Të shtëna në Mal të Zi në prag të zgjedhjeve lokale Archives - Albeu.com

Të shtëna në Mal të Zi në prag të zgjedhjeve lokale, arrestohet një person
Një person është arrestuar në Tuz të Malit të Zi me urdhër të Prokurorisë Themelore në Podgoricë, pasi dyshohet se ka shtënë me pushkë gjuetie, njoftoi Drejtoria e Policisë në orët e vona të mbrëmjes së 2 marsit.

Sipas policisë, para fillimit të një tubimi zgjedhor të një koalicioni politik, në qytetin Milesh të komunës së Tuzit, 40-vjeçari Emin Beçoviq ka tentuar ta pengojë takimin, prej ku ka gjuajtur dy herë me një pushkë gjuetie.

Gjatë të shtënave nuk ka pasur të lënduar.

I arrestuari akuzohet për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Në komunën e Tuzit, që është komunë me shumicë shqiptare afër Podgoricës, zgjedhjet lokale janë caktuar të dielën, më 5 mars.

Para njoftimit nga policia, Forumi Shqiptar njoftoi se e kishin anuluar tubimin zgjedhor në Milesh, pasi, siç thanë, anëtari i listës “Rruga e duhur”, i dyshuari Emin Beçoviq, “sulmoi aktivistët e tyre që po përgatitnin tubimin duke gjuajtur dy herë me pushkë gjuetie në drejtim të vendit të takimit”.

Lista “Rruga e duhur” përbëhet nga Partia Demokratike e Socialistëve, Socialdemokratët, Partia Boshnjake dhe Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve.

Forumi shqiptar udhëhiqet nga Alternativa Shqiptare e kryetarit aktual të komunës së Tuzit, Nik Gjeljoshaj, ku bëjnë pjesë edhe Aleanca Demokratike e Shqiptarëve, Bashkimi Kombëtar Shqiptar dhe Aleanca Demokratike e Malit të Zi.

Këto dy lista janë konkurrentet kryesorë në zgjedhjet lokale në Tuz.

Katër koalicione dhe tri lista të pavarura do të marrin pjesë në zgjedhjet e 5 marsit, të dytat që nga ndarja e kësaj bashkësie lokale nga komuna e Podgoricës në vitin 2018.

Dekada më parë, Tuzi ishte pjesë administrative e Podgoricës, e më pas një nga komunat e kryeqytetit. Banorët e Tuzit pritën gati dy dekada për t’u ndarë në një komunë të pavarur, që ishte kërkesa kryesore politike e partive kombëtare shqiptare.

Në zgjedhjet e para, pas ndarjes, në vitin 2019, Partia Demokratike e Socialistëve e Presidentit Milo Gjukanoviq humbi pushtetin në Tuz, ku deri atëherë kishte një bazë të fortë.

Në zgjedhjet lokale në këtë komunë kanë të drejtë vote 12,290 votues./REL/

The post Të shtëna në Mal të Zi në prag të zgjedhjeve lokale, arrestohet një person appeared first on Albeu.com.