te dhenat tims Archives - Albeu.com

“Game of Thrones” mes drejtorëve në Policinë e Shtetit, grushte dhe intriga: Skandali me TIMS tejkalon Rrumbullakun dhe Ballën
Vjedhja e të dhënave nga sistemi TIMS nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe dërgimi i tyre në një shtet të huaj si Qipro është një ndër skandalet më të mëdha në vend, krahas nxjerrjes së të dhënave për pagat, numrat e identifikimit dhe detaje të tjera të ngjashme.

Pavarësisht se bëhet fjalë për një skandal të përmasave ndërkombëtare, për të cilin kanë reaguar edhe amerikanët, në Shqipëri është duke u trajtuar si një ngjarje normale, për të cilën po kryhet një hetim rutinë nga Prokuroria.

Në fakt nuk është aspak kështu, pasi siç bëjnë me dije burime, një luftë e madhe interesash dhe përplasje të mëdha janë duke ndodhur në kupolën e Policisë së Shtetit, me grupe që përgjojnë, gjurmojnë dhe sabotojnë njeri-tjetrin.

Si dolën të dhënat: Intrigat mes kokave të Policisë së Shtetit

Skandali u publikua fillimisht në media ku u tha se të dhënat e TIMS nuk ishin vjedhur nga iranianët siç u tha, por drejtues të Policisë së Shtetit. Në qendër të akuzave është Ervin Muça, i emëruar rishtazh si drejtori i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit, Ervin Muça, qëmë pas u pezullua nga puna, shkruan AlbEu.com.

Prokuroria dhe eprorët e tij dyshojnëse Muça eksportoi të gjithë bazën e të dhënave të TIMS në një harddisk të jashtëm. Por a e bëri Muça këtë me kokën e tij apo kishte garanci nga të tjerë në kupolën e Policisë së Shtetit?

Deri më tani nuk është e qartë plotësisht çfarë ka ndodhur, pasi edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore po vepron në heshtje duke tentuar mbylljen e skandalit, por mësohet se gjithçka ka shpërthyer pas një sherri, deri edhe fizik mes dy drejtuesve të lartë në Policinë e Shtetit.

Burime bëjnë me dije se një drejtor i rendësishëm ka urdhëruar ndjekjen dhe gjurmimin e një tjetër drejtori. Kjo ka ngjallur reagimin e këtij të fundit duke çuar në urdhrin ndaj Muçës për të nxjerrë të gjitha të dhënat e TIMS përmes një linje internet që u instalua në ambientet ku ruheshin.

Pasi u mësua linja e paautorizuar e internetit, një shkelje e rëndë e rregullave kjo, ngjarja iu referua AMP-së dhe Ardi Veliut, e cila kreu gjoja një verifikim rutinë në këto ambiente duke konstatuar këtë linjë interneti të pautorizuar.

Në fakt, AMP ishte në dijeni të linjës së internetit, por e kreu inspektimin gjoja rutinë për të mos vijuar konfliktin në kupolën e Policisë së Shtetit.

Pas konstatimit të kësaj linje interneti, AMP bëri edhe padi në Prokurorinë e Tiranës.

Pas skandalit, Muça u shkarkua nga detyra, por u risoll në të njëjtën detyrë. E gjithë intriga në Policinë e Shtetit është duke ndodhur mes dy drejtorëve me peshë, ndërkohë që Muhamet Rrumbullaku nuk ka kontrollin mbi situatën, kurse ministri Balla nuk e di ende çfarë të bëjë.

Nuk ka ende të dhëna mbi shkakun e vërtetë të përplasjes mes dy drejtorëve të Policisë së Shtetit, por fakt është se kupola është e përfshirë edhe në komunikimet me grupe kriminale përmes programit SKY. Ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri ishte një ndër shembujt, ndërsa dyshohet se në rrjete kanë rënë edhe të tjerë duke çuar në skandale të tilla.

Ngjarja ka marrë përmasa ndërkombëtare duke bërë që të reagojnë edhe amerikanët.

SHBA-të përmes përfaqësuesve të tyre bënë apel për një hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm dhe vendosën theksin te mbrojtja e të dhënave vetjake/sensitive, përfshi edhe të qytetarëve amerikanë në Shqipëri, duke ofruar mbështetje amerikane në hetim.

“I Ngarkuari me Punë i Ambasadës në Tiranë, H. Martin McDoëell u takua sot me Ministrin e Brendshëm Taulant Balla. Ata diskutuan bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në fushën e zbatimit të ligjit dhe mbështetjen për një sërë çështjesh të lidhura me sigurinë. I ngarkuari me Punë McDoëell vuri në dukje shqetësimet e SHBA në lidhje me ndërhyrjen e raportuar në sistemet TIMS në Policinë e Shtetit. Ai nxiti një hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm dhe theksoi rëndësinë që ka mbrojtja e të dhënave vetjake/sensitive, përfshi edhe të qytetarëve amerikanë në Shqipëri. McDoëell i tha gjithashtu Ministrit Balla se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta mbështesin Ministrinë dhe Policinë e Shtetit në hetimin e tyre”, thuhej në postimin e ambasadës amerikane në rrjetet sociale. /albeu.com

The post “Game of Thrones” mes drejtorëve në Policinë e Shtetit, grushte dhe intriga: Skandali me TIMS tejkalon Rrumbullakun dhe Ballën appeared first on Albeu.com.

PD nxjerr detajet: Kush e bëri dhe si vodhën të dhënat e TIMS në polici, ku ndodhen tani
PD ka denoncuar ditën e sotme vjedhjen e të dhënave të sistemit të TIMS në Policinë e Shtetit nga drejtori i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit, Ervin Muça.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka deklaroi se ky akt është bërë me urdhër direkt të kryeministrit Edi Rama, ku sipas tij, janë urdhëruar verbalisht gjithë punonjësit e databazës dhe serverave të kryejnë eksportim të menjëhershëm të të gjitha bazës së të dhënave të TIMS në një harddisk të jashtëm.

Flamur Noka shtoi më tej se Ervin Muço, duke përdorur punonjës të dy kompanive private të IT Soft & Solution të Ermal Beqirit, dhe kompaninë “Horizon”, të cilët kanë ardhur gjatë orarit të mbasdites pranë laboratorit të DTI-së, në rrugën “Mine Peza”, kanë kryer eksportin e të dhënave.

Deputeti demokrat u shpreh se databazen e të dhënave te sistemit TIMS e kanë eksportuar në Qipro dhe se procesi i eksportimit është bërë në prani të Besjon Tanuzit, i cili prej një javë ka ardhur si drejtor me mision pikërisht këtë vjedhje, sipas tij.

Flamur Noka u shpreh se, gjatë eksportit kanë qenë të pranishëm nga DTI e Policisë, Albana Vrapi nga Sektori i databazës, Enkli Hoxha nga Sektori i serverave, Egis Hidri nga Sektori i Serverave, Xhulja Çollaku nga Sektori i Serverave, Elvis Hysi nga Sektori i Serverave

Sipas tij, të dhënat e sistemit TIMS, do përdoren për tregëti të dhënash me bandat e krimit, për pazare dhe shantazhe dhe prishje provash thelbesore të veprimeve kriminale të pushtetarëve të sotëm të regjistruara në sistemin TIMS.

“Rikujtojmë këtu se në këtë sistem janë të regjistruara të gjitha udhëtimet jashtë vendit te Olsi Ramës, me grupin e Hakmarrjes për Drejtësi të Xibrakës, janë të regjistruara 54 udhëtimet e Taulant Ballës me Edmond Begon, trafikantin dhe zevëndësin e Aldo Bares, janë të regjistruara hyrjet dhe daljet dhe takimet me Edi Ramën të anëtarëve të kartelit të Sinaloas të Meksikës.” – tha ndër të tjera deputeti demokrat.

DEKLARATË PËR MEDIA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM, FLAMUR NOKA

Prej dy ditesh ka shpërthyer superskandali i vjedhjes dhe eksportimit të të gjitha të dhënave të sistemit të TIMS të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, të Krim-ministrit, Edi Rama.

Më datën 2 gusht 2023 Ervin Muça, Drejtori i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit, i sapo-emëruari me urdhër direkt dhe jashë çdo kriteri, dhe në kundershtim flagrant me ligjin, nga Krim-Ministri Edi Rama, ka urdhëruar verbalisht gjithë punonjësit e databazës dhe serverave të kryejnë eksportim të menjëhershëm të të gjitha bazës së të dhënave të TIMS në një harddisk të jashtëm, që mbahej personalisht nga ky person.

Këto të dhëna sekrete, sipas ekspertëve që njohin sistemin, përfshijnë të gjitha hyrjet dhe daljet e personave nga kufijtë e vendit, dokumentat biometrike, gjeneralitetet, ngjarjet kriminale dhe jo kriminale, aksionet e policisë, dosjet hetimore, lista terroristash, gjobat e makinave, informacion territorial sekret etj.

Këtë urdhër te paligjshem gojor e ka kundershtuar menjeherë shefi i sektorit te sistemit Ardit Muço, i cili ka informuar eproret nga ministri te drejtori i Përgjithshëm i Policisë e poshtë. Por njoftimi i tij ka rënë në vesh të shurdhër, dhe Ervin Muço, duke përdorur punonjës të dy kompanive private të IT Soft & Solution të Ermal Beqirit, dhe kompaninë “Horizon”, të cilët kanë ardhur gjatë orarit të mbasdites pranë laboratorit të DTI-së, në rrugën “Mine Peza”, kanë kryer eksportin e të dhënave.

Gjatë pritjes së përfundimit të procesit të eksportit, këta persona janë shprehur se janë, njëri punonjës IT i QKB, dhe dy të tjerë nga kompania “Horizon”. Por sipas burimeve te mirë informuara punonjësit janë nga kompania “Horizon”, me NIPT K52225004V, kanë eksportuar në Qipro databazen e të dhënave te sistemit TIMS. Procesi i eksportimit u bë në prani të Besjon Tanuzit, që ka një javë që me urdher të Taulant Ballës, në kundërshtim me ligjin, dhe pa certifikatë sigurie, ka ardhur si drejtor me mision pikërisht këtë vjedhje.

Gjatë eksportit kanë qenë të pranishëm nga DTI e Policisë, Albana Vrapi nga Sektori i databazës, Enkli Hoxha nga Sektori i serverave, Egis Hidri nga Sektori i Serverave, Xhulja Çollaku nga Sektori i Serverave, Elvis Hysi nga Sektori i Serverave.

Kurse dergimi i të dhenave te mediat e qeverisë ka qëllime kriminale. Një gjë është e sigurtë, se ato do përdoren për tregëti të dhënash me bandat e krimit, për pazare dhe shantazhe dhe prishje provash thelbesore të veprimeve kriminale të pushtetarëve të sotëm të regjistruara në sistemin TIMS.

Rikujtojmë këtu se në këtë sistem janë të regjistruara të gjitha udhëtimet jashtë vendit te Olsi Ramës, me grupin e Hakmarrjes për Drejtësi të Xibrakës, janë të regjistruara 54 udhëtimet e Taulant Ballës me Edmond Begon, trafikantin dhe zevëndësin e Aldo Bares, janë të regjistruara hyrjet dhe daljet dhe takimet me Edi Ramën të anëtarëve të kartelit të Sinaloas të Meksikës.

Partia Demokratike denoncon me forcën më të madhe këtë operacion shtetëror kriminal të Edi Ramës dhe Taulant Ballës, i cili rrezikon shumë sigurinë e vendit, të rajonit dhe të Europës.

Ajo garanton shqiptarët se, në kuadrin e luftës me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, porositësit e këtij operacioni kriminal Edi Rama-Taulant Balla, dhe zbatuesit Ervin Muço dhe çdo njeri që mori pjesë në këtë krim te shëmtuar do perballen me ligjin dhe të gjithë forcën e tij.

The post PD nxjerr detajet: Kush e bëri dhe si vodhën të dhënat e TIMS në polici, ku ndodhen tani appeared first on Albeu.com.