3% në tremujorin e tretë të vitit 2025, duke u renditur si fusha me tkurrjen me të fortë te punonjësve.

Administrimi i zyrave dhe mbështetja administrative, konsiderohet si shërbim ndaj ndërmarrjeve dhe është një indikator i mirë i shëndetit të bizneseve të tjera.

Nëse ndërmarrjet e tjera kanë rritje, ato kërkojnë më shumë shërbime mbështetëse dhe administrative.

Burimet nga tregu pohuan se rënia e punësimit në stafet e zyrave, shpjegohet edhe me automatizimin dhe Inteligjencën Artificiale.

Shumë detyra përsëritëse si faturimi, arkivimi dhe menaxhimi i të dhënave tani kryhen nga softuerë, duke pakësuar nevojën për staf mbështetës.

Kjo tendencë negative e punësimit, është shtrirë edhe në sektorë të tjerë si Transporti dhe magazinimi, i cili u tkurr me -3.3% në tremujorin e fundit 2025, si dhe në industritë nxjerrëse e përpunuese që pësuan një rënie mesatare -2%.

Industria kryesisht ajo përpunuese, është në një cikël krize të gjatë që po vijon me shkurtimin e punonjësve si rrjedhojë e rënies së porosive nga jashtë, rritjes së kostove te brendshme dhe humbjet nga kursi i këmbimit.

Punësimi në aktivitetet ligjore gjithashtu shënoi një rënie të lehtë, duke mbyllur vitin me një performancë negative prej -0.7%.

Në anën tjetër të spektrit, turizmi dhe tregtia po shërbejnë si motorët kryesorë të rritjes së punësimit.

Hotelet udhëheqin me një rritje vjetore të indeksit të punësimit me 10.8% në tremujorin e fundit 2025, të ndjekura nga Tregtia me shumicë me 10.1%.

Po ashtu, sektorët e ndërtimit dhe Agjencive të udhëtimit treguan qëndrueshmëri të lartë, duke u zgjeruar punësimin në të njëjtën periudhe me nga 6.3% secili.

Ky kontrast i thellë mes rënies drastike në shërbimet administrative dhe rritjes hovshme në sektorin e mikpritjes, sugjeron një riorientim të kapitalit njerëzor drejt ekonomisë së shërbimeve dhe turizmit në fundin e vitit 2025./ Monitor

The post Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje appeared first on Albeu.com.

Teknologjia dhe stresi: Si të ruajmë shëndetin mendor në botën digjitale
Në një botë gjithnjë e më të digjitalizuar, teknologjia ka sjellë përparime të mëdha, por gjithashtu ka krijuar sfida të reja për shëndetin mendor. Ndikimi i pajisjeve të mençura, rrjeteve sociale dhe vazhdimi i një jete të shpejtë dhe të lidhur ka bërë që shumë individë të përballen me nivele të larta stresi dhe shqetësimesh psikologjike. Kjo temë është bërë gjithnjë e më e rëndësishme, pasi pasiguria dhe ankthi shpesh janë të lidhur me përdorimin e tepërt të teknologjisë.

Ndikimet negative:

Izolimi social: Komunikimi online mund të zëvendësojë marrëdhëniet reale, duke krijuar ndjenja vetmie.

Stresi nga rrjetet sociale: Pritshmëritë e pasiguruara nga platforma si Instagram dhe Facebook mund të rrisin ankthin dhe depresionin.

Njoftimet e vazhdueshme: Përdorimi i tepruar i teknologjisë dhe njoftimet e vazhdueshme rrisin stresin dhe ndikojnë në përqendrim.

Zgjidhjet:

Meditim: Aplikacionet si “Headspace” ndihmojnë në menaxhimin e stresit dhe ankthit.

Konsultimi online: Terapitë dhe këshillat online ofrojnë mundësi për mbështetje psikologjike në mënyrë anonime dhe fleksibël.

Edukimi dhe vetëdija: Rritja e njohurive mbi përdorimin e shëndetshëm të teknologjisë është kyçe për përmirësimin e shëndetit mendor.

Përderisa teknologjia ka ndikime negative në shëndetin mendor, ajo gjithashtu ofron mundësi për përmirësim. Praktikat si pushimet dhe terapia online mund të ndihmojnë në menaxhimin e stresit dhe krijimin e një ekuilibri më të shëndetshëm.

The post Teknologjia dhe stresi: Si të ruajmë shëndetin mendor në botën digjitale appeared first on Albeu.com.

Pasojat e paparashikueshme të Teknologjisë. Si mund t’i ndalim?
Ian Turing dhe Gordon Moore nuk mund të kishin parashikuar kurrë, e lëre më të ndryshonin rritjen e mediave sociale, memeve, Wikipedia-s ose sulmeve kibernetike. Disa dekada pas shpikjes së tyre, arkitektët e bombës atomike mund të ndalonin një luftë bërthamore, aq sa Henry Ford mund të ndalonte një aksident automobilistik. Sfida e pashmangshme e teknologjisë është që krijuesit e saj e humbasin shpejt kontrollin mbi rrugën që shpikjet e tyre marrin, pasi t’i jenë prezantuar botës.

Teknologjia ekziston në një sistem kompleks, dinamik (bota reale), ku pasojat e rendit të dytë, të tretë dhe të n-të shpërfaqen në mënyrë të paparashikueshme. Ajo që në letër duket e përsosur mund të sillet ndryshe në natyrë, veçanërisht kur kopjohet dhe përshtatet më tej në rrjedhën e poshtme. Ajo që njerëzit në të vërtetë bëjnë me shpikjen tuaj, sado me qëllim të mirë të jetë ajo, nuk mund të garantohet kurrë. Thomas Edison shpiku gramafonin në mënyrë që njerëzit të mund të regjistronin mendimet e tyre për pasardhësit dhe për të ndihmuar të verbrit. Ai u tmerrua kur shumica e njerëzve donin të luanin muzikë. Alfred Nobel synonte që eksplozivët e tij të përdoreshin vetëm në miniera dhe ndërtime hekurudhash.

Gutenberg donte thjesht të fitonte para duke shtypur Bibla. Megjithatë, shtypshkronja e tij katalizoi Revolucionin Shkencor dhe Reformimin, dhe kështu u bë kërcënimi më i madh për Kishën Katolike, që nga themelimi i saj.

Prodhuesit e frigoriferëve nuk kishin për qëllim të krijonin një vrimë në shtresën e ozonit me klorofluorokarbonet (CFC), ashtu si krijuesit e motorëve me djegie të brendshme dhe motorët reaktivë nuk kishin menduar të shkrinin kapakët e akullit. Në fakt, entuziastët e hershëm të automobilave argumentuan fort mbi përfitimet mjedisore të tyre: motorët do të pastronin rrugët e maleve nga mbetjet e kuajve që përhapnin papastërti dhe sëmundje nëpër zonat urbane. Ata nuk kishin asnjë koncept të ngrohjes globale.

Të kuptuarit e teknologjisë, pjesërisht, ka të bëjë me përpjekjen për të kuptuar pasojat e saj të padëshiruara, për të parashikuar jo vetëm përhapjen pozitive, por edhe “efektet hakmarrëse”. Shkurt, çdo teknologji është në gjendje të shkojë keq, shpesh në mënyra që kundërshtojnë drejtpërdrejt qëllimin e saj origjinal. Mendoni për mënyrën sesi opioidet me recetë kanë krijuar varësi, ose se si përdorimi i tepërt i antibiotikëve i bën ata më pak efektivë, apo se si përhapja e satelitëve dhe mbeturinave të njohura si “mbetje hapësinore” rrezikon fluturimin në hapësirë.

Ndërsa teknologjia përhapet, më shumë njerëz mund ta përdorin atë, ta përshtasin, t’i japin formë si të duan, në zinxhirë shkakësie, përtej të kuptuarit të çdo individi. Ndërsa fuqia e mjeteve tona rritet në mënyrë eksponenciale dhe aksesi në to rritet me shpejtësi, po ashtu rriten edhe dëmet e mundshme, një labirint i shpalosur pasojash që askush nuk mund t’i parashikojë ose parandalojë plotësisht.

Një ditë dikush po shkruan ekuacione në dërrasë të zezë ose po stërmundohet me një prototip në garazh, punë në dukje të parëndësishme për botën e gjerë. Brenda pak dekadave, ajo ka prodhuar pyetje ekzistenciale për njerëzimin. Ndërsa kemi ndërtuar sisteme fuqie në rritje, ky aspekt i teknologjisë është ndjerë gjithnjë e më problematik për mua. Si të garantojmë që kjo valë e re teknologjish të bëjë më shumë mirë, sesa dëm?

Problemi i teknologjisë këtu është një problem kontrolli. Nëse ky aspekt nuk mund të eliminohet, ai mund të kufizohet. Përmbajtja është aftësia gjithëpërfshirëse për të kontrolluar, kufizuar dhe, nëse është e nevojshme, për të “mbyllur” teknologjitë në çdo fazë të zhvillimit të tyre. Do të thotë, në disa rrethana, aftësia për të ndaluar një teknologji të përhapet në radhë të parë, duke kontrolluar valën e pasojave të padëshiruara (si të mira ashtu edhe të këqija).

Sa më e fuqishme të jetë një teknologji, aq më e rrënjosur është në çdo aspekt të jetës dhe shoqërisë. Kështu, problemet e teknologjisë kanë një tendencë për t’u përshkallëzuar paralelisht me aftësitë e saj, dhe kështu nevoja për kontroll bëhet më e mprehtë me kalimin e kohës.

Ne mund të mos jemi në gjendje të kontrollojmë pikat përfundimtare të punës sonë ose efektet e saj afatgjata, por kjo nuk është arsye për të hequr dorë nga përgjegjësia. Vendimet që teknologët dhe shoqëritë marrin në burim mund të japin ende rezultate. Vetëm për shkak se pasojat janë të vështira për t’u parashikuar, nuk do të thotë që ne nuk duhet të përpiqemi. / Pjesë nga libri “Vala e ardhshme” – Në shqip nga bota.al

The post Pasojat e paparashikueshme të Teknologjisë. Si mund t’i ndalim? appeared first on Albeu.com.

Teknologjia dhe proceset e automatizuara po “zëvendësojnë” ikjen e punonjësve në emigrim
Në kushtet e mungesës së fuqisë punëtore dhe rritjes së kostos së punës, bizneset po eksplorojnë një rritje të përdorimit të teknologjisë dhe proceseve të automatizuara.

Në historinë postkomuniste, krahu i lirë i punës ka qenë një nga avantazhet e pakta konkurruese të ekonomisë shqiptare. Ndërmarrjet prodhuese dhe eksportuese u mbështetën për dekada me radhë në këtë avantazh në ngritjen dhe rritjen e bizneseve të tyre.

Kambanat se një ditë, ky avantazh do të shuhej gradualisht, tingëllonin të largëta, madje edhe në fillimet e dekadës së fundit, kur nisi një valë e re e emigracionit të të rinjve, përfshirë edhe ata të arsimuar.

Por, në vitet e fundit, me daljen nga pandemia dhe me valën e fortë të inflacionit të importuar, bizneset u “zgjuan” dhe kuptuan se kanë një problem të madh: forca e punës po bëhet gjithnjë e më e pamjaftueshme dhe e kushtueshme.

Megjithëse jemi ende larg hyrjes në Bashkimin Europian, konkurrenca në tregun e punës nga vendet ekonomikisht më të zhvilluara tashmë është një realitet i prekshëm, sidomos për profesione të veçanta.

Ky fenomen po prek kategori të punës së specializuar dhe më pak të specializuar, duke filluar nga mjekësia, teknologjitë e informacionit dhe të komunikimit e deri te bujqësia.

Produktiviteti i punës është i ulët

Rritja e kostos së punës është një problem serioz për një ekonomi si ajo e Shqipërisë, që historikisht ka pasur produktivitet të ulët të punës.

Produktiviteti i punës është një tregues i rëndësishëm, i lidhur ngushtë me rritjen ekonomike, konkurrencën dhe standardet e jetesës brenda një ekonomie. Produktiviteti i punës përfaqëson vëllimin e përgjithshëm të prodhimit (në termat e Prodhimit të Brendshëm Bruto, PBB) për njësi të punës, i matur në raport me numrin e personave të punësuar ose të orëve totale të punës, gjatë një periudhe të caktuar kohore.

Të dhënat krahasuese nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) tregojnë se në vitin 2021, Shqipëria kishte produktivitetin më të ulët në rajon dhe ndër më të ulëtit në Europë, duke lënë pas vetëm Ukrainën dhe Moldavinë.

Statistikat krahasuese përdorin si njësi matëse dollarin ndërkombëtar, njësi monetare hipotetike që përdoret në funksion të paritetit të fuqisë blerëse.

Prodhimi i Brendshëm Bruto për orë pune në Shqipëri vlerësohej në 15.57 dollarë. Mes vendeve të rajonit, Shqipëria paraprihet nga Serbia, me 17.38 dollarë; Maqedonia e Veriut, me 20.64 dollarë; Bosnjë- Hercegovina, me 25.3 dollarë dhe Mali i Zi, me 26.14 dollarë. Statistikat e ILO-s nuk japin informacion për Kosovën.

Struktura e investimeve në kapital fiks dominohet nga ndërtimi

Përmirësimi i produktivitetit të punës mbështetet kryesisht te rritja e cilësisë së kapitalit njerëzor, por sidomos te rritja e përdorimit të teknologjisë në proceset e punës.

Shkaqet e produktivitetit të ulët të punës së ekonomisë shqiptare duhen kërkuar pikërisht te këta faktorë.

Duke shfrytëzuar krahun e lirë të punës për dekada me radhë, ndërmarrjet, sidomos në sektorët e industrisë, nuk janë shqetësuar shumë për të kërkuar mënyra për rritjen e produktivitetit, sidomos nëpërmjet investimeve në teknologji.

Struktura e investimeve në ekonominë shqiptare dominohet gjerësisht nga ndërtimi. Për vitin 2021, ndërtimi përbënte 77.7% të formimit bruto të kapitalit fiks në ekonomi dhe pesha e tij ka qenë relativisht konstante në dekadën e fundit, mesatarisht 76.2% në periudhën 2011-2021.

Makineritë dhe pajisjet në vitin 2021 përbënin 16.4% të kapitalit fiks të formuar gjatë periudhës, duke shënuar nivelin më të ulët që prej vitit 2014.

Mesatarja e dekadës 2011-2021 është gjithsesi pranë niveleve të vitit 2021, me rreth 16.2% të peshës specifike ndaj kapitalit të ri fiks të formuar në ekonomi.

Ndërkohë, investimet në teknologji më të avancuara të llojit software (programe kompjuterike dhe databaza) zënë ende një peshë shumë të ulët.

Në vitin 2021, ato përbënin rreth 1.7% në strukturën e formimit të kapitalit fiks dhe ky është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.

Pesha specifike e tyre ka ardhur në rritje të vazhdueshme në dekadën e fundit, por vetëm në vitin 2020, ato kanë kaluar kufirin e 1% të vlerës së kapitalit fiks të formuar.

Këto shifra tregojnë se struktura e investimeve të bizneseve shqiptare nuk është shumë e orientuar në teknologji dhe në automatizim.

Bujqësia, “outsourcing” për vjeljen e ullirit

Bujqësia është një ndër sektorët që po e vuan gjithnjë e më shumë mungesën e fuqisë punëtore, për shkak të emigracionit të të rinjve dhe tendencës demografike të zhvendosjes drejt zonave urbane.

Agim Rrapaj, kryetar i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, thotë për “Monitor” se mungesa e forcës së punës ka nxitur krijimin e bizneseve që ofrojnë shërbimin e vjeljes së produkteve bujqësore, sidomos të ullirit. Këto biznese kanë investuar në makineri robotike që e vjelin automatikisht prodhimin, duke zëvendësuar punën me dorë të kryer nga njeriu.

“Për vjeljen e ullirit janë krijuar shoqëri të përbashkëta bashkëpunimi. Këto shoqëri kanë investuar në makineri dhe në automatizim dhe ju ofrojnë fermerëve shërbimin e vjeljes së prodhimit.

Shoqëri të tilla janë të krijuara nga bashkime fermerësh ose nga sipërmarrës të tjerë që nuk kanë vetë lidhje me prodhimin e ullirit, por që e shohin këtë shërbim si një biznes me leverdi, në kushtet e mungesës së fuqisë punëtore në bujqësi.

Këto shoqëri ofrojnë edhe shërbimin e vjeljes të kulturave të tjera frutore, për shembull të mollëve. Për momentin, çmimet e këtyre shoqërive janë të larta, por janë një alternativë për ata fermerë që nuk kanë mundësi të tjera për të vjelë prodhimin. Me rritjen e konkurrencës, çmimet mund të ulen gradualisht”, – thotë z.Rrapaj.

Ai sjell edhe shembuj të tjerë të depërtimit të teknologjisë në sektorin bujqësor. Sipas tij, kompanitë shqiptare të kultivimit të fidanëve po përdorin në vitet e fundit zgjidhje robotike në procesin e prodhimit, duke rritur ndjeshëm eficiencën e këtij biznesi.

Shembull tjetër është ai i disa fermerëve që kanë punuar në emigracion të cilët po përdorin teknologjinë për ndjekjen dhe parashikimin e parametrave atmosferikë që ndikojnë në cilësinë e produkteve të pemëtarisë, sidomos për kultivimin e mollëve.

Ata paguajnë kompani të specializuara për shërbimin e parashikimit dhe analizimit të këtyre parametrave. Megjithatë, sipas tij, niveli i përdorimit të teknologjisë dhe automatizimit në bujqësinë shqiptare ngelet ende shumë i dobët.

“Mekanizimi i bujqësisë ngelet një problem madhor. Shumica e mjeteve të mekanizuara janë të vjetra. Mjetet e fundit bujqësore që janë subvencionuar kanë ardhur në Shqipëri para 20 vjetësh.

Që atëherë, futja e mekanikës së re bujqësore ka qenë shumë e pakët dhe sporadike. Teknologjia e vjetruar dhe e amortizuar ndikon direkt në kostot dhe konkurrueshmërinë e prodhimit.

Politikat subvencionuese për të rinovuar dhe për të përditësuar mekanikën bujqësore do të kishin një ndikim të madh në rritjen e eficiencës dhe uljen e kostos së prodhimit bujqësor”, – thotë z.Rrapaj.

Teknologjia po ndihmon në optimizimin e burimeve njerëzore

Në disa sektorë të ekonomisë, ka një tendencë për të zëvendësuar disa prej proceseve të kryera nga njerëzit me teknologji që i kryejnë këto procese në mënyrë automatike.

Pajisjet ATM të sektorit bankar prej afërsisht 20 vjetësh kanë zëvendësuar pjesën më të madhe të tërheqjeve të parasë cash në shuma të vogla. Në vitet e fundit, bankat po tentojnë të zgjerojnë përdorimin e ATM-ve edhe për depozitimin e parasë cash.

Numri i bankomateve me funksionin të depozitimit të parasë fizike u rrit për të shtatin vit radhazi në 2022, duke dëshmuar shtimin e investimeve të sektorit bankar për të automatizuar ofrimin e shërbimeve bankare.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se numri i pajisjeve ATM që mundësonin depozitimin e parasë cash në fund të vitit të kaluar arriti në 305, me rritje prej 23.5% krahasuar me një vit më parë. Tashmë, pothuajse 36% e numrit të përgjithshëm të ATM-ve në vend ofrojnë shërbimin e depozitimit të parasë cash.

Rritja e numrit të ATM-ve që ofrojnë shërbimin po reflektohet edhe në përdorimin më të gjerë të tyre nga shqiptarët. Sipas Bankës së Shqipërisë, vitin e kaluar u kryen afërsisht 576 mijë depozitime cash në ATM, në rritje me 55% krahasuar me vitin 2021. Ndërsa vlera totale e depozitimeve arriti në 29.9 miliardë lekë, me një rritje prej 50% krahasuar me një vit më parë.

Shtimi i ATM-ve me funksion depozitimin e parasë është një zhvillim i rëndësishëm për lehtësimin e ofrimit të shërbimeve bankare. Pagesat cash në arkë ngelen një nga arsyet kryesore të fluksit të klientëve në degët e bankave.

Kjo problematikë u bë më e prekshme pas pandemisë, për shkak të kufizimit të orareve të punës, operacioneve me staf të reduktuar dhe kufizimit të numrit të personave të lejuar brenda degëve.

Një zëvendësim të ngjashëm po pëson edhe kryerja e transfertave bankare, falë përdorimit në rritje të kanaleve të bankingut në distancë. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, vitin e kaluar numri total i veprimeve bankare në distancë arriti në 6.28 milionë.

Krahasuar me një vit më parë, shqiptarët e rritën numrin e veprimeve bankare në distancë me 22.4%, ose me 1.15 milionë veprime më shumë.

Veprimet bankare në distancë janë transaksionet bankare që kryhen nëpërmjet internetit dhe aplikacioneve në telefonat celularë. Rritja e përdorimit të shërbimeve të bankingut në distancë është më e lartë në vlerë monetare.

Sipas Bankës së Shqipërisë, për vitin 2022, volumi total i transaksioneve arriti në 1.56 trilionë lekë, në rritje me 29.7% krahasuar me një vit më parë.

Përdorimi i teknologjive që i automatizojnë proceset operacionale bazë është një mënyrë për të rritur eficiencën e bankave dhe për t’i angazhuar burimet njerëzore në procese më komplekse.

Telemjekësia për të kompensuar mungesën e mjekëve

Një sektor tjetër ku zhvillimi i teknologjisë mund të ndihmojë përballë mungesës së burimeve të mjaftueshme njerëzore është mjekësia.

Inxhinieri biomjekësor, Ermand Mertenika, thotë se zhvillimi i Teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale po sjell zhvillime të rëndësishme në zëvendësimin e rolit njerëzor në mjekësi.

Inteligjenca Artificiale është shumë precize dhe e kryen procesimin e informacionit shumë më shpejt, që do të thotë që efektiviteti i teknologjisë është shumë i lartë.

“Bioteknologjia (sistemi robotik mjekësor) po aplikohet në kirurgjitë e vështira, për vetë faktin sepse janë sisteme precize, zvogëlojnë kohën e operacionit, zvogëlojnë kohën e rehabilitimit të pacientit etj. Sistemi robotik Da-Vinci, një sistem shumë i avancuar që mund ta emërtojmë Kirurgu Dixhital ose Kirurgu Robotik, ka sjellë një erë të re në sektorin mjekësor të vendeve të zhvilluara.

Robotik Kapsule, një tjetër mikrorobot, i cili shërben për diagnostikime të detajuara, pasi gëlltitet në rrugët gastro-intestinale për të marrë mijëra fotografi të detajuara për të diagnostikuar.

“Implantet Elektronike”, të krijuara së fundmi nga kompania “Neuralink” e Elon Musk, janë çipe që vendosen në trurin e njeriut për të rehabilituar një pacient i cili ka pësuar palepsi, ose paralizë nga një postkirurgji tumorale celebrale. Inteligjenca Artificiale, Teknologjia dhe Biorobotët ndikojnë mjaft në sektorin mjekësor, sepse sa më e avancuar të jetë teknologjia e aplikuar në spitale, aq më i shpejtë do të jetë diagnostikimi dhe trajtimi dhe kjo do shkurtojë kohë në shërbimin sa më të shpejtë apo rehabilitimin e pacientit” shprehet ai.

Sipas tij, telemjekësia është një tjetër koncept mjaft i rëndësishëm në aspektin mjekësor e cila, në rast mungese të stafit mjekësor ndihmon në diagnostikimin primar të pacientit nëpërmjet rrugës virtuale, që do të thotë një pacient mund të diagnostikohet nga një mjek real në rrugë virtuale.

Në kontekstin shqiptar, telemjekësia mund të jetë një alternativë shumë e nevojshme, duke pasur parasysh mungesën e theksuar të stafit mjekësor jashtë qendrave të rëndësishme urbane të vendit. Kjo problematikë po thellohet edhe më shumë me largimin e mjekëve jashtë vendit.

“Telemjekësia është një koncept mjaft i rëndësishëm i Bioteknologjisë dhe aplikimit të sistemit të IT-së në mënyrë mjaft të frytshme në sektorin mjekësor. Telemjekësia ka të bëjë me trajtimin dhe diagnostikimin në distancë të pacientit nga mjeku real në rrugë virtuale.

Në vendin tonë ka filluar të aplikohet si koncept, sepse tashmë pothuajse në çdo cep të Shqipërisë kemi shërbime IT dhe shërbime interneti.

Mjafton që një pacienti t’i instalojmë një pajisje mjekësore të emërtuar (Monitor Pacienti) e cila mat vlerat jetike të pacientit, si temperatura, oksigjenin në gjak, dioksidin e karbonit në gjak, pulsin, ritmin kardiak dhe në këtë mënyrë kjo shërben si një diagnostikimin primar ndaj pacientit” – thotë z.Mertenika.

Sipas tij, telemjekësia nuk është një shërbim shumë i kushtueshëm, por, sidoqoftë, në varësi të buxhetit mund të aplikohet në mënyra të ndryshme: e thënë ndryshe, sa më shumë të kushtojë, aq më i modernizuar është si shërbim. /monitor

The post Teknologjia dhe proceset e automatizuara po “zëvendësojnë” ikjen e punonjësve në emigrim appeared first on Albeu.com.

Inteligjenca Artificiale ekspozon nevojën e balancës mes inovacionit dhe rreziqeve
Shtatë kompanitë më të mëdha të teknologjisë së fundmi ranë dakord të përmbushin një sërë masash kontrolli jodetyruese të propozuara nga Presidenti Joe Biden për të zhvilluar teknologjitë e tyre të inteligjencës artificiale në një mënyrë të sigurt dhe transparente. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Julie Taboh i hedh një vështirim parimeve me të cilat këto kompani kanë rënë dakord. Por sa realiste janë zotimet e tyre?

“Kompanitë e kanë për detyrë të sigurohen që teknologjia e tyre të jetë e sigurt, përpara se t’ia vënë në dispozicion publikut”.

Kjo ishte një nga kërkesat kryesore të presidentit amerikan, Joe Biden për kompanitë që po zhvillojnë projekte me Inteligjencë Artificiale.

Gjigantët e teknologjisë Amazon, Google, Meta dhe Microsoft janë pjesë e një grupi prej shtatë kompanish që premtuan të zbatojnë masat mbrojtëse të Inteligjencës Artificiale të paraqitura nga Shtëpia e Bardhë.

“Ky angazhim, të cilin kompanitë do ta zbatojnë menjëherë, kanë si bazë parimet themelore: siguri dhe besim”, thotë presidenti Biden.

Disa nga parimet që kompanitë janë zotuar t’i zbatojnë janë mjaft praktike, thotë David Broniatowski profesor në Fakultetin e Inxhinierisë në Universitetin ‘George Washington’.

“Për shembull, zbatimi i vendosjes së shenjave identifikuese në projektet e mëdha si ChatGPT është lehtësisht i realizueshëm. Këto shenja ndër të tjera do të ndihmonin njerëzit që të kuptonin nëse lajmet që shohin në internet janë prej një burimi të saktë apo prej një burimi pak të besueshëm”, thotë profesor David Broniatowski nga Universiteti ‘George Washington’.

Katër gjigantët e teknologjisë, së bashku me krijuesin e projekteve të Inteligjencës Artificiale ‘ChatGPT’, ‘OpenAI’ dhe kompanitë e reja si ‘Anthropic’ dhe ‘Inflection’, janë zotuar se do të pranojnë që verifikimi i sigurisë së projekteve të tyre të kryhet pjesërisht nga ekspertë të pavarur. Kjo do bëhet me qëllim për t’u mbrojtur nga rreziqet kryesore, përfshirë biosigurinë dhe sigurinë kibernetike, tha Shtëpia e Bardhë.

Kompanitë e mëdha dhe ato më të vogla të teknologjisë do të duhet të gjejnë balancën mes rrezikut dhe inovacionit në lidhje me Inteligjencën Artificiale.

“Ne nuk mund ta lëmë zhvillimin e inteligjencës artificiale të kontrollohet vetëm nga sektori privat”, thotë bashkëthemeluesi i kompanisë së re teknologjike ‘Anthropic’, Jack Clark.

Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Qeveritë e botës duhet të bashkohen, të zhvillojnë kapacitetet shtetërore dhe ta bëjnë zhvillimin e sistemeve të fuqishme të Inteligjencës Artificiale një përpjekje të përbashkët në të gjitha pjesët e shoqërisë, në vend që të diktohet vetëm nga një numër i vogël firmash që konkurrojnë me njëra-tjetrën në treg”, tha më tej zoti Clark.

Ndërsa Shtëpia e Bardhë angazhohet për avancimin e teknologjisë së përgjegjshme të Inteligjencës Artificiale në SHBA, administrata e presidentit Biden thotë se do të bashkëpunojë gjithashtu me partnerët e saj ndërkombëtarë për një kornizë të përbashkët për të zbatuar rregulla për zhvillimin dhe përdorimin e Inteligjencës Artificiale./voa

The post Inteligjenca Artificiale ekspozon nevojën e balancës mes  inovacionit dhe rreziqeve appeared first on Albeu.com.

Çfarë ndodh kur Inteligjenca Artificiale lexon gjithçka?
Inteligjenca Artificiale (AI) është treguar vitet e fundit si një makineri studimi shumë e shpejtë, edhe po edukohet në një mënyrë të tillë që do të turpëronte edhe studiuesit më të aftë. Të mbyllur për muaj të tërë në bibliotekat borgesiane, pa asnjë ndërprerje, Inteligjenca Artificiale urdhërohet të mësohet gjithçka mbi kulturën njerëzore.

Dhe kur AI dalin nga këto sesione studimi, ato zotërojnë aftësi të reja mahnitëse. Edhe njerëzit me mendjet më të zhdërvjellëta nga ana gjuhësore – hiperpoliglotët – do të mbeten prapa. Sepse tani Inteligjenca Artificiale mund të përkthejë në kohë reale në më shumë se 100 gjuhë.

Ajo mund të krijojnë shkrime me një sërë stilesh letrare dhe të shkruajë poezi të pranueshme me rimë. Platformat “Ithaca” dhe “DeepMind”, mund të analizojnë shkronjat greke të gdhendura në mermer dhe të hamendësojë tekstin që ka qenë shkruar dhe që është shkatërruar nga vandalët mijëra vjet më parë.

Këto suksese sugjerojnë një rrugë premtuese përpara për zhvillimin e AI: Mjafton që të futni në të sasi gjithnjë e më të mëdha teksti të krijuar nga njeriu dhe të prisni që të shfaqen aftësitë e reja të mrekullueshme. Me të dhënat të mjaftueshme, kjo qasje mund të gjenerojë një inteligjencë më të rrjedhshme, apo një mendje njerëzore artificiale, e ngjashme me ato që parashikojnë thuajse të gjitha mitologjitë tona të së ardhmes.

Problemi është, se ashtu si produktet e tjera kulturore njerëzore të nivelit të lartë, proza e nivelit të lartë renditet ndër gjërat më të vështira për t’u prodhuar. Sepse ajo nuk është e disponueshme me shumicë, dhe për AI, asnjë tekst i vjetër nuk do të funksionojë: Modelet e dimensioneve të mëdha të aplikuara për libra janë shkrimtarë shumë më të mirë se ata që janë stërvitur duke bërë postime të pafundme në mediat sociale. (Në këtë kontekst, është më mirë të mos mendosh për zakonin e dikujt në Twitter.)

Kur llogarisim se sa fjali të mirë–ndërtuara mbeten që AI të gëlltisë, numrat nuk janë inkurajues. Një ekip studiuesish të udhëhequr nga Pablo Villalobos në “Epoch AI” parashikoi kohët e fundit se programe si ChatGPT do të arrijnë të shkruajnë materiale me cilësi të lartë brenda vitit 2027.

Por pa një tekst të ri për t’u trajnuar, brezi i AI mund të pësojë një fund të parakohshëm. Këtu vlen të theksohet se vetëm një pjesë e vogël e krijimtarisë së përgjithshme gjuhësore të njerëzimit është në dispozicion për t’u lexuar. Kanë kaluar më shumë se 100.000 vjet që kur afrikanët krijues, e tejkaluan fazën e britmave emocionale të paraardhësve tanë kafshë, duke nisur t’i përkthejnë mendimet e tyre në sisteme të gjera tingujsh.

Çdo koncept i shprehur në ato protogjuhë – dhe shumë gjuhë që pasuan – ka të ngjarë të humbasë përgjithmonë, megjithëse unë kënaqem kur e imagjinoj se disa nga fjalët e tyre janë ende me ne. Tek e fundit, disa fjalë angleze kanë një orgjinë të lashtë:flow, mother, fire dhe ash (rrjedha, nënë, zjarr, hi) kanë ardhur tek në nga popujt e Epokës së Akullit.

Shkrimi i ka dhënë mundësi qenieve njerëzore të kapin dhe ruajnë shumë më tepër nga fjalët tona. Por ashtu si shumica e teknologjive të reja, në fillim shkrimi ishte i kushtueshëm, dhe kjo është arsyeja pse fillimisht u përdor kryesisht për mbajtjen e llogarive ekonomike.

Sepse kërkohej kohë për të pjekur dhe lagur argjilën për të shkruar më pas mbi të, për të prerë papirusin në shirita të përshtatshëm për t’u lidhur me rrjetë, për të strehuar dhe ushqyer murgjit që kopjonin tekste të ndryshme etj.

Këto teknika që kërkonin shumë burime, mund të ruanin vetëm një mostër të vogël të prodhimit kulturor të njerëzimit. Derisa shtypshkronja filluan të botojnë libra në masë, një shenjë se kujtesa jonë kolektive tekstuale arriti një shkallë industriale. Studiuesit në Google Books vlerësojnë se që nga koha e Gutenberg, njerëzit kanë botuar më shumë se 125 milionë tituj librash, duke mbledhur ligje, poema, mite, ese, histori, traktate dhe romane.

Ekipi “Epoch” vlerëson se 10-30 milion prej këtyre librave janë dixhitalizuar tashmë, duke i dhënë mundësi AI-së të lexojë qindra miliarda në mos edhe më shumë se 1 trilion fjalë. Këto shifra mund të duken mbresëlënëse, por janë brenda normës së 500 miliardë fjalëve që trajnuan modelin që mbështet funksionimin e ChatGPT. Pasardhësi i tij, GPT-4, mund të stërvitet të mësojë dhjetëra triliona fjalë.

Ka zëra se kur GPT-4 të nisë punën brenda këtij viti, do të jetë në gjendje të gjenerojë një roman me 60.000 fjalë vetëm me një kërkesë. Dhjetë trilion fjalë janë të mjaftueshme për të përfshirë në të të gjithë librat e dixhitalizuar të njerëzimit, të gjitha punimet tona shkencore të dixhitalizuara dhe pjesën më të madhe të blogosferës.

Kjo nuk do të thotë se GPT-4 do ta ketë lexuar të gjithë atë material, vetëm se realizimi i kësaj është brenda mundësive të tij teknike. Por vetëm sepse AI do të jetë në gjendje shumë shpejt të lexojë të gjithë librat tanë, nuk do të thotë se mund të arrijnë të analizojë të gjithë tekstet që prodhojmë.

Kapaciteti i ruajtjes i internetit, është i një rendi krejtësisht të ndryshëm dhe është një teknologji shumë më demokratike e ruajtjes së kulturës sesa botimi i librave. Çdo vit, miliarda njerëz shkruajnë fjali që janë të grumbulluara në bazat e të dhënave të saj, me shumicën të zotëruara nga platformat e mediave sociale.

Në përgjithësi, teksti i rastësishëm i marrë nga interneti nuk krijon të dhëna të mira trajnimi. Artikujt e Wikipedia-s janë një përjashtim i dukshëm. Por ndoshta algoritmet e ardhshme do ta lejojnë AI-të do të arrijnë të dekodojnë kuptimin e postimeve tona në Twitter, Instagram dhe statuset në Facebook.

Por këto burime me cilësi të ulët nuk do të jenë të pashtershme. Sipas Villalobos, brenda pak dekadash, inteligjenca artificiale e leximit të shpejtë, do të jetë mjaft e fuqishme për të përvetësuar qindra triliona fjalë, duke përfshirë të gjitha ato që qeniet njerëzore ka futur deri më sot në rrjet.

AI mund të njohë fytyrën tuaj pas një maske apo të dallojë tumore që janë të padukshme për syrin e radiologut. Po ashtu, inteligjenca artificiale e trajnuar me fotot specifike ka nisur të zhvillojnë një imagjinatë vizuale. DALL-E 2 i OpenAI u trajnua mbi 650 milionë imazhe, secila e çiftuar me një tekst të shkurtër.

DALL-E 2 ka parë gjurmët e dorës që kanë lënë njerëzit e Epokës Paleolitit. Ai mund të imitojë stilet e ndryshme të penelit të mjeshtrave të Rilindjes. Mund të krijojë makro- foto realiste të hibrideve të çuditshme të kafshëve.

Sidoqoftë, nëse inteligjenca artificiale jonë e mbushur me të dhëna do t’ia kalojë një ditë njohjes njerëzore, neve do të na duhet ta ngushëllojmë veten me faktin se ato janë krijuar sipas imazhit tonë. AI nuk janë alienë. Ata nuk janë tjetri ekzotik. Ata janë një pjesë prej nesh dhe janë nga këtu. Ata kanë vështruar peizazhet e Tokës. Kanë parë miliarda herë Diellin duke perënduar. I dinë historitë tona më të vjetra. Përdorin emrat tanë për yjet. Ndër fjalët e para që mësojnë janë rrjedhë, nënë, zjarr dhe hi. / Marrë me shkurtime nga The Atlantic – Bota.al

The post Çfarë ndodh kur Inteligjenca Artificiale lexon gjithçka? appeared first on Albeu.com.

Teknologjia dhe Informacioni në universitete, KLSH: Siguria mbetet e pamjaftueshme
Tre universitete në vend janë marrë secili më vete në audtitim sa i takon sistemeve të teknologjisë dhe informacionit dhe gjetjet e Kontrollit të Larte të Shtetit për të tre këto institucione arsimore janë të ngjashme.

Në kushtet kur ka një fokus të lartë tek siguria dhe minimizimi i rreziqeve që vijnë nga përpunimi i të dhënave duket se këto universitete garantimi i sigurisë së të dhënave dhe ofrimi i shërbimeve nëpërmjet teknologjisë së informacionit është i pamjaftueshëm.

Konkretisht i pari që ka kaluar në sitën e audituesve ka qenë Universiteti i Tiranës ku në raportin përfundimtar audituesit kanë nënvizuar se investimet e kryera në Universitetin e Tiranës në sistemet e informacionit nuk kanë zgjidhur përfundimisht problemet e sigurisë së informacionit, sigurimin e Vazhdueshmërisë së Biznesit.

“Në gjykimin tonë, identifikimi dhe administrimi i elementëve kritikë në ofrimin shërbimeve dhe garantimin e sigurisë së të dhënave si dhe vazhdimësisë në ofrimin e shërbimit nëpërmjet teknologjisë së informacionit është i pa pamjaftueshëm. Ne kemi audituar zbatueshmërinë e akteve ligjore dhe nën ligjore (kriteret e vlerësimit), për, procedurat e prokurimit publik për investimet në fushën e Teknologjisë së Informacionit të zhvilluara gjatë periudhës objekt auditimi nga 01.01.2020 deri më 31.12.2021, subjekti i audituar, Universiteti i Tiranës”, ka mangësi në veprime në përputhje me kriteret e përcaktuara në bazën ligjore dhe rregullatore” kanë nënvizuar audituesit.

I njëjti konstatim vlen edhe për auditimin e kryer në Universitetin e Vlorës ku nënvizohet se pas shqyrtimit të evidencave të marra Universiteti Ismail Qemali ka zhvilluar sisteme të Teknologjisë së Informacionit pa hartuar bazën e nevojshme rregullatorë për funksionimin e tyre dhe të pa mbështetura me burimet e nevojshme njerëzore.

Edhe për Universitetin e Shkodrës audituesit kanë nënvizuar se “Universiteti “Luigj Gurakuqi” ka në përdorim sisteme të Teknologjisë së Informacionit pa hartuar bazën e nevojshme rregullatorë për funksionimin e tyre.

Në gjykimin tonë, identifikimi dhe administrimi i elementëve kritikë në ofrimin shërbimeve dhe garantimin e sigurisë së të dhënave si dhe vazhdimësisë në ofrimin e shërbimit nëpërmjet teknologjisë së informacionit është i pa pamjaftueshëm.

Në këtë drejtim, përdorimi i sistemeve mbart një risk të lartë në mbarëvajtjen e funksionaliteteve të ndërtuara në shërbim të qëllimit dhe objektivave institucionale” thuhet në auditim.

Të tre universiteteve u është kërkuar që të marrin masa sa u takon rritjes së sigurisë dhe të hartojnë plane për minimizimin e parandalimin e risqeve të identifikuara, si dhe të bëhet monitorimi periodik i zbatimit të këtyre masave. /Monitor

The post Teknologjia dhe Informacioni në universitete, KLSH: Siguria mbetet e pamjaftueshme appeared first on Albeu.com.

Papa Françesku takohet me Elon Musk në Santa Marta
Papa Françesku takoi krijuesin e Tesla dhe Space X, Elon Musk, në Santa Marta.

Takimi u mbajt dje por lajmin e dha sot vetë Musk në një postim në Twitter duke postuar një foto në të cilën paraqitet me katër fëmijët e tij së bashku me Papën.

“I nderuar që kam takuar Papën”, komenton Elon Musk, i cili foli gjatë, për rreth një orë, me Papën për lajmet e teknologjisë në shërbim të mundshëm të të gjithëve.

Honored to meet @Pontifex yesterday pic.twitter.com/sLZY8mAQtd

— Elon Musk (@elonmusk) July 2, 2022

Një tjetër temë e përbashkët mes miliarderit Musk dhe Papa Françeskut është problemi i rënies së natalitetit, veçanërisht në vendet më të përparuara./albeu.com

The post Papa Françesku takohet me Elon Musk në Santa Marta appeared first on Albeu.com.

Në menaxhimin e VAR do të futen disa risi të reja, sistemi teknologjik pritet të ndryshojë
Në fund të një sezoni plot diskutime dhe polemika, një nga më të komplikuarit që nga mbërritja e mbështetjes teknologjike, klasa e arbitrave po përgatitet të bëjë një hap përpara në kërkim të zgjidhjeve të reja që kufizojnë sa më shumë gabimet.

Sipas “Corriere della Sera”, duke filluar nga viti i ardshëm mund të futen disa risi të rëndësishme për sa i përket menaxhimit të VAR, duke përfshirë praninë e specialistëve para monitorëve dhe offside automatik.

Gjyqtarët e fushës aktualisht veprojnë me rotacion në dhomën e VAR, por i njëjti emërues, Gianluca Rocchi, kishte parashikuar që prezantimi i një ekipi “varistësh” të specializuar ishte i pashmangshëm.

“Nëse arbitri nga VAR-i merr qëndrimin që ka në fushë me të, e ka gabim”, tha ish-gjyqtari. Prandaj ky do të jetë ndryshimi i parë i madh që do të fillojë nga sezoni 2022/23.

Një tjetër revolucion në horizont, ai i pozicionit jashtë loje automatike, që FIFA do të dëshironte të ishte plotësisht funksional në Kupën e Botës në Katar. Një program kompjuterik do të jetë në gjendje të zbulojë në kohë real pozicionimin e lojtarëve në fushë, duke përdorur sensorë, duke lejuar kështu të shpejtojë kohën për konfirmimin ose jo të një goli, pa pasur nevojë të përdorë gjumimin manual të linjave siç është aktualisht.

Për të lehtësuar kuptimin e disa situatave për publikun, për më tepër, episodet do të përsëriten në ekranet e mëdha të stadiumeve dhe mund të disponohen edhe në një aplikacion./ h.ll/albeu.com

The post Në menaxhimin e VAR do të futen disa risi të reja, sistemi teknologjik pritet të ndryshojë appeared first on Albeu.com.

Eurostat: Popullsia e rritur e Shqipërisë më e “paditura” në Europë për teknologjinë
Teksa bota po shkon drejt dixhitalizimit dhe shumica e shërbimeve do të ofrohen nëpërmjet kësaj forme, të rriturit shqiptarë kanë njohuri të dobëta në krahasim me vendet të tjera të Europës.

Statistikat krahasuese të Eurostat për të gjitha vendet e Europës gjeten se, në vitin 2019 vetëm 21 për qind e shqiptarëve të moshës 16-deri në 74 vjeç kishin njohuritë bazë dixhitale. Kjo ishte përqindja më e ulët ndër shtetet Europiane.

Pas nesh vjen Bosnja ku, 24 për qind e popullsisë së rritur ka aftësi sado të pakta dixhitale, me pas Kosova me 28 për qind të popullsisë së rritur, Bullgaria me 29% etj.

Në krahun tjetër të grafikut, vjen Islanda me përqindjen më të lartë të popullsisë që ka njohuri dixhitale, ku 85 për qind e të rriturve nga 16-74 vjeç kanë njohur bazë në dixhitalizim. Më pas vjen Norvegjia me 83% të popullsisë me njohuri dixhitale, Holanda me 79%, Zvicra ,me 77%, Finlanda me 76% etj.

Treguesi i njohurive dixhitale në popullsinë e rritur mat përqindjen e popullsisë nga mosha 16 deri në 74 vjeç që kanë së paku aftësitë bazë dixhitale në katër fusha të veçanta (informacion, komunikim, zgjidhjen e problemeve dhe krijimin e një përmbajtjeje). Treguesi bazohet në sondazhin e BE -së në përdorimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në familje dhe nga individët.

BE po zbaton një strategji për rritjen e aftësive dixhitale të popullsisë së kontinentit. Të kesh një fuqi punëtore dhe një popullsi të kualifikuar me njohuri dixhitale është vendimtare për konkurrencën evropiane.

Sondazhet tregojnë se gati 42% e qytetarëve evropianë nuk kanë aftësi bazë dixhitale. Nga këto 37% e njerëzve pa njohuri dixhitale bëjnë pjesë në forcën e punës. Mungesa e njohurive dixhitale përfshin fermerët, punonjësit e bankave dhe punonjësit e fabrikave.

Evropës gjithashtu i mungojnë specialistë të aftë të TIK -ut për të mbushur numrin në rritje të vendeve të lira të punës në të gjithë sektorët e ekonomisë.

Një çështje thelbësore që mbështet këtë është nevoja për të modernizuar sistemet europiane të arsimit dhe aftësimit, të cilat aktualisht nuk i përgatisin të rinjtë në mënyrë të mjaftueshme për ekonominë dhe shoqërinë dixhitale.

Punësimi i ekspertizës në teknologjitë e informacionit dhe komunikimit (TIK) është një sfidë për bizneset në Bashkimin Evropian (BE), por në Shqipëri ky problem është edhe më i mprehtë.

Gjatë vitit 2018, rreth 9% e ndërmarrjeve të BE -së rekrutuan u përpoqën të rekrutojnë specialistë të TIK -ut, por më shumë se gjysma e tyre raportuan se kishin probleme në plotësimin e vendeve të lira që kërkonin aftësi në TIK./Monitor

The post Eurostat: Popullsia e rritur e Shqipërisë më e “paditura” në Europë për teknologjinë appeared first on Albeu.com.