te vjella Archives - Albeu.com

Ja nga çfarë mund të vuani nëse përjetoni shpesh ndjesinë e të përzierave
Ndjesia e të përzierave mund të ketë shumë arsye nga pas, ndonëse njerëzit i përmbledhin në dy të vetme: Je helmuar nga ushqimi, mund te jesh shtatzënë. Duke mos njohur shkaqet e vërteta të ndjesisë së të vjellurit, njerëzit priren të bësojnë se nuk kanë asgjë, nëse nuk janë helmuar apo nuk presin një fëmijë (në rastin e një fëmije apo mashkulli) . Do të habitenit kur të mësoni se sa shumë gjëra të tjera mund të shktaktojnë këtë gjendje, ndaj vazhdoni të lexoni .

1. Migrena

Ndjesia e të përzierave shpesh është simptomë e migrenës. Dhimbjet e vazhdueshme të kokës mund të shoqërohen me një gjendje aspak e mirë e stomakut.

2. Stresi

Stresi është një tjetër faktor që kontibuon dhe përkeqëson problemet e stomakut , duke shkaktuar më pas të vjella.

Është e rëndësishme të zhvilloni teknika si yoga apo meditimi për të përballuar stresin si dhe rekomandohet të shmangni ushqimet pikante dhe kafeinën .

3.Gurë të tëmthit

Përzieria dhe të vjellat janë dy nga shenjat treguese të gurëve në tëmth.

4. Kontraceptivët

Pilulat kontraceptive e vitaminat, shpesh mund të kenë vjelljen si efekt anësor.

5.Shtatzënia

Ndryshe nga se paraqitet në filma, vjellja  nuk është shenja e parë e një shtatzënie të mundshme.

Për një grua që ka menstruacione të rregullta, në rast se ajo është shtatzënë , do të fillojë të përjetojë të përzierat deri në 8 javë pas shtatzënise, pra teper vonë. Ndërsa për një grua me menstraucione jo të rregullta, të vjellat janë tregues kryesor.

The post Ja nga çfarë mund të vuani nëse përjetoni shpesh ndjesinë e të përzierave appeared first on Albeu.com.

Si të përgatisni në shtëpi “serumin” që zëvendëson lëngjet e humbura pas të vjellave ose diarresë
Pas problemit të diarresë mund të fshihen shumë shkaqe, që përfshijnë shqetësimet me aparatin tretës apo shkaqe të tjera të jashtme. Para se të diferenconi këto të fundit, duhet të mos ngatërroni diarrenë me pseudodiaretë tek të porsalindurit, as me fecet e ujshme tek fëmijët e shëndoshë, diarrea është tjetër gjë.

Në disa raste gjendja mund të rëndohet në një kohë të shkurtër, sidomos kur shoqërohet me të vjella, gje që çon në humbjen e shpejtë të lëngjeve dhe të kripërave. Nëse gjendja nuk mbahet nën kontroll, jeta e personi mund të vihet edhe në rrezik. Me fëmijët duhet të tregoni kujdesin më të madh!

Ajo që duhet të bëni në këto raste është të zëvendësoni lëngjet dhe kripërat e humbura ! Si bëhet zëvëndësimi i lëngjeve?

Provoni këtë përzierje: në 1 litër ujë në temperaturën e zakonshme, shtrydhini ½ limon, shtoni një lugë kafeje rrafsh me kripë dhe 1 lugë kafe sheqer. Kjo është tretësira që do të zëvendësojë, serumin! Nëse fëmija nuk pranon ta pijë atëhere, jepini atë që ka dëshirë si caj, kamomil, lëngje frutash ose limonata tepër të holluara. Me pak fjalë, duhen shfrytëzuar të gjitha mënyrat e dhënies së lëngjeve nga goja, mjafton ti pranojë.

Pi me etje, po e nxjerr menjëherë?

Dhe në këto rrethana, nuk duhet hequr dorë nga dhënia e lëngjeve; po nga pak e shpesh, ashtu si merren pikat e serumit në venë; si një “serum nga goja”; duke filluar qoftë dhe nga ½ lugë kafeje, pastaj 1 lugë, çka do të thotë që me durim, përmbajtja e një filxhani çaji (që merr rreth 200 – 250ml), të jepet afërsisht gjatë 2 orëve. Në këtë mënyrë arrijmë të sigurojmë të paktën sasinë më të domosdoshme të lëngjeve. Në vazhdim, duke parë “tolerancën”, gradualisht rrisim sasinë dhe shpeshtësinë. Nëse vjelljet nuk janë problematike dhe lëngjet pranohen, nuk ka përse të veprohet si më sipër.

Ushqyerja – Nëse ushqehet me gji, mos e ndërprisni dhënien e tij. Po pati të vjella, vendoseni për përiudha më të shkurtëra dhe me të shpeshta. Për fëmijët me ushqyerje artificiale, mbas një pefriudhe fare të shkurtër (jo më shumë 2-3 orë), vetëm me lëngje (si më sipër), filloni qumështin industrial që ka marrë më parë. Fëmijëve me ushqyerie të përzier, qumështi i gjirit, nuk ndërpritet, ndërsa për shtesën, duhet bërë me kujdes, po qe nevoja, nga pak e shpesh. Dietave të “urisë” u ka ikur koha. Shumë rekomandojnë të ushqehen si zakonisht.

The post Si të përgatisni në shtëpi “serumin” që zëvendëson lëngjet e humbura pas të vjellave ose diarresë appeared first on Albeu.com.

Kjo sëmundje mendore shkakton të vjella të vazhdueshme
Dr. Hossam Mowafi, Profesor i Mjekësisë së Kujdesit Kritik në Qasr Al-Ainy në Egjipt, zbuloi një arsye psikologjike prapa të vjellave të vazhdueshme, duke konfirmuar ekzistencën e një marrëdhënieje midis kësaj simptome shëndetësore dhe gjendjes shpirtërore.

Muwafi tha, gjatë takimit të tij dje në kanalin “Echo of the Country”, se nëse pankreasi është i shëndetshëm dhe nuk vuan nga infeksionet, shkaku i të vjellave të vazhdueshme mund të jetë një sëmundje mendore.

Ai shtoi se sëmundjet mendore vijnë tek njerëz të ndryshëm në mosha të ndryshme, dhe shkaktojnë shumë simptoma, njëra prej të cilave është të vjellat.

Ai shpjegoi se pankreatiti mund të jetë gjithashtu një shkak për të vjella të vazhdueshme, duke vënë në dukje se së pari është ekzaminuar me skanim CT ose ultratinguj endoskopik.

Ai vuri në dukje se pankreasi është një organ i vendosur në pjesën e pasme, dhe ndonjëherë nuk shihet gjatë ekzaminimeve mjekësore, kështu që ultratingulli endoskopik ishte zgjidhja më e mirë për ta diagnostikuar atë.

Ai deklaroi se kur sigurohet siguria e pankreasit, duhet të konsultohet një psikiatër, por gjendja e dobët mendore nuk është domosdoshmërisht një sëmundje mendore.

The post Kjo sëmundje mendore shkakton të vjella të vazhdueshme appeared first on Albeu.com.

Gastroenteritet, rreziku nga të vjellat dhe diarrea në stinën e verës
Gastroenteriti është infeksioni i traktit gastrointestinal, kryesisht infeksion i stomakut dhe zorrës së hollë. Shkaktohet nga viruset, bakteret ose mikrobet e tjera. Personat e prekur mund të kenë diarre, të përziera e të vjella apo dhembje barku. Ndonjëherë shoqërohet me temperaturë të lartë, dhembje të kokës dhe të muskujve të trupit. Në përgjithësi është një patologji që kalon brenda pak ditësh dhe nuk ka nevojë per mjekime specifike. Dhembjet e barkut janë të zakonshme dhe qetësohen pak kohë pas jashtëqitjes.

Duhet të shkojnë te mjeku pacientët që kanë:

Shenja të dehidrimit, si pasojë e të vjellave dhe diarresë, gjak në jashtëqitje ose dhimbje të forta të barkut.

Temperaturë të lartë dhe të vazhdueshme, diarre dhe të vjella që zgjasin.

Personat e moshuar, pacientët që vuajnë nga sëmundje kronike apo që kanë probleme me sistemin imunitar (pacientë që marrin mjekime afatgjata me kortizon ose që janë në trajtim me kimioterapi për sëmundje tumorale), gratë shtatzëna. Fëmijët duhet që të konsultohen që në fillim të simptomave të sëmundjes.

Klasifikimi

Gastroenteriti mund të klasifikohet në bazë të kohëzgjatjes së simptomave:

Gastroenterit akut, ndodh në harkun e pak ditëve dhe gjithsesi nuk zgjat më shumë se dy javë

Gastroenterit rezistent, ka një zhvillim më të ngadaltë dhe nuk kalon përpara 14 ditëve

Gastroenterit kronik, ashtu si sugjeron vetë emri, manifeston simptoma të cilat zgjasin më shumë se 30 ditë.

Gastroenteriti infektiv

Agjentët patogjenë potencialisht përgjegjës për gastroenteritin infektiv janë viruset, bakteret dhe parazitët, të cilët futen në organizmin e njeriut me rrugë fekal-orale si pasojë e kushteve të këqija higjenosanitare apo kontaminimit të ushqimeve apo ujit, kolonizojnë mukozën e zorrës dhe alternojnë punën e saj duke dëmtuar mekanizmat e përthithjes dhe sekretimit të qelizave intestinale apo duke çliruar toksina të ndryshme në lumenin e zorrës. Më të zakonshmit janë:

Viruset: Norovirus, Astrovirus, Rotavirus dhe Adenovirus.

Bakteret: Salmonella, Campylobacter spp., E. Coli (6 lloje), Vibrio spp., Aeromonas spp., Yersinia, Bacillus cereus, Clostridium perfrigens, Staphylococcus aureus enterotoxicogen, Listeria monocytogenes dhe Shigella spp.

Parazitët: Cryptosporidium, Microsporidia, Giardia, Cyclospora cajetanensis dhe Entamoeba histolyca.

Diagnoza

Diagnoza e gastroenteritit bëhet në bazë të simptomave dhe historisë epidemiologjike të sëmundjes:

Konsumin e ushqimeve të dyshimta për të dhënë gastroenterit (ushqime të konsumuara në fast food ose restorant, ushqime të ndenjura)

udhëtimet jashtë vendit

raste me gastroenterit dhe të personave të tjerë të cilët kanë konsumuar të njëjtin ushqim.

Shenjat klinike të gastroenteritit

Në varësi të shkaktarit të sëmundjes, shenjat klinike më të zakonshme janë:

anoreksi, dobësi e përgjithshme,

dhembje barku në formë spazmash apo fryrje abdominale, gurgullima të zorrëve

diarre, ndonjëherë me gjak

hipotension, dhembje koke dhe dhembje muskulare

të përziera dhe të vjella

rënie në peshë

dehidrim, ndjesi të ftohti dhe takikardi.

Cilat janë simptomat e dehidrimit?

Dehidrimi është simptoma më e rëndësishme e gastroenteritit. Ndodh nëse të vjellat dhe diarreja janë abondante dhe sasia e lëngjeve që merren është më e pakët sesa ajo që humbet. Shenjat klinike janë:

dobësi, lodhje, marramendje

dhimbje koke dhe dhimbje muskulare

ulje e elasticitetit të lëkurës

urinim të pavullnetshëm në sasi të pakët

Tharje të gojës dhe gjuhës

Dehidrimi i theksuar është një emergjencë mjekësore që kërkon një kujdes të menjëhershëm, veçanërisht në grupet e riskut si pacientët që vuajnë nga sëmundje kronike apo kanë probleme me sistemin imunitar, gratë shtatzëna dhe fëmijët.  Nëse gastroenteriti persiston dhe dehidrimi nuk korrigjohet, atëherë mund të çojë në konfuzion, rrahje të shpeshta të zemrës dhe gjendje komatoze.

Si të parandaloni përhapjen e gastroenteritit?

Gastroenteriti mund të transmetohet me lehtësi nga një person te tjetri, kështu që për të parandaluar përhapjen e infeksionit, duhet:

Të lahen mirë duart pas shkuarjes në tualet. Të përdoret sapuni dhe uji i ngrohtë. Të thahen duart siç duhet pas larjes.

Të përdoren peshqirë apo piceta personale.

Të mos përgatitet ose të mos i shërbehet ushqim të tjerëve nëse keni gastroenterit.

Të pastrohen rregullisht me dezinfektues tualetet që përdoren.

Të qëndrohet të paktën 48 orë në shtëpi nëse keni diarre dhe të vjella

Ata që shërbejnë në sektorin e shpërndarjes së ushqimit nuk duhet të punojnë kur kanë gastroenterit.

Nëse shkaku i gastroenteritit dihet (ose dyshohet të jetë) mikrobi i quajtur Cryptosporidium spp, nuk duhet të notoni në pishinë për të paktën dy javë nga episodi i fundit i diarresë.

A mund të parandalohen gastroenteritet?

Edhe kur nuk jemi në kontakt me dikë me gastroenterit, kujdesi i duhur, përgatitja dhe gatimi si duhet i ushqimit dhe higjiena e mirë ndihmojnë për të parandaluar infeksionin.

Në veçanti, të lahen gjithmonë duart:

Pasi të shkohet në tualet.

Para se të preket ushqimi.

Pas kopshtarisë.

Pasi të keni luajtur me kafshët shtëpiake (kafshët e shëndetshme mund të mbajnë baktere të caktuara të dëmshme).

Gjithashtu duhet të merren masa mbrojtëse shtesë në vendet që kanë kanalizime të dobëta. Për shembull, nuk duhet të pihet uji i çezmës dhe pijet e tjera jo të sigurta si dhe të shmanget konsumimi i ushqimeve të lara me ujëra të pasigurta.

The post Gastroenteritet, rreziku nga të vjellat dhe diarrea në stinën e verës appeared first on Albeu.com.