tedi blushi Archives - Albeu.com

Çështja e lobimit në SHBA/ PL publikon dokumentin zyrtar të SPAK: Bie akuza ndaj Metës
Dy ditë pasi Prokuroria e Posaçme paraqiti prova të reja ndaj Ilir Metës, Partia e Lirisë, deklaron se kryetari i tyre u shfajësua.

Në një deklaratë për mediat, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, publikoi një pjesë nga dokumenti i SPAK, përmes së cilit pretendon se institucionet amerikane nuk bëjnë Metën përgjegjës për lobimet e LSI.

Sipas numrit dy të Partisë së Lirisë, provat e reja nuk fajësojnë Presidentin Meta, por të tjerë persona pjesë e kësaj dosje.

“Ky zhvillim i ri provon qartë se prej vitesh kemi patur të bëjmë thjesht dhe vetëm me një fushatë shpifjesh, pa asnjë bazë faktike apo ligjore, që nisi gjoja me investigimin e paguar në median e George Sorosit “Mother Jones”. Sikundër vërtetohet se rrëmbimi i tij terrorist më 21 tetor të vitit të kaluar, mbështetur mbi këto dyshime ordinere të kallëzuara nga delinkuentë dhe dëshmitarë të Edi Rama me problem të theksuara me drejtësinë, ka qenë tërësisht i paligjshëm dhe fund e krye politik, i urdhëruar nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste nga Edi Rama që në 7 maj të vitit 2022, i diktuar nga Charles McGonigal dhe i firmosur nga Altin Dumani”, tha Blushi.

Deklarata e plotë:

Në emër të Partisë së Lirisë, në funksion të transparencës maksimale me opinionin publik dhe në vijim të procesit të premtuar për çmontimin e të gjitha akuzave farsë dhe politike të ngritura ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta, i bëjmë me dije opinionit publik një zhvillim të ri nga hetimet ndaj tij, se tanimë zyrtarisht ka rënë plotësisht poshtë, si e pavërtetë dhe e fabrikuar, çdo dyshim dhe akuzë politike e ngritur për gjoja një pagesë të supozuar të z.Meta apo LSI prej 1 milion dollarësh për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një foto me Presidentin Trump, që më pas u reduktua në akuzën prej 100 mijë USD të paligjshme, në momentin e arrestimit.

Me email-in zyrtar të datës 15 nëntor 2024, autoritetet gjyqësore amerikane kanë informuar SPAK se pagesat për kontratën mes ‘Dorelita Limited’ dhe ‘McKeon Group’ janë kryer nga kompania ‘Taliadoros Audit Firm LTD’ dhe se nuk vërtetohet asnjë lidhje ndërmjet këtyre pagesave dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim apo Z. Ilir Meta, në cilësinë e tij si Kryetar i LSI-së.

Ky është i vetmi lajm i ri që ka lidhje me hetimet e Z. Meta që nga momenti i rrëmbimit të tij terrorist, që konfirmon atë të vërtetë që z.Meta e ka deklaruar që përpara 7 viteve, kur ‘Mother Jones’ fabrikoi një shkrim të porositur për gjoja lobim të paligjshëm dhe pagesë prej 1 milion USD përmes ‘Dorelita’ dhe McKeon dhe rezultati ishte dhe mbetet vetëm ai që ka thënë Ilir Meta që në atë kohë dhe që e ka provuar edhe në sallën e gjyqit, që ka patur vetëm një pagesë të ligjshme 15 mijë USD për McKeon të deklaruar sipas ligjit nga ish-LSI dhe cdo gjë tjetër ishte dhe tanimë është faktuar edhe me përgjigjen e autoriteteve amerikane se ka qenë fund e krye mashtrim dhe fabrikim, e përsëris mashtrim dhe fabrikim, për qëllime politike.

Ky konstatim është zyrtarisht i pranuar edhe nga vetë SPAK në faqen 12, duke rrëzuar përfundimisht çdo pretendim për përfshirje apo pagesë paligjshme të z. Meta në këtë çështje dhe se hetimet për kallëzimin e bërë nga një delinkuent nuk kanë provuar asgjë veç asaj që Presidenti i Partisë së Lirisë ka pohuar më herët se ai kurrë nuk ka kryer asnjë pagesë të paligjshme për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

SPAK detyrohet më në fund të pranojë në faqen se :

‘Në lidhje me marrëdhënien që Lëvizja Socialiste për Integrim ka patur me ‘McKEON Group’, nëpërmjet ‘Dorelita Limited’, në vijim të kërkesave tona, pas pretendimit të Z. Meta në seancën gjyqësore për verifikimin e kushteve për zbatimin e masës së sigurimit, Autoritetet Gjyqësore Amerikane me email-in e datës 15 Nentor 2024 kanë informuar se pagesat për shërbimet e kontratës së lidhur midis ‘Dorelita Limited’ dhe ‘Mçeon Group’ janë paguar nga kompania ‘Taliadoros Audit Firm LTD’ dhe nuk është vërtetuar ndonjë lidhje midis pagesava të kryera nga kjo kompani dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Ilir Metës si Kryetar i saj’

Meqe mediat e inceneratorëve insistojnë për lajme të reja nga dosja Meta ky është i vetmi lajm i ri.

Në 32 faqe realacion të SPAK, vetëm ky fakt i ri ka të bëjë me z.Meta dhe çdo gjë tjetër është ose përsëritje e fletërrufesë mbi të cilin u bazua rrëmbimi i tij kriminal i 21 tetorit ose mund të ketë elementë për persona që nuk kanë lidhje me z.Meta.

Ky zhvillim i ri provon qartë se prej vitesh kemi patur të bëjmë thjesht dhe vetëm me një fushatë shpifjesh, pa asnjë bazë faktike apo ligjore, që nisi gjoja me investigimin e paguar në median e George Sorosit ‘Mother Jones’

Sikundër vërtetohet se rrëmbimi i tij terrorist më 21 tetor të vitit të kaluar, mbështetur mbi këto dyshime ordinere të kallëzuara nga delinkuentë dhe dëshmitarë të Edi Rama me problem të theksuara me drejtësinë, ka qenë tërësisht i paligjshëm dhe fund e krye politik, i urdhëruar nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste nga Edi Rama që në 7 maj të vitit 2022, i diktuar nga Charles McGonigal dhe i firmosur nga Altin Dumani.

Është e padiskutueshme që gjatë kohës që z. Ilir Meta ka qenë Kryetar i LSI, çdo veprim ka qenë i ligjshëm, është bërë me vendim Kryesie, si për miratimin e kontratave edhe të personave të autorizuar për nënshkrim apo ndjekje të zbatimit të tyre dhe çdo gjë është deklaruar në KQZ sipas ligjeve tona dhe atyre të SHBA.

Ashtu sikurse ra ‘de jure’, ende pa filluar gjykimi në themel i çështjes, kjo akuzë e fabrikuar për gjoja pagesën e 1 milion USD për foto me Presidentin Trump, që u rrudh në akuzën për 100 mijë USD e më pas rezultoi vetëm në pagesën e ligjshme prej 15 mijë USD të deklaruar sipas ligjit në Shqipëri dhe në Amerikë, ashtu do të bien një nga një dhe do të çmontohen të gjitha akuzat e tjera ndaj Presidentit Meta, si akuza ordinere e stërgjykura për CEZ-DIA dhe marrëzira të tjera, të cilat kanë rënë ‘de facto’, por që do të çmontohen fund e krye në procesin e gjykimit në themel duke provuar se sa të drejta kanë qenë denoncimet e Presidentit të Partisë së Lirisë për keqpërdorim politik të SPAK nga Edi Rama kundër opozitës së vërtetë, ndërsa dosja McGonigal vazhdon e ulëret dhe që vetëm SPAK nuk ka veshë ta dëgjojë.

Partia e Lirisë dhe Presidenti i saj, Ilir Meta mbeten të vendosur në qëndrimet e tyre shumë të drejta, të vërteta dhe parimore për të mos braktisur kurrë kauzat madhore që janë një interes ekzistencial kombëtar, duke iu përmbajtur gjithmonë ligjit dhe transparencës, ndërkohë që do të vijojnë të çmontojnë publikisht gjithë akuzat e tjera farsë për të cilat z.Meta vijon të mbahet padrejtësisht në izolim ekstrem prej 8 muaj, si dhe të kërkojnë përgjegjësi nga ata që kanë keqpërdorur institucionet shtetërore për të ndërtuar akuza të rreme, si dhe për të dëmtuar integritetin e opozitës dhe të së vërtetës.

The post Çështja e lobimit në SHBA/ PL publikon dokumentin zyrtar të SPAK: Bie akuza ndaj Metës appeared first on Albeu.com.

Tedi Blushi: Raporti i PE fakton blerjen e votave, Qeveria e ka humbur legjitimitetin
Sekretari i Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, deklaroi sot se raporti i Parlamentit Evropian fakton blerjen e votave në zgjedhjet patrlamentare të 11 majit.

Në këtë kontekst, Blushi u shpreh se Qeveria e ka humbur legjitimitetin e saj.

DEKLARATA E TEDI BLUSHIT

Konkluzioni i rëndë dhe alarmues i bërë sot në Parlamentin Europian se “strukturat kriminale nuk lejojnë ndryshimin e pushtetit në Shqipëri”, vërtetoi sot botërisht qëndrimet e drejta të Partisë së Lirisë dhe opozitës se shteti i bërë njësh me krimin shkatërroi nëpërmjet terrorizmit elektoral standardet e zgjedhjeve të 11 Majit.

Sot, nga zemra e Bashkimit Europian, u përcoll qartë mesazhi se kjo qeveri e ka humbur legjitimitetin dhe se po mbahet në pushtet jo nga vullneti i qytetarëve, por nga fuqia e krimit të organizuar dhe abuzimit të përbindshëm me fondet dhe institucionet publike në funksion të axhendës politike, elektorale dhe kriminale të Edi Ramës.

Raporti i Parlamentit Europian për zgjedhjet, i prezantuar nga eurodeputeti i CDU, Michael Gahler, që udhëhoqi misionin vëzhgues në Shqipëri sqaron qartësisht se votat më 11 Maj u blenë nëpërmjet:

abuzimit me burimet publike,

presionit mbi votuesit, veçanërisht punonjësit publikë,

keqpërdorimit të aktiviteteve qeveritare për qëllime elektorale,

amnistia e minutës së fundit për gjobat e papaguara nga qytetarët, një lëvizje që perceptohet si blerje votash,

Si dhe bonusi për pensionistët, një muaj para zgjedhjeve.

Ky raport e damkos botërisht Qeverinë e Edi Ramës si një regjim që ka asgjësuar demokracinë dhe shtetin ligjor, që dhunon liritë dhe shkelmon brutalisht të drejtat themelore të njeriut.

Partia e Lirisë e përshëndet raportin e Parlamentit Europian dhe e përkrah fuqimisht propozimin për dërgimin e një misioni faktmbledhës në Shqipëri.

Këto zgjedhje të kriminalizuara nuk përmbushën asnjë standard ndërkombëtar dhe shkelën dhunshëm kriteret e Kopenhagenit dhe Partia e Lirisë është e vendosur në vijimin e betejës së saj të pakompromis për të denoncuar me fakte dhe prova manipulimin e procesit zgjedhor përmes kapjes së shtetit dhe bashkëpunimit kriminal në frikësimin e votuesve dhe manipulimin e rezultateve; përndjekjes gjyqësore ndaj liderëve të opozitës; pandëshkueshmërinë institucionale ndaj krimeve zgjedhore, të cilat qartësisht u dënuan edhe në rezolutën shumë të rëndësishme të organizatës politike më të madhe në botë, IDC-CDI.

Çdo ditë po dalin në dritë të diellit prova të pastra dhe të qarta të terrorizmit elektoral, që vërtetojnë para të gjithë shqiptarëve se si Narkoregjimi tjetërsoi në mënyrë mafioze dhe të dhunshme vullnetin e lirë të qytetarëve duke shkallmuar standardet e zgjedhjeve.

Vetëm në Narkoshtetin e Edi Ramës mund të ndodhë që të “humbin” 130 mijë fletë votimi, si 130 milion eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston.

Ky terrorizëm elektoral nuk mund të pranohet kurrë!

Shqipëria nuk mund të integrohet në Europë me “trenat bullgarë” të Edi Ramës, por vetëm duke ndjekur shinat kushtetuese dhe standardet ndërkombëtare që garantojnë votën e lirë dhe zgjedhje të ndershme.

Pa garantuar votën e lirë, themelin e demokracisë dhe shtetit ligjor, nuk mund të ketë integrim të Shqipërisë në familjen europiane!

The post Tedi Blushi: Raporti i PE fakton blerjen e votave, Qeveria e ka humbur legjitimitetin appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet parlamentare/ Blushi: Kauzat për të cilat Meta ka luftuar do të mbrohen me zë të fortë nga PL në Parlament
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka bërë një deklaratë publike ku falenderoi votuesit e kreut të PL-së Ilir Metaj. Blushi tha se për Partinë e Lirisë, ata nuk janë thjesht votues, por heronj, simbole të lirisë dhe karakterit të pathyer, që nuk e shitën dinjitetin e tyre por luftuan me mish dhe me shpirt përballë një makinerie kriminale shtetërore, që shkatërroi standardet zgjedhore, demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Ai falenderoi dhe anëtarët, simpatizantët dhe të gjithë strukturat e PL-së që u angazhuan në këtë proces zgjedhor, në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë si edhe të gjithë komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit. Blushi tha se kauzat madhore, për të cilat Ilir Metaj ka luftuar dhe do të luftojë gjithmonë, do të mbrohen me zë të fortë, si kurrë më parë, nga Partia e Lirisë dhe përfaqësuesit e saj në Parlament, Këshillat Bashkiakë dhe kudo.

Deklarate per mediat e Sekretarit te Pergjithshem, Tedi Blushi:

Në emër të Partisë së Lirisë dua të falënderoj me mirënjohjen më të thellë mbi 8 mijë qytetarë të ndershëm dhe patriotë, të cilët votuan më 11 Maj për Ilir Metaj, duke i qëndruar besnikë vlerave të lirisë dhe demokracisë, si dhe duke injoruar me guxim e kurajë të lartë partriotike gjithfarë presionesh të Narkoshtetit.

Për Partinë e Lirisë, ata nuk janë thjesht votues, por heronj, simbole të lirisë dhe karakterit të pathyer, që nuk e shitën dinjitetin e tyre por luftuan me mish dhe me shpirt përballë një makinerie kriminale shtetërore, që shkatërroi standardet zgjedhore, demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Një falënderim të veçantë për të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe të gjithë strukturat e PL që u angazhuan në këtë proces zgjedhor, në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë, të cilët punuan me përkushtim dhe sakrifica të jashtëzakonshme në çdo njësi dhe qendër votimi, duke i garantuar se puna, përkushtimi, sakrificat dhe kontributet e tyre të paharrueshme do të jenë përherë të vlerësuara, veçanërisht si kontribute për demokracinë, për shtetin dhe për vendin.

Një falenderim të veçantë për të gjithë komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit e Partise se Lirise, të cilët po vazhdojnë me këmbëngulje dhe përgjegjësi të lartë të numërojnë dhe të mbrojnë çdo votë deri në votën e fundit. Ne do të bëjmë një analizë të thelluar dhe transparente për çdo njësi dhe çdo qendër votimi, jo vetem për të faktuar masakrën zgjedhore që ka ndodhur, por edhe rolin dhe misionin e gjithsecilit. Beteja opozitare e Partisë së Lirisë do të vazhdojë me vendosmëri kundër kësaj keqqeverisje, që e ka renditur sot Shqipërinë vendin më të korruptuar dhe më të varfër në Europë.

Kauzat madhore, për të cilat Ilir Metaj ka luftuar dhe do të luftojë gjithmonë, do të mbrohen me zë të forte, si kurrë më parë, nga Partia e Lirisë dhe përfaqësuesit e saj në Parlament, Këshillat Bashkiakë dhe kudo. Ilir Metën dhe Partinë e Lirisë nuk i ndalë dot askush në misionin e tyre patriotik për mbrojtjen e interesit kombëtar, për forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtë, në mbrojtje të votës së lirë dhe të kauzave madhore për të cilat ne kemi luftuar dhe do të luftojmë gjithmonë, pavaresisht sakrificave qe do te kerkohen.

The post Zgjedhjet parlamentare/ Blushi: Kauzat për të cilat Meta ka luftuar do të mbrohen me zë të fortë nga PL në Parlament appeared first on Albeu.com.

Kryemadhi sulmon Tedi Blushin: Ishte pa shtëpi, sot ka tre… Shkatërroi partinë!
Deputetja dhe ish-krytarja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka sulmuar sërish sekretarin e përgjithshëm të kësaj force, Tedi Blushin, të cilin e akuzon se ka shkatërruar partinë.

Në emisionin “Dekalog nga Roland Qafoku Kryemadhi tha se Blushi u pasurua me shkatërrimin e partisë.

“Tedi Blushi është njeriu më i lumtur në botë sot. Deputet është, gruan e ka drejtoreshë te Ulsi Manja, vjehrrin e ka nëndrejtor te spitali i burgut. Me tri shtëpi është sot, kur ka qenë pa shtëpi. Nuk ia ka bërë pushteti këto shtëpi, por shkatërrimi i partisë. Tedi Blushi e shkatërroi partinë”, tha Kryemadhi.

The post Kryemadhi sulmon Tedi Blushin: Ishte pa shtëpi, sot ka tre… Shkatërroi partinë! appeared first on Albeu.com.

Ndërprerja e energjisë elektrike, Blushi: Shqipëria në terr për shkak të korrupsionit!
Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka reaguar pas ndërprerjes së energjisë në disa qytete të vendit për më shumë se një orë.

Në postimin e tij në Facebook, Blushi shkruan se Shqipëria është në terr për shkak të korrupsionit, pasi digat janë plot dhe energji elektrike nuk ka. Gjithashtu Blushi ka ironizuar edhe SPAK, që sipas tij “ndriçon” si yll në fanarin e Partisë dhe qeverisë.

POSTIMI I PLOTË:

Shqipëria në terr për shkak të korrupsionit!

Digat plot dhe energji elektrike nuk ka!

Miliona euro investime për rrjetin energjitik dhe gjysma e vendit në errësirë totale.

Qindra milion euro hanë “Tigri 1” dhe “Tigri 3” (dy TEC-e lundruese në Vlorë) dhe ende nuk prodhojnë asnjë kilovat energji.

Këto janë “krimet intelektuale” që e kanë zhytyr sot vendin në terr.

Shqiptarët në errësirë, SPAK-u “ndriçon” si yll në fanarin e Partisë dhe “ngrohet” nën sqetullën e Edi Ramës dhe Qeverisë.

The post Ndërprerja e energjisë elektrike, Blushi: Shqipëria në terr për shkak të korrupsionit! appeared first on Albeu.com.

Blushi takim me drejtuesit e PL-së në SHBA dhe BE: Shqipëria është shpopulluar në mënyrë kriminale
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një mbledhje online me strukturat e diasporës. Gjatë takimit Blushi është shprehur se, diaspora është dhe do të jetë në ballë të betejës kundër narkoshtetit. Duke përcjellë përshëndetjet e presidentit të partisë Ili Meta, Blushi u kërkoj të gjitha strukturave në diasporë që të shumëfishojnë aksionet si dhe të jenë më aktive me bashkëatdhetarët apo dhe ndërkombëtaret.

Ai shtoi se është e domosdoshme që të gjitha strukturat e PL-së në Diasporë, në SHBA, në Angli, dhe në të gjithë vendet e Bashkimit Europian të vlerësojnë me realizëm dhe të ndërmarrin veprime të shpejta dhe të theksohet që Shqipëria është Shteti i parë në historinë e Europës që identifikohet si Narkoshtet, nuk ka asnjë precedent të ngjashëm në të gjithë historinë e Europës.

Ai shtoi se Edi Rama ka thyer edhe një tjetër rekord në këtë drejtim, pa llogaritur faktin që sot Shqipëria ka hyrë në një proces të Integrimit Europian si vendi ku të gjitha indekset, përfshi luftën kundër korrupsionit, Shtetin Ligjor, drejtësinë, median etj. Sipas tij ka raportet më negative vit pas viti dhe çështje më të rënda akoma, se sot Shqipëria ka hyrë në këtë proces, pra në procesin e hapjes së grup kapitujve me Bashkimin Europian, si Shteti ku ka të burgosur politikë.

Blushi tha se është e domosdoshme të riorganizohen fuqishëm, kudo në Diasporë, të zgjerohen në mënyrë të pandalshme, për të dënuar pa mëshirë këtë Narkoregjim që në 11 vite ka shpopulluar Shqipërinë në mënyrë kriminale. Sekretari i PL-së u shpreh se Presidenti Meta u rrëmbye dhe ndodhet sot në arrest me burg, sepse denoncoi në mënyrë të pakompromis projektin e “Ballkanit të Hapur ” që u themelua në Nish edhe nga Edi Rama. Ai shtoi se Meta u rrëmbye dhe është sot me masën arrest në burg pa prova, pa fakte dhe pa dëshmi si një nga denoncuesit më guximtar të korrupsionit të përbindshëm shtetëror të Edi Ramës dhe të inkriminimit më të tmerrshëm të kësaj Qeverie.

Fjala e Tedi Blushit:

Përshëndetje dhe një falënderim për të gjithë drejtuesit e strukturave tona në Diasporë, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në të gjitha vendet e Bashkimit Europian dhe jo vetëm, që janë sot në këtë mbledhje online të këtij Komisioni, në këtë mbledhje të dytë të Komisionit për të ndarë vlerësimet tona dhe për të përcaktuar mënyrën e re të organizimit në kushtet ku Partia e Lirisë ndodhet.

Referuar faktit që Presidenti i Partisë së Lirisë, zoti Ilir Meta, fiks si sot dy javë, u rrëmbye në mënyrë terroriste nga Narkorregjimit i Edi Ramës. Së pari, më lejoni t’ju përcjell përshëndetjet më të përzemërta për secilin nga kryetarët e Partisë së Lirisë në Diasporë dhe sigurisht tju përcjell mesazhin e tij për nevojën e shumëfishimit dhe intensifikimit të aksionit tonë në Diasporë, jo vetëm për ti njohur me situatën shumë të rëndë në të cilën ndodhet vendi, por edhe për të nxitur më shumë strukturat tona që të jenë më aktive sidomos në këtë situatë të paprecedentë për partinë tonë dhe sigurisht edhe për vendin.

Sigurisht që besoj se jeni njohur edhe nga mediat, por edhe nga komunikimet që kemi patur fiks dy javë më parë, pra ditën kur Presidenti i Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta u rrëmbye dhe u ndalua politikisht pa prova, pa fakte dhe pa dëshmi, mbështetur vetëm në një vullnet tërësisht politik dhe kriminal të Kryebanditit Edi Rama dhe ju falënderoj sërish dhe për solidaritetin që nëpërmjet jush na është përcjelle nga të gjithë anëtarët tanë në Diasporë dhe veçanërisht mijëra anëtarët tanë në SHBA, për të cilët tashmë është e qartë si drita e diellit që ky rrëmbim terrorist i Presidentit Meta ka qenë i planifikuar prej kohësh dhe jo rastësisht ndodhi në prag të fushatës zgjedhore të vitit të ardhshëm dhe vetëm për ti garantuar Narkoshtetit të Edi Ramës, përmes sigurisht Narkodrejtësisë edhe 4 vite të tjera sundim në kurriz të shqiptarëve dhe në dëm të interesave tona kombëtare.

Mënyra tërësisht denigruese, degraduese dhe çnjerëzore e rrëmbimit të Presidentit Meta nga persona me maska, të paidentifikuar, pa dinstiktiv, me automjete private dhe në shkelje të hapur të Kushtetutës, të Konventës Europiane për të drejtat e njeriut dhe të cdo ligji, mbështetur mbi një dosje farsë, që është cmontuar edhe nga vetë Presidenti Meta me sqarimet e tij publike, nuk tregon gjë tjetër, veçse faktin që ky Narkoshtet që tashmë ka nën kontroll të gjitha Institucionet, që ka kapur për fyti edhe drejtësinë, që sot po shërben si hanxhar apo si vrasëse me pagesë e pluralizmit politik në vend, të demokracisë dhe mbi të gjitha të opozitarizmit të vërtetë i duhet, pra këtij regjimi ti shkurtojmë orën sa më shpejt.

Është e domosdoshme që të gjitha strukturat tona në Diasporë, në SHBA, në Angli, dhe në të gjithë vendet e Bashkimit Europian të vlerësojnë me realizëm dhe të ndërmarrin veprime të shpejta dhe sigurisht të vendosura në drejtim jo vetëm të një organizimi më efikas, por sigurisht edhe të njohjes të kësaj situate dramatike dhe të përcjelljes së informacioneve në të gjithë vendet dhe miqtë tanë të huaj, sepse është shumë e rëndësishme të theksohet që Shqipëria është Shteti i parë në historinë e Europës që identifikohet si Narkoshtet, nuk ka asnjë precedent të ngjashëm në të gjithë historinë e Europës.

Edi Rama ka thyer kështu edhe një tjetër rekord në këtë drejtim, pa llogaritur faktin që sot Shqipëria ka hyrë në një proces të Integrimit Europian si vendi ku të gjitha indekset, përfshi luftën kundër korrupsionit, Shtetin Ligjor, drejtësinë, median etj. ka raportet më negative vit pas viti dhe çështë më e rëndë akoma, sot Shqipëria ka hyrë në këtë proces, pra në procesin e hapjes së grup kapitujve me Bashkimin Europian, si Shteti ku ka të burgosur politikë.

Besoj ju e dini rrëmbimin terrorist dhe kriminal dhe më pas burgosjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës Fredi Beleri, sot Eurodeputet, të gjithë jemi në dijeni të ndalimit tërësisht politik pa prova, pa fakte të Liderit historik të Partisë Demokratike Prof. Dr. Sali Berisha, besoj të gjithë jeni në dijeni se si një nga deputetët zemër luan të Opozitës, nënkryetari i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Ervin Salianji sot është i burgosur politik për gjoja kallëzim të rremë, pra është dënuar pa ligj, vetëm sepse guxoi të bënte një denoncim të vërtetë sa i përket lidhjeve të tmerrshme të trafikut ndërkombëtar të drogës me nivelet e larta të Qeverisë për të mbërritur në rastin e fundit, në agresionin e pastër të Edi Ramës ndaj Partisë së Lirisë, të rrëmbimit terrorist, kriminal dhe ndalimit me burg të Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta.

Është e qartë që gjithë ky proces rrëmbimi politik dhe të gjitha veprimet e paligjshme të faktuara nga Prokuroria, pra nga SPAK- u i Edi Ramës, që vërtetoi edhe njëherë asgjësimin total të Reformës në Drejtësi, të asaj reforme që u miratua me 140 vota, por që u katandis në një reformë me 69 vota dhe besoj të gjithëve ju kujtohet votimi në Parlament i Prokurorit të Përgjithshëm në Parlament me 69 vota, tek ligji i betimit të gjyqtarëve tek Lana dhe për të mbërritur në fazën finale të asgjësimit total të kësaj reforme që konfirmon edhe njëherë tjetër që tashmë mafia në Pushtet ose Mafiokracia siç cilësohet me të drejtë në të gjitha mediat prestigjioze Ndërkombëtare, të kapur edhe sistemin e drejtësisë për të vendosur aty prokurorë që nuk janë asgjë tjetër veçse vrasës me pagesë të Opozitës për të emëruar, pra Ramaforma, gjyqtarë, që nuk kanë bërë gjë tjetër veçse e kanë shndërruar Gjykatën Kombëtare Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në një Gjykatë Kombëtare kundër Opozitës, sepse është afërmendsh e qartë që Narkoshteti nëpërmjet Narkodrejtësisë, nëpërmjet ktij ndalimi dhe rrëmbimi të paligjshëm, pa fakte, pa prova dhe pa dëshmi të Presidentit Meta ka patur vetëm një qëllim politik, duke u vendosur tërësisht në funksion të axhendës personale dhe elektorale dhe sigurisht politike të Edi Ramës, që ka qenë izolimi i paligjshëm dhe ekstrem i Presidentit Meta, me qëllim pengimin e aktivitetit të tij opozitar, me qëllim pengimin e aktivitetit tonë si Parti e Lirisë, në mënyrë që ky regjim mafioz ta ketë më të thjeshtë sundimin edhe për 4 vite të tjera në kurriz të shqiptarëve.

Ndaj është e domosdoshme të riorganizohemi fuqishëm, kudo në Diasporë, të zgjerohemi në mënyrë të pandalshme, për të dënuar pa mëshirë këtë Narkoregjim që në 11 vite ka shpopulluar Shqipërinë në mënyrë kriminale duke I bërë Kombit tonë atë që nuk ja kanë bërë as armiqtë e tij më të egër, 1 milion shqiptarë sot ndodhen jashtë vendit dhe ndërkohë edhe statistikat e fundit të Eurostatit konfirmojnë se ky proces vijon për fat të keq me ritme të pandalshme.

Ndaj dua të theksoj se ky arrestim i paligjshëm dhe banditesk i dy javëve më parë është jo vetëm shfaqja por edhe thelbi kriminal i një procesi të tërë hetimor ndaj Presidentit Meta, që është bazuar vetëm në montime politike me dëshmitarë të rremë dhe me probleme serioze me drejtësinë dhe për fat të keq dhe të disa osh bashkëpunëtorëve të zotit Meta që prej kohësh kanë rënë në rrjetën e SPAK- ut për shkak të papërgjegjshmërisë dhe mendjelehtësisë së tyre dhe që u kthyen edhe në bashkëpunëtorë të regjimit ,të këtij regjimi të cilit i kemi bërë të qartë dhe falenderoj edhe mijëra anëtarët tanë në Diasporë për solidaritetin dhe për mbështetjen që na kanë dhënë në këtë drejtim, pra që ky regjim ta harrojë se do të mund ta marri peng këtë forcë politike, këtë forcë patriotike dhe se ky rregjim do ta marri ndëshkimin me të ashpër nga anëtarët tanë brenda vendit, nga anëtarët tanë në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi dhe sigurisht nga Diaspora jonë, në të cilën ne kemi struktura shume solide, kemi drejtues si ju, personalitete, të mirë arsimuar dhe që keni dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për partinë tonë, kontribut intelektual dhe sidomos në hartimin e alternativës sonë të një mirë qeverisjeje, të alternativës sonë patriotike, të alternativës sonë që rikthen shpresën dhe besimin, të 5 prioriteteve tona madhore për 4 milionë shqiptarë plus.

Besoj, ju e dini që ne tashmë e kemi edhe një program të qartë për Diasporën, që është bërë edhe publik, por që unë po e rikujtoj për të gjithë ju dhe për të gjithë shqiptarët që na ndjekin, një program konkret dhe plotësisht i realizueshëm, sepse për ne Diaspora nuk është vetëm një potencial i jashtëzakonshëm, por është potenciali më i madh që ka sot Shqipëria dhe vendi ynë, sepse sikundër e theksova shpopullimi ka qenë axhenda e qëllimshme, antikombëtare e “Rilindjes” dhe e Edi Ramës, me të vetmin qëllim, për të përzënë nga ky vend forcat më krijuese, forcat më kritike, energjitë e reja dhe për të përshpejtuar atë qëllim dhe atë mision antikombëtar që Pashiqi shqip folës Edi Rama ka marrë përsipër ta verë në jetë dhe që ne me cdo cmim nuk do ta lejojmë.

Dua tju rikujtoj, se Partia jonë, ashtu si dhe gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë, janë sot target i Internacionales së Surrogacisë dhe i mafies Ndërkombëtare, e cila ka diktuar dhe ka urdhëruar, në bashkëpunim edhe me Edi Ramën edhe izolimin e Presidentit Meta dhe izolimin e Liderit historik të Partisë Demokratike Dr. Berishës, sepse këto 2 personalitete dhe drejtues të Opozitës, kanë qenë dhe janë dhe do të jenë zëdhënësit më të fuqishëm të çështjes Kombëtare.

Une dua tju kujtoj se Presidenti Meta, është ndaluar sot nga Edi Rama, së pari për mbrojtjen e pakompromis të interesit Kombëtar dhe të çështjes Kombëtare, është ndaluar për shkak të mbrojtjes së pakompromis të Sovranitetit dhe Integritetit territorial të Shqipërisë, Presidenti Meta është rrëmbyer dhe është sot në burg politik, sepse ai ka mbrojtur dhe mbron dhe do të mbrojë gjithmonë me patriotizëm çështjen e Kosovës dhe ka qenë një nga denoncuesit më të ashpër të projektit ogurzi ku u përfshi direkt dhe Edi Rama të ndarjes së Kosovës dhe të ndryshimit të kufijve të Kosovës.

Sot Presidenti Meta është me masë sigurie arrest në burg nga Edi Rama dhe nga mafia Ndërkombëtare, sepse ka mbrojtur me patriotizëm interesat e Shqipërisë në raport me çështjen e detit, një tradhti kombëtare ku Edi Rama ka patur për bashkëpunëtor edhe Lulzim Bashën.

Presidenti Meta u rrëmbye dhe ndodhet sot në arrest me burg, sepse denoncoi në mënyrë të pakompromis projektin e “Ballkanit të Hapur ” që u themelua në Nish edhe nga Edi Rama dhe sigurisht që u rrëmbye dhe është sot me masën arrest në burg pa prova, pa fakte dhe pa dëshmi si një nga denoncuesit më guximtar të korrupsionit të përbindshëm shtetëror të Edi Ramës dhe të inkriminimit më të tmerrshëm të kësaj Qeverie, sic faktojnë edhe raportet më te fundit, madje une dua tju rikujtoj edhe indeksin e drejtësisë ku Shqipëria renditet poshtë edhe Vietnamit Komunist edhe shumë vende më poshtë edhe se Bjellorusia e Lukashenkos.

Është ky raport dhe sigurisht edhe raporte të tjera që cmontojnë dhe faktojnë se qëndrimet tona në raport me kapjen e Reformës në Drejtësi, me shndërimin e saj në një Ramaformë janë qëndrime të drejta, janë qëndrime të qarta, sepse janë këto indekse dhe këto raporte që e rendisin sot Shqipërinë si vendin e parë në Rajon dhe në Europë për nivelin më të lartë të korrupsionit, që e rendisin Shqipërinë në vendin e dytë në botë pas Zambies për nivelin e ryshfetit dhe që e rendisin Shqipërinë pas Vietnamit Komunist sa i takon indeksit të drejtësisë, që faktojnë që në këtë vend për herë të parë edhe në historinë e Europës është instaluar një Narkoshtet dhe një Narkoregjim, që për fat të keq pra kjo mafie pasi kapi Qeverinë, pasi kapi Parlamentin, pasi kapi të gjitha Institucionet e tjera të pavarura, tani ka kapur për fyti edhe drejtësinë.

Ndaj ju ftoj të gjithëve të vijojmë në mënyrë të pandalshme procesin e hapjes së Partisë së Lirisë, të zgjerimit të saj në Diasporë.

Jam shumë i lumtur që u njoha dhe nga Kryetari i Komisionit të Diasporës për anëtarësimet e reja që kanë ndodhur vetëm këto dy javë në degët tona, të Partisë së Lirisë në SHBA, në Angli, në Belgjikë, në Greqi dhe në te gjithë vendet e BE, që tregojnë dhe njëherë se Partia e Lirisë dhe qëndrimet e saj, që Presidenti Meta ka mbështetjen e të gjithë shqipëtarëve patriotë dhe të ndershëm që besojnë programin tonë, që ju besojnë qëndrimeve tona të drejta.

Dua të ritheksoj edhe njëherë programin tonë me 5 prioritetete për 4 milionë shqiptarë plus, janë pesë prioritetete madhore, të cilat jo vetëm i japin fund shpopullimit, jo vetëm mundësojnë dyfishimin e pagave dhe të pensioneve, jo vetëm mundësojnë zhvillimin e arsimit në menyre që sot Shqipëria nga një vend i renditur posht edhe vendeve të botës së tretë sa i përket kërkimit shkencor apo nivelit arsimor, te jete një vend ku të rinjtë dhe të rejat të mirë arsimohen dhe të mirë edukohen.

Fale 5 prioriteteteve tona ne do të mundësojë një zhvillim të jashtëzakonshëm te Bujqësisë dhe Blegtorisë me mbështetje direkte dhe pagesa konkrete, që do të mundësojnë gjithashtu edhe ndalimin e shpopullimit të zonave më prodhuese të Shqipërisë dhe të ndalimit të largimit të fermerëve qe sot për fat të keq vazhdojnë të hedhin produktet në kanal, sepse ky në fakt ka qenë edhe projekti jo vetëm i “Ballkanit të Hapu” por edhe qëllimi i Edi Ramës që importet të shkatërrojnë ekonominë vendase dhe jo më kot sot Shqipëria nuk krahasohet as me Maqedoninë e Veriut dhe as me Kosovën sa i përket eksporteve.

Dhe pika e pestë meqë jemi tek eksportet, është shndërimi I Shqipërisë në fuqi eksportuese në Rajon, sepse sikundër e dimë të gjithë, Shqipëria është vendi i vetëm në Rajon dhe besoj edhe në Europë që thyen rekord vetëm për importin e bananeve dhe për të mos bërë më ironi, vetëm për importin e drogës, sepse jo më kot importi i bananeve është rritur 60 herë, që do të thotë importi i drogës në vend është rritur 60 herë dhe janë këto para të pista me të cilat Edi Rama do tentojë dhe po tenton që tani të shkatërrojë zgjedhjet sic u përpoq dhe po përpiqet që duke ndaluar Presidentin e Partisë së Lirisë, duke ndaluar Liderin historik të Partisë Demokratike, të mund të corjentojë Opozitën dhe të trembi popullin, ta harrojë.

Nën drejtimin e Presidentit Meta, Partia e Lirisë së bashku me Opozitën e bashkuar do të arrijmë një rezultat të jashtëzakonshëm në zgjedhje dhe të jeni të bindur që do të bëjmë gjithçka në përballjen dhëmb për dhëmb me këtë Narkoshtet për ti shkurtuar orët sa më parë. Ndaj do të isha i lutur që pavarësisht këtyre lajmeve të mira që mora sot, pra për shtimin e anëtarëve të rinj të Partisë së Lirisë në Diasporë, të intensifikojmë më shumë aksionin tonë kudo, në mënyrë që Diaspora të jetë pjesë sa më shpejt e vendimmarrjes në vend në mënyrë qe ju të merrni në dorë fatet e vendit.

Dua gjithashtu tju rikujtoj që programi i Partisë së Lirisë për Diasporën së pari është i qartë, së dyti është konkret dhe plotësisht i realizueshëm. Ne angazhohemi për një Ministri për Diasporën dhe nje Ministri e cila nuk do të jetë e dedikuar për të organizuar evente sic I keni parë në të kaluarën, por një Ministri e cila do të ndjeki legjislacionin nxitës dhe favorizues për të gjithë shqiptarët që duan të kthehen dhe të ri integrohen në vendin e tyre.

Po kështu kjo Ministri do të ketë funksion primar të saj krijimin dhe vënien në efiçencë të zyrave për emigracionin dhe Diasporën kudo nëpër Ambasadat dhe Konsullatat tona nëpër botë dhe sigurisht për të dhënë ndihmesën e duhur ligjore dhe mbrojtjen ndaj Qeverive pritëse dhe mbështetjen komunitare.

Gjithashtu dua tju kujtoj se pjesë e programit të Partisë së Lirisë për Diasporën është se bizneset e shqiptarëve që janë jashtë vendit do të kenë lehtësira fiskale të miratuara me ligje në momentin që ata do të vendosin të rilthejen ne Shqipëri. Ky program angazhohet për përjashtimin deri në 10 vite nga tatimi mbi fitimin për investimin që do të bëhet si dhe përjashtimin për 10 vite nga taksat lokale.

Gjithashtu programi i Partisë së Lirisë për Diasporën angazhohet për dhënien e tokës – shtet me 1 euro për të gjitha projektet zhvillimore si dhe angazhohet që Shteti, me Partine e Lirisë nesër në qeverisje do të marri përsipër kostot lokale te TVSH- së për të gjitha pajisjet, investimet që shqiptarët që vendosin të kthehen në vendin tonë do të bëjnë në Shqipëri. Gjithashtu 20% e listave për Deputet të Partisë së Lirisë do të jenë me përfaqësues nga Diaspora.

The post Blushi takim me drejtuesit e PL-së në SHBA dhe BE: Shqipëria është shpopulluar në mënyrë kriminale appeared first on Albeu.com.

Tedi Blushi: Drejtësia me dy standarde, në vend të thërrasin Ramën dhe Veliajn, thërrasin një deputete për një parfum
Ditën e sotme, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, duke folur në protestën para Bashkisë së Tiranës, ka deklaruar se vendi është nën pushtimin e një regjimi kriminal që po përdor edhe policinë.

Blushi u shpreh se; drejtësia në Shqipëri është e falimentuar dhe po funksionon me dy standarde, duke sulmuar vetëm opozitën dhe qytetarët.

Blushi: Shqipëria sot është nën pushtetin e një regjimi kriminal, nën pushtetin e një regjimi që përdor këtë narkopolici për të arrestuar dhe për të rrëmbyer presidentin e PL.

Për të arrestuar dhe për të dhunuar protestuesit paqësorë. Vetëm në Shqipëri ndodh të arrestohesh se po proteston në paqe. 3 viktima dje në Shkodër, ku ishin kta oficerë policie. Janë thjeshrtë një eskortë ordinere e krimit të organizuar.

Kemi sot edhe një sistem drejtësie të falimentuar që vetëm drejtësi nuk jep. Në cilin vend të botës ndodh që një kryeministër i faktuar për lidhjet e tij me trafikun e drogës, nuk thirret ne prokurori.

Në cilin vend të botës një kryetarë bashkie vjedh qindra milionë euro dhe nuk thirret në polici.

Kush është standardi i kësaj drejtësie po aq kriminale sa drejtësia e Enver Hoxhes, por me shumë qesharake se ajo.

Në vend të thërrasë Ramën dhe Veliajn, thërret një deputete për një parfum. E kuptoni në cfarë regjimi kriminal jemi.

Nuk është koha vetëm për rezistencë por koha për aksion, sepse është në duart tona për të bërë drejtësi.

Kjo drejtësi për fat të keq është kapur nga Edi Rama, sot prokurorët nuk janë gjë tjetër vecse toga pushkatimi kundër opozitës dhe qytetarëve.

The post Tedi Blushi: Drejtësia me dy standarde, në vend të thërrasin Ramën dhe Veliajn, thërrasin një deputete për një parfum appeared first on Albeu.com.

Protesta e opozitës/ Blushi: Thirrje për rezistencë, në ballë të revoltës për demokraci
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, bëri thirrje për një revoltë të gjerë qytetare kundër regjimit të Edi Ramës, të cilin e akuzoi për korrupsion dhe kontroll mbi drejtësinë. Në një konferencë për shtyp, Blushi tha se protesta e sotme është një reagim legjitim i shqiptarëve të ndershëm për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë në vend.

Ai theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së të gjitha strukturave të Partisë së Lirisë dhe simpatizantëve në pikat kryesore të protestës në disa qarqe të Shqipërisë. Sipas Blushit kjo revoltë, synon të tregojë forcën e opozitës kundër padrejtësive dhe presionit politik që po ushtrohet ndaj saj.

“Revolta e sotme është një revoltë legjitime e gjithë shqiptarëve të ndershëm dhe patriotë për t’i dhënë një mësim historik narkoshtetit të Edi Ramës dhe narkodrejtësisë që gjithashtu kontrollohet nga Edi Rama dhe që po përbën çdo përpjekje për të mbajtur në këmbë këtë regjim të inkriminuar dhe të korruptuar, duke u përpjekur që nëpërmjet rrëmbimit terrorist dhe izolimit politik të presidentit të Partisë së Lirisë, zotit Ilir Meta, si dhe nëpërmjet izolimit politik të liderit historik të Partisë Demokratike, prof. dr. Sali Berisha, dhe burgosjeve politike të figurave të opozitës që denoncojnë më fort inkriminimin dhe korrupsionin e Edi Ramës, ta rënditë Shqipërinë si vendin e parë në kontinent pas rënies së perdes së hekurt.

Kjo është një situatë ku, megjithëse aspiron për Bashkimin Europian, Shqipëria ka drejtuesit e vërtetë të opozitës të burgosur politikisht. Sot, të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë dhe të gjithë simpatizantët e saj do të jenë në ballë të protestës. Strukturat tona në Tiranë janë të thirrura të jenë prezente te segmenti Casa Italia – Sheshi Shqiponja; strukturat në qarkun Kukës, Shkodër dhe Lezhë do të jenë sot në këmbë te rrethrrotullimi i Milotit; të gjitha degët e qarkut të Durrësit do të jenë sot në krye të protestës dhe mosbindjes civile te rrethrrotullimi i Shkozetit.

Të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e qarkut të Elbasanit dhe të Korçës do të jenë të pranishëm në rrethrrotullimin e Bradasheshit; anëtarët dhe simpatizantët e PL në degët e Kavajës, Rrogozhinës, Lushnjes dhe Divjakës do të jenë të pranishëm te rrethrrotullimi i Rrogozhinës. Gjithashtu, të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe mbështetësit e PL do të jenë në ballë të protestës te rrethrrotullimi i Levanit, ku do të jenë prezent strukturat tona të qarkut të Fierit, Vlorës, Beratit dhe Gjirokastrës,” u shpreh Blushi.

The post Protesta e opozitës/ Blushi: Thirrje për rezistencë, në ballë të revoltës për demokraci appeared first on Albeu.com.

Arrestimi i Metës, Blushi: Na terrorizuan, menduam se po na rrëmbejnë!
Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i PL-së, e konsideroi një akt të pashembullt terrorist, arrestimin e Presidentit të kësaj partie, Ilir Meta.

Blushi tha se ky akt u ndërmorr me urdhër të kreut të SPAK, që e krahasoi me Bin Ladenin.

“Këta kriminele dhe banditë e kanë personale me të gjithë shqiptarët, këtë akt terrorist të dhunshëm që ndërmorën ndaj ish-Presidentit Ilir Meta, duke kënaqur egon e kryekriminelit Edi Kristaq Rama”, tha Blushi.

Ai u shpreh se akti i sotshëm është një shpallje lufte ndaj opozitës, e cila nga dita e sotme i ka dy nga drejtuesit e saj të arrestuar politikisht. Blushi tha se tejkalimi i çdo vije të kuqe do të marrë përgjigjen e popullit opozitar dhe shqiptarëve të ndërshëm nga të 4 anët e Botës.

Blushi tha se kur një ish-Presidenti Republike, që mbrohet edhe nga Garda e Republikës, që çuditërisht nuk ndodhej atje në momentin e arrestimit, i ndodh një akt i tillë terrorist, merreni me mend se çfarë mund t’i ndodhë shqiptarëve të thjeshtë.

Ai tha se ky ishte një proces i inskenuar nga Edi Rama dhe i zbatuar nga xhelati i tij në SPAK.

The post Arrestimi i Metës, Blushi: Na terrorizuan, menduam se po na rrëmbejnë! appeared first on Albeu.com.

Tedi Blushi flet për arrestimin e Metës: Nuk e di ku ndodhet, kjo është një pengmarrje…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka folur pas arrestimit të Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Blushi i cili ndodhet te Policia e Tiranës, e cilësoi pengmarrje kriminale.

“Kemi të bëjmë me një pengmarrje kriminale, akt kriminal të një strukturë kriminale terroriste guxon të rrëmbejë në mes të ditës ish-Presidentin e Republikës, ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e Parlamentit. Nuk e di ku ndodhet dhe kjo është një fatkeqësi. Kjo tregon gjendjen skandaloze, aktin e rëndë kriminal që do të marrë përgjigje shembullore nga të gjithë shqiptarët patriotë dhe të ndershëm”, deklaroi Blushi.

Është bërë publike fotoja, nga momenti i arrestimit të Presidentit të PL-së Ilir Meta. Siç mund ta shikoni në fotografinë më poshtë, agjentët e BKH-së gjatë momentit të arrestimit mbanin maska në kokë për të mos u identifikuar.

The post Tedi Blushi flet për arrestimin e Metës: Nuk e di ku ndodhet, kjo është një pengmarrje… appeared first on Albeu.com.