Tatime Archives - Albeu.com

Administrata Tatimore e Kosovës: 642 milionë euro të ardhurat për periudhën janar-gusht 2024
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) bën me dije se të ardhurat tatimore për periudhën janar-gusht 2024 kanë shënuar rritje të konsiderueshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

ATK informon se të hyrat për këtë periudhë janë rritur për 62.9 milionë euro, duke reflektuar pozitivisht në përpjekjet e vazhdueshme për përmirësimin e performancës dhe zbatimin e reformave strategjike.

“Totali i të hyrave të inkasuara ka arritur në 642.0 milionë euro tatime, duke shënuar kështu rritje të qëndrueshme për buxhetin e shtetit. Kjo rritje lidhet drejtpërdrejt me zbatimin e reformave të rëndësishme që kanë për qëllim përmirësimin e efektivitetit dhe rritjen e transparencës”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se ndikimi i reformave të ndërmarra përfshinë digjitalizimin e proceseve të punës, trajtimin e borxheve tatimore, krijimin e kanaleve për raportim të rasteve korruptive, luftimin e evazionit tatimor, rritja e përgjegjësisë dhe llogaridhënia janë disa nga reformat të cilat kanë ndihmuar në ngritjen e performancës.

Në fund thuhet se ATK mbetet e përkushtuar në forcimin e përmbushjes vullnetare dhe përmirësimin e vazhdueshëm të mbledhjes së të hyrave dhe zvogëlimin e hendekut tatimor, duke u siguruar që tatimpaguesit paguajnë saktë detyrimet tatimore.

The post Administrata Tatimore e Kosovës: 642 milionë euro të ardhurat për periudhën janar-gusht 2024 appeared first on Albeu.com.

Kryeministri më i pasur në historinë britanike, në vitin 2023 Sunak pagoi mbi 500,000 £ taksa
Kryeministri britanik Rishi Sunak pagoi 508,000 paund (641,000 dollarë) taksa vitin e kaluar pasi të ardhurat e tij nga investimi e tejkalonin pagën e tij zyrtare, tregoi një raport i publikuar sot nga kontabilistët e tij.

Sunak është kryeministri më i pasur në historinë britanike për shkak të një kombinimi të karrierës së tij të mëparshme në shërbimet financiare dhe pasurisë së familjes së gruas së tij, babai i së cilës themeloi kompaninë indiane të IT Infosys.

Është hera e dytë që Sunak publikon detaje të situatës së tij tatimore që kur u bë kryeministër në 2022.

Shifrat tregojnë se Sunak fitoi 139,000 £ nga paga e tij si deputet, ministër i financave dhe kryeministër midis prillit 2022 dhe marsit 2023 dhe 2.1 milion £ nga investimet.

1.8 milion £ erdhën nga fitimet e kapitalit.

Edhe pse Sunak nuk i kërkohet të japë detaje të të ardhurave të tij, ai pranoi ta bënte këtë në mënyrë që të ishte më transparent në lidhje me situatën e tij personale financiare.

Raporti nga Evelyn Partners, kontabilistët e kryeministrit britanik, thotë se të gjitha të ardhurat nga investimet dhe fitimet kapitale të Rishi Sunak lidhen me një “fond të vetëm investimi amerikan”.

Kryeministri britanik u kritikua këtë javë pasi vendosi një bast 1000 £ me prezantuesin Piers Morgan nëse qeveria do të kishte sukses me planin e saj për të dërguar azilkërkues në Ruandë përpara zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme.

Partitë opozitare thanë se basti ishte fyes dhe se aftësia e Sunak për të vendosur një bast kaq të madh tregoi se ai ishte jashtë kontaktit me votuesit e zakonshëm./albeu.com

The post Kryeministri më i pasur në historinë britanike, në vitin 2023 Sunak pagoi mbi 500,000 £ taksa appeared first on Albeu.com.

Naftë kontrabandë në Shqipëri? Deputeti i PD: Drejtoria e Doganave dhe e Tatimeve s’më japin informacion
Deputeti demokrat Dashnor Sula përmes një postimi në Facebook, ka denoncuar “se si sasia e naftës së importuar për konsum në Shqipëri nga viti 2011 në 2021 është ulur në një kohë që numri i automjeteve është dyfishuar.”

Sula thekson se fenomeni jep indicie për një skandal me qindra miliona euro që mund të përfshijë doganën dhe tatimet.

Sipas tij, nafta e futur kontrabandë shmang detyrimet doganore dhe ato tatimore dhe shkakton pasurim të oligarkëve të naftës si dhe dëm ekonomik për xhepat e shqiptarëve dhe buxhetin e shtetit.

Sula e bën të qartë se do t’i shkojë deri në fund denoncimit.

Denoncimi i plotë:

Drejtoria e Doganave dhe ajo e Tatimeve vendosin “perden e hekurt”.

Në Korrik denoncova me fakte zyrtare sesi sasia e naftës së importuar për konsum në Shqipëri nga viti 2011 në 2021 ishte ulur në një kohë që numri i automjeteve ishte dyfishuar.

Shifrat konkrete

Në vitin 2011:- 410.629 Automjete të regjistruara në shqipëri, ndërkohë sasisa e karburantit të importuar për konsum ka qenë 570 milionë e 441 mijë e 945 litra. Pra mbi 570 mijë ton karburant të importuar.

Ndërkohë në vitin 2021 rezultojnë 740.669 automjete të regjistruara, ndërkohë sasia e karburantit të importuar është 536 milionë e 25 mijë e 971 litra ose e thënë ndryshe 536 mijë ton karburant.

Në numrin e automjeteve që numëroheshin në viton 2021 nuk përfshiheshin automjetet që nuk targohen. Shumë traktorë e mjete me zinxhirë që përdoren nga fermerët dhe kompanitë që duhet theksuarr që edhe kjo kategori është shtuar ndjeshëm në krahasim me 10 vite më parë e që konsumi e naftës e kanë më të lartë. Fenomeni që denoncova jepte indicie për një supër skandal me qindëra miliona euro që mund të përfshijë doganën dhe tatimet. Nafta e futur kontrabandë shmang detyrimet doganore e ato tatimore. Kjo shkakton pasurim të oligarkëve të naftës dhe dëm ekonomik për xhepat e shtetit dhe shqiptarëve.

Inkurajova Prokurorinë dhe Policinë e Shtetit që të nisin një hetim dhe po ashtu të tregohen vigjilent në Dogana. Dhe në fakt pak ditë pasi bëra denoncimin Policia e Shtetit sekuestroj dhjetra tonë naftë kontrabandë. Qartësisht u konfirmua ajo që denoncova.

Megjithatë thash se nuk do ta lë me kaq këtë hulumtim. Puna që kam bërë për 15 vite si Prokuror nuk la që të qëndroja vetëm me atë denoncim.

I dërgova Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave kërkesë për informacion si deputet që të më vendoste në dispozicion operatorët ekonomik që importojnë naftë dhe nënproduktet e saj. Po ashtu në të njëjtën kërkesë kërkova informacion për sasinë e naftës së importuar dhe zhdoganuar prej tyre gjatë një viti.

Ndërkohë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve i kërkova informacion zyrtar si Deputet sasinë e naftës së importuar (të blerë) dhe sasinë e naftës së shitur po nga të njëjtët operatorë ekonomik.

Informacionet e kërkuara do na jepnin një panoramë të qartë se kush shkelte ligjin dhe fuste naftë kontrabandë.

Por siç mund të paramendojë çdo qytetar i thjeshtë, në këtë çorbë duket se janë përfshirë të gjithë. Normalisht qindra mijëra ton naft nuk mund të zhdoganohen pa lejen e drejtorëve përkatës dhe ministrive të linjës.

Drejtoria E Përgjithshme e Doganave më dergon një përgjigje ku nuk më jep informacion, pra mi fsheh të dhënat në shkelje të ligjit. Ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve me një arrogancë më të madhe as nuk denjon të kthej përgjigje ndonëse ka kaluar afati zyrtar detyrues për kthimin e përgjigjes.

Duket qartë që në institucionet e mësipërme korrupsioni është ulur këmbëkryq dhe duke u vjedhur paratë shqiptarëve i ndajnë ato pushtetarë me oligarkë.

Unë dua të theksoj dhe ngre alarmin se kjo është një aferë shumë e rëndë që duhet të shqetësoj edhe drejtësinë e re. Këto skandale nuk presin që prokurorët e oficerët e krimit ekonomik të mbarojnë pushimet e verës. Çdo ditë që kalon gropa në xhepat e shqiptarëve bëhet më e madhe dhe më e parikuperueshme.

Ndërkohë pasi të konsultohem me këshilltarët ligjorë të grupit Parlamentar të PD-së do marr çdo veprim ndaj zyrtarëve që refuzojnë ti kthejnë përgjigje një deputeti. U rikujtoj atyre se e kanë detyrim ligjor të japin informacion. Mosdhënia e informacionit të kërkuar përbën shkelje ligjore.

Më poshtë do të gjeni kërkesat për informacion qe kam nisur dhe vetëm 1 përgjigje ku nuk jepet informacion.

The post Naftë kontrabandë në Shqipëri? Deputeti i PD: Drejtoria e Doganave dhe e Tatimeve s’më japin informacion appeared first on Albeu.com.

“Borxhlinjtë” e Tatimeve, vetëm në 2021-in 7 biznese rritën detyrimet me rreth 75 milionë euro
Borxhi i bizneseve ndaj tatimeve u rrit n 10.2 për qind vitin e kaluar, që në vlerë i korrespondon një shume prej 12.5 miliardë lekësh apo mbi 100 milionë euro.

Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tregojnë se kjo rritje borxhi ka ardhur në pjesën dërrmuese të saj nga 7 tatimpagues të cilët mbajnë 72 për qind të kësaj shume.

“Gjatë periudhës së marrë në analizë, detyrimet tatimore kanë pësuar një rritje neto 12.5 miliardë lekë në krahasim me fillimin e vitit ose thënë ndryshe është rritur stoku i detyrimeve me 10.2%, ku theksojmë se 7 tatimpagues kapin vlerën e 9 miliardëve ndër të cilët vetëm dy tatimpagues si rezultat i vlerësimeve tatimore me metoda alternative kanë shtuar detyrimet me rreth 7.4 miliardë lekë” thuhet në raportin vitit të kaluar të Tatimeve.

I njëjti dokument nënvizon se gjendja e detyrimeve të papaguara në fillim të vitit 2021, apo totali i borxheve që bizneset i kanë tatimeve, në datë 31 dhjetor 2021 rreth 135 miliardë lekë (rreth 1.1 miliardë euro), nga 122.5 miliardë lekë vitin e mëparshëm.

“Në detyrimet prej 134.9 mld lekë, të cilat ndiqen deri më 31 Dhjetor 2021, është e përfshirë edhe vlera prej 14.3 mld lekë, e cila është në proces gjyqësor, ku deri në fund të Dhjetor 2021 zë 10.6% të stokut të detyrimeve te papaguara” nënvizojnë Tatimet.

I njëjti dokument saktëson se detyrimet e pakësuara gjatë vitit 2021 janë 21 mld lekë. Në detyrimet e pakësuara përfshihen arkëtimet dhe sistemimet e ndodhura gjatë periudhës.

“Detyrimet tatimore të papaguara në afat deri më 31 Dhjetor 2021 të specifikuara sipas zërave përbërës paraqitet si më poshtë: detyrimi 60 %, penalitete 35% dhe kamatëvonesa 5%.

Nga të dhënat e mësipërme rezulton se principali i detyrimeve tatimore të akumuluara përben rreth 60% të shumës totale të detyrimeve tatimore, ndërkohë që pjesa tjetër e këtyre detyrimeve 40% e mbetur përbëhet nga penalitetet dhe kamatëvonesat” thuhet në raport.

Të ndara sipas llojit të tatimit rezulton se tatimi mbi vlerën e shtuar është detyrimi kryesor që kanë bizneset.

“Në stokun e detyrimeve të papaguara në afat të ndarë sipas llojit të tatimit, TVSH zë peshën më të madhe ne stokun me borxhit me 35% në vlerë 47,7 mld lekë, e ndjekur nga Tatim Fitimi me 29% në vlerë 38,8 mld lekë, zëri Të Tjera me 17% në vlerë 23,5 mld lekë, Sigurimet Shoqërore & Shëndetësore me 13% në vlerë 17.7 mld lekë, Tatimi në Burim me 3% në vlerë 4.7 mld lekë, TAP me 2% në vlerë 2,2 mld lekë dhe DIVA me 0.2% në vlerë 298 mln lekë” theksojnë Tatimet.

78% e borxhit ka më shumë se dy vjet që nuk paguhet

Sipas tatimeve, në total stokun e borxhit mld lekë, në borxhin sipas vjetërsisë mbizotërojnë detyrimet që kanë më shumë sesa dy vjet që nuk paguhen:

borxhi deri në 3 muaj 3% ndaj totalit të stokut

borxhi nga 3 – 6 muaj 3% ndaj totalit të stokut

borxhi nga 6-12 muaj 9% ndaj totalit të stokut

borxhi nga 1-2 vjet 8% ndaj totalit të stokut

-Borxhi me vjetërsi mbi 2 vjet në vlerë 104,7 mld lekë është 78% ndaj totalit të stokut

Referuar moshës së detyrimeve te papaguara vihet re se detyrimi me i ri është arkëtuar duke përdorur analizën e profilit të riskut (detyrimet me i ri dhe vlera më e lartë) si dhe duke ndjekur vetëdeklarimet për çdo muaj nga “Sektori i Monitorimit dhe Analizës” në Rajonet e Mbledhjes, me qëllim rritjen e performacës në arkëtimin e detyrimeve tatimore, thuhet në raportin e tatimeve. /Monitor

The post “Borxhlinjtë” e Tatimeve, vetëm në 2021-in 7 biznese rritën detyrimet me rreth 75 milionë euro appeared first on Albeu.com.

Hyn në fuqi paketa fiskale 2022, ndryshimet e parashikuara në taksa e tatime
Ka hyrë në fuqi paketa fiskale 2022 teksa parashikohen disa ndryshime në taksa dhe tatime.

Duke nisur nga korriku pagat dysheme që nuk do t’i nënshtrohet tatimit mbi të ardhurat do të shkojë nga 30 mijë lekë në 40 mijë lekë. Kurse kufiri për taksimin e pagave me normën maksimale prej 23% shkon në 200 mijë lekë, nga 150 mijë lekë që ishte.

Ndryshim taksash do të ketë edhe në sektorin e bujqësisë ku subvencionimi për fermerët do të bëhet në bazë të produkteve. Qeveria ka vendosur gjithashtu që gazit të lëngshëm që përdoret për ngrohje apo gatim t’i vendoset akciza me 6 lekë nga korriku 2022.

Këtë vit do të rifutet në skemën e akcizës nafta për jahtet dhe do të hiqet përjashtimi i TVSH për makineritë e pajisjet e investimeve deri në 500 milionë lekë. Pritet po ashtu që të rritet akciza për cigaret.

The post Hyn në fuqi paketa fiskale 2022, ndryshimet e parashikuara në taksa e tatime appeared first on Albeu.com.

Tatimet evidentojnë 5 linja të evazionit fiskal, në fokus edhe individët me pasuri të madhe që nuk justifikojnë të ardhurat
Sektori i ndërtimit, pragu i xhiros, kafenetë, restorantet, hotelet, nivelet e pagave në një grup profesionesh dhe pasuria e individëve do të jenë në fokusin e tatimeve në luftën ndaj informalitetit për vitin 2021.

Sektorët me ekspozim të lartë ndaj evazionit fiskal u publikuan në Strategjinë e Përmbushjes së Detyrave të DPT-së gjatë këtij viti.

Individët me pasuri të madhe në fokus

Të ardhurat nga burime të tjera veç pagave nuk deklarohen. Ka shumë individë që plotësojnë kushtet dhe nuk e deklarojnë deklaratën e të ardhurave individuale. Shumë individë bëjnë një jetesë që nuk justifikohet me të ardhurat e deklaruara.

Tatimet do të grumbullojnë të dhënat e DPT-së ose nga palët e treta lidhur me të ardhurat e individëve. Më pas do të njoftohet çdo tatimpaguesi që plotëson kushte që të bëjë deklaratat tatimore. Do të evidentohet numri i individëve me pasuri të mëdha që nuk justifikohet me të ardhurat e deklaruara.

Ndërtimi sektor me evazion të lartë

Sektori i ndërtimit do të jetë në shënjestrën e tatimeve në luftën ndaj evazionit fiskal këtë vit. Tatimet kanë vënë re se, të ardhurat që lidhen me ndërtime të tatueshme deklarohen në mënyrë të pasaktë si të ardhura që lidhen me ndërtime të përjashtuara. Ndërkohë, blerjet që deklarohen se, lidhen me ndërtimet e përjashtuara devijohen në ndërtimet e tatueshme.

Tatimet do të bëjnë vlerësim risku të të gjithë tatimpaguesve në sektorin e ndërtimit, teksa kontrollet do të ushtrohen tek kompanitë me risk të lartë.

Kompanitë e ndërtimit që të jenë në rregull me tatimet duhet të sigurohen që të dhënat në sistem përcaktojnë saktësisht të ardhurat dhe blerjet përsa i përket projekteve të ndërtimit të përjashtuara dhe të tatueshme.

Evazioni me pragun e xhiros

Në të shkuarën, kur ndryshonin pragjet e regjistrimit, disa tatimpagues ndryshonin edhe xhiron e tyre që të ishte më poshtë pragut të regjistrimit. Kjo ndodhte duke pakësuar artificialisht xhiron me grupe regjistrimi më poshtë pragut, ndarje të biznesit për të qëndruar nën prag, kalimi artificial nga statusi i punësuar (që tatohet nga 13 deri në 23%) në statusin e vetë-punësuar (që nuk tatohet nën prag).

Tatimet njoftuan se do të analizojnë të dhënat dhe tendencat e tatimpaguesve përpara dhe pas ndryshimit. Bizneset me risk më të lartë do të kontrollohen.

Ndërkohë bizneset e dyshuara duhet të sigurohen që nuk i ndryshojnë artificialisht të ardhurat e raportuara. “Në qoftë se biznesi juaj është ndarë, do t’ju duhet të shpjegoni se përse e keni bërë këtë gjë. Nëse keni ndryshuar statusin e punësimit nga i punësuar në vetë të punësuar, do t’ju duhet të shpjegoni se përse e keni bërë këtë gjë”, sqaruan tatimet.

Evazioni në sektorin shërbimeve dhe turizmit

Bizneset në njësitë e shërbimeve, bare, kafe , restorante dhe hotele historikisht paraqiten problematike për evazionin fiskal. Zakonisht ato nëndeklarojnë të ardhurat, punonjësit, pagat dhe shpenzimet. Kasat fiskale nuk përdoren, kuponët nuk lëshohen, ripërdoren apo nëndeklarohen. Një projekt i bërë në vitin 2019 tregoi se tatimpaguesit mund të përmirësohen. Tatimet pohojnë se evazioni në këtë linja të biznesit do të luftohet, duke u bazuar në normat e të ardhurave, blerjeve, shpenzimeve, numrin e punonjësve dhe nivelet e pagave. Gjithashtu do të zhvillohen një mori kontaktesh përshkallëzuese me tatimpaguesit, që do të përfshijnë: Telefonatat, letrat, intervistat dhe kontrollet.

Pagat e nëndeklaruara një linjë tjetër evazioni

Tatimet kanë verifikuar se niveli i pagave të deklaruara për disa punonjës në profesione të caktuara janë nën mesataren apo nën pritshmëritë. Në vitin 2020, shumë punëdhënësve dhe punëmarrësve u janë dërguar letra. Bizneset përmirësuan pagat për 63 për qind të lajmërimeve që morën, bënë me dije Tatimet.

Grupi prej 37% që nuk u përmirësua do të intervistohet. Strategjia e përdorur në vitin 2020 do të përsëritet në një popullatë më të gjerë dhe do të përcaktohen udhëzuesit për standardet e pagave për profesionet kryesore.

Kjo qasje do të zgjerohet për të përfshirë mjaft lloje punësimi. Tatimet bëjnë thirrje se të gjithë punëdhënësit e punëmarrësit në të gjithë sektorët duhet të vlerësojnë e të përmirësojnë nivelin e deklaruar të pagës aty ku është e mundur./Monitor

The post Tatimet evidentojnë 5 linja të evazionit fiskal, në fokus edhe individët me pasuri të madhe që nuk justifikojnë të ardhurat appeared first on Albeu.com.

Të dypunësuarit, më shumë taksa: Tatimet i kërkojnë të paguajnë pas rillogaritje së të ardhurave
Punonjësit që kanë qenë të dypunësuar gjatë vitit 2020 në këto dy muajt e fundit i ka ardhur një njoftim nga Tatimet që i kujton se duhet të plotësojnë deklaratën e të ardhurave personale.

Qeveria vendosi se punonjësit të cilët fitojnë para nga shumë punë njëkohësisht, pagat do t’i mblidhen në një shumë të vetme dhe do tatohet vlera e saj, jo më veçmas. Nëse një punonjës merrte 70 mijë lekë te një punë dhe 80 mijë te tjera, atij i mblidhen në 150 000. Në këtë mënyrë ai paguan më shumë tatim se sa po t’i llogariteshin veçmas pagat.

Afati i fundit për plotësimin e deklaratës ishte 25 prilli, por qeveria e shtyu afatin deri më 30 qershor. Eksperti Avni Tobla shpjegon se procesi krijoi konfuzion te qytetarët dhe kishte disa problematika.

Me ndryshimet e reja thuhet se të dypunësuarit duhet të plotësojnë deklaratën, por sistemi i plotëson automatikisht të dhënat, ndërsa qytetarët vetëm konfirmojnë./TCh

The post Të dypunësuarit, më shumë taksa: Tatimet i kërkojnë të paguajnë pas rillogaritje së të ardhurave appeared first on Albeu.com.

Shtyhet afati i deklarimit në tatime, data e fundit 30 qershori
Qeveria ka shtyrë me dy muaj afatin për dorëzimin e deklaratës vjetore individuale të të ardhurave për të gjithë individët me te ardhura mbi 2 milionë lekë si dhe për të dy apo më shumë punësuarit.

Me vendimi e ri, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar 30 qershorin si afatin e fundit për dorëzimin deklaratës e saj pranë administratës tatimore si dhe për kryerjen e pagesë së detyrimit.

Kjo shtyrje e afatit sipas Tatimeve dhe Ministrisë së Financave ka ardhur për shkak të kërkesave nga tatimpaguesit që kanë hasur paqartësi dhe problematika në plotësimin e deklaratës së të ardhurave.

Në shtesën që i bëhet ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat, ekzekutivi ka vendosur edhe faljen e gjobave për rastet ku plotësimi i deklaratës ka pasaktësi apo kur tatimpaguesit japin informacione të gabuara e të rreme.

Por, falja e gjobave specifikohet në vendimin e qeverisë do të bëhet vetëm me kusht që dorëzimi i deklaratës tatimore vjetore dhe pagesa e detyrimit të kryhen deri në datën 30 qershor 2021.

Vlera e gjobës është 5 mijë lekë të reja dhe aplikohet në rastet e pasaktësive në të dhëna apo mosdorëzimin në kohë të deklaratës, ndërsa masa të tjera përfshinë edhe kamatëvonesat 0.06% të detyrimit tatimor për ditë.

Afati fillestar për dorëzimin e deklaratës vjetore të ardhurave për këto dy kategori tatimpaguesish ishte 30 prilli, ku për herë të parë këtë vit duhet që edhe individët e dy apo shumë punësuar të bënin deklarimin e të ardhurave të tyre, pavarësisht nivelit të tyre.

Llogaritja e pagave si një e vetme rrit automatikisht kostot për këtë segment tatimpaguesish që janë të shumtë në numër.

Por, shtyrja e afatit nuk i lehtëson këto individë nga kostot e shtuara, pasi detyrimi për deklarimin e të ardhurave bën që barra të bie sërish mbi këto individë duke paguar më shumë tatim mbi punën. E kjo, prek më së shumti të dy apo më shumë punësuarit që janë në total mbi 88600 të tillë në të gjithë vendin./Tch

The post Shtyhet afati i deklarimit në tatime, data e fundit 30 qershori appeared first on Albeu.com.