te dielen Archives - Albeu.com

Tre akuza ndaj Safet Bajrit, pritet të dalë të dielën para Gjykatës për masën e sigurisë
Një nga emrat më të përfolur të botës së krimit, i akuzuar për disa krime të rënda ndër vite, Safet Bajri, pritet të dalë të dielën për t’u njohur me masën e sigurisë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë.

Safet Bajri, u arrestua mesditën e së premtes në Shkodër. Atij fillimisht iu tha që duhet të paraqitet në Drejtorinë e Policisë në Shkodër për një verifikim, por sapo ai ka shkuar, efektivët së bashku me Forcat RENEA e kanë sjellë në Tiranë.

Fillimisht, ai u dërgua në Drejtorinë e Policisë, ku iu komunikua masa e arrestit, ndërsa më pas u nis drejt bllokut të sigurisë.

Përveç Safet Bajrit, SPAK kërkoi masë edhe për Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin, të cilët aktualisht ndodhen në burg për krime të tjera.

Ishte një dosje e vjetër, e cila, në bazë të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, nxori në dritë detaje të reja lidhur me vrasjen e xhaxhit të Ibrahim Licit, armik i përbetuar i fisit Bajri. Kanë qenë transkriptimet e aplikacionit të Sky ECC që nxorën në pah rolin e Bajrave dhe Bilalit në këtë vrasje.

Referuar dosjes hetimore, SPAK akuzon grupin kriminal për planifikimin dhe vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018 në lagjen “Kiras” të Shkodrës.

Sipas grupit hetimor, motivi i vrasjes lidhet me dyshimin e Behar Bajrit se Ibrahim Lici, kishte vrarë një pjesëtar të grupit të tyre, ish-policin Boran Bërçana, ngjarje kjo e ndodhur më 15 korrik të po atij viti.

Ish-efektivi u ekzekutua në makinë, bashkë me partneren e tij Silvi Ndoci, ndërsa fëmija 3-vjeçar i shpëtoi mrekullisht plumbave.

Ndaj Safet dhe Behar Bajrit dhe Astmer Bilalit, rëndojnë akuzat për vrasje me paramendim, grup të strukturuar kriminal dhe kryerje të veprave penale nga organizata kriminale.

Ndërkohë, një tjetër dosje e bujshme në duar të SPAK është edhe masakra e Dobraçit, ku humbën jetën 4 persona.

Në këtë atentat, u vra Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ndërkohë si pasojë e përplasjes nga mjeti ku po udhëtonin dy të rinjtë, humbi jetën edhe çifti i bashkëshortëve Flutura dhe Bashkim Basha.

Menjëherë pas vrasjes, mbi trupin e pajetë të Hamza Licit qëndronte një i ri, i cili dyshohet se është Ibrahim Lici. Madje ky i fundit, dyshohet se ishte në makinë bashkë me të vëllanë dhe Bushatin. Ibrahim Lici prej disa kohësh ndodhet në kërkim policor, por ende autoritetet nuk kanë arritur ta kapin.

The post Tre akuza ndaj Safet Bajrit, pritet të dalë të dielën para Gjykatës për masën e sigurisë appeared first on Albeu.com.

Rikthimi i mbetjeve të rrezikshme, PD: Më 27 tetor në ora 11:00 të mblidhemi përpara Portit të Durrësit
Të dielën, mbetjet e rrezikshme pritet të kthehen në Portin e Durrësit. Për këtë arsye, Partia Demokratike bëri thirrje që qytetarët të mblidhen për të reaguar dhe për të kërkuar transparencë.

Anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari tha se mbërritja e ngarkesave duhet të shndërrohet në një moment transparence.

DEKLARATA E PLOTË

Me gjithë kërkesat e përsëritura nga publiku, nga Rrjeti i Bazelit, nga Opozita, për marrjen e masave për të siguruar transparencë të plotë në testimin e mbetjeve të dyshimta që po kthehen në Durrës, qeveria nuk ka bërë publike asnjë hap të ndërmarrë në këtë drejtim.

Anijet kthehen të dielën më 27 tetor. Ato do të jenë të ankoruara në Durrës, aty ku u ngarkuan me 102 kontejnerë, për të cilat Rrjeti i Bazelit lëshoi alarmin se janë lëndë të rrezikshme.

Kjo organizatë, më e specializuara për lëndët toksike, ka dyshime se qeveria mund të manipulojë me testimin, dhe në dy letra radhazi i ka kërkuar qeverisë të garantojë një proces transparent dhe në sytë e publikut.

Rrjeti i Bazelit ka kërkuar praninë e ekspertëve e të organizmave ndërkombëtarë, duke përfshirë dhe OLAF, zyrën e Bashkimit Europian që heton mashtrimet dhe korrupsionin.

Pra, ky institucion beson se nëse i lihet qeverisë në dorë, nuk do të merret vesh e vërteta e ngarkesave me mbetje të dyshuara si toksike.

Partia Demokratike e di mirë se Edi Rama do të bëjë gjithçka për të larguar përgjegjësinë e tij në këtë trafik ilegal ndërkombëtar, dhe do të bëjë gjithçka për të manipuluar të vërtetën.

Po ne nuk duhet ta lejojmë këtë skenar.

Shqiptarët duhet të mësojnë se ku burojnë këto lëndë të rrezikshme, sa janë ato, nga vijnë, si trajtohen, dhe ku përfundojnë.

Shqiptarët kanë të drejtë ta dinë këtë informacion bazik për jetën, për shëndetin, për mjedisin.

Te dielën, date 27 tetor ora 11:00, ne hyrje te Portit te Durrësit (ura e Dajlanit).

Ftojmë qytetarët, banorët e Durrësit të Tiranës dhe kudo, familjarë, të rinj e të reja, mediat, organizatat e shoqërisë civile, ekspertët, organizmat ndërkombëtare që të jenë prezent, të garantojmë kështu një proces transparent, të marrim vesh të vërtetën e mbetjeve të rrezikshme.

Të jemi aty për të ndaluar planin që ka qeveria për ta fshehur këtë krim.

Të dielën në Durrës ora 11:00, e në vijim, mbërritja e ngarkesave duhet të shndërrohet në një moment të transparencës.

Askush nuk mund të vërë në rrezik jetën, shëndetin dhe mjedisin tonë.

The post Rikthimi i mbetjeve të rrezikshme, PD: Më 27 tetor në ora 11:00 të mblidhemi përpara Portit të Durrësit appeared first on Albeu.com.