tarifat Archives - Albeu.com

Nga rritja e çmimit të naftës te tarifat për transportin e mallrave me anije dhe kamionë, sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme
Pas fillimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, edhe Shqipëria po përjeton efektin indirekt zinxhir të krijuar në tregjet globale nga përshpejtimi i rritjes së çmimeve të karburanteve, tarifave të transportit dhe pasigurisë për rezervime të reja në turizëm.

Kryetari i Shoqatës së Hidrokarbureve, Luigj Aliaj, duke iu referuar çmimeve të furnizimeve, shpjegon ndikimet nga situata e fundit në tregun global të naftës, të cilat sollën rritje të çmimeve me 4 lekë për litër për disa pika të furnizimit në vend.

“Ditën e premte, para sulmit, nafta e rafinuar u ble me 700 USD për ton. Pas sulmit, çmimi u rrit në 900 USD për ton. Pas mbylljes së rafinerisë ‘Ras Tanura’ në Arabinë Saudite, për shkak të një sulmi me dron, çmimi i naftës së rafinuar në bursat ndërkombëtare arriti 1,150 USD për ton”.

Sipas zotit Aliaj, kjo rritje prej 65% për naftën e rafinuar tregon qartë mungesën e produktit në tregun global.

Pas mbylljes së rafinerisë, tregut i mungojnë rreth 7 milionë fuçi naftë në ditë, apo rreth 6% e konsumit global, një fakt që ishte shkaku kryesor i reagimit të menjëhershëm të çmimeve në bursat ndërkombëtare.

Por shtrenjtimi i çmimit të naftës me pakicë nga 175 lekë për litër që shitej më parë në 182 lekë për litër, shkaktoi debat, ku shumë ekspertë e konsideruan rritjen abuzive, pasi kompanitë nuk kanë respektuar detyrimin e përdorimit të rezervës 90-ditore.

Kryetari i Shoqatës së Hidrokarbureve thotë se rezerva 90-ditore ekziston fizikisht, por e pambyllur në çmim, pasi çmimi i naftës së rezervës, përcaktohet në momentin e daljes nga zona doganore. Për rrjedhojë, çmimi llogaritet sipas vlerës së tregut.

“Keqkuptimi i madh ndaj operatorëve të tregtimit të karburanteve është për rezervën e sigurisë. Por operatorët prodhues dhe importues të karburanteve ngarkohen me ligj të mbajnë rezervë sa konsumi 90-ditor, që ka pasur secila kompani në vitin paraardhës.

Kompanitë vërtet e mbajnë këtë rezervë fizikisht, por për të kuptuar, nëse ka apo jo abuzim, dhe a kanë mundësi kompanitë që të mos lejojnë rritjen e çmimit, pa mbaruar kjo rezervë. Për të kuptuar dhe për të sqaruar këtë duhet të shihet si funksionon tregu botëror i naftës.

Karburantet botërisht kuotohen me çmim global dhe të gjitha sasitë fizike, të karburanteve janë të mbuluara me vlerë nga bursat në Londër dhe Nju Jork. Pra asnjë sasi nga asnjë kompani e botës nuk mund të mbahet në depozita me çmime të mbyllura, pasi ashtu siç çmimi i karburanteve ngrihet befasisht për faktorë të ndryshëm, po ashtu edhe bie dhe do të falimentonte gjithë kompanitë.

Prandaj karburantet kanë një çmim fizik që quhet ‘platts’ që kuotohet çdo moment gjatë orarit të punës dhe kundër vlerës së tij në bursë, të cilat kompensojnë njëra-tjetrën, për të mbajtur çmim në koherent.

Mjafton të marrësh kontratat e çdo kompanie kudo në botë, dhe në Shqipëri, të depozituara pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, dhe në kontratë çmimi gjithmonë për karburantet përcaktohet në bursë me çmimin ‘platts’, ditën e hedhjes në treg të pakicës.

Me të njëjtën logjikë funksionojnë edhe rezervat, pasi edhe po të ketë mundësi kompania që ditën që fut rezervën në depo të fiksojë çmimin, ai mund të falimentonte, pasi çmimi siç rritet në një moment që janë të rralla, po ashtu bie, duke bërë të pamundur për të arkëtuar paratë me të cilat i ke blerë.

Prandaj rezervat njëlloj si gjithë karburanti, mbahen fizikisht me çmime të hapura, dhe çdo ditë i afrohet tregut të pakicës (stacionet e shpërndarjes), me çmimin koherent që vjen nga bursa e Londrës.

Në përfundim, kush do të sqarohet më tej për funksionimin e tregut të naftës, mund të marrë të dhënat pranë Drejtorisë së Doganave, historikisht për të gjithë periudhën, nëse kompanitë i kanë çmimet e mbyllura kur mbushin depozitat, apo kur nxjerrin nga depozitat çdo ditë drejt tregut të pakicës”, shpjegon Luigj Aliaj.

Për vitin 2025, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, u importua një sasi prej 740,8 mijë tonësh naftë. Krahasuar me vitin paraardhës, importet e naftës u rritën me 13%.

Shtrenjtimi i tarifave të transportit

Lufta në Iran po ndikon ndjeshëm edhe te çmimet e transportit detar dhe rrjedhimisht edhe në kostot e importit për Shqipërinë.

Pas shpërthimit të konfliktit, çmimet e naftës në bursat ndërkombëtare u rritën ndjeshëm, duke sjellë rritje të menjëhershme të tarifave të transportit, si në tokë ashtu edhe në det nga operatorët vendas me 6 deri në 10%.

Operatorët detarë të mallrave rezultojnë të parët të goditur në kosto nga rritja e çmimit të naftës, që solli një ditë pas sulmit rritjen e tarifave me 10%, të transportit të mallrave nga Turqia, SHBA, Deti i Zi dhe Deti Mesdhe.

Artur Dedja, administrator i kompanisë “Dedja Shipping”, shpjegoi për “Monitor” se transporti detar brenda 3-mujorit të parë të 2026-s ka pasur shtrenjtim të njëpasnjëshëm të tarifave, për shkak të faktorëve klimatikë dhe të nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme.

“Transporti detar në rajonin e Mesdheut dhe Detit të Zi ka përjetuar luhatje të ndjeshme të tarifave që në fillim të vitit 2026. Në muajin shkurt, tarifat për transportin detar u rritën me 20%, për shkak të motit të keq, që ndikoi në të gjithë Mesdheun, ndërsa kishte filluar një periudhë e lehtë rënie pas përmirësimit të motit.

Me hyrjen e muajit mars, krahasimet vjetore për tremujorin e parë tregojnë një rritje mesatare të tarifave prej 10% në të gjithë rajonin e Mesdheut dhe Detit të Zi.

Nga fundjava e kaluar dhe në vijim, u regjistrua një rritje shtesë prej 10%, e nxitur nga frika e përhapur për konflikte, pas sulmeve të Iranit mbi rafineritë rajonale. Qëllimi i këtyre veprimeve ka qenë të shkaktohet pasiguri dhe tension në tregjet e energjisë.

Gjatë fundjavës, Irani bëri thirrje në radio detare për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, duke përhapur frikë, edhe pse regjimi është në fazë rënie. Pritet që kjo rritje të qëndrojë për gjithë muajin, por me stabilizimin e situatës, transporti detar në Detin Mesdhe dhe Oqeanin Atlantik do të normalizohet, ndërsa linjat drejt Lindjes së Largët do të bëhen më të shtrenjta”.

Z. Dedja parashikon se rritje të ndjeshme pritet të pësojnë edhe tarifat e transportit me Kinën.

“Kostoja e prodhimit dhe transportit detar nga Kina pritet të rritet mbi 50% gjatë vitit 2026, pas mungesës së furnizimeve nga Irani, i cili ishte një burim kyç nafte për Kinën, sidomos pas ndalimit të naftës nga Rusia dhe Venezuela. Kina mbetet e varur nga qymyri nga Australia dhe Indonezia, të cilët janë të kontrolluar nga bursat ndërkombëtare. Alternativa e vetme e qëndrueshme mbetet energjia diellore.

Në prill 2026, pritet një takim i rëndësishëm mes presidentit Donald Trump dhe presidentit të Kinës Xi Jiping, ku do të vendosen rregulla më të qarta tregtare, duke reduktuar ndikimin e Iranit si faktor i jashtëm në rajon”.

Sipas të dhënave të INSTAT për 2025 nëpërmjet transportit detar u transportuan 8,232 mijë tonë mallra. Krahasuar me 2024, volumi i mallrave të transportuara u rrit me 6%.

Përveç rritjes së çmimit, pasojat në zinxhirët globalë të furnizimit janë se shumë kompani transporti po devijojnë rrugët e anijeve për të shmangur rajonin, gjë që rrit kohën e dorëzimit dhe kostot operative.

“Ndikimi konkret për Shqipërinë janë tarifat e transportit detar: Importuesit shqiptarë po përballen me rritje të menjëhershme të kostove për mallrat e ardhura nga Azia dhe Lindja e Mesme, pasi rrugët kryesore kalojnë pranë rajonit të Hormuzit.

Çmimet e brendshme: Rritja e kostos së transportit dhe e karburantit pritet të reflektohet në çmimet e mallrave të konsumit në Shqipëri, sidomos për produktet e importuara.

Pasiguria e furnizimit: Përveç çmimeve, ka rrezik për vonesa në furnizime, duke ndikuar në sektorë si ndërtimi, ushqimi dhe energjia”, shpjegoi një nga drejtuesit e operatorëve detarë.

Drejtuesit e operatorëve për transportin e mallrave në rrugë detare në vend parashikojnë se nëse konflikti vazhdon dhe Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur, tarifat e transportit detar mund të rriten edhe më shumë.

“Shqipëria, si vend importues, do të ndiejë presion të drejtpërdrejtë në çmimet e mallrave dhe stabilitetin e furnizimeve. Duke parë këtë situatë, mendoj se Shqipëria duhet të kërkojë alternativa për furnizim nga rajone më afër (p.sh. Europa Qendrore) për të zbutur ndikimin, ose të pranojë rritjen e kostove dhe të fokusohet te subvencionet e brendshme”, pohon një nga drejtuesit e kompanive të transportit detar.

Rritje ka pasur edhe për tarifat e transportit tokësor të mallrave. Prej disa ditësh, kompanitë e transportit të mallrave raportuan se kanë nisur të aplikojnë tarifa nga 6 deri në 10% më të larta se para nisjes së sulmeve.

“Rritja e çmimit të naftës ndikoi drejtpërdrejt në tarifat e transportit, të cilat në vend janë rritur nga 6 në 7%. Nafta përbën 60-70% të kostos totale të transportit, prandaj çdo rritje e saj ka efekt të madh për tarifat e transportit.

Në vendin tonë, rritja nuk është reflektuar në të njëjtën masë me rritjen e çmimit të naftës, pasi ekzistojnë pabarazi, konkurrencë e pandershme dhe inflacion”, pohoi më herët Rodolf Xhillari, administrator i kompanisë “Balkan Trans Albania”.

Tarifat e reja për transportin detar dhe tokësor pas rritjes

Tarifat e transportit detar për Durrës dhe Adriatik ndryshojnë sipas zonës dhe llojit të anijes. Për Coasters, që janë varka të vogla, tarifat për nisjen e anijeve nga Deti Marmara në Turqi drejt detit Adriatik në Durrës variojnë midis 23 dhe 25 USD për ton, nga Deti i Zi Lindor midis 31 dhe 33 USD për ton, ndërsa nga Mesdheu Lindor midis 27 dhe 30 USD për ton.

Për anijet Handy, që vijnë nga Deti i Zi për në Durrës, tarifat janë midis 21 dhe 23 USD për ton, ndërsa për linjat Handy nga bregu lindor i SHBA-së për Adriatik, tarifat luhaten midis 55 dhe 57 USD për ton.

Sa i përket Panamax nga bregu lindor i SHBA-së për Adriatik, tarifat janë midis 35 dhe 37 USD për ton. Në të gjitha rastet, shtrirja midis shifrave minimale dhe maksimale tregon luhatshmërinë e tarifave në tregun aktual.

Sipas të dhënave të marra nga operatorët, p.sh. tarifa për eksport mallrash nga Durrësi për Milano në rrugë tokësore varion nga 1500 euro në 1700 euro dhe importi nga Milano në Durrës 2500 euro. Pas rritjes së çmimeve, tarifat për eksport mallrash variojnë nga 1,600 deri në 1,800 euro për kamion dhe për import deri 2,700 euro.

Qarkullimi i mallrave nga importet, pesha e tregtisë me Izraelin dhe Iranin

Në vitin 2025 në vend u importuan një total mallrash me vlerë 887 miliardë lekë, sipas të dhënave të INSTAT.

Partnerët kryesorë për importin e mallrave në 2025 janë Italia dhe vendet e tjera të BE-së. Importet nga Italia, sipas të dhënave të INSTAT, përbënë 21% të totalit. Importet nga Kina zunë 13% të totalit, e ndjekur nga Turqia me 10% të totalit, mallrat nga Gjermania përbënë 7% të importeve, nga Spanja dhe SHBA, secila me nga 2% dhe importet nga Franca dhe Bullgaria, secila 1%.

Mallrat e importuara nga Izraeli ishin me vlerë rreth 2.7 miliardë lekë, duke përbërë 0.3% të peshës në totalin e importeve.

Importet nga Izraeli në 2025 përqendrohen kryesisht në sektorët e teknologjisë, energjetikës dhe produkteve kimike.

Sipas të dhënave të INSTAT, grupi kryesor i importeve është “Makineri dhe pajisjet elektrike dhe pjesët e tyre” me vlerë 1,6 miliardë lekë, duke përbërë 57% të totalit të importeve nga Izraeli.

“Lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre” janë grupi i dytë më i rëndësishëm me vlerë 592 milionë lekë, duke përbërë 21.3% të totalit të importeve. Grupi i tretë më i rëndësishëm përfshin “Instrumentet dhe aparatet optike, fotografike, kinematografikë etj.” me 5%.

Në peshë të ulët mbeten edhe importet nga Irani. Totali i importeve nga Irani në vitin 2025 është rreth 2.9 miliardë lekë apo sa 0.3% e totalit të tyre.

Kategori kryesore importi nga Irani në vitin 2025 ishte grupi “Instrumentet dhe aparatet optike, fotografike, kinematografike, etj”, me vlerë 44,7 milionë lekë./Monitor

The post Nga rritja e çmimit të naftës te tarifat për transportin e mallrave me anije dhe kamionë, sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme appeared first on Albeu.com.

Tarifat 50% godasin rëndë BE-në/ Eksportet e çelikut drejt SHBA bien me 30% brenda gjashtë muajsh
Eksportet europiane të çelikut drejt SHBA-së ranë me 30% në periudhën ndërmjet qershorit dhe dhjetorit 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, sipas të dhënave të fundit të Eurostat të analizuara nga Eurofer, grupi i industrisë me seli në Bruksel.

Ekspertët thonë se kjo rënie nxjerr në pah ndikimin e tarifave 50% të SHBA-së mbi çelikun e BE-së, edhe pasi blloku europian dhe SHBA nënshkruan një marrëveshje tregtare në korrik 2025 që parashikon një tarifë të përgjithshme 15% të SHBA-së mbi mallrat e BE-së. Çeliku u përjashtua nga ajo marrëveshje dhe bisedimet për zbutjen e detyrimeve, mbeten të bllokuara.

“Një rënie prej 30% e eksporteve të çelikut drejt SHBA-së brenda vetëm gjashtë muajsh është një sinjal i qartë se tarifat e ashpra 50% të vendosura nga qeveria amerikane mbi çelikun e BE-së po dëmtojnë industrinë tonë,” u shpreh kreu i Eurofer, Axel Eggert.

SHBA gati për raund të ri bisedimesh me Iranin/ Ultimatum 48-orësh për marrëveshjen bërthamore

“Vendimi i SHBA-së për të përfshirë produkte të përpunuara të çelikut nga BE-ja, si makineritë, do të ketë një tjetër ndikim të madh negativ mbi ne dhe klientët tanë europianë,” shtoi ai.

Uashingtoni vendosi tarifa 50% mbi çelikun dhe aluminin e BE-së në qershor 2025 dhe në muajin gusht, i zgjeroi masat në më shumë se 400 produkte çeliku dhe alumini. SHBA i ka paraqitur tarifat si një mburojë ndaj vërshimit të mallrave kineze që kanë përmbytur tregjet globale, përfshirë Europën.

Me eksportet kineze që po ridrejtohen gjithnjë e më shumë nga SHBA drejt BE-së, Komisioni Europian propozoi më 7 tetor 2025 të përgjysmojë sasinë e çelikut që lejohet të hyjë në bllok pa tarifa dhe të vendosë një tarifë 50% mbi importet që tejkalojnë kuotën prej 18.3 milionë tonësh në vit. Propozimi duhet të miratohet nga legjislatori i BE-së.

Budapesti vendos veto/ Hungaria bllokon paketën e 20-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ndërkohë, Brukseli shpreson të rihapë bisedimet me Shtëpinë e Bardhë për të siguruar detyrime më të ulëta mbi çelikun europian.

The post Tarifat 50% godasin rëndë BE-në/ Eksportet e çelikut drejt SHBA bien me 30% brenda gjashtë muajsh appeared first on Albeu.com.

Gjykata rrëzoi taksat e tij, Donald Trump bën lëvizjen e radhës: Nga 10 i rrit tarifat në 15% për importet nga të gjitha vendet
Presidenti amerikan, Donald Trump ditën e sotme njoftoi vendimin e tij përfundimtar për të rritur akoma më shumë tarifën që caktoi për importet nga e gjithë bota.

Në postimin e bërë në rrjetin e tij “Truth Social”, Trump njoftoi se pas pezullimit të gjykatës për rritjen e tarifave deri në 10%, vendimi i tij tashmë është ashpërsuar duke i rritur tarifat deri në 15%.

Presidenti amerikan sqaroi se vendosi ta rriste tarifën në 15%, “plotësisht të lejueshme dhe të testuar ligjërisht”, pas disa muajsh studimi.

Duke shprehur herë zemërimin e tij për vendimin e djeshëm të gjykatës mbi tarifat, presidenti amerikan bëri të qartë se tarifat prej 15% janë në një nivel totalisht të lejuar.

Postimi i Donald Trump në Truth Social:

Bazuar në një shqyrtim të plotë, të detajuar dhe të plotë të vendimit qesharak, të shkruar keq dhe jashtëzakonisht jo-amerikan mbi tarifat të lëshuar dje, pas SHUMË muajsh diskutimi, nga Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara, kërkoj që kjo deklaratë të merret si një deklaratë se unë, si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të rris, me efekt të menjëhershëm, tarifën globale prej 10% për vendet, shumë prej të cilave kanë “shfrytëzuar” Shtetet e Bashkuara për dekada, pa hakmarrje (derisa erdha unë!), në nivelin plotësisht të lejuar dhe të verifikuar ligjërisht prej 15%.

Gjatë muajve të ardhshëm, Administrata Trump do të përcaktojë dhe nxjerrë tarifa të reja dhe ligjërisht të lejueshme që do të vazhdojnë procesin tonë shumë të suksesshëm për ta bërë Amerikën përsëri të madhe – MË TË MADHE SE KURRË!!! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje. President DONALD TRUMP.

The post Gjykata rrëzoi taksat e tij, Donald Trump bën lëvizjen e radhës: Nga 10 i rrit tarifat në 15% për importet nga të gjitha vendet appeared first on Albeu.com.

Taksat dhe tarifat vendore/ Lehtësira fiskale për gra kryefamiljare e pensionistë, zbardhet vendimi, procedura e përfitimit
Bashkia e Tiranës, ka miratuar një paketë të re ndryshimesh dhe shtesash në sistemin e taksave dhe tarifave vendore, duke sjellë lehtësira konkrete për kategori të caktuara të popullsisë dhe biznese.

Vendimi parashikon rregullime që synojnë të mbështesin shtresat më të ndjeshme të shoqërisë dhe të lehtësojnë barrën fiskale, për aktivitete të caktuara ekonomike e sociale.

Ndryshimet kryesore lidhen me taksa të përkohshme dhe tarifën e pastrimit, ku për herë të parë janë përfshirë përjashtime dhe ulje për kategori vulnerabil si: gratë kryefamiljare, pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar.

Lehtësirat për gra kryefamiljare, përjashtimi i shoqatave të pensionistëve dhe të PAK, si dhe ulja e barrës për ndërtimet publike e bëjnë këtë vendim një hap drejt balancimit mes nevojës për financa dhe mbështetjes për shtresat në nevojë.

KATEGORITË PËRFITUESE

Një ndër pikat më të rëndësishme të vendimit është lehtësimi me 50% i taksës së përkohshme për infrastrukturën arsimore, si dhe i tarifës së pastrimit, për bizneset e krijuara nga gra kryefamiljare që kanë tre ose më shumë fëmijë.

Kjo masë, e cila do të zbatohet vetëm pas dorëzimit të certifikatës familjare dhe të ekstraktit tregtar të biznesit, shihet si një hap i drejtpërdrejtë në mbështetje të grave, të cilat mbajnë mbi supe përgjegjësinë e familjes dhe njëkohësisht përpiqen të mbajnë gjallë një aktivitet ekonomik.

Një tjetër kategori që përfiton është ajo e shoqatave të themeluara nga pensionistë ose persona me aftësi të kufizuara, të cilat përjashtohen plotësisht si nga taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore, ashtu edhe nga tarifa e pastrimit Përfitimi do të formalizohet pas depozitimit pranë Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore të vendimit gjyqësor të regjistrimit të shoqatës, së bashku me dokumentacionin që provon statusin e pensionistit ose të personit me aftësi të kufizuara.

NXITJA E INVESTIMEVE

Vendimi sjell gjithashtu, një ndryshim të rëndësishëm për ndërtimet me destinacion publik: taksa e ndikimit në infrastrukturë për objektet që do të kalojnë në pronësi shtetërore është përcaktuar në nivelin 2% të vlerës së investimit, një nivel më i ulët krahasuar me praktikat standarde për ndërtime të tjera.

Ky rregullim, synon të ulë kostot e projekteve që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në shërbimin publik.

Ndryshimet prekin edhe mënyrën e pagesës së tarifës së pastrimit, duke përcaktuar afate të qarta për bizneset e regjistruara rishtazi dhe duke saktësuar kur nis detyrimi për kantieret e ndërtimit.

Po ashtu, është vendosur që çdo njoftim për taksapaguesit të kryhet jo vetëm me postë, por edhe elektronikisht, përmes portalit qeveritar “e-Albania”.

Ky vendim i Këshillit Bashkiak të Tiranës, shihet si pjesë e një politike fiskale më sociale dhe më gjithëpërfshirëse, e cila përpiqet të balancojë nevojën për të mbledhur të ardhura vendore me domosdoshmërinë për të mbështetur kategori që kanë më shumë nevojë.

Lehtësirat e ofruara për gra kryefamiljare, pensionistë dhe persona me aftësi të kufizuara, shënojnë një hap drejt barazisë sociale dhe ekonomike, ndërsa përjashtimi i shoqatave të tyre nga tarifat vendore mund të konsiderohet një mbështetje e drejtpërdrejtë për aktivitetin e tyre komunitar.

The post Taksat dhe tarifat vendore/ Lehtësira fiskale për gra kryefamiljare e pensionistë, zbardhet vendimi, procedura e përfitimit appeared first on Albeu.com.

Kancelari Merz: Tarifat e paralajmëruara nga Trump rrezikojnë thellësisht ekonominë gjermane
Kancelari gjerman Friedrich Mertz ka paralajmëruar se kërcënimi i presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave 30% ndaj produkteve evropiane do të godiste drejtpërdrejt industrinë eksportuese të Gjermanisë, ekonominë më të madhe të Evropës, nëse nuk arrihet një marrëveshje përmes negociatave gjatë javëve në vijim.

Në një intervistë për televizionin publik gjerman ARD, Mertz deklaroi se në rast se tarifat do të hyjnë në fuqi, qeveria gjermane mund të detyrohet të ndryshojë pjesërisht politikat e saj ekonomike.

“Kjo do të errësonte çdo zhvillim tjetër dhe do të godiste në thelb industrinë tonë eksportuese,” tha kancelari.

Mertz shtoi se po mban kontakte të ngushta me liderët e tjerë evropianë për të shmangur një përshkallëzim tregtar me Shtetet e Bashkuara. Ai theksoi se është thelbësore që Bashkimi Evropian të veprojë i bashkuar dhe të ruajë kanale të hapura komunikimi me presidentin amerikan.

Në pyetjen nëse Gjermania mbështet masa kundërpërgjigjeje ndaj SHBA, kancelari u përgjigj: “Po, por jo para 1 gushtit.”

Ai bëri të ditur se gjatë fundjavës ka diskutuar gjerësisht mbi këtë çështje me presidentin francez Emmanuel Macron dhe presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, si dhe ka zhvilluar një telefonatë me Donald Trump të premten.

“Dëshirojmë të shfrytëzojmë këtë periudhë, këto dy javë e gjysmë deri më 1 gusht, për të gjetur një zgjidhje. Jam plotësisht i përkushtuar për këtë,” deklaroi Mertz.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë pezullimin e masave të kundërpërgjigjes ndaj SHBA-së deri më 1 gusht, për t’i dhënë më shumë hapësirë bisedimeve diplomatike.

The post Kancelari Merz: Tarifat e paralajmëruara nga Trump rrezikojnë thellësisht ekonominë gjermane appeared first on Albeu.com.

Von der Leyen i ofron Trumpit marrëveshje tarifash ‘zero për zero’ për të gjitha mallrat industriale
Tensionet tregtare mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara kanë arritur kulmin, teksa Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se Evropa është “gjithmonë e gatshme për një marrëveshje të mirë”, por gjithashtu e përgatitur të kundërpërgjigjet nëse SHBA zbaton tarifat e reja të shpallura nga Presidenti Donald Trump.

Në një deklaratë pasditen e së hënës, von der Leyen tha se Brukseli i ka ofruar Uashingtonit një marrëveshje “zero për zero” për të gjitha mallrat industriale, një qasje që BE ka ndjekur me sukses me partnerë të tjerë.

Por ajo paralajmëroi se nëse negociatat dështojnë, BE-ja do të përdorë të gjitha mjetet për të mbrojtur interesat e saj.

“Ne e kemi mbajtur këtë ofertë në tryezë, por jemi gjithashtu të përgatitur të përgjigjemi përmes kundërmasave,” tha von der Leyen, duke shtuar se Komisioni është gati të përdorë një instrument të ri kundër shtrëngimit, i miratuar në vitin 2023.

Trump ka paralajmëruar tarifa të përgjithshme prej 20% për të gjitha importet nga BE, që do të hyjnë në fuqi më 9 prill. Ndërkohë, çeliku, alumini dhe makinat do të goditen me një tarifë të veçantë prej 25%.

Masa pritet të prekë mbi 380 miliardë euro produkte evropiane, ndërsa sektorë si farmaceutikët, gjysmëpërçuesit dhe energjia janë përjashtuar.

“Tarifat gjithëpërfshirëse të Presidentit Trump janë një pikë kthese për SHBA-në dhe do të kenë një kosto të madhe për konsumatorët dhe bizneset amerikane,” tha von der Leyen, duke e quajtur këtë një kërcënim serioz për ekonominë globale.

Brukseli është gjithashtu i shqetësuar për ndikimet indirekte, me frikën se tarifat ndaluese kundër vendeve aziatike – që shkojnë deri në 49% për Kamboxhian dhe 54% për Kinën – do të detyrojnë këto ekonomi eksportuese të ridrejtojnë mallrat drejt tregjeve evropiane, duke krijuar trysni të reja në BE.

Për këtë qëllim, Komisioni Evropian do të ngrejë një “Task Forcë të Mbikëqyrjes së Importit” për të monitoruar nga afër rritjet e papritura në importe dhe për të parandaluar devijimin e tregtisë që mund të dëmtojë industrinë evropiane.

“Ne do të veprojmë nëse shohim që një produkt apo sektor i caktuar pëson rritje të papritur për shkak të këtyre zhvillimeve globale,” përfundoi presidentja e Komisionit.

The post Von der Leyen i ofron Trumpit marrëveshje tarifash ‘zero për zero’ për të gjitha mallrat industriale appeared first on Albeu.com.

Pas tatimit te profesionet e lira, shtrenjtohen nga 15 deri në 100% tarifat e shërbimeve mjekësore dhe psikologëve, rritje edhe nga avokatët e kontabilistët
Pas ndryshimit të taksimit për profesionet e lira, rriten tarifat për marrjen e shërbimit nga psikologët pranë gjykatave dhe për kontrollet mjekësore në klinikat private.

Shtrenjtimi ka nisur të zbatohet në disa raste sporadike, por profesionet e tjera të lira, si avokatët dhe kontabilistët pohojnë se brenda vitit pritet të këtë ndryshimi masiv të tarifave nga vendosja e tatimit mbi të ardhurat.

Avokati Përparim Caca, pohoi për “Monitor” se tashmë ka raste konkrete të shtrenjtimit të tarifave nga psikologët pranë gjykatave. Sipas tij rritja varion nga 15 deri 20%.

“Tashmë është fakt që në disa prej rasteve qytetarët po paguajnë për shërbimin ndaj psikologut në seancat gjyqësore më shumë se paguanin vitin e kaluar. Tarifa ndaj psikologut për akt ekspertimi nga 50,000 lekë kushton 57,500 për shkak të zbatimit nga 1 janari 2024 të tatimit mbi të ardhurat përkatësisht në normat 15 dhe 23%”.

Shtrenjtim të tarifave pritet të ketë edhe nga avokatët sipas Përparim Cacës nga 20 deri 30%.

Eglantina Nikollaj, psikologe e regjistruar në regjistrin elektronik të Ministrisë së Drejtësisë, pohoi se deri tani në dijeni të saj nuk ka hasur në raste të ndryshimit të tarifave, por ajo thekson se rritja e tyre është e pashmangshme.

“Trendi për rritjen e tarifave të shërbimit nga psikologët do të jetë e paevitueshme për shkak të ndryshimit të tatimit në profesionet e lira nga 0 në normat 15-23%. Rritja do t’u faturohet qytetarëve”, pohon ajo.

Shtrenjtim të tarifave në fillim të këtij viti ka pasur edhe në shërbimet mjekësore të ofruara nga disa klinika private.

Kontrollet mjekësore me tarifë 1,000 lekë janë shtrenjtuar në 2,000 (rritja 100%). Kontrollet me tarifë 3,000 lekë kanë arritur në 4,000 lekë (rritja rreth 34%) dhe vizitat mjekësore prej 4,000 lekë kanë arritur në 5,000 lekë (rritja 25%).

Romina Radonshiqi pedagoge e shkencave ekonomike, tha se profesionistët e lirë gjenden përballë një dileme të rrisin çmimet, apo të ulin marzhet e fitimit nga aktiviteti që ata kryejnë.

Tashmë sipas saj një pjesë e profesionistëve të lire, kanë nisur rritjen e çmimeve të të mirave dhe shërbimeve duke krijuar pakënaqësi tek qytetarët shqiptarë.

“Rritja e çmimeve do të prekë buxhetin e familjeve shqiptare, duke vënë në vështirësi shëndetin financiar në kushte ku vendi ynë ka një nivel të lartë të kostos së jetesës për shkak të nivelit të pagës mesatare dhe rritjes së çmimeve për produkteve bazë.

Gjithashtu, rritja e çmimeve do të ulë kërkesën për aktivitetet e profesionistëve të lirë ku një pjesë e tyre mund të arrijnë deri në mbylljen e aktivitetit apo të mendojnë të largohen nga vendi dhe të ofrojnë shërbimet e tyre jashtë vendit”, nënvizon ajo.

Zbatimi i tatimit progresiv me normat tatimore 15% dhe 23% për të vetë punësuarit, personat fizikë dhe tregtarë të shërbimeve të profesioneve të lira nisi nga 1 janari 2024.

Ndryshimet ligjore hasën kundërshtime nga shumë shoqata për profesionet e lira, si Instituti i Kontabilistëve të Miratuar, Dhoma Kombëtare e avokatisë që e cilësuan ligjin antikushtetues dhe diskriminues, pasi nuk shtrihet për të gjitha bizneset.

Në muajin dhjetor u botua në fletoren zyrtare vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave me listën për shërbimet e profesioneve të lira që do të përfshihen në taksimin e ri, duke përfshirë 26 lloje aktivitetesh duke nisur nga shërbimi IT, i kontabilitetit, avokatët, arsimin, mjekët, pasuritë e paluajtshme, agjencitë e lajmeve, agjencitë e punësimit, të sportit operatorët turistikë etj.

Tatimi 15% për fashën e parë të bizneseve me të ardhura vjetore deri 14,000,000 lekë në vit llogaritet mbi fitimin, pas zbritjes së shpenzimeve fikse të padeklaruara në kontabilitet në vlerën 30%, duke përfshirë dhe të ardhurat nga paga minimale, ndaj totalit të të ardhurave vjetore.

Kategoria tjetër e bizneseve që përfshihen në të ardhurat vjetore mbi 14 milionë lekë kanë detyrimin e deklarimit të shpenzimeve vjetore pranë administratës tatimore, ndryshe nga fashë e parë që u njihen shpenzime fikse apo të pa mbajtura në kontabilitet në masën 30%.

Pas zbritjes së shpenzimeve të deklaruara në administratën tatimore fitimi i kësaj kategorie do të tatohet me normën tatimore 23%.

Në total sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në regjimin e ri tatimor do të përfshihen deri 29 mijë biznese të profesioneve të lira.

MFE llogarit se deri 90% e totalit të bizneseve (të ndarë sipas 3 kategorive, si: vetëpunësuarit, personat fizikë dhe tregtar) përfshihen në fashën e ardhurave vjetore deri 14 milionë lekë në vit që do të tatohen me normë 15%.

The post Pas tatimit te profesionet e lira, shtrenjtohen nga 15 deri në 100% tarifat e shërbimeve mjekësore dhe psikologëve, rritje edhe nga avokatët e kontabilistët appeared first on Albeu.com.

E zbulon nëndrejtori: Ja sa para i shkon dita në burg Saimir Tahirit
Ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, i shkon 25 euro në ditë tarifa në burg.

Kjo shifër u konfirmua në emisionin “Bardh a Zi” nga nëndrejtori i Burgjeve, Femi Sufaj, teksa po diskutohej për koston e të dënuarve.

Sufaj po ashtu zbuloi se do të ndryshoje harta e burgjeve duke paralajmëruar mbylljen e të paktën tre prej këtyre institucioneve, ku numri i të burgosurve është i ulët.

“Momenti që të fillojë zbatimi i hartës së re gjyqësore. Ne mendojmë se mund të aprovohet. Kur do të aplikohet do të ndryshojë dhe harta e burgjeve. Janë tre institucione të vogla që do të mbyllen. Ka më shumë punonjës sesa të burgosur. Ka ardhur koha të rishikohet harta e re e burgjeve. Institucionet që nuk janë efektive do të mbyllen”, tha ai.

Kujtojmë se Tahiri u dënua me burg dhe po vuan dënimin në IEVP-në e Fierit./albeu.com/

The post E zbulon nëndrejtori: Ja sa para i shkon dita në burg Saimir Tahirit appeared first on Albeu.com.