tasi Archives - Albeu.com

“Saliu fshihet pas krimit, më rrahu për …”, Tasi në SPAK: Vrasjen e Gim Boriçit e pagoi Renato Çami
Përmendja e emrit të Renato Saliut alias “Renato Çamit” në zyrat e Prokurorisë së Posaçme SPAK, nuk është bërë vetëm nga dy bashkëpunëtorët e Drejtësisë, Skerdi Tasi dhe Nuredin Dumani.

Por emri i “të fortit” të Fierit, nënvizohet dhe nga vëllezërit Agim dhe Ilir Boriçi, që i shpëtuan sulmit me armë të porositur nga Renato Saliu në muajin Prill të vitit 2018.

Për këtë krim aktualisht SPAK ka marë të pandehur vetëm Skerdi Tasin dhe Henrik Hoxhaj, duke dërguar çështjen e tyre në gjykatë.

Ndërsa për personat e tjerë si Viron Tavanxhiu, Renato Saliu dhe nipin e këtij të fundit, Tarjonin, SPAK vijon të ketë aktiv hetimet.

“Ora News” mëson se objektivi i sulmit me armë Agim Boriçi,ka pohuar se sapo është shfaqur përballë lokalit një mjet “Renault”, ka dalluar personin që qëlloi dhe se breshëria e plumbave kishte qenë si e mbytur ndaj mund të kishte qenë armë me silenciator.

Boriçi, ka treguar në SPAK se dyshimet i pati për Renato Saliaj, ndryshe “Renato Çami” nga që para tre vitesh Renato kishte pas hyrë te lokali i tij i lojrave të fatit tek ish-hotel “Apollonia” me 7-8 persona të maskuar dhe me armë i kishin pas qëlluar me qytë pistolete në kokë e fytyrë.

E megjithëse u pat mjekuar në spital të Fierit, ngjarjen nuk e pati kallzuar në polici, pasi s’kishte besim.

“…shpjegimet e Agim Boriçit, i konfirmon tërësisht dhe i vëllai i tij, Ilir Boriçi, i cili ka deklaruar se pas kësaj ngjarje duhej të fshihej Renato Saliaj…”, thuhet në dosjen e SPAK.

Për këtë vrasje të mbetur në tentativë, Skerdi Tasi, bashkëpuntori më i ri i prokurorisë, ka treguar detaje të rëndësishme, duke u shprehuar se me Henrik Hoxhaj është takuar për herë të parë në vitin 2012, dhe njohjes ja ka bërë Viron Tavanxhiu,  aktualisht i burgosur në Itali.

Në një nga takimet në Fier mes këtyre tre personave, është folur për të vrarë Gim Boriçin, një personash ky i dënuar dhe më pas I shpallur i pafajshëm për tre vrasje.

Bisedën për vrasjen e Agim Boriçit, e hapi Vironi që ia prezantoi Skredit, Henrikun si njeriun me të cilin “…mund të mbaronte punë për të ekzekutuar Gim Boriçin…”.

Vironi tregoi në tavolinë që i interesuar për të vrarë Gim alias Agim Boriçin, ishte Renato Çami nga Fieri. Ai u tha se Renato Çami paguante shumë para për të vrarë Boriçin. Madje Vironi, i ka ka pohuar se dhe vetë ishte i interesuar të vritej, Agim Boriçi.

Pazarin për shumën e pagesave e bëri Henriku me të, duke kërkuar të paguheshin kesh në të holla. E ndërsa nga ana e tij Vironi i premtoi Skerdit, se në këmbim të vrasjes së Boriçit, do t’i jepte një shtëpi si shpërblim.

Sipas dosjes hetimore del se Skerdi e Henriku, shpeshtuan takimet mes tyre pas kësaj, e në këto takime flitej për të siguruar një automjet që duhej përdorë dhe për të blerë armë zjarri.

Me 10 mijë eurot që mori Henriku si kapar, bleu dy armë zjarri kallshnikovë me silenciatorë 600 euro.

Vironi solli nga Kosova një makinë që e kishte pas porositur më parë bashkë me Henrikun.

Ishte pas menduar dhe për targat e makinës, të cilat i solli nga Greqia një person i thirur “kallçuku”, një i njohur i Henrikut e Vironit.

“Kallçuku”, këtë porosi e kishte kryer përmes një mikut të tij i thirur, Tarjoni, i cili është nipi i Renato Saliut alias Renato Çamit, me të cilin komunikonte me telefon “Black Berry”, Henrik Hoxhaj.

Nga Tarjoni, Henrik Hoxhaj, merrte informacione mbi lëvizjet e Agim Boriçit dhe bashkë me Skerdin vëzhgonin dhe mbanin nën mbikqyrje Agimin.

Paraditen e ditës së ngjarjes, Henriku bashkë me Skerdin me makinë shkuan tek Spitali i Fierit,ku ishin informuar se ndodhej Agim Boriçi.

Këtë fakt e konfirmon në dëshminë e tij dhe vetë Agim Boriçi, i cili pas ngjarjes ka pohuar se ndodhej në spitalin e Fierit.

“…bashkë me bashkëshorten Laureta dhe të vëllanë tim Ilir Boriçi, shkuam në spital të Fierit për të bërë për vete analiza diabeti…më pas me makinën e Ilirit jemi kthyer në shtëpi, duke u ulur në verandën e lokalit tonë…”

Për shkak se dy vëllezëri Boriçi, janë larguar nga ambjentet e spitalit, Skerdi Tasi ka treguar se nuk i kanë gjetur aty,duke vendosur t’i shkojnë me makinë para shtëpisë, afër një shkolle 9 vjeçare.

Aty panë se dy vëllezërit Boriçi, ishin ulur në një tavolinë në verandën e lokalit, e në çast vendosën t’u qëllonin të dyve me armë.

Ndërsa kishin ndaluar makinën dhe kishin drejtuar armët drejt tyre, panë se ata i vunë re dhe u ngritën nga tavolina për tu larguar në brendësi të lokalit, por Skerdi qëllon me kallashnikov nga vendi ku ishte ulur në makinë (sedilja e pasme nga krahu i shoferit).

Kurse Henriku qëllon me pistoletë nga vendi i shoferit.Pas një shkrepjeje me breshëri, Skerdit iu bllokua arma. Ndërsa Henriku vijoi të qëllonte drejt tyre, por ata u larguan në brendësi të lokalit. Pasi ikjes së dy vëllezërve, menduan që plumbat nuk i kishin kapur dhe u larguan me makinë.

Mjetit i vuri flakën Skerdi Tasi, pasi më parë në rrugë zbriti Henrikun ngaqë çalonte dhe për të mos u vonuar në largim të dy pas djegies së makinës. Kallashnikovin që përdori e la brenda në makinë.

Henriku e mbajti pistoletën. U larguan dhe u fshehën të dy. Me ndërmjetësinë e Vironit kërkoi të takohej me Henrikun pas disa javësh, por Henriku nuk e takoi pasi e bënte me faj Skerdi Tasin, për dështimin e atentatit nga vëllezërve Boriçi.

“…jemi takuar pas disa muajsh dhe në këtë takim Henriku më tregoi se e kishte pas takuar, Renato Çamin, dhe ia kishte shpjeguar arsyet se pse kishte dështuar atentati. Henriku nuk më dha asnjë lek për këtë krim që kryem bashkë…”, ka shpjeguar bashkëpuntori i Drejtësisë Skerdi Tasi.

The post “Saliu fshihet pas krimit, më rrahu për …”, Tasi në SPAK: Vrasjen e Gim Boriçit e pagoi Renato Çami appeared first on Albeu.com.