te ardhurat Archives - Albeu.com

Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat për frymë edhe në 2024
Shqipëria ka vijuar të mbetet e fundit në Europë sa i përket të ardhurave për frymë të matura sipas fuqisë blerëse për mallra e shërbime, edhe në vitin 2024, pavarësisht se popullsia e vendit u reduktua me më shumë se 400 mijë persona, duke zbritur në 2.4 milionë banorë sipas censit të vitit 2023.

Ndonëse vendi ka pasur një rritje të kënaqshme vitet e fundit dhe janë më pak persona tek të cilët shpërndahet vlera e mallrave e prodhuar në një vit, mirëqenia e individëve nuk rezulton të jetë rritur, e ndikuar dhe nga çmimet relativisht më të shtrenjta.

Të dhënat fundit të Eurostat, bënë të ditur se konsumi individual për frymë (AIC), një tregues alternativ që mat më mirë mirëqenien e familjeve ishte sa 41% e mesatares së bashkimit Europian në 2024-n, i pandryshuar në krahasim me vitin 2023.

Në këtë nivel, Shqipëria renditet e fundit në Europë, së bashku me Bosnjë Hercegovinën, po me 41%.

Në rajon të ardhurat më të larta sipas fuqisë blerëse janë në Mal të Zi, me 68% të mesatares së BE-së, me rritje nga 65% vitin e mëparshëm.

Në vend të dytë është Serbia, me 56%, nga 55% një vit më parë. Të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse në Maqedoninë e Veriut, kanë mbetur të pandryshuara në 49%. Kosova mungon në renditje.

Në treguesin e të ardhurave për frymë, Shqipëria renditet e parafundit në rajon, me 35% të mesatares së BE-së, në përmirësim nga 37% një vit më parë, duke u ngjitur e parafundit në rajon, teksa lë pas Bosnje Hercegovinën (në 35% të mesatares së Be në 2024-n, nga 36% në 2023-n). Sërish kryeson Mali i Zi me 54% të PBB-së, i ndjekur nga Serbia (51%) dhe Maqedonia e Veriut (42%).

Përmirësimi i Shqipërisë vetëm në treguesin e të ardhurave për frymë dhe jo në atë të fuqisë blerëse është një indikator i çmimeve të larta në vend, që bëjnë që qytetarët shqiptarë me të njëjtën sasi të ardhurat të blejnë më pak sesa familjet në shtetet e tjera të rajonit, përveç faktit që ata paguhen më pak se homologët në rajon.

Çmimet në Shqipëri sipas Eurostat janë sa 62.9% e mesatares së BE-së në 2024-n, më të shtrenjtat në rajon, të ndjekura nga Serbia (61.4%), Bosnjë Hercegovina (59.7%), Mali i Zi (57.9), Maqedonia e Veriut (49.6%).

Të dhënat e tjera nga institutet statistikore të vendeve tregojnë se paga mesatare në Shqipëri në vitin 2024 ishte 770 euro, ndërsa në vendet e tjera të rajonit i ka kaluar 1000 euro në muaj.

Sipas shpjegimit të Eurostat, megjithëse PBB për frymë është një tregues i rëndësishëm dhe i përdorur gjerësisht i nivelit të mirëqenies ekonomike të vendeve, konsumi për frymë mund të jetë më i dobishëm për krahasimin e mirëqenies relative të konsumatorëve në vende të ndryshme.

Në vitin 2024, konsumi individual aktual (AIC) për frymë, i shprehur në standardin e fuqisë blerëse (PPS), varionte nga 72% deri në 141% të mesatares së BE-së në të 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Nëntë vende të Bashkimit Europian regjistruan një konsum individual aktual (AIC) për frymë mbi mesataren e BE-së.

Nivelet më të larta u regjistruan në Luksemburg (41% mbi mesataren e BE-së), Holandë (20%) dhe Gjermani (18%).

Ndërkohë, tetëmbëdhjetë vende të BE-së regjistruan një AIC për frymë nën mesataren e BE-së, me nivelet më të ulëta të regjistruara në Hungari (28% nën mesataren e BE-së), Bullgari dhe Estoni (26%).

Diferenca më të mëdha në PBB për frymë sesa në konsumin individual aktual

Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) për frymë, një tregues i aktivitetit ekonomik, gjithashtu tregoi dallime të mëdha mes vendeve anëtare të BE-së.

Dhjetë vende regjistruan një PBB për frymë mbi mesataren e BE-së. Niveli më i lartë u regjistrua në Luksemburg (242% e mesatares së BE-së), Irlandë (211%) dhe Holandë (136%).

Në anën tjetër të spektrit, PBB-ja për frymë më e ulët u regjistrua në Bullgari (66% e mesatares së BE-së), Greqi (70%) dhe Letoni (71%)./ Monitor

The post Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat për frymë edhe në 2024 appeared first on Albeu.com.

Kontrolli i pasurive/ Tatimet hetojnë pronarët e makinave të luksit që nuk justifikojnë të ardhurat
Drejtoria e Kontrollit të Specializuar pranë Administratës Tatimore, ka nisur kontrollin për makinat e luksit të blera nga individë të paregjistruar në organet tatimore.

Nga të dhënat e vëna në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, rezulton se 400 automjete janë blerë gjatë vitit 2023-2024 nga persona të cilët nuk kanë të ardhura të deklaruara.

Sipas administratës tatimore, aksioni për kontrollin e individëve që disponojnë automjetet e luksit, do të përfshihen në një proces verifikimi, nga ku do të analizohen përmes të ardhurave të deklaruara, përputhshmërisë së tyre me vlerën e pasurive të zotëruara, si dhe me dokumentacionin justifikues të burimit financiar.

“Administrata Tatimore u sugjeron individëve të deklarojnë të ardhurat e përdorura për blerjen e këtyre mjeteve në mënyrë që të shmangin penalitete.

Të gjithë individët që zotërojnë automjete të kategorisë luksoze do të përfshihen në procesin e verifikimit nëpërmjet analizës së:

Të ardhurave të deklaruara pranë AT

Përputhshmërisë së tyre me vlerën e pasurive të zotëruara

Dokumentacionit justifikues të burimit financiar”, thuhet në njoftim.

Verifikimi i të ardhurave dhe kontrolli i pasurive të pajustifikuara

Në strategjinë afatmesme të të ardhurave 2024-2027 përcaktohet se një nga drejtimet kryesore të reformave të ndërmarrë nga Administrata Tatimore, është edhe verifikimi i të ardhurave dhe kontrolli i pasurive të pajustifikuara të tatimpaguesve, përmes ndërtimit të sistemeve të avancuara të mbledhjes dhe analizës së të dhënave.

Krijimi i Regjistrit Qendror të Llogarive Bankare, zbatimi i standardeve ndërkombëtare të shkëmbimit të informacionit (CRS), si dhe angazhimet konkrete në kuadër të Planit të Rritjes së Axhendës së Reformave të Komisionit Europian, përbëjnë themelin e këtij procesi.

Këto masa synojnë jo vetëm rritjen e përputhshmërisë tatimore, por edhe ndërtimin e një sistemi më të drejtë dhe të qëndrueshëm financiar në vend.

Në strategji përcaktohet se deri në qershor 2025, AT duhet të ketë akses dhe të përdorë të dhënat e këtyre regjistrave për të hetuar pasuritë e pajustifikuara, me qëllim të identifikohen diferencat mes të ardhurave të deklaruara dhe stilit të jetesës/pasurive të zotëruara.

Po ashtu, më shumë se 200 individë me pasuri të lartë do të jenë objekt i auditimeve, bazuar në analizën e riskut dhe të dhënat nga sistemet e reja. Afati për kontrollin e tyre është deri në fund të vitit 2026.

“Me strukturën e re të AT të miratuar në Maj 2023, është krijuar Drejtoria e Informacionit- Sektori i Komunikimit, i cili do jetë përgjegjës edhe për CRS. AT është në fazën e rekrutimit të stafit dhe me rektrutimin e tij lind nevoja edhe për trajnimin e tij lidhur me CRS.

Prioritare do të jetë krijimi i dy sistemeve të rëndësishme, për AT për të pasur të dhënat e nevojshme mbi pasuritë totale të individëve, nga palët e treta, për të bërë investigimet përkatëse për përputhshmërinë tatimore.

Bazuar në sistemet ekzistuese si dhe në sistemet e reja, në periudhën afatmesme AT do të ndërmarrë një seri auditimesh si të individëve ashtu edhe të tatimpaguesve.

Plani i Rritjes së Axhendës së Reformave të KE-së ka përcaktuar katër masa të qarta me indikatiorë e afate lidhur me krijimin e regjistrit të aseteve, përdorimin e të dhënave të palëve të treta, auditimi i mbi 200 individëve të pasur brenda vitit 2026. Masat që do të ndërmerren nën këtë komponent si dhe në komponentin 2.4 lidhur me zvogëlimin e shmangieve tatimore do të bëjnë të mundur realizimi e këtyre kushteve dhe të indikatorëve përkatës.

Prioritetet për periudhën 2024-2027 janë:

Zbatim plotësisht i kushteve sipas Planit të Rritjes në:

1. Ngritja e Regjistrit të Aseteve të tatimpaguesve me synimin e një vlerësimi real të pasurive të tatimpaguesit, dhe plotësimi i regjistrit të pasurive të tatimpaguesve për 10% të tatimpaguesve brenda vitit 2026.

2. Përdorimi i të dhënave nga palë të treta si nga regjistri i shërbimeve publike (elektrike, ujë , regjistri i automjeteve, bashkive për t’i mundësuar AT hetimin e pasurive të pajustifikuara te taksapaguesve (qershor 2025).

3. Kryerja e procedurave të auditimit për mbi 200 individë të pasur, bazuar në vlerësimin e riskut, brenda vitit 2026.

4. Shkëmbimi automatik i informacionit tatimor me administratat tatimore të huaja në kuadër të CRS dhe përdorimi i tij”./ Monitor

The post Kontrolli i pasurive/ Tatimet hetojnë pronarët e makinave të luksit që nuk justifikojnë të ardhurat appeared first on Albeu.com.

Pak shpenzimet për argëtim/ Shumica e të ardhurave shkojnë për strehim dhe ushqime, shtresa e mesme nën presionin e kostove të larta të jetesës
Rritja e kostove të jetesës nga çmimet më të larta të ushqimeve, qirave, shërbimeve shëndetësore dhe arsimore gjatë vitit të fundit kanë vënë në vështirësi shtresën e mesme, sipas një ankete që “Monitor” zhvilloi me 271 persona në shkurt-mars 2025, ku 95% e tyre ishin me arsim të lartë dhe studime pasuniversitare.

Rezultatet e anketës treguan se personat e arsimuar (58% kishin të ardhura familjare mbi 100 mijë lekë në muaj) shumicën e shpenzimeve mujore i çojnë për ushqime dhe strehim.

Gati 49% pohuan se kostot e jetesës ishin përkeqësuar në krahasim me fillimin e vitit 2024, ndërsa 12% pohuan se niveli i tyre i jetesës ishte përmirësuar, pjesa tjetër ishte njësoj.

Shumica pohuan se kishin vështirësi të përmbushnim nevojat mujore me ushqime dhe me strehim.

Për të përballuar rritjen e kostove të jetesës, një pjesë e madhe po bënin më shumë se një punë ose kishin shkurtuar shpenzimet për argëtim etj.

Shumica vlerësuan se rritja e pagave dhe përmirësimi i shërbimeve arsimore dhe shëndetësore bashkë me uljen e taksave do t’i ndihmonin.

Ballafaqimi i të dhënave tregon se kostot e jetesës në kryeqytet, janë rritur më shumë se të ardhurat e shtresës së mesme nga paga dhe biznesi.

Çmimet e qirave, banesave, ushqimeve dhe shërbimeve arsimore janë rritur më shumë se pagat e tyre.

Nga 271 personat që plotësuan sondazhin, 95% e tyre jetonin në Tiranë dhe 75% e tyre ishin në grupmoshën 35-54 vjeç. Shumica e pjesëmarrëseve, 66%, ishin të martuar.

Anketa e “Monitor” ishte me një kampion rastësor dhe që nuk synoi gjetje shkencore, por ka “fotografuar” gjendjen financiare të shtresës së mesme të mirarsimuar dhe me paga mbi mesataren në Tiranë.

Pas pandemisë Covid-19, çmimet e mallrave dhe shërbimeve kryesisht në Tiranë u bënë më të shtrenjta.

Zhvillimet demografike kanë rritur trysninë në kryeqytet dhe nga ana tjetër, gjithnjë e më shumë të rinj zgjedhin të emigrojnë.

Bizneset në kryeqytet po vuajnë mungesën e punonjësve në një kohë që kërkesa po rritet nga prurjet vizitorëve të huaj.

Këto zhvillime kanë ndihmuar në rritjen e çmimeve në Tiranë më shpejt se në qarqe, por ndërkohë pagat nuk janë rritur në atë masë sa të përballojnë kostot në rritje, pohuan pjesëmarrësit në sondazh.

“Kam kërkuar rritje page, por asgjë. Mundohem të mos sëmurem dhe të më gatuajnë prindërit. Njësoj për fëmijët mundohem të mos shpenzoj shumë, nuk i nxjerr në parqe, rrimë në shtëpi në fundjavë”, – tha një i anketuar.

Për 70%, shpenzim kryesor mujor është ushqimi

Përballimi i nevojave mujore për ushqime nuk është stres vetëm për të varfrit, por edhe për shtesën e mesme me arsim të lartë dhe me paga të mira për tregun shqiptar.

Nga 271 pjesëmarrësit në sondazh, 70% e tyre pohuan se pjesa më e madhe e të ardhurave mujore shkonin për blerjen e ushqimeve.

58% e tyre pohuan se kishin paga mbi 100 mijë lekë në muaj, nivel më i lartë se paga mesatare në rang vendi. Rreth 16% e tyre pohuan se kishin paga ndërmjet 80-100 mijë lekë në muaj, 18% merrnin paga ndërmjet 50-80 mijë lekë në muaj, 6% kishin paga 40-50 mijë lekë në muaj dhe një pjesë tjetër, 2.6%, kishin paga më të ulëta se paga minimale 40 mijë lekë në muaj.

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri gjithnjë rriten më shumë se mesatarja e përgjithshme. Vendi ynë është importues neto dhe konsumi në një pjesë të madhe të mallrave mbulohet nga importet. Vitin e kaluar, inflacioni mesatar në vend u rrit me 2.1%, ndërsa çmimet mesatare të ushqimeve u rritën me 2.6%.

“Kam reduktuar daljet, blej ushqime me çmime më të lira, edhe pse janë të cilësisë më të dobët, kam reduktuar udhëtimet me makinë dhe vizitat tek të afërmit”, komentoi një pjesëmarrës në anketë.

Rritja e kostove të jetesës dhe sidomos ushqimeve, po ekspozon një pjesë të madhe të qytetarëve ndaj pasigurisë ushqimore. Për të mbajtur kostot në kontroll synojnë blerje të lira që nuk janë shumë të sigurta.

Në shportën e mallrave për llogari të inflacionit, INSTAT përllogarit se ushqimet zënë 40% të shpenzimeve mujore të familjeve shqiptare.

Mirëpo anketat e “Monitor”, kanë treguar se ushqimet një peshë shumë më të lartë në buxhetet e pensionistëve dhe atyre me paga minimale.

Madje anketa e fundit tregoi se personat me të ardhura mbi mesataren nuk arrinin të plotësonin të gjitha shpenzimet mujore me ushqimet e dëshiruara për ta, si bananet dhe fruta të tjera.

“Kemi ulur blerjet e panevojshme, fruta ekzotike apo shumë fruta të mos i marrim. Çdo gjë që nuk na duhet, tani nuk e marrim. Çmime të frikshme”, tha një tjetër i anketuar.

Tani këndet e supermarketeve me oferta janë më të frekuentuarat. Menaxherët tregojnë se më parë, ofertat parapëlqeheshin nga një e katërta e blerëseve, por tani kjo përqindje është rritur.

Konsumatorët janë bërë më të vëmendshëm për mundësitë që ofrojnë çmimet, duke ndryshuar shpesh edhe vendin e furnizimit.

“Bëj magazinimin e ushqimit me çmim më të lirë (kur gjej). Pazarin e fruta perimeve, aty ku ka ulje vetëm”, tha një tjetër pjesëmarrës.

Konsumatorët kanë ulur sasinë e blerjeve prej rritjes së çmimeve. P.sh. nëse më parë furnizimet për artikujt e shportës bëheshin me disa kilogram, tani furnizimet në sasi kanë pësuar rënie, pohojnë tregtarët e pakicës.

Janë shmangur furnizimet që bliheshin për një kohë të gjatë. Më së shumti ndryshimi i zakoneve të blerjeve po ndodh te shtresa e mesme, pasi mbi këtë nivel, konsumatorët kanë mbajtur qasjen të pandryshuar.

Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në anketë, mbi 44%, pohuan se shpenzonin mbi 50 mijë lekë në muaj për ushqim, 35% shpenzonin ndërmjet 30-50 mijë lekë në muaj, 20% shpenzonin 10-30 mijë lekë në muaj dhe 0.4%, më pak se 10 mijë lekë në muaj. Pas ushqimit, strehimi rëndon më shumë

Për familjet e shtresës në mesme, në vitin 2025, kostot e strehimit, shërbimeve shëndetësore dhe arsimit janë duke rënduar buxhetet e tyre.

Më shumë se 14% e pjesëmarrësve në sondazh pohuan se shpenzimi kryesor mujor i tyre ishte strehimi (kredia ose qiraja), për 4.4% të të anketuarve, shpenzimi kryesor ishin shërbimet shëndetësore; për 3.7% ishin shërbimet arsimore, dhe për 5,5% të pjesëmarrësve, shpenzimi kryesor mujor lidhej me nevoja të tjera.

Rreth 41% e pjesëmarrësve nuk kishin shpenzime për strehimin të tilla si qira apo kredi, por pjesa tjetër po përballet me kosto në rritje në këtë drejtim.

27% e të anketuarve pohuan se kishin shpenzime mujore mbi 40 mijë lekë për shlyerjen e kredive apo qirasë mujore, 20% pohuan se shpenzimet për strehimin ishin ndërmjet 20-40 mijë lekë në muaj, 6.6% pohuan se shpenzonin për strehimin ndërmjet 10-20 mijë lekë në muaj dhe 5.1%, më pak se 10 mijë lekë në muaj.

“Kam nevojë të zgjerohem për strehim, por çmimet janë aq të larta sa më detyrojnë që të vijoj të jetoj në një apartament të vogël banimi, edhe pse me fëmijë adoleshent në ngarkim”, tha një pjesëmarrës në anketë.

“Unë jam 31-vjeç dhe punoj në një departament shumë të mirë në sektorin bankar. Të ardhurat i kam mbi 100.000 lekë. Apartamenti në të cilin jetoj (2+1, 87 m²) është blerë nga kursimet e prindërve dhe kursimet e mia në vitin 2020.

Vlera e këtij apartamenti është rritur sot deri me 125% çmim shitje, por pa një rritje të arsyeshme, qoftë në kërkesë reale për banesa, si p.sh. në përmirësim të zonës përreth banesës, apo një rritjeje eksponenciale brenda këtyre 5 viteve në kosto ndërtimi (e njoh sepse kam qenë ‘head of audit’ në shoqëri ndërtimi).

Për ta përmbyllur arsyetimin, mendoj se kjo rritje në vlerën e pronës sime është vetëm copëz në mozaikun e flluskës së pasurive të paluajtshme në vendin tonë”, tha një pjesëmarrës në anketën e “Monitor”.

Rritja e peshës së shpenzimeve për arsimin, është më e dukshme tek të anketuarit që jetojnë në Tiranë.

Arsimi dhe shëndeti, shpenzimet në rritje

Për 8% të pjesëmarrëseve në sondazh, arsimi dhe shëndetësia zënë pjesën kryesore të shpenzimeve mujore.

Për 4,4% të pjesëmarrësve, shërbimet shëndetësore ishin shpenzimi kryesor në familjet e tyre kurse për 3.7% të anketuarve, arsimi. Personat që kanë në përbërje të familjeve të tyre pensionistë përballen me shpenzime të mëdha mujore për ekzaminime dhe ilaçe.

Të dhëna të tjera tregojnë se vit pas viti, barra e sëmundjeve në popullatë po rritet dhe moshat e reja po preken nga sëmundje jokronike.

Krahas këtyre zhvillimeve, njerëzit po ndërgjegjësohen gjithnjë e më shumë për shëndetin duke vënë më shumë fonde në dispozicion të tij. “Një pjesë e veshjeve dhe ilaçeve i blej jashtë vendit. Këtu janë më shtrenjtë”, tha një pjesëmarrës në sondazh.

Një tjetër komentoi se; “po ulim shpenzimet për ushqim e shërbime shëndetësore, ndodh që të marrim gjysmat e mjekimeve kur lind nevoja”.

Teksa një tjetër pohoi se; “ruhem që të mos sëmurem që të reduktoj shpenzimet për mjekim”.

35% e personave që plotësuan sondazhin pohuan se shpenzojnë për shëndetin (vizita, mjekime, barna) 5-10 mijë lekë në muaj, 24% shpenzojnë më pak se 5 mijë lekë, 22% shpenzojnë ndërmjet 10-20 mijë lekë në muaj, 10.7% shpenzojnë më shumë se 20 mijë lekë në muaj dhe 9.2% nuk shpenzojnë, sepse nuk kanë mundësi.

Për familjet me fëmijë duket se shpenzimet kryesore janë ato për arsimim. Sidomos familjet që i shkollojnë fëmijët në shkollat private.

Një i anketuar tha se; “i mbuloj shpenzimet për arsim nëpërmjet financimit me kredi dhe kam hequr dorë tërësisht nga argëtimi”.

Nga 271 pjesëmarrësit në anketë, 25% pohuan se shpenzojnë mbi 20 mijë lekë në muaj për shërbime arsimore; 16% ndërmjet 5-10 mijë lekë në muaj; 14% më pak se 5 mijë lekë dhe 32% pohuan se nuk përballen me shpenzime për arsimin, pasi nuk kanë fëmijë ose i kanë mbaruar studimet.

Rritja e tarifave të shkollave private në Shqipëri pas pandemisë, ka qenë në një tendencë rritje të vazhdueshme.

Mësuesit në shkollat private, veçanërisht ata me përvojë dhe kualifikime të larta, kërkojnë paga konkurruese, sidomos në një treg ku emigrimi i profesionistëve ka krijuar mungesë specialistësh.

Pas pandemisë, disa shkolla rritën pagat për të mbajtur dhe për të tërhequr staf cilësor, duke reflektuar këtë në tarifat e shkollimit.

Të dhënat tregojnë se tarifat e shkollimit pas pandemisë janë rritur minimalisht me 300 euro në vit.

Kostoja mujore mesatare për një fëmijë në shkollë private është 600 euro – tarifë shkolle, ushqim, transport dhe programet pas shkolle.

Transporti dhe faturat utilitare, ja se shpenzojnë

Çmimet e larta të karburanteve, pagesat në tolle, tarifat e parkingjeve dhe shërbimin e makinave (servisin) së bashku me faturat e ujit dhe të dritave janë pjesë e rëndësishme e kostove mujore të personave të arsimuar që jetojnë kryesisht në Tiranë.

45% e të anketuarve pohuan se shpenzojnë 5-12 mijë lekë në muaj për shërbimet e transportit, 20% shpenzojnë 15-30 mijë lekë në muaj. 3,3% shpenzojnë më shumë se 30 mijë lekë në muaj dhe 7.4% i kanë eliminuar shpenzimet në këtë zë për shkak të pamundësisë.

Faturat e energjisë dhe ujit zënë një pjesë të rëndësishme të shpenzimeve mujore. Mbi 38% e pjesëmarrësve pohuan se paguajnë 10-15 mijë lekë në muaj për ujë dhe energji, 36% pohuan se paguajnë ndërmjet 5-10 mijë lekë në muaj, 18.5% pohuan se paguajnë fatura ndërmjet 15-20 mijë lekë në muaj, 5.5% pohuan se paguajnë mbi 20 mijë lekë në muaj dhe 1.1%.

Shtresa mesme, pak shpenzime për argëtimin

Kur flitet për rritjen e kostove, shkurtimi më i madh i shpenzimeve bie mbi argëtimin. Një i anketuar tha se; “çdo ditë mundohem të kursej dhe të ul shpenzimet në maksimum, duke hequr dorë nga ato jo të domosdoshme, si argëtimi”.

Rreth 66% e pjesëmarrësve, pohuan se shpenzojnë për argëtim më pak se 10 mijë lekë në muaj. 10.3% pohuan se kanë eliminuar tërësisht shpenzimet e argëtimit, pasi nuk kanë mundësi t’i përballojnë.

Rreth 15% pohuan se shpenzojnë ndërmjet 10-15 mijë lekë në muaj, 11% ndërmjet 15-20 mijë lekë në muaj dhe vetëm 8.5% më shumë se 20 mijë lekë në muaj.

41%, në pamundësi për të kursyer

Një pjesë e madhe e shtresës së mesme mbi 41%, nuk kanë mundësi të kursejnë për shkak të pamundësisë për të përmbushur nevojat aktuale. 28% e pjesëmarrësve pohuan se nuk mund të kursejnë nga pamundësia, teksa 14% pohuan se jo vetëm që nuk kursejnë po janë edhe në borxhe.

Një pjesë e konsiderueshme, rreth 17%, pohuan se kursejnë mbi 30 mijë lekë në muaj, 15% pohuan se kursejnë ndërmjet 10-20 mijë lekë në muaj, 14% kursejnë më pak se 10 mijë lekë në muaj, 7% pohuan se kursejnë ndërmjet 25-30 mijë lekë në muaj dhe 4.8%, ndërmjet 20-25 mijë lekë në muaj.

Për 49%, niveli i jetesës është përkeqësuar nga 2024 në 2025

Rreth gjysma e pjesëmarrësve në anketë pohuan se, niveli i jetesës është përkeqësuar vitin e fundit, 39% pohuan se ka mbetur njësoj dhe vetëm 12% pohuan se është përmirësuar.

Kjo gjetje sugjeron se pasuria nuk po shpërndahet në mënyrë të barabartë. Teksa ekonomia rritet, përfitimet shpërndahen në pak persona, teksa të tjerët rëndohen më tej nga rritja e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve.

59% pohuan se të ardhurat mujore nuk janë të mjaftueshme, për të mbuluar nevojat bazë dhe 41% pohuan se ishin të mjaftueshme.

Rreth 25% e pjesëmarrësve thanë se kishin vështirësi të përmbushnin të gjitha nevojat mujore për ushqime, 25% kishin vështirësi për shpenzimet e strehimit, 5% kishin vështirësi të përballonin arsimin e fëmijëve, 5% nevojat shëndetësore dhe një pjesë tjetër 41% thanë se nuk mund të përballojnë të papriturat, udhëtimet, argëtimet, veshjet, pushimet, blerjet e mëdha, këstet e kredisë, etj.

Kostot e rritura, si po përballohen

Dypunësimi, shkurtimi i shpenzimeve për argëtim, blerje në oferta, rritje profesionale, emigrim etj., janë disa nga masat që shtresa e mesme e arsimuar ka ndërmarrë ndaj kostove më të larta të jetesës.

Një i anketuar komentoi se; “nuk kam marrë asnjë masë momentalisht, por po konsideroj një punë e tjetër apo të largohem nga vendi”.

Një tjetër tha se; “nuk mund të punoj më shumë për shkak se dua të kaloj më shumë kohë me fëmijët e mi”.

Një shumicë e konsiderueshme pohuan se bëjnë nga dy ose tre punë për të përballuar kostot në rritje.

“Bëj tre punë”,  tha një pjesëmarrës në anketë.

Një tjetër tha; “dypunësim dhe shmangie taksash. Të merr shteti e nuk të jep asgjë mbrapsht. Dëm është për pensionet në të ardhmen, por ne po vdesim sot. Ç’më duhet e nesërmja, të paktën të çojmë fëmijët jashtë, të shohin një të ardhme”, komentoi një tjetër.

Një pjesë tjetër po shkurtojnë shpenzimet për të përballuar kostot në rritje. “Blej vetëm gjërat e domosdoshme dhe bazë”, – komentoi një pjesëmarrës.

Një tjetër tha se; “çdo ditë dhe më shumë mundohem të kursej dhe të ul shpenzimet në maksimum, duke hequr dorë nga shpenzimet jo të domosdoshme”.

Një pjesëmarrës referoi “duke kursyer te sasia dhe cilësia së ushqimeve dhe duke ulur vlerën për argëtim”. “Duke mos bërë kurrë pushime”, komentoi një tjetër.

Një pjesë tjetër pohoi se po marrin në konsideratë emigrimin pikërisht nga kostot e larta të jetesës. “Jam duke punuar në një shtet europian por i riregjistruar në Shqipëri. Dhe mendoj të transferohem përgjithmonë nga Shqipëria”.

Ulja e taksave dhe rritja e pagave shihen si zgjidhje

Shumica e pjesëmarrësve në anketë pohojnë se rritja e pagave, ulja e taksave dhe përmirësimi i shërbimeve shëndetësore dhe arsimore lehtësojnë barrën e kostove të jetesës për shtresën e mesme të arsimuar.

Të anketuarit dhanë më shumë se një sugjerim për lehtësimin e kostove, por 79% (214 persona) mendojnë se mjeti kryesor është rritja e pagave.

Nga 271 të anketuar, 150 prej tyre mendojnë se ulja e taksave është mjet efikas, dhe 185 pohuan se përmirësimi i shërbimeve arsimore dhe shëndetësore çon në lehtësimin e kostove.

82 persona mendojnë se një nga tre zgjidhjet, është mbështetja financiare për familjet me të ardhura të ulëta dhe 62 pjesëmarrës konsiderojnë si mjet të rëndësishëm subvencionin e energjisë elektrike dhe ujit.

Një pjesëmarrës sugjeroi se; “duhen politika sociale, fëmijët tanë të mos rriten si ne me stresin se si do ta kalojmë muajin. Duhet të mendohet për të ardhmen, hiqni vendet e punës me mik si mësuesit, të cilët ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e brezave. Policia duhet të jetë e pakorruptueshme”.

Një tjetër komentoi se; “duhet të ketë kontrolle shumë të rrepta për cilësinë e ushqimeve që tregtohen në mënyrë që qytetarët të mos sëmuren por të jenë më të shëndetshëm. Në këtë mënyrë do të ulen kostot e sistemit shëndetësor”.

Një pjesëmarrës tjetër referoi se; “lufta ndaj korrupsionit/informalitetit, kontrolli ndaj normave të fitimit për biznesin, bllokimi i përdorimit të parasë nga aktivitete të paligjshme janë masa që lehtësojnë kostot e jetesës”.

Një tjetër sugjeroi “mbështetje sociale për fëmijët (mujore) dhe përmirësimi i shërbimeve shëndetësore në shtet (koha) me qëllim që të mos shpenzohet tek spitalet private”.

“Propozimi i politikave mbështetëse për strehimin e familjeve të reja nëpërmjet kredive të buta, banesave me kosto të ulët, subvencioneve”, tha një tjetër.

Një pjesëmarrës sugjeroi “uljen e TVSH-së për ushqimet bazë sepse ndonjëherë shkoj edhe në Kosovë për t’u furnizuar dhe po ju them se janë të paktën 20-30% më të lira se ushqimet këtu”.

Një tjetër tha; “unë banoj në Tiranë. Rritja e çmimeve të apartamente është çmenduri. Shteti të gjejë forma për ndaljen e këtij ritmi.

Shteti të ndërmarre nisma që të rinjtë (studentë, gjimnazistë) të punojnë ‘part time’ nëpërmjet lehtësive fiskale për bizneset që i punësojnë”./Monitor

The post Pak shpenzimet për argëtim/ Shumica e të ardhurave shkojnë për strehim dhe ushqime, shtresa e mesme nën presionin e kostove të larta të jetesës appeared first on Albeu.com.

Sot afati i fundit/ 144 mijë individë do deklarojnë të ardhurat, mbi 70 mijë deklarues të rinj
Ditën e sotme 1 Prill 2025, është afati i fundit për plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave (afati i fundit të dorëzimit të DIVA është 31 Mars, por për shkak të festës së Fitër Bajramit, do të jetë 1 Prilli).

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, parashikohet që numri i deklaruesve të DIVA 2024 të jetë mbi 144 mijë individë, duke pasur parasysh që me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, me uljen e kufirit nga 2 milionë në 1,2 milionë, numri i deklaruesve pritet të jetë shumë më i lartë se vitet e mëparshme.

Numri i deklaruesve të rinj llogaritet të shtohet në mbi 70 mijë individë.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ka njoftuar tatimpaguesit se detyrim për plotësimin e DIVA 2024 do të jetë për 3 kategori.

DIVA do të dorëzohet e plotësuar brenda 1 Prillit, për gjithë individët me të ardhura vjetore bruto mbi 1,2 milionë lekë.

Përveç ndryshimit të afatit të plotësimit dhe dorëzimit të deklaratës, me hyrjen në fuqi të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, ulet edhe pragu i detyrimit për deklarim për të punësuarit në Shqipëri.

Deri më tani këtë detyrim e kishin individët me të ardhura vjetore bruto mbi 2 milionë lekë në vit.

Risi tjetër për dorëzimin e DIVA-s të 2024-s, do të jetë që edhe individët që kanë realizuar të ardhura të patatuara më shumë se 50 mijë lekë në vit nga çdo kategori tjetër të ardhure, por të cilat nuk i nënshtrohen mbajtjes së tatimit përfundimtar në burim, kanë detyrimin e deklarimit, pavarësisht totalit vjetor të të ardhurave bruto të realizuara.

Për individët që janë në marrëdhënie punësimi, me më shumë se një punëdhënës, mënyra e plotësimit dhe dorëzimit të DIVA-s 2024 nuk do të ndryshojë.

Pra të dy punësuarit do të vijojnë të kenë detyrimin të plotësojnë deklaratën pavarësisht nëse e arrijnë kufirin prej 1,2 mln lekë në vit, apo kanë realizuar të ardhura nën këtë nivel.

Subjekt i këtij deklarimi është çdo individ që gjatë vitit 2024, plotëson të paktën 1 prej kritereve të mëposhtme:

1. Ka realizuar të ardhura bruto, nga të gjitha burimet me një total të barabartë ose më shumë se 1.200.000 lekë.

2. Ka qenë në më shume se 1 marrëdhënie punësimi, pra rezulton në më shumë se 1 listë-pagesë, në të paktën 1 muaj.

3. Pavarësisht se nuk plotëson asnjë nga kushtet e mësipërme, nëse gjatë vitit 2024 ka realizuar të ardhura më shumë se 50.000 lekë, për të cilat nuk është mbajtur tatim (p.sh një qiradhënie për individë të paregjistruar, si qira ditore apo nga platformat Booking, AirBnB etj.)

Informacion i shpejtë dhe i thjeshtë për këtë detyrim ofrohet në https://www.tatime.gov.al/c/3/10/652/deklarata-individuale-vjetore-e-te-ardhurave”, thuhet në njoftimin e tatimeve dërguar tatimpaguesve.

Më herët, administrata tatimore njoftoi se në dorëzimin e DIVA 2024 detyrim do të jetë edhe deklarimi i i të ardhurave të individëve nga platformat e rrjeteve sociale.

Nga verifikimet paraprake të administratës tatimore rezultuan rreth 33 milionë euro të ardhura të gjeneruara nga individët nëpërmjet platformave të rrjeteve sociale META, Youtube dhe Google që duhen të deklarohen te DIVA 2024.

Në ditën e parafundit të deklarimit për shkak të fluksit të lartë të deklaruesve, për rreth dy orë faqja e tatimeve rezultoi e paaksesueshme. Tatimpaguesit hasën probleme për deklarimin final edhe pas rregullimit të faqes.

Deklarata aktuale paraplotësohet nga sistemi e-Filing me të ardhurat të deklaruara nga paga, në listëpagesat, kudo që individi është regjistruar, si i punësuar, përfshirë tatimin e përllogaritur dhe tatimin e paguar.

Për deklarim të vonuar, penaliteti për individët është 3 mijë lekë./MONITOR

The post Sot afati i fundit/ 144 mijë individë do deklarojnë të ardhurat, mbi 70 mijë deklarues të rinj appeared first on Albeu.com.

Të ardhurat e shqiptarëve nga puna jashtë vendit, arrijnë në 458 milionë euro për nëntë muaj
Në tremujorin e tretë të vitit 2024, të ardhurat e shqiptarëve nga puna jashtë vendit, u rritën përsëri. Sipas Bankës së Shqipërisë, të ardhurat në Bilancin e Pagesave nga ky zë për tremujorin e tretë arritën në vlerën e 190 milionë eurove, 15% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për të gjithë 9-mujorin 2024, të ardhurat nga puna arritën në 488 milionë euro, në rritje me 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në terma neto (duke zbritur të ardhurat e jorezidentëve nga puna në Shqipëri), të ardhurat nga puna kishin vlerën e 458 milionë eurove, me një rritje prej gati 18% krahasuar me 9-mujorin e vitit 2023.

Sipas metodikës së Bilancit të Pagesave, të ardhura nga puna jashtë vendit klasifikohen kompensimi i punonjësve, që përfshin pagën, shpërblimet dhe përfitime të tjera, të fituara nga individët jorezidentë në një ekonomi, për punën e kryer për rezidentët e kësaj ekonomie.

Në këtë kategori, përfshihen punonjësit sezonalë apo ata që punësohen për një periudhë afatshkurtër, më pak se një vit, si dhe punëtorët kufitarë të cilët e kanë qendrën e interesit të tyre ekonomik në vendin e tyre të origjinës.

Në analizat e flukseve hyrëse nga jashtë, shpesh të ardhurat nga puna jashtë vendit u bashkëngjiten dërgesave të emigrantëve dhe klasifikohen, si pjesë e të ardhurave totale nga remitancat në ekonomi.

Për 9-mujorin 2024, dërgesat e emigrantëve kishin vlerën e 772 milionë eurove, në rritje me 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Duke mbledhur remitancat dhe të ardhurat nga puna, kontributi i tyre total në ekonominë shqiptare arriti në 1.23 miliardë euro për gjashtë muaj, shifër kjo 15% më e lartë krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.

Të ardhurat nga puna dhe remitancat së bashku mbulonin rreth 30% të deficitit tregtar në mallra për 9-mujorin 2024.

Puna ka qenë faktori dominues ku janë mbështetur eksportet e ekonomisë shqiptare në dekadat pas rënies së komunizmit.

Përveç të ardhurave direkte nga puna jashtë, një kontribut të rëndësishëm ka dhënë historikisht jep edhe regjimi i përpunimit aktiv të mallrave (fasoneria).

Për 9-mujorin, ato arritën në 498 milionë euro, 19% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Fasoneria në dy vitet e fundit, ka marrë një goditje të rëndë nga forcimi i lekut në kursin e këmbimit valutor, por megjithatë vazhdon të jetë një burim i rëndësishëm të ardhurash për balancimin e deficitit të jashtëm të ekonomisë./ Monitor

The post Të ardhurat e shqiptarëve nga puna jashtë vendit, arrijnë në 458 milionë euro për nëntë muaj appeared first on Albeu.com.

VOA: Të ardhurat mesatare do të bien me 19% për shkak të ndryshimit klimatik
Të ardhurat mesatare në mbarë botën do të pakësohen me një të pestën deri në mesin e shekullit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, një raport i ri i Institutit të Potsdamit thotë se shkaktar për këtë rënie ekonomike do të jetë ndryshimi klimatik. Në Filipine këtë javë u mbyllën shkollat. Nxënësit dhe mësuesit u urdhëruan të qëndrojnë në shtëpi ndërsa temperaturat ishin në rreth 40 gradë Celcius.

Ndërsa pjesë të mëdha të botës përjetojnë motin ekstrem, një studim i ri paralajmëron se pasojat globale të klimës që po ndryshon pritet të arrijnë deri në vitin 2050 një kosto prej 38 miliardë dollarësh në vit. Kjo do të thotë se të ardhurat mesatare të botës do të bien me rreth 19%. Humbjet duket se do të jenë të vazhdueshme.

“Zbuluam se gjatë 25 deri në 30 vitet e ardhshme, ndikimi tek ekonomia do të jetë i vazhdueshëm në skenarë të ndryshëm të nivelit të ndotjes, pavarësisht nëse do të gjendemi në një botë me ndotje të lartë apo të ulët”, thotë Maximilian Kotz, nga Instituti i Potsdamit për Studimin e Ndikimit Klimatik.

Në veçanti në temperatura të larta, ndryshimi klimatik është provuar se ndikon tek rendimenti i punës, thotë zoti Kotz.

“Kjo do të manifestohet në vazhdim në industritë e ndryshme. Është megjithatë ndikim veçanërisht i fortë tek punëtorët në mjedise të jashtme, ose në kontekstin e sektorëve të prodhimit. Pastaj dimë se janë shumë të mëdha pasojat tek rendimenti në bujqësi për shkak të temperaturave veçanërisht të larta”, thotë zoti Kotz.

Studimi shqyrtoi të dhënat klimatike dhe ekonomike të 40 viteve të fundit nga mbi 1600 rajone të botës dhe i përdori këto të dhëna për të vlerësuar pasojat në të ardhmen. Rajonet më pak përgjegjëse për ndotjen globale janë ato që pritet të vuajnë pasojat më të mëdha.

“Rajonet në pjesën jugore të globit janë më të rrezikuarat dhe do të ndikohen më shumë nga ndryshimi klimatik. Arsyeja e thjeshtë është sepse këto rajone janë që tani më të nxehta”, thotë zoti Kotz.

Studimi thotë se marrja e masave ndaj ndryshimit klimatik do të kushtonte shumë më pak se përballja me dëmin e ardhshëm ekonomik. Studimi thotë se kostoja e pakësimit të gazit ndotës do të ishte vetëm sa një e gjashta e kostos prej 38 miliardë dollarësh që do të shkaktojë ndryshimi klimatik deri në vitin 2050./ VOA

The post VOA: Të ardhurat mesatare do të bien me 19% për shkak të ndryshimit klimatik appeared first on Albeu.com.

Turistët sollën 4 miliardë euro! Banka e Shqipërisë tregon shifrat financiare të vitit 2023
Numri rekord i turistëve në vitin që lamë pas solli dhe të ardhura rekord sipas Bankës së Shqipërisë.

Vlera totale arriti në 4.2 miliardë euro, me shpenzimet e turistëve që u rritën me 47% në krahasim me një vit më parë.

Sipas tur-operatorëve, bizneset në sektor po shohin rritje të volumit të punës, por ende mungon fitimi i kënaqshëm.

Me Shqipërinë që ka hyrë në një fazë të re të turizmit, tur-operatorët shprehen se vendi duhet të drejtohet drejt turizmit cilësor.

Nga të ardhurat e turistëve rreth 1.8 miliardë euro mbetën në vend, ndërsa edhe shpenzimet e shqiptarëve jashtë vendit u rritën në mënyrë domethënëse në shifrën e 2.4 miliardë eurove.

The post Turistët sollën 4 miliardë euro! Banka e Shqipërisë tregon shifrat financiare të vitit 2023 appeared first on Albeu.com.

FMN: Shqipëria mund të rrisë me 9% të PBB -së të ardhurat deri më 2030 duke luftuar korrupsionin
Ashtu si vendet e zhvilluara, edhe Shqipëria është në këtë klasifikim, ku mund të rrisin të ardhurat buxhetore edhe me 9 % të PBB-së deri në vitin 2030, nëse zbatojnë disa reforma që kanë të bëjnë me uljen e korrupsionit, luftën ndaj informalitetit, zbatimin e reformave dhe forcimin e institucioneve thotë një studim i FMN “Vendet mund të shfrytëzojnë potencialin tatimor për të financuar objektivat e zhvillimit”.

“Që nga viti 1990 disa vende kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshme në rritjen e të ardhurave, si Shqipëria, Argjentina, Armenia, Brazili, Kolumbia dhe Gjeorgjia të cilat të gjitha mobilizuan më shumë se 5 pikë përqindje të PBB-së, po kjo rritje ndodhi përpara krizës financiare globale të vitit 2008. Më pas përparimi ka qenë i vështirë dhe i brishtë”, referojnë ekspertët e Fondit.

Të ardhurat buxhetorë në vlerë në vendin tonë janë rritur, por ato nuk e kanë përmirësuar raportin me PBB-së që nga viti 2008.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave në vitin 2022, të ardhurat buxhetore arritën në 26.8% të PBB-së në nivel më të ulët se në vitin 2008, ku treguesi 28.9% e PBB-së.

Ekspertët e FMN-së zbulojnë se vendet në zhvillim ku përfshihet edhe Shqipëria, kanë potencialin për të rritur raportet e tyre të taksave ndaj PBB-së deri në 9 pikë përqindjeje përmes reformës tatimore dhe forcimit të institucioneve publike.

Hapësira e re e pataksuar mund t’i sigurojë vendit tonë, burime financiare të mjaftueshme për të arritur objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm deri në vitin 20230.

Shfrytëzimi i këtij potenciali do të kontribuonte gjithashtu, në zhvillimin financiar dhe sipërmarrjen e sektorit privat.

Raporti mesatar i taksave ndaj PBB-së në tregjet në zhvillim, është rritur me rreth 3deri në 5 pikë përqindje që nga fillimi i viteve 1990, i nxitur kryesisht nga taksat mbi konsumin, si vlera e shtuar dhe akciza.

Për më tepër, progresi në rritjen e të ardhurave që nga fillimi i viteve 1990 ka ndryshuar shumë në vende të ndryshme.

Gjysma e ekonomive të tregut në zhvillim dhe dy të tretat e vendeve me të ardhura të ulëta, kishin një raport taksash ndaj PBB-së në vitin 2020 që ishte më i ulët se 15 për qind – një pikë kthese mbi të cilën është gjetur se rritja është përshpejtuar.

Përmirësimi i institucioneve publike në ekonomitë në zhvillim ku bën pjesë Shqipëria, duke përfshirë reduktimin e korrupsionit, do të rezultonte në një rritje shtesë prej 5 pikë % e të ardhurave në raport me PBB-së.

Për të ndërtuar kapacitetin tatimor qeveritë, do të duhet të zbatojnë reforma gjithëpërfshirëse institucionale, e cila fokusohet në politikën e brendshme fiskale.

FMN sugjeron si ndërhyrje themelore në përmirësimin, hartimin dhe administrimin e taksave të tilla si TVSH-ja, akcizat, taksat mbi të ardhurat personale dhe taksat mbi të ardhurat e korporatave.

Gjithashtu, zbatimi i planeve të guximshme të reformave në zgjerimin e bazës tatimore përmes taksimit më neutral të të ardhurave kapitale dhe përdorimit më të mirë të taksave mbi pronën do të ishte një mundësi.

Përmirësimi i institucioneve që drejtojnë sistemin tatimor dhe menaxhojnë reformën tatimore konsiderohet një element tjetër kyç.

Kjo kërkon staf adekuat për të parashikuar dhe analizuar ndikimin e politikave tatimore në ekonomi, profesionalizim të lartë të zyrtarëve publikë që punojnë në hartimin dhe zbatimin e politikës fiskale dhe përdorim më i mirë të teknologjive dixhitale sugjeron më tej studimi i FMN.

The post FMN: Shqipëria mund të rrisë me 9% të PBB -së të ardhurat deri më 2030 duke luftuar korrupsionin appeared first on Albeu.com.

Familjet shqiptare kanë të ardhurat e disponueshme më të ulëtat në Evropë
Ndonëse vendi ka shënuar rritje të kënaqshme vitet e fundit, të ardhurat e familjeve shqiptare janë të pamjaftueshme për të përballuar një jetesë normale në krahasim me shtetet e tjera të Europës, madje dhe rajonit.

Të ardhurat, përveçse janë të ulëta zhvlerësohen edhe më tej nga çmimet e larta.

Eurostat ka publikuar treguesin e të ardhurave të dsiponueshme të ekuivalentuara për anëtar të një familjeje, të cilat tregojnë të ardhurat totale të një familjeje pas taksave që janë në dispozicion për shpenzim ose kursim, pjesëtuar me numrin e anëtarëve të familjes të konvertuar në të rritur.

Ky tregues matet sipas standardid të barazisë së fuqisë blerëse, ose PPP (purchasing power standard). Teorikisht një PPS mund të blejë të njëjtën sasi mallrash dhe shërbimesh në çdo vend.

Shqipëria e kishte treguesin e të ardhurave mediane të disponueshme në 2020 (viti më i fundit kur të ardhurat janë të disponueshme) në 4,358, që është më i ulëti në Europë (të dhënat për Kosovën dhe Bosnjë Hercegovimën mungojnë). Treguesi median nënkupton që gjysma kanë më shumë se 4358 PPS dhe gjysma më pak.

Në krahasim me medianën europiane po në të njëjtin vit (17,926 PPS), një anëtar i një familjeje shqiptare kanë në dispozicion vetëm 24% të të ardhurave. Si rrjedhojë fuqia blerëse e një familjeje shqiptare është katër herë më e ulët se ajo e mesatares europiane.

Ndonëse të ardhurat për frymë janë sa 32% e mesatares europiane, kur krahasimi bëhet sipas fuqisë blerëse, treguesi ulët në 23%, si rrjedhojë e fakti që çmimet në pjesën më të madhe janë njëlloj me vendet e BE-së (sidomos në supermarkete), ndërsa të ardhurat shumë më të ulëta.

Në krahasim me Gjermaninë, psh, fuqia blerëse është 5.5 herë më e ulët, me Italinë 4 herë më pak, me Greqinë 2.3 herë më pak.

E dyta më e ulët pas Shqipërisë, për të ardhura mediane të disponueshme, renditet Maqedonia e Veriut (5,988 PPS), Turqia (6,210 PPS), Mali i Zi (6,328), Serbia (6,968 PPS).

Europa

Sipas Eurostat Në vitin 2022, të ardhurat mesatare të ekuivalentuara të disponueshme në BE ishin 18 706 standarde të fuqisë blerëse (PPS) për banor, duke u rritur nga 18 011 PPS të regjistruara në 2021.

Në nivel kombëtar, vendet e BE-së me të ardhurat mesatare më të larta të disponueshme në 2022 ishin Luksemburgu (33 214 PPS), Holanda (25 437 PPS), Austria (25 119 PPS), Belgjika (24 142 PPS), Danimarka (23 244). PPS) dhe Gjermania (23 197 PPS).

Në të kundërt, Bullgaria (9 671 PPS), Sllovakia (9 826 PPS), Rumania (10 033 PPS), Hungaria (10 217 PPS) dhe Greqia (10 841 PPS) raportuan vlerat më të ulëta.

Të ardhurat mesatare të disponueshme të ekuivalizuara, të shprehura në PPS, marrin për bazë shpërndarjen e të ardhurave, si dhe madhësinë dhe përbërjen e familjes. Njësia PPS merr në konsideratë variacionet e nivelit të çmimeve, duke siguruar që të dhënat të jenë të krahasueshme midis vendeve.

Anëtarët e familjes barazohen ose bëhen ekuivalente duke peshuar secilin sipas moshës së tyre, duke përdorur të ashtuquajturën shkallë të ekuivalencës së modifikuar të OECD.

Për të pasqyruar ndryshimet në madhësinë dhe përbërjen e një familjeje, të ardhurat totale (neto) të familjes pjesëtohen me numrin e ‘të rriturve ekuivalent’, duke përdorur një shkallë standarde (ekuivalente): shkallën e modifikuar të OECD; kjo shkallë u jep një peshë të gjithë anëtarëve të familjes (dhe më pas i mbledh këto për të arritur në madhësinë e barabartë të familjes):

1.0 për të rriturin e parë;

0,5 për personin e dytë dhe secilin pasues të moshës 14 vjeç e lart;

0.3 për çdo fëmijë të moshës nën 14 vjeç.

Së fundi, shifra që rezulton quhet e ardhura e disponueshme ekuivalente dhe i atribuohet në mënyrë të barabartë secilit anëtar të familjes./ monitor

The post Familjet shqiptare kanë të ardhurat e disponueshme më të ulëtat në Evropë appeared first on Albeu.com.

Kualifikimi në fazën e eleminimeve të Champions sjell të ardhura të majme te Milan
Milan është në përpjekje e sipër të arritur të marrë një biletë në fazën e eliminatore të Champions League.

Kampionët e Italisë aktualisht ndodhen në vendin e tretë me katër pikë. Kanë mbetur edhe dy ndeshje, dhe presioni mbi ta është i konsiderueshëm.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, kualifikimi për në raundin e 1/16 të Champions League do t’i sillte Milanit rreth 60 milionë euro në total nga UEFA./ h.ll/albeu.com

The post Kualifikimi në fazën e eleminimeve të Champions sjell të ardhura të majme te Milan appeared first on Albeu.com.