te rinjte shqiptare Archives - Albeu.com

Një arsye për emigrimin, të rinjtë shqiptarë, të dytët në Europë për mbipopullimin e banesave
Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të mbipopullimit të banesave tek të rinjtë, duke reflektuar një sfidë serioze sociale dhe ekonomike që lidhet ngushtë me tregun e pasurive të paluajtshme dhe të ardhurat, ndërsa po kthehet në një faktor nxitës për emigracionin.

Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat, për vitin 2021 – të fundit e disponueshme për Shqipërinë – 70.3% e të rinjve shqiptarë (15–29 vjeç) jetojnë në kushte mbipopullimi, që nënkupton se një familje nuk ka mjaftueshëm dhoma në raport me numrin e anëtarëve.

Ky tregues e rendit Shqipërinë në vendin e dytë në Europë, pas Malit të Zi (72.5% në 2022). Në Serbi kjo shifër është 60.8%, ndërsa në Maqedoninë e Veriut (2022) 43.4%. Për Kosovën nuk ka të dhëna të raportuara.

Në kontrast të fortë, mesatarja e Bashkimit Europian është vetëm 26.5%, ndërsa në zonën euro zbret në 22.7%, sipas të dhënave që janë përditësuar për vitin 2024.

Vendet e Europës Veriore dhe Perëndimore, shfaqin nivelet më të ulëta të mbipopullimit të banesave për të rinjtë: Holanda vetëm 4.3%, Finlanda 7.7%, Danimarka 8.1% dhe Gjermania 10.5%.

Po ashtu, edhe vendet e zhvilluara të Europës Qendrore kanë përqindje ndjeshëm më të ulëta se Shqipëria, si Austria me 12.7% apo Franca me 12.5%.

Krahasimi i këtyre shifrave tregon hendekun e madh mes vendeve të Ballkanit dhe atyre të BE-së, ku standardet e strehimit për të rinjtë janë dukshëm më të larta.

Vendet e Europës Qendrore e Veriore, kanë nivele shumë më të ulëta: Suedia 29.8%, Çekia 26.2% dhe Hungaria vetëm 23.6%.

Një faktor që ushqen emigracionin

Mbipopullimi i banesave tek të rinjtë në Shqipëri, lidhet ngushtë me dy faktorë: të ardhurat e ulëta dhe çmimet e larta të apartamenteve.

Të dhëna të publikuara më herët nga Monitor bazuar në Numbeo, tregojnë se Shqipëria ka çmimet më të shtrenjta të apartamenteve në Europë në raport me fuqinë blerëse.

Kjo e bën pothuajse të pamundur për shumë të rinj të blejnë një banesë, duke i detyruar të vazhdojnë të jetojnë në kushte të mbingarkuara me familjen.

Shqipëria, me çmimet më të shtrenjta të apartamenteve në Europë, sipas fuqisë blerëse

Në kontrast, me çmimet e larta të apartamenteve, që në Tiranë fillojnë nga 1500 euro për metër katror, pagat vijojnë të jenë më të ulëtat në rajon e Europë.

Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto për vitin 2024, sipas INSTAT, arriti në 77.5 mijë lekë/ muaj, ose rreth 770 euro.

Megjithatë, pagat në Shqipëri mbeten rreth 30% më të ulëta se në vendet e tjera të rajonit.

Kombinimi i pamundësisë për të siguruar një banesë të përshtatshme dhe mungesës së alternativave për jetesë të pavarur, është një nga arsyet që shtyn shumë të rinj drejt emigracionit.

Përballë një tregu vendas të paarritshëm dhe kushteve të mbingarkuara, shumë shqiptarë të moshës së re shohin vendet e tjera europiane si një mundësi më të mirë për jetesë, punësim dhe banim.

Të dhënat e tjera të Eurostat, bënë të ditur se nga viti 2008 deri në 2024 rreth 1 milionë shqiptare kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë në një nga vendet e Bashkimit Europian.

Pjesa më e madhe e tyre janë të rinj, që largohen në kërkim të një jete më të mirë.

Ky realitet e bën të domosdoshme që politikat publike të përqendrohen në krijimin e kushteve më të favorshme për strehimin e të rinjve.

Përkufizim i Eurostat mbi mbipopullimin

Shkalla e mbipopullimit (overcrowding rate) përcaktohet si përqindja e popullsisë që jeton në një familje të mbipopulluar.

Një person konsiderohet se jeton në kushte të mbipopulluara nëse banesa nuk ka të paktën këtë numër dhomash:

-një dhomë për familjen;

-një dhomë për çdo çift në familje;

-një dhomë për çdo person të vetëm mbi 18 vjeç;

-një dhomë për çdo dyshe personash të vetëm të së njëjtës gjini, të moshës 12–17 vjeç;

-një dhomë për çdo person të vetëm 12–17 vjeç që nuk përfshihet në kategorinë e mëparshme;

-një dhomë për çdo dy fëmijë nën 12 vjeç./ Monitor

The post Një arsye për emigrimin, të rinjtë shqiptarë, të dytët në Europë për mbipopullimin e banesave appeared first on Albeu.com.

Si të rinjtë shqiptarë po krijojnë një model ndryshe jetese e pune
Të rinjtë shqiptarë, po krijojnë një model të ri jetese. Ndryshe nga prindërit, të cilët punonin për të siguruar mundësi bazike, ata sot kërkojnë përvoja udhëtime, sfida dhe zhvillim personal.

Udhëtimi për ta nuk është luks, por një investim për rritje dhe njohuri. Arsimi tradicional, që dikur ishte themeli i suksesit për shqiptarët pas tranzicionit, po zëvendësohet nga kurse praktike dhe shkolla profesionale, që ofrojnë rezultate të shpejta dhe të prekshme.

Në tregun e punës, të rinjtë e sotëm nuk pranojnë autoritetin e padiskutueshëm të shefit, një koncept që prindërit e tyre e shihnin si themelor, ata sfidojnë hierarkitë tradicionale dhe kërkojnë fleksibilitet, drejtësi dhe mirëqenie.

Ata kanë sjellje tipike me bashkëmoshatarët në botë, përveç faktit që përfshirja politike është larg mendimeve të tyre, duke pasqyruar një tendencë për t’u distancuar nga kultura politike, një fenomen që po thellohet me çdo brez të ri në Shqipëri.

Është ora 23:00, dhe Emanueli, vetëm 17-vjeç, hap derën e shtëpisë pas një dite të gjatë me dy turne pune. Ai jep një përshëndetje të thjeshtë, “Si je”? Ndërsa lodhja ia rëndon fjalët. Vera për të nuk ishte thjesht pushime; ajo ishte përpjekje për t’u pavarësuar.

Një turn në një bar kafe në qendër të Tiranës, nga ora 17:00 deri në 22:30 dhe një tjetër në një mensë lagjeje nga 11:00 deri në 15:30 mbushnin ditët e tij.

Por, si çdo gjimnazist, edhe Emanueli iu rikthye bankave të shkollës në shtator, duke përpjekur të ndërthurë punën, shkollën dhe ëndrrat e tij për të ardhmen.

Në librin “21 Lessons for the 21st Century”, Yuval Noah Harari thotë: “E vetmja gjë që dihet me siguri për të ardhmen është ndryshimi”.

Për gjeneratën Z, kjo është më shumë se një thënie është një realitet që ata e përqafojnë çdo ditë.

Si Emanueli, brezi Z nuk ndjek rregullat tradicionale; ata ndërtojnë një model të ri që përfshin sakrificën për pavarësi, aftësinë për t’u përshtatur dhe forcën për të balancuar shumë përgjegjësi njëkohësisht. Ky brez ka lindur me kufij më të hapur, jo vetëm fizikë, por edhe kulturorë e dixhitalë.

Në Shqipëri, brezi Z po e vendos veten në qendër të prioriteteve të veta, duke i dhënë përparësi mirëqenies personale dhe zhvillimit, ndërsa puna shihet si një mjet për të arritur qëllime dhe jo si qëllim në vetvete.

Financiarisht, ata preferojnë të kursejnë me zgjuarsi, por kur shpenzojnë, zgjedhin përvoja unike – si udhëtimet dhe pasionet – në vend të mallrave materiale.

Ky trend përfaqëson një ndryshim të qartë në mënyrën se si ky brez percepton jetën dhe suksesin.

Brezi Z, i njohur gjithashtu si “Gen Z”, përfshin individët e lindur midis viteve 1997 dhe 2012 (në disa klasifikime deri në 2010 ose 2015). Ky brez vjen pas Millennials (Brezi Y) dhe është i pari që ka kaluar gjithë jetën në një epokë të dominuar nga teknologjia, interneti dhe mediat sociale.

Sipas Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023, në Shqipëri numërohen rreth 286,123 persona që i përkasin brezit Z (të lindur midis viteve 1997-2012), duke përfshirë këtu dy grupmosha kryesore: 15-19 vjeç, me një total prej 142,943 personash (72,011 meshkuj dhe 70,932 femra), dhe 20-24 vjeç, me 143,180 persona (69,354 meshkuj dhe 73,826 femra).

Një botë pa internet e panjohur për gjeneratën Z

Gjenerata Z, brezi i rritur mes krizave ekonomike dhe një revolucioni teknologjik, po ndryshon rrënjësisht mënyrën se si konceptohet puna.

Ina Grabocka, sipërmarrëse/ drejtoreshë e marketing&sales/ projekt menaxhere e disa bizneseve në vend, një prej tyre edhe në sektorin e Call Center, thotë: “Gjenerata Z në call center preferon fleksibilitetin në punë dhe një ambient që mbështet mirëqenien e tyre mendore dhe emocionale. Ata janë më të orientuar drejt një pune ku ndihen të dëgjuar dhe të vlerësuar, duke kërkuar një balancë mes jetës dhe punës”.

Por çfarë i bën ata kaq të ndryshëm? Ky brez ka lindur dhe është formuar në një botë ku ndryshimi është konstantja e vetme, dhe për këtë arsye ata kërkojnë që çdo aspekt i jetës – përfshirë punën – të përshtatet me ritmet e kohës.

Për ta, puna nuk është vetëm një mjet jetese, por një platformë për vetëshprehje, përmbushje dhe pavarësi. Ata sfidojnë modelet tradicionale të hierarkisë dhe kërkojnë një mjedis pune ku të ndihen të përfshirë dhe të motivuar.

Erald Pashaj, ekspert punësimi, shprehet se: “Të rinjtë e shohin udhëheqësin me syrin e një të riu të shekullit 21, që jeton në vitet 2010-2020-2025, dhe jo më si më parë. Ky është një ndryshim i madh dhe shumë pozitiv, tani, të rinjtë e shohin udhëheqësin si një njeri që ata e besojnë dhe kanë dëshirë ta ndjekin me vullnet të lirë”.

Ata janë dixhitalë, fleksibël dhe të vetëdijshëm për rëndësinë e mirëqenies mendore dhe emocionale. Brezi Z shquhet për prirjen e tyre drejt pavarësisë së hershme dhe aftësinë për të përshtatur jetën profesionale me dëshirat personale.

Sipas sociologes Marsida Simo “Gjenerata Z është më fleksibël në tregun e punës, duke kërkuar të punuarin hibrid apo online, dhe është gjithmonë në kërkim të një pune më të mirë”. Kjo dëshirë për të balancuar punën me mirëqenien personale dhe liria në zgjedhje i bën ata unikë.

Një përmbysje e modelit tradicional të punës

“Të rinjtë nuk kanë etikën e duhur të punës” thoshte Instituti i Manhattan në vitin 1973. “Të pasigurt dhe të ngadaltë” i përshkruante Greater Good në vitin 1990. “Mungesë përkushtimi për punë” – theksonte Psychology Today në vitin 2000. “Dembelë dhe të Privilegjuar?” pyeste VOA News në vitin 2010. Dhe në vitin 2023, Business Insider nënvizon se, sipas disa drejtuesve, “punonjësit e gjeneratës Z janë dembelë.”

Në çdo dekadë, diskursi mbi etikën e punës së të rinjve mbetet i njëjtë, duke përforcuar pritshmëritë dhe stereotipat që shoqërojnë çdo brez që hyn në tregun e punës. Artikujt e mësipërm janë dëshmi se kjo narrativë është një fenomen i përsëritur dhe shpesh i pavërtetuar. Siç thekson Erald Pashaj, “Të rinjtë nuk mund t’i masim me të njëjtin metër si brezat e mëparshëm. Nevojat dhe kushtet kanë qenë të ndryshme.”

Në Shqipëri, gjenerata Z po përballet me një treg pune që shpesh nuk përmbush nevojat dhe ambiciet e tyre. “ Nga ajo çfarë po tregon tregu në Shqipëri, është se të rinjtë punojnë, por jo aty ku ata nuk janë trajtuar si duhet” – thekson z. Pashaj. Për këtë brez, zgjedhja e një pune nuk është më domosdoshmëri për mbijetesë, por një vendim i vetëdijshëm për të investuar në zhvillimin e tyre personal dhe profesional.

Në një botë ku ndryshimi është konstantja më e madhe, Gjenerata Z ka ardhur për të sfiduar mënyrat tradicionale të të bërit punë. Brezi që është rritur mes një revolucioni teknologjik dhe sfidave globale, kërkon më shumë se paga apo përfitime bazë. Ata kërkojnë fleksibilitet, inovacion dhe një kuptim më të thellë të misionit të punës së tyre.

Sipas Anisa Abazi Menaxherja e Shërbimeve të Kapitalit Njerëzor “Deloitte Albania”, “Gjenerata Z kërkon orare të përshtatshme dhe modele pune hibride”.

Kjo nevojë pasqyron një prirje për të gjetur balancë mes jetës personale dhe profesionale, një koncept që është larg stilit tradicional të punës nga ora 9:00 deri në 5:00. Për ta, mjedisi ideal i punës është ai që mbështetet në teknologji dhe u ofron mjete për të zhvilluar aftësitë e tyre​.

Përplasja e brezave dhe riformimi i kulturës së punës

Erald Pashaj, pohon se “ekziston një përplasje mendësie mes të rinjve dhe disa bizneseve që drejtohen nga njerëz me një mendësi nga dekadat e shkuara”.

Kjo përplasje reflekton një sfidë me të cilën përballen shumë organizata sot: të përshtaten me një brez që kërkon më shumë fleksibilitet dhe që nuk ndjek rregullat e vendosura nga brezat e mëparshëm. Për ta, puna nuk është thjesht një burim jetese, por një mundësi për të lënë një ndikim pozitiv​.

Ina Grabocka përmend: “Puna e tyre duhet të ketë një qëllim final; ata kërkojnë të kuptojnë rolin e tyre në një mision më të madh”. Kjo qasje ndihmon në krijimin e lidhjeve më kuptimplote me punën dhe motivon të rinjtë për të dhënë maksimumin​.

Teknologjia dhe drejtësia, shtyllat e punës për gjeneratën Z

Në zemër të kërkesave të këtij brezi është teknologjia dhe drejtësia. Sipas sociologes Marsida Simo, “Gjenerata Z është më fleksibël dhe më e hapur ndaj teknologjisë, duke kërkuar mjedise pune që ofrojnë transparencë dhe mundësi për zhvillim të shpejtë.”

Teknologjia nuk është vetëm një mjet pune për këtë brez, por një platformë për rritje dhe inovacion. Për ta, puna duhet të jetë një hapësirë ku drejtësia dhe barazia janë prioritete thelbësore​.

Shembulli i Firdeus Kasaj 19 vjeç, themeluesi i UnyoCorp, ilustron këtë transformim. Ai ka ndërtuar një kompani që përqafon vlerat e gjeneratës Z, duke krijuar mundësi për të rinjtë të përdorin teknologjinë dhe të zhvillohen në një mjedis që vlerëson meritokracinë.

“Respekti duhet të fitohet nëpërmjet meritës dhe jo për shkak të pozicionit që mban drejtuesi”, – thekson Kasaj, duke përforcuar filozofinë e tij për zhvillimin profesional dhe personal të punonjësve​.

Në përmbledhje, Gjenerata Z nuk kërkon vetëm të përshtatet me botën e punës, por të transformojë mënyrën se si puna konceptohet. Ata nuk ndjekin më rregullat tradicionale, por rishkruajnë normat me fleksibilitet, teknologji dhe drejtësi. Në këtë proces, ata jo vetëm që i përshtaten tregut, por e transformojnë atë, duke krijuar një të ardhme më të ndriçuar për të gjithë.

Mirupafshim arsimi universitar

Nëse ka një brez që e ka bërë të qartë se rregullat e vjetra nuk vlejnë më, ai është Brezi Z. Të rinjtë shqiptarë të kësaj gjenerate nuk ndjekin thjesht rrugët tradicionale të arsimit dhe karrierës – ata po krijojnë rrugët e tyre, të frymëzuara nga teknologjia, fleksibiliteti dhe përvoja. Në këtë proces, ata po ndërtojnë një peizazh të ri për të ardhmen e punës dhe zhvillimit profesional.

Ndryshe nga brezat e mëparshëm, të rinjtë e Brezit Z janë të rritur me teknologjinë në duar dhe e përdorin atë si një mjet kryesor për mësim dhe zhvillim. Ata nuk janë të kënaqur me metodat tradicionale të mësimit – klasa të mbushura dhe teori të stërzgjatura.

Platforma si Coursera, Udemy dhe LinkedIn Learning janë kthyer në bibliotekat e tyre të preferuara, ku mund të mësojnë çdo aftësi, nga kodimi te marketingu dixhital. Siç thotë Marsida Simo, “këto platforma janë ideale për të rinjtë që duan të përvetësojnë aftësi të reja, të ndjekin pasionet e tyre dhe të qëndrojnë konkurrues në tregun e punës”.

Shumë nga të rinjtë po i kthejnë shpinën arsimit universitar të gjatë dhe teorik, duke zgjedhur kurse të shkurtra dhe praktike që ofrojnë rezultate të menjëhershme. Ina Grabocka thotë se, “gjenerata Z është gjithnjë e më e fokusuar në zgjidhje praktike dhe të personalizuara për nevojat e tyre, duke lënë pas programet tradicionale universitare”. Kjo qasje reflekton jo vetëm një dëshirë për efikasitet, por edhe për një lloj autonomie mbi rrugën e tyre profesionale.

Për Brezin Z, teknologjia nuk është thjesht një fushë; është një stil jetese. Sipas të dhënave nga INSTAT, studimet në teknologjinë e informacionit, inxhinierinë dhe menaxhimin e mediave sociale janë ndër zgjedhjet më popullore.

Pavarësisht kësaj, sektorë si arsimi profesional dhe gastronomia gjithashtu po tërheqin një numër të konsiderueshëm të rinjsh, duke u ofruar atyre një rrugë të qartë drejt tregut të punës. Erald Pashaj thekson se “këto degë janë bërë jetike për të rinjtë që duan të hyjnë shpejt dhe me siguri në tregun e punës”​.

Udhëtimet dhe përvojat unike në prioritet!

Të rinjtë shqiptarë të Brezit Z po bëjnë zgjedhje gjithnjë e më të zgjuara për menaxhimin e financave të tyre. Pavarësisht sfidave ekonomike si inflacioni dhe rritja e kostove të jetesës, ata janë të orientuar drejt kursimeve dhe investimeve afatgjata.

Sipas regjistrit kombëtar të llogarive bankare, grupmosha e të rinjve po rritet në përdorimin e llogarive bankare, një tregues që ata janë gjithnjë e më të angazhuar për të menaxhuar financat e tyre dhe për të monitoruar buxhetin. Ky brez gjithashtu priret të përdorë platforma dixhitale për të menaxhuar financat, duke marrë vendime të informuara për shpenzimet dhe investimet që bëjnë​.

Aida, një 20-vjeçare, tregon për “Monitor” se nisi të punojë që në moshën 15-vjeçare, jo për nevojë, por për të mbledhur para për udhëtimet e saj. “Para disa vitesh vizitova Greqinë për herë të parë me familjen, por kur u ktheva, dëshiroja të shkoja diku tjetër. Kërkova bileta për në Milano, por pashë që ishte shumë e shtrenjtë, kështu që vendosa të punoja”, – thotë Aida.

Në moshën 18-vjeçare, kur nisi universitetin, ajo bëhet e pavarur ekonomikisht nga prindërit. “Kam rreth 5 vite që punoj dhe gjithçka shkon për udhëtime. Nuk blej gjëra si një çantë apo një makinë, por e di që çdo udhëtim tjetër është më afër”.

Një vëzhgim i realizuar nga “Monitor” me 89 të rinj ka treguar se më shumë se 70 prej tyre zgjedhin të shpenzojnë vetëm për gjërat e nevojshme dhe janë të kujdesshëm në menaxhimin e buxhetit të tyre. Ata preferojnë të kursejnë ose, më së shumti, të ruajnë për përvoja unike, si udhëtime ose aktivitete që ndihmojnë në zhvillimin personal, në vend të shpenzimeve për mallra materiale​

Ky trend tregon se Brezi Z u jep përparësi përvojave që ofrojnë mundësi për rritje dhe mësim, duke shprehur një ndryshim të fortë nga konsumimi material në investimin në jetën personale dhe profesionale.

Për ta, udhëtimet janë një mundësi për të shijuar jetën, për të mësuar dhe për të zgjeruar horizontet, duke e parë atë si një investim në vetveten dhe në përvojat që ndihmojnë në formimin e karakterit dhe zhvillimin e aftësive.

Të rinjtë shqiptarë po shfaqin gjithnjë e më shumë një dëshirë për të udhëtuar si një mundësi për të fituar përvoja dhe kujtime që do t’i shërbejnë në të ardhmen. Kjo shfaq një qasje të re ndaj jetës, ku përvoja dhe pasuritë shpirtërore janë më të rëndësishme se sa pasuritë materiale.

“Të udhëtosh do të thotë të jetosh dyfish” – Hans Christian Andersen

Gjenerata Z është brezi që jo vetëm ëndërron për të udhëtuar, por e bën atë një pjesë të pandashme të identitetit të tyre. Duke vlerësuar eksperiencat mbi materializmin, ata investojnë një pjesë të madhe të të ardhurave të tyre për të eksploruar botën.

Sipas të dhënave të vëna në dispozicion për “Monitor” nga kompania Wizz Air për Shqipërinë, nga 2 milionë pasagjerë të nisur nga vendi në vitin 2024, 40% ishin nën moshën 35 vjeç, duke treguar qartë pasionin e të rinjve për eksplorim​.

Në vitin 2024, tre destinacionet kryesore për shqiptarët ishin Italia, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, por grupmosha 18-25 vjeç kishte një interes të veçantë për Francën, Poloninë dhe Hungarinë. Për ta, udhëtimi nuk është vetëm argëtim, por një mundësi për të zgjeruar horizontet kulturore dhe për të lidhur përvojat personale me realitetet globale​.

Një nga librat më të cituar mbi filozofinë e udhëtimit, “Vagabonding: An Uncommon Guide to the Art of Long-Term World Travel” nga Rolf Potts, thekson se të udhëtosh është një investim në kujtime dhe përvoja që zgjasin gjithë jetën.

Ky mentalitet përputhet me mendësinë e gjeneratës Z, që zgjedh eksperiencat si një formë e re pasurie. Për ta, një selfie në Kullën Eiffel apo një udhëtim me biçikletë në kanalet e Amsterdamit ka më shumë vlerë sesa një objekt luksoz.

Të dhënat e Wizz Air  tregojnë se dy të tretat e të rinjve bëjnë rezervimet e udhëtimeve të tyre 1 javë deri në 3 muaj para nisjes, një model që reflekton prakticitetin dhe njëfarë spontaniteti​. Në krahasim me grupmoshat më të vjetra, ata preferojnë të udhëtojnë vetëm, duke theksuar dëshirën për pavarësi dhe eksplorim autentik.

Gjenerata Z nuk e sheh udhëtimin si një luks, por si një domosdoshmëri. Ata ndjekin frymëzimin e filozofëve dhe shkrimtarëve të mëdhenj, duke e konsideruar botën si një klasë të madhe të hapur për të gjithë.

Për ta, çdo destinacion është një faqe e re në librin e jetës. Kjo qasje, e ndikuar nga teknologjia dhe një botë gjithnjë e më e lidhur, po ndryshon mënyrën se si shoqëria percepton udhëtimin dhe investimin në eksperienca.

“Të udhëtosh është të jetosh dyfish,” por të emigrosh shpesh nënkupton të kërkosh një jetë më të mirë. Për gjeneratën Z, udhëtimi dhe emigrimi nuk janë vetëm dy anë të ndryshme të së njëjtës monedhë; ato përfaqësojnë dy realitete që ndonjëherë ndërlidhen. Udhëtimi për ta është një mundësi për të eksploruar botën, për të ndier përvoja unike dhe për të krijuar kujtime. Ndërsa emigrimi, në shumë raste, shihet si një hap i domosdoshëm për të ndërtuar një të ardhme që vendi i tyre nuk ua ofron.

Siç thekson Erald Pashaj, “sot që flasim, emigrimi ka vetëm elemente negative, sepse jo vetëm që tkurr popullsinë, por vret edhe shpresën”. Megjithatë, për shumë të rinj shqiptarë, dëshira për të udhëtuar dhe për të eksploruar është ngushtësisht e lidhur me pasigurinë që ndiejnë në vendin e tyre.

Ata e fillojnë këtë rrugëtim përmes përvojave të shkurtra udhëtimi, për të hyrë më vonë në realitetin e emigrimit, duke kërkuar një ambient që vlerëson potencialin e tyre.

Nga 89 gjimnazistët e pyetur në lidhje me emigrimin, vetëm 3 prej tyre ishin të sigurt për qëndrimin në Shqipëri. Për të rinjtë, qëndrimi në vendin e lindjes nuk është më një mundësi për të gjithë. Dëshira për studime më të mira jashtë, mundësi pune dhe kushte më të favorshme është gjithnjë e më shumë një nevojë dhe një dëshirë që i shtyn ata të kërkojnë mundësi jashtë kufijve të Shqipërisë.

Esmeralda, një 18-vjeçare në vitin e fundit të gjimnazit, është një shembull i kësaj tendence. Ajo e ka dashur gjithmonë të punojë në biznesin e familjes, të zhvillojë atë që ka nisur që fëmijë. Por për të, Tirana dhe Shqipëria si një mundësi për të ardhmen kanë një kufi.

“Doja të qëndroja këtu, të kontribuoja për qytetin tim, por një pjesë e madhe e impenjimeve të mia po drejtohen në një tjetër vend, ku mund të më ofrohen kushte më të mira për të realizuar ëndrrat e mia”.

Ajo, ashtu si shumë të rinj të tjerë, po shtyhet nga prindërit për të kërkuar mundësi më të mëdha jashtë Shqipërisë, ku mund të zhvillohen dhe të përballen me sfida të reja që përmbushin aspiratat e tyre.

Ky shqetësim nuk është i panjohur për Marsida Simon, sociologe, e cila nënvizon se, kur të rinjtë përballen me një realitet të vështirë në tregun e punës, ku strukturat dhe mundësitë për zhvillim janë të kufizuara, zhgënjimi kthehet në motiv për të kërkuar një ekosistem më të favorshëm jashtë vendit.

“Kur brezi i ri nuk gjen hapësirë për t’u zhvilluar dhe nuk ndien se mund të kontribuojë në shoqëri, emigrimi bëhet një zgjedhje logjike. Ata nuk priren të qëndrojnë në një vend që nuk i përmbush vlerat dhe kërkesat e tyre për drejtësi dhe mundësi të barabarta”.

Për të rinjtë shqiptarë, emigrimi është më shumë se një largim nga vendi – është një mundësi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

Larg politikës

Dëshira për të emigruar nuk është indikator i vetëm i shpresës së vdekur të Gjeneratës Z në Shqipëri; një tjetër shenjë e qartë e këtij zhgënjimi është mospjesëmarrja politike.

Pjesëmarrja e ulët e të rinjve në zgjedhjet e fundit të Shqipërisë është reflektim i një zhgënjimi të thellë dhe mospërfshirje politike, që ka karakterizuar Gjeneratën Z.

Vetëm 38.2% e qytetarëve morën pjesë në këto zgjedhje, dhe përfaqësimi i të rinjve ishte një ndër faktorët kyç që ndikuan në këtë numër të ulët.

Kjo tërheqje nga proceset politike është një pasqyrë e mungesës së besimit të brezit të ri te politika dhe mundësitë për ndryshim brenda vendit​.

Ndryshe nga brezat e mëparshëm, të rinjtë shqiptarë nuk e shohin politikën si një mundësi për të ndryshuar jetën e tyre, por si një sistem që i mban ata të ngujuar në një cikël stagnimi.

Në një analizë të EEAS (Shërbimi i Jashtëm i Bashkimit Europian), thuhet se shqetësimi për korrupsionin dhe mungesën e transparencës në Shqipëri është një faktor kryesor që ka shtuar apatinë politike te të rinjtë. Ata janë të lodhur nga një sistem që vazhdimisht favorizon interesat e ngushta dhe nuk ofron mundësi të barabarta për zhvillim profesional dhe personal​

Në ndryshim nga brezat e tjerë, të rinjtë në vendet e zhvilluara si Gjermani dhe SHBA kanë treguar një angazhim më të madh politik. “Gen Z është më e angazhuar dhe e përgatitur për të kërkuar ndryshime nëpërmjet politikës dhe votës, duke kërkuar një sistem që të jetë i hapur dhe i përgjegjshëm” (Melissa Deckman, 2024).

Përkundër përpjekjeve të ngadalta të Shqipërisë për të përfshirë më shumë të rinj në politikë, përfshirja e Gjeneratës Z është e theksuar më shumë në vendet me sisteme zgjedhore më të hapura dhe të drejta, ku ato priren të përdorin votën si mjet për të kërkuar ndryshime.

Ky angazhim politik është reflektim i një sistemi që i vlerëson dhe i inkurajon të rinjtë të jenë pjesë e zhvillimeve politike dhe shoqërore. Për krahasim, Shqipëria ende përballet me një sistem ku, sipas Deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, “të rinjtë nuk janë të përfshirë dhe nuk shohin mundësi për të ndikuar në proceset politike”.

Për brezin Z të shqiptarëve, politika nuk është më një mundësi për të arritur ndryshim, por një pengesë që i bllokon ata nga arritja e aspiratave të tyre.

Një e ardhme pa rregullat e të kaluarës

Në një botë që është gjithnjë në ndryshim, Gjenerata Z po krijon rrugët e tij, jo më duke ndjekur ato të krijuara nga brezat e kaluar. Ky është një brez që, edhe kur sheh pasigurinë dhe vështirësitë, ka fuqinë dhe dëshirën për të ndërmarrë veprime dhe për të modeluar të ardhmen sipas kushteve të tij.

Gjenerata Z nuk është e fiksuar pas kalimit të kohës në rrethana të vjetra dhe të ngurta; ata janë të orientuar nga ndryshimi dhe evolucioni. Ata duan të punojnë dhe të jetojnë sipas kushteve që e respektojnë potencialin e tyre të plotë, duke kërkuar mundësi që i shërbejnë si individë dhe si pjesë e një shoqërie më të drejtë dhe më të barabartë.

Ata janë një brez që i kupton mundësitë që teknologjia ofron, që sfidojnë normat e vjetra dhe që, siç thotë dhe autori zviceran, Alain de Botton, “nuk e shohin të ardhmen si një mundësi për t’u frikësuar, por si një mundësi për t’u krijuar”.

Nëse ka një gjë të sigurt për Gjeneratën Z, është se ata janë të gatshëm të krijojnë një të ardhme që nuk bazohet në rregullat e së kaluarës, por në mundësitë që ata mund t’i bëjnë të vërteta. Për këtë brez, e ardhmja është në duart e tyre dhe nuk ka asgjë që mund t’i ndalojë.

The post Si të rinjtë shqiptarë po krijojnë një model ndryshe jetese e pune appeared first on Albeu.com.

Tre të rinjtë që u dhunuan në Mal të Zi/ Policia: U rikthyen në Atdhe, do merren masa për arrestimin e autorëve
Ditën e djeshme, janë dhunuar tre të rinj shqiptarë në Malin e Zi. Siҫ bën të ditur policia, ata janë kthyer në Shqipëri.

Kthimi i tyre në Atdhe, është bërë me dëshirën e tre të rinjve.

Sipas policisë, autoritetet e Malit të Zi, kanë identifikuar tre persona, të cilët dyshohet si autorë të dhunës ndaj tre shqiptarëve.

Tre shqiptarët e dhunuar janë Klodian Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaci.

Pas mbërritjes në pikën e kalimit kufitar në Muriqan, ata u shoqëruan për ndihmë mjekësore në Spitalin rajonal në qytetin e Shkodrës.

Tashmë, pritet që hetimet e thelluara të hedhin dritë mbi shkaqe e dhunës ndaj tre shqiptarëve, të cilët në momentin e sulmit po lëviznin me një makinë me targa gjermane.

Njoftimi i policisë:

“Në vijim të informacionit për tre shtetasit shqiptarë të dhunuar në Mal të Zi, ju informojmë se:

Policia malazeze ka kryer të gjitha veprimet e para procedurale dhe tre shtetasit shqiptarë kanë dhënë deklarime në prani të një avokati (njohës i gjuhës shqipe) dhe të përfaqësuesve të ambasadës shqiptare në Malin e Zi. Në përfundim të veprimave të para, tre shtetasit shqiptarë, me dëshirën e tyre, janë nisur për në Shqipëri.

Drejtuesit e Policisë së Shtetit iu kanë kërkuar homologëve të Malit të Zi, që për çështje sigurie, të tre shtetasit shqiptarë t’i shoqërojnë me punonjes policie, deri në kufi.

Tre shtetasit shqiptarë kanë mbërritur në PKK Muriqan, rreth ores 05:30 dhe janë pritur nga drejtuesit e pikës së kalimit kufitar Muriqan dhe të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, të cilët i kanë shoqëruar deri në Spitalin Rajonal Shkodër ku shtetasit shqiptarë kanë kryer të gjitha kontrollet mjekësore, nga të cilat kanë rezultuar pa probleme.

Në lidhje me veprimet procedurale dhe identifikimin e autorëve, sipas informacionit të dërguar nga kolegët në Malit e Zi, rezulton se:

Policia ka ndërmarrë veprime me qëllim zbardhjen e të gjitha rrethanave në të cilat kanë mbetur të plagosur shtetasit shqiptarë.

Janë kontrolluar videot e kamerave të vëzhgimit nga ndërtesat pranë ngjarjes.

Përmes punës operative në terren, efektivët e policisë kanë identifikuar tre persona nga Herceg Novi, si autorë të sulmit fizik, identiteti i të cilëve më pas është përcaktuar dhe do merren masa për kapjen dhe arrestimin e tyre.

Ngjarja është dërguar për kompetencë te Prokurori i cili do të deklarojë kualifikimin ligjor të rastit.

Vijojnë intensivisht hetimet për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.

The post Tre të rinjtë që u dhunuan në Mal të Zi/ Policia: U rikthyen në Atdhe, do merren masa për arrestimin e autorëve appeared first on Albeu.com.

Pse të rinjtë shqiptarë jetojnë me prindërit? Dy arsyet sipas psikologëve
Shumica e të rinjve shqiptarë jetojnë me prindërit edhe pasi kanë mbushur të 18-tat.

Një raport i Eurostat nxjerr në pah se vendi ynë është në krye të vendeve të Ballkanit për numrin më të lartë të të rinjve që jetojnë në një banesë me prindërit, motrat dhe vëllezërit edhe në rastet kur nuk kanë një dhomë personale. Për psikologët, kjo vjen për dy arsye.

Kryesisht kjo ndodh për shkak të arsyeve ekonomike, pasi është e vështirë për një familje shqiptare të blejnë një banesë sipas kërkesave të fëmijëve. E dyta lidhet me traditën e trashëguar në këtë mënyrë, që na e bën të zakonshme të qëndruarit me familjen edhe kur nuk kemi kushte.

Në disa raste familjet janë të prirura të mbajnë pas vetës fëmijët edhe kur ato rriten, duke kërkuar që të qëndrojnë në të njëjtin apartament.

Sipas të dhënave të EUROSTAT, gati 70 për qind e të rinjve nga 15 deri në 29 vjeç jetojnë në familje të mbipopulluara. Nga statistikat e studimit, në Greqi të rinjtë që jetojnë në familje të mbipopulluara arrin në 48% dhe në Itali 44 %. Shkalla e mbipopullimit u bazua tek hapësira e banesës, anëtarëve të saj si dhe kostos së jetesës./Euronews

The post Pse të rinjtë shqiptarë jetojnë me prindërit? Dy arsyet sipas psikologëve appeared first on Albeu.com.

EUROSTAT: Të rinjtë shqiptarë kanë privimin material dhe social më të lartë në Europë
Teksa ikja e të rinjve është kthyer në një problem vërtet shqetësues për vendin, të dhënat e Eurostat hedhin dritë mbi një nga arsyet që i nxit ata të largohen nga vendi, që lidhet me pamundësinë për të përballuar pagesa të ndryshme si qiraja, huaja për shtëpi, pushime, blerjen e një makine, shpenzimin e kohës së lirë etj, me pak fjalë pamundësinë për të bërë një jetë të përshtatshme dhe të dëshirueshme.

Eurostat ka publikuar raportin për privimin material të të rinjve në Europë për vitin 2021, ndërsa për Shqipërisë të dhënat janë të disponueshme deri në vitin 2020.

Sipas statistikave të Eurostat, në Bashkimin Europian në vitin 2021, shkalla e privimit të rëndë material dhe social midis të rinjve (mosha 15-29 vjeç) ishte 6,1%.

Për Shqipërinë, ky tregues është shumë më i lartë, në 34%, duke shënuar një rekord negativ në Europë.

E dhëna e fundit është e vitit 2020, por edhe në vitet e mëparshme treguesi është më i larti në Europë, pavarësisht se përqindja e të privuarve nga ana materiale dhe sociale ka rënë (në vitin 2018 ishte 40%).

Në krahasim me rajonin, përqindjen më të ulët të privimit material dhe social e ka Serbia, me 10.4% në 2020-n dhe 11.6% në 2021-n. Për Maqedoninë e Veriut, treguesi është 14.9% (2020) ndërsa rritet në Mal të Zi në 22.3 (2020).

Sipas Eurostat, ndër vendet e BE-së, përqindja më e lartë e të rinjve që ishin të privuar rëndë materialisht dhe socialisht në vitin 2021 u regjistrua në Rumani (23.1%), e ndjekur nga Bullgaria (18.7%) dhe Greqia (14.2%).

Nga ana tjetër, përqindja ishte më pak se 3% në 11 nga 26 anëtarët e BE-së me të dhëna të disponueshme: Luksemburgu, Polonia, Suedia, Qiproja, Çekia, Holanda, Kroacia, Sllovenia, Finlanda, Austria dhe Estonia.

Ndërsa në treguesin e privimit material, Shqipëria ka diferencë me vendet e rajonit, në indikatoritn tjetër, që mat rrezikun për të qenë i varfër, vendi ynë së bashku me Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë, për të cilat raportohen të dhënat janë pothuajse në të njëjtin nivel, me rreth 25% të grupmoshës nga 15-29 vjeç që është në rrezikun për të qenë i varfër.

Çfarë është primi material dhe social

Shkalla e privimit të rëndë material dhe social (SMSD) , sipas Eurostat, tregon një mungesë të detyruar të mjeteve të nevojshme dhe të dëshirueshme për të bërë një jetë të përshtatshme. Treguesi ndan kufirin midis individëve që nuk mund të përballojnë një të mirë, shërbim ose aktivitet shoqëror të caktuar.

Ai përkufizohet si përqindja e popullsisë që përjeton mungesë të detyrueshme të të paktën 7 nga 13 artikuj privimi (6 të lidhura me individin dhe 7 të lidhura me familjen).

Lista e artikujve në nivel familjar:

• Kapaciteti për të përballuar shpenzime të papritura

• Kapaciteti për të përballuar pagesën për një javë pushim vjetor larg shtëpisë

• Kapaciteti për t’u përballur me pagesat e prapambetura (për pagesat e hipotekës ose qirasë, faturat e shërbimeve, qiratë, ose pagesave të tjera të kredisë)

• Kapaciteti për të përballuar një vakt me mish, pulë, peshk ose ekuivalent vegjetarian çdo dy dytë

• Aftësia për të mbajtur shtëpinë në mënyrë adekuate

• Keni akses në një makinë/fugon për përdorim personal

• Zëvendësimi i mobiljeve të vjetruara

Lista e artikujve në nivel individual:

•Të ketë lidhje interneti

• Zëvendësimi i rrobave të konsumuara me disa të reja

• Të kesh dy palë këpucë që përshtaten siç duhet (përfshirë një palë këpucë për çdo mot)

• Shpenzimi i një sasie të vogël parash çdo javë për veten e tij/saj

• Kryerja e aktiviteteve të rregullta të kohës së lirë

• Takimi me miqtë/familjen për një pije/ vakt të paktën një herë në muaj./monitor

The post EUROSTAT: Të rinjtë shqiptarë kanë privimin material dhe social më të lartë në Europë appeared first on Albeu.com.

Të rinjtë shqiptarë preferojnë të punojnë në kompani ndërkombëtare; 86.3% janë gati të ikin jashtë për punë
Të rinjtë shqiptarë preferojnë që të punojnë në kompanitë e mëdha ndërkombëtare. Sipas një sondazhi të “Deloitte”, titulluar “Hapat e Parë në Tregun e Punës 2020”, kapitulli i Shqipërisë, gati 50% e të anketuarve kanë zgjedhur kompanitë e mëdha ndërkombëtare, si preferencën e tyre kur pyeten se në cilat kompani do të donin të punonin.

Kjo zgjedhje, sipas raportit, lidhet shumë me kulturën organizative të këtyre kompanive, të cilat kanë në fokus zhvillimin dhe mbajtjen e kapitalit njerëzor dhe trajtimin e punonjësve si talente dhe asetin më të çmuar për ta.

E dyta është preferenca për të punuar në një biznes personal që përforcohet edhe në vrojtimin e këtij viti. 15.4% e të anketuarve pohojnë se do të preferonin të punonin në biznesin e tyre. Për kompanitë e mëdha kombëtare kanë shprehur preferencën 9.6% e të anketuarve dhe për start-up vetëm 3.2%.

83.6% janë të gatshëm të zhvendosen jashtë vendit për punë

Një temë e nxehtë diskutimi në vendin tonë lidhet edhe me largimin e të rinjve nga vendi për shkak të punës. 86.3% e të rinjve do të ishin të gatshëm të zhvendoseshin në një shtet tjetër për shkak të punës. Vihet re një ulje e këtij trendi krahasuar me vitet e mëparshme, sidomos në rastin e atyre të cilët janë absolutisht të gatshëm për t’u zhvendosur.

Pyetur nëse pandemia COVID-19 ka ndikuar në gatishmërinë e tyre, vetëm 19.9% janë shprehur se gatishmëria e tyre është ulur. Pjesa tjetër konfirmojnë se kjo gatishmëri nuk ka ndryshuar (64%) apo është rritur (16.1%).

Edhe në nivel rajonal, të rinjtë do të ishin të gatshëm të zhvendoseshin jashtë vendit për shkak të punës.

E lidhur kjo edhe me dëshirën e tyre për tu zhvilluar profesionalisht, për të përfituar përvoja të larmishme pune dhe jetësore, ky aspekt mund të konsiderohet si një karakteristikë e brezit Millennials, thuhet në raport.

Mundësia për t’u rritur në karrierë, si zgjedhja e parë

Kur zgjedhin një punëdhënës, faktori më i rëndësishëm për ta është mundësia për t’u rritur profesionalisht dhe në karrierë dhe kjo është zgjedhja e parë për 57% të pjesëmarrësve në vrojtim. Nuk është e re se faktori pagë vazhdon të jetë një faktor i rëndësishëm në këtë drejtim.

Ndërkohë për faktorët e tjerë, nuk ka dallime të qarta mes grupmoshave.

Niveli i preferuar i pagës

Një aspekt tjetër i rëndësishëm që analizon ky vrojtim janë pritshmëritë mbi nivelin e pagës:

43.7% janë shprehur se do të donin të fitonin 251 deri në 500 euro në muaj. Në këtë kategori përfshihen pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në vrojtim të grupmoshave 18-22 vjeç dhe 21-24 vjeç, të cilët janë në fillimet e karrierës profesionale.

Pyetur se si do të ishte përgjigjja e tyre nëse do të ishin pyetur para pandemisë, 27.3% kanë vlerësuar se do të dëshironin të fitonin më shumë, 70.2% janë përgjigjur se do ta vlerësonin me të njëjtën vlerë dhe 2.5% do ta vlerësonin më ulët.

Të punuarit në formë hibride, preferohet online

Me ardhjen e COVID-19 dhe masave që u morën nga qeveria për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve, shumë kompani ashtu si dhe universitete u detyruan të përqafonin të punuarit/mësuarit në distancë. Kjo mënyrë e re pune solli edhe diskutimin më të madh që po haset lidhur me të ardhmen e punës. Pjesa më e madhe e jona përpara pandemisë njihte një mënyrë pune, atë nga zyra; gjatë pandemisë mësuam sesi të punonim nga shtëpia dhe sot, kur kemi pasur mundësi të jetojmë të dy mënyrat, diskutojmë sesi do të donim të ishte e ardhmja e punës: plotësisht në zyrë- formë hibride- apo plotësisht në shtëpi.

Për vetë rëndësinë që ka forma e punës, edhe të rinjve pjesëmarrës në vrojtim iu drejtua kjo pyetje.

51.8% e të anketuarve u përgjigjën një ose dy herë në javë do të preferonin të punonin në distancë. Gjithashtu një numër i konsiderueshëm janë përgjigjur se preferojnë të punojnë më shumë se një javë në muaj në distancë (17.3 për qind).

Vlerësimi i pamjaftueshëm i nxit punonjësit të ikin nga puna

Elementi i fundit i cili plotëson profilin e të rinjve lidhur me punën janë edhe arsyet kryesore për të ndryshuar punëdhënës.

Të dhënat tregojnë se paga e ulët, nuk është vlerësuar si aspekti parësor nga pjesëmarrësit në vrojtim për ndryshimin e punëdhënësit. 47.4% e tyre janë përgjigjur se mos-vlerësimi i punës së tyre është komponenti kryesor i cili do ti orientonte ata drejt marrjes së një vendimi për të ndryshuar punëdhënës;

17.6% e tyre shprehen se pamjaftueshmëria e mundësive për zhvillim dhe rritje profesionale do t’i orientonte ata drejt kërkimit të varianteve të tjera dhe 11.9% e konsiderojnë atmosferën e keqe dhe marrëdhëniet jo të mira në punë si shkaktarët kryesorë që çon në prishjen e marrëdhënies së punës.

Të gjithë këto elemente tërheqin vëmendjen për rëndësinë që duhet t’i kushtojnë bizneset në vend sistemit të vlerësimit të performancës së punonjësve dhe lidhjen e saj me skemat e shpërblimit dhe shtegun në karrierë, rekomandon raporti.

Vrojtimi me temë “Hapat e Parë në Tregun e Punës” është realizuar në muajt tetor – nëntor 2020, gjatë një periudhe pesë javore.

Numri i studentëve dhe i të diplomuarve të cilët plotësuan vrojtimin arrin 1081, numër i cili shënon një rritje krahasuar me edicionet e kaluara (965 në vitin 2017, 259 në vitin 2015 dhe 79 në edicionin e vitit 2013)./Monitor

The post Të rinjtë shqiptarë preferojnë të punojnë në kompani ndërkombëtare; 86.3% janë gati të ikin jashtë për punë appeared first on Albeu.com.