te rinjt shqiptar Archives - Albeu.com

Mjekësia dorëzon “stafetën”, ky është profesioni i preferuar i të rinjve shqiptarë vitet e fundit
Nuk është Mjekësia, as Juridiku apo Ekonomiku dega më e kërkuar nga maturantët, por Shkencat Informatike.Trendi i viteve të fundit duket se ka arritur majën këtë vit.

Të rinjtë kanë kthyer sytë nga Shkencat Inxhinierike, duke lënë pas degët historikisht të preferuara e lakmuara në masë.Këtë e thonë statistikat e para të kalkuluara më mbylljen e raundit të parë të aplikimeve në universitete.Në fund të muajit priten fituesit e parë të konkurrimit që zgjat deri në fund të majit nëntor më ezaurimin e vendeve që do të kenë mbetur të lira deri atëherë.

PREFRENCAT

Çereku i maturantëve që kanë plotësuar formularin A2 ose më konkretisht 5300 të rinj kanë shprehur dëshirën për të studiuar një nga programet e IT-së: Inxhinieri, Teknologji apo Shkenca Informatike.

“Jo vetëm Teknologjia e Informacionit që ka 2% të aplikimeve më shumë, por edhe degë të tjera inxhinierike kanë një rritje domethënëse”, shprehet drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar (RASH), Arjan Xhelaj, teksa shton se këtë vit si rrallëherë, mjekësia i ka lëshuar stafetën e vendit të parë degëve inxhinierike, duke kaluar në vend të dytë, ndërsa të tretat në listën e preferencave të të rinjve janë degët ekonomike.

“Mjekësia e Përgjithshme ka një rritje duke pasur parasysh që këtë vit janë rritur me 100 kuotat si për mjekësinë dhe për infermierinë. Po ashtu, vijon një interes i mirë për mësuesinë që renditen në rend të katërt. Në rend të pestë janë degë profesionale, degët 2- vjeçare ku kemi 8.2 për qind të aplikimeve”, shton drejtuesi i RASH-it, i cili ka nën administrim portalin “u-Albania” që ndërmjetëson shkollat e mesme me universitetet.

GARA

Përpos ndryshimit të trendit të aplikimeve, ajo që bie në sy sivjet është numri i ulët i kandidatëve për universitet shqiptare, rreth 21 mijë aplikues nga 31 mijë që është numri i maturantëve të këtij brezi.

Nga ky total, 11 mijë prej tyre kanë shënuar në formularin A1 që kanë ndërmend të aplikojnë për studime jashtë vendit, pavarësisht se Qendra e Shërbimeve Arsimore ka deklaruar se vetëm tre mijë prej tyre janë pajisur me diplomë, si dhe kanë legalizuar dokumentet e shkollës së mesme.

Me përfundimin e aplikimeve për raundin e parë, universitetet publike dhe private, kanë nisur përllogaritjen e pikëve për çdo kandidat, referuar rezultateve të gjimnazit, notave të Maturës Shtetërore dhe kritereve të vendosura nga shkollat e larta për çdo program studimi.

Në 30 gusht, universitetet shpallin listën e fituesve përmes portalit “u-Albania”, për të nisur më pas procesin e regjistrimit në shkollat e larta, sipas raundeve të ndryshme që mundësojnë lëvizjen e listës. Risi e këtij vit është fakti që shifrën e aplikuesve janë përfshirë edhe maturantët nga Kosova, të cilët sivjet hyjnë në garë të barabartë me të rinjtë nga Shqipëria./Panorama

The post Mjekësia dorëzon “stafetën”, ky është profesioni i preferuar i të rinjve shqiptarë vitet e fundit appeared first on Albeu.com.

Meta e dekretoi, Zvicra jep 8.8 milion euro grant për trajnimin profesional të të rinjve shqiptar
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar miratimin e ligjit për ratifikimin e marrëveshjes me Zvicrën, lidhur me projektin “Aftësi për punë”. Sipas marrëveshjes,  Konfederata Zvicerane parashikon t’i japë vendit tonë rreth 8.8 milionë euro. Nga projekti, gjeneratat në moshë të re nga të gjitha grupet sociale në Shqipëri të gjejnë mundësitë mira dhe fitimprurëse punësimi falë përmirësimit të aftësive.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

1 korrik 2021

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka shpallur me dekret miratimin e Ligjit nr. 78/2021, “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane, për projektin “Aftësi për punë”, Faza 2, 2019-2023”.

Përmes kësaj marrëveshjeje, Konfederata Zvicerane parashikon t’i japë vendit tonë, deri më 30 gusht 2023, fonde në formën e grantit të parimbursueshëm, në vlerën maksimale prej 9.6 milionë frangash zvicerane (rreth 8.8 milionë euro). Këto fonde do të përdoren për realizimin e projektit “Aftësi për punë“, faza e dytë.

Risitë e kësaj marrëveshje janë:

Gjeneratat në moshë të re nga të gjitha grupet sociale në Shqipëri të gjejnë mundësi të mira dhe fitimprurëse punësimi falë përmirësimit të aftësive.

Gjeneratat në moshë të re të kenë akses në arsim performues me orientim drejt tregut të punës dhe ofrimit të trajnimit në sektorë me potencial zhvillimi.

Sektori privat merr përsipër përgjegjësinë për përcaktimin, ofrimin dhe financimin e arsimit e formimit profesional në nivel ofruesi.

Presidenti i Republikës gjen rastin të vlerësojë ndihmën e drejtpërdrejtë të Konfederatës Zvicerane, veçanërisht në rastin konkret, për të kontribuar në mbështetjen e moshave të reja të të gjitha grupeve sociale në Shqipëri, përmes projekteve për përmirësimin e aftësive profesionale.

The post Meta e dekretoi, Zvicra jep 8.8 milion euro grant për trajnimin profesional të të rinjve shqiptar appeared first on Albeu.com.