te ardhura Archives - Albeu.com

Elbasan/ Fshihnin të ardhurat nga këmbimi i valutave, në hetim administratorët e 3 Exchange-ve. Sekuestrohen 6.1 mln lekë
DVP Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “The Script 2″.

Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave, procedohen penalisht administratorët e 3 subjekteve.

Sekuestrohen nga këto subjekte, rreth 6 152 430 lekë në valuta të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me struktura të tjera të DVP Elbasan, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e krimeve ekonomike dhe financiare, organizuan dhe finalizuan në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, operacionin policor të koduar “The Script 2”.

Gjatë operacionit, janë ushtruar kontrolle në subjektet për këmbimin e valutave (exchange), në qytetin e Elbasanit. Nga kontrollet rezultoi se administratorët e 3 subjekteve të tilla nuk deklaronin të ardhurat që përfitonin.

Në përfundim të veprimeve për këto raate, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për administratorët e 3 subjekteve, shtetasit R. K., 62 vjeç, B. L., 63 vjeç, dhe A. N., 58 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 6 152 430 lekë në valuta të ndryshme (lekë, euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane, paunde etj).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

The post Elbasan/ Fshihnin të ardhurat nga këmbimi i valutave, në hetim administratorët e 3 Exchange-ve. Sekuestrohen 6.1 mln lekë appeared first on Albeu.com.

Emigracioni sjell 2 mijë euro në vit për çdo familje shqiptare, 1/4 e tyre nuk ka çfarë me jeton
Gazetari i njohur Neritan Sejamini, teksa fliste në emisionin “Thjesht”, trajtoi temën e remitancave dhe ndikimit të tyre në ekonominë dhe financat e familjeve shqiptare.

Sipas tij, shifrat tregojnë se edhe në 2025 shqiptarët mbajnë frymën gjallë vetëm nga paratë që ju dërgojnë familjarët emigrantë.

“Pa këtë mbështetje dhjetëra mijëra qytetarë do të jetonin në varfëri të plotë”, tha Sejamini teksa shtoi se “dërgesat mesatare nga pikëpamja e shumës janë rreth 2 mijë euro në vit për çdo familje”.

“¼ e familjeve që kishin marrë dërgesa nga familjarët emigrantë gjatë vitit 2018 i kishin ato të vetmin burim të të ardhurave. Pra afërsisht 6% e familjeve shqiptare mbaheshin vetëm nga paratë e emigrantëve”, shtjelloi më tej ai.

Sejamini po ashtu zbuloi se në periudhën 1992-2002, pra dekada e parë e tranzicionit të vendit, totali i investimeve të huaja në Shqipëri ishte vlerësuar me 800 milionë dollarë.

“Për të njëjtën periudhë dërgesat nga emigrantët shqiptarë në Shqipëri arritën në 4 miliardë dollarë, pra pothuajse 5 herë më shumë se investimet e huaja. Roli parësor i dërgesave ka qenë ai i zbutjes së varfërisë dhe mbështetje3s së familjeve shqiptare”, theksoi gazetari.

The post Emigracioni sjell 2 mijë euro në vit për çdo familje shqiptare, 1/4 e tyre nuk ka çfarë me jeton appeared first on Albeu.com.

Shtohet evazioni? Qeveria po mbledh më pak të ardhura nga rritja ekonomike
Ekonomia e vendit po ecën me ritme mbi parashikimet vitet e fundit, por grumbullimi i tatimeve dhe taksave mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto po vjen në rënie.

Të dhënat e fundit të INSTAT në lidhje me rezultatet e reja të Prodhimit të Brendshëm Bruto, tregojnë se nga viti 2018 deri në vitin 2023, taksat dhe tatimet e mbledhura mbi PBB-në kanë pësuar rënie (taksat mbi produktet janë taksat e pagueshme, për njësi të disa mallrave dhe shërbimeve si: Taksa mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), akciza dhe taksa doganore mbi importe. Në këto taksa nuk përfshihen tatimet mbi pagën dhe sigurimet shoqërore dhe shëndetësore).

Në vitin 2018, PBB-ja në vlerë arriti në 1,6 trilionë lekë, ndërsa taksat ndaj këtij prodhimi ishin 253 milionë lekë, ose 15.7% e tij.

Në vitin 2023, PBB-ja arriti mbi 2,3 trilionë lekë, teksa taksat ndaj tij arritën në 337 miliardë lekë ose 14.22% e prodhimit.

Përqindja e taksave të mbledhura ndaj prodhimit në vitin 2023, pësoi ulje me 1 pikë për qind në krahasim me vitin 2018.

Gjatë 2018-2023, viti më i mirë ishte 2021, ku taksua 16.03% e vlerës së prodhimit, ndërsa viti më i dobët ishte 2020 kur u taksua vetëm 13.4% e PBB-së.

Raporti i taksave ndaj PBB-së, është një matës i të ardhurave tatimore të një vendi në lidhje me madhësinë e ekonomisë së tij, e matur nga Produkti i Brendshëm Bruto (GDP). Ky raport mundëson efikasitetin e drejtimit të përgjithshëm të politikës tatimore të një vendi.

Vendet e zhvilluara zakonisht kanë raporte më të larta të taksave ndaj PBB-së sesa vendet në zhvillim. Të ardhurat më të larta nga taksat nënkuptojnë se një vend mund të shpenzojë më shumë për përmirësimin e infrastrukturës, shëndetësisë dhe arsimit, të cilat të gjitha janë çelësi për perspektivat afatgjata për ekonominë e një vendi dhe njerëzit e tij.

Të ardhurat nga taksat mbi 15% të PBB-së të një vendi janë një përbërës kyç për rritjen ekonomike dhe reduktimin e varfërisë, sipas Bankës Botërore.

Raporti i taksave ndaj PBB-së në Shtetet e Bashkuara ishte 27.7% në 2022, ndërsa raporti i taksave ndaj PBB-së së Bashkimit Evropian ishte 26.7% në 2022.

Raporti i taksave ndaj PBB-së mat të ardhurat tatimore të një vendi ndaj produktit të brendshëm bruto. Ai tregon se sa nga produkti i brendshëm bruto i një vendi shkon në financimin e qeverisë./Monitor

The post Shtohet evazioni? Qeveria po mbledh më pak të ardhura nga rritja ekonomike appeared first on Albeu.com.

“Shqipëria me taksat më të larta, por mbledh më pak të ardhura”/ Milo nxjerr shifrat: Të fundit në rajon për shpenzimet publike
Sekretari për Çështjet e Financave dhe Ekonomisë në Partinë e Lirisë, Petraq Milo deklaroi gjatë një konference për mediat se Shqipëria krahasuar me vendet e rajonit, megjithëse ka normat më të larta tatimore, tregon performancën më të ulët të treguesve kryesorë fiskalë.

“Sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar për vitin 2023, Shqipëria, ka performancën më të ulët të mbledhjes së të ardhurave në përqindje të Prodhimit të Brendshëm Bruto krahasuar me vendet e rajonit“, tha Milo.

“Shqipëria mbledh të ardhura në nivelin e 27.9% të PBB, Bosnjë- Hercegovina mbledh të ardhura në nivelin 40.7% të PBB, Kosova mbledh të ardhura në nivelin 29.5% të PBB, Maqedonia e Veriut mbledh të ardhura në nivelin  33.0% të PBB, Mali i Zi mbledh të ardhura në nivelin 41.8% të PBB, Serbia mbledh të ardhura në nivelin e 42.6% të PBB“, theksoi Milo.

Sipas tij, performanca e ulët e mbledhjes së të ardhurave është e lidhur me nivelin më të ulët të shpenzimeve publike në përqindje të Prodhimit të Brendshëm Bruto, krahasuar me vendet e rajonit.

“Shqipëria shpenzon 29.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto,  Bosnjë-Hercogovina shpenzon 41.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, Maqedonia e Veriut shpenzon 37.9% të prodhimit të Brendshëm Bruto, Mali i Zi shpenzon 41.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, Serbia shpenzon 43.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto”, vijoi ai.

Niveli i ulët i shpenzimeve publike në krahasim me vendet e rajonit, përcakton në vijim dhe nivelin e ulët të shpenzimeve në arsim, shëndetësi dhe shpenzimet sociale në tërësi.

“Shpenzimet për shëndetësi dhe mbrojtjen sociale në Mal të Zi janë 22.0% të PBB; Shpenzimet për shëndetësi dhe mbrojtjen sociale në Bosnjë-Hercegovinë janë 21.8%; Shpenzimet për shëndetësi dhe mbrojtjen sociale në Serbi janë 20.3%; Shpenzimet për shëndetësi dhe mbrojtjen sociale në Maqedoninë e Veriut janë 14.3% Shpenzimet për shëndetësi dhe mbrojtjen sociale në Shqipëri janë 13.7%. Vetëm shpenzimet në shëndetësi tregojnë një diferencë të madhe krahasuar me vendet e rajonit, Shpenzimet për shëndetësi në Mal të Zi janë 10.6 % të PBB; Shpenzimet për shëndetësi në Bosnjë- Hercegovinë janë 6.7%; Shpenzimet për shëndetësi në Serbi janë 5.1%; Shpenzimet për shëndetësi në Maqedoninë e Veriut janë 8.2%; Shpenzimet për shëndetësi në Kosovë janë 3.4%; Shpenzimet për shëndetësi dhe mbrojtjen sociale në Shqipëri janë 3.4%. Edhe shpenzimet për arsim janë në nivele më të ulta krahasuar me vendet e rajonit Shpenzimet për arsim në Mal të Zi janë 4.2 % të PBB; Shpenzimet për arsim në Serbi janë 4.0%; Shpenzimet për arsim në Maqedoninë e Veriut janë 2.7% Shpenzimet për arsim në Kosovë janë 4.3%, Shpenzimet për shëndetësi dhe mbrojtjen sociale në Shqipëri janë 2.1%. Vetëm një reformë e thellë fiskale mund të çlirojë më shumë fonde për të plotësuar nevojat për financim në nivelin rajonal të arsimit, të shëndetësisë si dhe të mbështetjes sociale”, deklaroi më tej Milo.

The post “Shqipëria me taksat më të larta, por mbledh më pak të ardhura”/ Milo nxjerr shifrat: Të fundit në rajon për shpenzimet publike appeared first on Albeu.com.

Shqiptarët më të “varfrit” në BE, EUROSTAT: Konsumi dhe të ardhurat më të ulëta
Shqipëria vijon ta ketë të humbur garën për rritjen e mirëqenies së qytetarëve të saj.

Të dhënat e fundit të përditësuara të Eurostat (ky është përditësimi i dytë) tregojnë se vendi vijoi që të ishte i fundit në Europë, si për të ardhurat për frymë në raport me madhësinë e ekonomisë, ashtu dhe për të ardhurat në raport me fuqinë blerëse, me këtë të fundit që është një tregues i mirëqenies materiale të familjeve.

Ndonëse ekonomia po rritet më shpejt sesa rajoni, sërish familjet dhe individët shqiptarë janë më të varfër sesa shtetet e tjera fqinjë, sidomos kur maten për të ardhurat sipas fuqisë blerëse.

Të ardhurat për frymë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) ishin sa 34% e mesatares së Bashkimit Europian. Ndonëse në rritje me tre pikë përqindje në raport me vitin e kaluar, sërish Shqipëria është e fundit në Europë (të dhënat për Kosovën nuk raportohen).

Nivelin më të lartë në rajon e ka Mali i Zi, me 50% të mesatares europiane, e ndjekur nga Serbia me 44%, Maqedonia e Veriut me 42% dhe Bosnjë-Hercegovina me 35%.

Përveçse me Bosnjën, diferenca në të ardhura me vendet e tjera të rajonit është thelluar, duke treguar për një zhvillim më të qëndrueshëm të shteteve fqinjë, që kanë arritur të përmirësojnë me ritme më të shpejta mirëqenien e qytetarëve të tyre.

Edhe treguesi tjetër, ai i konsumit individual për frymë, që mat të ardhurat sipas fuqisë blerëse, apo mirëqenien e një familjeje e vendos Shqipërinë në fund, së bashku më Bosnjë Hercegovinën.

Ky tregues është për Shqipërinë sa 41% e mesatares europiane. Përkeqësim ka bërë Bosnjë-Hercegovinë, ku raporti është njëlloj me Shqipërinë në 41%, nga 42% që ishte në përditësimin e parë.

Rekordin e mban Mali i Zi me 63%, Serbia me 53%, Maqedonia e Veriut me 50%.

Sipas Eurostat, Konsumi aktual individual, i referohet të gjitha mallrave dhe shërbimeve të konsumuara aktualisht nga familjet. Megjithëse PBB për frymë është një tregues i rëndësishëm dhe i përdorur gjerësisht i nivelit të mirëqenies ekonomike të vendeve, konsumi për frymë mund të jetë më i dobishëm për krahasimin e mirëqenies relative të konsumatorëve në vende të ndryshme, sqaron INSTAT.

Europa

Në vitin 2022, nivelet e konsumit aktual individual (AIC) në Bashkimin Europian patën dallime të konsiderueshme. E përdorur si masë e mirëqenies materiale të familjeve, AIC për frymë e shprehur në standardet e fuqisë blerëse (PPS) varionte nga 69% në 138% të mesatares së BE-së në vendet e BE-së.

Ashtu si në vitet e mëparshme, Luksemburgu regjistroi nivelin më të lartë të AIC për frymë në BE me 38% mbi mesataren e BE-së, e ndjekur nga Austria dhe Gjermania (të dyja 18% më lart), Holanda (16% më lart) dhe Belgjika (15% më lart). ). Në vitin 2022, nëntë vende të BE-së regjistruan AIC për frymë mbi mesataren e BE-së.

Nivelet më të ulëta të AIC për frymë u regjistruan në Bullgari (31% nën mesataren e BE-së), Hungari (29% më poshtë), Kroaci dhe Letoni (të dyja 24%) dhe Sllovaki (23% më poshtë).

Gjatë tre viteve të fundit, AIC për frymë në raport me mesataren e BE-së ka ndryshuar në shumicën e vendeve të BE-së. Midis viteve 2020 dhe 2022, nivelet e AIC u rritën në 18 vende të BE-së, më së shumti në Bullgari (69% e mesatares së BE-së në 2022 krahasuar me 60% në 2020), Kroaci (76% nga 69%), Rumani (86% nga 81% ), dhe Irlandë (94% nga 89%).

Nga ana tjetër në shtatë vende të BE-së pati rënie të niveleve të konsumit aktual individual.

Uljet më të mëdha u regjistruan në Danimarkë (110% në 2022 kundrejt 121% në 2020), Gjermani (118% kundrejt 124%) dhe Finlandë (109% kundrejt 114%).

Luksemburgu dhe Irlanda ende shënojnë PBB-në më të lartë për frymë në 2022

Në vitin 2022, si në vitin 2020 dhe 2021, Luksemburgu dhe Irlanda shënuan nivelin më të lartë të PBB-së për frymë të shprehur në PPS në BE, në 156% dhe 135% mbi mesataren e BE-së.

Të dhënat tregojnë dallime thelbësore midis vendeve të BE-së për sa i përket PBB-së për frymë, e përdorur për të matur aktivitetin ekonomik. Pas Luksemburgut dhe Irlandës, Danimarka (36% mbi mesataren e BE-së), Holanda (30% më lart), Austria (24% më lart) dhe Belgjika (20% më lart) vijnë në krye të listës me një PBB për frymë më shumë se 20% mbi mesataren.

Në të kundërt, Bullgaria (38% nën mesataren e BE-së), Greqia (33% më poshtë) dhe Sllovakia (29% më poshtë) shënuan PBB-në më të ulët për frymë./monitor

The post Shqiptarët më të “varfrit” në BE, EUROSTAT: Konsumi dhe të ardhurat më të ulëta appeared first on Albeu.com.

Shqipëria mbetet me të ardhurat dhe fuqinë blerëse më të ulët në Europë, sipas Eurostat
Shqipëria vijon ta ketë të humbur garën për rritjen e mirëqenies së qytetarëve të saj.

Të dhënat e fundit të përditësuara të Eurostat (ky është përditësimi i dytë) tregojnë se vendi vijoi që të ishte i fundit në Europë, si për të ardhurat për frymë në raport me madhësinë e ekonomisë, ashtu dhe për të ardhurat në raport me fuqinë blerëse, me këtë të fundit që është një tregues i mirëqenies materiale të familjeve.

Ndonëse ekonomia po rritet më shpejt sesa rajoni, sërish familjet dhe individët shqiptarë janë më të varfër sesa shtetet e tjera fqinjë, sidomos kur maten për të ardhurat sipas fuqisë blerëse.

Të ardhurat për frymë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) ishin sa 34% e mesatares së Bashkimit Europian. Ndonëse në rritje me tre pikë përqindje në raport me vitin e kaluar, sërish Shqipëria është e fundit në Europë (të dhënat për Kosovën nuk raportohen).

Nivelin më të lartë në rajon e ka Mali i Zi, me 50% të mesatares europiane, e ndjekur nga Serbia me 44%, Maqedonia e Veriut me 42% dhe Bosnjë-Hercegovina me 35%.

Përveçse me Bosnjën, diferenca në të ardhura me vendet e tjera të rajonit është thelluar, duke treguar për një zhvillim më të qëndrueshëm të shteteve fqinjë, që kanë arritur të përmirësojnë me ritme më të shpejta mirëqenien e qytetarëve të tyre.

Edhe treguesi tjetër, ai i konsumit individual për frymë, që mat të ardhurat sipas fuqisë blerëse, apo mirëqenien e një familjeje e vendos Shqipërinë në fund, së bashku më Bosnjë Hercegovinën.

Ky tregues është për Shqipërinë sa 41% e mesatares europiane. Përkeqësim ka bërë Bosnjë-Hercegovinë, ku raporti është njëlloj me Shqipërinë në 41%, nga 42% që ishte në përditësimin e parë.

Rekordin e mban Mali i Zi me 63%, Serbia me 53%, Maqedonia e Veriut me 50%.

Sipas Eurostat, Konsumi aktual individual, i referohet të gjitha mallrave dhe shërbimeve të konsumuara aktualisht nga familjet. Megjithëse PBB për frymë është një tregues i rëndësishëm dhe i përdorur gjerësisht i nivelit të mirëqenies ekonomike të vendeve, konsumi për frymë mund të jetë më i dobishëm për krahasimin e mirëqenies relative të konsumatorëve në vende të ndryshme, sqaron INSTAT.

Europa

Në vitin 2022, nivelet e konsumit aktual individual (AIC) në Bashkimin Europian patën dallime të konsiderueshme. E përdorur si masë e mirëqenies materiale të familjeve, AIC për frymë e shprehur në standardet e fuqisë blerëse (PPS) varionte nga 69% në 138% të mesatares së BE-së në vendet e BE-së.

Ashtu si në vitet e mëparshme, Luksemburgu regjistroi nivelin më të lartë të AIC për frymë në BE me 38% mbi mesataren e BE-së, e ndjekur nga Austria dhe Gjermania (të dyja 18% më lart), Holanda (16% më lart) dhe Belgjika (15% më lart). ). Në vitin 2022, nëntë vende të BE-së regjistruan AIC për frymë mbi mesataren e BE-së.

Nivelet më të ulëta të AIC për frymë u regjistruan në Bullgari (31% nën mesataren e BE-së), Hungari (29% më poshtë), Kroaci dhe Letoni (të dyja 24%) dhe Sllovaki (23% më poshtë).

Gjatë tre viteve të fundit, AIC për frymë në raport me mesataren e BE-së ka ndryshuar në shumicën e vendeve të BE-së. Midis viteve 2020 dhe 2022, nivelet e AIC u rritën në 18 vende të BE-së, më së shumti në Bullgari (69% e mesatares së BE-së në 2022 krahasuar me 60% në 2020), Kroaci (76% nga 69%), Rumani (86% nga 81% ), dhe Irlandë (94% nga 89%).

Nga ana tjetër në shtatë vende të BE-së pati rënie të niveleve të konsumit aktual individual.

Uljet më të mëdha u regjistruan në Danimarkë (110% në 2022 kundrejt 121% në 2020), Gjermani (118% kundrejt 124%) dhe Finlandë (109% kundrejt 114%).

Luksemburgu dhe Irlanda ende shënojnë PBB-në më të lartë për frymë në 2022

Në vitin 2022, si në vitin 2020 dhe 2021, Luksemburgu dhe Irlanda shënuan nivelin më të lartë të PBB-së për frymë të shprehur në PPS në BE, në 156% dhe 135% mbi mesataren e BE-së.

Të dhënat tregojnë dallime thelbësore midis vendeve të BE-së për sa i përket PBB-së për frymë, e përdorur për të matur aktivitetin ekonomik. Pas Luksemburgut dhe Irlandës, Danimarka (36% mbi mesataren e BE-së), Holanda (30% më lart), Austria (24% më lart) dhe Belgjika (20% më lart) vijnë në krye të listës me një PBB për frymë më shumë se 20% mbi mesataren.

Në të kundërt, Bullgaria (38% nën mesataren e BE-së), Greqia (33% më poshtë) dhe Sllovakia (29% më poshtë) shënuan PBB-në më të ulët për frymë. /Monitor

The post Shqipëria mbetet me të ardhurat dhe fuqinë blerëse më të ulët në Europë, sipas Eurostat appeared first on Albeu.com.

Investimet e huaja po dalin mbi pesimizmin
Pak para pandemisë, kur punimet e gazsjellësit TAP në Shqipëri ishin drejt përfundimit, në diskutimet ekonomike mbizotëronte mendimi se flukset e larta të Investimeve të Huaja Direkte që u shënuan sidomos pas vitit 2014, me shumë të ngjarë do të uleshin.

Pesimizmi nuk lidhej vetëm me përfundimin e TAP, por edhe të një sërë veprash të tjera të rëndësishme në energjetikë, sidomos ato në kaskadën e lumit të Devollit.

Është e kuptueshme që projekte kaq të mëdha investimi, për një ekonomi të vogël si Shqipëria, nuk mund të priten të vijojnë për periudha shumë të gjata. Por, në fakt, statistikat tregojnë se Investimet e Huaja Direkte po e përgënjeshtrojnë këtë pesimizëm.

Sipas Bankës së Shqipërisë, Investimet e Huaja Direkte në gjysmën e parë të këtij viti arritën një shifër rekord prej 634 milionë eurosh, niveli më i lartë historik i regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit. Vlera e Investimeve të Huaja Direkte deri tani këtë vit paraqitet në rritje me 35%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Veçmas, edhe tremujori i dytë i vitit ka shënuar fluks rekord të Investimeve të Huaja Direkte, me 337 milionë euro. Kjo shifër është 43% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe njëkohësisht vlera më e lartë e investimeve të huaja e regjistruar ndonjëherë në një tremujor të vetëm.

Burimi: Banka e Shqipërisë

Investimet e Huaja Direkte janë një kontribuues i rëndësishëm në shtimin e kapaciteteve prodhuese dhe në rritjen ekonomike, por njëkohësisht edhe në ekuilibrimin e pozicionit të jashtëm të ekonomisë.

Në dy tremujorët e parë të këtij viti, Investimet e Huaja Direkte kanë tejkaluar vlerën e deficitit të llogarisë korrente. Ky faktor mund të ketë pasur ndikim të rëndësishëm në mbiçmimin e monedhës vendase në kursin e këmbimit me Euron.

Këtë vit, kursi mes Euros dhe Lekut ka prekur nivelet më të ulëta historike, me një vlerë rekord prej 116.61 lekësh, të shënuar në fund të muajit korrik.

Burimi: Banka e Shqipërisë

Fitimet e riinvestuara, rol në rritje

Rritja e Investimeve të Huaja Direkte është mbështetur njëkohësisht nga shtimi i flukseve të reja dhe rritja e fitimeve të riinvestuara të investitorëve ekzistues. Megjithatë, fitimet e riinvestuara në vitet e fundit kanë peshë dominuese në strukturën e Investimeve të Huaja Direkte.

Për gjysmën e parë të këtij viti, vlera e fitimeve të riinvestuara nga ndërmarrjet e huaja arriti në 337 milionë euro, pothuajse 42% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Fitimet e riinvestuara përbënin 53% të vlerës totale të Investimeve të Huaja Direkte për 6-mujorin 2022.

Vlera e gjysmës së parë të vitit është më e larta që kanë regjistruar ndonjëherë fitimet e riinvestuara, si komponent i Investimeve të Huaja Direkte.

Statistikat tregojnë se ato kanë pasur vlera të konsiderueshme në periudhën 2008-2010, por kanë rënë ndjeshëm në periudhën 2011-2016, që përkon me një shtrirje të ndjeshme të efekteve të krizës financiare që nisi në vitin 2008. Pas vitit 2017, fitimet e riinvestuara i janë kthyer sërish rritjes, e cila ka kulmuar këtë vit.

Burimi: Banka e Shqipërisë

Fitimet e riinvestuara kanë peshë veçanërisht të lartë në sektorë që kanë nevojë për investime të konsiderueshme në vijimësi dhe shembulli më tipik është industria nxjerrëse.

Në sektorin e hidrokarbureve, rritja e çmimeve të naftës, duke filluar nga pjesa e dytë e vitit të kaluar i ka bërë më tërheqëse investimet e reja, me qëllim rritjen e prodhimit. Për 6-mujorin, investimet në sektorin e industrisë nxjerrëse arritën në 114 milionë euro, në rritje me 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Flukset në këtë sektor konsistojnë kryesisht në fitime të riinvestuara të kompanive ekzistuese në aktivitetin e nxjerrjes së naftës bruto. Rritja e çmimeve të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare këtë vit duket se ka nxitur edhe shtimin e investimeve të huaja në nxjerrjen e naftës në Shqipëri.

Në mesin e këtij viti, stoku i investimeve të huaja në industrinë nxjerrëse arriti në 1.54 miliardë euro, në rritje vjetore me 23%. Investimet e deritanishme në këtë sektor përbënin pothuajse 15% të stokut të Investimeve të Huaja Direkte në Shqipëri.

Përveç industrisë nxjerrëse, edhe sektori financiar dhe veçanërisht ai bankar ngelen gjithashtu një kontribuues në vijimësi nëpërmjet fitimeve të riinvestuara, edhe për shkak të rritjes graduale të kërkesave për kapital ndaj bankave tregtare.

Stoku i investimeve të huaja në pasuri të paluajtshme ka arritur vlerën e 1.31 miliardë eurove dhe sektori financiar renditet i treti për nga vlera e investimeve të huaja të thithura, me 12.7% të totalit.

Stoku i investimeve të huaja në sektorin financiar ka vazhduar të rritet, pavarësisht tërheqjes së disa prej investitorëve të huaj dhe sidomos grekë nga tregu. Me përjashtim të një rënieje të përkohshme në fillim të vitit 2019 (pas blerjes së Tirana Bank nga grupi Balfin), në vijim stoku i investimeve të huaja në sektorin financiar është rritur në mënyrë të vazhdueshme.

Karakteristika të ngjashme ka edhe sektori i informacionit dhe komunikimit, ku nevoja për investime të reja është e vazhdueshme, për shkak të zhvillimeve teknologjike. Ky sektor, në mesin e këtij viti, regjistronte një stok investimesh të huaja prej më shumë se 1.1 miliardë eurosh, ose sa 10.8% e totalit.

Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme, nivele rekord

Në dy vitet e fundit, pasuritë e paluajtshme janë dukshëm sektori dominues i investimeve të reja të huaja në Shqipëri.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për tremujorin e dytë të këtij viti, investimet e të huajve në pasuri të paluajtshme në Shqipëri arritën vlerën rekord të 83 milionë eurove, më e larta e regjistruar ndonjëherë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, investimet e huaja në prona janë rritur me 66%.

Në të njëjtën linjë janë edhe shifrat progresive të 6-mujorit 2022. Investimet e Huaja Direkte në pasuri të paluajtshme arritën vlerën e 142 milionë eurove, në rritje me 77.5% krahasuar me 6-mujorin 2021. Edhe 6-mujori përfaqëson vlerën më të lartë historike të Investimeve të Huaja Direkte në këtë sektor.

Blerjet e shtetasve të huaj po bëhen faktor me peshë në tregun e pronave në Shqipëri.

Vitin e kaluar, transaksionet e blerësve të huaj përbënin rreth 21% të volumit zyrtar të tregut të pasurive të paluajtshme në Shqipëri, të matur nga INSTAT. Për shkak të pozicionit të Shqipërisë, klimës, sistemit të favorshëm të taksimit në krahasim me vendet ku jetojnë, gjithnjë e më shumë shtetas të huaj po vendosin të investojnë në një pronë në Shqipëri, sidomos në zonat bregdetare.

Gjithnjë duke iu referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, stoku total i investimeve të huaja në pasuri të paluajtshme, në mesin e këtij viti, arriti në 932 milionë euro, në rritje me 42.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Investimet në prona përbëjnë tashmë 9% të stokut të përgjithshëm të Investimeve të Huaja Direkte në vend.

Burimi: Banka e Shqipërisë

Energjetika, nga HEC-et drejt impianteve diellore

Rritje edhe më të lartë shënuan investimet në sektorin energjetik, që për 6-mujorin arritën në 103 milionë euro, në rritje me 145% krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar.

Energjetika udhëhoqi rritjen e Investimeve të Huaja Direkte në Shqipëri për vite me radhë, kryesisht falë investimit madhor në gazsjellësin TAP, por edhe projekteve të tjera të rëndësishme të investimeve të huaja, sidomos në energjinë hidrike.

Pas përfundimit të këtyre projekteve, ritmi i investimeve shënoi rënie, por ky vit po shfaq sinjale të një rritjeje të re.

Po t’iu referohemi të dhënave progresive, energjetika ngelet dukshëm sektori dominues i Investimeve të Huaja Direkte. Stoku i investimeve në këtë sektor arriti në 2.83 miliardë euro, në rritje vjetore me 7.5%. Rreth 27.3% e stokut të Investimeve të Huaja Direkte vjen pikërisht nga sektori energjetik.

Burimi: Banka e Shqipërisë

Pasiguria energjetike që nxiti sulmi i Rusisë mbi Ukrainën dhe kriza e çmimeve po rritin interesin për energjitë e rinovueshme.

Në dekadën e fundit, koncesionet në energjetikë kanë mundësuar ndërtimin e një numri të madh HEC-esh të vegjël, por edhe disa të përmasave të mesme apo të mëdha, siç janë HEC-i i Ashtës në rrjedhën e lumit Drin, ata të Banjës dhe Moglicës në Devoll, apo ata të Fangut dhe Peshqeshit mbi lumin Fan.

Me gjithë rritjen e kapacitetit të instaluar në vitet e fundit, sërish prodhimi i energjisë hidrike ngelet i varur nga kushtet atmosferike dhe prurjet e lumenjve. Kjo ka shtruar nevojën për diversifikimin e prodhimit të energjisë edhe nga burime të tjera të rinovueshme, me fokus kryesor tek energjia diellore.

Qeveria ka zhvilluar dy ankande për impiante të mëdha fotovoltaike, por deri tani vetëm ai i Karavastasë ka nisur të ndërtohet, për një investim të pritshëm prej rreth 125 milionë eurosh. Një impiant të vogël lundrues në liqenin e Banjës po ndërton edhe kompania Devoll Hydropower.

Gjallërohen investimet në industrinë përpunuese

Një tjetër sektor ku këtë vit po shënohet rritje e ndjeshme e Investimeve të Huaja Direkte është industria përpunuese. Për 6-mujorin, investimet e huaja në këtë sektor arritën në 84 milionë euro, në rritje me 95% krahasuar me një vit më parë.

Deri tani, investimet e huaja në industrinë përpunuese kanë qenë kryesisht të përqendruara në sektorët e fasonerisë dhe pjesërisht në industrinë e përpunimit të mineraleve dhe prodhimit të metaleve apo çimentos.

Fasoneria ka qenë historikisht një shtyllë e rëndësishme e eksporteve shqiptare, duke shfrytëzuar krahun e lirë të punës. Edhe për këtë sektor ekzistonte një lloj pesimizmi lidhur me aftësinë për të qenë konkurrues në afatin e gjatë.

Besohej se me përafrimin e Shqipërisë me BE-në dhe rritjen e standardeve të jetesës, avantazhi i kostos së lirë të punës mund të humbiste gradualisht dhe investitorët e huaj mund të zhvendoseshin gradualisht në tregje më të largëta të Afrikës dhe Azisë, ku kosto e punës është edhe më e lirë.

Në përgjithësi, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe sektori i fasonerisë ka vijuar rritjen në dekadën e fundit. Përveç aktiviteteve tipike të tekstileve dhe këpucëve, interes në rritje në vitet e fundit ka pasur industria automotive, ashtu si në vendet e tjera të Rajonit. Stoku i investimeve të huaja në industrinë përpunuese, në mesin e këtij viti, arriti në 930 milionë euro, në rritje vjetore me 21%.

Një tjetër sektor me peshë të rëndësishme në strukturën e investimeve të huaja është ai i aktiviteteve profesionale, shkencore dhe teknike.

Megjithëse flukset e reja në gjysmën e parë të këtij viti kanë qenë ndjeshëm më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, stoku i investimeve në këto aktivitete ngelet mjaft i rëndësishëm, me 619 milionë euro në mesin e këtij viti, në rritje vjetore me afërsisht 12%.

Ky grup, përgjithësisht, ka qenë i lidhur me ofrimin e shërbimeve mbështetëse të llojit call center për kompani të huaja, gjithnjë me qëllimin për të shfrytëzuar koston më të ulët të forcës së punës, por edhe njohjen e gjuhëve të huaja, veçanërisht nga të rinjtë.

Në vitet e fundit, spektri i aktivitetit të këtyre është zgjeruar. Përveç shërbimeve të ndërmjetësimit për investime në bursë, që shpeshherë ofrohen edhe në mënyrë të jashtëligjshme, në vitet e fundit zhvillim po shënojnë edhe shërbimet e teknologjisë së informacionit, të lidhur me programimin apo ofrimin e mbështetjes teknike.

Ulen investimet turke, rriten ato italiane dhe hungareze

Italia ka rezultuar zyrtarisht investitori kryesor i huaj në Shqipëri për gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për 6-mujorin, investimet italiane kishin vlerën e 75 milionë eurove, në rritje me 12.5% krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar.

Rritja e investimeve italiane u përqendrua kryesisht në tremujorin e dytë të vitit, ku flukset arritën vlerën e 45 milionë eurove, në rritje me 19% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Holanda ngelet ndër investitorët kryesorë në Shqipëri edhe këtë vit, megjithëse në rënie krahasuar me vitin e kaluar. Sipas Bankës së Shqipërisë, investimet holandeze për 6-mujorin kishin vlerën e 70 milionë eurove, 34% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për të dytin vit radhazi, statistikat tregojnë rritje të ndjeshme të investimeve gjermane. Sipas Bankës së Shqipërisë, për 6-mujorin investimet gjermane kishin vlerën e 59 milionë eurove, në rritje me 210% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Renditja e investitorëve të huaj për 6-mujorin vijon me Austrinë, me 33 milionë euro investime të reja, Kosovën, me 29 milionë euro dhe SHBA, me 27 milionë euro.

Për t’u shënuar këtë vit është rënia e ndjeshme e investimeve turke. Për 6-mujorin, fluksi i investimeve turke rezultoi negativ, në vlerën e 59 milionë eurove. Rënia ka ardhur e gjitha në tremujorin e dytë, kur u shënua një fluks negativ prej 91 milionë eurosh dhe besohet se është e lidhur me shitjen e kompanisë Albtelecom nga konsorciumi turk CETEL te grupi hungarez 4iG.

Në fakt, blerja e Albtelecom nuk është reflektuar në fluksin e investimeve hungareze, me sa duket, për arsye konfidencialiteti, duke u përfshirë në kategorinë “Të tjera për arsye konfidencialiteti”.

Megjithatë, nëse analizojmë të dhënat e investimeve të huaja sipas shteteve, të paraqitura në formën e stokut, në fund të tremujorit të dytë, investimet hungareze kanë arritur vlerën e 203 milionë eurove, rreth 83 milionë euro më shumë krahasuar me tremujorin e parë.

Në pjesën dërrmuese, besohet se kjo ka ardhur pikërisht nga blerja e Albtelecom. Megjithëse statistikat e flukseve nuk japin një konfirmim të saktë, me shumë të ngjarë, investitori më i madh i huaj për këtë vit duhet të jetë Hungaria.

Blerja tjetër e 4iG, ajo e operatorit ONE, nuk reflektohet në shpërndarjen e IHD-ve sipas shteteve, sepse marrja e kontrollit është bërë në mënyrë të tërthortë, duke blerë kompaninë holding Albania Telecom Invest, të regjistruar në Bullgari. Për këtë arsye, zyrtarisht ONE do të vazhdojë të rezultojë si investim bullgar.

Efekti TAP, Zvicra vazhdon të kryesojë stokun e IHD-ve

Po t’i referohemi stokut të Investimeve të Huaja Direkte në fund të 6-mujorit, Zvicra vazhdon të kryesojë, me 1.8 miliardë euro, ose 17.4% të totalit. Investimet zvicerane morën hov, sidomos pas vitit 2016, me intensifikimin e punimeve për gazsjellësin TAP.

Që nga fillimi i vitit 2016, stoku i investimeve zvicerane është rritur me më shumë se 11 herë. Në fakt, TAP ishte një investim shumëkombësh, ku u përfshinë kompani të sektorit energjetik nga shtete të ndryshme.

Por, metodologjia e Investimeve të Huaja Direkte i klasifikon këto investime sipas vendit ku është regjistruar aksioneri i ndërmarrjes shqiptare, pa marrë parasysh kontrollin e tërthortë mbi aksionet.

Në rastin konkret, TAP është një kompani e regjistruar në Zvicër. Investitorët e tjerë zviceranë në Shqipëri kanë qenë të paktë dhe kryesisht në formën e kompanive holding të regjistruara offshore.

Për shembull, disa prej kompanive që kanë kontrolluar ish-ndërmarrjen shtetërore të naftës, ARMO dhe më pas, asetin e saj kryesor, Rafinerinë e Ballshit, kanë qenë të regjistruara në Zvicër. Një nga investimet e pakta me kontroll realisht zviceran besohet se është koncesionari i pullave fiskale, Sicpa.

Për arsye të ngjashme, investitori i dytë më i madh në Shqipëri është Holanda. Në mesin e këtij viti, stoku i investimeve holandeze arriti në 1.65 miliardë euro, ose sa 16% e stokut total të Investimeve të Huaja Direkte.

Vlerat e mëdha të investimeve holandeze, në vitet e fundit, lidhen shumë me faktin se Holanda është një nga vendet e preferuara në Europë për të regjistruar kompani offshore, me qëllim kontrollin e investimeve ndërkombëtare të grupeve të ndryshme të biznesit.

Holanda ka një rrjet të gjerë të marrëveshjeve me vende të tjera të botës për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe kjo i ndihmon kompanitë për të shmangur ndërlikimet tatimore në momentin e shpërndarjes dhe transferimit të dividendëve të fituara nga investimet e kryera në vende të tjera.

Arsyeja tjetër pse Holanda është një vend i preferuar për regjistrimin e kompanive është sepse legjislacioni i atjeshëm garanton një shkallë të lartë konfidencialiteti lidhur me pronësinë e aksioneve mbi një kompani.

Në këtë pikë, Holanda ka karakteristika të ngjashme me vende të tjera që njihen si juridiksione offshore. Pikërisht kjo është arsyeja kryesore pse disa prej kompanive, me aksionerë shqiptarë që kanë fituar kontrata koncesionare në Shqipëri, rezultojnë të regjistruara në Holandë.

Investime të rëndësishme në Shqipëri, si Vodafone Albania, Devoll Hydropower, Solar Karavasta, American Hospital, etj., zotërohen nga kompani holding të regjistruara në Holandë. Një ndër investitorët e paktë, të mirëfilltë holandezë, është kompania e nxjerrjes së naftës Shell.

Investitori i tretë më i madh rezulton zyrtarisht Kanadaja, me një stok investimesh prej 1.34 miliardë eurosh, ose sa 13% e stokut total të Investimeve të Huaja Direkte. Edhe pozicionimi i Kanadasë i detyrohet kryesisht metodologjisë së klasifikimit të origjinës së kapitalit.

Investimet kanadeze i takojnë, në pjesën dërrmuese, kompanisë Bankers Petroleum, që prej vitit 2016 është blerë nga kompania kineze Geo-Jade Petroleum. Por, duke qenë se kalimi i pronësisë është bërë nëpërmjet kontrollit të kompanisë mëmë, të regjistruar në Kanada, Bankers vazhdon të rezultojë si investim kanadez.

Italia është investitori i fundit me një stok investimesh sipër nivelit të 1 miliard eurove, me rreth 1.1 miliardë euro në mesin e këtij viti. Ecuria e investimeve italiane ka qenë më e qëndrueshme në kohë, por sidomos pas vitit 2020 vërehet rritje e ndjeshme.

Investimet italiane tradicionalisht kanë qenë të përqendruara kryesisht në sektorët e shërbimeve (banka dhe call center) dhe në industrinë përpunuese me material porositës, por në vitet e fundit ka pasur edhe pjesëmarrje në investimet në energjetikë.

Duke parë tendencat sektoriale, mund të hamendësohet se ndikim të konsiderueshëm, sidomos në vitet e fundit, mund të kenë edhe blerjet e shtetasve italianë në tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri.

Për sa u takon investitorëve të tjerë tradicionalë, investimet greke tashmë kanë rënë pranë nivelit të 250 milionë euro dhe pritet të pakësohen më tej, pasi statistikat të regjistrojnë edhe finalizimin e shitjes së Alpha Bank (u zyrtarizua në tremujorin III).

Nga viti 2017 e deri në mesin e këtij viti, stoku i investimeve greke është tkurrur me afërsisht 1 miliard euro. Rënia është rezultat i shitjes së njëpasnjëshme të disa investimeve të rëndësishme, si banka tregtare dhe kompanisë së shërbimeve celulare Telekom Albania (sot ONE).

Shitja e Telekom solli edhe rritjen e ndjeshme të investimeve bullgare, që në mesin e këtij viti shënuan vlerën e 689 milionë eurove.

Në fakt, ONE u shit sërish këtë vit tek një konsorcium i përbërë nga kompania 4iG dhe qeveria hungareze, por, edhe në këtë rast, marrja e kontrollit është bërë në nivel të kompanisë holding të regjistruar në Bullgari./monitor

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Investimet e huaja po dalin mbi pesimizmin appeared first on Albeu.com.

Fasoneria dhe puna jashtë vendit po sjellin të ardhura rekord për ekonominë shqiptare
Puna po bëhet një faktor gjithnjë e më i rëndësishëm në eksportet e ekonomisë shqiptare.

Të dhënat e Bilancit të Pagesave së Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat nga sektori i fasonerisë, por edhe të ardhurat nga punonjësit sezonalë apo kufitarë jashtë vendit këtë vit po regjistrojnë nivelet më të larta historike.

Për 6-mujorin e parë të vitit, të ardhurat neto në zërin e shërbimeve për përpunim të inputeve fizike të zotëruara nga të tjerët (fasoneri) arritën në 340 milionë euro, 36% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe vlera më e lartë historike e regjistruar ndonjëherë.

Për gjysmën e parë të këtij viti, të ardhurat nga aktivitetet e fasonerisë kanë tejkaluar madje edhe të ardhurat nga turizmi, që në terma neto, sollën një shumë lehtësisht më të ulët, 338 milionë euro. Fasoneria këtë vit është kontribuesi i dytë më i madh neto mes zërave të llogarisë korente, pas remitancave. Historikisht, fasoneria është përqendruar sidomos tek prodhimi i veshjeve dhe këpucëve me porosi nga jashtë vendit. Por, në vitet e fundit prodhimi me porosi është shtrirë edhe në sektorë të tjerë të industrisë ushqimore apo pjesëve të këmbimit për automjetet dhe produkte të tjera industriale.

Megjithë sfidat e lidhura me konkurrencën dhe me vështirësitë në rritje për të siguruar forcë pune, duket se aktivitetet e fasonerisë po japin një kontribut në rritje në ekonominë shqiptare.

Shifra rekord shënuan edhe të ardhurat nga puna jashtë vendit, zë që përfshihet në llogarinë e të ardhurave parësore dhe që nuk përfshin dërgesat e emigrantëve rezidentë jashtë vendit. Të ardhurat nga puna për gjysmën e parë të këtij viti arritën në 203 milionë euro, 75% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe në këtë rast bëhet fjalë për të ardhurën më të lartë historike të regjistruar nga ky zë.

Sipas Metodikës së Bilancit të Pagesave, të ardhura nga puna jashtë vendit klasifikohen kompensimi i punonjësve, që përfshin pagën, shpërblimet dhe përfitime të tjera, të fituara nga individët jorezidentë në një ekonomi, për punën e kryer për rezidentët e kësaj ekonomie.

Në këtë kategori punonjësish, përfshihen punonjësit sezonalë apo ata që punësohen për një periudhë afatshkurtër, më pak se një vit, si dhe punëtorët kufitarë të cilët e kanë qendrën e interesit të tyre ekonomik në vendin e tyre të origjinës. Në analizat e institucioneve, shpesh, të ardhurat nga puna jashtë vendit i bashkangjiten dërgesave të emigrantëve dhe klasifikohen si pjesë e të ardhurave totale të remitancave në ekonomi. Nëse përfshijmë edhe të ardhurat nga puna, vlera totale e remitancave në ekonominë për gjysmën e parë të këtij viti do të llogaritej në 579 milionë euro./ monitor

The post Fasoneria dhe puna jashtë vendit po sjellin të ardhura rekord për ekonominë shqiptare appeared first on Albeu.com.

43% e të punësuarve në vend marrin deri në 330 euro në muaj
Zbrazja e vendit nga emigracioni i lartë i të rinjve po nxit bizneset të aplikojnë rritje të pagave, por përfitimet po gërryhen nga inflacioni, i cili shpesh është më i lartë se rritja e pagave në disa sektorë.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT në tremujorin e dytë të këtij viti, 43 për qind e të punësuarve në vend me sigurimeve shoqërore kishin pagë mujore deri në 40,000 lekë (330 euro).

Gati gjysma e të punësuarve në vend, zyrtarisht marrin një pagë që është më afër pagës minimale. Paga minimale aktualisht është 32 mijë lekë në muaj ndërsa qeveria ka lajmëruar rritjen e mëtejshme të saj në 34 mijë lekë.

Shpërndarja e të punësuarve sipas kategorisë së pagës tregon se, në tremujorin e dytë kishte një tendencë të rritjes së kategorive me paga më të larta. Psh punonjësit më paga nga 40,000 -50,000 mijë lekë zunë 14% të totalit, nga 13.6 % që ishin në tremujorin e parë.

Personat me paga nga 50,000-60,000 zunë 8.8 % të totalit të punonjësve me sigurime nga 8.7% që ishin në tremujorin e parë.

Kategoria e punonjësve me pagë 60,000-70,000 lekë zuri 23.8 për qind të totalit të punonjësve me sigurime nga 23.5 % që ishte në janar-mars 2022.

Rritje e lehtë u vu re edhe në grupet me paga të larta 95,000-120,000 dhe mbi 120, 000 lekë.

INSTAT bëri të ditur se paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të dytë 2022, është 60.666 lekë, duke u rritur me 7,0% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Në të njëjtën periudhë inflacioni mesatar ishte 6.8%, sipas INSTAT (6.2% në prill, 6.7% në maj dhe 7.4% në qershor), çka bën që rritja reale e pagave të ketë qenë pothuajse zero në të njëjtën periudhë.

Për pesë grup profesione, nga 10 të tilla që raporton INSTAT, rritja reale e pagave, e indeksuar me inflacionin ishte negative, çka do të thotë se me të njëjtën sasi të ardhurash familjarët dhe individët po blejnë më pak produkte.

Gjithsesi tregu i pagave në Shqipëria vuan nga informaliteti i lartë. Shumë punonjës maskohen si të vetë-punësuar pa pagë dhe nga ana tjetër një pjesë e madhe e sektorit privat me pagë nën-deklarohet në tatime për të shmangur tatimet mbi pagën.

Në sektorin e biznesit informaliteti është vlerësuar deri në 60 për qind në aktivitet e ndërtimit sipas të dhënave që dalin nga vrojtimet e Organizatës Ndërkombëtarë të Punës (ILO), teksa në Bujqësi gati 90 për qind e atyre që raportohen të punësuar janë informalë.

Sipas të dhënave të Eurostat në qershor të vitit 2022, Shqipëria kishte nivelin më të ulët të pagës minimale në Europë./Monitor

The post 43% e të punësuarve në vend marrin deri në 330 euro në muaj appeared first on Albeu.com.

Doganat, rekord 8 mujori 2022, rreth 211 milionë euro më shumë të ardhura
Të ardhurat nga doganat për 8 Mujorin 2022 janë realizuar në masën 144 Miliardë lek nga 143,3 Miliardë të planifikuara ose rreth 600 Milionë lekë më shumë se plani i rishikuar.

Krahasuar me planin fillestar janë realizuar më shumë rreth 10 Miliardë lek. Në krahasim me 8 Mujorin 2021 janë realizuar rreth 24,7 Miliardë lek më shumë (rreth 211 Milionë euro), sipas njoftimit zyrtar të Doganave. Rritja me bazë vjetore, në raport me faktin e vitit të kaluar është rreth 21%.

Sipas Doganave, të ardhurat doganore janë rritur nga importet, rritja e akcizës dhe sasive të cigareve të importuara, rritja mallrave të konsumit, importit të energjisë elektrike, gazit, metalet bazë etj.

Të dhënat zyrtare tregojnë se tetë mujori Janar-Gusht 2022 ka realizmin më të lartë të çdo tetë-mujori që prej vitit 2013, megjithëse i ndikuar nga situatë e një krize të zgjatur si pasojë e luftës Ukrainë-Rusi.

Faktorët që kanë ndikuar tek çdo taksë, krahasuar me periudhën e njëjtë të një viti më parë.

Taksa Doganore + 774 Milionë lek më shumë nga importi i mallrave me origjinë kryesisht Kinë

Akciza, në total +1,3 Miliardë lek që ka ardhur përgjithësisht nga rritja e akcizës së cigares dhe rritja e sasisë së konsumit me 166 ton, me një rezultante prej rreth 1.5 Miliardë lek, Birra me rreth 151 Milionë, Gaz i lëngshëm 106 Milionë, Pije alkoolike me +23 Milionë etj.

TVSH, në total, T.V.SH-ja krahasuar me tetë-mujorin 2021 ka dhënë rreth 21,1 Miliardë lek më shumë, e stimuluar kryesisht nga:

+5,1 Miliardë lek rritje e importit të energjisë elektrike.

+3,9 Miliardë lek rritje e çmimit të karburantit dhe ndikimi i saj i drejtpërdrejtë në TVSH.

+2,8 Miliardë lek rritje nga Mallrat e konsumit të përgjithshëm, etj….

+2,6 Miliardë lek rritje nga importi i Metaleve Bazë

+1,5  Miliardë lek rritje nga importi i Gazit të lëngshëm

+500 Milionë Lek të ardhura nga rritja importi i Cigares etj..

Renta +1,4 Miliardë lek për shkak të efektit të rritjes së çmimit të bursës me rreth +70%. Rritja është 950 Milionë lek për naftën bruto dhe 450 Milionë lek për mineraret e tjera. /Monitor

The post Doganat, rekord 8 mujori 2022, rreth 211 milionë euro më shumë të ardhura appeared first on Albeu.com.