te ardhurat e emigranteve Archives - Albeu.com

Eurostat: Shqipëria merr 1 miliard euro nga emigrantët, rekord në Europë në raport me madhësinë e ekonomisë
Shqipëria mori 1 miliard euro transferta personave nga vendet e Bashkimit Europian në vitin 2021, bëri të ditur Eurostat, që kryesisht janë paratë që emigrantët në BE dërgojnë në vendin mëmë.

Sipas një harte të publikuar nga Eurostat, kjo është shuma më e madhe në Europë në raport me madhësinë përkatëse të vendit, duke arritur në 6.7% të prodhimit të Brendshëm bruto (PBB). Mali i Zi merr 6.1% të PBB-së, ndërsa mungojnë të dhënat për Kosovën.

2021-i ka shënuar nivelin më të lartë të transfertave që nga 2013-a kur INSTAT raporton të dhënat, duke reflektuar një rigjallërim të ciklit të emigracionit, me emigrantët e rinj që kanë shtuar dërgesat në vendin e tyre të origjinës.

Të dhënat më të mëparshme të Eurostat treguan se Italia është burimi kryesor i dërgesave të emigrantëve drejt Shqipërisë.

Sipas të dhënave nga Eurostat për vitin 2021, transfertat personale nga Italia kishin vlerën e 279 milionë eurove, ose rreth 24.5% e totalit. Dërgesat nga Italia u rritën me 7.2% krahasuar me vitin 2020.

Britania e Madhe ndërkohë ka konsoliduar prej vitesh vendin e dytë për nga vlera e transfertave drejt Shqipërisë. Sipas Eurostat, për vitin 2021, vlera e këtyre dërgesave arriti në 206.5 milionë euro ose 18.1% e flukseve të transfertave personale hyrëse. Rritja e dërgesave nga Britania e Madhe ishte më e ngadaltë, me 1%, krahasuar me vitin 2020.

Në vendin e tretë dhe me rritje të ndjeshme paraqitet Gjermania. Në vitin 2021, vlera e transfertave nga Gjermania arriti në 172.8 milionë eurove ose sa 15.2% e totalit. Transfertat nga Gjermania kanë shënuar një rritje të lartë, me 20.4% më shumë krahasuar me vitin 2020, ndërsa krahasuar me vitin 2017 ato janë rritur me 71%, teksa ky vend vitet e fundit është bërë një nga destinacionet më të preferuara të emigrantëve.

Partneri i katërt për nga vlera e remitancave të dërguara është Greqia, me një vlerë prej 172.3 milionë eurosh, ose rreth 15.1% e totalit të vitit 2021. Megjithëse pesha e Greqisë në strukturën e emigracionit të ri shqiptar vlerësohet të jetë më e ulët, sidomos në periudhën e postkrizës ekonomike greke, edhe transfertat nga Greqia kanë shënuar rritje, me 2% më shumë krahasuar me vitin 2020.

Një peshë të rëndësishme në totalin e transfertave drejt Shqipërisë ka edhe Amerika e Veriut, kryesisht SHBA (Eurostat i paraqit shifrat në nivel të kontinentit, pa ndarje midis SHBA dhe Kanadasë). Dërgesat nga Amerika e Veriut në vitin 2021 arritën vlerën e 128.1 milionë eurove ose sa 11.2% e totalit. Transfertat nga Amerika janë rritur me 27% krahasuar me vitin 2020, duke shfaqur shkallën më të lartë të rritjes mes pesë vendeve kryesore partnere.

Transfertat në BE

Sipas Eurostat, Në vitin 2021, flukset e parave të dërguara nga rezidentët e BE-së drejt vendeve jo anëtare të BE-së, të referuara si transferta personale, arritën në 37.7 miliardë euro (+11% krahasuar me 34.0 miliardë euro në 2020). Flukset hyrëse në BE arritën në 13.0 miliardë euro (+5% krahasuar me 12.4 miliardë euro në 2020). Shumica e transfertave personale përbëhet nga flukse parash të dërguara nga emigrantët në vendin e tyre të origjinës.

Daljet jashtë BE-së kanë shfaqur një trend në rritje që nga viti 2015 (+47% në 2021 krahasuar me 2015). Duke qenë se flukset hyrëse kanë mbetur konstante, kjo ka rezultuar në një bilanc negativ të zgjeruar për BE-në kundrejt vendeve jo-anëtare të BE-së, duke arritur në 24.7 miliardë euro në 2021.

Në vitin 2021, vendet e BE-së që gjeneruan teprica të transfertave personale, që përfaqësonin më shumë se 1% të produktit të brendshëm bruto përkatës (PBB), ishin Kroacia (2.7% e PBB-së), Bullgaria (1.6%), Rumania (1.5%) dhe Letonia. (1.1%). Në të kundërt, Qiproja (-0.9%), Franca dhe Spanja (secila -0.5%) gjeneruan deficitet më të mëdha të transfertave personale kundrejt pjesës tjetër të botës si pjesë e PBB-së së tyre përkatëse./monitor

The post Eurostat: Shqipëria merr 1 miliard euro nga emigrantët, rekord në Europë në raport me madhësinë e ekonomisë appeared first on Albeu.com.

Nga vijnë dërgesat e emigrantëve? Dy shtetet që kryesojnë
Italia është burimi kryesor i dërgesave të emigrantëve drejt Shqipërisë.

Sipas të dhënave nga Eurostat për vitin 2021, transfertat personale nga Italia kishin vlerën e 279 milionë eurove, ose rreth 24.5% e totalit. Dërgesat nga Italia u rritën me 7.2% krahasuar me vitin 2020.

Britania e Madhe ndërkohë ka konsoliduar prej vitesh vendin e dytë për nga vlera e transfertave drejt Shqipërisë. Sipas Eurostat, për vitin 2021, vlera e këtyre dërgesave arriti në 206.5 milionë euro ose 18.1% e flukseve të transfertave personale hyrëse. Rritja e dërgesave nga Britania e Madhe ishte më e ngadaltë, me 1%, krahasuar me vitin 2020.

Në vendin e tretë dhe me rritje të ndjeshme paraqitet Gjermania. Në vitin 2021, vlera e transfertave nga Gjermania arriti në 172.8 milionë eurove ose sa 15.2% e totalit. Transfertat nga Gjermania kanë shënuar një rritje të lartë, me 20.4% më shumë krahasuar me vitin 2020, ndërsa krahasuar me vitin 2017 ato janë rritur me 71%, teksa ky vend vitet e fundit është bërë një nga destinacionet më të preferuara të emigrantëve.

Partneri i katërt për nga vlera e remitancave të dërguara është Greqia, me një vlerë prej 172.3 milionë eurosh, ose rreth 15.1% e totalit të vitit 2021. Megjithëse pesha e Greqisë në strukturën e emigracionit të ri shqiptar vlerësohet të jetë më e ulët, sidomos në periudhën e postkrizës ekonomike greke, edhe transfertat nga Greqia kanë shënuar rritje, me 2% më shumë krahasuar me vitin 2020.

Një peshë të rëndësishme në totalin e transfertave drejt Shqipërisë ka edhe Amerika e Veriut, kryesisht SHBA (Eurostat i paraqit shifrat në nivel të kontinentit, pa ndarje midis SHBA dhe Kanadasë). Dërgesat nga Amerika e Veriut në vitin 2021 arritën vlerën e 128.1 milionë eurove ose sa 11.2% e totalit. Transfertat nga Amerika janë rritur me 27% krahasuar me vitin 2020, duke shfaqur shkallën më të lartë të rritjes mes pesë vendeve kryesore partnere.

Vendet prej nga vijnë dërgesat e emigrantëve drejt Shqipërisë reflektojnë tendencat e emigracionit dhe sidomos të valës së re të dekadës së fundit. Rritja e numrit të emigrantëve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë ka sjellë rritje të dukshme edhe të dërgesave të parave nga këto vende. Ndërkohë që Italia vazhdon të kryesojë renditjen e dërgesave hyrëse, pesha e Greqisë duket se ka rënë në dekadën e fundit, duke e renditur atë tashmë në vendin e katërt.

Sipas të dhënave nga Eurostat, transfertat ose dërgesat personale drejt Shqipërisë në vitin 2021 arritën në 1.14 miliardë euro, në rritje me 10% krahasuar me një vit më parë. Shifrat e raportuara nga Eurostat, në fakt, japin vlera ndejshëm më të larta se ato që publikon Banka e Shqipërisë.

Për krahasim, sipas Bilancit të Pagesave të Bankës së Shqipërisë, të ardhurat nga emigrantët brenda zërit të të ardhurave dytësore në llogarinë korrente kishin vlerën e 761 milionë eurove, shumë kjo rreth 33% më e ulët se ajo që raporton Eurostat./Monitor

The post Nga vijnë dërgesat e emigrantëve? Dy shtetet që kryesojnë appeared first on Albeu.com.

Emigrantët po sjellin më shumë para në shtëpi, niveli më i lartë nga 2012-a (FOTO LAJM)
Në raport me janar-qershor të një viti më parë, kur vendi po vuante pasojat e pandemisë dhe mbylljes së Europës, remitancat janë rritur me 25%. Në krahasim me periudhën përkatëse normale të 2019-s, zgjerimi është më i lehtë, me rreth 2.2%.

Emigrantët kanë sjellë tek të afërmit e tyre mbi 340 milionë euro në 6 muajt e parë të vitit, sipas të dhënave të bilancit të pagesave, të bëra publike nga Banka e Shqipërisë. Ky është niveli më i lartë i regjistruar që nga viti 2012.

Në raport me janar-qershor të një viti më parë, kur vendi po vuante pasojat e pandemisë dhe mbylljes së Europës, remitancat janë rritur me 25%. Në krahasim me periudhën përkatëse normale të 2019-s, zgjerimi është më i lehtë, me rreth 2.2%.

Rolin kryesor në këtë tendencë në raport me para krizën e ka luajtur tremujori i parë. Në janar-mars të këtij viti, paratë që emigrantët dërguan tek të afërmit e tyre në Shqipëri arritën në 169 milionë euro, niveli më i lartë që nga viti 2010, me rritje 12.5% në raport me tremujorin e parë 2019. Aktorët e tregut pohuan se një faktor që ndikoi lidhej me faktin që si rrjedhojë e shpenzimeve të rritura të familjeve për të përballuar pasojat që dha në shëndet Covid-19, fëmijët nga jashtë kanë dërguar më tepër mbështetje se zakonisht në muajt e parë të vitit.

Në tremujorin e dytë, remitancat ishin 42% më të larta se e njëjta periudhë e vitit pandemik (kur si rrjedhojë e mbylljes së menjëhershme të Europës efekti te dërgesat ishte i lartë). Por, ato ishin në rënie prej 10.7%, në krahasim me prill-qershorin e 2019-s.

Operatorët e tregut pohojnë se gjatë periudhës së kufizimeve të udhëtimeve janë rritur kanalet informale, pasi mbyllja e kufijve ka ndikuar në orientimin drejt operatorëve zyrtarë. Ndërsa në tremujorin e tretë të vitit, me rritjen e numrit të fluturimeve, kanalet informale janë rritur sërish.

Që prej vitit 2014, remitancat kishin nisur sërish trendin rritës, duke reflektuar valën e re të emigracionit. Ato u prekën lehtë në 2020-n nga kriza e shkaktuar nga pandemia, sidomos në tremujorin e dytë kur Europa hyri në karantinë, por arritën të rimëkëmben shpejt, me hapjen graduale të ekonomive.

Italia dhe Greqia vijojnë të mbeten kanalet kryesore të dërgimit të parave në vend, për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që jetojnë e punojnë në shtetet fqinje. Por, vitet e fundit, po rriten edhe prurjet nga vendet e reja të emigrimit, kryesisht Mbretëria e Bashkuar dhe sidomos Gjermania. Aktorët e tregut pohojnë se Gjermania, për vetë faktin që është në tipologjinë e një vendi me emigracion të ri, gjatë viteve të fundit ka qenë në një rritje konstante, raporton Monitor.

Trendi i remitancave ka ndjekur në tri dekadat e fundit një tendencë ciklike, duke kulmuar në vitin 2008 dhe më pas filloi rënia, teksa me kalimin e më shumë se një dekade, emigrantët filluan të shkëpusin lidhjet me vendin mëmë, të krijonin familjet e tyre dhe të dërgonin më pak para.

Por vitet e fundit, vendi po përjeton një valë të re emigracioni, që solli sërish një rritje të remitancave, që pas vitit 2013./albeu.com

The post Emigrantët po sjellin më shumë para në shtëpi, niveli më i lartë nga 2012-a (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.