te verteta Archives - Albeu.com

“Nesër do të ndodhë…”, cili ishte në të vërtetë, sekreti i Nostradamusit? Disa gjëra që nuk i dinim
Konsiderohet parashikuesi më i famshëm i të gjitha kohëve, e megjithatë, shumë pak merrte vesh nga astrologjia. Sekreti i tij? Të shkruante sa më shumë që të ishte e mundur. Dhe të përdorte një gjuhë “plot tym”.

“Një truk i vogël që shkaktoi një dëm të madh ishte një pamflet, në pamje të parë i parrezikshëm, që u shpërnda në sasi të mëdha nga agjentët tanë, të lëshuar edhe nga avionët. I shtypur në frëngjisht dhe i paraqitur si botim nga profecitë e Nostradamusit (dhe në fakt përmbante disa prej tyre), libërthi parashikonte shkatërrime të mëdha nga “makinat fluturuese që lëshonin zjarr”, ndërsa jug-lindja e Francës do të ishte e imunizuar nga kjo katastrofë. Ndërsa po përgatisja këtë broshurë, unë e imagjinoja efektin e tmerrshëm që do të kishte. Të gjitha përpjekjet e autoriteteve franceze për të parandaluar eksodin e popullsisë drejt jug-lindjes së vendit, ishin të kota”. Ky kujtim i Valter Shelenbergut, kreu i Seksionit të Gjashtë (inteligjencës së jashtme) të Reichssichersheitshauptamt (zyra qëndrore për sigurinë e Rajhut gjerman), përmban ndoshta një nga misteret më të frikshme të Luftës së Dytë Botërore.

Në muajt e parë të konfliktit kundër Francës (verën e vitit 1940), gjermanët përdorën si një armë sekrete profecitë e Nostradamusit (1503-1566), astrologut më të famshëm të të gjitha kohërave. Gjermanët bënë që të besohej, se ai kishte parashikuar pushtimin e vendit nga “Gjermania e Madhe”, dhe se vetëm lëvizja drejt drejt jugut do t’i kursente nga masakrat. Kur nazistët sulmuan Parisin, nga veriu në drejtim të Kanalit të La Manshit, ata i gjetën rrugët e zbrazta nga refugjatët, tamam siç dëshironin.

Instrumenti politik

Që propaganda dhe manipulimi ndihmojnë në fitimin e betejave dhe luftërave, kjo është e njohur; por që disa mijëra broshura të nxisnin zhvendosjen masive të popullsisë, ky është një fenomen që tronditi edhe vetë ideatorin e asaj maskarade. Statagjema e Shelenbergut ishte sigurisht e zgjuar, por nuk do të kishte qenë aq efektive, në rast se nuk do të mbështetej tek reputacioni shumëshekullor i Nostradamusit.

Mjaftoi përmendja e disave vargje të manipuluara, që njerëzit t’u besonin verbërisht atyre profecive. Parashikimet e astrologut janë në fakt kaq të paqarta, sa mund të jenë subjekt i interpretimeve të ndryshme (në këtë shkrim do të paraqesim disa prej tyre). Kështu, që prej shekullit XVII-të, profecitë e Nostradamusit filluan të përdoren për qëllime politike. Dhe gjithmonë në një nivel të lartë, në oborret më të rëndësishme të monarkive të Evropës.

Hebre, por jo shumë

Mishel de Nostredame, që e latinizoi emrin e tij në Nostradamus u lind në San Remi të Provansës në 14 dhjetor 1503, në një shtëpi në rrugën “Viguer”. Dishepulli dhe biografi i tij, Zhan Ajme de Shavinji, shkroi se parashikuesi i ardhshëm u lind në mesditë, por ky dokumentim i përpiktë është vetëm një haraç pas vdekjes së mjeshtrit, të cilit i ishte përshtatur si orë e lindjes, koha kur dielli mbërrinte kulmin në meridian.

Nostradamusi ishte me origjinë hebreje, por paraardhësit e tij qenë konvertuar në katolikë, dhe vetë ai e injoronte gjuhën hebreje, megjithëse shumë komentatorë vënë në dukje se disa prej njohurive të paraqitura në parashikimet e tij, i kishte mësuar nga Kabalaja. Mishel de Nostredame mbërriti në Avinjon në vjeshtën e vitit 1518, ku studio gramatikë dhe retorikë, të ashtuquajturat arte liberale, të cilat në atë kohë përbënin përgatitjen thelbësore për hyrjen në universitet.

Në 1521, i riu nga Provansa fitoi titullin e mjeshtrit të artit, pak a shumë si diploma e shkollës së lartë sot. Ende nuk ishte i interesuar mbi astrologjinë apo profecitë:përkundrazi, ishte i përfshirë tek mjekësia bimore dhe farmaci. Asokohe ai mendonte të bëhej mjek, përndryshe nuk do t’i ishte përkushtuar studimit të bimëve medicinale. Në fakt, fakultetet e shkollës mjekësore nuk pranonin studentë që kishin pasur praktikën farmaceutike, siç quhej atëherë një profësion inferior, i padenjë për një mjek.

Megjithatë, Nostradamusi, sikurse shprehej vetë, ia dedikoi “pjesën më të madhe të viteve në moshë të re, farmacisë, njohjes dh studimit të mjeteve për të shëruar; për më shumë vende dhe shtete, nga viti 1521-1529, për të kuptuar burimin dhe origjinën e bimëve dhe mjeteve të tjera në fakultetit kurator”.

Udhëtimi

Astrologu i ardhshëm përshkroi në këtë mënyrë pjesën më të madhe të jug-perëndimit të Francës: Guajenën, Lanzhdoin, Provansën, Dofinën, Lionin… Njohur kultivues të bimëve medicinale dhe dhe farmacistë, disa prej të cilave i përmend në veprën e tij (“Traktati i kozmetikës dhe medikamenteve”). Derisa në vjeshtën e vitit 1529, Mishel vendosi të mos regjistrohet në shkollën mjekësore në Montpelie, më e njohura në të gjithë Mbretërinë.

I riu e kishte kuptuar se kjo nuk do t’i jepte famën dhe nderin që kërkonte. Në 3 tetor 1529, Mishel de Nostre-Dame (kështu firmoset dokumenti që ruhet edhe sot), ku kërkohet regjistrimi në shkollën mjekësore; por rekrutuesi i studentëve, Gijom Rondële, e refuzoi, pasi nxënësi ishte një farmacist dhe “ishte dëgjuar të fliste keq për mjekët”.

Mishel nuk hoqi dorë: ai kërkoi dhe mori mbrojtjen e një tutori, dhe u regjistrua në 23 tetor 1529. Ne nuk e dime se kur Nostradamusi e mori diplomën e tij në mjekësi, për shkak se arkivat e universitetit kanë humbur. Më shumë gjasa, data e saktë është viti 1533.

Atë vit, Nostradamusi shkroi në Azhen të Akitenës, me ftesë të dijetarit italian, Xhulio Çezare Skaljero. Qyteti duhet t’i ketë pëlqyer shumë mjekut të ri, pasi qëndroi aty për 6 vjet. Por pikërisht periudha 1533-1539, është më e errëta e gjithë jetës së tij. Dimë vetëm se në atë qytet ai u martua, por jo emrin e gruas së tij. Biografi i tij i parë, Zhan Ajme de Shavinji, thotë vetëm se ajo ishte një “zonjë fort e nderuar”. Me atë grua pati dy fëmijë, emrat e të cilëve nuk dihen.

Kundër murtajës

Në vitin 1546, Nostradamusi u thirr nga qyteti i Aix në Provansë për të luftuar murtajën që kishte shpërthyer. Nuk ishte për t’u habitur: magjistarët (ose si alternativë njerëzit e Kishës), ishin shpesh arma e vetme, kundër asaj që dukej si një ndëshkim hyjnor. Një vit më pas, epidemia mbërriti edhë në Lion, dhe Nostradamusi u thirr përsëri, në sajë të përvojës së akumuluar tashmë, për t’u përpjekur të shpëtojë qytetin.

Mbeti mrekullisht i shëndetshëm dhe në të njëjtin vit, u transferua në Salon po në Provansë, ku vendosi të jetonte përgjithmonë. Në moshën 43-vjeçare, pas një jete shëtitëse, Mishel donte të ngulej diku. Në atë qytet u bë me grua: një vejushë e pasur pa fëmijë, Ana Ponsar. Me të ardhurat nga profesioni i mjekut, por edhe nga një prikë të majme, Nostradamusi bleu një shtëpi në lagjen Ferreiroux. Shtëpia ekziston akoma dhe gjendet me numrin 2, sigurisht në rrugën Nostradamus.

Nostradamusi shkoi në Itali në vitet 1548-1549. Ndoshta bëhej fjalë për një udhëtim shkollor, mbase donte të thellonte disa njohuri, apo të shkëmbente përvoja me mjekët e tjerë. Ne dimë se gjatë atyre dy viteve në Itali (Savona, Milano dhe Xhenova), ai u rekomandonte ilaçe të prodhuara nga vetë, personazheve të ndryshëm nga shtresa e fisnikërisë, çka dëshmonte se tashmë ishte tashmë një njeri i famshëm.

Kthesa magjike

Pas kthimit nga turneu italian, Nostradamusi filloi të botojë parashikimet e tij astrologjike, broshurat vjetore që do të vazhdojnë të publikohen deri në vdekjen e tij, 17 vite më vonë. Broshura që i dha famën e përjetshme e Nostradamusit u botua në 4 maj të vitit 1555 në Lion, nga botuesi Masé Bonhom.

I përbërë nga vetëm 46 faqe të dimensioneve të vogla (8 me 13 cm), broshura është tashmë një vepër shumë e rrallë: njihen vetëm 2 kopje origjinale, të ruajtura në Bibliotekën Kombëtare të Vjenës në Austri. Me stofin e një njeriu të shkëlqyer në marketing, ai nuk e botoi korpusin e tij profetik vetëm njëherë:e botoi në 3 sezone radhazi (e fundit në 1558), secila me profeci të reja (gjithsej 360 strofa).

Vjen fama

Emri i Nostradamusit bëri shpejt xhiron e oborreve të mëdha evropiane. Si shpjegohet kjo? Pjesërsisht kjo ishte fryma e kohës. Por faktori kryesor, ishte një rrethanë e prodhuar nga mendja krijuese e Mishel:Nostradamus shkroi jashtëzakonisht shumë. Çdo vit publikonte të paktën një almanak astrologjik, apo edhe më shumë. Kështu, prodhimi i bollshëm e vuri në qendër të vëmendjes. Sikurse është lehtësisht e kuptueshme, sa më shumë gjëra të parashikohen, aq më e lartë është mudësia që disa profeci të vërtetohen.

Përveç kësaj, ai i Nostradamusit ishte stil i përkryer profetik, i denjë për orakujt grekë:i errët, i dykuptimtë, aluziv, ku mund të gjendej çdo gjë dhe e kundërta e saj. Në fund, Nostradamusi, ishte mjek, një dijetar i vërtetë, i “çertifikuar” nga një trupë universitare. Njihte gjuhën italiane, latine dhe pak greqisht. Ai fliste pak dhe kishte një pamje të përkorë. Me pak fjalë, mishëronte rolin e plakut të urtë që rrezatonte autoritet; prandaj parashikimet e tij priteshin me respekt.

Sigurisht, armiqtë nuk munguan. Siç ishte rasti i mjekut dhe astrologut Lorenc Videl, që e akuzoi Nostradamusin për mungesë kompetence në astrologji:e quajti “gomar i madh” dhe “bisha e madhe”. “Dikush që nuk kishte parë kurrë një libër astrologjie”-shkruante ai, duke iu drejtuar direkt Mishelit, “nuk do të dinte të bënte gabimet me të mëdha nga ato që bëni ju”. Megjithatë, edhe pse ai kishte armiq të ashpër, Nostradamusi mund të llogariste mbështetjen e shenjtorëve të rëndësishëm në parajsë.

Astrologu i të famshmëve

Në dhjetor të vitit1559, Margaret e Francës, motra e Henrit II, dhe burri i saj Emanuele Filiberto i Savojës, udhëtuan nga Parisi në Nisë dhe më pas në Salon për t’u takuar me parashikuesin. Duke u bërë tashmë një astrolog i famshëm, Nostradamusi nuk u kujdes aspak mbi Këshillin V të Lateranos (1512-1517), që ndalonte publikimin e profecive.

Nuk i kushtoi vëmendje as Urdhëresës së Orleansit nga mbreti i Francës (31 janar 1560), që ndalonte botimin e almanakëve, të cilat nuk ishin miratuar më parë nga peshkopi. Tek e fundit, falë njohjeve të tij, Nostradamusi nuk kishte aspak vështirësi në marrjen e autorizimit të peshkopëve, aq sa mund t’i dedikonte një almanak vetë Papa Piut IV në vitin 1562.

Kjo i detyrohet faktit, se klientëve të tij Nostradamusi nuk u predikonte kurrë fatkeqësi. Horoskopët e fisnikëve ishin plot me alarme, por dhe premtime të mrekullueshme. Për dinastinë franceze, Nostradamusi u bë një orakull propagandistik:parashikonte në fakt se e gjithë bota do t’i nënshtrohej një “Monarku të Madh”, dhe se ky do të ishte shteti francez.

“Monarku i Madh”

Kur profeti i Salonit publikoi profecitë e tij, nga viti 1547 ishte ulur në fronin e Francës Henri II, i biri i Fransuasë I, që nga Katerina de Mediçit kishte patur dy vajza dhe katër djem, njëri prej të cilëve ishte Henri. Ne e dimë se Katerina e thirriste Nostradamusin për t’u konsultuar mbi fatin e fëmijëve të saj, dhe ky i fundit shpërblehej me shuma të mëdha.

Ndoshta sepse pikërisht për Henrin, djalin e mamasë, edhe pse ishte fëmija i tretë (dhe që do të zhvillojë një betejë të ashpër për rrëmbimin e fronit, duke u bërë mbret me emrin e Henri III), Nostradamusi kishte parashikuar një perandori botërore. Në fakt nuk qe kështu.

Nëse parashikuesi do të kishte jetuar më gjatë (ai vdiq kur Henri ishte 15 vjeç), do të kishte parë historinë e tij trishtuar:Henri III ishte një mbret me pak vlera, dashnor i luksit të shfrenuar. Jeta e tij do të këputej në moshë të re nga thika e një prifti fanatik, që e vrau për shkak se e cilësonte shumë të tolerant me protestantët.

Gjithmonë në modë

Nostradamusi vdiq në 2 korrik 1566, por për të u hap një epoke të re, ajo e vërtetësisë së vazhdueshme të vargjeve të tij. Në mesin e interpretuesve më të mirë ishte Anatol Le Pejetie në vitet ‘8000, që zbërtheu disa nga anagramat e ndërfutura në lirikat e tij:Rapis ishte për Parisin, Nerfas për Francë, Eiouas për Savojën, Chiren për Henrik, Loin për Lion.

Tek e fundit, çdo epokë, e rizbuloi ndryshe Nostradamusin. Nëse në epokën romantike u cilësua më shumë poet sesa astrolog, në atë pozitiviste lexesit u magjepsën nga bukuria e kodeve të tij. Rezultati ishte krijimi i një shkollë e re të interpretimit:kërkimi i një logjike të brendshme tek centurionet, siç quheshin qindra vargjet e provansalit.

Pra u studiuan si elementë të një mozaiku që duhet rikompozuar, për të zbuluar mesazhin e fshehur. Vargjet u bënë pjesë e një mozaiku që duket absurd, vetëm për shkak të vendosjes së çregullt. Rikompozimi është i nevojshëm për zhbërthimin e parashikimeve të një profeti, që ndoshta dinte pak mbi astrologjinë, por shumë mbi psikologjinë njerëzore.

The post “Nesër do të ndodhë…”, cili ishte në të vërtetë, sekreti i Nostradamusit? Disa gjëra që nuk i dinim appeared first on Albeu.com.

Të vërtetat dhe mitet rreth krizës në Ukrainë
Në çdo konflikt, informacioni cilësohet një armë. Përshkallëzimi i tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës dhe efektet në NATO, SHBA dhe BE janë shoqëruar me një luftë lajmesh të kombinuara me gënjeshtra, pjesërisht të vërteta dhe interpretime të ndryshme.

Në një ekosistem ku ka shumë dezinformata dhe propagandë, cilat janë të vërteta dhe cilat janë mite.

1-)  NATO është zotuar se nuk do të zgjerohet në lindje

Mit

NATO nuk ka arritur kurrë në një kompromis me Moskën për kufijtë territorialë të Aleancës dhe që nga fundi i Luftës së Ftohtë ka të drejtën të pranojë çdo vend që plotëson kushtet. Asnjë nga tekstet që formësuan sigurinë europiane pas Luftës së Ftohtë nuk përmbante idenë e kufizimit të zhvillimit të NATO-s ose kufizimit të anëtarësimit të disa vendeve.

E kundërta në fakt është Akti Final i Helsinkit (1975), i cili thekson se të gjitha vendet kanë të drejtën ose jo të jenë pjesë e një organizate ndërkombëtare. Pas rënies së Murit të Berlinit, Karta e Parisit (1990), e nënshkruar gjithashtu nga Moska, i dha të drejtën shteteve për të zgjedhur marrëveshjet e tyre të sigurisë.

Dhe në vitin 1997, akti themelues i marrëdhënieve NATO-Rusi theksonte në mënyrë eksplicite se të dyja palët “duhej të kishin një bashkëpunim më të gjerë midis shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së me synimin për të krijuar një zonë të përbashkët të sigurisë dhe stabilitetit në Europë”.

2-) Ukraina është një rast i veçantë për ish-bllokun sovjetik

E vërtetë

Aleatët perëndimorë e kanë cilësuar gjithmonë rastin e Ukrainës si të veçantë, si për shkak të madhësisë së saj, lidhjeve të ngushta ekonomike dhe historike me Rusinë, dhe për shkak të programit të saj bërthamor.

Pas rënies së BRSS, Ukraina u bë vendi i tretë me arsenalin më të madh bërthamor në botë falë armëve që trashëgoi nga Moska. Kievi ra dakord në vitin 1994 të heqë dorë nga të gjitha armët bërthamore në këmbim të një angazhimi nga Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar për të “respektuar pavarësinë, sovranitetin dhe kufijtë ekzistues të Ukrainës”, sipas një memorandumi të nënshkruar nga të katër vendet.

Për më tepër, pas shpërbërjes së BRSS, Perëndimi kishte një marrëdhënie më të distancuar me Kievin sesa me vendet e tjera të bllokut sovjetik, të cilave iu është bërë thirrje të integrohen në Aleancën Atlantike. Që në vitin 1995, në studimin e parë publik të NATO-s për zgjerimin e saj drejt lindjes, janë përmenduar vetëm Ukraina dhe Rusia si dy vende me të cilat duhet të forcohen marrëdhëniet, por në një mënyrë të veçantë.

3-) Perëndimi ka sfiduar Moskën gjatë viteve të fundit

Pjesërisht e vërtetë

Bilanci i brishtë i pas Luftës së Ftohtë u shkatërrua në fillim të shekullit, kur Ukraina dhe vendet e tjera në orbitën ruse filluan të largoheshin nga Moska për t’iu afruar Brukselit, duke mos kërkuar siguri nga NATO, por prosperitet. Perëndimorët ndërmorrën dy hapa  që inkurajuan këtë prirje dhe provokuan një reagim nga presidenti rus Vladimir Putin, sipas El Pais”: në samitin e NATO-s në prill 2008 në Bukuresht, presidenti i atëhershëm i SHBA George W. Bush këmbënguli, pavarësisht kundërshtimeve europiane, që Ukraina dhe Gjeorgjia të bashkoheshin me Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Kjo u pasua nga fillimi i të ashtuquajturit Partneriteti Lindor i BE-së në 2009 për të forcuar lidhjet tregtare me Armeninë, Azerbajxhanin dhe Bjellorusinë. Përgjigja e Putinit nuk vonoi shumë. Më 8 gusht 2008, në të njëjtën ditë kur të gjithë po shikonin fillimin e Lojërave Olimpike të Pekinit, Rusia pushtoi një pjesë të Gjeorgjisë – 13 vite më vonë, trupat ruse janë ende në një vend ku përplasje mund të shpërthejnë në çdo kohë për shkak të tensionit me rajonet që kanë shpallur autonominë e tyre, Abkhazinë dhe Osetinë e Jugut, raporton abcnews.al

Kremlini ka përsëritur taktika të ngjashme në pothuajse të gjitha vendet e Partneritetit Lindor të BE-së. Presioni i Putinit ka çuar në militarizimin e të gjithë rajonit, deri në pikën ku katër nga gjashtë vendet pro-europiane renditen ndër ato me shpenzimet më të larta të mbrojtjes në botë në raport me popullsinë e tyre.

Në Armeni dhe Azerbajxhan, shpenzimet ushtarake në vitin 2019 kaluan 4% të PBB-së vjetore, ndërsa në Ukrainë ishin afër 3.5%, të cilat vazhdojnë ende të rriten.

4-) Gazi dhe nafta luajnë një rol të rëndësishëm

E vërtetë

Çmimet e naftës dhe gazit  kanë shënuar nivele rekord. Vendet prodhuese të naftës, përfshirë Rusinë, janë goditur rëndë gjatë viteve të fundit pasi çmimet kanë qenë relativisht të ulëta.

Historikisht, marrëdhënia midis rritjes së çmimeve dhe synimit të Moskës për të vepruar përtej kufijve të saj është e ngushtë. Kjo ndodhi në gusht 2008 në luftën me Gjeorgjinë dhe në shkurt 2014 me pushtimin e Krimesë.

Moska nuk është e vetmja që përfiton. Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët e saj kanë ende potencialin për të stabilizuar çmimet botërore të naftës nëse veprojnë së bashku. Por në 2016 dhe 2020, ata nuk mundën të binin dakord dhe çmimet e naftës shënuan rënie rekord.

Ndërsa tani po ndodh e kundërta.

5-) Ukraina është një regjim nazist

Mit

Kjo retorikë e ka origjinën në rolin e grupeve dhe individëve të ekstremit të djathtë me ideologji  naziste në batalionet dhe brigadat politike që luftuan gjatë luftës së Donbasit  dhe trazirave  që u zhvilluan gjatë demonstratave antiqeveritare në sheshin qendror të Kievit, Maidan.

Megjithatë, ndryshe nga vendet e tjera europiane, së djathtës ekstreme aktualisht i mungon e drejta parlamentare në Ukrainë.

Kjo retorikë e Kremlinit injoron faktin që disa zyrtarë të rangut të lartë dhe figurat më me ndikim në vend janë hebrenj, përfshirë presidentin Volodymyr Zelensky.

6-) Në Donbas nuk ka konflikt me Rusinë, por një luftë civile në Ukrainë

Mit

Sipas Moskës,  Donetsk dhe Luhansk, në Ukrainën lindore, po zhvillojnë një “luftë civile” për të fshehur rolin e tyre dhe për të negociuar drejtpërdrejt me Kievin mbi liderët separatistë, të cilët qeveria ukrainase i ka mohuar  sepse i konsideron ata marioneta.

Protagonistët e kryengritjes separatiste të vitit 2014 të sponsorizuar nga Kremlini në Ukrainën lindore kanë theksuar se Moska ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë viteve edhe pse në fshehtësi. Pas largimit të ish-presidentit pro-rus ukrainas Viktor Janukoviç dhe aneksimit të të Krimesë në mars 2014, u zhvilluan një sërë demonstratash në rajon.

Gjithashtu është raportuar se separatistët në Ukrainën Lindore pushtuan ndërtesat qeveritare pasi biseduan me Sergei Glazyev, në atë kohë këshilltar i Putinit./abcnews.al

The post Të vërtetat dhe mitet rreth krizës në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

“Këtë nuk ta lejoj”, revoltohet Meridiani, nuk kursen as të vërtetat dhe sekretet për Arjolën (FOTO LAJM)
Ish banori i Big Brother VIP, Meridian Ramçaj ka sulmuar Arjola Demirin, e cila ndodhet akoma brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Kur ndodhej në Big Brother, Meridiani shprehu rezervat për aktoren, duke thënë se nuk e kishte pritur aq mirë, pasi jashtë kishin një raport miqësor.

Aktorja ka komentuar deklaratën e tij me banorët ditën e djeshme, ku u shpreh se nuk është distancuar por ka qenë ai që nuk ka treguar afrimitet. Kjo nuk është pritur mirë nga ish banori, i cili ka shpërthyer me disa postime në Instastory.

“Ajo që nuk kuptoj dhe sinqerisht më ka befasuar është gjithë ky mllef sot pas kaq shumë kohë nga dikush që më quan “MIK”.Kisha vendosur të heshtja deri në fund të lojës së saj dhe do e bëj por disa të vërteta më duhet të them dy fjalë.

Unë jashtë me ty nuk jam as 1 % ndryshe se ai që të solli varësen e vajzës sekret. Unë nuk jam distancuar, e ke bërë ti dhe kjo ka bërë përshtypje tek të gjithë dhe nëse kujton dhe tek opinionistët të kanë pyetur pse. Nuk nuk kemi shoqëri të konsoliduar, kemi rreth një vit që njihemi prej një personi të tretë.

Nuk njihesh as me mua, aq më pak me partneren time nga A tek Zh siç ke deklaruar. Por për faktin që më ke quajtur MIK të lashë ta thoje për respekt e se të besova dhe të kam quajtur dhe unë mike. Jashtë je TI ajo që je shumë ndryshe!

Sërish një gënjeshtër, ne nuk kemi ngrënë e pirë e kemi ndenjur non stop për 3 vite pasi kemi vetëm rreth një vit që njihemi prej një miku tjetër dhe po kemi ngrënë disa dreka, darka që kanë filluar tek miqtë e mi dhe e ftuar ke qenë ti.”, ka shkruar mes të tjerash Meridiani.

The post “Këtë nuk ta lejoj”, revoltohet Meridiani, nuk kursen as të vërtetat dhe sekretet për Arjolën (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Ju prezantojmë me 3 shenjat e horoskopit që thonë gjithmonë të vërtetën
Në përgjithësi të gjithë kemi tendencën të predikojmë se nuk duhet të gënjejmë dhe në çdo moment duhet të themi vetëm të vërtetën. Por ka disa raste kur një e vërtetë është shumë e hidhur dhe dëmton më shumë se një gënjeshtër. Në këto raste mbase edhe duhet të “gënjejmë” për të mos i lënduar të tjerët, ose të mundohemi që ta shmangim thënien e drejtpërdrejt të së vërtetës. Por ka disa shenja të cilat kanë lindur për të thënë vetëm të vërtetën dhe të vërtetën edhe kur ajo rëndon më shumë se sa duhet.

1. Dashi/ Ata janë konfrontues, të pandjeshëm dhe brutalisht të ndershëm, që do të thotë se ata nuk do të ngurrojnë t’ju tregojnë çdo gjë. Janë gjithashtu impulsivë, kështu që ata do të thonë çfarëdo që u vjen në mendje para se të marrin parasysh efektin që do të ketë tek personi tjetër.

2. Virgjëresha/ Virgjëreshat janë kritike për të gjithë, veçanërisht për veten e tyre. Ato nuk kanë aftësinë për ta përmbajtur apo anashkaluar të vërtetën, kështu që ato që thonë mund të dalin si të ashpra. Virgjëreshat vetëm po përpiqen të ndihmojnë. Si mund të përmirësoheni nëse nuk e dini qëllimin e dështimit tuaj?

3. Akrepi/ Ata urrejnë gënjeshtarët, dhe pasi kanë tendencë të jenë intensivë për gjithçka, ata do të përkulen prapa për të qenë të ndershëm. Ndershmëria brutale është kur Akrepi përdor intuitën e tij me qëllim të keq sepse ata duket se instinktivisht e dinë saktësisht se çfarë të thonë për t’ju shkaktuar dhimbje.

The post Ju prezantojmë me 3 shenjat e horoskopit që thonë gjithmonë të vërtetën appeared first on Albeu.com.

5 të vërteta të hidhura që shpesh nuk duam t’i pranojmë
Fëmijëria, ishte një kohë kur të tjerët kujdeseshin për ju si njerëz të brishtë dhe të çmuar. Sot, mund të themi se gjërat kanë ndryshuar. Pra, kur rriteni gjërat nuk janë më njësoj. Me kalimin e kohës e kuptojmë se nuk ka njeri që të na shtyjë drejt suksesit, të mbështetemi tek dikush kur kemi nevojë dhe të na lavdërojnë kur kemi bërë diçka të mirë. Në fund të fundit, secili e di vetë se çfarë do të bëjë me jetën e tij.

Bright Side ka mbledhur disa të vërteta të thjeshta, por pak të trishta që të gjithë ne i neglizhojmë:

Nuk ka arsye të sakrifikoni veten për të tjerët

A e keni dëgjuar shprehjen, “Çdo gjë që bëj, e bëj për ty”? Si rregull kjo shprehje shoqërohet nga një përgjigje e ftohtë, “A të kërkova unë ta bëje këtë gjë?”

Le të bëhemi të sinqertë: Njerëzit rreth nesh nuk kanë nevojë për sakrificat tona. Shumicën e kohës ata ndihen në siklet dhe shqetësohen në situata të tilla. I vetmi përjashtim nga kjo situatë është sjellja e koduar – kur të dy njerëzit marrin kënaqësi nga një marrëdhënie e tillë. Pra, kur të dy sakrifikojnë për njëri-tjetrin.

Nuk do të merrni asnjëherë një medalje në punë

Është një shprehje që thotë se një kalë punoi shumë në fshat, por nuk u bë kurrë kreu i fshatit. Herët ose vonë ju do të përballeni me një të vërtetë të ngjashme të pakëndshme: shefi dhe kolegët tuaj do ta kuptojnë se jeni gati për të bërë çdo lloj pune. Dhe çfarë është më e keqja: Ndërkohë që ju po dëmtoni shëndetin tuaj duke vendosur presionin mbi veten, ata do jenë duke bërë thashetheme për kolegët teksa konsumojnë një kafe. Ndërkohë, ju po prisni që shefi juaj do t’ju thotë fjalë të mira, për punën e vështirë që keni bërë. Harrojeni këtë gjë!

Pamja ka rëndësi

Ju mund të flisni pafundësisht për atë botën e brendshme shumë të pasur dhe për bukurinë e shpirtit tuaj, mirëpo njerëzit ndonjëherë gjykojnë vetëm paraqitjen e jashtme. Nuk janë vetëm aftësitë profesionale të personave që ata vlerësojnë në intervistat e punës, por edhe pamjen e kandidatit, si dhe aftësinë e tyre për të komunikuar me njerëzit e tjerë.

Puna mbi të gjitha

Askush nuk duhet t’ju trajtojë mirë në punë sepse keni sy të bukur, keni 3 fëmijë, 4 kredi dhe një mama të sëmurë. Bosët gjithmonë do të jenë të interesuar për cilësinë e punës suaj. Nëse ju nuk sillni asnjë përfitim në kompaninë në të cilën punoni, përgatituni që të zëvendësiheni nga një person më energjik dhe më i zellshëm.

Mamaja juaj nuk ka gjithmonë të drejtë

Me kalimin e kohës, ne nuk i marrim më fjalët dhe sjelljet e prindërve si një e vërtetë e përjetshme. Ideologjia jonë e fëmijërisë zëvendësohet me të kuptuarit se një nënë dhe baba janë njerëz të zakonshëm që kanë disavantazhet, zakonet e këqija dhe mendimet që nuk janë gjithmonë të mençura dhe të vërteta. Duke e menduar këtë gjë, fëmijët jo gjithmonë do të bien dakord me prindërit. Ka edhe ndonjë moment të jetës, që fëmijët mund të zhgënjehen nga prindërit.

The post 5 të vërteta të hidhura që shpesh nuk duam t’i pranojmë appeared first on Albeu.com.