te akuzuar per droge Archives - Albeu.com

Të akuzuar për drogë dhe kalim të paligjshëm me gomone, Britania depërton 11 shqiptarë në Tiranë
Britania e Madhe depërtoi në drejtim të Tiranës 11 shqiptarë, mes tyre të dënuar me disa vite burg dhe emigrantë të paligjshëm.

Sipas Daily Mail, grupi i shqiptarëve shoqërohej në avion nga 30 britanikë, të cilët ishin vendosur nga autoritetet vendase për tu siguruar që të depërtuarit të mos arratiseshin kur të mbërrinin në Shqipëri.

Në këtë fluturim, ishte një person, i dënuarpër krime të ndryshme në fushën e drogës, ndërsa të tjerët ishin persona të cilët kishin kaluar kanalin e “La Manshit” në mënyrë ilegale.

Në mbërritje në aeroportin e Rinasit, ata u morën me një autobus nga Policia e Shtetit, ku iu morën shenjat e gishtave dhe më pas dokumentet e identifikimit.

Atyre iu vendos edhe ekspulsi 3-vjeçar në drejtim të zonave të Bashkimit Evropian dhe zonës Shengen.

Kujtojmë se në datën 1 dhjetor u bë një tjetër udhëtim nga Britania e Madhe në drejtim të Tiranës, ku u depërtuan 26 shtetas shqiptarë. Mes tyre ishte edhe shtetasi Jorgen Bami, i dënuar me 27 muaj burg, pasi u kap në një fermë kanabisi me 250 rrënjë, me vlerë 147 mijë paund.

Po ashtu, pjesë e grupit të parë ishte edhe Arben Rekaj, 25 vjeç, i cili është shpallur fajtor këtë vit për kultivimin e 99 rrënjëve kanabis, që kapte një vlerë prej 48 mijë paundësh.

Një tjetër shqiptar ishte edhe Aurel Hoxha, 31 vjeç, “koka” e një ferme kanabisi në Bradford. Ai u dënua me 22 muaj burg në korrik të këtij viti, ndërsa rezultonte i dënuar për të njëjtën vepër penale edhe herë të tjera, në zona të ndryshme të veriut të Anglisë.

Në muajin tetor të këtij viti u krye një tjetër udhëtim nga Britania e Madhe në Shqipëri, ku u sollën në Tiranë 120 shqiptarë të dënuar për krime të ndryshme.

Sipas shifrave të Ministrisë së Brendshme britanike, rezulton se këtë vit shtetasit shqiptarë mbajnë rekordin e shtetasve të huaj që kryejnë vepra penale në këtë shtet, duke kapur shifrën e 3467 personave, të dënuar në Angli për krime të dhunshme.

Për autoritetet britanike mbetet shqetësim primar trafiku me gomone i shqiptarëve nëpërmjet kanalit të “La Manshit”, të cilët këtë vit kanë thyer rekordet e shtetasve të huaj që hyjnë në territorin britanik ilegalisht.

The post Të akuzuar për drogë dhe kalim të paligjshëm me gomone, Britania depërton 11 shqiptarë në Tiranë appeared first on Albeu.com.