Taulant Balla Archives - Albeu.com

Deputetët e PD braktisin Kuvendin: Do kërkojmë përjashtimin e Taulant Ballës
Deputetët e PD-së, në një deklaratë për mediat, theksuan se ofendimet e kryetarit të grupit socialist, Taulant Balla, ndaj deputetes Albana Vokshi përbëjnë një sulm të papranueshëm ndaj dinjitetit të opozitës dhe institucionit të Parlamentit.

Ata kritikuan ashpër sjelljen e Ballës dhe dështimin e përsëritur të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për të garantuar respektin dhe sigurinë e deputetëve opozitarë, duke paralajmëruar se grupi parlamentar i PD-së do të depozitojë kërkesën për përjashtimin e Ballës nga Parlamenti si përgjigje ndaj këtij incidenti.

Jorida Tabaku: Sot kryetari i grupit socialist, zoti Taulant Balla, ka ofenduar zonjën Albana Vokshi në mënyrë të përsëritur, jo vetëm një herë, dhe ka detyruar grupin parlamentar të Partisë Demokratike të largohet nga salla. Zoti Niko Peleshi, i cili ka marrë përsipër të drejtojë Kuvendin, duhet ta drejtojë atë bazuar mbi rregulloren. Nuk ka përjashtime për opozitën, ndërkohë që mazhoranca ka të drejtën të flasë me arrogancë, të ofendojë dhe të cënojë dinjitetin. Pastaj çuditemi se pse kjo sallë e parlamentit nuk prodhon më politikë. Kjo është fytyra e vërtetë e qeverisjes. Kjo është fytyra e qeverisjes me arrogancë, që shkel këdo me këmbë.

Kjo sjellje e papranueshme në sallën e Kuvendit sot duhej patjetër të kishte marrë përgjigjen e merituar nga kryetari i Kuvendit. Zoti Niko Peleshi, për herë të disatë, ka dështuar që të drejtojë seancën dhe t’i ofrojë siguri deputetëve të opozitës për të operuar aty, së pari, dhe së dyti, për të dënuar një sjellje që, në gjykimin tim, në kaq vite në parlament nuk ka ndodhur asnjëherë.

Opozita ndodhet në kushtet kur çdo hapësirë e parlamentit është ngushtuar. Ndodhet në kushtet kur nuk ka mundësi të flasë, nuk i jepet e drejta për pyetje, nuk i jepet e drejta për komisione hetimore, por ofendimi kaloi çdo vijë të kuqe. Për këtë arsye, unë së pari i bëj thirrje të gjithë zonjave socialiste ta dënojnë atë. Ta dënojnë sjelljen dhe ofendimin e një kolegeje në këtë parlament.

Së dyti, i bëj thirrje të gjithë organizatave të shoqërisë civile që ky është momenti për të folur. Ky është momenti për të dënuar ata që, nga kjo sallë e parlamentit, shfaqin sjellje të tilla të patolerueshme, të dënueshme, që askush nuk do të kishte dashur t’i dëgjonte as në shtëpitë e tyre, as për familjarët e tyre.

Në fund të ditës, secili prej nesh është edhe njeri. Është familjar. Zonja Vokshi ka dy vajza në shtëpi, të cilat e kanë ndjekur seancën. Si do të ndiheshim ne në qoftë se fëmijët tanë do ta dëgjonin? Si do të ndiheshim ne në qoftë se secili prej kolegëve do të përjetonte një dhunë të tillë, sepse kjo është dhunë verbale.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike nesër do të dërgojë kërkesën për përjashtimin e zotit Balla. Ne jemi të sigurt që zoti Peleshi përsëri nuk do të jetë mbi palët. Jemi të sigurt që nuk do të merret asnjë masë, por pavarësisht kësaj, ne do t’i shkojmë deri në fund kësaj, ashtu siç do t’i shkojmë deri në fund të gjithë betejave që opozita ka në këtë parlament.

Ne mund të mos biem dakord për shumë gjëra në këtë parlament, por këtu duhet të biem dakord që kur cënohet dinjiteti i një zonje, kjo është një vijë e kuqe që nuk duhet shkelur nga askush.

Ina Zhupa: Jemi në prag të festës së 8 Marsit dhe përpara luleve edhe akteve të fallsitetit që bën qoftë kryetari i Kuvendit, qoftë kryetari i grupit socialist, do të duhet të bëjnë akte qytetarie në sallën e Kuvendit. Ajo që ndodhi sot, në fakt ishte e paprecedent, sepse një fjalor i tillë, jo vetëm që nuk justifikohet, por u munduan që t’i hidhnin hi syve qoftë grave demokrate, qoftë grupit parlamentar, duke bërë lojëra fjalësh me numrat e Bashkimit Europian, ku të gjithë shqiptarët edhe të gjithë qytetarët e dinë se pse përdoret dhe kush ishte konotacioni, pse zoti Balla e përdori atë fjalor.

Për ne është e papranueshme, si zonja, të gjithë koleget këtu, si opozitë, të gjithë, e kemi të papranueshme sepse nuk ka lindur akoma askush që mund të ofendojë zonjat demokrate, të cilat përfaqësojnë me dinjitet familjen e tyre, përfaqësojnë me dinjitet votuesit e tyre, përfaqësojnë me dinjitet demokratët. Janë nëna, janë motra, janë zonja të nderuara në shoqëri dhe nuk do të vijë një njeri si Taulant Balla dhe t’i cënojë ata në sallën e Kuvendit, pa marrë përgjigjen e merituar, përgjigje të cilën ia dha grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Sigurisht që ne do të ndjekim të gjitha hapat që kërkon rregullorja, duke iu drejtuar dhe Sekretariatit për Etikën, por nuk është se ne shpresojmë që këta do të zbatojnë rregulloren, sepse këta po bëjnë gjithçka për të hequr çdo hapësirë opozitës, po bëjnë gjithçka që të krijojnë këtu incidente për të kaluar në votim, për të mos lejuar fjalën, për të mos lejuar diskutimin dhe për të trajtuar ashtu siç i trajton ata Edi Rama me nënçmim, me sharje dhe me tallje. Ata duan të trajtojnë parlamentin, por ne nuk jua lejojmë dhe s’kemi për t’jua lejuar.

Erisa Xhixho: Problemi është që këtu kemi një, jo vetëm një parlament të kthyer në një ministri më shumë, jo vetëm një bunker juridik tashmë për të mbrojtur gjithë qeverinë, por kemi një kryetar të parlamentit, i cili në rastet që për një fjalë ka përjashtuar në mënyrë të padrejtë kolegët e opozitës, me javë të tëra, ndërkohë që nuk merr asnjë vendimmarrje për një fyerje shumë të rëndë ndaj një zonje, ndaj një kolegeje, ndaj një nëne në seancë plenare. Kjo jo vetëm është e turpshme, jo vetëm tregon faktin që zoti Peleshi nuk mund të jetë kryetar i kuvendit, tregon qartë anksinë e tij në degradimin e çdo ditëm që i bën parlamentit dhe jo vetëm që nuk ka reflektim, por përkundrazi, vazhdojnë me mashtrime dhe me ndjesa absolutisht jo të ndiera. Të vijë një fyerje në prag të festave të 7-8 Marsit ndaj një gruaje që angazhohet në politikë, dhe duhet ta kemi të gjithë të qartë që nuk është e lehtë të bësh politikë për gratë dhe vajzat në këtë vend, dhe një zonje që përballet me opozitë shumë të fortë në vite e vite të tëra, të kemi këtë fyerje dhe këtë degradim në një parlament i cili duhet të fliste për qytetarët.

The post Deputetët e PD braktisin Kuvendin: Do kërkojmë përjashtimin e Taulant Ballës appeared first on Albeu.com.

“Miq, Tao në tavë!” – Kontrollet për Call-Centerat, Berisha nxjerr denoncimin: Taulant Balla urdhëroi policët të largohen
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar këtë të shtunë një denoncim në lidhje me kontrollet e ushtruara një ditë më parë nga Policia në Tiranë, për goditjen e call-centerave.

Sipas denoncimit të publikuar nga Berisha, thuhet se Policia ka zbarkuar dje në një call center në zonën e Astirit, por teksa efektivët po ushtronin kontrolle, Taulant Balla i ka telefonuar dhe i ka urdhëruar të largohen.

Sipas denoncuesit Taulant Balla është pronar i këtij call center-i që merret me mashtrime financiare të tipit “forex”.  Sipas mesazhit, ky call center ndodhet në zonën e Astirit, në një pallat mbi një subjekt tregtar

Policia e Shtetit ka shkuar për të ushtruar kontroll në ambientet e këtij call center-i, pas komunikimeve me agjenci ligjzbatuese të një shteti tjetër dhe në omentin e mbërritjes së policisë, Taulant Balla dyshohet se ka kontaktuar vetë punonjësit e policisë, duke bërë që kontrolli të ndërpritej dhe forcat të largoheshin.

Denoncimi i plotë:

Miq, Tao në tavë!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!

Përshëndetje Doktor Berisha do të doja të bëja një denoncim edhe pse nuk kam prova faktike do të doja ta publikonit këtë.

Sipas të dhënave Taulant Balla (Tao Tao) është pronari i një call-centeri mashtrimi ‘forex’ në zonën e Astirit në pallatin që ndodhet mbi Nami Longue. Policia e Shtetit ka shkuar për të ushtruar kontroll në këtë call center për arsye të komunikimeve me agjensitë ligjzbatuese të një shteti tjeter. Në momentin e mbërritjes së forcave të policisë për kontroll vetë Taulant Balla ka telefonuar policët të cilët ndodheshin për kontroll kjo sipas fjalëve të gjjthë punonjësve të këtij call centeri duke i detyruar policët që të largoheshin menjëherë. Call Center është mbyllur përkohësisht dhe për të shmangur arrestimin dhe kontrollin janë urdhëruar për të goditur një call center mashtrues forexi tjetër i cili ndodhej po në të njëjtën godinë dhe për të njoftuar organet që call centeri që operonte u kap dhe mbas disa ditësh puna ka vijuar normalisht në biznesin e jashtligjshëm të Taos.

Punonjësit e call center janë të gjjthë të rinj dhe të reja të cilët janë detyruar të punojnë në këto vende pune nga mospërkrahja e qeverisë dhe pagat e ulëta. Ju ftoj ju dhe Partinë Demokratike të investigoni këtë çështje të turpshme ku qytetarëve europianë po i vidhen çdo muaj miliona euro. Gjjthashtu i përfshirë në këtë skemë është dhe Drejtori aktual i krimit ekonomik. Jam i bindur që mbas publikimit menjëherë ky biznes ka për tu mbyllur.

Ju lutem Anonim

The post “Miq, Tao në tavë!” – Kontrollet për Call-Centerat, Berisha nxjerr denoncimin: Taulant Balla urdhëroi policët të largohen appeared first on Albeu.com.

PS nis punën për ndryshimin e Rregullores dhe ndarjen e komisioneve! Peleshi thërret krerët e grupeve parlamentare! Ç’pritet të ndodhë javën e ardhshme?
Pas mandatimit si kryeministër, Edi Rama do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët i shpalli më 11 shtator, në Asamblenë e PS-së.

Por java që vjen duket se do të jetë tepër intensive për Kuvendin. Mësohet se kryetari i sapozgjedhur, Niko Peleshi, do të thërrasë ditën e hënë kryetarët e grupeve parlamentare dhe do t’u kërkojë emrat për kryesitë dhe anëtarësisë e komisioneve dhe përbërjen e organeve të tjera si Byroja apo delegacionet.

Të martën parashikohet një seancë plenare për votimin e anëtarësisë së komisioneve. Dhe shqyrtimi me procedurë të përshpejtuar ndryshime në Rregulloren e Kuvendit dhe skemën e re të komisioneve. Seanca në pjesën gjatë paradites do të ngrejë Këshillin për Rregulloren e Mandatet.

Gjatë ditës, këshilli do kalojë rregulloren e re, e cila do të votohet në një seancë të dytë të martën pasdite. Ndërkohë pritet që deri këtu të jetë depozituar nga Edi Rama programi qeverisë dhe të kenë mbërritur në Kuvend dekretet për ministrat.

Të mërkurën, Peleshi mbledh Konferencën e Kryetarëve, ku vendoset koha për debat për qeverinë dhe programin. Ndërkohë dy ditët në vazhdim do të zhvillohet në një seancë maratonë debati për programin qeverisës, emrat e ministrave dhe votimi i tyre. Të premten pasdite pritet betimi i qeverisë tek Begaj.

Seanca e betimit të deputetëve të rinj dhe zgjedhjes së kryeparlamentarit u drejtua nga Vasil Llajo i PS, si deputeti më i vjetër pas Sali Berishës dhe Tritan Shehut nga PD-ja, për shkak se këta dy të fundit refuzuan të hapnin seancën.

Seanca e parë e Parlamentit të ri u zhvillua në dy faza. Gjatë paradites, në orën 10:00, seanca u duk se nisi aty ku kishte mbetur legjislaturën e kaluar.

Kreu i PD, Sali Berisha mori fjalën për të folur jashtë rendit të ditës dhe bllokoi foltoren, ndërsa u rrethua edhe nga Garda. Demokratët nxorën në foltore pankartat me personazhe të krimit, ndërsa Gazment Bardhi i prishi mikrofonin Taulant Ballës.

Seanca zgjati vetëm 24 minuta. Ajo u ndoq nga përfaqësitë diplomatike në vendin tonë, e dërguara e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn si edhe klerikët fetarë. Ra në sy se SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme i kishin lënë karriget bosh.

Në sallë ulen 140 deputetë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë. PS hyn me 83 deputetë, nga të cilët 53 i ka emra të rinj, ndërsa PD dhe aleatët me 50 deputetë, 14 prej tyre prurje të reja. PSD hyn me 3 deputetë, partia “Mundësia” me 2 deputetë, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria.

The post PS nis punën për ndryshimin e Rregullores dhe ndarjen e komisioneve! Peleshi thërret krerët e grupeve parlamentare! Ç’pritet të ndodhë javën e ardhshme? appeared first on Albeu.com.

Rama zgjedh kreun e ri të Grupit Parlamentar të PS
Këtë të enjte, kryeministri i vendit Edi Rama, ka njoftuar nga Asambleja se Taulant Balla, do të jetë kreu i ri i Grupit Parlamentar të PS.

Kreu i shtetit u shpreh se; Balla do të koordinojë veprimtarinë e deputetëve të shumicës dhe do të mbështesë zbatimin e programit qeverisës në Kuvend.

“Sa i përket drejtimit të grupit të ri parlamatar, ka shumë pak për t’u menduar. Për eksperiencën e gjatë, Taulant Balla është deputeti i duhur”,– tha Rama.

The post Rama zgjedh kreun e ri të Grupit Parlamentar të PS appeared first on Albeu.com.

‘Ministër i Brendshëm’, post i mallkuar? Taulant Balla: Më zëvendësuan sepse…!
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ishte i ftuari i radhës në emisionin Goca dhe Gra në Top Channel.

Mes batutave dhe të qeshurave, ai iu përgjigj pyetjeve pikante të vajzave në studio.

Dembacaj: Nuk është hera e parë që ndodhesh mes zonjave, se je mes ministreve, ku ndihesh më mirë këtu apo atje.

Balla: Kur jam pranë teje më nxjerr mallin e një ish kolegeje.

Dembacaj: Të ka marrë malli ë? Do ta doje prap në politikë zonjën Topalli?

Balla: Më ka marrë malli me të pa ty në Portokalli jo Topallin.

Dembacaj: E kanë quajtur post të mallkuar ministrin e Brendshëm.

Balla: Unë mendoj që për një politikan që i jepet mundësia që t’i shërbejë vendit si ministër i Brendshëm është respekt i madh, përgjegjësi e madhe dhe besoj që publiku dhe ata që na ndjekin më japin të drejtë që paketa e sigurisë në shkolla ishte gjëja e duhur për t’i dhënë fund shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Balla: Sepse duhet të merrem me diçka tjetër që për mua është një statisfaksion po aq i madh, më duhet që të komunkoj me vëllezërit dhe motrat tona në diasporë që në shumicë të madhe ndjekin Top Channel.

The post ‘Ministër i Brendshëm’, post i mallkuar? Taulant Balla: Më zëvendësuan sepse…! appeared first on Albeu.com.

Pas tre orësh debate, komisioni i TIMS miraton kërkesën: Balla do dëshmojë me dyer të mbyllura
Pas tre orësh debate komisioni hetimor për të dhënat e TIMS ka miratuar kërkesën që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura gjatë dëshmisë së ministrit të Brendshëm Taulant Balla.

“Po hedh për votim kërkesën e Naços që mbledhja e komisionit të bëhet me dyer të mbyllura. Mos i fusni duart kështu pa ua dhënë fjalën. Mbledhja me dëshmitarin të bëhet e mbyllur. Anëtarët e pa pajisur me certifikatë sigurie të marrin pjesë në mbledhje dhe mbledhja të zhvillohet. Më vjen mirë që sa herë ju flas unë ju kërceni përpjetë”, tha kryetari i komisionit Ervin Salianji, ndërsau votua pro kërkesës mes tensionesh.

Por ministri Balla kërkoi që mbledhja të zhvillohej me dyer të mbyllura për shkak se disponon dokumente të klsifikuar.a

Ministri i Brendshëm iu drejtua me një shkresë këtij komisioni, ku argumenton se informacionet që ai disponon për këtë çështje bazohen në dokumentacion dhe të dhëna të klasifikuara si “sekret shtetëror” dhe se anëtarët e komisionit duhet të jenë të pajisur me Certifikatë Sigurie Personeli (CSP).

Pavarësisht se kryetari i komisionit, Ervin Salianji e hodhi poshtë kërkesën fillimisht, pas debateve me socialistët të cilët kërkuan që të hidhej në votim, u miratua që Balla të dëshmojë me dyer të mbyllura./albeu.com

The post Pas tre orësh debate, komisioni i TIMS miraton kërkesën: Balla do dëshmojë me dyer të mbyllura appeared first on Albeu.com.

Kukafshehthi/ Salianji e kërkon për të dëshmuar në komision, Balla pas derës “selfie” me operatorë
Kryetari i Komisionit Hetimor për TIMS Ervin Salianji i ka bërë thirrje ministrit të Brendshëm Taulant Balla që të paraqitet përpara komisionit për të diskutuar në lidhje me kërkesën e tij që dëshmia e tij të merret me dyer të mbyllura.

Teksa mazhoranca e braktisi këtë komision, kreu i tij, Ervin Salianji u ngrit në këmbë që ta kërkonte vetë Taulant Ballën për të dhënë dëshminë.

Ndërkohë, ministri ka publikuar një foto me operatorët e televizione, duke e shndërruar kështu situatë në një lojë kukafshehthi.

The post Kukafshehthi/ Salianji e kërkon për të dëshmuar në komision, Balla pas derës “selfie” me operatorë appeared first on Albeu.com.

Balla kërkoi të dëshmojë me dyer të mbyllura, Salianji: Nuk ka sekret, dokumentet janë administruar
Kreu i Komisionin Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit “TIMS”, Ervin Salianji ka refuzuar kërkesën e ministrit të Brendshëm Taulant Balla që mbledhja gjatë dëshmisë së tij të zhvillohet me dyer të mbyllura.

“Nuk jemi në kushtet kur komisioni do shqyrtojë ndonjë dokument shtetëror. Dokumentat jane administruar dhe nuk ka sekret”.

Seanca e sotme në Komisionin Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit “TIMS”, ku është dakordësuar më herët të dëshmojnë ministri i Brendshëm, Taulant Balla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe ish-drejtori i Departamentit të IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, është kërkuar të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Ministri i Brendshëm i është drejtuar me një shkresë këtij komisioni, ku argumenton se informacionet që ai disponon për këtë çështje bazohen në dokumentacion dhe të dhëna të klasifikuara si “sekret shtetëror” dhe se anëtarët e komisionit duhet të jenë të pajisur me Certifikatë Sigurie Personeli (CSP).

Balla vlerëson gjithashtu që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura në përputhje me detyrimet ligjore për mbrojtjen e këtij informacioni. Në kërkesën e tij ai sjell në vëmendje gjithashtu, se çështja “TIMS” është objekt hetimi penal e për pasojë të dhënat nuk mund të bëhen publike për shkak të nevojave hetimore që lidhen me këtë procedim penal në proces e sipër.

Por kërkesa nuk është pranuar nga kryetari i komisionit Ervin Salianji. Refuzimi i tij për të hedhur për votim kërkesën e Ballës ka nxitur debate.

“Shpallim në kërkim Ballën, punonjësit e gardës ta gjejnë se ku është fshehur.”, tha Salianji.

Nga ana tjetër, anëtari i Komisionit, Toni Gogu iu drejtua Salianjit me tone të larta duke i kërkuar të hedhë në votim kërkesën e Ballës.

“Ky komision është vend punë e jo spektakli. Spektakli i këtij komisioni janë vendimet e komisionit jo sa herë del ti në televizor. Hidh në votim kërkesën siç të detyron ligji sepse nuk e mbar ti pushtetin e komisionit. Te je një i parë në mes të barabartëve, drejton mbledhjet e këtij komisioni e thërret mbledhjen e këtij komisioni. Për kërkesën e Ballës duhet të informosh komisionin”, tha ai./albeu.com

The post Balla kërkoi të dëshmojë me dyer të mbyllura, Salianji: Nuk ka sekret, dokumentet janë administruar appeared first on Albeu.com.

Taulant Balla flet për vrasjen e policit në Fier, thirrje autorit: Vetëdorëzohu!
Ministri i Brendshëm Taulant Balla foli lidhur me vrasjen e efektivit të “Shqiponjave”, Novruz Cenalia.

28-vjeçari u vra mesditën e sotme me armë zjarri nga Azgan alias Asllan Mernica, i cili është ende në arrati.

Për këtë ministri Balla tha se Forcat e Policisë së Shtetit po punojnë për kapjen e tij, ndërsa i bëri thirrje që të vetedorëzohet.

Balla: Nxis policinë e shtetit që të bëjë gjithçka për arrestimin një orë më parë të autorit. Do bëjmë gjithçka që të ngulitet mirë në këtë vend që është e papranusheshme të ngresh dorë ndaj punonjësit të policisë, aq më rëndë të drejtosh armën. Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarje. Kam besim te Forcat e Policisë se Shtetit dhe RENEA. Dua ti bëj një thirrje të familjarëve të personit që të vetëdorëzohet në polici.

Efektivi i policisë u vra me armë zjarri pas një konflikti të çastit. Dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë sherri mes viktimës dhe autorit për një vend parkimi.

“Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin. Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit. Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje”, njoftoi policia më herët.

The post Taulant Balla flet për vrasjen e policit në Fier, thirrje autorit: Vetëdorëzohu! appeared first on Albeu.com.

Mashtronte biznesmenët duke u shtirur si zyrtar i lartë, Gjykata e Tiranës kalon për gjykim dosjen për Florian Gjergjin
Gjykata penale e Tiranës kaloi për gjykim në mungesë dosjen në ngarkim të supermashtruesit Florjan Gjergji.

Ai do të gjykohet në mungesë ndërsa ndaj tij janë duke u zhvilluar edhe dy procese të tjera për skemën e mashtrimit të biznesmenëve të ndryshëm që iu kërkonte shuma monetare në emër të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë.

Gjergji është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga prokuroria e Tiranës ndërsa për të janë në fuqi disa masa arresti me burg.

Në disa raste mashtrimi të zbuluara nga policia, në pranga janë vënë disa bashkëpunëtorë apo persona të përdorur nga Gjergji, i cili dyshohet edhe si organizatori i rastit më të fundit ku një biznesmeni nga Librazhdi, iu morën 100 mijë euro në emër të ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.

Si e mashtroi biznesmenin në emër të Taulan Ballës

Oficerët këqyrën telefonin e shtetasit Flamur Rrushi, i cili kallëzoi se një numër në viber, që identifikohej si ministri i Brendshëm Taulant Balla, e mashtroi.

U zbulua se posedues i kësaj llogarie është shtetasi Florian Gjergji, i cili aktualisht është nën hetim dhe ndaj tij janë dhënë disa masa arresti për të njëjtën skemë mashtruese.

Biznesmeni, sipas kërkesës së mashtruesit, ka ardhur në Tiranë me çantën 100 mijë euro dhe ia ka dorëzuar një taksisti. “Mbajta shënim targat e taksisit”, tha biznesmeni në polici.

Prokuroria e Elbasanit identifikoi taksisitin, i cili deklaroi “isha taksist , erdha në Tiranë nga Lezha dhe mora nga Flamur Rrushi çantën. E pyeta fillimisht nëse është gjë e rrezikshme dhe më tha jo. Kur ia dhashë çantën, më dha 100 euro”, tha taksisti, i cili u la i lirë.

Por kjo nuk është hera e parë që Florian Gjergji përdor këtë skemë për të mashtruar dhe zhvatur para.

Një vit më parë ai i shkruante përmes aplikacionit “Telegram” një biznesmeni, duke u prezantuar si kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha.

“Jam Ermal Dredha dhe më duhen 35 mijë euro”, shkruante ai, duke lënë edhe takim në një qendër tregtare.

Florian Gjergji, që dyshohet se është organizatori i kësaj skeme mashtrimi i kishte thënë dy nga bashkëpunëtorëve të tij të shkonin në qendër tregtare, të takim biznesmenin dhe t’i thoshin “kemi ardhur të marrim pakon”.

Por ata nuk ishin në dijeni të faktit se “preja” e tyre kishte lajmëruar policinë. Me të mbërritur në qendrën tregtare, policia i kapi në flagrancë dhe i prangosi.

Të arrestuarit ishin Afrim Radici, Gezim Çelanji dhe Qazim Vata, ndërsa Gjergji ishte në arrati.

Në 4 operacione të ndryshme të Njësisë “E” në Policinë e Shtetit për këto krime u arrestuan 11 persona, pjesa më e madhe e të cilëve kishin role dytësore në mashtrim./albeu.com

The post Mashtronte biznesmenët duke u shtirur si zyrtar i lartë, Gjykata e Tiranës kalon për gjykim dosjen për Florian Gjergjin appeared first on Albeu.com.