te lira Archives - Albeu.com

Barra e sëmundjeve rrit importet e farmaceutikës me 14% më 2023, por po konsumohen ilaçe më të lira
Sasitë e importeve të produkteve farmaceutike, panë rritje të shpejtë vitin e kaluar me rreth 14%, pas një rënie të lehtë pas pandemisë.

Të dhënat e INSTAT, referojnë se vitin e kaluar u importuan 6,753 tonë ilaçe nga 5,917 tonë me 2022, por shihet një tendence e rritjes së fortë e importeve nga Turqia.

Vitin e kaluar u importuan nga ky vend 1203 tonë produkte farmaceutike, të cilat zunë 17 për qind të importeve totale të këtyre produkteve.

Para pandemisë në vitin 2019 importet nga Turqia, zinin vetëm 8 % të importeve totale të produkteve farmaceutikë (shiko grafikun e mëposhtëm).

Ekspertët e tregut të farmaceutikës, pohojnë se fondet e ulëta të rimbursimit kanë çuar konsumin e barnave drejt alternativave të lira që vijnë kryesisht nga Turqia, ndërkohë që përfaqësitë e kompanive shumëkombëshe janë tërhequr nga Shqipëria.

Nga 13 të tilla që ishin para disa vitesh, tani janë vetëm 3 prej tyre.

Në vitin 2023, vendi ynë ka importuar 26,8 miliardë lekë (255,7 mln euro) produkte farmaceutike, por vetëm rreth 12 miliardë lekë ose 44%, janë mbuluar nga fondi i rimbursimit që vihet në dispozicion nga qeveria shqiptare.

Të dhëna më të detajuara, tregojnë se shqiptarët kanë akses të ulët te barnat kryesore që trajtojnë sëmundjet kardiovaskulare, onkologjinë, autoimunet, nervoret etj.

Të dhënat nga Shoqata Shqiptare e Përfaqësive Farmaceutike, tregojnë se barnat e reja që kanë një trend të lartë shitje në tregjet europiane dhe ato të rajonit ende nuk kanë hyrë në tregun shqiptar.

Ato kushtojnë shumë dhe nuk janë të përballueshme për pacientët, pasi shteti nuk i rimburson. P.sh. në Shqipëri nuk janë të pranishme të tilla si Apixaban, Pembrolizumab që trajtojnë sëmundje autoimune.

Tregu shqiptar është në zhvillim e sipër, ku barnat tradicionale gjenerike dhe ato jashtë patentës përfaqësojnë 76%, ndërsa trajtimi spitalor i specializuar dhe me terapi inovative vetëm 24%.

Përfaqësuesit e tregut farmaceutik, thonë se nevojat e popullsisë janë shumë më të larta se furnizimet aktuale.

Por përvoja globale, ka treguar se financimet publike dhe orientimi i tyre i drejtë i çon përpara sistemet shëndetësore dhe përmirëson ndjeshëm shërbimet shëndetësore për popullatën.

Nga viti 2019 deri më 2024, buxheti i FSDKSH (struktura që financon shërbimet shëndetësore publike), është rritur me rreth 40%, ndërsa zëri i rimbursimit të medikamenteve vetëm 20%, sipas të dhënave zyrtare.

Në vitin 2019, fondi i rimbursimit zinte 24% të totalit të shpenzimeve të FSKDSH-së, ndërsa më 2024 vetëm 20.6%.

The post Barra e sëmundjeve rrit importet e farmaceutikës me 14% më 2023, por po konsumohen ilaçe më të lira appeared first on Albeu.com.

Hapen 9 700 vende pune në shtet, ku të aplikoni
Foto ilustruese

Administrata publike ka hapur 9 700 vende pune të përkohshme. Shumica e tyre kërkkohen nga INSTAT për zhvillimin e censit. Ndërkohë, 1700 vende janë të hapura për të rinjtë e sapodiplomuar në qeverisjen qendrore dhe vendore.

Për zhvillimin e regjistrimit të popullsisë dhe banesave këtë vit, do të duhet të angazhohen 8 mijë njerëz. Për këtë arsye, Instituti i Statistikave ka hapur thirrjen, duke shpallur vendet vakante në të gjithë Shqipërinë për Kontrollorë, Mbikëqyrës dhe anketues për një periudhë 4-mujore.

Censi zhvillohet njëherë në 10 vjet dhe kërkon angazhimin e një numri të madh njerëzish që trajnohen dhe anketojnë popullsinë duke shkuar dere më derë në çdo banesë. Të interesuarit mund të aplikojnë deri në fund të qershorit për këtë proces.

Një thirrje tjetër për praktikë dhe punësimin e të rinjve, është hapur edhe nga administrata publike.

Përmes programit të shtatë të praktikave të punës, këtë vit janë 1714 vende vakante për të gjithë të rinjtë e moshës 21-26 vjeç që duan të bëjnë praktikë pune 3-mujore në 15 institucione shtetërore dhe 110 institucione varësie.

Shpallja e thirrjes i dërgohet institucioneve, të cilat duhet ta publikojnë në faqet e tyre zyrtare. Procesi i aplikimit është i hapur për të gjitha ditët e muajit qershor.

Programi  Kombëtar  i  Praktikës  së  Punës, do të zgjasë 3 muaj dhe fillon më 1 Shtator deri më 1 dhjetor 2023.

The post Hapen 9 700 vende pune në shtet, ku të aplikoni appeared first on Albeu.com.