te pasurit Archives - Albeu.com

Studimi: Të pasurit më të pasur, të varfrit më të varfër
Pesë burrat më të pasur të botës nga viti 2020 e kanë dyfishuar pasurinë e tyre, sipas një studimi të fundit të publikuar nga organizata Oxfam. Sipas studimit në vitin 2020, pesë më të pasurit e botës zotëronin një pasuri prej 450 miliardë dollarësh. Ndërkohë kjo pasuri është rritur tani në 869 miliardë dollarë – Oxfam thekson se të gjithë miliarderet e miliarderët në këtë hapësirë kohore deri në vitin 2023 e kanë rritur pasurinë e tyre në 3,3 bilionë dollarë, cituar nga agjencia e lajmeve, KNA – kjo në një kohë kur gati 5 miliardë njerëzit më të varfër të botës kanë humbur 20 miliardë dollarë pasuri.

Oxfam llogarit edhe pasurinë e gjermanëve më të pasur, kjo që nga viti 2020. Duke hequr inflacionin, pasuria e pesë gjermanëve më të pasur është rritur me 73,85%, nga 89 në 155 miliardë dollarë. Super të pasurit të japin një kontribut të proporcional për komunitetin “Ne kemi nevojë për një tatim të pasurive të larta, me qëllim që super të pasurit të japin një kontribut proporcional për komunitetin”, kërkoi kryetarja e bordit të Oxfam për Gjermaninë, Serap Altinisik.

Konkretisht Oxfam flet për tatimin 2% për pasuri mbi pesë milionë dollarë, 3% për pasuri mbi 50 milionë dollarë dhe 5% për pasuri që kalojnë 1 miliardë dollarët. Sipas Oxfam vetëm në Gjermani, sipas llogaritjeve, do të rridhnin 93,6 miliardë dollarë në vit. Në Republikën Federale këtë lloj tatimi do ta jepnin rreth 200.000 vetë, që përbën vetëm 0,24% të popullsisë.

Ushqime falas – Rritet varfëria edhe në GjermaniOrganizata Oxfam e prezantoi studimin “Pabarazi Inc.” para fillimit të punimeve të Forumit Botëror Ekonomik në Davos më 15 janar. Në Davos mblidhen në takimin pesë ditor përfaqësues shtetesh e qeverish nga më shumë se 100 vende, si edhe ekspertë të njohur të ekonomisë e botës së financave. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar Sekretari i Departamenti Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, presidenti francez, Emmanuel Macron, kryeministri kniez, Li Qiang. Kancelari Scholz nuk do të shkojë në Davos. Veç debateve mbi ekonominë, pjesëmarrësit do të trajtojnë veçanërisht çështje, se si duhet të përfundojë lufta në Gaza apo si të arrihet paqja në Ukrainë.

The post Studimi: Të pasurit më të pasur, të varfrit më të varfër appeared first on Albeu.com.

10 më “të pasurit” e vendit kanë rreth 540 milionë euro në banka
Viti i pandemisë e ka ulur disi peshën e depozituesve më të mëdhenj në strukturën totale të depozitave bankare.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar dhjetë depozituesit më të mëdhenj në fund të vitit zotëronin 5.2% të totalit të depozitave të sistemit bankar, kundrejt 5.51% që zinin në dhjetor 2019.

E njëjta ecuri tkurrëse e përafërt vërehet edhe për grupet e tjera të depozituesve të mëdhenj. 20 depozituesit më të mëdhenj në fund të vitit të kaluar zotëronin 7.19% të depozitave, kundrejt 7.39% në vitin 2019. Ndërsa 50 depozituesit e mëdhenj mbanin 10.42% të totalit, nga 10.47% që kishin një vit më parë.

Vitin e kaluar depozitat bankare u rritën me ritmet më të larta në dekadën e fundit. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2020 ato kishin vlerën e 1.29 trilionë lekëve, 7.8% më shumë krahasuar me një vit më parë. Prirja e përgjithshme për kursim mes shqiptarëve, për shkak të pasigurisë se shkaktuar nga pandemia, që rritja e depozitave të mbështetet edhe nga një bazë më e gjerë depozituesish. Rrjedhimisht, kjo mund të ketë ndikuar në uljen e peshës specifike të depozituesve më të mëdhenj të sistemit.

Sidoqoftë, vlerat e zotëruara prej këtyre individëve (ose subjekteve) ngelen të konsiderueshme. 5.2% e depozitave totale në fund të vitit 2020 do të përkthehej në një vlerë prej rreth 67 miliardë lekësh ose rreth 540 milionë eurosh në llogaritë e 10 depozituesve. Në fund të vitit 2019, depozitat e zotëruara nga 10 depozituesit më të mëdhenj ishin rreth 65.6 miliardë lekë. Kjo tregon se në vlerë depozitat e tyre janë rritur, megjithëse pesha e tyre ndaj totalit ka rënë.

Vlera e depozitave bankare të 20 depozituesve më të mëdhenj në fund të vitit 2020 llogaritej në afërsisht 93 miliardë lekë, ndërsa një vit më parë kishte qenë rreth 88.5 miliardë lekë. Për 50 depozituesit më të mëdhenj, vlera e depozitave bankare totale llogaritet në rreth 135 miliardë lekë, nga rreth 124 miliardë lekë një vit më parë.

Këto shifra tregojnë se më të pasurit kanë vazhduar ta rrisin atë pjesë të pasurisë të mbajtur në formën paraje në sektorin bankar.

Një tendencë e ngjashme u konfirmua edhe nga raportimi vjetor i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), që tregoi se për vitin 2020 rreth 101 mijë individë, (3.9% e totali të individëve depozitues), zotëronin pjesën më të madhe të depozitave bankare. Në total kursimet e tyre përbënin 56.8% e totalit, duke u rritur nga niveli 56.5% që zinin një vit më parë./ E.Shehu-Monitor/

The post 10 më “të pasurit” e vendit kanë rreth 540 milionë euro në banka appeared first on Albeu.com.